Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Pse gjithë kjo urrejtje mes komentuesve shqipfolës në virtualitet? People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Pse gjithë kjo urrejtje mes komentuesve shqipfolës në virtualitet? People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Pse gjithë kjo urrejtje mes komentuesve shqipfolës në virtualitet?

5 posters

Shko poshtë

Pse gjithë kjo urrejtje mes komentuesve shqipfolës në virtualitet? Empty Pse gjithë kjo urrejtje mes komentuesve shqipfolës në virtualitet?

Mesazh nga WebMaster Tue 18 Sep 2012 - 7:49

Duke shfletuar si
çdo ditë faqen e mikut tonë XXXX në facebook, më ra në sy shkrimi i
tij real me atë çka ndodh sot në të vërtetë në komunikimin mes njerëzve
në virtualitet, të cilën po e sjell këtu:

Burimi i temes eshte marr tek F..V

Sikur të shiheshim me vetvehten
sy më sy,
do të putheshim
apo kishim për t'u pështy?!

Këto janë vargjet e Azem Shkrelit, të cilave nuk po gjejmë dot guximin t'iu përgjigjemi.
Na mjafton vetëm të hapim një gazetë shqiptare online, një material në
ndonjë forum shqiptar, një video shqip në Youtube, një faqe shqiptare në
ndonjë prej rrjeteve sociale dhe përpara teje do të shfaqet një lumë i
rrëmbyer që transporton vrullshëm një fjalor banal rruge, me sharje,
ofendime, akuza, kërcënime, mallkime që kalojnë edhe kufijtë e
imagjinatës.
E gjitha kjo, zakonisht, në një shqipe të shkruar keq, nga njerëz pa
identitet apo me identitet të rremë, që kanë gjithë kohën dhe forcën e
duhur për të shkarkuar pa mëshirë të gjithë arsenalin e energjisë së
tyre negative.

Ndonjëherë edhe kur lajmi ose tema që diskutohet ka të bëjë me diçka
krejt të pafajshme, ose kur ka të bëjë me një lajm që nuk le vend qoftë
për 2 mendime të ndryshme, aty do të krijohen sigurisht kampe që
shfryjnë papushim të gjithë urrejtjen e tyre ndaj njëri-tjetrit.

Të duket sikur tashmë edhe mira dhe e keqja, e drejta dhe e gabuara,
virtyti apo vesi janë përzjerë aq shumë mes tyre, saqë është e pamundur
ti dallosh.
Përgjithsimet bëhen argumenta, shpifjet kthehen fakte, përbaltja modë.

Komente në shqip dhe prej emrash shqiptarë, që shfryjnë vrer ndaj
Shqipërisë e gjithçkaje shqiptare, vepra, art, kulturë, histori, figura
të shquara, simbole kombëtare etj, etj.
Aq të pranishme janë këto komente "tradhëtarësh", saqë ndonjëherë madje
të shkon mendja se shtetet tona fqinje punësojnë njerëzit e tyre të
komentojnë dhe ndysin rrjetet sociale shqiptare.
Fetarë që të kërcënojnë me vdekje, gangsterrë që të lënë vendin e
takimit, perversë që rrëmojnë në jetën tënde, maniakë që të sulmojnë e
klonojnë profilet e gjithçka tjetër e zezë çfarë mund të pjellë
urrejtja, padija, miopia...

Komunikimi nënkuptonte që do të shuante dyshimet tona, do të na bënte të
njiheshim më mirë, do kanalizonim dëshirat dhe qëllimet tona... Hë për
hë, urrejtja ka fituar.
Nuk ka asnjë iniciativë qytetarë që të krijohet e formohet prej rrjeteve
sociale shqiptare. Ka iniciativa dhe ide të shkëlqyera, të cilat
përbuzen, përbalten, përçmohen.

Kur del dhe hedh një shikim në realitet, vështirë të të shkojë mendja se
e ndan jetën tënde me mendje kaq të çoroditura e busull-humbur. Eshtë e
frikshme të mendosh se ky është realisht realiteti shqiptar, niveli yn
social-kulturor.

A mendoni se ka ardhur koha që ashtu siç ka disa ligje e rregullruajtës
në realitet, ka ardhur koha të vendosen edhe në këtë realitetin virtual
shqiptar?

Kalojmë një pjesë të mirë të kohës nëpër rrjetet sociale dhe nuk kemi
pse infektohemi të gjithë nga kjo urrejtje që vjen panjohur, nga të
gjitha drejtimet.


Shkroi: Stop Injorancës !
Pse gjithë kjo urrejtje mes komentuesve shqipfolës në virtualitet? 526398_502062913154054_1914067767_n
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 45
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Pse gjithë kjo urrejtje mes komentuesve shqipfolës në virtualitet? Empty Re: Pse gjithë kjo urrejtje mes komentuesve shqipfolës në virtualitet?

Mesazh nga Anakonda Tue 18 Sep 2012 - 8:18

se di poor ndoshta mllefin dhe urrejtjen qe mund te ndjejn per dike ose per ndonje gje preferojn me mir ta shprehin nepermjet disa vargjeve qofshin edhe me rime..
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Pse gjithë kjo urrejtje mes komentuesve shqipfolës në virtualitet? Empty Re: Pse gjithë kjo urrejtje mes komentuesve shqipfolës në virtualitet?

Mesazh nga Americco Tue 18 Sep 2012 - 18:34

pse jemi te asimilum skemi pas mundsi jemi kan te shtypur gjithmon per me u kulturu e me mesu ma shum me dit se nuk bon,por por porrrrrrrr

krejt popujt kan urrejtje ne boten virtuale sjemi te paret as te fundit
spaku neve na ka hije pak a shum
Americco
Americco
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Vendbanimi Vendbanimi : MIAMI
Postime Postime : 641
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/11/2009
Mosha Mosha : 43
Hobi Hobi : Bartender

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Pse gjithë kjo urrejtje mes komentuesve shqipfolës në virtualitet? Empty Re: Pse gjithë kjo urrejtje mes komentuesve shqipfolës në virtualitet?

Mesazh nga Vizitor Mon 1 Oct 2012 - 10:19

Americco shkruajti:pse jemi te asimilum skemi pas mundsi jemi kan te shtypur gjithmon per me u kulturu e me mesu ma shum me dit se nuk bon,por por porrrrrrrr

krejt popujt kan urrejtje ne boten virtuale sjemi te paret as te fundit
spaku neve na ka hije pak a shum



Keto jan fjalet më me mend qe kam lexu.

Ky robi eshte realist.
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Pse gjithë kjo urrejtje mes komentuesve shqipfolës në virtualitet? Empty Re: Pse gjithë kjo urrejtje mes komentuesve shqipfolës në virtualitet?

Mesazh nga Arabela Tue 2 Oct 2012 - 5:55

shpesh here i lexoj dhe une komentet qe bejne ne shqip,,,ne youtube psh,,,me duken debate qe nuk te nxjerrin asgjekundi,,,qe nuk ndikojne per ndryshim te mire tek bashkkomentuesi,,,po spati ndikim fjala ,komenti yt kot qe e shkruan,,,
Arabela
Arabela
Princeshë
Princeshë

Postime Postime : 26332
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 04/03/2011
Mosha Mosha : 30

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Pse gjithë kjo urrejtje mes komentuesve shqipfolës në virtualitet? Empty Re: Pse gjithë kjo urrejtje mes komentuesve shqipfolës në virtualitet?

Mesazh nga Arian 123 Tue 2 Oct 2012 - 5:58

Ata qe flasin keq per bashatdhetaret e vete,duan ti japin rendesi vetes se tyre.Duan te duken sikur dine dicka.Ne fakte jemi te gjithe nje lloje kudo qe jemi e nga vijme me prejardhje.
Arian 123
Arian 123
Legjendë
Legjendë

Vendbanimi Vendbanimi : Hamburg
Postime Postime : 2998
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 30/09/2012
Mosha Mosha : 49
Hobi Hobi : Tenis,Bowling,Sport.

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Pse gjithë kjo urrejtje mes komentuesve shqipfolës në virtualitet? Empty Re: Pse gjithë kjo urrejtje mes komentuesve shqipfolës në virtualitet?

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi