Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Doreshkrimi me i vjeter ne gjuhen shqipe, 1210 People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Doreshkrimi me i vjeter ne gjuhen shqipe, 1210 People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Doreshkrimi me i vjeter ne gjuhen shqipe, 1210

Shko poshtë

Doreshkrimi me i vjeter ne gjuhen shqipe, 1210 Empty Doreshkrimi me i vjeter ne gjuhen shqipe, 1210

Mesazh nga WebMaster Sat 9 Feb 2013 - 6:30


Doreshkrimi me i vjeter ne gjuhen shqipe, 1210 Images?q=tbn:ANd9GcTjv5exwnWV-9LWZDNxDuYebuc9bTsB0U9EE8-S6Zzjf_T9ADsMzQ

Nga Zagrebi Dr. Musa Ahmeti

Studimet dhe hulumtimet shkencore nëpër arkiva e biblioteka të ndryshme, janë shumë të rëndësishme ngase na mundësojnë njohjen dhe pasurimin me të dhëna të reja për albanologjinë dhe historinë kombëtare në përgjithësi. Deri para pak kohësh është folur e shkruar, por gjithnjë deri tashi në formë të supozimeve, se “duhet” të ketë libra, dorëshkrime ose dokumente të shkruara në gjuhën shqipe, të cilat janë më të hershme se sa “Formula e pagëzimit” nga viti 1462 apo nga libri i parë i shytpur në gjuhën shqipe “Meshari” i Buzukut nga viti 1555.

Duke u nisur nga ide të tilla, por edhe pohimi i Eqrem Çabejt se: “Në nëndorin e vitit 1940 N. Borgia më kumtoi në Grotaferata pranë Romës se kishte zbuluar në Arkivin e Vatikanit një dokument në gjuhën shqipe më të vjetër se Buzuku. Fshehtësinë e zbulimit të tij ky dijetar e mori me vete në varr. Gjurmime të mëtejme nëpër arkivat e Vatikanit e të Propagandës mund të na sjellin ndonjë të papritur në zbulim dokumentesh më të moçme të shqipes.” [Studime gjuhësore, vëllimi VI, f. 12, referenca nr. 29, Prishtinë 1988.]

Ne, sikur edhe shumë studiues të tjerë ju vumë kërkimeve në Arkivin Skeret të Vatikanit për gjetur ndonjë gjurmë të këtij dokumenti apo dorëshkrimi. Konsultimi me koleg e specialistë me përvojë nga Arkivi i Vatikanit, por edhe studiues eminentë botëror, që bëjnë studime në Vatikan, ishe i dobishëm, ngase kursyem shumë kohë dhe eliminuam disa nga fondet arkivore, duke qenë pothuajse të sigurtë se aty nuk mund të ndodhej një dokument apo dorëshkrim për të cilin bën fjalë Nilo Borgia, e pas tij edhe Zef Skiroi. Fondet të cilat duhej të studioheshin, prap ishin të shumta dhe tepër voluminoze. Paralelisht kemi konsultuar edhe burime të ndryshme nga Biblioteka Apostolike e Vatikanit, duke shfrytëzuar Kodekse dhe dorëshkrime të tjera që kishin të bënin me shqiptarët dhe Shqipërinë duke shpresuar të kishim fatin e mirë që të zbulonin atë dorëshkrim aq të dëshiruar.

Siç dihet Arkivi i Vatikanit e ka zanafillën e tij nga mesjeta e hershme. Për publikun dhe studiuesit laik ai u hap vetëm pas vitit 1882. Këtu ruhen dokumente, dorëshkrime dhe libra nga më të ndryshmet që kanë të bëjnë me relegjioni dhe kishën; por edhe me momente të tjera të jetës laike, politke, shkencore, etj. Funksionimi i këtij arkivi është rregulluar në vitin 1927 me rregulloren: “Regolamento dell’Archivio Vaticano del 1927″. Konsultimi dhe shfrytëzimi i dokumente, por edhe i literaturës tjetër që ruhet në këtë Arkiv është përcaktuar nga Papati dhe zbatohet me përpikmëri duke mos bërë asnjë lloj lëshimi. Për momentin mund të konsultohet lënda burimore arkivore deri në periudhën e Benediktit të XV; [1914] ndërsa për atë në vazhdim, por edhe për disa fonde të veçanta, pos lejeve speciale, një pjesë e mirë Arkivit të Vatikanit është ende “skertete”.

Më në fund, në vitin 1998, kemi pasur fatin të kishim në dorë, një vëllim të lidhur me kopertina të forta druri, nga viti 1210, titulli i të cilit në regestat e Vatikanit nuk ishte i shënuar komplet dhe në formën origjinale. Shfletimi i kujdesshëm, që në faqen e parë, ishte shenjë se teksti nuk ishte në gjuhën latine, greke, sllave apo ndonjë gjuhë tjetër, por ishte i tëri në gjuhën shqipe.

Vëllimi i tëri ishte në pergamen, gjë e zaonshme për kohën kur ishte shkruar. Kishte 208 fletë. Paginimi [numërimi] i faqeve ishte vetëm recto. Dimensionet ishin: 28 x 39.5 cm. Komplet vëllimi, ishte i ruajtur shumë bukur, nuk kishte dëmtime, pos që në disa vende ka filluar të fshihet ngjyra dhe kjo në fletët 188, 189 dhe 192. I gjithë dorëshkrimi është i shkruar me grafema [littera-shkronja] latine dhe i tëri në gjuhën shqipe, në dialektin e veriut, që si i tillë paraqet mjaft vështërisi për t’u lexuar.

Në fillim, por edhe në disa vende brenda dorëshkrimit, ka iniciale të cilat janë shumë të bukura. Tre nga ato janë të praruara me flori. Inicialet tjera janë me ngjyrë të kuqe, pjesa dërmuese, ndërsa dy janë me ngjyrë blu të hapur. Në dorëshkrim ka edhe tre miniatura kryesisht të punuara nga floriri të cilat paraqesin momente biblike.

I gjithë dorëshkrimi është autograf, i shkruar nga një dorë. Ndërsa në fund fare, në f. 208, autori është firmosur vetë me emrin e tij: Teodor Shkodrani, duke shënuar: “Me ndihmën dhe dëshirën e fort të lumturit Zot, përfundova në vitin 1210, ditën e 9 të marsit”. [Mee nihemmen ??e dessirnnee e phorte e t'Lumm-numittee ªOT - e mbaronjj n'vittee MCCX - ditnee e ix - t'Marxxittee. : Theoodor Scodraanitee]

Dorëshkrimi ndahet në tre kapituj, në f. 1r – 97r mbi teologjinë; f. 98r – 146r mbi filozofinë dhe 147r – 208r mbi hisotrinë. Secili nga kapitujt mund të jetë edhe libër në vete. Duke mos mohuar vlerën dhe rëndësinë dy kapitujve të parë, kapitulli i tretë ka tërhequr më shumë vëmendjen tonë ngase pos të dhënave me interes të veçantë, autori citon edhe vepra të tjera që ka konsultuar dhe më shumë se një herë, thirret në kronikat shqiptare të qyteteve të ndryshme.

WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 45
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi