Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Shqiptarët kurr nuk mund të flenë gjumë... People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Shqiptarët kurr nuk mund të flenë gjumë... People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shqiptarët kurr nuk mund të flenë gjumë...

2 posters

Shko poshtë

Shqiptarët kurr nuk mund të flenë gjumë... Empty Shqiptarët kurr nuk mund të flenë gjumë...

Mesazh nga WebMaster Thu 26 Jan 2012 - 7:05

Presidenti Bush premtoi pavarësi për Kosovën. A mund shqiptarët të "flejnë" tani, apo ndoshta rruga gjerë tek pavarësia e plotë nuk është përmbyllur ende?

Z. Dioguardi : Kur vije në pyetje liria, demokracia e vërtetë, dhe mbrojtja e identitetit kombëtar të dikujt që kërcënohet nga fqinjët e vet të cilët kanë treguar vetën si të rrezikshëm, shqiptarët kurrë nuk mund të "flejnë". Njëri nga themeluesit e shtetit tonë, Thomas Jefferson, njëherë kishte thenë se "cmimi i lirisë është vigjilenca e përjetëshme." Mendoj se është shumë kuptimplotë dhe e qëlluar që simboli kombëtar i shqiptarëve është shqiponja dykrenare—e kthyer në dy anët, duke shiquar në cdo drejtim—në veri e jug, në lindje e perëndim. Që nga era romake, kur ilirët, paraardhësit tonë shqiptarë, përfundimisht (pas 200 viteve) hynë në forcën marramendëse të legjioneve ushtarake të Romës në shekullin e pare para erës sonë, dhe si të tillë u bënë një pjesë e rendësishme e Mbretërisë Romake (pa lënë anash asnjëherë gjuhën dhe identitetin e tyre kombëtar), shqiptarët gjithëherë me përkushim I kanë rezistuar pushtuesit e tyre. Kush mund t'i harrojë sukseset e Gjergj Kastriotit në shekullin e pesëmbëdhjetë kundër turqëve otomanë? Edhepse pas vdekjes së tij më 1468, pas së cilës turqit morrëm hov dhe pushtuan Shqipërinë më 1488, mbrojtja e mencur e Kastriotit për 27 vjet kundër ushtrive të sulltanit kishe dobësuar thellësisht Mbretërinë Otomane dhe si pasojë I kishe pamundësuar asaj pushimin e Evropës Perëndimore. Dhe, kush mund të harrojë Ded Gjo Lulin, Azem Galicën, Ismail Qemalin, Ipeshkv Fan Nolin, Faik Konicën, Sami dhe Naim Frashërin, Nënën Terezë, Adem Jasharin, apo Ramush Haradinajn dhe UCK-në? Këta dhe shumë patriotë tjerë kanë dhënë shembullin që duhet ndjekur nga të gjithë shqiptarët—të involvohen disi për të kompletuar lirinë e popullit shqiptar—vecanërisht tani kur SHBA-te në mënyrë active po përkrahin pavarësinë e Kosovës edhe përkundër makinacioneve gjeopolitike të Rusisë, Serbisë, Greqisë, dhe disa vendeve evropiane. Ne nuk duam të shohim një shtet të Kosovës të kompremituar nga Evropa që do të ishte një shtet i dështuar, i ndarë në vija etnike sikur Bosnja, që do të arrinte askund, përveq në degradim të mëtutjeshëm ekonomik dhe politik.

Ajet Nuro
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 45
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shqiptarët kurr nuk mund të flenë gjumë... Empty Re: Shqiptarët kurr nuk mund të flenë gjumë...

Mesazh nga Anakonda Fri 17 Feb 2012 - 0:27

Nuk mund te flejne pasi kane probleme te ndryshme te mjeret.
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi