Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Ta njohësh njeriun People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Ta njohësh njeriun People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ta njohësh njeriun

2 posters

Shko poshtë

Ta njohësh njeriun Empty Ta njohësh njeriun

Mesazh nga WebMaster Wed 21 Mar 2012 - 7:50

Njeriu është një temë mjaft e vjetër diskutimesh dhe në shikim të parë, mund të lihet përshtypja se unë po diskutoj një çështje tashmë të njohur mirë. Por përkundrazi, mendoj se njeriu është tema më e panjohur dhe misterioze, qoftë në antropologji, qoftë edhe në shkencat e tjera.

Kur t`i shohim definicionet e dhëna në lidhje me njeriun, që nga koha e Aristotelit e deri sot, do të vërejmë se edhe përkrah përparimit të madh në degë të ndryshme të saj, shkenca ka definuar gjithçka tjetër më mirë se vetë njeriun. Siç thotë edhe Alexis Carrel1:

Deri sot, njeriu përherë i është drejtuar botës së jashtme dhe është përpjekur gjithmonë për ta njohur botën, materjen dhe fenomenet fizike pa e kuptuar dot se për ta njohur të jashtmen, fillimisht duhet njohur bota e brendshme 2 e tij.

Në veçanti në tre shekujt e fundit, shkenca ka përparuar shumë dhe njeriu ka arritur të zbulojë njohuri më të sakta në lidhje me materjen dhe natyrën. Mirëpo siç shprehet edhe John Devey3:

"...njeriu i kohës sonë, e njeh shumë më pak "njeriun" sepse e gjithë përpjekja e tij është e kthyer drejt botës së jashtme."

Qëllimi i shkencave të lashta, i fesë dhe i filozofisë, në anën tjetër, ka qenë gjithnjë të kuptuarit e tipareve të njeriut, të kuptuarit e misionit të tij në univers dhe zbulimi i qëllimit të jetesës së tij. Por para tre shekujsh, Perëndimi përcaktoi një ideal të ri të definuar nga Francis Bacon4, të cilit akoma po i përmbahet. Ky ideal thotë se shkencat dhe filozofitë e vjetra kishin për qëllim vetëm që t`i jepnin njeriut njohuri në lidhje me realitetin e botës dhe se shkenca e sotme duhet t`i lërë mënjanë principet e tilla dhe të përcaktojë qëllime të reja për veten. Një qëllim i tillë për shkencën, sipas tij, duhet të jetë fuqia. Francis Bacon thotë:

Filozofi dhe shkencë e vërtetë është vetëm ajo që i sjell njeriut fuqi në jetë..

Dhe siç mund të shihet sot, shkenca, e cila në ditët tona po rritet me vrull, s`ka bërë tjetër veçse ka dhënë kontribut në fuqizimin e njeriut. Me fuqizim, nënkuptojmë sundimin e natyrës nga njeriu, që me fjalë të tjera s`do të thotë gjë tjetër veçse shfrytëzim më efektiv i burimeve natyrore.

Mendimet e tilla kanë bërë që shkenca dhe filozofia e tre shekujve të fundit të përpiqen vetëm për ta bërë njeriun më të fuqishëm përballë natyrës dhe si rezultat, kanë dhënë një kontribut të rëndësishëm në zhvillimin e industrisë dhe të teknologjisë. Përkundër shkencave të lashta, të cilat përpiqeshin t`i falnin njeriut njohuri në lidhje me botën, sot kemi një shkencë e cila ka për qëllim vetëm shndërrimin e diturisë në teknologji, për shkakun e thjeshtë se teknologjia është mjeti i vetëm që mund ta kthejë shkencën në një fuqi sunduese.

Në kohët e kaluara, gjithsecili që kishte dituri ishte më i vetëdijshëm për gjërat. Bacon-i thotë se kjo nuk ka kurrfarë vlere sepse njeriu më i ditur, sipas tij, është ai që është më i fuqishëm, më i armatosur dhe më i pasur. Sipas kësaj, Athina e lashtë ishte e përparuar në dituri por Roma ishte shumë më e fuqishme. Rrjedhimisht, qëllimi i sotëm i diturisë është vetëm fuqizimi i njeriut.

Por një kufizim i tillë i shkencës, nuk ishte tjetër veçse një tradhëti ndaj vetë shkencës dhe njeriut. Dhe siç do të shihej, pasojat e një kufizimi të tillë do të shfaqeshin menjëherë. Sepse një mision më i shenjtë dhe më i rëndësishëm se krijimi i njeriut të fuqishëm, është misioni (i cili i takon sërish shkencës) i krijimit të një njeriu më të mirë. Por për Bacon-in, shkenca i shërbente vetëm fuqizimit të njeriut përballë natyrës dhe asnjëherë nuk duhej të merrej me pyetjen:

"Si mund të jetë më i mirë njeriu?"

Si pasojë e gjithë këtyre gjërave, njeriu i kësaj epoke është më i fuqishmi në histori përballë natyrës por më i dobët se kurrë në aspektin e sundimit dhe njohjes së vetvetes.

Njeriu modern është shumë më i përparuar se njerëzit e kaluar në njohjen e natyrës por ka ngecur shumë prapa tyre në njohjen e vetes së tij. Sikur një filozofi të lashtë t`i parashtroheshin pyetje të tipit:

"Ç`është jeta?" ose "Ç`është njeriu dhe a është vallë bota një gjë e zbrazur dhe e pakuptimtë?" ai do të jepte një përgjigje.

Në jo tjetër, së paku do të ndjente se është një përgjegjësi e tija si mendimtar, që të gjejë përgjigje për pyetje të tilla fundamentale, të cilat zënë vend në mendjen e çdo njeriu. Por sikur sot ta pyesni një shkencëtar, ai do të thoshte:

"Ne nuk meremi me këto punë sepse s`ka nevojë të mendohen të tilla gjëra. Ne studiojmë vetëm fenomene të caktuara dhe i zbulojmë marrëdhëniet mes tyre, që të mund t`ua japim në shërbim njerëzve në formë të teknologjisë. Qëllimi ynë është të prodhojmë diçka dhe të mundësojmë që njeriu të përfitojë prej saj."

Sipas kësaj, i gjithë qëllimi i përpjekjeve intelektuale të njeriut është industrializimi, qëllimi i të cilit, në anën tjetër, s`është tjetër veçse të prodhuarit dhe konsumi. Thënë shkurt, i gjithë aktiviteti i thellë intelektual dhe shpirtëror i njeriut del që të jetë vetëm për konsumim më efektiv të burimeve natyrore. Kjo është arsyeja përse civilizimi i sotëm është civilizimi i konsumit. Në të, konsumi është principi themelor dhe karakteristika e tij primare.

Cilindo popull të civilizuar dhe cilëndo shoqëri që ta vëzhgoni, do të shihni se principi i konsumit është kthyer në një dogmë të shenjtë shkencore, për të cilën askush nuk dyshon. Kjo gjë, e ka dobësuar njeriun modern në aspektin shpirtëror por e ka fuqizuar në rrafshin material ndonse njeriu, para se të jetë i fuqishëm, duhet të jetë një njeri më i mirë.

Ka dy fjalë të cilat duhet t`i shpjegoj, që të mund të kuptohet më mirë kjo çështje. Ndonse të dyja nuk janë sinonime të njëra-tjetrës, ato shpesh kuptohen nga populli sikur të ishin të tilla. Njëra fjalë është "shërbimi" dhe tjetra "reformimi" dhe të dyja kanë kuptime të ndryshme. Ka raste kur njeriu i shërben dikujt duke asfaltuar rrugë, duke i falur njëqind tumenë (njësia monetare e Iranit) ose duke i blerë një shtëpi. Këto të gjitha janë shërbime të ndryshme që njeriu mund t`i bëje shoqërisë ose individit por nuk janë assesi reforma. Andaj ndodh shpesh që shërbimet e tilla të sjellin pasoja të pakëndshme pikërisht për faktin se nuk u kanë paraprirë reformat e duhura. Nëse i shërben njeriut përpara se ta reformosh atë, ky shërbim mund ta prishë atë akoma më tepër. Andaj duhet që fillimisht të reformohet njeriu dhe pastaj t`i shërbehet atij.

Sot shkenca vetëm shërben. A më thoni vallë ndonjë shkencë që e ka marrë përsipër reformimin e njeriut? Cila shkencë i mundëson njeriut që të zhvillohet në rrafshin njerëzor? Asnjëra!

Të gjitha shkencat, vetëm sa i falin njeriut njohuri në lidhje me natyrën dhe e bëjnë atë më të fuqishëm përballë saj. Por misioni më i shenjtë, më urgjent dhe më primar i shkencës duhet të jetë njohja e njeriut. Sepse përpara se t`i bëjmë një shtëpi dikujt, duhet ta dimë se çfarë njeriu është ai. Duhet të dimë përse dëshiron të jetojë atje, ç`person është, ç`dëshirash ka etj. S`ka kuptim t`i bësh shtëpi një njeriu pa i ditur këto. Për fat të keq, ne u përpoqëm të krijonim një civilizim, një jetë luksoze, një fuqi përpara se ta njihnim më parë vetë njeriun. Një civilizim i tillë, edhe përkundër madhështisë dhe luksit që ka, mund të shkaktojë degjenerim tek njeriu, për shkak të mosnjohës së njeriut, mosnjohjes së qëllimit të tij dhe të kuptimit të të jetuarit. Unë me një ton optimist them se "mund" të degjenerohet njeriu. Mirëpo një mendimtar realist, i cili jeton në këtë "shtëpi", nuk do të thoshte se "mund të degjenerohet" por se "është degjeneruar" tashmë.

Po t`i shihni shkrimtarët, artistët dhe skulptorët modernë, do të vëreni se karakteret e tyre janë kryesisht personazhe të degjeneruar. Kjo nuk mund të jetë një rastësi ndonse në lidhje me këtë, nuk mund të gjykojmë ne, që tani vonë dhe nga larg po e njohim Evropën. Në vend të kësaj, duhet të pyeten njerëzit që jetojnë atje se si u duket vetja ose t`u parashtrohet pyetja: "çfarë njeriu është ai që jeton në një mjedis të tillë?"

Nuk di në keni patur rastin ndonjëherë të shkoni në Rotterdam. Atje ka një skulpturë mjaft interesante që meriton vëmendje.5 Është një skulpturë prej guri në qendër të qytetit e cila bie në sy menjëherë. Është një skelet dora e të cilit nuk është tek krahu por tek këmba, me gjunjë të shpërbërë dhe pa një formë të caktuar. Njësoj i ka edhe këmbët dhe gishtërinjtë e këmbëve i ka të shpërndarë përreth. Kur të shihet nga larg, lihet përshtypja se njeriu do të derdhet e do bëhet copë që atë çast.

Skulptura e Rotterdamit është skulptura e njeriut modern. Është pikërisht imazhi i njeriut të fuqizuar të pasluftës, që është fuqizuar aq shumë sa është bërë gur por i mbetur gjithnjë në rrëzë të shkatërrimit.

Libri "Nausea" ("Të pështjellët") i Jean Paul Sartre6, njëra nga veprat më të rëndësishme të shekullit të njëzettë, gjithashtu jep një imazh të qartë të njeriut modern. Një tjetër simbol i njeriut të kohës moderne është edhe karakteri i krijuar nga Jean Isoulet: një princ që jeton një jetë luksoze por i cili ka një brengë të madhe brenda vetes. Duke e komentuar karakterin e tij, Jean Isoulet thotë:

"Ky karakter është Franca sepse Franca është vendi i arit, i fuqisë dhe i civilizimit. Thënë shkurt, i të gjitha të mirave materiale, ku mund të thuhet lirisht se parashikimet e F.Bacon-it për shkencën janë realizuar plotësisht. Mirëpo nga ana tjetër, ajo (Franca) ka një brengë që nuk e zgjidh dot."

Ndonse Jean Isoulet thotë se ky karakter është mishërim i Francës, sot mund të themi se ky karakter është simboli i një civilizimi të tërë dhe mishërimi i njeriut të sotëm.

Një tjetër autor që meret me këtë problematikë është T.S. Eliot 7, i cili njeriun e fuqizuar të epokës moderne e shfaq në një imazh paksa më të ëmbël. Karakteri që ai krijon është një perëndi e lashtë greke e quajtur "Tiresias", e cila ishte një qenie hermafrodite, edhe mashkull edhe femër. Kjo krijesë, që është një simbol i njeriut të fuqishëm të epokës sonë, është dyfish më i fuqishëm se njeriu i vjetër. Por ç`fuqizim është ky vallë? S`është tjetër veçse fuqizimi i një hermafroditi, i cili bëhet sa dyfishi i njeriut të vjetër por dyfish më i brishtë dhe krejtësisht shterpë. Si i tillë, ky"fuqizim" i tij është nën nivelin e gjendjes së mëparshme.

Atëherë përse e gjithë kjo? Përse u krijua civilizimi? Përse shkenca? Përse ky gjenialitet që posedon gjithë këtë art dhe fuqi, të bëjë një përshkrim të tillë të njeriut? Përse ta bëjë skulpturën e Rotterdamit? Përse kjo jetë, edhe përkundër gjithë shkëlqimit, fuqisë dhe të mirave të saj, të shndërrohet në "Të pështjella"? Përse ky civilizim i madh të vuajë nga "kolera", siç thotë Camus? Përse vallë të jetë kaq shterpë ky njeri i ri që është dyfishi i njeriut të vjetër?

Sepse shkenca duhej që më parë ta njihte njeriun dhe ta gjente kuptimin e të qenit njeri. Pastaj, në përshtatshmëri me këtë mund të vihej në kërkim të shpikjeve të reja teknologjike për të krijuar një civilizim të mirëfilltë. Por shkenca kurrë nuk e ka njohur njeriun dhe s`ka arritur t`i japë kuptim atij. Në vend të kësaj, ajo ka ngritur godinë mbi godinë, pa i menduar fare nevojat e vërteta të njerëzve që do të jetojnë brenda mureve të tyre. Njeriu i sotëm përpiqet gjithnjë për të ndërtuar një ndërtesë më të zhvilluar dhe më të mirë se ndërtesa paraprake por kurrë nuk pyet për njeriun që do të jetojë brenda saj. Po të pyesësh në lidhje me të, thuhet:

"Neve nuk na intereson kjo gjë. Pyetja juaj ka të bëjë me dituritë e lashta, që kanë shprehur mendime në lidhje me këto tema.."

Po sikur dituritë e lashta të mos mjaftojnë në këtë drejtim? Ç`do të bëjmë atëherë? Për kë e krijojmë gjithë këtë civilizim?

Përpara se ta krijojmë atë, përpara se të gjejmë një metodë shkencore dhe përpara se të përcaktojmë një qëllim për shkencën dhe për filozofinë, do të duhej që me gjithë fuqinë tonë të përpiqemi për të kuptuar se ç`qenie është njeriu, ç`dimensionesh të ndryshme ngërthen brenda vetes dhe vetëm pastaj të fillojmë me ndërtimin e një civilizimi, i cili do të themelohet në këto njohuri. Vetëm duke u mbështetur në këtë njohuri mbi njeriun, mund të përcaktohet misioni i vërtetë i shkencës.

Ajo që dua të them është se përpara se ta njohim filozofinë, përpara se të gjykojmë mbi artin, përpara se të komentojmë mbi letërsinë, mbi jetën dhe madje mbi fenë, duhet ta njohim mirë njeriun. Feja është vërtet përsosmëria e njeriut, është shpëtimi dhe rruga e jetës së tij. Feja është përgjigje për nevojat më të thella dhe të shenjta të njeriut. Por para se ta njohim fenë, duhet ta njohim vetë njeriun, që të mund ta zgjedhim fenë e duhur për të. Vetëm nëpërmjet njohjes së njeriut mund të zgjedhim mes shumë rrymave fetare, një fe e cila do t`i përmbushë nevojat e kësaj krijese që quhet "njeri".

Në pjesën në vijim, do të përpiqem të shpjegoj se ç`kuptoj unë nga fjala "njeri", duke u mbështetur në hulumtimet dhe mendimet e mia, si dhe në ato mendime që i kam fituar nga të tjerët.



Ta njohësh njeriun

Për ta njohur njeriun dhe në veçanti për ta njohur atë në këndvështrimin e fesë islame, duhet të hedhim një vështrim mbi filozofinë e krijimit të tij sepse të gjitha fetë e mëdha kanë një përshkrim të kësaj çështjeje, nëpërmjet të cilit janë përpjekur të tregojnë se kush është njeriu. Unë jam i bindur se njëra nga anët më të bukura të Islamit është pikërisht filozofia e tij e krijimit të njeriut. Për fat të keq, kjo temë nuk është theksuar sa duhet, ndonse është një përshkrim madhështor, që e mahnit njeriun. Filozofia e krijimit të njeriut është e mbushur me një simbolikë të pasur, njohja e të cilës e zbulon, në të gjitha dimensionet, kuptimin e të qenit njeri.

Në këtë fjalim nuk do të bëj një analizë të detajuar të filozofisë islame të krijimit. Vitin e kaluar kam bërë një hulumtim të tillë duke u mbështetur në tregimin mbi Ademin në Kur`an dhe në Traditën e Profetit dhe kam gjetur më se pesëdhjetë pika, që do të ishin mjaft shpjeguese në lidhje me njohjen e njeriut. Andaj, kësaj rradhe do të përmend vetëm diçka që është e mirënjohur për të gjithë ne.
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 45
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ta njohësh njeriun Empty Re: Ta njohësh njeriun

Mesazh nga Anakonda Wed 21 Mar 2012 - 17:44

Njeriu qenia me e poshter dhe me inteligjente ne bote..............
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi