Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome

Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.

Horoskopi fizik

Shko poshtë

Horoskopi fizik

Mesazh nga Anakonda prej Sat 23 Jun 2012 - 18:46

Të merresh me sport është e rekomandueshme për këdo, por jo çdo sport është i përshtatshëm për çdo individ.

Ndërsa
ka shumë që praktikojnë vrapin, të tjerë nuk e honepsin dot këtë formë
të mbajtjes së trupit në formë. E njëjta vlen edhe për çiklizmin, notin,
futbollin apo shumë të tjera.
Një revistë amerikane publikoi sot
horoskopin sportiv. Duke studiuar karakteristikat dhe personalitetin e
secilës shenjë, revista zbuloi se cilat janë aktivitetet më të
përshtatshme në bazë të zodiakut.

Dashi – Të lindurit e kësaj
shenje nuk kanë preference të veçanta përgjithësisht, por mërziten
shpejt me të njëjtin sport. Për ta është i rëndësishëm të alternojnë
aktivitetin e tyre fizik.

Demi – Një shenjë toke, prandaj nuk i
pëlqen të stërvitet në ambiente të mbylluara. Noti është i përshtatshëm
për demin, por edhe sportet e tjera në ambiente të hapura, individuale
si tenisi apo ekipore si futbolli.

Binjakët – Të lindurit e kësaj
shenje janë shumë reflektues dhe përshtaten shumë mirë me jogën.
Përshtatshmëria dhe aftësia për t;iu imponuar trurit i bën binjakët
veçanërisht të aftë në shumë disiplina.
Gaforja – Një shenjë e predispozuar për të pëlqyer aerobinë dhe
ushtrimet në ambiente të mbyllura e të qeta. Megjithatë, si shenjë uji,
arrin rezultate të mira edhe nëpërmjet notit apo vaterpolos.

Luani
– Protagonistë, të lindur për të qenë liderat, luanët nuk janë tipa që
shkojnë me sportet e grupit. Atyre u intereson vetëm sporti individual.
Arrijnë rezultatet më të mira në disiplinat e atletikës.

Virgjëresha
– Për vetë karakteristikat, virgjëresha vendos shpesh objektiva të
pamundura, si dobësimi me 15 kile menjëherë. Nuk ka rëndësi sporti, por
një plan i detajuar saktë. Është e sigurt që virgjëresha do të zbatojë
pikat që ka vendosur në axhendë.

Peshorja – Sekreti i peshores
është ekuilibri, prandaj intensiteti i sportit lidhet ngushtësisht me
aktivitetet e tjera në jetë. Preferon sportet e forcës, por ku ka
rëndësi edhe strategjia, si boksi apo artet marciale.

Akrepi –
Është një shenjë që nuk dorëzohet kurrë, prandaj mund të luajë rol të
rëndësishëm në grup, por sidomos kur luan vetëm. Akrepi është
veçanërisht i lidhur me trupin e tij, prandaj palestra është një
zgjidhje.

Shigjetari – Të lindurit e kësaj shenje preferojnë
shëtitjet dhe vrapimet në natyrë, jogging dhe kroset e gjata. Alpinizmi
dhe montanjizmi janë alternativa të tjera që e bëjnë një shigjetar të
ndihet mirë.
Bricjapi – Individualistë të sëmurë, bricjapët nuk preferojnë të
ndihen nën presion apo të detyruar. Gjejnë argëtimin më të madh në
sportet e rrezikshme, si parashutizmi, hedhja nga ura me litar apo garat
e shpejtësisë.

Ujori – Një shenjë e dalluar për altruizmin,
ujori është i prirur të jetë një lojtar i shkëlqyer skuadre. Megjithatë,
mund të përshtatet edhe me sportet masive, midis të cilave edhe
maratonat.

Peshqit – Predispozita e lindur artistike hap më shumë
rrugë për aktivite fitness-i apo kërcime, por nuk preferoni lodhjen.
Peshqit bëjnë veçanërisht mirë në sporte si skitë apo golfi.
avatar
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Burrel
Postime Postime : 31612
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 22
Hobi Hobi : Dashuria endrra shpresa ke te zgjidhja nga te tria dhe nje nate lotin pyeta mu pergjigj DASHURIA

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi