Me optimistet ne Ballkan? Shqiptaret
Faqja 1 e 1
Me optimistet ne Ballkan? Shqiptaret
Shqiperia dhe Kosova paraqiten me popullsite me optimiste te Ballkanit lidhur me pritshmerite ne teresi. Kjo, fale edhe popullates kryesisht me moshe te re, qe keto dy vende kane, krahasuar me fqinjet e tyre ne rajon. Me citimin e nje fakti te tille, nis nje artikull i posacem i medias se njohur "The Economist", i cili merr ne shqyrtim situaten aktuale qe gjendet rajoni ballkanik. Pershkruar me nota pesimiste kryesisht, artikulli pohon se ballkanasit ne teresi paraqiten te shqetesuar per vendet e tyre punes, kujdesit shendetesor, arsimit te femijeve te tyre por edhe per pensionet. "Keto gjera i shqetesojne ata realisht me shume se perballjet etnike apo deshira per te kontrolluar territorin", thuhet ne kete artikull. Shoqeruar me tej me faktin se Ballkani vitet e fundit ka qene nen presionet e krizes ekonomike, te cilat shoqeruan mesa duket edhe tendencen e te pasurit nje ekonomi gjithmone me te varfer se Evropa perendimore dhe ajo veriore. Dhe referuar deklarates se bere nga Laza Kekic, nga Njesia e Inteligjences e Ekonomisteve, gjate nje konference ne Sofje, "The Economist" pohon se eshte fakt qe ekonomite e vendeve ballkanike, kane perparuar vetem atehere kur Perendimi dhe Veriu kane qene mire, dhe se kane vuajtur kur keto te fundit e kane pesuar. "Dhe kriza e tanishme nuk perben nje perjashtim", citon artikulli. Referuar ne menyre te vecante Shqiperise, ai argumenton, se ajo paraqitet me e rrezikuar nga renia e dergesave te emigranteve, si nje vend qe ka nje varesi te dukshme prej tyre. "Shqiperia eshte me e ekspozuar ndaj remitancave, pasi rreth dy te tretat e emigranteve ne Greqi jane prej saj", argumenton "The Economist". Duke shtuar me tej faktin se ne teresi, Shqiperia, Bosnja, Bullgaria, Kroacia, Maqedonia, Mali i Zi, Rumania dhe Serbia, kane vuajtur me shume nga recesioni global gjate periudhes se viteve 2008-09. "Prodhimi i Brendshem Bruto ne Ballkan, i cili rezultonte te ishte ne nivelin prej 5.2% ne vitin 2009, ra me nje vlere mesatare prej 0.4% nga viti ne vit", - thuhet ne fund te artikullit te posacem te "The Economist" per Ballkanin.
Similar topics
» Presidenti i BE-së, vizitë në Ballkan
» Studimi gjenetik: Shqiptarët më autoktonë në Ballkan se grekët e serbët
» Optimistët injorojnë gjërat negative
» "Ballkan Bazar"
» Ç’thonë shqiptarët për shqiptarët
» Studimi gjenetik: Shqiptarët më autoktonë në Ballkan se grekët e serbët
» Optimistët injorojnë gjërat negative
» "Ballkan Bazar"
» Ç’thonë shqiptarët për shqiptarët
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
|
|