Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
A ka krizë në Shqipëri?  People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
A ka krizë në Shqipëri?  People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

A ka krizë në Shqipëri?

+2
bobi 10
Aяtємιѕα
6 posters

Shko poshtë

A ka krizë në Shqipëri?  Empty A kane krize shqipetaret?

Mesazh nga Aяtємιѕα Sun 30 Oct 2011 - 12:17

A kane krize idealsh, identiteti, ideologjie, perkatsie, besimi shqipetaret.
A kane krize idhujsh, a prodhon Shqiperia figura te tilla ne mase qe te idolizoen, apo huazohen te huaj pavarsisht se kush jane.( Ketu perfshihen artistet, politikanet, figurat e historise)
Mos po bejme idhuj ata qe sduhet te jene idhuj, mos nga injoranca e nga padija idolizojme figura pa atribute, dhe qe nuk kane lidhje me jeten Shqipetare.
Aяtємιѕα
Aяtємιѕα
I/e Përjashtuar
I/e Përjashtuar

Postime Postime : 10065
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 20/06/2011

Mbrapsht në krye Shko poshtë

A ka krizë në Shqipëri?  Empty Re: A ka krizë në Shqipëri?

Mesazh nga bobi 10 Mon 7 Nov 2011 - 0:21

Anna shkruajti:A kane krize idealsh, identiteti, ideologjie, perkatsie, besimi shqipetaret.
A kane krize idhujsh, a prodhon Shqiperia figura te tilla ne mase qe te idolizoen, apo huazohen te huaj pavarsisht se kush jane.( Ketu perfshihen artistet, politikanet, figurat e historise)
Mos po bejme idhuj ata qe sduhet te jene idhuj, mos nga injoranca e nga padija idolizojme figura pa atribute, dhe qe nuk kane lidhje me jeten Shqipetare.

Ana
Shqiptaret per mendimin tim gjithmone kane qene ne krize,edhe nqsdo thuhen arsye ka nje sere,,,,,,,,

Ps ti thua a ka krize idhujsh.
Gjithmone i referohem filozofise ne theenie,edhe biografine e filozofeve te medhenj te cilet gjithmone me tulla ndertojne filozofine si dickaje mahnitese,por shqiptar asesi askush s'ish.s'eshte,edhe se di a do jete dikushi???

Konica ka pas marr pak arome te tille,edhe me shume shante shqiptaret.
Duke adhuruar tullat e vena nga ata heqim tullat tona,sepse s'kam diku te gjejme veten.

Mora filozofine,edhe jo vetem,,,,,,,,,,,,,,,,,,,
bobi 10
bobi 10
WebMaster
WebMaster

Postime Postime : 12756
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/09/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

A ka krizë në Shqipëri?  Empty A ka krizë në Shqipëri?

Mesazh nga WebMaster Sat 26 Nov 2011 - 1:31

A ka krizë në Shqipëri?  Elida-ilzjaziNgushëllojmë njëri tjetrin...
Si shumë fëmijë që janë rritur në familje me tradita të forta, unë di si të respektoj dhe t’ia dal mbanë gjatë bisedave të përsëritura të njerëzve që vijnë të ngushëllojnë për humbjen e një njeriu të dashur që ndërroi jetë në moshë të madhe. Gjatë javëve të para pas funeralit, duke iu shërbyer kafe, raki ose kampari njerëzve të ndryshëm si nga mosha, prejardhja, raca, që banonin në Shqipëri apo jashtë, pas shprehjes së ngushëllimeve tradicionale të vesë, vija re, pothuajse pa asnjë përjashtim, kthimin e bisedës drejt një teme shumë “të sigurtë”: atë të gjendjes ekonomike, se si po ia dilte mbanë gjithsëcili me efektet e krizës. Kjo kthesë bisede, si me magji, nxiste gjithë të pranishmit të futeshin në bisede edhe në një situatë ngushëllimi.


Interesi im për këtë bisedë ishte më i lartë duke ditur që tema kryesore e revistës së kësaj rradhe ishte prania (ose jo) e krizës ekonomike në Shqipëri, efektet e saj në fuqinë punëtore shqiptare dhe sfidat që dalin nga kjo para Burimeve Njerëzore.

Krizat dhe sfidat para BNJ
Në çdo strukturë sipërmarrjeje, qoftë e madhe apo e vogël, nga specialisti i BNj apo departamenti i BNj, pritet të bëjë “matjen e temperaturës” së gjendjes së burimit njerëzor në kompani. Dhe si hap tjetër të paraqesë ose të marrë veprime (në varësi të peshës menaxheriale që ka BNj në skuadrën e lartë) për të përmirësuar çfarë mund të përmirësohet. Qëllimi është maksimizimi i vlerës që aseti njeri duhet të shtojë biznes. Me synimin për të sjellë këtë diskutim në faqet elektronike të kësaj reviste, ne do të përpiqemi të bëjmë të njëjtën detyrë si ai specialisti apo departamenti i BNj në një kompani, por në një plan më të gjerë shoqëror. Do të sjellim para jush pjesë të rëndësishme të situatës siç është dhe do të synojmë të tregojmë lidhjen e drejtpërdrejtë të ndryshimeve (për mirë apo për keq) të aspekteve të jetës në punë me efektin e menjëhershëm që kalon në familje dhe në jetën e shoqërisë në përgjithësi.


A ka humbje vendesh pune, mosdhënie rrogash, shkurtim të orëve të punës, keqësim të kushteve të punës (thjesht të përmend vetëm disa...) sot në Shqipëri? Mund të jenë treguesit më të spikatur që flasin për praninë (ose jo) të recensionit ekonomik apo të krizës ekonomike nga pikëvështrimi i astit njeri. Po si ndikojnë këto fenomene në familjet shqiptare? Për shkak të përqëndrimit tonë mbi tematikat e Burimeve Njerëzore ne nuk do të merremi me tregues të tjerë shumë të rëndësishëm të krizës apo të daljes nga ajo. (Siç janë pasja me bollëk, prania apo mungesa e mjeteve që ndërtojnë sjelljen e familjes ndaj krijimit të zakoneve për shpenzim ose kursim, për pasurim ose mekanizmat për të drejtuar tendencat shoqërore për krijimin e begatisë së kombit). Ne vetëm shpresojmë që specialistë të fushave specifike- për të mirën e përgjithshme tonën të jenë, në një formë ose një tjetër, duke ndihmuar në analizën e treguesve të mësipërm. Mosmarrja me to, vetëm na çon në rrugë qorre dhe Zoti është dëshmitar që i kemi bërë kilometra të tilla!

Në Shqipëri: Reçension, krizë apo ecje para?
Qëndrimi në vend, reçensioni apo kriza në ekonominë shqiptare, sigurisht që kanë efekte të ndryshme në fuqinë punëtore në Shqipëri dhe reflektime të ndryshme në anën e menaxhimit të tyre nga Burimet Njerëzore si pjesë e strukturave drejtuese në biznes. Ndaj ne synojmë që material i vënë në “lupën” e këtij botimi të Burime-Njerëzore.com të jetë thjesht “një kampion” nga ajo çfarë jeta realisht na jep me shumicë në tregun e punes si rrjedhoja qoftë nga njëra apo nga tjetra situatë ekonomike përmendur më lart.


Opinionet mbi gjendjen aktuale të ekonomise sonë, me gjithë sensitivitetin e kësaj teme (që gjithmonë është përdorur si artileri e rëndë nga njëra forcë politike kundër tjetrës/të tjerave gjatë fushatave elektorale dhe jo vetëm) do të qëndrojnë qartësisht larg çdo ngjyrimi politik. Në fakt, pasojat e krizës, pavarësisht çfarë ngjyre e ke teserën e partisë, kanë të njëjtin efekt mbi portofolin personal të çdo punonjësi. Autorë shkrimesh me pikëpamje të ndryshme, me formim të ndryshëm profesional, nga nivele të ndryshme në shkallët e karrierës, nga mekanizma punëdhënieje nga sektorë fitimprurës ose jo, që kanë një emërues të përbashkët: sjelljen para jush se si po reagon fuqia punëtore shqiptare në këtë situatë dhe se si po i përshtaten (ose jo) funksionet e menaxhimit të Burimeve Njerëzore ndaj ndryshimeve të imponuara nga reçensioni apo kriza.

Pasi është vënë edhe kjo si çështje në vendin e vet, ne i bashkohemi korit të madh të medias së shkruar dhe te folur në Shqipëri që zvendësojnë fjalën “krizë ekonomike” me çfarëdolloj eufemizmi më të zbutur që mund të të çojnë bile edhe në raportime mbi “zhvillim dhe rritje” të vazhdueshme të ekonomisë shqiptare. Për shkak se jemi profesionistë të BNj, do të donim të sqaronim së pari përkufizimet e situatës së reçensionit dhe të krizës që mund të ndihmojë lexuesin tonë të shohë nëse njëra apo tjetra është shtruar këmbëkryq në Shqipëri në vitet e fundit.
Reçensioni është një fenomen ekonomik shumë i veçantë: një reçension i ciklit të biznesit në të cilën rënia është e shpejtë dhe “shërimi” është përgjithësisht po aq i shpejtë. A jemi ne këtu? Zakonisht dalja nga reçensioni bëhet duke ulur normat e interesit dhe duke bindur konsumatorët të shpenzojnë. Krizat financiare, nga ana tjetër nuk kanë të bëjnë fare me ciklin e jetës së biznesit në rënie. Ato kanë të bëjnë me sasi të stërmëdha borxhi dhe kapacitete shlyese gjithmonë e më të vogla. Kjo është e thënë thjesht, pse dalja nga kriza ështa e vështirë. Periudha pas krizës financiare shënohet me konsumatorë që përpiqen të shpëtojnë nga ajo duke luftuar fort të kthejnë paratë e marra borxh. A jemi ne këtu, në fazë rikuperimi pas krizës? Një artikull që më tërhoqi vemendjen në një media elektronike jepte disa përgjigje me burim Bankën e Shqipërisë. (Mund të shihni për më shumë në 24-ore.com 21/08/2011)
Ndërkohë sipas të njëjtit burim (Banka e Shqipërisë), treguesit makroekonomikë të 2010 janë si më poshtë.


A ka krizë në Shqipëri?  Tab5

Marrë nga “Raporti i Stabilitetit Financial të 6 mujorit të 2-të 2010”, publikim nga Banka e Shqipërisë

Shqipëria pjesë e “fshatit global”: BNj shqiptare para sfidave europiane e botërore
Pa dalë në asnjë konkluzion, le të shohim ç’pasoja kemi ne në Shqipëri thjesht duke qenë pjesë e botës, e këtij “fshati mbarëbotëror “ duke mbajtur në mendje të paktën efektet që dalin nga rrathët që vijnë vale- valë edhe tek ne. Pasi është hedhur një guriçkë në një pellg, e pamundur të shpëtosh nga valëzimi. Është e rëndësishmë të shohim si BNj dinamikat e makroekonomisë për të parë p.sh. ndikimin që mund të ketë si rritja e papunësisë në vend dhe ulja e remitancave nga emigrantët shqiptarë në botë (midis të tjerave edhe për shkak të papunësisë në Europë e në botë). Qënja pjesë e kontinentit të vjetër apo të qënit shumë afër Greqisë si gjeografikisht edhe për shkak të qindramijerave shqiptarëve që punojnë dhe jetojnë aty, na bën të jemi më të ndjeshëm ndaj efekteve rrethorë të “gurëve” dhe “guriçkave” që ranë në 2010 dhe po vazhdojnë të rrokullisen ende. Në hartën këtu më poshtë, papunësia në Eurozonë (burimi nga Eurostat) në fundin e 6 mujorit të parë të 2011 ishte 15.94% ndërsa në Shqipëri 13.9 (burimi Banka e Shqipërisë)


A ka krizë në Shqipëri?  Tab6
Krerët e ekonomive më të fuqishmë të botës (G8 per shembull) mblidhen bashkë dhe diskutojnë për efektet e pas krizës. Një nga temat që ka qenë dhe vazhdon të mbetet në tavolinën e bisedimeve është si mund të ulet papunësia globale e cila qëndron sot në shifrat e më shumë se 200 milion njerëzve në bote. (burimi nga raportet në http://epp.eurostat.ec.europa.eu/portal/page/portal/statistics/search_database).
Në SHBA, (sipas Sarah Beth Glicksteen/ The Christian Science Monitor/ File discussing the findings of a the poll by the Pew Research Centre) një numër prej 3.000 amerikanësh gjatë muajit maj, duke iu përgjigjur një pyetësori të Pew Research Centre kanë thënë që këto vitet e fundit kanë shënuar uljen më të thellë të ekonomisë amerikane që pas Depresionit të Madh të viteve 1930-të. Ndërkohë që papunësia qëndron në shifrat 10%.


Në botë gjithashtu, mund të shohim papunësinë ne bote sipas hartes më poshtë (burimi nga Wikimedia Commons, shih për më shumë te www.wikimedia.org)

A ka krizë në Shqipëri?  Tab7

Pra, dukë parë një tregues të krizës tek ne, në rajonin afër dhe në botë, le t’i kthehemi detyrës së një specialisti ose departamenti të BNj në një kompani gjatë kohëve të vështira të biznesit, viteve të keqija të një qendrimi në vend, ose reçensioni a krize të ekonomisë. Nuk mund të theksojmë sa duhet rëndësinë që ka roli i BNj në kompani në identifikimin e problemeve të punonjësve dhe sjellja e zgjidhjeve të tyre para drejtuesve strategjikë të biznesit. Përvoja e BNj në botë është e madhe dhe një “rrugë e shkelur”, na duhet të mësojmë dhe përshtasim me realitetin tonë çfarë duhet bërë në rastet kur fuqia punëtore me të cilën punojmë, ose nga rekrutojmë ose që trajnojmë është prekur nga papunësia për një periudhë kohore, kur juve ju duhet të impononi shkurtim të oreve të punës ndaj punonjësve tuaj, ose shkurtime rrogash, ose të kaloni pozicione pune nga me kohë të plotë në kohë të pjesëshme. Dhe ndërkohë të jini ju përgjegjës që cilësia dhe rezultatet e punës të jenë po në nivelet e larta si më parë, që nivelet motivuese të stafit punonjës të ngelen në lartësinë e duhur, që të mbash me çdo kusht talented-yjet e kompanisë që sjellin të ardhurat tek ju edhe kur konkurrenti juaj mundohet t’i marrë duke i paguar vetëm me disa mijeshe lekë më shumë. Dhe për t’i bërë gjërat më keq, sa herë që nis kriza në biznes, departamentet apo pozicionet më të rrezikuara për t’u shkurtuar janë ato të Burimeve Njerëzore, po, gjithsesi kush ka thënë që të punosh si duhet në BNj është e lehtë? Për të ndihmuar sado pak do të sjellim zërin e specialistit qoftë nga bota qoftë nga përvoja e të huajve në Shqipëri, dhe sigurisht e kolegëve të BNj.


Dhe jeta vazhdon, krizë apo jo krizë!
...Ka krizë apo jo, nga këndvështrimi in një njeriu të Burimeve Njerëzore (gjithmonë me mikroskopin tek njerëzit A ka krizë në Shqipëri?  Smiley-smile), u mrekullova nga diçka në këtë qyet të vogël (që ende mban këto lidhje njerëzore të paprekura sikur këto 20 vitet e fundit të mos kishin kaluar fare nëpër të). Lehtësia me të cilën vizitorët që vinin për të ngushëlluar kalonin nga biseda serioze (që gjithsesi ishte e sigurtë e gjithëpërfshirëse) e tipit: “ Si po ia kaloni me këtë krizë? I shihni çmimet? Pothuajse dyfishi i çmimeve të verës së kaluar!” në të folurët e lehtë, pothuajse e tipit të të folurit të viteve 1995-6: “Dhe për shkak të kësaj, djali im me gjithë familjen shkuan më mirë në Korfuz për pushime, shumë më mirë se nga Bregu!” Shumë e bukur, të mendosh që vetëm disa minuta më parë ishin ankuar që po ky djalë kishte pasur një vit të keq në biznesin e tij për shkak të krizës. Në fund të gjithë kësaj bisede miqësore, kuptova që lidhja me krizën apo me pasojat e saj është në njëfarë mënyre e ngatërruar duke u varur nga humbja personale. Nese ti humbet punën është reçension, nëse unë humbas punën është krizë, nësë i ndodh dikujt tjetër është thjesht – kohë të këqija.


Një mikja ime greke, që ka një zyrë turistike në Korfuz , më tha këtë rradhë që e takova që do të mësojë gjuhën shqipe. Në tri vitet e shkuara, shumica e turisteve që kishte si zyrë vinin nga Shqipëria dhe të mirënjohur gjithashtu si “ turistë që shpenzojnë dhe bujarë”! A nuk mund të mrekullohesh nga këto?
Me një diversitet të tillë në mënyrat sesi përballojmë situatat ekonomike, mbaj të hapur ftesën për opinionet tuaja në kryeredaktore@burime-njerezore.com. Me lejoni gjithashtu të falenderoj të gjithë dashamirësit e revistës sonë për idetë e mendimet konstruktive si dhe komplimentat për numrin tonë të kaluar mbi nepotizmin dhe meritokracinë në tregun e punës në Shqipëri, mbëshetja juaj është fuqi për ne!


Miqësisht,
Elida
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 45
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

A ka krizë në Shqipëri?  Empty Re: A ka krizë në Shqipëri?

Mesazh nga Arabela Sat 26 Nov 2011 - 1:38

kur akoma ka nje perqindje te lart te njerezve qe nuk jane ne gjendje pa veshtiresi te madhe te sigurojne ushqimet baze te jeteses esh krize dhe kaluar krizes,,,,qeveritari vete me pushime ku ja do qejfi e njeriu i thjeshte nuk siguron dot buken,,,,haram per sa i kane hyre ne hak njerezve te popullit tone shqiptar,,,
Arabela
Arabela
Princeshë
Princeshë

Postime Postime : 26332
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 04/03/2011
Mosha Mosha : 30

Mbrapsht në krye Shko poshtë

A ka krizë në Shqipëri?  Empty Re: A ka krizë në Shqipëri?

Mesazh nga Aяtємιѕα Sat 26 Nov 2011 - 2:14

Pse kur s'ka qene ndonjehere ne krize Shqiperia kur une gjithmone ne krize totale e mbaj mend!?
Aяtємιѕα
Aяtємιѕα
I/e Përjashtuar
I/e Përjashtuar

Postime Postime : 10065
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 20/06/2011

Mbrapsht në krye Shko poshtë

A ka krizë në Shqipëri?  Empty Re: A ka krizë në Shqipëri?

Mesazh nga Emona Sun 27 Nov 2011 - 9:29

Temat

"A kane krize shqipetaret?"
Dhe
"A ka krizë në Shqipëri? "
U bashkua ne nje.

Emona
WebMaster
WebMaster

Postime Postime : 46759
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 12/03/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

A ka krizë në Shqipëri?  Empty Re: A ka krizë në Shqipëri?

Mesazh nga Anakonda Fri 2 Dec 2011 - 21:01

Krize ekonomike dhe politike.
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

A ka krizë në Shqipëri?  Empty Re: A ka krizë në Shqipëri?

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi