Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Perkethimi i Kur'an-it ne gjuhen Shqipe People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Perkethimi i Kur'an-it ne gjuhen Shqipe People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Perkethimi i Kur'an-it ne gjuhen Shqipe

2 posters

Faqja 1 e 2 1, 2  Next

Shko poshtë

Perkethimi i Kur'an-it ne gjuhen Shqipe Empty Perkethimi i Kur'an-it ne gjuhen Shqipe

Mesazh nga Alberti Sun 31 Jan 2010 - 1:01

Perkethimi i Kur'an-it ne gjuhen Shqipe


Perkethimi i Kur'an-it ne gjuhen Shqipe The_noble_quran_in_albanian

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Perkethimi i Kur'an-it ne gjuhen Shqipe Empty Re: Perkethimi i Kur'an-it ne gjuhen Shqipe

Mesazh nga Alberti Sun 31 Jan 2010 - 7:03

1. Kapitulli - El-Fatiha

Mbeshtetem ne All-llahun nga djalli i mallkuar

Me emrin e All-llahut, Meshiruesit, Meshireberesit!

1. El-Fatiha


1:1. Me emrin e All-llahut, Meshiruesit, Meshireberesit!
1:2. Falenderimi i takon All-llahut, Zotit te boteve!
1:3. Meshiruesit, Meshireberesit!
1:4. Sunduesit te Dites se Gjykimit (pergjegjesise-shperblimit)!
1:5. Vetem Ty te adhurojme dhe vetem te Ty kerkojme ndihme!
1:6. Udhezona (perforcona) ne rrugen e drejte!
1:7. Ne rrugen e atyre, te cilet i begatove me te mira, jo ne te atyre qe kunder veti terhoqen hidherimin, e as ne te atyre qe e humben veten!

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Perkethimi i Kur'an-it ne gjuhen Shqipe Empty Re: Perkethimi i Kur'an-it ne gjuhen Shqipe

Mesazh nga Alberti Sun 31 Jan 2010 - 7:04

2. El-Bekare

Me emrin e All-llahut, Meshiruesit, Meshireberesit!



2:1. Elif, Lam, Mim.
2:2. Ky eshte libri qe nuk ka dyshim ne te (sepse eshte prej All-llahut) eshte udhezues per ata qe jane te devotshem.
2:3. Te cilet e besojne te fshehten, e kryejne faljen (namazin) dhe prej asaj qe Ne u kemi dhene, ata japin (zeqat, sadaka etj.).
2:4. Dhe ata, te cilet besojne ne ate qe t’u shpall ty, dhe ne ate qe eshte shpallur para teje, dhe qe jane te bindur plotesisht per (jeten e ardhshme ne) boten tjeter (Ahiretin).
2:5. Te tillet jane te udhezuar nga Zoti i tyre dhe vetem ata jane te shpetuarit.
2:6. E ata qe mohuan (Kur’anin dhe Muhammedin), per ta eshte njesoj ua terhoqe verejtjen apo nuk ua terhoqe, ata nuk besojne.
2:7. All-llahu ua mbylli atyre zemrat, veshet e tyre dhe ne te pamurit e tyre ka nje perde, e ata kane nje denim te madh.
2:8. Ka disa njerez qe thone: “Ne i kemi besuar All-llahut dhe jetes tjeter (Ahiretit), po ne realitet ata nuk jane besimtare.
2:9. Ata perpiqen ta mashtrojne All-llahun dhe ata qe besuan, po ne te vertete ata nuk mashtrojne tjeter, pos vetvetes, por ata nuk e hetojne.
2:10. Ne zemrat e tyre kane semurje, e All-llahu u shton semundje edhe me shume, e per shkak se ata pergenjeshtruan, pesojne denim te dhembshem.
2:11. E kur atyre u thuhet: “Mos e prishni rendin ne toke”! Ata thone: “Ne jemi vetem permiresues (paqtues)!”
2:12. Veni re, ata ne te vertete jane shkaterruesit, por nuk e kuptojne.
2:13. Dhe kur atyre u thuhet: besoni, sikurse besuan njerezit, ata thone: “A te besojme ashtu sikurse besuan mendjelehtit?” Ne te vertete ata, dhe mu ata jane mendjelehtit, por nuk e dine.
2:14. E kur i takojne ata qe besuan thone: “Ne kemi besuar!” Por kur vecohen me djajt (parine) e vet u thone: “Ne jemi me ju, ne vetem jemi tallur (me besimtaret)”.
2:15. All-llahu i ndeshkon talljet e tyre, duke i lene te bredhin edhe me shume ne mosbesimin e tyre.
2:16. Te tillet jane qe e nderruan te verteten (besimin) me te paverteten (mosbesimin), pra tregtia e tyre nuk pati fitim dhe ata nuk qene te vetedijshem (ne punen e tyre).
2:17. Shembulli i tyre (ne hipokrizi) eshte si shembulli i atij qe ndeze nje zjarr dhe, posa ta ndricoje ai vendin per rreth tij, All-llahu ua shuan driten e tyre dhe i le ne erresira qe nuk shohin.
2:18. (Mbesin ne erresire) Te shurdher, memece dhe te verber, andaj ata nuk kthehen (nga ajo rruge e tyre e keqe).
2:19. Ose (Shembulli i tyre eshte) si ndonje shi i rrepte prej se larti me erresire, me bubullime e me vetetime, e prej frikes se vdekjes, nga rrufeja, ata i vejne gishtat ne veshet e tyre. Po All-llahu eshte rrethues i mosbesimtareve (atij nuk mund t’i shpetoje askush).
2:20. Vetetima gati ua merr te pamurit dhe, sa here qe ajo u ben drite atyre, ata ecin ne te, e kur u erresohet mbesin aty. E sikur te donte All-llahu, do t’ua merrte te degjuarit (me krismen e bubullimes) dhe te pamurit (me shkendijen e vetetimes). Vertete, All-llahu eshte i plotfuqishem per cdo gje.
2:21. O njerez, adhurojeni Zotin tuaj, i cili ju krijoi juve edhe ata qe ishin para jush ashtu qe te jeni te devotshem (te shpetuar).
2:22. Ai, i cili per ju beri token shtrat (vendbanim) e qiellin kulm, e prej qiellit ju leshoi shi me te cilin ju siguroi lloje te frutave si ushqim per ju, pra mos i pershkruani All-llahut shoke, duke qene se ju e dini (qe Ai nuk ka shoke).
2:23. E ne qofte se jeni ne dyshim ne ate qe Ne ia shpallem gradualisht robit tone, atehere silleni ju nje kaptine te ngjashme si ai (Kur’ani) dhe thirrni (per ndihme) deshmitaret tuaj (zoterat) pos All-llahut, nese jeni te sinqerte (ne theniet tuaja se Kur’ani nuk eshte prej Zotit).
2:24. E mos e pacit bere (deri me tash), e as qe do ta beni kurre (edhe ne te ardhmen), atehere ruajuni zjarrit, lende e te cilit jane njerezit dhe guret, qe eshte i pergatitur per mosbesimtaret.
2:25. E, pergezoi ata qe besuan dhe bene vepra te mira se ata do te jene ne xhennete ne te cilet rrjedhin lumenj. Sa here qe u jepet ndonje ushqim nga frutat e tij, ata thone: “Ky eshte qe me te u ushqyem edhe me pare”. Ngase, u sillet ushqim i ngjashem (vetem ne forme, e jo edhe ne shije). Aty do te kene ata bashkeshorte te pastra dhe aty do te jene pergjithmone.
2:26. All-llahu nuk ngurron qe te marre cfaredo shembulli, qofte mushkoje a dicka edhe me e imet se ajo. Per sa u perket atyre qe besuan, ata e dine se ai (shembull) eshte i vertete nga Zoti i tyre, ndersa ata te cilet mohuan do te thone: “C’deshi All-llahu me kete si shembull?” Ai me te humb shume, e po me te udhezon ne rrugen e drejte shume, po me perjashtim te atyre qe jane jashte rruges, Ai me te nuk humb tjeter.
2:27. Ata qe e thyejne besen e dhene All-llahut pasi qe eshte lidhur ajo, dhe e kepusin ate qe All-llahu ka urdheruar te jete e kapur, e edhe bejne shkaterrime ne toke, te tillet jane ata te deshtuarit.
2:28. Si e mohoni All-llahun, e dihet se ju ishit te vdekur e Ai ju ngjalli, mandej ju ben te vdisni e pastaj ju ringjall, e mandej tek Ai do te ktheheni?
2:29. Ai (All-llahu) eshte qe per ju krijoi gjithcka qe ka ne toke, pastaj vullnetin e vet ia drejtoi qiellit dhe i persosi ata shtate qiej. Ai eshte i Gjithedijshmi per cdo gje.
2:30. (Perkujto Muhammed) Kur Zoti yt u tha engjejve: “Une po krijoj (po percaktoj) ne toke nje zevendes!” Ata thane: “A do te veshe ne te ate qe bene crregullime dhe qe derdh gjaqet, e ne te madherojme Ty me lavderimin Tend dhe plotesisht te adhurojme!” Ai tha: “Une di ate qe ju nuk e dini!”
2:31. E Ai (Zoti) ia mesoi Ademit te gjithe emrat (e sendeve), pastaj ato ua prezentoi engjejve dhe u tha: “Me tregoni per emrat e ketyre (sendeve te emertuara), nese jeni te drejte (cka mendoni)?”
2:32. (Engjejt) Thane: “Ti je i pa te meta, ne nuk kemi dije tjeter pervec ate qe na e mesove Ti. Vertete, Ti je i Gjithedijshmi, i Urti!”
2:33. (Zoti) Tha: “O Adem, njoftoje ata (engjejt) me emrat e atyre (sendeve)!” E kur u rrefeu atyre per emrat e tyre, (Zoti) tha: “A nuk ju kam thene juve se Une me se miri e di fshehtesine e qiejve e te tokes dhe me se miri e di ate, qe ju e publikoni dhe ate qe e mbani fshehte”.
2:34. E kur u thame engjejve: peruluni (bini ne sexhde) Ademit, ata menjehere iu perulen, me perjashtim te iblisit (djallit). Ai refuzoi dhe u mbajt ne te madh dhe u be pabesimtar.
2:35. E Ne i thame: “O Adem, ti dhe bashkeshortja juaj banoni ne xhennet dhe hani lirisht nga frutat e tij kah te doni, por mos iu afroni asaj bime (peme) e te beheni zullumqare (te vetvetes suaj).
2:36. Po djalli i beri qe ata te dy te mashtrohen ne ate (peme ose xhennetin) dhe i nxori ata nga ajo (e mire) qe ishin ne te, e Ne u thame: “Zbritni (dilni), jeni armik i njeri-tjetrit, e ju deri ne nje kohe ne toke keni vendbanim dhe defrim”.
2:37. E Ademi prej Zotit te vet pranoi disa fjale (lutje), prandaj Ai ia fali (gabimin), Ai eshte Meshirues dhe pranues i pendimit.
2:38. Ne u thame: “Dilni prej atyhit qe te gjithe, e juve gjithqysh do t’u arrije udhezim prej Meje, e kush e pranon udhezimin Tim, per ata nuk ka as frike as qe do te brengosen”.
2:39. E ata qe i mohuan dhe pergenjeshtruan argumentet tona, te tillet jane banues te zjarrit, ata do te jene aty pergjithmone.
2:40. O bijte e israilit, kujtoni (jini mirenjohes per) te mirat e Mia, te cilat ua dhurova juve dhe zbatoni premtimin qe ma keni dhene Mua. Une e zbatoj ate qe u premtova dhe te me keni frike vetem Mua.
2:41. Dhe besojeni ate qe e shpalla (Kur’anin), e qe verteton ate qe e keni ju e mos u beni mohues te pare te tij, dhe mos i nderroni ajetet e Mia (Kur’anin) me nje vlere te pakte, por vetem Mua te ma keni drone.
2:42. E mos e ngaterroni te verteten me te paverteten dhe me vetedije te fshehni realitetin.
2:43. Faleni namazin dhe jepni zeqatin, dhe faluni me ata qe falen (bini ne rukue me ata qe bien).
2:44. A po i urdheroni (thirrni) njerezit per pune te mira, e veten tuaj po e harroni? Ndersa ju e lexoni librin (Tevratin). A nuk po mendoni?
2:45. Kerkoni ndihme (ne te gjitha ceshtjet) me durim dhe me namaz, vertet, ajo eshte e madhe (veshtire), por jo edhe per ata qe kane frike (Zotin).
2:46. Te cilet jane te bindur se do ta takojne Zotin e vet dhe se ata do t’i kthehen Atij.
2:47. O bijte e israilit, perkujtojeni dhuntine Time, te cilen ua dhurova, dhe Une ju pata (te paret tuaj) dalluar ndaj njerezve te tjere (te asaj kohe).
2:48. Dhe ruajuni nje dite kur askush askujt nuk do te mund t’i kryeje asgje, kur nuk pranohet per te (jobesimtarin) ndonje ndermjetesim dhe nuk pranohet per te kompensim, e as qe do te ndihmohen ata (fajtoret).
2:49. Perkujtoni edhe kur ju shpetuam prej popullit te faraonit, qe nga ai shijuat denimin me te idhet, duke ua there bijte tuaj, e duke ua lene gjalle grate tuaja. Ne kete torture perjetuat nje sprovim te madh nga Zoti juaj.
2:50. Dhe kur per ju e ndame detin, e ju shpetuam, ndersa ithtaret e faraonit i fundosem, e ju i shihnit (me syte tuaj).
2:51. E kur i premtuam Musait (t’ia japim Tevratin) dyzet net, pas tij ju (pasi shkoi ai per Tevrat) e adhuruat vicin, ju ishit demtues (te vetes suaj).
2:52. Mandej edhe pas asaj ua falem (gabimin), ashtu qe te falenderoni.
2:53. Dhe (perkujtoni) kur ia dhame Musait librin, dalluesin ne menyre qe te udhezoheni ne rruge te drejte.
2:54. Dhe kur Musai popullit te vet i tha: “O populli im, me adhurimin e vicit (ne vend te Zotit), ju i bete zullum vetvetes, pra pendohuni para Krijuesit tuaj, dhe mbyteni vetveten. Kjo per ju eshte me se miri te Krijuesi juaj. E Ai ua pranoi pendimin tuaj, Ai eshte Meshirues, ndaj pranon shume pendimin.
2:55. Dhe kur i thate: “O Musa, ne nuk te besojme ty derisa ta shohim All-llahun haptazi, e atehere juve u rrembeu rrufeja (zjarri) dhe ju e shihnit.
2:56. Pastaj, qe te jeni mirenjohes pas vdekjes suaj juve ju ngjallem.
2:57. Dhe Ne beme qe rete t’u bejne e hije, ju furnizuam me rreshire (te embel) dhe me shkurteza. (Ju thame) Hani nga te mirat qe ju furnizuam! (Ata nuk qene mirenjohes). Po Neve ata nuk na bene kurrfare demi, por ata e demtuan vetveten.
2:58. E kur ju thame: “Hyni ne kete fshat (vendbanim), dhe hani ne te lirisht ku te deshironi, e hyni ne deren (e fshatit) perulur dhe thuani: “Hittatun” - ndjese, Ne ua falim mekatet tuaja, e bamiresve ua shtojme shperblimin.
2:59. E ata qe ishin mizore ate qe u ishte thene e ndryshuan me nje fjale tjeter, e Ne per shkak se ata kundershtuan, leshuam nga qielli nje denim kunder atyre qe ishin mizore.
2:60. Dhe (perkujtoni) kur Musai kerkoi uje per popullin e tij, e Ne i thame: “Bjeri gurit me shkopin tend”, atehere nga ai gufuan dymbedhjete kroje qe secili grup e dinte vendin ku do te pinte uje. (U thame) Hani dhe pini nga begatite e All-llahut e mos vazhdoni te jeni crregullues ne toke.
2:61. Madje kur ju thate: “O Musa, ne nuk mund te durojme (hame) vetem nje ushqim (te njejte), lute pra Zotin tend per ne te na furnizoje me cka mbine toka prej perimeve te saj, prej trangujve, prej hudrave, prej thjerrze (groshe) dhe prej qepeve te saj!” (Musai) Tha: “A kerkoni ta nderroni te miren per ate qe eshte me e thjeshte?” Zdirgjuni pra ne qytet, se aty do te keni ate qe kerkoni! E mbi ta rendoi poshtrimi dhe skamja, e ata kunder vetes shkaktuan hidherimin e All-llahut. Kjo ndodhi ngase ata mohonin argumentet e All-llahut, mbytnin pejgamberet pa kurrfare te drejte, dhe per shkak se kundershtuan dhe i kalonin kufijte ne te keqe.
2:62. Vertet, ata qe besuan, ata qe ishin jehudi, krishteret, sabejet (kishin leshuar fene e adhuronin engjejt), kush besoi prej tyre (sinqerisht) All-llahun, dhe boten tjeter dhe beri vepra te mira, ata e kane shperblimin te Zoti i tyre. Per ta nuk ka frike as nuk kane perse te pikellohen (pasi qe besuan All-llahun, librat, te derguarit ne mesin e te cileve edhe Muhammedin).
2:63. (Perkujtoni) Kur Ne patem marre prej jush besen tuaj, ngritem mbi ju (kodren) Turin (u thame): veproni sipas atij (Tevratit) qe ua dhame me seriozitet, e mesoni ate qe eshte ne te, ashtu qe te ruheni.
2:64. E pas asaj (beses) ju me vone ia kthyet shpinen, e po te mos ishte miresia dhe meshira e All-llahut ndaj jush, ju do te ishit prej te deshpruarve (ne te dy jeterat).
2:65. Ju tanime e keni te njohur ceshtjen e atyre nga mesi juaj qe nuk respektuan (urdhrin) ne te shtunen, e Ne u thame: Shnderrohuni ne majmune te perbuzur!
2:66. Ate (shnderrim te tyre) e beme mase ndeshkuese per ata qe e perjetuan (me sy) dhe per pastajshmit, por edhe si keshille per te devotshmit.
2:67. (Perkujtoni) Edhe kur Musai popullit te vet i tha: “All-llahu ju urdheron ta therrni nje lope! Ata thane: “A ben tallje me ne”? Ai tha: “All-llahut i mbeshtetem te me ruaj e te mos behem nga injorantet”!
2:68. Ata thane: “Lute Zotin tend per ne te na sqaroje cfare eshte ajo”? Ai tha: “Ai thote se ajo eshte nje lope as e vjeter (e moshuar) as e re (meshqere), eshte e mesme, zbatoni pra ate qe urdheroheni”!
2:69. Ata thane: “Lute Zotin tend per ne qe te na sqaroje cfare eshte ngjyra e saj”! Ai tha: “Ai thote se ajo eshte nje lope e verdhe, ngjyra e saj eshte e forte qe kenaqe shikuesit”.
2:70. Ata thane: “Lute Zotin tend per ne qe te na sqaroje cfare eshte ajo, se lopet na jane perzier (jane bere te ngjashme) e ne do te gjejme ta verteten ne dashte All-llahu”!

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Perkethimi i Kur'an-it ne gjuhen Shqipe Empty Re: Perkethimi i Kur'an-it ne gjuhen Shqipe

Mesazh nga Alberti Sun 31 Jan 2010 - 7:04

2:71. Ai tha: “Ai thote se ajo eshte lope jo e lodhur duke leruar token as duke ujitur bimet, ajo eshte pa te meta dhe ne te nuk ka shenje (ngjyre tjeter)”! Ata thane: “E tash na e sqarove sakte dhe e therren ate, e per pak e lane pa e kryer punen”.
2:72. (Perkujtoni) Kur e patet mbytur nje njeri dhe u kundershtuat mes veti per te, e All-llahu eshte zbulues i asaj qe e mbanit fshehte.
2:73. E ne u thame: “Meshoni atij (te vdekurit) me nje pjese te saj (te lopes se therrur”!) Ja, keshtu All-llahu i ngjalle te vdekurit dhe ua sqaron argumentet e veta, ashtu qe te kuptoni.
2:74. Edhe pas (fakteve te qarta) zemrat tuaja u bene pasandej te forta si guri, e edhe me te forta, sepse ka nga guret prej te cileve gufojne lumenj, e ka disa prej tyre qe cahen dhe prej tyre buron uje, madje ka prej tyre qe nga frika ndaj Zotit rrokullisen tatepjete (nga maja e kodres). All-llahu nuk eshte i pakujdesshem ndaj asaj qe veproni ju.
2:75. A shpresoni se do t’u besojne ata juve (jehudite), kur dihet se nje grup prej tyre degjuan fjalet e All-llahut, edhe pse i kishin kuptuar, e duke qene te vetedijshem (c’benin) i ndryshuan ato.
2:76. E kur i takonin ata qe kishin besuar (muslimanet) thonin: “Ne kemi besuar! E kur vecoheshin ata mes veti thonin: “A po ju tregoni atyre (muslimaneve) per ate qe All-llahu ua shpalli juve (ne Tevrat rreth Muhammedit), qe ata para Zotit tuaj te kene argumente kunder jush. A nuk jeni duke kuptuar”.
2:77. A thua nuk e dine ata (jehudite) se All-llahu e di ate cka e fshehin dhe ate cka e publikojne?
2:78. E ka disa prej tyre qe jane analfabete, nuk e kuptojne librin, por jetojne vetem ne shpresa, duke mos qene te sigurt.
2:79. Eshte shkaterrim per ata qe me duart e veta e shkruajne librin, e pastaj thone: “Ky eshte prej All-llahut”! E per te arritur me te nje fitim te pakte, pra eshte shkaterrim i madh per ta cka shkruan duart e tyre dhe eshte shkaterrim i madh per ta ajo cka fitojne.
2:80. Ata edhe thane: “Neve nuk do te na kape zjarri vetem per disa dite te numeruara”! Thuaj: “A mos keni marre prej All-llahut ndonje premtim, e All-llahu nuk e thyen premtimin e vet, ose jeni duke thene per All-llahun ate qe nuk e dini?
2:81. Po, (do te ju kape zjarri) ai qe ben keq dhe qe e vershojne gabimet e tij, ata jane banues te zjarrit, aty jane pergjithmone.
2:82. E ata qe besuan dhe bene vepra te mira, ata jane banues te xhennetit, aty jane pergjithmone.
2:83. (Perkujtoni) Kur ne morem zotimin e bijve te israilit; mos adhuroni tjeterke pervec All-llahun, te silleni mire ndaj prinderve, ndaj te afermve, ndaj jetimave, ndaj te varferve dhe njerezve u thuani fjale te mira; Faleni namazin dhe jepni zeqatin, e pastaj ju e thyet zotimin dhe pervec nje pakice prej jush, ia kthyet shpinen zotimit.
2:84. Dhe kur morem zotimin tuaj qe te mos derdhni gjakun tuaj, te mos deboni veten tuaj nga vendi juaj, e ju e pranuat, ndaj deshmonie.
2:85. Pastaj qe, ju jeni ata qe mbytni njeri-tjetrin, i deboni disa prej jush nga vendi i tyre duke bashkepunuar kunder tyre si eshte mekat e padrejte, e nese ata bien te ju ne roberi, ju jepni kompensim per (t’i liruar) ata, e debimi i tyre nga vendi eshte i ndaluar per ju. A e besoni nje pjese te librit, e tjetren e mohoni. C’mund te jete ndeshkimi ndaj atij qe punon ashtu prej jush, pos poshterim ne jeten e kesaj bote, e ne Diten e Gjykimit ata hidhen ne denimin me te ashper. All-llahu nuk eshte i pakujdesshem ndaj asaj qe veproni ju.
2:86. Te tille jane ata qe e vleresuan jeten e kesaj bote mbi boten tjeter, andaj atyre as nuk do t’u lehtesohet denimi, e as qe do te ndihmohen ata.
2:87. Ne i patem dhene Musait librin dhe pas tij patem derguar shume pejgambere. Isait, birit te Merjemes i dhame argumente (mrekulli) dhe e fuqizuam me (Xhibrilin) Shpirtin e Shenjte. E sa here qe u erdhi ndonje i derguar me cka nuk u pelqeu juve, a nuk u bete kryelarte dhe disa prej tyre i pergenjeshtruat e disa i mbytet?
2:88. E (jehudite e kohes se Muhammedit) thone: “Zemrat tona jane ne kellef”! Jo, por per shkak te mosbesimit te tyre, All-llahu i ka mallkuar, andaj pak jane qe besojne (ose: pak send besojne).
2:89. E kur u erdhi atyre prej All-llahut libri (Kur’ani) qe eshte vertetues i atij, qe e kishin prane, e qe para se t’u vinte e kerkonin ndihmen e tij kunder mosbesimtareve, e mohuan ate (Muhammedin) qe e njihnin, kur u erdhi. Pra mallkimi i All-llahut qofte kunder mosbesimtareve!
2:90. E shemtuar eshte ajo per cka ata e shiten vetveten. Ate qe e shpalli All-llahu te mos e besojne nga zilia, per shkak se All-llahu nga miresia e Tij t’i shpalle atij qe deshiron nga robte e vet. Andaj merituan zemerim mbi zemerim (gazep mbi gazep). Mosbesmtaret kane denim qe i poshterson.
2:91. Dhe kur atyre u thuhet: “Besoni ate qe e shpalli All-llahu”, ata thone: “Ne besojme ate qe na u shpall neve”, kurse e mohojme ate pas tij, edhe pse eshte vertetues i atij qe e kane ata dhe eshte i vertete. Thuaj: “Nese jeni besimtare, pse pra i mbytnit me pare pejgamberet e All-llahut”?
2:92. Juve u pat ardhur Musai me argumente, por pas tij ju adhuruat vicin, pra ju ishit mizore.
2:93. (Perkujtoni) Kur morem premtimin tuaj dhe mbi ju ngritem kodren Tur, (u thame) merrni kete qe u dhame seriozisht dhe degjoni (respektoni). Ata thane: “Degjuam (me veshe) e kundershtuam”. E per shkak te mosbesimit te tyre, adhurimi ndaj vicit ishte perzier me gjak ne zemrat e tyre. Thuaj: “Nese jeni besimtare, besimi juaj eshte duke u udhezuar keq”.
2:94. Thuaj: “Nese bota tjeter (xhenneti) tek All-llahu eshte vetem per ju, e jo edhe per njerezit e tjere, nese jeni te sinqerte, kerkojeni vdekjen (e shkoni me shpejte).
2:95. E per shkak te veprave te tyre (mekateve), ata kurre nuk e deshirojne ate. All-llahu di per zullumqaret.
2:96. Eshte e sigurt se njerezit me lakmues per te jetuar, ti ke per te gjetur ata (jehudite), bile edhe me lakmues se idhujtaret. Ndonjeri prej tyre deshiron te jetoje nje mije vjet, por edhe sikur te jetoje, ajo (jeta e gjate) nuk do ta shpetoje ate prej denimit. All-llahu sheh cka veprojne ata.
2:97. Thuaj: “Kush eshte armik i Xhibrilit (eshte armik i All-llahut), e ai me urdhrin e All-llahut e zbriti Kur’anin ne zemren tende, qe eshte vertetues i asaj qe ishte me pare dhe udherrefyes e pergezues per besimtaret”.
2:98. Kush eshte armik i All-llahut, i engjejve te Tij, i te derguarve te Tij, i Xhibrilit dhe i Mikailit (ai eshte mosbesimtar), All-llahu pa dyshim eshte armik i mosbesimtareve.
2:99. Ne te kemi shpallur ty (Muhammed) argumente te qarta dhe ato nuk i mohon askush, pervec atyre qe kane dale respektit.
2:100. (Nuk besojne argumentet tona se) Sa here qe ata kane dhene ndonje premtim, nje grup prej tyre e hodhi ate, por shumica e tyre nuk beson.
2:101. E kur u erdhi atyre ndonje i derguar prej All-llahut, vertetues i asaj qe kishin ata, nje grup prej tyre te cileve iu kishte dhene libri, e hodhi pas shpine librin e All-llahut, kinse nuk dinin (asgje).
2:102. (E hodhen librin e Zotit) E ndoqen ate qe e thonin djajt ne kohen e sundimit te Sulejmanit. Po Sulejmani nuk ishte i pafé️, djajt ishin te pafé️, sepse u mesonin njerezve magjine. (ndoqen) Edhe cka u zbriti ne Babil dy engjejve, Harutit dhe Marutit. E ata te dy nuk i mesonin askujt (magjine) para se t’i thonin: “Ne jemi vetem sprove, pra mos u ben i pa fé️!” E, mesonin (njerezit) prej atyre dyve ate (magji) me cka ndanin burrin prej gruas se vet, por pa lejen e All-llahut me ate askujt nuk mund t’i benin dem dhe ashtu mesonin cka u sillte dem e nuk u sillte dobi atyre. E ata (jehudite) e kane ditur se ai qe (hodhi librin) e zgjodhi ate (magjine), ai ne boten tjeter nuk ka ndonje te drejte (ne meshiren e Zotit). Po ta dinin, ata se per c’ka e shiten vetveten, ajo eshte shume e keqe.
2:103. E sikur te kishin besuar ata dhe sikur te ishin ruajtur (prej mekateve), po te dinin, shperblimi prej All-llahut do te ishte shume me i dobishem.
2:104. O ju qe keni besuar, mos thuani: “Raina” - po thuani: “Undhurna” dhe respektoni! Mosbesimtaret kane denim te dhembshem.
2:105. As ata, ithtaret e librit qe nuk besuan, e as idhujtaret nuk duan qe juve te ju vije ndonje e mire nga Zoti juaj. Mirepo, All-llahu me meshiren e vet vecon ate qe deshiron, All-llahu eshte Zot i miresise se madhe.
2:106. Ne nuk abrogojme (pezullojme) asnje nga argumentet tona, apo ta hedhim ne harrese e te mos sjellim edhe me te dobishem se ai, ose te ngjashem me te. A nuk e ke ditur se All-llahu eshte i plotfuqishem per cdo send?
2:107. A nuk e ke ditur se vetem All-llahut i takon sundimi i qiejve e i tokes, dhe se pos All-llahut nuk keni as mbrojtes as ndihmetar.
2:108. A doni ta pyetni Te derguarin tuaj sikurse u pyet me pare Musai. Ai qe e nderron besimin me mosbesim, ai tanime e ka humbur rrugen e drejte.
2:109. Shume ithtare te librit (jehudi, krishtere) edhe pasi u eshte bere e qarte e verteta, nga vete zilia e tyre personale deshiruan qe pas besimit tuaj t’iu kthejne ne mosbesimtare, pra ju lini dhe largohuni prej tyre derisa All-llahu ta sjelle urdhrin e vet. All-llahu ka mundesi per cdo send.
2:110. Kryeni faljen (namazin) dhe jepeni zeqatin, e cfaredo te mire qe e pergatitni per veten tuaj, ate e gjeni tek All-llahu. S’ka dyshim se All-llahu percjell cdo veprim tuajin.
2:111. Ata edhe thane: “Kurrsesi nuk ka per te hyre kush ne xhennet, pervec atij qe eshte jehudi ose i krishter! Ato jane fantazi te tyre”! Thuaju: “Sillni argumentin tuaj (cka thoni) po qe se jeni te drejte”?
2:112. Nuk eshte ashtu (si thone ata), po ai qe i eshte dorezuar All-llahut dhe eshte bamires, ai e ka shperblimin e vet te Zoti i tij, per ata nuk ka frike, as nuk kane pse te merziten.
2:113. Jehudite thane se te krishteret nuk jane te mbeshtetur ne asgje (nuk kane fé️ te vertete). Edhe te krishteret thane se jehudite nuk jane te mbeshtetur ne asgje, e duke qene se ata te dy palet e lexojne librin. Po keshtu si theniet e tyre, thane edhe ata qe nuk dinin (idhujtaret per Muhammedin). Po ne diten e gjykimit per ate qe ata nuk pajtoheshin, All-llahu gjykon ndermjet tyre.
2:114. E kush mund te jete me mizor se ai qe ne xhamite e All-llahut pengon te permendet emri i Tij (te behet ibadet) dhe perpiqet per shkaterrimin e tyre. Atyre ndryshe nuk u takoi te hyjne vete ne to, vetem duke qene respektues (te tyre e jo rrenues). Ata ne kete jete kane nencmim e ne boten tjeter denim te madh.
2:115. Te All-llahut jane edhe (anet nga) lindja edhe nga perendimi, dhe kahdo qe te ktheheni, aty eshte ane e All-llahut. Vertete, All-llahu eshte i gjere (ne bujari) e i dijshem.
2:116. Ata (ithtaret e librit) thane: “All-llahu ka femije”!? I paster eshte Ai nga kjo e mete! E Tij eshte gjithcka ne qiej e ne toke, gjithcka i eshte nenshtruar Atij.
2:117. Ai eshte shpikes i qiejve e i tokes (pa kurrfare modeli te meparshem) e kur deshiron dicka, ai vetem i thote: “Behu!”, ne ate moment behet.
2:118. E ata qe nuk dine (kurejshitet politeiste) thane: “Perse te mos na flase neve All-llahu, ose te na vije ndonje argument”! Po keshtu, theniet e tyre ne menyre te njejte i paten perseritur edhe ata qe ishin para tyre. Te njejta jane zemrat e tyre. Ne tanime i sqaruam argumentet per nje popull qe deshiron te bindet.
2:119. Ne te derguam ty me te verteten (Kur’anin), pergezues dhe qortues, e ti nuk je pergjegjes per banuesit e xhehennemit.
2:120. As jehudite, e as krishteret kurre nuk do te jene te kenaqur me ty deri sa ta pasosh fene e tyre. Thuaju: “Udhezimi i All-llahut eshte udhezim i drejte. E nese pasi qe te ka ardhur ty e verteta shkon pas mendimeve te tyre, nuk ka kush te te ndihmoje e as te mbroje nga All-llahu”.
2:121. Atyre, te cileve ua dhame librin dhe te cilet e lexojne drejt ashtu si eshte, ata e besojne ate (Kur’anin). E ata qe e mohojne ate, te tillet jane ata qe deshtuan (ne Dunja e ne Ahiret).
2:122. O bijte e israilit, kujtoni te mirat e Mia qe ua dhurova, qe ju dallova mbi njerezit e tjere (te asaj kohe).
2:123. Dhe ruajuni nje dite kur askush nuk do te mund ta ndihmoje tjetrin per asnje send, nuk pranohet prej askujt kompensim, nuk do t’i beje dobi askujt ndonje ndermjetesim dhe as qe do te ndihmohen (mekataret).
2:124. Perkujto (O i derguar) kur Zoti i vet, Ibrahimin e provoi me disa obligime, e ai i permbushi ato, e Ai i tha: “Une po te bej ty prijes (imam) te njerezimit”! Ai tha: “(ben o Zot) Edhe nga pasardhesit e mi”! (Zoti) Tha: “Miresine Time nuk mund ta gezojne mizoret”!
2:125. Dhe kur shtepine (Qaben) e beme vendkthimi dhe vendsigurie per njerezit, (u thame): Vendin ku qendroi Ibrahimi pranojeni per vendfaljeje! Ibrahimin dhe Ismailin i urdheruam: ju te dy pastrojeni shtepine Time per vizituesit, per ata qe qendrojne aty dhe per ata qe falen aty.
2:126. Dhe kur Ibrahimi tha: “Zoti im, beje kete nje qytet sigurie dhe banoret e tij, qe besuan All-llahun dhe jeten tjeter, furnizoi me lloje te frutave”! Ai (All-llahu) tha: “(E furnizoj) Edhe atij qe nuk besoi do t’ia mundesoj shfrytezimin e frutave per nje kohe te shkurter, e pastaj do ta shtyeje ne denimin e zjarrit, e sa perfundim i shemtuar eshte ai”.
2:127. Edhe kur Ibrahimi dhe Ismaili, duke i ngritur themelet e shtepise (Qabes - luteshin): “Zoti yne, pranoje prej nesh, se me te vertete Ti je qe degjon dhe di”!
2:128. Zoti yne, bena neve dyve besimtare te sinqerte ndaj Teje dhe nga pasardhesit tane, njerez te bindur ndaj Teje, na i meso rregullat e ibadetit (adhurimit) tane dhe falna neve, vertet Ti je qe fale shume, je meshirues”!
2:129. Zoti yne, dergo nder ta, nga gjiu i tyre te derguar qe t’u lexoje atyre ajetet Tua, t’u mesoje atyre librin dhe urtesine, e t’i pastroje (prej ndytesise se idhujtarise) ata. S’ka dyshim se Ti je ngadhenjyesi, i dijshmi.
2:130. E kush largohet prej fese se Ibrahimit pervec atij qe e poshtron vetveten. Ne ate e beme te zgjedhur ne kete bote, kurse ne boten tjeter ai eshte njeri prej te larteve.
2:131. Kur Zoti i vet atij i tha: “Dorezohu”! Ai tha: “Iu kam dorezuar Zotit te gjithesise”!
2:132. E Ibrahimi i porositi bijte e tij me kete (fe), e edhe Jakubi. (u thane) “O bijte e mi, All-llahu ua zgjodhi fene (islame) juve, pra mos vdisni ndryshe, por vetem duke qene muslimane”!
2:133. A ishit ju (ithtare te librit) deshmitare kur Jakubit iu afrua vdekja, e ai bijve te vet u tha: “Cka do te adhuroni pas meje”? Ata thane: “Do ta adhurojme Zotin tend dhe Zotin e prinderve tuaj: Ibrahimit, Ismailit, Is’hakut, nje te vetmin Zot dhe ne, vetem Atij i jemi dorezuar”!
2:134. Ai ishte nje popull qe kaloi, atij i takoi ajo qe fitoi, e juve u takon ajo qe fituat, prandaj ju nuk jeni pergjegjes per ate qe vepruan ata.
2:135. Ata (ithtaret e librit) thane: “Behuni jehudi ose te krishtere, e gjeni rrugen e drejte”! Thuaj: “Jo, (asnjeren) por fene e drejte te Ibrahimit qe ai nuk ishte nga idhujtaret”.
2:136. Ju (besimtare) thuani: “Ne i besuam All-llahut, ate qe na u shpall neve, ate qe iu shpall Ibrahimit, Ismailit, Is’hakut, Jakubit dhe pasardhesve (te Jakubit qe ishin te ndare ne dymbedhjete kabile), ate qe i eshte dhene Musait, Isait dhe ate qe iu eshte dhene nga Zoti i tyre pejgambereve, ne nuk bejme dallim ne asnjerin prej tyre dhe ne vetem atij i jemi bindur.
2:137. Ne qofte se ata besuan ashtu sic besuat ju, ata vertet kane gjetur rrugen e drejte, e nese refuzojne, atehere ata jane kundershtare (opozite), po ty (Muhammed) kunder tyre do te mjaftoje All-llahu. Ai eshte degjuesi, i dijshmi.
2:138. (Kjo fe jona eshte) Ngjyrosje e All-llahut, e kush ngjyros (me fe) me mire se All-llahu. Ne vetem ate e adhurojme.
2:139. Thuaj: “A doni te grindeni me ne per All-llahun, e Ai eshte Zoti yne dhe Zoti juaj dhe ne kemi vepra (shperblimin e veprave) tona, e ju keni veprat tuaja. Por ne jemi (besimtare) te sinqerte ndaj Tij”.
2:140. A pretendoni se Ibrahimi, Ismaili, Is’haku, Jakubi dhe pasardhesit kane qene jehudi ose te krishtere? Thuaj: “A e dini ju me mire apo All-llahu? Kush eshte me mizor se ai, qe e ka deshmine e All-llahut prane vetes dhe e fshehe. All-llahu nuk eshte i panjoftuar me veprimet tuaja”.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Perkethimi i Kur'an-it ne gjuhen Shqipe Empty Re: Perkethimi i Kur'an-it ne gjuhen Shqipe

Mesazh nga Alberti Sun 31 Jan 2010 - 7:05

2:141. Ai ishte nje popull qe shkoi, te cilit i takoi ajo qe fitoi, e juve u takon ajo qe fituat, prandaj ju nuk jeni pergjegjes per ate qe ata vepruan.
2:142. Disa mendjelehte nga njerezit do te thone: “Cka i ktheu ata (muslimanet) prej kibles (drejtimit) ne te cilin ishin ata (Kudsi)? Thuaj: “Te All-llahut jane lindja dhe perendimi, Ai e ve ne rrugen e drejte ate qe do”.
2:143. Dhe ashtu (sic ju udhezuam ne fene islame) Ne u beme juve nje pupull te drejte (nje mes te zgjedhur) per te qene ju deshmitare (ne diten e gjykimit) ndaj njerezve, dhe per te qene i derguari deshmitar ndaj jush. E Kiblen nga e cila ti u drejtove nuk e beme per tjeter, vetem se per te provuar ate qe shkon pas te derguarit, nga ai qe kthehet prapa, ndonese kjo ka qene veshtire (per disa), por jo edhe per ata qe All-llahu i drejtoi. All-llahu nuk eshte qe t’ua humbe besimin tuaj. S’ka dyshim se All-llahu eshte shume i bute dhe meshirues ndaj njerezve.
2:144. Ne shume here po shohim kthimin e fytyres tende kah qielli, e Ne gjithqysh do te drejtojme ty ne drejtim te nje kibleje (Qabja) qe ti e do ate. Pra kthehu anes se xhamise se shenjte (Qabes), dhe kudo qe te jeni (o besimtare) kthehuni kah ajo ane. E atyre qe u eshte dhurruar libri, ata e dine sigurisht se kjo (kthese) eshte e vertete nga Zoti i tyre. E All-llahut nuk mund t’i fshihet ajo qe veprojne ata.
2:145. Po edhe sikur t’u sillshe ti cdo lloj argumenti atyre qe u eshte dhene libri, ata nuk pasojne kiblen tende, e as ti nuk do te pasosh kiblen e tyre, po asnjera pale nuk do ta pasoje kiblen e tjetres. E pas dijes, e cila te ka ardhur, po e zeme se ishe vene pas deshirave te tyre, atehere ti do te ishe mizor.
2:146. Atyre qe ua kemi dhene librin, ata e njohin ate (Muhammedin) sic i njohin bijte e vet, e nje grup pre tyre edhe pse e dine kete, jane duke e fshehur te verteten.
2:147. E verteta eshte nga Zoti yt, pra kurrsesi mos u ben nga ata qe dyshojne.
2:148. Secili (popull) ka nje ane te ciles ai i kthehet, ju shpejtoni kah punet e mbara, kudo qe te jeni All-llahu ka per t’ju tubuar te gjitheve, All-llahu ka fuqi per cdo send.
2:149. Kahdo qe te shkosh ktheje fytyren tende kah ana e xhamise se shenjte, kjo eshte e vertete nga Zoti yt. All-llahu percjell gjithcka qe veproni ju.
2:150. Dhe kahdo qe te dalesh, ktheje fytyren tende kah ana e xhamise se shenjte (Qabja) dhe kudo qe te gjendeni ktheni fytyrat tuaja kah ana e saj, ashtu qe njerezit mos te kene argument kunder jush, pervec atyre qe jane mizore nga ata (qe nga inati nuk pranojne kurrfare fakti), por mos ia keni friken atyre, frikesohuni prej Meje (e bera kete) qe te gjeni rrugen e drejte dhe qe te plotesoje miresine Time ndaj jush.
2:151. (Sikurse plotesova miresine Time ndaj jush) Ashtu sic derguam nga gjiu i juaj te derguar t’u lexoje ajetet Tona, t’ju pastroje, e t’ju mesoje librin dhe traditen, e edhe t’ju mesoje ate qe nuk e dinit.
2:152. Pra ju me kujtoni Mua (me adhurime), Une ju kujtoj juve (me shpreblim). Me falenderoni e mos Me mohoni.
2:153. O ju qe keni besuar, kerkoni ndihme me durim e me te falur, se vertet All-llahu eshte me durimtaret.
2:154. E per ata qe u mbyten ne rrugen e All-llahut mos thoni: “Jane te vdekur”, Jo, ata jane te gjalle, por ju nuk kuptoni (gjallerine e tyre).
2:155. Ne do t’ju sprovojme me ndonje frike, me uri, me ndonje humbje nga pasuria e nga jeta e edhe nga frytet, po ti jepju myzhde durimtareve.
2:156. Te cilet, kur i godet ndonje e pakendshme thone: “Ne jemi te All-llahut dhe ne vetem tek Ai kthehemi”!
2:157. Te tillet jane qe te Zoti i tyre kane bekime e meshire dhe te tillet jane ata te udhezuarit ne rrugen e drejte.
2:158. “Safa” dhe “Merve” jane nga shenjat (per adhurim) e All-llahut, e kush e mesyen shtepine per haxh (Qaben per haxh) ose per umre (vizite jashte kohes se haxhit), nuk eshte mekat per te t’i vizitoje ato dyja (te ece ne ato dy vende). E kush ben ndonje te mire nga vullneti (jo obliguese), s’ka dyshim se All-llahu eshte shperblyes i gjithedijshem.
2:159. Ata, te cilet fshehin argumentet dhe faktet qe Ne i shpallem, e pasi qe ato ua sqaruam njerezve ne librin, te tillet i mallkon All-llahu, i mallkojne edhe ata qe mallkojne.
2:160. Pervec atyre qe pendohen, qe permiresohen dhe qe u shpjegojne njerezve (te verteten), te tilleve ua pranoj pendimin, se Une pranoj shume pendimin, jam meshirues.
2:161. Ata, te cilet mohuan dhe vdiqen si pabesimtare, kunder tyre eshte mallkimi i All-llahut, i engjejve dhe i te gjithe njerezve.
2:162. Ata pergjithmone jane aty (ne zjarr), as nuk u lehtesohet denimi, as nuk u jepet afat.
2:163. Zoti juaj (qe meriton adhurim) eshte Nje, All-llahu, nuk ka zot pos Atij qe eshte meshireplote, gjithnje meshiron.
2:164. Eshte fakt se ne krijimin e qiejve e te tokes, ne nderrimin e nates e te dites, te anijes qe lundron ne det qe u sjell dobi njerezve, ne ate shi qe e leshon All-llahu prej se larti e me te ngjall token pas vdekjes se saj dhe perhape ne te nga cdo lloj gjallese, ne qarkullimin e ererave dhe reve te nenshtruara mes qiellit e tokes, (ne te gjitha keto), per nje popull qe ka mend ka argumente.
2:165. E nga njerezit ka asish qe ne vend te All-llahut besojne idhujt, qe i duan (i madherojne) ata, sikur (qe besimtaret e vertete e duan) All-llahun, po dashuria e atyre qe besuan All-llahun eshte shume me e forte. E sikur te dinin ata qe bene mizori se kur do ta shohin denimin (ne boten tjeter), do te binden se e tere fuqia i takon vetem All-llahut (e jo idhujve) dhe se All-llahu eshte ndeshkues i rrepte.
2:166. Dhe (sikur te shihnin) kur do te largohen ata qe u prinin prej atyre qe i ndiqnin (paria largohet prej atyre qe u shkuan pas), e te gjithe e shohin denimin dhe keputen lidhjet e tyre.
2:167. E Ata, te cilet u paten shkuar pas do te thone: “Ah, sikur te na lejohej nje kthim (ne Dunja) e te largohemi prej tyre (prijesve) sic u larguan ata tash prej nesh”! Keshtu All-llahu do t’ju paraqese veprat qe jane deshperim per ta, e ata nuk kane te dale prej zjarrit.
2:168. O ju njerez, hani nga ajo qe eshte ne toke e qe eshte e lejuar dhe e mire, e mos shkoni hapave te djallit se ai eshte armik i hapet i juaji.
2:169. Ai ju urdheron vetem me te keqia e turpesi, dhe ju shtyen te thoni per All-llahun ate qe nuk e dini.
2:170. E kur u thuhet atyre (idhujtareve): “Pranoni ate qe All-llahu e shpalli”! Ata thone: “Jo, ne ndjekim ate rruge ne te cilen i gjetem prinderit tane”! Edhe sikur prinderit e tyre te mos kene kuptuar dhe te mos jene udhezuar ne rrugen e drejte (ata do t’i pasonin)?
2:171. Shembulli i (i thirresit te) atyre qe nuk besuan eshte sikurse i atij (bariut) qe u leshon britme atyre (bagetive) qe nuk degjojne tjeter vetem se britme e ze (e nuk kuptojne). Ata jane te shurdher, memece e te verber, ata nuk kuptojne.
2:172. O ju qe besuat, hani nga te mirat qe ua kemi dhene dhe falenderoni All-llahun, nese jeni qe vetem Ate e adhuroni.
2:173. (All-llahu) Ua ndaloi juve vetem te ngordhten, gjakun, mishin e derrit dhe ate qe therret (ngrihet zeri me te) jo ne emer te All-llahut. E kush shtrengohet (te haje nga keto) duke mos pasur per qellim shijen dhe duke mos e tepruar, per te nuk eshte mekat. Vertet All-llahu fale, eshte meshirues.
2:174. Ata qe fshehin nga libri ate qe shpalli All-llahu dhe per te fitojne shume te pakte, ata ne barqet e tyre fusin vetem zjarr. Atyre All-llahu nuk do t’u flase ne diten e gjykimit dhe as nuk i shfajeson ata, por per ta pason denimi i rende e i padurueshem.
2:175. Ata jane qe ne vend te udhezimit e moren humbjen dhe denimin ne vend te shpetimit. Sa te durueshem qenkan ata ndaj zjarrit?
2:176. Ate (denim) per shkak se All-llahu e zbriti librin (Tevratin), me sqarim te drejte, e ata qe bene ndryshime ne librin, jane ne nje percarje te larget nga e verteta.
2:177. Nuk eshte tere e mira (e kufizuar) t’i ktheni fytyrat tuaja kah lindja ose perendimi, por miresi e vertete eshte ajo e atij qe i beson All-llahut, dites se gjykimit, engjejve, librit, pejgambereve dhe pasurine qe e do ua jep te afermve, bonjakeve, te varferve, udhetareve, lypesve dhe per lirimin e roberve, dhe ai qe e fal namazin, e jep zeqatin, dhe ata qe kur premtojne e zbatojne, dhe te durueshmit ne skamje, ne semundje dhe ne flaken e luftes. Te tillet jane ata te sinqertit dhe te tillet jane ata te devotshmit.
2:178. O ju qe besuat, u eshte bere obligim gjurmimi per denim per mbytje: i liri per te lirin, robi per robin, femra per femren. Kurse atij qe i falet dicka nga vellai i vet, atehere ajo le te percillet (e atij qe fal) kuptueshem dhe shpagimi (nga dorasi) atij le t’i behet me te mire. Kjo eshte nje lehtesim dhe meshire prej Zotit tuaj. E kush tejkalon pas ketij (pajtimi), ai ka nje denim te idhet.
2:179. O ju te zotet e mendjes, kjo mase e denimit eshte jete per ju, ashtu qe te ruheni (nga mbytja e njeri-tjetrit).
2:180. Kur ndonjerit prej jush i eshte afruar vdekja, nese le pasuri pas vete, testamenti (vasijeti) per prinderit dhe per te afermit u eshte bere juve obligim, por ashtu sic eshte drejt. Per ata qe jane te devotshem kjo eshte detyre qe lypet kryer.
2:181. Kush ben ndryshimin e tij pasi qe ta kete degjuar (ditur) ate, mekati per te u takon atyre qe ndryshojne. All-llahu degjon dhe di.
2:182. E kush frikesohet prej testamentuesit se gabimisht po largohet nga drejtesia, ose qellimisht do te beje mekat, ai qe ben pajtim ndermjet tyre, ai nuk ka mekat. Vertet All-llahu shume fale dhe shume meshiron.
2:183. O ju qe besuat, agjerimi u eshte bere obligim sikurse qe ishte obligim edhe i atyre qe ishin para jush, keshtu qe te beheni te devotshem.
2:184. (Jeni te obliguar per) Dite te caktuara, e kush eshte i semure prej jush ose eshte ne udhetim (e nuk agjeroi), atehere ai (le te agjeroje) me vone aq dite. E ata qe i rendon ai (nuk mund te agjerojne), jane te obliguar per kompensim, ushqim (ditor), i nje te varferi, ai qe nga vullneti jep me teper, ajo eshte aq me mire per te. Mirepo, po qe se e dini, agjerimi eshte me i mire per ju.
2:185. (Ato dite te numeruara jane) Muaji i Ramadanit qe ne te (filloi te) shpallet Kur’ani, qe eshte udherrefyes per njerez dhe sqarues i rruges se drejte dhe dallues (i te vertetes nga genjeshtra). E kush e perjeton prej jush kete muaj le te agjeroje, ndersa kush eshte i semure ose ne udhetim, le te agjeroje aq dite nga ditet e mevonshme. All-llahu me kete deshiron lehtesim per ju, e nuk deshiron veshtiresim per ju. (Te agjeroni ditet e leshuara me vone) Qe te plotesoni numrin, ta madheroni All-llahun per ate se u udhezoi dhe qe te falenderoni.
2:186. E kur robet e Mi te pyesin ty per Mua, Une jam afer, i pergjigjem lutjes kur lutesi me lutet, pra per te qene ata drejt te udhezuar, le te me pergjigjen ata Mua dhe le te me besojne Mua.
2:187. Naten e agjerimit u eshte lejuar afrimi te grate tuaja, ato jane prehje per ju dhe ju jeni prehje per ato. All-llahu e di se ju e keni mashtruar vetveten, andaj ua pranoi pendimin tuaj dhe ua fali gabimin. Tash e tutje bashkohuni me to dhe kerkoni ate qe ua ka caktuar All-llahu dhe hani e pini derisa qarte te dallohet peri i bardhe nga peri i zi ne agim, e pastaj agjerimin plotesojeni deri ne mbremje. E kur jeni te izoluar (ne i’tikafe) ne xhami, mos t’u afroheni atyre (per marredhenie intime). Keto jane dispozitat e All-llahut, pra mos i kundershtoni. Ja keshtu, ne kete menyre All-llahu ua sqaron njerezve argumentet e veta qe ata te ruhen.
2:188. Dhe mos e hani pasurine e njeri-tjetrit ne menyre te palejuar, e as mos u paraqitni me te (me ryshfet) te gjykatesit per te grabitur ne menyre te padrejte nje pjese te pasurise se njerezve, kur ju e dini (se pa te drejte po e hani ate).
2:189. Te pyesin ty per henen e re (dhe fazat e saj) Thuaj: “Ato jane percaktime te kohes per njerez dhe per haxh. Nuk eshte miresi te hyni nga mbrapa ne shtepite por eshte miresi kush ruhet (nga te keqijat). Ne shtepite hyni kah dyert e tyre dhe kini frike All-llahun qe ashtu te gjeni shpetim.
2:190. Dhe luftoni ne rrugen e All-llahut kunder atyre qe ju sulmojne e mos e teproni se All-llahu nuk i do ata qe e teprojne (e fillojne luften).
2:191. Dhe luftoni ata kudo qe t’i zini, deboni prej vendit ata sikurse ju perzuan ata juve. Provokimi (fitneja) eshte me i rende se vrasja. Mos i luftoni ata prane xhamise se shenjte (Qabes) deri qe ata t’ju luftojne juve aty, e nese ju sulmojne, atehere sulmoni edhe ju ata. I ketille eshte ndeshkimi ndaj pabesimtareve.
2:192. E nese heqin dore (nga provokimi), All-llahu eshte Ai qe fal dhe qe meshiron.
2:193. Luftoni ata (idhujtaret) derisa te zhduket propagandimi i idhujtareve dhe derisa te aplikohet feja vetem per All-llahun. E ne qofte se ndalen (nga propaganda dhe lufta), atehere lereni armiqesine, pervec atyre qe jane zullumqare.
2:194. Muaji i shenjte (i sivjetit) eshte per muajin e shenjte (te vjetit), e shenjterite (shkelja e tyre) jane mase ndeshkuese. Pra, kush ju sulmon juve, kthenia sulmin atij edhe ju po ne ate mase dhe kini frike nga All-llahu e ta dini se All-llahu eshte me te devotshmit.
2:195. Dhe jepni per ne rruge te All-llahut e mos e hidhni veten ne rrezik dhe beni mire, se me te vertete All-llahu i do bamiresit.
2:196. E kryeni haxhin dhe umren per hir te All-llahut, po ne qofte se pengoheni, atehere (therrni per kurban) cka t’ju vije me lehte prej kurbaneve, e mos i rruani kokat tuaja derisa te arrije kurbani vendin e caktuar. Po kush eshte prej jush i semure ose ka mundim koke (e rruhet para kohe) kompensimi eshte: agjerim, sadaka ose kurban. E kur jeni te sigurt, ai qe bene umren para haxhit (duhet therre) nje kurban qe i vjen me lehte, mirepo nese nuk ka, le te agjeroje tri dite gjate haxhit e shtate dite kur te ktheheni, keto jane dhjete dite te plota. Ky eshte rregull per ata qe nuk e kane familjen prane xhamise se shenjte. Pra kini dro All-llahun dhe dijeni se All-llahu eshte ndeshkues i rrepte.
2:197. Haxhi eshte ne muajt e caktuar e kush ben (ia fillon te zbatoje) haxhin ne keta muaj, nuk duhet afruar gruas, nuk ben te merr neper kembe dispozitat e sheriatit, as nuk duhet shkaktuar grindje. Cka punoni nga e mira, All-llahu di per to. Dhe pergatituni me furnizim (per rruge), e furnizimi me i mire eshte devotshmeria, e ju te zotet e mendjes kini drone Time.
2:198. Nuk eshte mekat per ju te kerkoni begati nga Zoti juaj (te beni ndonje tregti gjate haxhit). E kur te derdheni (hiqeni) prej Arafatit, permendeni All-llahun ne vend te shenjte (Muzdelife), permendeni Ate ashtu si u ka udhezuar Ai, sepse me pare ishit te humbur.
2:199. Pastaj zdirgjuni andej kah zdirgjen njerezit, kerkoni All-llahut falje, se All-llahu fal e eshte meshirues.
2:200. E kur t’i kryeni detyrat tuaja, permendeni All-llahun sikurse i perkujtoni prinderit tuaj, bile permendeni edhe me forte. Ka disa prej njerezve qe thone: “Zoti yne, na jep Ti neve ne kete bote”! Per te nuk ka asgje ne boten tjeter.
2:201. E, ka prej tyre asish qe thote: “Zoti yne na jep te mira ne kete jete, te mira edhe ne boten tjeter dhe na ruaj prej denimit me zjarr”!
2:202. Te tillet e kane shperblimin nga ajo qe e fituan. All-llahu eshte i shpejte ne llogari.
2:203. All-llahun permendeni ne ditet e caktuara (ne ditet e bajramit). Kush ngutet (te largohet prej Mines) per dy dite, nuk ben mekat, po edhe ai qe e shtyen (edhe per nje dite) nuk bene mekat, keto rregulla jane per ate qe don te jete i perpikte. Pra, kini kujdes All-llahun dhe dijeni se ju te Ai tuboheni.
2:204. Ka ndonje nga njerezit qe fjala e tij te mahnit, por vetem ne kete bote (meqe ne boten tjeter gjykon Ai qe i di te fshehtat), dhe per ate qe ka ne zemren e tij, e paraqet All-llahun deshmues, e ne realitet ai eshte kundershtari me i rrepte.
2:205. E posa te kthehet ai ne toke, vepron te beje shkaterrim ne te, te asgjesoje te korrat (mbjelljet) dhe gjallesat. E All-llahu nuk e do crregullimin (fesadin).
2:206. Dhe kur i thuhet atij: “Ki frike All-llahun”!, ate e kap eufori per pune mekati. Shtrat i shemtuar eshte ai qe i takon atij (xhehennemi).
2:207. Ka nga njerezit, i cili per hire te All-llahut e flijon vetveten, e edhe All-llahu eshte shume i meshirshem per robte e vet.
2:208. O ju qe besuat, hyni ne islamizmin e teresishem (perqafojeni fene islame ne teresi), e mos ndiqni rrugen e djallit, sepse ai eshte armik juaji i hapet.
2:209. E nese devijoni pasi qe u kane ardhur argumentet e qarta, ta dini pra se All-llahu eshte i plotfuqishem, i vetedijshem.
2:210. Ata nuk jane duke pritur tjeter, por vetem t’ju vije All-llahu (urdheri i All-llahut ne diten e gjykimit) nen hije te reve, (t’ju vijne) engjejt dhe ceshtja te jete e kryer (kush per xhennet e kush per xhehennem). Vetem te All-llahu eshte fundi i te gjitha ceshtjeve.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Perkethimi i Kur'an-it ne gjuhen Shqipe Empty Re: Perkethimi i Kur'an-it ne gjuhen Shqipe

Mesazh nga Alberti Sun 31 Jan 2010 - 7:05

2:211. Pyeti bijte e Israilit, se sa argumente te qarta u kemi dhene atyre (dhe nuk besuan). E kush e nderron te miren e All-llahut pasi qe t’i kete ardhur ajo, s’ka dyshim se ndeshkimi i All-llahut eshte i ashper.
2:212. Atyre qe nuk besuan, u eshte bere e hijshme jeta e kesaj bote dhe bejne tallje me ata qe besuan. Po ata qe u ruajten (besimtaret) ne diten e kijametit. All-llahu i jep (shperblim) pa mase atij qe e do.
2:213. Njerezit ishin nje popull (te fese se natyrshme islame) e (kur u percane) All-llahu dergoi pejgamberet pergezues dhe qortues, dhe atyre Ai u zbriti edhe librin me fakte te sakta per te gjykuar ne ate qe u kundershtuan ndermjet veti. Ne ate (liber) kundershtuan vetem ata qe kishin liber (ithtaret e librit). E perpos atyre qe iu kishte dhene ai (libri) dhe u kishin ardhur argumente te qarta, nuk kundershtoi kush ne te (ne librin), po edhe ate (kundershtim e bene), nga zilia ndermjet tyre, mirepo All-llahu me meshiren e Tij i udhezoi ata qe besuan tek e verteta e asaj per cka ishin kundershtuar. All-llahu e ve ne rruge te drejte ate qe deshiron.
2:214. Po ju menduat se do te hyni ne xhennet, pa u provuar edhe ju me shembullin e atyre qe ishin para jush, te cilet i paten goditur skamjet e vuajtjet dhe qene tronditur, saqe i derguari thoshte, e me te edhe ata qe kishin besuar: “Kur do te jete ndihma e All-llahut”?! Ja (u erdhi ndihma) vertet ndihma e All-llahut eshte afer”!
2:215. Te pyesin se c’do te japin. Thuaj: “Ate qe jepni prej pasurise jepni per prinderit, jepni per te afermit, per bonjaket, per te varferit, per kurbetcinjte. E cdo te mire qe punoni, s’ka dyshim se All-llahu e di.
2:216. Juve u eshte bere obligim lufta, ndonese ju e urreni ate. Por mund qe ju ta urreni nje send, e ai eshte shume i dobishem per ju, dhe mund qe ju ta doni nje send, e ai eshte dem per ju. All-llahu e di (fundin e cdo sendi) e ju nuk dini.
2:217. Te pyesin per luften ne muajin e shenjte, thuaj: “Lufta ne te eshte e madhe (mekat i madh), por pengimi nga rruga e All-llahut, mosbesimi ndaj Tij, pengimi nga xhamia e shenjte (Qabja) dhe debimi i banoreve te saj nga ajo, jane mekate edhe me te medha tek All-llahu. E provokimi (kunder muslimaneve) eshte edhe me i madh se mbytja. Ata do t’ju luftojne juve vazhdimisht per t’ju zbrapsur, nese munden, nga feja juaj. E kush zbrapset prej jush nga feja e tij dhe vdes si pabesimtar, ata i kane zhdukur veprat e veta ne kete jete dhe ne jeten tjeter. Te tillet jane banore te zjarrit dhe ne te do te qendrojne perjetshem.
2:218. Ata te cilet besuan, ata qe u shperngulen dhe luftuan ne rrugen e All-llahut, ata meritojne te shpresojne ne meshiren e Tij. All-llahu fale shume dhe eshte meshirues.
2:219. Te pyesin ty per veren dhe bixhozin. Thuaj: “Qe te dyja jane mekat i madh, e ka edhe dobi ne to (te pakta) per njerez, por demi i tyre eshte me i madh se dobia e tyre. Te pyesin ty edhe se c’do te japin. Thuaj: “Tepricen”! Keshtu ua sqaron All-llahu juve argumentet ashtu qe te mendoni (cka eshte mire e cka eshte keq).
2:220. (te mendoni) Per kete bote dhe per boten tjeter. Dhe te pyesin ty per bonjaket. Thuaj: “Po t’i ndihmoni ne punet e tyre eshte me mire, e nese i perzieni (pasurine e tyre me tuajen), ata jane vellezerit tuaj. All-llahu di te dalloje qellimkeqin nga qellimmirin. E sikur te deshironte All-llahu do t’ju rendoje. All-llahu eshte me i fuqishmi, me i urti.
2:221. Mos u martoni me idhujtare deri qe ato te besojne (Zotin). Nje robereshe besimtare eshte me e vlefshme se nje idhujtare, edhe nese ajo (idhujtarja) ju mahnite. Mos u martoni as me idhujtare deri qe ata te besojne (Zotin). Nje rob besimtar eshte me i vlefshem se idhujtari edhe nese ai ju mahnit. Ata ju ftojne per ne zjarr, e All-llahu me meshiren e vet ju fton per ne xhennet, per ne shpetim dhe u sqaron njerezve argumentet e veta, ashtu qe ata te perkujtojne.
2:222. Te pyesin ty per te menstruacionin (hajdin). Thuaj: “Ajo eshte gjendje e neveritur, andaj largohuni prej grave gjate menstruacionit dhe mos iu afroni atyre (per marredhenie) derisa te pastrohen. E kur te pastrohen, atehere afrohuni atyre ashtu sic u ka lejuar All-llahu. All-llahu i do ata qe pendohen dhe ata qe ruhen prej puneve te ndyta e te neveritshme.
2:223. Grate tuaja jane vendmbjellje e juaj, afrohuni vendmbjelljes suaj si te deshironi, por pergatitni per veten tuaj, dhe kini frike All-llahun, e ta dini se fundi juaj eshte tek Ai, e besimtareve jepu myzhde.
2:224. E mos e beni All-llahun peng te betimeve tuaja (kur betoheni ne Te), kur doni te beni vepra te mira, te silleni mire dhe te beni pajtim ndermjet njerezve. All-llahu i degjon te gjitha dhe i di.
2:225. All-llahu nuk ju merr ne pergjegjesi per betimet tuaja te paqellimta, por ju merr per ato qe i beni qellimisht me gjithe zemer. All-llahu eshte i bute dhe fale shume.
2:226. Ata qe betohen se do te largohen prej grave te tyre (te mos bejne kontakt me to), afati i pritjes eshte kater muaj. Ne qofte se kthehen ata (heqin dore nga betimi), s’ka dyshim, All-llahu ben falje dhe meshiron.
2:227. E ne qofte se ata kane vendosur per shkurorezim, All-llahu degjon (fjalet e tyre) i di (qellimet e tyre).
2:228. E ato gra qe jane shkurorezuar jane te obliguara te presin tre menstruacione. Nese ato i besojne All-llahut dhe dites se fundit, atyre nuk u lejohet ta fshehin ate qe All-llahu e krijoi ne mitrat e tyre. E burrat e tyre kane me shume te drejta qe gjate asaj kohe, nese duan pajtim, t’i rikthejne ato. Edhe atyre (grave) u takon e drejta sikurse edhe pergjegjesia ne bashkeshortesi, e burrave u takon nje perparesi ndaj tyre. All-llahu eshte i gjithefuqishem, i urte.
2:229. Leshimi (pas te cilit mund te behet rikthimi) eshte dy here, e (pastaj) ose jete e njerezishme (bashkeshortore) ose shkurorezim me mirekuptim. E juve (burrave) nuk u lejohet t’u merrni asnje send nga ajo qe u keni dhuruar (si niqah), vetem nese qe te dy frikesoheni se nuk do te mund t’i ruani dispozitat e All-llahut (ne bashkeshortesi). E nese keni frike se ata te dy nuk do te mund t’i ruajne dispozitat e All-llahut, atehere per ate, me cka ajo ben kompensim, per ata te dy nuk ka mekate. Keto jane dispozita te All-llahut, pra mos i kundershtoni, sepse kush i tejkalon dispozitat e All-llahut, pikerisht te tillet jane zullumqaret.
2:230. E ne qofte se ai (burri) e leshon ate (per here te trete), pas atij (leshimi) nuk lejohet me derisa te martohet ajo per nje burre tjeter. E nese ai (burri i dyte) e leshon ate, atehere per ata dy, po qe se mendojne se do t’i zbatojne dispozitat e All-llahut, nuk ka pengese te rikthehen (ne bashkeshortesi). Keto jane dispozita te All-llahut qe ia sqaron nje populli qe kupton.
2:231. E kur t’i keni leshuar grate dhe ato i afrohen afatit te tyre, atehere ose mbani si duhet ose i leni si duhet (te kryejne afatin), e mos i mbani sa per t’i demtuar, e te beheni te padrejte. E kush ben ate, ai e ka demtuar vetveten. Dispozitat e All-llahut mos i merrni per shaka. Perkujtoni te mirat e All-llahut ndaj jush edhe ate qe ua shpalli Kur’anin dhe dispozitat e sheriatit me te cilat ju udhezon, dhe keni frike All-llahun e dijeni se All-llahu eshte i gjithedijshem per cdo send.
2:232. Dhe kur i leshoni grate, e ato e permbushin afatin e tyre (te pritjes), nese pelqejne mes vete ashtu si kerkojne rregullat, mos i pengoni qe te martohen per burrat e tyre. Me kete keshillohet ai qe prej jush e beson All-llahun dhe boten tjeter, kjo eshte me e dobishme per ju, me e paster, se All-llahu e di, e ju nuk e dini.
2:233. Nenat, ato qe duan ta plotesojne gjidhenien, jane te obliguara t’u japin gji femijeve te vet dy vjet te plota. I ati i femijes eshte i obliguar per furnizimin dhe veshmbathjen e tyre (gruas) ashtu si eshte rregull. Askush nuk ngarkohet me teper, vetem aq sa ka mundesi. Asnje nene nuk ben te demtohet me femijen e saj, e as babai me femijen e tij. Po ashtu eshte i obliguar edhe trashegimtari (i femijes). E nese pas nje konsultimi dhe pelqimi (prinderit) shfaqin deshiren per nderprerjen (me heret) e gjinit, nuk eshte ndonje mekat per ta. Nese ju (baballaret) per femijen tuaj deshironi gjidhenese tjeter me kusht qe pagesen t’ia beni ne menyre te duhur, nuk eshte ndonje mekat. Kini frike nga All-llahu dhe dijeni se All-llahu sheh cka punoni.
2:234. E ata qe vdesin dhe lene gra pas vete, ato (grate) presin kater muaj e dhjete dite. E kur ta kryejne ato afatin e tyre, nuk eshte mekat per ju (familja kujdestare) per ate qe bejne ato ne menyre te njerezishme me veten e tyre. All-llahu hollesisht e di cka veproni.
2:235. Paraqitja juaj per martese ndaj grave (qe kane kryer afatin e tyre), ne menyre te terthorte, ose mbajtja fshehte ne veten tuaj, nuk eshte mekat per ju. All-llahu e di se ju do t’ua permendni atyre (deshiren per martese), por kurrsesi mos u premtoni atyre fshehtazi (dic tjeter), perpos t’u thoni fjale te lejuara. Dhe mos vendosni lidhjen e kurores derisa te perfundoje afati i caktuar. Ta dini se All-llahu e di cka fshehni ne vete, pra kini frike prej Atij, dhe dijeni se All-llahu fale shume, eshte i bute.
2:236. Nuk eshte mekat per ju nese i leshoni grate pa pasur kontakt (martese) me to dhe para se t’u caktoni atyre ndonje caktim (kurore-nikah), po pajisni ato (me ndonje pajisje), pasaniku sipas mundesise se tij dhe i varferi sipas mundesise se tij. Nje pajisje e zakonshme eshte obligim per bemiresit.
2:237. E nese i leshoni ato para se te kontaktoni, por u keni pas caktuar atyre nje caktim (kurore), atehere duhet t’u jepni gjysmen e asaj qe e keni caktuar, pervec nese ato ju falin ose ju fale ai ne duart e te cilit eshte lidhja e kurores. E te falni (burra ose gra) eshte me afer devotshmerise, e mos e harroni bamiresine ndermjet jush. Vertet, All-llahu sheh ate qe veproni.
2:238. Vazhdoni rregullisht namazet (faljet), e edhe ate namazin e mesem, dhe ndaj All-llahut te jeni respektues (ne namaze).
2:239. E nese keni frike (nga armiku), atehere faluni duke ecur ose duke kaleruar, por kur te jeni te siguruar, perkujtojeni (me namaz) All-llahun ashtu si u mesoi Ai per ate qe ju nuk dinit.
2:240. Ata qe vdesin nga mesi i juaj dhe lene pas vete gra, le te testamentojne (lene porosi) per grate e tyre, furnizimin per nje vjet, duke mos i nxjerre prej shtepise. E nese (me deshiren e vet) dalin, nuk eshte mekat per ju per ate pune te lejueshme qe bejne ato me vetveten. All-llahu eshte me i fuqishmi, me i dituri.
2:241. Per te devotshmit eshte obligim qe edhe per grate e leshuara te bejne nje furnizim te zakonshem.
2:242. Keshtu, qe t’i kuptoni, All-llahu ua shpjegon argumentet e veta.
2:243. A nuk di per ata, te cilet nga frika prej vdekjes u larguan prej atdheut te vet, e te cilet ishin me mijera, e All-llahu atyre u tha: “Vdisni”! (ata vdiqen). Pastaj i ngjalli. All-llahu eshte shume bamires per njerez, por shumica e njerezve nuk jane mirenjohes.
2:244. Luftoni per hir te All-llahut, e te dini se All-llahu degjon, di.
2:245. Kush eshte ai qe i huazon All-llahut nje hua te mire, e Ai t’ia shtoje atij shumefish ate? All-llahu shtrengon (varferon) dhe cliron (begaton) dhe kthimi juaj eshte vetem tek Ai.
2:246. A nuk ke marre vesh per parine e bijeve te israilit pas Musait? Kur i paten thene nje te derguari te tyre (Shem’unit): “Cakto per ne nje sundues e te luftojme ne rrugen e All-llahut”! Ai (pejgamberi) tha: “A mund te ndodhe qe nese lufta u behet obligim ju te mos luftoni”! Ata thane: “E c’kemi ne qe te mos luftojme ne rrugen e All-llahut, kur dihet se ne jemi debuar nga atdheu dhe bijte tane”? E kur u obliguan me lufte, pervec nje pakice prej tyre, ata u zbrapen. All-llahu eshte i njohur per punet e zullumqareve.
2:247. Pejgamberi i tyre u tha: “All-llahu caktoi sundues tuajin Talutin”. Ata thane: “Si mund te jete ai sundues yni, kur ne kemi me shume merite se ai per sundim, madje ai edhe nuk eshte i pasur”? Ai tha: “All-llahu e zgjodhi ate sundues tuajin dhe e pajisi me dituri te gjere e me fuqi trupore”! All-llahu ia jep sundimin e vet atij qe do, All-llahu eshte dhurues i madh, i dijshem.
2:248. Pejgamberi i tyre u tha: “Shenje e sundimit te tij eshte qe t’ju sjelle arken, qe e bartin engjejt dhe qe ne te gjeni qetesim (shpirteror) nga Zoti juaj, e edhe dicka qe ka mbetur nga thesari i familjes se Musait dhe Harunit. S’ka dyshim se ky, po qe se jeni besimtare, eshte nje fakt per ju”.
2:249. E kur doli (prej qytetit) Taluti me ushtrine, tha: “All-llahu do t’ju sprovoje me nje lume, e ai qe pi prej atij, ai nuk eshte me mua, e kush nuk e shijon ate, ai eshte me mua, pervec atij qe me doren e vet e pi nje grusht”! Mirepo, me perjashtim te nje pakice prej tyre, te tjeret pine nga ai. E kur e kaloi ai (Taluti) ate se bashku me te edhe ata qe ishin besimtare thane: “Ne sot nuk kemi fuqi kunder Xhalutit dhe ushtrise se tij”! Po ata qe ishin te bindur se do ta takonin All-llahun thane: “Sa e sa grupe te vogla me deshiren e All-llahut kane triumfuar ndaj grupeve te medha”! All-llahu eshte me durimtaret.
2:250. E kur i dualen perballe Xhalutit dhe ushtrise se tij, thane: “Zoti yne! Na dhuro durim! Na i perforco kembet tona dhe na ndihmo kunder pabesimtareve!
2:251. Me ndihmen e All-llahut i thyen ata, e Davudi e mbyti Xhalutin dhe All-llahu i dha atij (Davudit) sundimin, pejgamberllekun dhe e mesoi ate per cdo gje qe deshi. Dhe sikur All-llahu te mos i mbronte njerezit me disa prej disa te tjereve, do te shkaterrohej toka, po All-llahu eshte bamires i madh ndaj njerezimit.
2:252. Keto jane argumente te All-llahut, po t’i lexojme ty me saktesi, e s’ka dyshim se ti (Muhammed) je prej te derguarve.
2:253. Keta (per te cilet te rrefyem) jane te derguarit, disa prej tyre i dalluam nga te tjeret, prej tyre pati qe All-llahu u foli, disa i ngriti ne shkalle me te larte, Isait, birit te Merjemes i dhame argumente dhe e perforcuam me shpirtin e shenjte (Xhibrilin). E sikur te donte All-llahu, nuk do te mbyteshin ndermjet vete ata (populli) qe ishin pas tyre, pasi qe atyre u paten zbritur argumentet, por ata megjithate u percane. E pati prej tyre qe besuan dhe pati te tille qe nuk besuan,e sikur te deshironte All-llahu ata nuk do te mbyteshin, por All-llahu punon cka deshiron.
2:254. O ju qe keni besuar, para se te vije nje dite kur nuk do te kete as shitblerje, as miqesi, e as ndermjetesim, jepni nga ajo me cka Ne u furnizuam juve. Pabesimtaret jane mizore.
2:255. All-llahu eshte nje, nuk ka zot tjeter pervec Atij. Ai eshte mbikqyres i perhershem dhe i perjetshem. Ate nuk e kap as kotja as gjume, gjithcka ka ne qiej dhe ne toke eshte vetem e Tij. Kush mund te ndermjetesoje tek Ai, pos me lejen e Tij, e di te tashmen qe eshte prane tyre dhe te ardhmen, nga ajo qe Ai di, tjeret dine vetem aq sa Ai ka deshiruar, Kursija e Tij (dija-sundimi) perfshijne qiejt dhe token. Kujdesi i Tij ndaj te dyjave, nuk i vjen rende, Ai eshte me i larti, me i madhi.
2:256. Ne fe nuk ka dhune. Eshte sqaruar e verteta nga e kota. E kush nuk i beson te pavertetat e i beson All-llahut, ai eshte kapur per lidhjen me te forte, e cila nuk ka keputje. All-llahu eshte degjues i dijshem.
2:257. All-llahu eshte mbikeqyres i atyre qe besuan, i nxjerr ata prej erresirave ne drite. E kujdestare te atyre qe nuk besuan jane djajte qe i nxjerrin ata prej drite e i hudhin ne erresira. Ata jane banore te zjarrit, ku do te qendrojne pergjithmone.
2:258. A nuk ke arritur te dijsh per ate qe perse All-llahu i kishte dhene pushtet, ai (Nemrudi) polemizoi me Ibrahimin rreth Zotit te tij. Kur Ibrahimi tha: “Zoti im eshte Ai qe jep jete dhe vdekje”! Ai tha: “Edhe une jap jete dhe vdekje”! Ibrahimi tha: “Zoti im e sjell diellin nga lindja, sille pra ti ate nga perendimi”? Atehere ai qe nuk besoi mbeti i hutuar. All-llahu nuk e shpie ne rruge te drejte popullin mizor.
2:259. Ose (nuk je i njohur) me shembullin e atij qe kaloi prane nje fshati qe ishte rrenuar ne kulmet e tij, e tha: “Si e ngjalle All-llahu kete pas shkaterrimit te tij”? E All-llahu e beri te vdekur ate (pyetesin - Uzejrin) njeqind vjet, pastaj e ringjalli dhe i tha: “Sa qendrove (i vdekur)”? Ai tha: “Nje dite, ose nje pjese te dites”! Ai (All-llahu) Tha: “Jo, por ke ndenjur (i vdekur) njeqind vjet, shikoje ushqimin dhe pijen tende si nuk eshte prishur, e shikoje edhe gomarin tend (si i jane shkaperderdhur eshtrat). E per te bere ty argument per njerezit (beme kete sprove), shiko se si i kombinojme eshtrat e pastaj i veshim me mish. E kur iu be e qarte atij tha: “U binda se me te vertete All-llahu ka mundesi per cdo send”!
2:260. Perkujto kur Ibrahimi tha: “Zoti im, me mundeso te shoh se si i ngjalle te vdekurit”? Ai (Zoti) tha: “A nuk je i besueshem”? Ai (Ibrahimi) tha: “Po, por desha qe zemra ime te ngopet (bindje)”! Ai (Zoti) tha: “Merri kater shpende prane vete (theri e copetoi), e pastaj ne cdo koder vendoje nga nje pjese te tyre, mandej thirri ato, do te vijne ty shpejte, e dije se All-llahu eshte i gjithefuqishmi, i urti”.
2:261. Shembulli i pasurise se atyre qe e japin ne rrugen e All-llahut eshte si i nje kokrre qe i mbine shtate kallinj, ne secilin kalli njeqind kokrra. All-llahu ia shumefishon (shperblimin) atij qe deshiron, All-llahu eshte bujar i madh, i di qellimet.
2:262. Ata qe per hir te All-llahut e japin pasurine e tyre, e pastaj ate qe e dhane nuk e percjellin me te permendur e me mburrje, ata e kane shperblimin e vet te Zoti i tyre, per ata nuk ka frike, ata as qe do te brengosen.
2:263. Nje fjale e mire dhe nje lehtesim (qe i behet lypesit) eshte me e dobishme se nje lemoshe qe percillet me te keqe. All-llahu nuk ka nevoje per aske, eshte i bute.
2:264. O ju qe besuat, mos i prishni lemoshat tuaja me te krenuar e me ofendim sic ben ai qe e jep pasurine e vet sa par sy e faqe te njerezve, e nuk e beson All-llahun dhe as boten tjeter. Shembulli i tij eshte si nje gur i madh e i lemuar qe mbi te ka pak dhe, e kur e godet ate nje shi i madh e le te zhveshur (lakuriq). Ata (formalistet) nuk arrijne asgje nga ajo qe punuan. All-llahu nuk e udhezon popullin jobesimtar.
2:265. E shembulli i atyre qe pasurine e vet e japin nga bindja e tyre e duke kerkuar kenaqesine e All-llahut, i perngjan nje kopshti ne nje rrafshnalte qe i bie shi i madh, e ai jep fruta te dyfishte. Po edhe nese nuk i bie shi i madh, i bie nje rige (qe i mjafton). All-llahu sheh ate qe veproni.
2:266. A deshiron ndonjeri prej jush qe ka nje kopsht me hurma e rrush, ne te cilin rrjedhin lumenj,qe ne te ka nga te gjitha frutet, e ate (pronarin e kopshtit) ta kete kapur pleqeria dhe ai te kete pasardhes te mitur, e ate (kopshtin) ta godase ndonje stuhi me zjarr e ta djege. Keshtu All-llahu ua sqaron argumentet per te menduar ju.
2:267. O ju qe besuat, jepni nga me e mira e asaj qe e fituat dhe nga ajo qe u dhame prej tokes, e mos nxitoni ta jepni ate me te pavlefshmen nga ajo, e qe ju nuk do ta pranonit per vete vetem symbyllas. E, dijeni se All-llahu s’ka nevoje per ju, eshte i madheruar.
2:268. Djalli ju frikeson nga varferia dhe ju urdheron per te keqija, e All-llahu ju garanton falje (mekatesh) e begati; All-llahu eshte dhurues i madh, i dijshem.
2:269. Ai ia dhuron urtesine atij qe do, e kujt i eshte dhene urtesia, atij pra i eshte dhuruar miresi e madhe, pervec te mencurve kete nuk e kupton kush.
2:270. All-llahu di per ate qe e keni dhene nga pasuria ose keni zbatuar ndonje premtim (nedher), e per ata mekataret nuk ka ndonje ndihmetare.
2:271. Nese lemoshat i jepni haptazi, ajo eshte mire, por nese ato ua jepni te varferve fshehurazi, ajo eshte edhe me e mire per ju dhe Ai ua largon (me pune te mira) te keqijat. All-llahu eshte i njohur hollesisht per veprat tuaja.
2:272. Nuk eshte obligim yti (Muhammed) udhezimi i tyre (ne rruge te drejte), All-llahu e shpie ne rruge te drejte ate qe do. Ckado qe te jepni nga pasuria, e keni per veten tuaj, po mos jepni per tjeterke, por vetem per hir te All-llahut, e ckado qe t’u jepni te tjereve nga pasuria, ajo do t’u kompensohet ne menyre te plote duke mos u demtuar ju”.
2:273. (Jepni) per te varferit qe jane te angazhuar ne rrugen e All-llahut dhe nuk kane mundesi te gjallerojne me toke, duke qene se ata nuk lypin, prandaj ai qe nuk e di gjendjen e tyre mendon se ata jane te pasur. Ata i njeh nga vete pamja e tyre (te rraskapitur), por nuk kerkojne e as nuk i merzitin njerezit. Pra ckado qe te jepni nga pasuria, s’ka dyshim se ate All-llahu e di shume mire.
2:274. Ata, te cilet pasurine e vet e shperndajne (ne rruge te Zotit) naten e diten, fshehurazi ose haptazi, ata shperblimin e vet e kane te Zoti i tyre dhe per ta nuk ka as frike as pikellim.
2:275. Ata qe e hane kamaten, ata nuk ngrihen ndryshe vetem se si ngrihet ai cmenduri nga te prekurit e djallit. (Bejne) keshtu ngase thane: “Edhe shitblerja nuk eshte tjeter, por njesoj sikurse edhe kamata”! E All-llahu e ka lejuar shitblerjen, por e ka ndaluar kamaten. Atij qe i ka arritur keshille (udhezim) prej Zotit te tij dhe eshte ndale (prej kamates), atij i ka takuar e kaluara dhe ceshtja e saj mbetet te All-llahu, e kush e perserit (pas ndalimit), ata jane banues te zjarrit, ku do te mbesin pergjithmone.
2:276. All-llahu e zhduk kamaten dhe e shton lemoshen, All-llahu nuk e do asnje beseprere dhe mekatar.
2:277. S’ka dyshim se ata qe besuan dhe bene vepra te mira, e falen namazin dhe e dhane zekatin, ata i pret shperblim i madh te Zoti i tyre, ata nuk do te kene kurrfare frike as brengosje.
2:278. O ju qe besuat, kini frike All-llahun dhe nese jeni besimtare te sinqert , hiqni dore prej asaj qe ka mbetur nga kamata.
2:279. E ne qofte se nuk e beni kete (nuk heqni dore nga kamata), atehere binduni se jeni ne konflikt me All-llahun dhe te derguarin e Tij. E nese jeni penduar, atehere juve ju takon kryet e mallit tuaj - aske nuk demtoni, e as vete nuk demtoheni.
2:280. Po ne qofte se ai (borxhliu) eshte ne gjendje te veshtire, atehere beni nje pritje derisa te vije ne nje clirim. E t’ia falni (borxhin) ne emer te lemoshes, ajo, nese e dini, eshte shume me e mire per ju.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Perkethimi i Kur'an-it ne gjuhen Shqipe Empty Re: Perkethimi i Kur'an-it ne gjuhen Shqipe

Mesazh nga Alberti Sun 31 Jan 2010 - 7:05

2:281. Dhe ruajuni nje dite kur ne te ktheheni te All-llahu, dhe secilit njeri i plotesohet ajo qe e ka fituar, dhe atyre nuk u behet e padrejte.
2:282. O besimtare, kur merrni hua prej njeri-tjetrit per nje afat te caktuar, shkruajeni ate. Dhe nga gjiu juaj le te shkruaje nje shkrues i drejte dhe te mos ngurroje nga te shkruarit ashtu sic e ka mesuar All-llahu. Le te shkruaje, e atij le t’i diktoje ai qe pranon borxhin, le t’i frikesohet All-llahut, Zotit te tij e te mos lere mangut asnje send nga ai. E ne qofte se ai qe ngarkohet me borxh eshte i paafte mentalisht, eshte i mitur ose nuk eshte ne gjendje te diktoje, atehere le te diktoje drejt kujdestari i tij. Kerkoni te deshmojne dy deshmitare burra nga mesi juaj, e ne qofte se nuk jane dy burra, atehere nje burre e dy gra, nga deshmitaret qe i pelqeni. (Dy gra ne vend te nje burri) Per ate se nese njera prej tyre gabon, t’ia perkujtoje tjetra. Deshmitaret te mos refuzojne kur te thirren. Dhe mos pertoni per ta shkruar ate dhe afatin e tij, i vogel qofte ose i madh, sepse kjo eshte me e drejte tek All-llahu, me e forte per deshmi dhe me afer mosdyshimit. Vetem nese eshte tregti e menjehershme (dora-doras) qe e praktikoni midis jush, atehere nuk eshte ndonje mekat te mos e shenoni. Por, kur beni shitblerje, deshmojnie. E ai (pronari i pasurise) nuk demton as shkruesit as deshmitaret, e nese beni (demtimin), ai eshte mosrespekt juaji (ndaj dispozitave te All-llahut). Kini frike All-llahun se All-llahu ju dhuron dituri (te jashtezakonshme), All-llahu eshte i gjithedijshem per cdo send.
2:283. E ne qofte se gjendeni ne udhetim dhe nuk gjeni shkrues, atehere merrni peng (paradhenie ose kapar). E nese i besoni njeri-tjetrit, atij qe i eshte besuar le ta zbatoje ate (amanetin) qe i eshte besuar, dhe le ta kete frike All-llahun, Zotin e tij. Mos e fshehni deshmine, sepse ai qe e fsheh ate, ai eshte mekatar me zemren e vet, All-llahu di ate qe veproni.
2:284. Vetem te All-llahut jane gjithecka ka ne qiej dhe c’ka ne toke, e per ate qe e keni ne shpirtin tuaj, e shfaqet haptazi ose e mbajtet fshehte, All-llahu do t’ju marre ne pergjegjesi, e Ai ia fal atij qe do dhe e denon ate qe do. All-llahu ka mundesi per cdo send.
2:285. I derguari i besoi asaj qe iu shpall prej Zotit te tij, e ashtu edhe besimtaret. Secili i besoi All-llahut, engjejve te Tij, shpalljeve te Tij, te derguarve te Tij. Ne nuk bejme dallim ne asnjerin nga te derguarit e Tij, dhe thane: “Iu pergjigjem thirrjes dhe respektuam urdherin. Kerkojme faljen tende o Zoti yne! Vetem te Ti eshte ardhmeria jone”.
2:286. All-llahu nuk e obligon asnje njeri pertej mundesise se tij, atij (njeriut) i takon ajo qe e fitoi dhe atij i bie ajo (e keqe) qe e meritoi. “Zoti yne, mos na deno nese harrojme ose gabojme! Zoti yne, mos na ngarko neve barre te rende sic i ngarkove ata qe ishin para nesh! Zoti yne, mos na ngarko me ate per te cilen ne nuk kemi fuqi! Na i shlyej mekatet, na i mbulo te keqijat, na meshiro. Ti je mbrojtesi yne, na ndihmo kunder popullit pabesimtar!

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Perkethimi i Kur'an-it ne gjuhen Shqipe Empty Re: Perkethimi i Kur'an-it ne gjuhen Shqipe

Mesazh nga Alberti Sun 31 Jan 2010 - 7:06

3.Ali-Imran


Me emrin e All-llahut, Meshiruesit, Meshireberesit!



3:1. Elif, Lam, Mim.
3:2. All-llahu eshte Nje, e nuk ka te adhuruar (Zot) pos Tij, eshte i perjetshem, mbikeqyres.
3:3. Ai ta zbret ty (Muhammed) librin me argument qe eshte vertetues i librave te meparshem. Ai e zbriti me pare Tevratin dhe Inxhilin.
3:4. Udherrefim per njerez, e zbriti edhe Furkanin (dalluesin e se vertetes nga genjeshtra). S’ka dyshim se ata qe mohojne argumentet e All-llahut i pret ndeshkimi i rrepte. All-llahut eshte ngadhenjyes, shpagimtar.
3:5. S’ka dyshim se All-llahut nuk mund t’i fshihet asgje ne toke e as ne qiell.
3:6. Ai eshte qe ju krijon (formon) juve ne mitra ashtu si te doje. S’ka Zot pos Tij, e qe eshte fuqiplote, i urti.
3:7. Ai eshte qe ta zbriti librin ty e qe ne te ka ajete te qarta dhe ato jane baze e librit, e ka te tjere qe nuk jane krejtesisht te qarte (muteshabih). E ata, qe ne zemrat e tyre kane anim kah e shtrembeta, ata gjurmojne ate qe nuk eshte krejt e qarte per te shkaktuar huti, e kinse kerkojne komentin e tyre. Po, pos All-llahut askush nuk e di domethenien e tyre te sakte. Dijetaret e pajisur me dituri thone: “Ne u kemi besuar atij (atyre qe jane te paqarta), te gjitha jane nga Zoti yne”! Por kete e kuptojne vetem ata qe jane te zotet e mendjes.
3:8. “Zoti yne, mos na i lako zemrat tona pasi na drejtove, na dhuro meshiren Tende, pse vetem Ti je dhuruesi i madh”.
3:9. “Zoti yne Ti je ai qe ne nje dite do t’i tubosh njerezit, dite qe per te cilen nuk ka dyshim. All-llahu nuk e shkele premtimin e vet”.
3:10. Eshte e vertete se atyre qe nuk besuan nuk do t’u vleje asgje para All-llahut, as pasuria e as femijet e tyre. Ata vete jane lende e zjarrit.
3:11. Si gjendja e pasardhesve te faraonit dhe e atyre qe ishin para tyre, qe pergenjeshtruan argumentet tona, e All-llahu i shkaterroi me fajet e tyre, All-llahu ndeshkon shume ashper.
3:12. Thuaju atyre qe nuk besuan: “Do te jeni te mposhtur (ne kete jete) dhe do te hidheni ne xhehennem. Sa i shemtuar eshte ai djep (shtrat)”.
3:13. Ju (jehudi) patet nje pervoje te madhe ne ato dy grupe qe u konfrontuat ndermjet vete. Njeri grup luftonte ne rrugen e All-llahut, e tjetri ishte pabesimtar, dhe me shikimin e syve te tyre i shihnin se ishin dy here me shume se besimtaret. Po, All-llahu me ndihmen e vet perforcon ate qe do. Vertet, ne kete eshte nje pervoje e madhe per ata qe kane mendje te kthjellet.
3:14. Njerezve u eshte zbukuruar dashuria ndaj te kendshmeve, ndaj grave, djemve e ndaj pasurise se grumbulluar nga ari e argjendi, ndaj kuajve te stolisur, bagetise e bujqesise. Keto jane kenaqesi te kesaj bote, po tek All-llahu eshte e ardhmja me e mire.
3:15. Thuaj: “A t’ju kumtoj per dic shume me te mire se ato (kenaqesite e Dunjase)? Per ata qe jane ruajtur, ata kane tek Zoti i tyre xhennete neper te cilat rrjedhin lumenj dhe aty do te jene pergjithmone, kane bashkeshorte te pastra e gezojne edhe kenaqesine e All-llahut. All-llahu eshte i kujdesshem per robte.
3:16. Ata te cilet thone: “Zoti yne, ne sinqerisht besuam, na i fale mekatet tona na ruaj prej ndeshkimit te zjarrit”!
3:17. Dhe ata qe jane te durueshem, te drejte, te devotshem e doredhenes dhe te cilet ne kohen e agimit (syfyrit) kerkojne ndjese.
3:18. All-llahu vertetoi se nuk ka zot tjeter pervec Tij, e deshmuan edhe engjejt e dijetaret, dhe se Ai eshte Zbatues i drejtesise. Nuk ka zot pervec Tij, Fuqiplotit e te Urtit.
3:19. Feja e pranueshme tek All-llahu eshte Islami, e atyre qe u eshte dhene libri, pasi mesuan per te verteten, vetem nga zilia mes vete kundershtuan. E kush mohon argumentet e All-llahut, le ta dije se All-llahu shpejte do t’i jape llogarine.
3:20. E nese ata polemizojne me ty, ti thuaj: “Une me tere qenien time i jam dorezuar All-llahut, e edhe ithtaret e mij”! E thuaju edhe atyre qe u eshte dhene libri dhe injoranteve: “A pranuat fene islame”? Nese e pranuan islamin, atehere e kane gjetur te verteten, e nese refuzojne, ti ke per obligim vetem t’u kumunikosh; All-llahu i di shume mire punet e robeve.
3:21. Ata qe mohojne argumentet e All-llahut, mbysin pejgamberet pa fare te drejte, mbysin edhe njerez qe keshillojne per te drejten, ti ata lajmeroi per nje ndeshkim te dhembshem e pikellues.
3:22. Ata veprat e tyre i asgjesuan ne kete bote dhe ne boten tjeter, ata nuk kane ndonje mbrojtes.
3:23. A nuk i sheh ti ata, te cileve u eshte dhene mjaft nga libri, kur thirren qe ndermjet tyre te gjykoje libri i All-llahut, se si nje grup prej tyre prapesohet. Ata jane refuzues.
3:24. E ate (e benin) ngase ata thonin: “Neve nuk do te na djege zjarri vetem per pak dite te numeruara, e ajo qe shpifen per fene e tyre, i mashtroi keq”.
3:25. E, si do te jete gjendja e tyre kur Ne do t’i tubojme ata nje dite, per te cilen nuk ka dyshim dhe cdo njeriu do t’i ofrohet ajo qe e ka fituar, duke mos iu bere atyre kurrnje e padrejte.
3:26. Thuaj: “O All-llah, Sundues i cdo sendi, Ti ia jep pushtetin atij qe do, Ti ia heq prej dore pushtetin atij qe do, e larteson ate qe do dhe e perul ate qe do. Cdo e mire eshte vetem ne doren Tende, vertet, Ti ke mundesi per cdo gje”!
3:27. Ti e fute naten ne dite dhe Ti e fute diten ne nate, Ti nxjerr nga i vdekuri te gjallin dhe nga i gjalli te vdekurin dhe Ti e begaton pa mase ate qe do!
3:28. Besimtaret te mos i miqesojne mosbesimtaret, e t’i lene manash besimtaret. E kush ben ate, ai nga feja e All-llahut nuk ka asgje, pervec nese eshte per qellim ruajtja prej te keqes se tyre. All-llahu ua terheq verejtjen me denim prej Tij, pse vetem tek All-llahu eshte e ardhmja.
3:29. Thuaj: “Edhe nese e fshehni ate qe keni ne zemrat tuaja ose e publikoni, All-llahu e di ate, Ai di gjithcka ka ne qiej e c’ka ne toke; All-llahu eshte i plotfuqishem per cdo send.
3:30. Diten kur cdo njeri e gjen prane vete ate qe veproi mire ose keq, e per ate te keqe qe beri, do te deshiroje qe ne mes tij dhe ne mes te asaj te jete nje distance shume e madhe (e mos ta shohe). All-llahu u jep te frikesohen prej denimit qe vjen prej Tij, megjitheqe All-llahu eshte i meshirshem ndaj roberve.
3:31. Thuaj: “Nese e doni All-llahun, atehere ejani pas meje qe All-llahu t’ju doje, t’ju fale mekatet tuaja, se All-llahu eshte qe fal shume, meshiron shume.
3:32. Thuaj: “Bindjuni All-llahut dhe te derguarit, e nese ata refuzojne, atehere All-llahu nuk i do pabesimtaret ”!
3:33. All-llahu e zgjodhi (pejgamber) Ademin, Nuhun, familjen e Ibrahimit, familjen e Imranit mbi popujt tjere (te asaj kohe).
3:34. Qe jane pasardhes njeri prej tjetrit. All-llahu degjon gjithcka dhe i di te gjitha.
3:35. (Perkujtohu) Kur gruaja e Imranit pat thene: “Zoti im, une kete qe eshte ne barkun tim, vendosa ta kushtoj thjesht vetem per sherbimin Tend, pra pranoje kete prej meje, vertet Ti je Ai qe degjon e di”!
3:36. E kur ajo e lindi tha: “Zoti im, une e linda femer”! Po All-llahu e di me se miri ate qe ajo e lindi. E mashkulli nuk eshte si femra. “Dhe une e emertova ate Merjeme, e ate dhe pasardhesit e saj po t’i le Ty ne mbrojtje prej djallit te mallkuar”.
3:37. Zoti i saj e pranoi premtimin e saj ashtu si eshte me mire, e rriti me nje edukate te mire e te plote dhe e vuri nen kujdesin e Zekirijase. Sa here qe hynte Zekirijaja ne mihrabin (dhomen) e saj, gjente te ajo ushqim e thoshte: “Oj Merjeme, prej nga ty ky ushqim”? Ajo i thonte: “Ai eshte nga All-llahu, se All-llahu ate qe do pa mase e furnizon”!
3:38. Aty ne ate moment Zekirijaja e lut Zotin e tij e thote: “Zoti im, me fale edhe mua nga ana Juaj nje pasardhes (femije) te mire, vertet, Ti je degjues i lutjes”!
3:39. E duke u falur ai ne faltore, engjejt e therrasin: “All-llahu te pergezon ty me Jahjane, qe do te vertetoje fjalen (Isain) e ardhur nga All-llahu, e qe do te jete prijes i matur dhe pejgamber nga te dalluarit”!
3:40. Ai (Zekirijaja) tha: “Zoti im, si mund te kem une djale kur mua me ka arritur pleqeria dhe shoqja ime beronje (sterile)”? Tha (All-llahu): “Keshtu,All-llahu punon cka te doje”!
3:41. Ai (Zekirijaja) tha: “Zoti im me jep mua nje shenje”! Shenja e jote - tha Ai - eshte qe tri dite nuk do te mund t’u flasesh njerezve, pos me gjeste (mimike), e ti permende shume Zotin tend dhe madheroje mbremje e mengjes”!
3:42. Perkujto kur engjejt i thane: “Oj Mejreme, All-llahu te dalloi ty (me besim e karakter), te pastroi (nga shpifjet ebreje) dhe te lartesoi mbi grate e botes”.
3:43. “Oj Mejreme, vazhdoje adhurimin ndaj Zotit tend, ben sexhde dhe falu per Zotin bashke me ata qe falen”!
3:44. “Keto jane nga lajmet e fshehta (te hershme) qe po t’i shpallim ty. Ti nuk ishe nder ta kur i hidhnin shortet se kush prej tyre do te behej kujdestar i Mejremes, nuk ishe prane tyre as kur ata ziheshin mes vete”.
3:45. Perkujto kur engjejt i thane: “Oj Mejreme, All-llahu te pergezon me fjalen e vet (me lindjen e nje femije si rezultat i fjales se Zotit) emri i te cilit eshte Mesih, Isa, bir i Merjemes, i famshem ne Dunja e Ahiret dhe nga te afermit (e Zotit).
3:46. E qe duke qene ne djep (foshnje) u flet njerezve, e edhe si i rritur e qe eshte nga te persosurit.
3:47. Ajo tha: “Zoti im, si mund te keme une djale e mua s’me ka prekur njeriu (nuk jam e martuar) “? Ai (All-llahu) tha: “Ja, keshtu, All-llahu krijon cka te doje. Kur Ai vendos per nje ceshtje, vetem i thote: Behu! Ajo menjehere behet”.
3:48. Ai (All-llahu) ia meson atij librin (besimin), urtesine, Tevratin dhe Inxhilin.
3:49. Dhe, te derguar te bijte e Israilit: Une kam ardhur nga Zoti juaj me argument, une nga balta ju bej dic si shpendi, i fryej atij dhe ai me lejen e All-llahut behet shpend, une i sheroj te verberit, te semurit ne lekure, dhe une me lejen e All-llahut i ngjall te vdekurit: une ju tregoj per ate qe e hani dhe per ate qe e depononi ne shtepite tuaja. Vertet, kjo eshte fakt per ju nese jeni besimtare.
3:50. Dhe (kam ardhe) qe t’ju vertetoj Tevratin qe e keni para duarsh, t’ju lejoj disa qe u ishin ndaluar juve, kam ardhe me argument nga Zoti juaj, pra kini frike All-llahun dhe me degjoni mua.
3:51. All-llahu eshte Zoti im dhe Zoti juaj. Adhurojeni Ate; kjo eshte rruge e drejte!
3:52. E kur e kuptoi Isai vendosmerine e tyre ne mosbesim (dhe qellimin qe ta mbysin), tha: “Kush jane ndihmetaret e mi per ne rruge te All-llahut”? Havarijjunet thane: “Ne jemi ndihmetare te fese se All-llahut, ne i besuam All-llahut, e ti deshmo per ne se jemi muslimane (te bindur, te dorezuar)”!
3:53. Zoti yne, ne e besuam ate qe e zbrite (shpalljen), e pasuam te derguarin (Isain), pra shenona bashke me ata qe deshmojne (besimin e drejte) “!
3:54. E, ata (jehudite) i kurdisen nje dredhi (mbytjen e Isait), All-llahu iu kundervu dredhise se tyre, All-llahu eshte asgjesuesi me i fuqishem kunder atyre qe bejne dredhi.
3:55. (Perkujto, o i derguar) Kur All-llahu tha: “O Isa, Une po te marr ty, po te ngrej te Une, po te shpetoj prej sherrit te atyre qe nuk besuan. E ata qe te besuan ty, do t’i ngreje lart mbi ata qe nuk besuan deri ne diten e kijametit, pastaj vetem tek Une eshte kthimi juaj, e Une gjykoj mes jush per ate qe kudershtoheshit”.
3:56. Per sa u perket atyre qe nuk besuan, Une do t’i ndeshkoj me nje ndeshkim te ashper ne kete bote dhe ne boten tjeter, dhe ata nuk do te kene ndihmetare.
3:57. E per sa u perket atyre qe besuan dhe bene vepra te mira, atyre u jap shperblim te plote. All-llahu nuk i do te padrejtit.
3:58. Keto qe po t’i lexojme ty (o i derguar) jane nga ajetet, jane nga Kur’ani i pa te meta (i rezistueshem).
3:59. Vertet, ceshtja e Isait (te lindur pa baba) tek All-llahu eshte sikurse ceshtja e Ademit. Ate e krijoi Ai nga dheu, e pastaj atij i tha: “Behu”! ai u be.
3:60. E vertete eshte (kjo) nga Zoti yt, e ti kurrsesi mos u ben nga ata qe dyshojne.
3:61. E kush te kundershton ty ne ceshtjen e tij (Isait) pasi te eshte bere e ditur e verteta, ti thuaj: “Ejani i therrasim bijte tane dhe bijte tuaj, grate tona dhe grate tuaja, vete ne dhe vete ju, mandej sinqerisht te lutemi per mallkim, dhe mallkimin nga ana e All-llahut ta hedhim kunder genjeshtareve”.
3:62. S’ka dyshim, ky eshte lajm i vertete. Nuk ka asnje te adhuruar tjeter pos All-llahut. All-llahu eshte Ai, i plotfuqishmi, i vetedijshmi.
3:63. E nese ata refuzojne (besimin e drejte), ata jane ngaterrestare, per te cilet All-llahu e di shume mire.
3:64. Thuaju (o i derguar): “O ithtare te librit (Tevrat e Inxhil), ejani (te bashkohemi) te nje fjale qe eshte e njejte (e drejte) mes nesh dhe mes jush: Te mos adhurojme, pos All-llahut, te mos ia bejme Atij asnje send shok, te mos e konsiderojme njeri - tjetrin zoter pos All-llahut”! E ne qofte se ata refuzojne, ju thoni: “Deshmoni pra, se ne jemi muslimane (besuam nje Zot)”!
3:65. (madje thuaju): “O ithtare te librit, pse po polemizoni me ne rreth Ibrahimit? E, nuk jane shpallur as Tevrati as Inxhili, vetemse pas tij?! A nuk e kuptoni (genjeshtren tuaj)”?
3:66. Ja, ju jeni ata qe polemizuat edhe per ate qe e dinit (per Isain) e perse polemizoni per ate qe s’keni kurrfare dije (per Ibrahimin)? All-llahu e di te verteten e ju nuk dini.
3:67. Ibrahimi nuk ka qene as jehudi as i krishtere, por ai ishte larg besimeve te kota, ishte musliman dhe nuk ishte prej idhujtareve.
3:68. Njerezit me me merite per t’u thirrur ne Ibrahimin, ishin ata qe e ndoqen ate (besimin e tij) dhe ky Pejgamber me ata qe besuan (ummeti i ketij). All-llahu eshte mbrojtes i besimtareve.
3:69. Nje grup nga ithtaret e librit kishin deshire t’u shpiejne ne rruge te gabuar por ata nuk mashtrojne tjeter pos vetes se tyre, dhe nuk e verejne.
3:70. O ithtare te librit, perse nuk i besoni ajetet (Kur’anin) e All-llahut, e duke e ditur te verteten?
3:71. O ithtaret e librit, perse, duke qene se ju e dini te verteten e ngaterroni me genjeshtren dhe e fshihni realitetin?
3:72. Nje grup nga ithtaret e librit thane (te veteve): “Besoni paradite ne ate qe u eshte shpallur atyre qe besuan (muslimaneve), e pasdite mos e besoni, e ndoshta edhe ata (muslimanet), do te zbrapsen (nga besimi i tyre)”.
3:73. Dhe (u thonin): “Mos i besoni askujt pervec atij qe eshte ne fene tuaj”! Thuaj (o i derguar): “I vetmi udhezim eshte udhezimi nga All-llahu”! (u thoni te veteve mos besoni nga droja) Se po i jepet ndokujt (pejgamberlleku) sikurse u eshte dhene juve dhe (nga droja) se t’ju paraqesin fakte (muslimanet) para Zotit tuaj (diten e gjykimit). Thuaju: “E tere e mira eshte ne duar te All-llahut, Ai ia jep ate kujt te doje; All-llahu eshte dhurues i gjere, i gjithedijshem”.
3:74. Ai vecon me meshiren e vet (me pejgamberllek) ke te doje. All-llahu eshte Zot i miresise se madhe.
3:75. Nder ithtare te librit ka asish, qe po ia besove nje sasi te madhe (ari), ai ta kthen ty ate, por ka te atille qe po ia besove nje dinar, ai nuk ta kthen ty ate, pervec nese gjithnje i rri gati (ia kerkon pajada). Kete (e bejne) per arsye se ata thonin: “Ne nuk kemi kurrfare pergjegjesie ndaj (pasurise qe u marrim) te te paditurve (arabeve analfabete)”. Pra, duke e ditur te verteten, ata bejne genjeshter ndaj All-llahut.
3:76. Jo, (nuk eshte ashtu si thone ata) po kush e permbush amanetin e vet (eshte besnik) dhe ruhet nga mekatet, s’ka dyshim, All-llahu i do ata qe ruhen.
3:77. Ata qe per nje vlere te pakte e shesin besen e dhene All-llahut, ndryshojne edhe zotimet e tyre, te tillet nuk kane pjese (meshire) ne boten tjeter, dhe ne diten e kijametit All-llahu nuk u flet atyre, nuk i shikon ata dhe nuk i pastron (prej barres se gabimeve), ata kane nje denim te dhembshem.
3:78. Ne te vertete, nje grup prej tyre jane ata qe peshtjellojne gjuhet e tyre kur lexojne librin (per ta deformuar kuptimin) ashtu qe ju te mendoni se ajo (shprehje) eshte nga libri, po ajo nuk eshte nga libri (i vertete), madje thone: “Kjo eshte nga All-llahu”! Po ajo nuk eshte nga All-llahu. Ata duke ditur thone genjeshtra per All-llahun.
3:79. S’eshte e drejte as nuk i takoi asnje njeriu qe t’i kete dhene All-llahu librin, urtesine dhe pejgamberllekun, e pastaj ai t’u thote njerezve: “Behuni robe te mi (adhuromeni mua) e jo te All-llahut”! Por (ju thote): “Behuni dijetare te mesimeve te Zotit, ngase u keni mesuar njerezve librin dhe e keni studiuar ate.
3:80. Dhe as qe ju urdheron ai (pejgamberi) qe t’i adhuroni engjejt, as pejgamberet per zota. Valle, a ju urdheroi ai juve mosbesimin pasi qe ju jeni muslimane?
3:81. Perkujtoni (o ithtare te librit) kur All-llahu mori zotimin e pejgambereve: Nga ajo se juve ju dhashe liber e urtesi, ju patjeter do ta besoni dhe ndihmoni pejgamberin qe vjen pas juve, e qe verteton ate qe ju keni prane vetes. Tha (All-llahu): “A pranuat, a e moret siper obligimin Tim”? Ata thane: “Ne e pranuam”! Tha (All-llahu): “Deshmoni pra, edhe Une deshmoj bashke me ju”!
3:82. E kush shkel kete (zotim) pas kesaj, ata jane jashte respektit ndaj All-llahut.
3:83. A mos kerkojne ata (ithtaret e librit) fe, pos fese se shpallur nga All-llahu? E Atij i eshte dorezuar gjithecka ka ne qiej e ne toke, me dashje e pa dashje dhe tek Ai kthehen.
3:84. Thuaj: “Ne i kemi besuar All-llahut, edhe asaj qe na u zbrit neve, edhe asaj qe i eshte zbritur Ibrahimit, Ismailit, Is’hakut, Jakubit dhe pasardhesve. Edhe asaj qe i eshte dhene Musait dhe Isait, edhe asaj qe i eshte zbritur te gjithe pejgambereve nga Zoti i tyre. Ne nuk bejme kurrfare dallimi ne mes tyre dhe ne vetem Atij i jemi dorezuar”.
3:85. E kush kerkon fe tjeter pervec fese islame, atij kurrsesi nuk do t’i pranohet dhe ai ne boten tjeter eshte nga te deshepruarit.
3:86. E si ta udhezoje All-llahu nje popull qe pas besimit te tyre u bene pabesimtare dhe pasi deshmoi se i derguari eshte i vertete, dhe pasi t’ju kene ardhur atyre argumente te qarta? All-llahu nuk ia mundeson udhezimin e Vet popullit zullumqare.
3:87. Ndeshkimi i te tilleve eshte: mallkimi nga All-llahu, nga engjejt dhe nga gjithe njerezimi tok.
3:88. Ata pergjithmone jane ne te (ne zjarr), atyre as nuk ju lehtesohet denimi dhe as nuk u jepet afat.
3:89. Pervec atyre qe pas asaj u penduan dhe u permiresuan. Vertet, All-llahu shume fale dhe meshiron.
3:90. Ata, te cilet pas besimit te tyre u bene pabesimtare, e pastaj e shtuan mosbesimin, atyre kurrsesi nuk do t’u pranohet pendimi. Te tillet jane mu ata te humburit.
3:91. Ata qe nuk besuan dhe vdiqen si mosbesimtare, asnjerit prej tyre nuk do t’i pranohet per kompensim, qofte edhe plote faqen e dheut ari. Ata i pret nje denim i dhembshem dhe per ta nuk ka ndihmetare.
3:92. Kurre nuk do ta arrini sinqeritetin e plote me besim (as kenaqesine e lumtur ne xhennet) derisa te mos e jepni me te dhembshmen (me te dashuren) e pasurise suaj. Ckado qe jepni (per Zotin), All-llahu ate e di.
3:93. I tere ushqimi ishte i lejuar per bijte e israilit, pervec atij qe Israili (Jakubi) para se te zbriste Tevrati, ia ndaloi vetvetes. Thuaju: “Silleni pra nje Tevrat dhe lexoni ate, nese jeni te vertete (ne cka thoni) “?
3:94. Ai qe edhe pas kesaj shpif genjeshtra kunder All-llahut, ata vertet jane mizore.
3:95. Thuaj: “All-llahu e tha te verteten, pra ndiqeni fene e paster te Ibrahimit, sepse ai nuk u takonte idhujtareve”.
3:96. Shtepia (xhamia) e pare e ndertuar per njerez, eshte ajo ne Beke (Mekke), e dobishme, udherrefyese per mbare njerezimin.
3:97. Aty ka shenja te qarta: vendi i Ibrahimit, dhe kush hyn ne te, ai eshte i sigurt. Per hir te All-llahut, vizita e shtepise (Qabes) eshte obligim per ate qe ka mundesi udhetimi te ajo, e kush nuk e beson (ai nuk e viziton); All-llahu nuk eshte i nevojshem per (ibadetin qe e bejne) njerezit.
3:98. Thuaj: “O ithtare te librit, perse i mohoni ajetet (argumentet) e All-llahut”? E All-llahu mbikeqyr ate qe veproni.
3:99. Thuaj: “O ithtare te librit, perse e pengoni ate qe besoni nga rruga e All-llahut, duke u angazhuar qe ta paraqitni ate te shtrember, ndersa vete ju, jeni deshmues se eshte e vertete! Veprimi juaj nuk mund t’i shmanget mbikeqyrjes se All-llahut.
3:100. O ju qe besuat, ne qofte se ju i bindeni nje grupi te atyre qe iu eshte dhene libri, ata, pas besimit tuaj, do t’ju kthejne ne mosbesimtare.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Perkethimi i Kur'an-it ne gjuhen Shqipe Empty Re: Perkethimi i Kur'an-it ne gjuhen Shqipe

Mesazh nga Alberti Sun 31 Jan 2010 - 7:06

3:101. Si ben te mos besoni, kur juve jane duke iu lexuar (duke iu shpallur) ajetet e All-llahut dhe kur ne mesin tuaj gjendet i derguari i Tij? E kush i permbahet fese se All-llahut, ai pa dyshim eshte i udhezuar ne rrugen e drejte.
3:102. O ju qe besuat, kini frike All-llahun me sinqeritet te vertete dhe mos vdisni, pos vetem duke qene muslimane (besimtare)!
3:103. Dhe kapuni qe te gjithe ju per litarin (fene dhe Kur’anin) e All-llahut, e mos u percani! Perkujtojeni nimetin e All-llahut ndaj jush, kur ju (para se ta pranonit fene islame) ishit te armiqesuar, e Ai i bashkoi zemrat tuaja dhe ashtu me dhuntine e Tij aguat te jeni vellezer. Madje ishit ne buze te gremines se xhehennemit, e Ai ju shpetoi prej tij. Po keshtu All-llahu ua sqaron juve argumentet e veta qe ju ta gjeni te verteten e lumtur.
3:104. Nga ju le te jete grup qe therret ne ate qe eshte e dobishme, urdheron per pune te mbara dhe ndalon nga e keqja. Te tillet jane ata te shpetuarit.
3:105. E mos u beni si ata qe u ndane dhe u percane pasi u paten zbritur argumentet. Ata do te pesojne nje denim te madh.
3:106. Ne diten kur ka fytyra qe zbardhen dhe ka fytyra qe nxihen. E per sa u perket atyre fytyrave qe jane nxire (u thuhet): “A edhe pas besimit tuaj u bete pabesimtare? Vuajeni pra denimin, per shkak se ishit qe nuk besonit”!
3:107. Ndersa atyre qe fytyrat e tyre u jane zbardhur, ata jane ne meshiren (xhennetin) e All-llahut dhe aty jane pergjithmone.
3:108. Ja, keto qe po t’i lexojme ty jane argumentet e sakta te All-llahut. E All-llahu nuk eshte ai qe e do padrejtesine per njerez.
3:109. Te All-llahut jane c’ka ne qiej dhe c’ka ne toke dhe vetem te All-llahu kthehen ceshtjet.
3:110. Ju jeni populli me i dobishem, i ardhur per te miren e njerezve, te urdheroni per mire, te ndaloni nga veprat e keqija dhe te besoni ne All-llahun. E sikur ithtaret e librit te besonin drejt, do te ishte shume me e mire per ta. Disa prej tyre jane besimtare, po shumica e tyre jane larg rruges se Zotit.
3:111. Ata kurrsesi nuk mund t’ju sjellin ndonje dem juve, pervec ndonje shqetesimi, po edhe ne ju luftofshin, ata do te zbrapsen prej jush. Mandej ata nuk jane te ndihuar.
3:112. Atyre (jehudive) u eshte vene njolle e nencmimit kudo qe te gjenden, vetem nese kapen per litarin (fene) e All-llahut dhe kthehen ne besen e njerezve (te muslimaneve), ata kane shkaktuar kunder vetes perbuzje nga All-llahu, andaj atyre u eshte shtruar shtypja e mjerimi. Kete, per shkak se ata i mohonin argumentet e All-llahut, i mbytnin mizorisht pejgamberet dhe per shkak se kundershtonin (udhezimet e Zotit) dhe tejkalonin (cdo norme njerezore).
3:113. Ata (ithtaret e librit) nuk jane te njejte. Nga ithtaret e librit ka qe jane ne rruge te drejte, gjate nates lexojne ajetet e All-llahut duke u lutur.
3:114. I besojne All-llahut dhe dites se gjykimit keshillojne per te mire dhe largojne nga te keqijat, perpiqen per pune te dobishme, edhe ata jane prej te mireve.
3:115. E cfaredo te mire qe bejne, ajo nuk u mohohet. All-llahu i di shume mire te devotshmit.
3:116. S’ka dyshim se atyre qe nuk besuan, nuk do t’u bejne dobi ndaj (denimit te) All-llahut as pasuria e as femijet e tyre. Ata jane banues te zjarrit dhe aty jane pergjithmone.
3:117. Shembulli i asaj qe ata e japin ne kete jete (per t’u lavderuar e per t’u permendur) eshte si i nje ere me bresher qe godet dhe shkaterron te mbjellat e nje populli qe e ka leshuar rrugen ne dem te vetes. All-llahu nuk u beri zullum atyre, por ata ishin qe i bene te padrejte vetes se vet.
3:118. O ju qe besuat, mos i zini per miq te ngushte te tjeret jashte mesit tuaj, ata nuk pushojne se vepruari ne dem tuajin, u deshirojne cka u mundon juve. Urrejta kunder jush duket nga gojet e tyre, por ajo qe fshehin ne gjoksat tyre eshte edhe me e madhe. Ne pra, ua kemi sqaruar faktet nese ju i kuptoni.
3:119. Ja, ju (muslimane) jeni qe i doni ata, e ata nuk u duan juve. Madje ju i besoni librat ne teresi (te gjitha shpalljet), e kur ju takojne thone: “Ne kemi besuar”! E kur vecohen, ata nga mllefi kunder jush grisin majet e gishterinjve. Thuaju: “Vdisni me ate mllef tuajin”! All-llahu e di shume mire se cka mbajne (te fshehtat) zemrat e tyre.
3:120. Nese ju perjetoni ndonje te mire, ata i deshperon ajo, e nese ju godet ndonje e keqe, ata gezohen per ate. Po, ne qofte se ju beheni te durueshem dhe ruheni (mekateve), dinakeria e tyre nuk do t’u demtoje aspak. Eshte e sigurt se All-llahu e ka ne dore ate qe punojne ata.
3:121. Perkujto (O i derguar) kur dole nga familja jote qe t’ua percaktosh besimtareve vendet per lufte, e All-llahu eshte qe degjon (fjalet) dhe qe kupton (qellimet).
3:122. Kur dy grupe prej jush gati u treguan te dobeta, po All-llahu ishte qe u ndihmoi atyre (qe te mos largoheshin), andaj besimtaret le t’i mbeshteten vetem All-llahut.
3:123. All-llahu u ndihmoi juve ne Beder kur ju ishit pak ne numer, e per te qene mirenjohes, keni frike nga Zoti.
3:124. Kur ti u thoshe besimtareve: “A nuk eshte mjaft per ju qe Zoti juaj t’ju vazhdoje ndihmen me tre mije engjejt e zbritur”?
3:125. Po, nese jeni te qendrueshem e te matur, e ata (armiqte) t’ju vine tash ne kete moment, Zoti juaj ua vazhdon juve ndihmen me pese mije prej engjejve te ushtruar (per lufte) ose te shenuar.
3:126. E ate (ndihme) All-llahu nuk e beri per tjeter por vetem per t’iu gezuar dhe me te te qetesoje zemrat tuaja, perndryshe ndihma vjen vetem prej All-llahut, ngadhenjyesit, te urtit.
3:127. (U ndihmoi) Qe ta kepuse nje grup nga ata qe nuk besuan (duke i mbytur a zene rober), ose per t’i demoralizuar dhe ashtu te kthehen te deshperuar.
3:128. Ty nuk te takon asgje rreth ceshtjes se a do t’ua pranoje Ai pendimin apo do t’i denoje ata, ne te vertete ata jane zullumqare.
3:129. Vetem e All-llahut eshte gjithe c’ka ne qiej e ne toke, Ai i fal atij qe do dhe Ai e denon ate qe do. All-llahu eshte mekatfales, meshirues.
3:130. O ju te cilet besuat, mos e hani kamaten qe po e shumefishoni dhe kini frike (denimin e) All-llahut ashtu qe te gjeni shpetim.
3:131. Dhe ruajuni zjarrit qe eshte pergatitur per pabesimtaret.
3:132. E bindjuni All-llahut dhe te derguarit, ashtu qe te meshiroheni.
3:133. Dhe ngutuni (me pune qe meritoni) ne falje mekatesh nga Zoti juaj dhe per nje xhennet, gjeresia e te cilit eshte si gjeresia e qiejve dhe e tokes, i pergatitur per te devotshmit.
3:134. Te cilet japin kur jane shlire edhe kur jane ne veshtiresi dhe qe e frenojne mllefin, qe ua falin (te keqen) njerezve, e All-llahu i do bamiresit.
3:135. Edhe ata te cilet kur bejne ndonje (mekat) te shemtuar ose i bejne zullum vetvetes, e permendin All-llahun dhe kerkojne falje per mekatet e tyre - e kush i fale mekatet pervec All-llahut? - dhe qe duke ditur, nuk vazhdojne ne ate qe kane punuar (ne te keqen).
3:136. Shperblimi i te tilleve eshte falja nga Zoti i tyre dhe xhennetet neper te cilet rrjedhin lumenj, e aty do te rrine pergjithmone. Sa i mire eshte shperblimi i atyre qe punojne.
3:137. Perpara jush kane kaluar popujt ndaj te cileve jane zbatuar ligjet, ndaj udhetoni neper toke dhe shikoni si qe perfundimi i atyre qe pergenjeshtruan.
3:138. Ky (Kur’ani) eshte sqarim per njerezit, eshte udhezim dhe keshille per te devotshmit.
3:139. E mos u dobesoni (fizikisht) dhe mos u deshperoni (shpirterisht) derisa ju jeni me te lartit, po qe se jeni besimtare te sinqerte.
3:140. Ne qofte se juve u preku cka u dhemb (ne Uhud), edhe ate popull (armikun) e pat prekur dhembje si kjo e juaja (ne Beder). Ne, keto dite i nderrojme (u japim ne perdorim) mes njerezve per t’u ditur tek All-llahu ata qe besuan dhe per t’i zgjedhur disa prej jush per deshmore (ose deshmues). All-llahu nuk i do zullumqaret.
3:141. Dhe qe All-llahu t’i pastroje besimtaret, ndersa gradualisht t’i shkaterroje mosbesimtaret.
3:142. A mos menduat ju se do te hyni ne xhennet e All-llahu pa e ditur (pa u vertetuar ne praktike) se cilet prej jush kane luftuar dhe pa e ditur cilet prej jush ishin te durueshem.
3:143. Ju ishit ata qe deshironit vdekjen para se te ballafaqoheshit me te. Ja pra, ate e pate dhe e shikuat me syte tuaj.
3:144. Muhammedi nuk eshte tjeter vetem se i derguar. Edhe perpara tij pati te derguar (qe vdiqen ose u vrane). E nese ai vdes ose mbytet, a do te ktheheshit ju prapa (nga feja ose lufta)? E kushdo qe kthehet prapa, ai nuk i ben dem All-llahut aspak, kurse All-llahu do t’i shperbleje mirenjohesit.
3:145. Askush nuk vdes pa vullnetin dhe lejen e All-llahut. Ai eshte shenim i afatit te caktuar. E kush e deshiron shperblimin e kesaj bote, Ne atij ia japim, e kush e deshiron shperblimin e botes tjeter, edhe atij do t’ia japim ate, kurse mirenjohesit Ne do t’i shperblejme.
3:146. E sa pejgambere pati qe se bashku me te luftuan turma te medha besimtaresh dhe per ate qe i goditi ne rrugen e All-llahut, ata nuk u dobesuan dhe as nuk u perulen. All-llahu i do durimtaret.
3:147. Fjala e tyre nuk ishte tjeter pos vetem te thonin: “Zoti yne, na i fale mekatet tona dhe leshimet ne punet tona dhe na forco ne vendet tona (ne lufte), ndihmona kunder popullit jobesimtar”!
3:148. Ndaj All-llahu ua dha atyre shperblimin e kesaj bote dhe shperblimin me te mire te botes tjeter; All-llahu i do punemiret.
3:149. O besimtare, nese u nenshtroheni jobesimtareve, ata ju kthejne prapa aty ku ishit (ne kufer) dhe atehere do te jeni te humbur.
3:150. Sepse vetem All-llahu eshte ndihmetar i juaji dhe Ai eshte me i miri ndihmes.
3:151. Ne do to mbjellim friken ne zemrat e atyre qe nuk besuan sepse ata All-llahut i trillojne e i mveshin zota te tjere, duke mos pasur per kete kurrfar fakti, ndaj vendbanimi i tyre do te jete xhehennemi. Sa i shemtuar eshte vendi i mizoreve.
3:152. All-llahu permbushi premtimin e vet ndaj jush, ngase me vullnetin e Tij i korret ata (me shpata) deri kur u dobesuat dhe u percate ndermjet vete, ne ceshtjen e vendit (qe u pat caktuar Pejgamberi) dhe pasi verejtet ate qe e deshironit (prene e luftes), e ateher kundershtuat (urdhrin e Pejgamberit). Pati prej jush qe e deshen kete jete (ata u nguten pas prese) e pati prej jush qe e deshten boten tjeter. Pastaj, per t’ju sprovuar u zbrapi juve nga ata. Po All-llahu u fali juve; All-llahu eshte dhurues i madh ndaj besimtareve.
3:153. Dhe kur largoheshit e nuk perfillshit as njeri-tjetrin, ndersa i derguari ju therriste mbrapa. Atehere u goditi me deshperim per deshperim (qe i shkaktuat Pejgambezit), ashtu qe mos pikelloheni per ate qe ju shpetoi (preja e luftes) e as per ate qe ju goditi. All-llahu eshte i njohur hollesisht me ate qe veproni.
3:154. Mandej, pas asaj tronditjeje te rende, Ai u leshoi sa per qetesim, nje kotje (gjume te lehte) qe i kaploi nje grup prej jush, kurse nje grup e kishte preokupuar vetem ceshtja e vetvetes. Ata formuan bindje te padrejte ndaj All-llahut, bindje injorante, e thonin: “Ne nuk kemi ne dore asgje nga kjo ceshtje”! Thuaj: “E tere ceshtja eshte vetem ne duar te All-llahut”! Ata fshehin ne vetvete ate qe ty nuk ta shprehin. Thonin: “Sikur ne te kishim dicka ne dore ne kete ceshtje, ne nuk do te mbyteshim ketu”! Thuaj: “Edhe sikur te ishit ne shtepite tuaja, atyre qe eshte caktuar mbytja (vdekja), do te dilnin ne vendin e flijimit te tyre”! Ne menyre qe All-llahu te provoje ate qe eshte ne zemrat e tuaja (sinqeritetin ose hipokrizine) dhe qe ta pastroje ate qe eshte ne zemrat tuaja. All-llahu i di shume mire te fshehtat ne zemra.
3:155. Vertet, ata qe u zbrapen prej jush diten e ndeshjes se dy grupeve (besimtare dhe idhujtare ne Uhud), ata vetem djalli i shtyri te rreshqasin me disa pune te tyre qe i bene, po All-llahu ua fali atyre gabimin; All-llahu eshte mekatfales dhe i bute.
3:156. O besimtare, mos u beni si ata qe nuk besuan dhe, per vellezerit e tyre qe kishin dale ne udhetim (tregtie e gjallerimi) ose qe kishin shkuar ne lufte thonin: “Sikur te kishin ndejtur prane nesh (e te mos dilnin), ata as nuk do te vdisnin as nuk do te mbyteshin”. Ate (bindje), All-llahu ua beri nje deshprim ne zemrat etyre. Pse All-llahu eshte Ai qe jep jete dhe jep vdekje dhe All-llahu sheh ate qe ju punoni.
3:157. E sikur te ishit mbytur ne rrugen e All-llahut, ose t’u kishte zene vdekja, do te gezonit falje e meshire prej All-llahut qe eshte shume me e dobishme se ajo cka ata grumbullojne.
3:158. Po edhe nese vdiqet (ne shtrat) ose u vrate, patjeter do te tuboheni te All-llahu.
3:159. Ti ishe i bute ndaj atyre, ngase All-llahu te dhuroi meshire, e sikur te ishe i vrazhde e zemerforte, ata do shkaperderdheshin prej teje, andaj ti falju atyre dhe kerko ndjese per ta, e konsultohu me ta ne te gjitha ceshtjet, e kur te vendosesh, atehere mbeshtetu ne All-llahun, se All-llahu i do ata qe mbeshteten.
3:160. Nese All-llahu deshiron t’ju ndihmoje, s’ka kush qe mund t’ju mposhte, e nese Ai iu le pa ndihme, atehere kush eshte ai pas Tij, qe dot’ju ndihmoje? Pra vetem All-llahut le t’i mbeshteten besimtaret.
3:161. Asnje pejgamberi nuk i takoi te beje hile dhe kush ben hile (ne ndarjen e plackes se luftes), ai ne diten e kijametit vjen i ngarkuar me ate qe ka bere, pastaj secilit njeri i jepet ajo qe e ka fituar, duke mos iu bere e padrejte.
3:162. A eshte i njejte ai qe iu bind All-llahut dhe kerkoi kenaqesine e Tij, si ai qe terhoqi kunder vetes hidherim te madh nga All-llahu dhe e ardhmja e tij eshte xhehennemi, qe eshte perfundim shume i keq?
3:163. Ata kane dallim te All-llahu, e All-llahu sheh shume mire ate qe veprojne.
3:164. Eshte e vertete se All-llahu u dha dhurate te madhe besimtareve, kur nder ta nga mesi i tyre dergoi te derguar qe atyre t’u lexoje shpalljen e Tij, t’i pastroje ata, t’ua mesoje Kur’anin dhe sheriatin, edhe pse, me pare ata ishin krejtesisht te humbur.
3:165. E kur juve u goditi nje deshtim (ne Uhud) e qe ju ia patet dhene ate dyfish (armikut ne Bedr), thate: “Prej nga kjo”? Thuaj: “Ajo eshte nga vete ju”! S’ka dyshim se All-llahu eshte i plotefuqishem per cdo send.
3:166. Ajo qe ju goditi juve diten e ballafaqimit te dy grupeve (besimtare dhe idhujtare), ishte me lejen e All-llahut, per t’u dalluar besimtaret e sinqert.
3:167. Dhe, per t’u ditur ata qe ishin hipokrite. E atyre u eshte thene: “Ejani e luftoni ne rrugen e All-llahut ose mbroni veten!” E ata thane: “Sikur te dinim se do te luftohej, ne do te vinim pas jush!” Ne ate moment ata ishin me afer mosbesimit se besimit. Flisnin me gojet e tyre ate qe nuk e kishin ne zemrat e tyre, po All-llahu e di mire per ate qe fshehin.
3:168. Dhe ata qe nuk luftuan dhe atyre te veteve u thane: “Sikur te na degjon neve (e te ktheheshin sic u kthyem ne), nuk do te mbyteshim!” Thuaju: “Largojeni pra vdekjen prej vetes suaj, nese jeni te sigurt cka thoni?”
3:169. Kurrsesi te mos mendoni se jane te vdekur ata qe rane deshmore ne rrugen e All-llahut. Perkundrazi, ata jane te gjalle duke u ushqyer te Zoti ityre.
3:170. Jane te gezuar me ate qe u dha All-llahu nga te mirat e Tij, dhe atyre qe kane mbetur ende pa i bashkuar rradheve te tyre, u marrin myzhde se per ta nuk ka as frike dhe as qe kane pse te brengosen.
3:171. Ata jane te gezuar me begati e dhurata qe ua dha All-llahu, e s’ka dyshim se All-llahu nuk ua humb shperblimin besimtereve.
3:172. Te cilet edhe pasi i goditi plaga iu pergjegjen All-llahut dhe te derguarit. E per ata prej tyre qe bene, mire dhe u ruajten, eshte nje shperblim i madh.
3:173. E atyre (shokeve te Pejgamberit) qe dikush u tha: “Populli (idhujtaret) eshte tubuar t’ju sulmoje, pra kini frike!” Ajo, vetem ua shtoi edhe me shume besimin e thane: “Neve na mjafton qe kemi All-llahu, Ai eshte mbrojtesi me i mire!”
3:174. Dhe ate pa i gjetur kurrfare e keqe fituan begati e miresi te medha nga All-llahu dhe e arriten kenaqesine e Tij, All-llahu eshte dhurues i madh.
3:175. Po ate (propagande) e beri vetem shejtani qe deshironte me miqte e vet (idhujtaret), t’ju friksoje, po ju mos u frikesoni prej tyre, frikesomuni Mua, nese jeni besimtar.
3:176. E ty te mos te brengosin ata qe perpiqen per mosbesim, ata kurrsesi nuk mund te demtojne asgje All-llahun. All-llahu me urtesine e vet deshiron qe atyre te mos u takoje kurrfare e mire ne boten tjeter dhe ata kane nje denim te madh.
3:177. Ata qe ne vend te besimit pranuan kufrin, nuk i bejne asgje dem All-llahut, ata i pret nje denim i idhet.
3:178. Te mosmendojne ata qe nuk besuan se afatin qe u dhame Ne atyre te jetojne, eshte ne dobi te tyre. Ne i lame te jetojne vetem qe shtojne edhe me shume mekate, se ata i pret denim nencmues.
3:179. All-llahu nuk eshte qe t’i le besimtaret ashtu sic jeni, pa dalluar te keqin nga i miri. All-llahu nuk ju zbulon juve te fshehtat (e te dini se c’mbajne ne zemrat e tyre). Por All-llahu eshte Ai qe nga te derguarit e vet zgjedh ate qe do (e i zbulon ndonje te fshehte). Prandaj, besoni All-llahut dhe te derguarit te Tij, e ne i besofshit dhe nese ruheni, atehere ju keni nje shperblim te madh.
3:180. Ata, te cilet bejne koprraci me ate qe nga te mirat e veta u dha All-llahu, te mos mendojne kurrsesi se ajo eshte ne dobi te tyre. Jo, ajo eshte ne dem te tyre. Ajo e mire me cka bene koprraci, ne diten e kijametit do t’u mbeshtillet ne qafen e tyre. All-llahut i mbesin trashegim qiejt dhe toka, All-llahu eshte i njohur mire me ate qe veproni.
3:181. All-llahu ka degjuar fjalen e tyre qe thane: “All-llahu eshte i varfer e ne jemi te pasur!” Ne do te shenojme ate qe thane ata dhe qe i mbyten pejgamberet pa kurrfare faji, e do t’ju themi: “Vuajeni mundimin e djegies se zjarrit.
3:182. Kjo eshte merite e duarve tuaja, se All-llahu nuk eshte zullumqar ndaj robeve”.
3:183. Ata jane qe thane: “All-llahu na ka porositur qe te mos besojme asnje te derguar derisa ai te na sjelle nje kurban qe do ta ngrene zjarri. Thuaju: “Para meje juve u erdhen te derguar me argumente dhe me ate qe e thate, e perse i mbytet ata, nese thoni te verteten?”
3:184. Po nese ata ty te pergenjeshtrojne, jane pergenjeshtruar edhe para teje te derguar qe u erdhen me argumente te prera, me shkrime qiellore dhe me liber te ndritshem.
3:185. Secili njeri do te shijoje vdekjen, e shperblimet tuaja u plotesohen diten e kijametit, e kush shmanget zjarrit e futet ne xhennet, ai ka arritur shpetim, e jeta e kesaj bote nuk eshte tjeter pos nje perjetim mashtrues.
3:186. Ju patjeter do te sprovoheni si ne pasurine tuaj, si ne veten tuaj, madje do te degjoni ofendime te shumta prej atyre qe u eshte libri para jush, e edhe prej idhujtareve, po ne qofte se duroni dhe ruheni, ajo eshte gjeja me vendimtare.
3:187. Dhe kur All-llahu mori zotimin nga ata qe iu pat dhene libri: qe gjithqysh t’ua publikoni ate njerezve, e te mos e fshehni, por ata e lane pas dore ate per pak send te kesaj jete; pra, bene pune te keqe.
3:188. Mos mendo se jane te shpetuar ata qe gezohen per ate qe bene (e fshehen ceshtjen tende) dhe deshirojne te jene te lavderuar per ate qe nuk e punuan mos llogarit shpetim per ta (nuk e thane te verteten), ata kane nje denim te dhembshem.
3:189. Vetem All-llahut i takon sundimi i qiejve e i tokes dhe All-llahu eshte i gjithfuqishem per cdo send.
3:190. Ne krijimin e qiejve e te tokes, ne ndryshimin e nates dhe te dites, ka argumente te qarta per ata qe kane arsye dhe intelekt.
3:191. Per ata qe All-llahun e permendin me perkujtim kur jane ne kembe, kur jane ulur, kur jane te shtrire dhe thellohen ne mendime rreth krijimit te qiejve e te tokes (duke thene): Zoti yne, kete nuk e krijove kot, i lartesuar qofsh, ruana prej denimit te zjarrit!
3:192. Zoti yne, ate Ti e fute ne zjarr, ate e ke poshteruar; per mizoret nuk ka ndihmetare!
3:193. Zoti yne, ne degjuam nje thirres qe ftonte per besim (e qe thoshte): Te besoni Zotin tuaj! E ne besuam! Zoti yne, na i fale mekatet tona, na i mbulo te metat dhe pas vdekjes na bashko me te miret!
3:194. Zoti yne, jepna ate qe nepermjet te derguareve Tu, na e premtove dhe ne diten e kijametit mos na turpero; vertet Ti je Ai qe nuk e shkel premtimin!”
3:195. Zoti i tyre iu pergjegj lutjes se tyre (e tha): Une nuk ia humb mundin asnjerit prej jush, mashkull qofte apo femer. Ju jeni njeri nga tjetri por ata qe u debuan prej shtepive te tyre dhe emigruan, u munduan vetem pse ishin ne rrugen Time, luftuan dhe u vrane, atyre patjeter do t’ua shlyej mekatet e tyre dhe do t’i veje ne xhennete ne te cilet burojne lumenj. Ai eshte shperblim nga ana e All-llahut, se me i miri i shperblimeve eshte tek All-llahu.
3:196. Te mos mashtroje bredhja neper qytete e atyre qe nuk besuan.
3:197. Ajo eshte nje kenaqesi e paket, e pastaj vendi i tyre eshte xhehennemi qe eshte vend mjerimi.
3:198. Por ata qe ia paten friken Zotit te tyre, ata i kane xhennetet neper te cilat rrjedhin lumenj dhe aty jane pergjithmone. Ajo eshte pritje nga ana e All-llahut, e per te miret me e dobishmja eshte ajo qe eshte tek All-llahu.
3:199. Po edhe nga ithtaret e librit ka qe besojne All-llahun, e besojne ate qe u eshte shpallur juve, e besojne ate qe eshte shpallur atyre, jane te bindur ndaj All-llahut, dhe argumentet e All-llahut ne shpallje nuk i shesin per pak send te kesaj jete, te tillet kane shperblimin e vet tek Zoti i tyre, e All-llahu eshte qe llogarine e ben shpejt.
3:200. O ju besimtare, beni durim, behuni te qendrueshem kunder armikut, rrini te pergaditur dhe, qe te shpetoni, ruajuni denimit te All-llahut.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Perkethimi i Kur'an-it ne gjuhen Shqipe Empty Re: Perkethimi i Kur'an-it ne gjuhen Shqipe

Mesazh nga Alberti Sun 31 Jan 2010 - 7:07

4.En-Nisa

Me emrin e All-llahut, Meshiruesit, Meshireberesit!





4:1. O ju njerez! Kini frike Zotin tuaj qe ju ka krijuar prej nje veteje (njeriu) dhe nga ajo krijoi palen (shoqen) e saj, e prej atyre dyve u shtuan burrra shume e gra. Dhe kini frike All-llahun qe me emrin e Tij perbetoheni, ruajeni farefisin (akraballekun), se All-llahu eshte mbikeqyres mbi ju.
4:2. Bonjakeve (jetimeve) jepuani pasurine e tyre (kur te rriten), dhe mos e nderroni te pastertin (mallin tuaj qe e keni hallall) me te ndytin (me haramin) edhe mos e hani pasurine e tyre (te perzier) me pasurine tuaj, se ky eshte mekat i madh.
4:3. Ne qofte se frikoheni se nuk do te jeni te drejte ndaj bonjakeve, atehere martohuni me ato gra qe ju pelqejne; me dy, me tri e me katra. E nese i frikoheni padrejtesise (ndaj tyre), atehere vetem me nje, ose (martohuni) me ato qe i keni nen pushtetin tuaj (robereshat). Ky (perkufizim) eshte me afer qe te mos gaboni.
4:4. Grave jepuani dhuraten e kurores se tyre (niqahin) me te mire, e ne qofte se ato nga vullneti i vet ju falin dicka nga ajo, atehere hajeni ate hallall te mire.
4:5. Mendjelehtesve (te papjekurve) mos u jepni pasurine tuaj qe All-llahu e beri per ju mekamje, e ata ushqeni nga ajo, veshni dhe u thoni fjale te mira.
4:6. Provoni bonjaket derisa te behen per martese, e nese vereni te ta pjekuri, atehere dorezonju atyre pasurine e tyre. Mos e hani ate duke shkaperderdhur dhe duke u ngutur para se te rriten ata. Kush eshte i pasur le te ruhet (shfrytezimit te pasurise te jetimeve), e kush eshte i varfer, le te haje me maturi. E kur t’ju dorezoni atyre pasurine e vet, deshmoni ate (qe ju dorezoni). Mjafton qe All-llahu eshte llogarites.
4:7. Meshkujve ju takon pjese nga pasuria qe e lene prinderit e te afermit (pas vdekjes), edhe femrave ju takon pjese nga ajo qe lene prinderit e te afermit, le te jete pak ose shume ajo qe lene, ju takon pjese e caktuar (nga Zoti).
4:8. Kur te prezentojne ne pjesetimin e pasurise qe ka lene i vdekuri te aferme, bonjak dhe varfnjak (qe nuk jane pjestare ne trashegim), jepuani nga ajo (pasuri e lene) dhe atyre thuajuni fjale te mira.
4:9. Le te frikesohen ata (ne prag te vdekjes) sikur te linin pas vete pasardhes te paafte per te cilet kane dro (si do te jete gjendja e tyre) le t’i ruhen All-llahut (denimit te Tij) dhe le t’ju thone (jetimeve) fjale prindore.
4:10. Ata qe e hane pa te drejte pasurine e jetimeve, ne te vertete ata hane ate qe mbush barkun e tyre zjarr dhe do te futen ne zjarrin e xhehennemit.
4:11. All-llahu ju urdheron per (ceshtjen e trashegimit) femijet tuaj: per mashkullin hise sa per dy femra; nese jane (trashegimtare) vetem femra, dy e me shume, atyre ju takojne dy te tretat e pasurise qe trashegohet; nese eshte nje femer, asaj i takon gjysma; per prinderit, per secilin nga ata, ju takon e gjashta nga ajo qe ka lene (i vdekuri) nese ka femije; e ne qofte se (i vdekuri) nuk ka femije e ate e trashegojne (vetem) prinderit, atehere nenes se tij i takon nje e treta; ne qofte se ai (i vdekuri) ka vellezer, nenes se tij i takon vetem nje e gjashta, (kjo e drejte ne trashegim behet) pasi te kryhet testamenti (vasijeti) qe ka lene dhe pasi te lahet borxhi; ju nuk dini se kush eshte me afer dobise suaj, prinderit tuaj ose femijet tuaj. (Ky percaktim eshte) Urdher nga All-llahu. Vertet All-llahu eshte me i Dijshmi, me i Urti.
4:12. Juve ju takon gjysma e asaj (pasurie) qe lene grate e tuaja, nese ato nuk kane femije, por nese ato kane femije juve ju takon nje e katerta nga ajo qe lene ato, pasi te kryhet testamenti i tyre dhe pasi te lahet borxhi. Atyre (grave) ju takon nje e katerta nga ajo qe lini ju, nese nuk keni femije, por nese keni femije, atyre ju takon nje e teta nga ajo qe leni pas kryrjes se testamentit qe keni percaktuar ose borxhit. Ne qofte se (i vdekuri) eshte mashkull ose femer, e trashegohet nga ndonje i larget (pse s’ka as prinder as femije) po ka nje vella ose nje moter (nga nena), atehere secilit prej tyre u takon nje e gjashta, e ne qoftese se jane me shume (se nje vella ose se nje moter) ata jane pjesmarres te barabarte ne te treten (e tere pasurise), pas testamentit te porositur ose borxhit, e duke mos demtuar (trasheguesit). Ky percaktim eshte porositur prej All-llahut. All-llahu eshte i gjithedijshem, jo i ngutshem.
4:13. Keto jane (dispozita) te caktuara prej All-llahut. Kush i bindet All-llahut, (urdherave te Tij) dhe te derguarit te Tij, ate e dergon ne xhennete nen te cilin burojne lumenj. Aty do te jene pergjithmone. E ky eshte shpetim i madh.
4:14. Kush e kundershton All-llahun dhe te derguarin e Tij, dhe i shkel dispozitat e Tij, ate e shtie ne zjarr te perjeteshem. E per te eshte nje denim i rende.
4:15. Ato nga grate tuaja qe bejne imoralitet (zina), kerkoni qe kunder tyre te deshmojne kater vete prej jush (burra); nese vertetohet me deshmitare (imoraliteti), mbyllni ato ne shtepia derisa t’i marre vdekja ose derisa All-llahu te percaktoje ndonje rruge per to.
4:16. Ata te dy prej jush qe bejne ate (imoralitet-zina), ndeshkoni; e ne qofte se ata pendohen dhe permiresohen, atehere hiqni dore prej tyre, pse All-llahu pranon fort pendimin dhe meshiron shume.
4:17. Pendim i pranueshem te All-llahu eshte vetem ai i atyre qe e bejne te keqen me mosdije shpejt pendohen; te tilleve All-llahu ju pranon pendimin, se All-llahu eshte me i dijshmi, me i urti.
4:18. Nuk eshte pendim (i pranueshem) i atyre qe vazhdimisht bejne pune te keqia dhe vetem atehere kur t’i vjen vdekja ndonjerit prej tyre, te thote: “Une tash u pendova!” e as i atyre qe vdesin duke qene jobesimtare. Ndaj tyre kemi pergatitur denim te ashper.
4:19. O ju qe besuat, nuk eshte lejuar per ju te trashegoni grate (e te vdekurve) ne menyre te dhunshme, e as t’i shtrengoni per t’u marre dicka nga ajo qe ju keni dhene atyre, pervec nese ato bejne ndonje imoralitet te hapur. Coni jete te mire me to. Nese i urreni ato, beni durim pse ndodh qe All-llahu te jape shume te mira ne nje send qe ju e urreni.
4:20. Ne qofte se deshironi te nderroni (ta merrni) nje grua ne vend te nje gruaje (te leshuar), e asaj (te leshuares) i keni pas dhene shume te madhe, mos merrni prej saj asnje send. A do te merrni ate pa te drejte e ne menyre mizore?
4:21. Dhe si mund te merrni ate kur njeri-tjetri iu keni bashkuar (ne nje shtrat) dhe kur ato kane marre prej jush nje bese te forte?
4:22. Mos u martoni me ato gra me te cilat qene te martuar prinderit tuaj, me perjashtim te asaj qe ka kaluar (para islamizmit) pse ajo ishte turpesi, perbuzje e tradite e shemtuar.
4:23. U jane ndaluar juve (te martoheni me): nenat tuaja, bijat tuaja, motrat tuaja, hallat tuaja, tezet tuaja, bijat e vellaut, bijat e motres, nenat tuaja qe ju kane dhene gji, motrat nga gjiri, nenat e grave tuaja (vjehrrat) dhe vajzat qe jane nen kujdesin tuaj e te lindura (prej tjeter babai) nga grate tuaja me te cilat patet kontakt, e nese nuk ken pasur kontakt me to (me grate), atehere s’ka pengese (te martoheni me ato vajza), dhe (jane te ndaluara) grate e bijve tuaj qe jane te lindjes suaj (jo te bijeve te adoptuar), dhe te bashkoni (pernjehere ne nje niqah) dy motra, perpos asaj qe ka kaluar. Vertete, All-llahu fale shume, eshte meshirues i madh.
4:24. (Nuk u lejohet te martoheni) Edhe me gra te martuara (qe kane burrat e nuk jane te leshuara), pervec atyre qe i keni futur ne pushtetin tuaj (robereshat e luftes). (Ky eshte) obligim mbi ju nga All-llahu. U jane lejuar, pos ketyre (qe u permenden), te tjerat qe t’i merrni me pasurine tuaj (me niqah) duke pasur per qellim bashkeshortesi e jo prostitucion. E per ate qe perjetuat ju nga ato (grate me te cilat patet kurore), jepuani shperblimin e tyre te caktuar se eshte obligim. E nuk ka pengese per ju, pas percaktimit (te niqahut), ne ate qe ju pelqeni mes vete. All-llahu eshte i gjithedijshmi, i urti.
4:25. Dhe kush nuk ka prej jush mundesi materiale qe te martohet me femra te lira besimtare, le te martohet me ato besimtare tuaja qe i keni nen pushtetin tuaj (robereshat). All-llahu di me se miri per besimin tuaj. Ju jeni nga njeri- tjetri (te nje origjine). Pra, martohuni me ato (roberesha) e me lejen e te zoterve te tyre dhe jepuani kuroren ne menyre te drejte, (zgjidhni) te ndershme e jo prostitute te hapta apo te fshehta. E kur te jene te martuara ato, nese bejne ndonje pune te turpshme, ndeshkimi kunder tyre eshte sa gjysma e atij te grave te lira (jo roberesha). Kjo (martese me roberesha) eshte e lejuar per ata qe i frikesohen imoralitetit, por te jeni te durueshem, eshte me mire per ju. All-llahu eshte miredashes, meshireplote.
4:26. All-llahu deshiron t’ju sqaroje ceshtjet e t’ju drejtoje ne rrugen e atyre qe ishin para jush (pejgamberet) dhe t’ju pranoje pendimin. All-llahu e di me se miri gjendjen e roberve dhe eshte me i urti.
4:27. All-llahu deshiron t’ju pranoje pendimin, e ata qe ndjekin deshirat e epsheve, deshirojne qe ju te shmangeni ne teresi (nga rruga e drejte).
4:28. All-llahu deshiron t’ju lehtesoj (dispozitat), e megjithate njeriu eshte i paafte (per t’u perballuar epsheve).
4:29. O ju qe besuat, mos e hani mallin e njeri-tjetrit ne menyre te palejuar, perpos tregtise ne te cilen keni pajtueshmeri mes vete, dhe mos mbytni veten tuaj (duke mbytur njeri-tjetrin). Vertet, All-llahu eshte i meshirueshem per ju.
4:30. Kush ben kete (qe ndaloi Zoti) qellimisht dhe tejkalon kufijte, Ne do ta hudhim ate ne nje zjarr te forte. Dhe kjo eshte leht per All-llahun.
4:31. Nese lagoheni prej mekateve te medha, te cilat u jane te ndalueshme, Ne ju shlyejme mekatet e vogla dhe ju fusim ne nje vend te ndershem.
4:32. Mos lakmoni ne ate, qe All-llahu gradoi disa nga ju mbi disa te tjere. Burrave ju takon hise nga ajo qe fituan ata dhe grave gjithashtu ju takon hise nga ajo qe fituan ato. All-llahut kerkoni nga te mirat e Tij. All-llahu eshte i dijshem per cdo send.
4:33. Ne u kemi caktuar per secilin trashegimtare, pjesen e pasurise qe e lene prinderit ose te afermit. E atyre qe ju keni premtuar, jepuani pjesen e tyre. All-llahu eshte deshmues mbi cdo send.
4:34. Burrat jane pergjegjes per grate, ngase All-llahu ka graduar disa mbi disa te tjeret dhe ngase ata kane shpenzuar nga pasuria e tyre. Prandaj, me ate qe All-llahu i beri te ruajtura, grate e mira jane respektuese, jane besnike ndaj te fshehtes. E ato qe u keni dro kryelartesise se tyre, keshilloni, madje largohuni nga shtrati (e me ne fund), edhe rrahni (lahte, nese nuk ndikojne keshillat as largimi), e nese ju respektojne, atehere mos u sillni keq ndaj tyre. All-llahu eshte me i larti, me i madhi.
4:35. Nese i frikesoheni percarjes mes tyre (burrit e gruas), dergoni nje pari te drejte nga familja e tij dhe nje pari te drejte nga familja e saj. Nese ata te dy (ndermjetesuesit) kane per qellim pajtimin, All-llahu ju mundeson afrimin mes tyre (burrit e gruas). All-llahu eshte i dijeshem, eshte njohes i mire.
4:36. Adhurojeni All-llahun e mos i shoqeroni Atij asnje send, silluni mire ndaj prinderve, ndaj te afermve, ndaj jetimeve, ndaj te varferve, ndaj fqiut te afert, ndaj fqiut te larget, ndaj shokut prane vetes, ndaj udhetarit te larget dhe ndaj roberve. All-llahu nuk e do ate qe eshte kryelarte dhe ate qe lavderohet.
4:37. Ata qe vete jane koprrace dhe urdherojne njerezit per koprraci, dhe e fshehin ate qe ju ka dhene All-llahu nga miresite e veta. Ne kemi pergatitur denim te turpshem per jobesimtaret;
4:38. Edhe ata qe e japin pasurine e tyre per sy e faqe te botes, e nuk e besojne All-llahun as diten e mbrame. E ai qe e ka shok djallin, ai pra eshte shok i shemtuar.
4:39. Dhe cka do t’i gjente ata, po ta besonin All-llahun, diten e gjykimit dhe te jepnin nga ajo qe iu dhuroi All-llahu? Po All-llahu di me se miri per ta.
4:40. S’ka dyshim se All-llahu nuk ben pa drejte as sa grimca, e nese ajo veper eshte e mire, Ai e shumefishon ate dhe Vete Ai i jep shperblim te madh.
4:41. Dhe si do te jete gjendja e atyre (qe nuk besuan), kur Ne do te sjellim deshmitare per cdo popull, e ty do te sjellim deshmitare mbi ata (qe nuk te besuan)?
4:42. Ate dite ata qe nuk besuan dhe kundershtuan te derguarin, do te deshironin (te varroseshin) te rrafshohej mbi ta toka ngase nuk mund t’i fshehin All-llahut asgje.
4:43. O ju qe besuat, mos iu afroni namazit duke qene te dehur, derisa te dini se c’flitni, e as duke qene xhuhube (te papaster) derisa te laheni, perpos kur jeni udhetare. Nese jeni te semure, jeni ne ndonje udhetim, ose ndonjeri prej jush vjen nga ultesira (nevojtorja), ose keni takuar grate, e nuk gjeni uje, atehere mesyjeni dheun dhe ferkoni me te fytyrat dhe duart (tejemmum). All-llahu shlyen e fale mekatet.
4:44. A nuk i vure re (Muhammed) ata qe iu pate dhene pjese nga libri (paria fetare jehude) se si e vazhdojne rrugen e gabuar dhe deshirojne qe e edhe ju te humbni!?
4:45. All-llahu di me se miri per armiqte tuaj. Mjafton qe All-llahu eshte perkrahes i juaj dhe mjafton qe All-llahu eshte ndihmetar i juaji.
4:46. Nje pale nga jehudite eshte qe ndryshojne fjalet (e Zotit) nga vendet e veta, e (kur i therret ti) ata thone: “Degjuam (fjalen tende) dhe kundershtuam (thirrjen tende), dhe thone: “degjo mos degjofsh!” (dhe thone): “Raina” (keto i thone) duke perdredhur gjuhet e tyre dhe duke atakuar fene. E sikur te thoshin ata: “Degjuam, respektuam, degjo dhe veshtrona”, do te ishte me mire per ta dhe me e drejte, por per shkak te refuzimit te tyre, All-llahu i mallkoi, prandaj besojne vetem pak (besim gjysmak).
4:47. O ju qe u eshte dhene libri, besojeni ate qe e zbritem (Kur’anin) e qe eshte vertetues i atij qe e keni (Tevratit), para se te shlyejme fytyrat (t’ua fshijme shqisat) dhe t’i rrotullojme ose t’i mallkojme ata si i mallkuam ata te se shtunes. Urdheri i All-llahut eshte i kryer.
4:48. S’ka dyshim se All-llahu nuk fale (mekatin) t’i pershkruhet Atij shok (idhujtarine), e perpos ketij (mekati) i fale kujt do. Kush pershkruan All-llahut shok, ai ka trilluar nje mekat te madh.
4:49. A nuk ke kuptuar per ata qe vleresojne vetveten? Jo, All-llahu vlereson ate qe do dhe nuk ben padrejte asnje fije.
4:50. Shiko se si shpifin kunder All-llahut! Mjafton kjo (shpifje) si mekat i hapet.
4:51. A nuk u vure re atyre qe iu eshte dhene pjese nga libri? Besojne idhuj e djallezi dhe per ata qe nuk besuan thone: “Keta jane ne rruge me te drejte, se ata qe besuan!”
4:52. Ata jane qe All-llahu i mallkoi, e ate qe e mallkon All-llahu, per te nuk ka ndihmetare.
4:53. A mos kane ata ndonje pjese te pushtetit? Ata atehere nuk do t’u jepnin njerezve as sa grimca.
4:54. A u kane zili atyre njerezve per ate qe All-llahu u dha nga miresite e Tij? Ne u patem dhene pasardhesve te Ibrahimit librin e sheriatin dhe u patem dhene atyre pushtet te madh.
4:55. Po disa prej tyre i besuan atij (Muhammedit), e disa e refuzuan. Per ta mjafton zjarri i xhehennemit.
4:56. Eshte e vertete se ata qe mohuan argumentet Tona, do t’i hudhim ne zjarr. Sa here qe u digjen lekurat e tyre, Ne nderrojme lekura te tjera qe te shijojne denimin. All-llahu eshte i plotefuqishem, i drejte.
4:57. Ata qe besuan dhe bene vepra te mira, Ne do t’i fusim ne xhennet nen te cilin burojne lumenj, ku do te jene pergjithmone. Aty kane edhe bashkeshorte te pastra e hije te mrekullueshme.
4:58. All-llahu ju urdheron qe t’u jepni amanetin te zoteve te tyre dhe kur te gjykoni, ju urdheron te gjykoni me te drejt mes njerezve. Sa e mire eshte kjo qe ju keshillon. All-llahu degjon dhe sheh si veproni.
4:59. O ju qe besuat, bindjuni All-llahut, respektoni te derguarin dhe pergjegjesit nga ju. Nese nuk pajtoheni per ndonje ceshtje, atehere parashtrojeni ate te All-llahu (te libri i Tij) dhe te i derguari, po qe se i besoni All-llahut dhe dites se fundit. Kjo eshte me e dobishmja dhe perfundimi me i mire.
4:60. A i vure re ata qe mendojne se besuan ate qe te zbriti ty, dhe ate qe zbriti para teje, se si deshirojne qe mes tyre te gjykoje djalli, e duke qene se jane te urdheruar qe te mos e besojne ate. E djalli deshiron t’i humbe ne pafundesi.
4:61. Kur u thuhet atyre: “Ejani (per te gjykuar) te ajo qe e zbriti All-llahu dhe te i derguari!” i sheh se si dyfytyreshit ta kthejne shpinen.
4:62. E qysh do te jete (gjendja e tyre) kur t’i godase ata ndonje e keqe, e shkaktuar nga vete duart e tyre, e pastaj vine te ti (per t’u arsyetuar) dhe betohen ne All-llahun: “Ne nuk patem tjeter qellim, vetem afrim e pajtim” (e jo refuzimin e gjykimit Tend).
4:63. Ata jane per te cilet e di All-llahu cka mbajne ne zemrat e tyre. Po, ti hiqu tyre, terhiqu verejtjen (per hipokrizi) dhe thuaju fjale qe lene pershtypje ne veten e tyre.
4:64. Ne nuk derguam asnje te derguar vetem qe me urdherin e All-llahut t’i behet respekt (nga njerezit) atij. E sikur te vinin ata te ti, pasi qe ta kene demtuar veten e tyre (nuk kane pranuar gjykimin tend), e te kerkonin ata vete ndjese te All-llahu, e edhe i derguari te kerkoje ndjese per ta, ata do te kuptonin se All-llahu pranon pendimin dhe eshte meshirues.
4:65. Per Zotin tend jo, ata nuk jane besimtare (te asaj qe te zbriti ty as te asaj para teje) derisa te mos zgjedhin ty per te gjykuar ne ate konflikt mes tyre, e pastaj (pas gjykimit tend) te mos ndiejne pakenaqesi nga gjykimi yt dhe (derisa) te mos binden sinqerisht.
4:66. Sikur t’i kishim obliguar ata: mbytni vetvetn tuaj, apo: dilni prej atdheut tuaj, ate (obligim) nuk do ta zbatonin, me perjashtim te nje pakice prej tyre. Po sikur te zbatonin ate qe keshilloheshin do te ishte me mire per ta dhe do t’i perforconte me shume.
4:67. Dhe atehere do t’u jepnim atyre nga ana Jone shperblim te madh.
4:68. Dhe do t’i udhezonim ne rruge te drejte.
4:69. E kush do qe i bindet All-llahut dhe te derguarit, te tillet do te jene se bashku me ata qe All-llahu i shperbleu: (me) pejgamberet, besniket e dalluar, deshmoret dhe me te miret. Sa shoke te mire jane ata!
4:70. Ky shperblim i madh eshte prej All-llahut. Mjafton qe All-llahu di me se miri.
4:71. O ju qe besuat, rrini te pergatitur (te armatosur) dhe dilni (per ne lufte) grup pas grupi apo te gjithe se bashku.
4:72. Ka disa prej jush qe zvaritet (nuk del ne lufte). E nese ju godet juve ndonje e papritur thote: “Zoti me favorizoi qe nuk isha i pranishem bashke me ta” (ne lufte).
4:73. Po nese ju takon juve ndonje e mire nga All-llahu, ai (munafiku) me siguri do te thoshte: si mos te kishte ekzistuar mes jush dhe mes tij ndonje njoftesi, per fat, te kisha qene se bashku me ta e te kisha arritur nje fitim te madh.
4:74. Le te luftojne ne rrugen e Allaut, ata qe e japin jeten e kesaj bote per boten tjeter. Kush lufton ne rrugen e All-llahut e mbytet (bie deshmor) ose triumfon, Ne do t’i japim atij shperblim te madh.
4:75. C’keni qe nuk luftoni per Zotin dhe per (t’i shpetuar) te paaftit: nga burrat, nga grate e nga femijet, te cilet luten: “Zoti yne! nxirrna nga ky fshat (Meka), banoret e te cilit jane mizore. Jepna nga ana Jote shpetim e ndihme!”
4:76. Ata qe besuan luftojne ne rruge te All-llahut, e ata qe nuk besuan luftojne ne rruge te djallezuar. Luftoni pra miqte e djallit, s’ka dyshim se intriga e djallit eshte e dobet.
4:77. A nuk i vure re ata te cileve iu pate thene: “Ndalni duart tuaja prej luftes, e faleni namazin dhe jepeni zeqatin!” E kur iu be atyre obligim lufta, qe nje grup prej tyre u frikesoheshin njerezve sic eshte frika ndaj All-llahut, e edhe me forte. Thoshin: “Zoti yne, pse na e bere obligim luften? Sikur te na e kishe shtyre deri ne nje afat te afert!” Thuaju: “Perjetimi i kesaj bote eshte pak, e per ate qe eshte i devotshem, bota tjeter eshte shume me e dobishme. Nuk do t’ju behet pa drejte as sa fija.
4:78. Kudo qe te jeni vdekja do t’ju kape, po edhe ne qofshi ne pallate te fortifikuara. E nese i qellon ata (munafiket) ndonje e mire, thone: “Kjo eshte nga All-llahu”. E nese i godet ndonje e keqe thone: “Kjo eshte nga ti (Muhammed)”. Thuaju: “Te gjitha jane nga All-llahu!” C’eshte me kete popull qe nuk kupton gati asnje send?
4:79. Cfaredo e mire qe te vjen eshte nga All-llahu, e cka te ndodhe nga ndonje e keqe eshte nga vete ti. Ne te derguam ty Pejgamber per mbare boten. Mjafton qe All-llahu eshte deshmues per kete.
4:80. Kush i bindet Pejgamberit, ai i eshte bindur All-llahut, e kush e refuzon, Ne nuk te derguam ty roje kunder tyre.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Perkethimi i Kur'an-it ne gjuhen Shqipe Empty Re: Perkethimi i Kur'an-it ne gjuhen Shqipe

Mesazh nga Alberti Sun 31 Jan 2010 - 7:08

4:81. Dhe thone: “(jemi) Te bindur”. E kur largohen prej teje, nje grup prej tyre (naten) planifikon dicka tjeter nga ajo qe u thua ti. All-llahu shenon ate qe e ndryshojne. Mos u ve veshin atyre e mbeshtetu All-llahut, se mjafton mbrojtja e All-llahut.
4:82. A nuk e perfillin ata (me vemendje) Kur’anin? Sikur te ishte prej dikujt tjeter, pervec prej All-llahut, do te gjenin ne te shume kunderthenie.
4:83. Madje kur u vjen atyre (munafikeve) ndonje lajm qetesues (kur fitojne myslimanet) ose shqetesues (kur deshtojne), ata e perhapin ate, e sikur t’ia linin ate (perhapjen lajmit) Pejgamberit dhe pergjegjesve te tyre, ata do dinin te nxjerrin perfundime (se si do te duhej shpallur). Por sikur te mos ishte dhuntia e All-llahut ndaj jush dhe meshira e Tij, atehere ju, pos nje pakice, do te ndiqnit rrugen e djallit.
4:84. Lufto ne rrugen e All-llahut! Nuk obligohet kush pos teje. Ngacmoi besimtaret (per lufte), All-llahu do te zmbrapse fuqine e te pabeseve. All-llahu eshte me fuqiforti, me ndeshkuesi.
4:85. Kush ofron ndihme te mire, do te kete pjese nga ajo, dhe kush ofron ndihme te keqe do te ngarkohet me te. All-llahu eshte i plotfuqishem ndaj cdo sendi.
4:86. Kush pershendeteni me ndonje pershendetje, ju ktheni pershehdetje edhe me te mire, ose kthejeni ashtu. All-llahu llogarit per cdo send.
4:87. Per All-llahun, qe s’ka tjeter pos Tij, patjeter Ai do t’ju tuboje ne diten e gjykimit per te cilen gje nuk ka dyshim. E kush mund te jete me i vertete se All-llahu ne thenie?
4:88. E cka eshte me ju qe ne ceshtjen e munafikeve jeni dy grupe; derisa per ate qe ben, All-llahu i permbysi ata? A mos doni ta vini ne rruge te drejte ate qe All-llahu e ka humbur? Per ate qe All-llahu e ka humbur, nuk do te gjeni rruge!
4:89. Ata deshirojne qe edhe ju te mos besoni sikurse nuk besuan vete dhe beheni te njejte. Mos zini miq prej tyre deisa ata te shpengulen (si ju) per hire te All-llahut, e nese refuzojne, atahere kudo qe t’i gjeni, kapni dhe mbytni dhe prej tyre mos zini as mik as ndihmes.
4:90. Perpos atyre qe srtehohen te nje popull, me te cilin keni marrveshje, dhe perpos atyre qe vijne te ju, e u vjen rende te luftojne kunder jush ose kunder popullit te vet. Sikur All-llahu te donte do t’ju jepte atyre fuqi e pushtet mbi ju dhe do t’ju luftonin. Ne qofte se ata terhiqen prej jush, nuk ju luftojne dhe ju ofrojne paqe, atehere All-llahu nuk ju lejon rruge (lufte) kunder tyre.
4:91. Ju do te hasni ne te tjere, qe duan te sigurohen te ju (duke u paraqitur si besimtare) dhe te sigurohen te populli i vet (si jobesimtare). E, sahere qe thirren, (kunder jush) i pergjigjen thirrejes. Ne qofte se nuk largohen prej jush, nuk ju ofrojne paqe dhe nuk heqin dore nga lufta kunder jush, atehere kapeni dhe mbytni kudo qe t’i takoni. Kunder tyre u kemi dhene fakte te qarta.
4:92. Asnje besimtari nuk i eshte i lejuar te mbyse besmitarin tjeter, perpos gabimisht. E kush e mbyte gabimisht nje besimtare, ai eshte i obliguar ta liroje nje rob besimtare dhe shpagimin (e gjakut) t’ia dorezoje familjes se tij, perpos ne qofte se ia falin (familja gjakun). Ne qofte se ai (i mbyturi gabimisht) eshte besimtare, por i takon popullit qe eshte armik i juaji, atehere eshte obligim vetem lirimi i nje robi besimtar. Ne qoftese se ai (i mbyturi) eshte nga ai popull qe keni marrveshjen me te, atehere eshte obligim shpagmi i (gjakut) qe i dorezohet familjes se tij dhe lirimi i nje robi besimtar. E kush nuk ka mundesi (te liroje nje rob), le te agjeroj dy muaj rresht, si pendim (i pranuar) ndaj All-llahut. All-llahu eshte me idijshmi, ligjdhenesi me i drejte.
4:93. Kush e mbyte nje besimtare me qellim, denimi i tij eshte xhehennemi, ne te cilin do te jete pergjithmone. All-llahu eshte i hidheruar ndaj tij, e ka mallkuar dhe i ka pergaditur denim te madh.
4:94. O ju qe besuat, kur marshoni ne rrugen e All-llahut (per ne lufte), te jeni te matur (te mos nguteni), e mos i thoni atij qe ju shpreh selamin (besimin): “Nuk je besimtare!”, duke kerkuar me te mjet (mall) te jetes se kesaj bote, pse te All-llahu jane begatite e medha. Ashtu (jo besimtare) ishit edhe ju me pare, e All-llahu ju dhuroi (besimin), pra sqaroni mire! All-llahu e di ne hollesi cka veproni.
4:95. Nuk jane te barabarte prej besimtareve ata qe ndejten (nuk luftuan) dhe ata qe me pasurine dhe me jeten e tyre luftuan ne rrugen e All-llahut, me perjashtim te atyre qe ishin te penguar pa vullnetin e vet. Ata qe luftuan me pasurine dhe me jeten e tyre, All-llahu i gradoi ne nje shkalle me larte mbi ata qe ndejten (me arsye). Por te gjitheve All-llahu u premtoi shperblim, ndersa mbi ata qe ndejten (pa arsye) All-llahu gradoi luftetaret me nje shperblim te madh.
4:96. Vende te larta me falje gabimesh e meshire nga Ai. All-llahu eshte qe fale shume dhe meshiron.
4:97. Engjejt qe ua moren shpirtin e atyre qe ishin mizore te vetvetes ju thane: “Ne cka ishit ju? - Ata thane: “Ne ishim te paafte ne ate toke!” (engjejt) ju thane: “A nuk ishte e gjere toka e All-llahut e te migronit ne te?” (e te praktikonit lirisht fene e Zotit). Vendi i tyre eshte xhehennemi dhe sa vend i keq eshte ai!
4:98. Pervec atyre qe ishin te paafte nga burrat, grat e femijet qe nuk kishin mundesi te gjenin, as menyre, as rruge (per shperngulje).
4:99. Atyre do t’iu fale All-llahu. All-llahu eshte qe shlyen e fale shume (gabime).
4:100. Kush shperngulet per hire (te fese se) All-llahut, ai gjen mundesi te madhe dhe begati ne toke. E kush del prej shtepise si migrues te All-llahu dhe i derguari i Tij, dhe e ze vdekja (ne rruge), te All-llahu eshte shperblimi i tij. All-llahu eshte meshirues, mbulon te metat.
4:101. Kur te jeni ne udhetim e siper, nuk eshte mekat per ju te shkurtoni namazin, nese frigoheni se jobesimtaret do te ju sjellin ndonje te keqe. Jobesimtaret jane armiq tuaj te hapet.
4:102. Kur te jesh ti (Muhammed) bashke me ta dhe ju fale namazin, nje grup prej tyre, duke i bartur armet, le te vije e le te falet me ty (grupi tjeter ne roje), e kur te bien ne sexhde (te kryejne nje reqate), keta le te qendrojne mbrapa jush (ne roje) e le te vije grupi tjeter, qe nuk eshte falur, e te falet me ty dhe le t’i bartin armet dhe te jene ne gjendje gadishmerie. Ata qe nuk besojne, e deshirojne moskujdesin tuaj ndaj armeve e mjeteve qe t’iu versulen njehere me te gjitha fuqite. Nese jeni te lodhur nga ndonje shi ose jeni te semure, nuk eshte mekat te mos i bartni armet, por mbani gadishmerine tuaj. All-llahu ka pergadite denim nencmues per jobesimaret.
4:103. Kur te kryeni namazin (e frikes) permendeni All-llahun, kur jeni ne kembe, ulur, te mbeshtetur. E kur te qetesoheni (nga lufta), atehere faleni namazin ne menyre te rregullt, pse namazi eshte obligim (per kohe) i caktuar per besimtaret.
4:104. Mos u tregoni te dobet ne ndjekjen e armikut, pse nese ndieni dhembje edhe ata ndjejne dhembje sikurse ju, e ju shpresoni nga All-llahu cka ata nuk shpresojne. All-llahu eshte i dijshem, ligjdhenes i matur.
4:105. Ne te zbritem ty (Muhammed) librin (Kur’anin) me plot te verteta, qe te gjykosh mes njerezve me ate qe te mesoi All-llahu. Mos u ngaterro per tradhetaret (mos u dil ne ndihme).
4:106. Kerkoj falje (per kete) All-llahut. All-llahu fale, meshiron.
4:107. Mos polemizo per ata qe tradhtojne vetveten. All-llahu nuk e do ate qe eshte genjeshtar e mekatar.
4:108. Ata fshihen (turperohen) prej njerezve, e nuk turperohen prej All-llahut, e Ai eshte me ta edhe kur planifikojne fshehtas thenie me te cilat nuk eshte i kenaqur Ai. All-llahut nuk mund t’i shpetojne veprimet e atyre.
4:109. Ja, ju jeni ata qe i mbrojtet (genjeshtaret) ne jeten e kesaj bote, kush do te polemizoje me All-llahun per ta diten e gjykimit, apo kush do ti marre ne mbrojtje?

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Perkethimi i Kur'an-it ne gjuhen Shqipe Empty Re: Perkethimi i Kur'an-it ne gjuhen Shqipe

Mesazh nga Alberti Sun 31 Jan 2010 - 7:09

4:110. Kush ben ndonje te keqe ose e ngarkon veten, pastaj kerkon falje te All-llahu, ai e gjen All-llahun fales dhe meshirues.
4:111. Kush ben ndonje mekat, ai ka ngarkuar vetveten. All-llahu i di hollesite, eshte gjykates i drejte.
4:112. Kush ben ndonje gabim ose mekat, e pastaj ate ia hudh nje te pafajshmit, ai ngarkohet me nje shpifje e me nje mekat te hapet.
4:113. E sikur te mos ishte dhuntia e All-llahut dhe meshira e Tij ndaj teje, nje grup prej tyre do te humbte ty, por ata nuk humbin tjeter, pos vetes se tyre. Ty nuk mund te demtojne asgje. All-llahu te shpalli ty, librin dhe sheriatin, te mesoi cka nuk dije. Dhuntia e All-llahut ndaj teje eshte shume e madhe.
4:114. Ne shume biseda te tyre te fshehta nuk ka kurrfare dobie, pervec (bisedes) kush keshillon per lemoshe, per ndonje te mire ose pajtim mes njerezve. E kush i ben keto duke pasur per qellim vetem kenaqesine e All-llahut, Ne do ti japim me vone (ne boten tjeter) shperblim te madh.
4:115. Kush i kundervihet te derguarit, pasi qe i eshte bere e qate e verteta dhe ndjek rruge tjeter nga ajo e besimtareve, Ne e leme ne ate qe e ka zgjedhur (ne Dunja) e e fusim ne xhehennem. Perfundim i keq eshte ai.
4:116. Eshte e vertete se All-llahu nuk fale (mekatin) t’i behet Atij shok, e pos ketij (mekati), te tjerat i fale atij qe deshiron. Ai qe i pershkruan shok All-llahut, ai ka humbur dhe bere nje largim te madh (prej te vertetes).
4:117. Ata nuk lusin tjeter pos Tij vetem (emra idhujsh) femra dhe nuk lusin tjeter pos djallit plot sherr.
4:118. Ate e mallkoi All-llahu. Ai ka thene: “Une do te perfitoj nje pjese te caktuar te roberve te Tu”.
4:119. Do t’i shmange (nga e verteta), do t’i beje te shpresojne ne gjera te kota; do t’i urdheroj dhe ata do te shqyejne veshet e bagetive; do ti urdheroj dhe ata do te shemtojne krijesat e All-llahut. E kush e ben mik djallin, e jo All-llahun, ai ka deshtuar sheshazi.
4:120. Ai u premton atyre dhe i ben te shpresojne, por djalli nuk premton tjeter vetem se mashtrim.
4:121. Te tillet (qe ndjekin djallin) kane vendin ne xhehennem dhe prej tij nuk kane te ikur (shpetim).
4:122. E ata qe besuan dhe bene vepra te mira, Ne do t’i vendosim ne xhennete, ku rrjedhin lumenj e ku do jene pergjithmone. Premtimi i sakte i All-llahut. E kush mund te jete me i sakte ne fjale se All-llahu?
4:123. Nuk eshte (shpetim) sipas shpresave tuaja as sipas shpresave te ithtareve te librit. Kushdo qe ben keq, do te ndeshkohet me te dhe, pos All-llahut, nuk ka per t’i gjetur vetes as mbrojtes as ndihmes.
4:124. Kush ben ndonje nga punet e mira, qofte mashkull ose femer duke qene besimtare, te tillet hyjne ne xhennet dhe nuk u behet fare padrejtesie.
4:125. Kush ka fe me te mire se ai qe sinqerisht i eshte bindur All-llahut dhe, duke qene bamires, e ndjek fene e drejte te Ibrahimit? All-llahu e zgjodhi Ibrahimin te dashurin me te ngushte.
4:126. Vetem te All-llahut jane c’ka ne qiej dhe c’ka ne toke. All-llahu ka perfshire cdo send.
4:127. Kerkojne prej teje (Muhammed) pergjigje - fetva per (ceshtjen) grate. Thuaju: “All-llahu ju sqaron per to dhe kjo qe po ju lexohet nga libri (Kur’ani) perkitazi me grate jetime, me te cilat lakmoni te martoheni me to, e nuk u jepni ate qe eshte caktuar (niqah ose miras), (ju sqaron) lidhur me te paaftit (femijet jetime) dhe qe te mbani drejtesi ndaj jetimeve!” Dhe, cfaredo te mire qe punoni, All-llahu di shume per te.
4:128. Nese ndonje grua i frikesohet largimit ose ftohjes se burrit te vet ndaj asaj, atehere nuk gabojne po qe se bejne mes vete ndonje mbarim (pajtim). Pajtimi eshte me i dobishmi. Megjithe kete, koprracia eshte e pranishme nder njerez. Por, nese silleni mire dhe ruheni, s’ka dyshim se All-llahu hollesisht eshte i njohur me gjithe cka veproni.
4:129. Ju kurrsesi nuk do te mund ta mbani drejtesine mes grave edhe nese perpiqeni, pra mos anoni plotesisht nga ndonjera e te lini tjetren si te varur. E nese permiresoheni dhe ruheni se (padrejtesise), All-llahu ju fale dhe ju meshiron.
4:130. Por nese ndahen prej njeri tjetrit, All-llahu begaton me miresine e Tij secilin prej tyre. All-llahu eshte bujar i madh, i plotdijshem.
4:131. Vetem e All-llahut eshte c’ka ne qiej e c’ka ne toke. Ne ju patem sugjeruar atyre qe iu pat dhene libri para jush, e edhe juve qe te keni frike nga All-llahu. Po ne mos besofshit, (dine) e All-llahut eshte c’ka ne qiej dhe c’ka ka ne toke. All-llahu eshte i panevoje e i falenderuar.
4:132. Te All-llahut jane gjithe c’ka ne qiej e c’ka ne toke. Mjafton qe All-llahu eshte i perkujdesshem.
4:133. Nese Ai deshiron, ju zhduk juve or njerez, e sjell te tjere. Per kete eshte i plotfuqishem.
4:134. Kush (me punen e vet) deshiron shperblimin e kesaj bote, (ai gabon), shperblmi i kesaj dhe i asaj botes tjeter eshte te All-llahu, e All-llahu degjon, sheh.
4:135. O ju qe besuat, vazhdimisht te jeni deshmues te drejte per hire te All-llahut edhe nese eshte kunder (interesit) vetvetes suaj, kunder prinderve ose kunder te afermve, le te jete ai (per te cilin deshmohet) pasanik ose varfnjak, pse All-llahu di me mire per ta. Mos ndiqni pra emocionin e t’i shmangeni drejtesise. Nese shtremberoni ose terhiqeni, All-llahu hollesisht di c’ka punoni.
4:136. O ju qe besuat, besoni vazhdimisht All-llahut, te derguarit te Tij, librit qe gradualisht ia shpalli te derguarit te Tij dhe librit qe e pat zbritur me pare. Kush nuk i beson All-llahut, engjejve te Tij, librave te Tij, te deguarve te Tij dhe botes tjeter, ai ka humbur teper larg.
4:137. Vertet, ata qe besuan e pastaj tradhetuan, perseri besuan e pastaj tradhtuan dhe e shtuan mosbesimin, All-llahu nuk u fale atyre as nuk i udhezon ne rruge te drejte.
4:138. Ti (Muhammed) lajmeroj munafiket se me te vertete ata kane nje denim te dhembshem.
4:139. Jane ata qe, perkunder besimtareve, i miqesojne jobesimtaret. Valle, a mos kerkojne fuqi te ta? S’ka dyshim, e tere fuqia i takon All-llahut.
4:140. Juve u eshte shpallur ne librin (Kur’anin) qe, kur te degjoni se po mohohet Kur’ani i All-llahut dhe po behet tallje me te, mos rrini me ata derisa te mos hyjne ne bisede tjeter. Perndyshe, ju do te jeni si ata. All-llahu do t’i tuboje tradhetaret dhe jobesimteret qe te gjithe ne xhehennem.
4:141. Ata jane qe presin se c’po ju ngjane juve. Nese me ndihmen e All-llahut ngadhenjeni, ata thone: “A nuk ishim me ju?” E nese jobesimtareve u takon ndonje fitim, ata thone: “A nuk mbizoteruam ne mbi ju (por nuk deshtem te mposhtim) dhe penguam prej jush besimtaret!” All-llahu do te gjykoje mes jush diten e gjykimit. All-llahu kurrsesi nuk iu mendeson jobesimtareve mbizoterim te plote mbi besimtaret.
4:142. Munafiket perpiqen te mashtrojne All-llahun (duke u paraqitur rrejshem si besimtare), por All-llahu mbizoteron dinakerite e tyre. Ata edhe kur falen, falen me pertaci dhe vetem sa per t’u dukur te njerezit dhe fare pak e permendin All-llahun.
4:143. Ata jane te luhatshem ndermjet atij dhe atij (besimit dhe mosbesimit) e nuk jane as me ata (me besimtaret) as me ata (me jobesimtaret). Po ate qe e mposht All-llahu, ti nuk mund te gjesh shpetim per te.
4:144. O ju qe besuat, mos i zini miq jobesimtaret e t’i lini manash besimtaret! A doni t’i sillni All-llahut argument te qarte kunder vetes!
4:145. S’ka dyshim, munafiket do te jene ne shtresen me te ulet (ne fund) te zjarrit dhe per ta nuk do te gjesh mbrojtes,
4:146. Perveq atyre qe u penduan, u permiresuan, iu permbajten All-llahut (mesimeve te Tij) dhe praktikojne sinqerisht fene e tyre per All-llahun. Te tillet do te jene bashke me besimtaret, e All-llahu ka per t’iu dhene besimtareve shprblim te madh.
4:147. Cfare ka All-llahu me denimin tuaj? E falenderuat dhe i besuat? (e para nuk i pakeson sundimin e as e dyta nuk i shton) All-llahu eshte mirenjohes i dijshem.
4:148. All-llahu nuk do publikimin e shprehjeve te keqia pervec (publikimit) te atij qe i eshte bere padrejt. All-llahu eshte degjues, i dijshem.
4:149. Nese publikoni ndonje te mire ose e fshihni ate, ose i falni ndonje te keqe (dikujt), All-llahu i plotfuqishem fale shume.
4:150. S’ka dyshim se ata qe nuk besojne All-llahun dhe te derguarin e Tij, dehirojne te bejne dallim mes All-llahut dhe te derguarve te Tij e thone: “Ne i besojme disa e nuk i besojme disa te tjere” e mes ketij duam te marrin nje rruge.
4:151. Te tillet lane jobesimtaret e vertete; e Ne kemi pergatitur denim te forte e nencmues per jobesimtaret.
4:152. E ata qe besuan All-llahun dhe te derguarin e Tij dhe nuk bene kurrfare dallimi ne asnje prej tyre, te tilleve do t’u jepet shperblim i merituar. All-llahu fale shume dhe eshte meshirues.
4:153. Ithtaret e librit (jehudite) kerkojne prej teje t’u sjellesh nje liber (komplet) nga qielli. Po ata paten kerkuar prej Musait edhe me teper e i paten thene: “Deftona Zotin sheshas” (ta shohim me sy) e per shkak te mizorise se tyre i kapi rrufeja. Mandej edhe pasi qe iu paten shfaqur atyre mrekulli te qarta, ata adhuruan vicin. Ne u patem falur ate, e Musait i dhame argumente te forta.
4:154. Ne ngritem mbi ta (bregun) Tur’in pse ishin zotuar (ta pranojne Tevratin), u patem thene: “Hyni ne dere (te bejtul mukaddesit) te perulur, dhe u patem thene: “Mos e thyeni te shtunen” (mos gjuani peshk). Ashtu Ne patem marre prej tyre bese te forte.
4:155. Dhe per shkak te thyerjes se beses se dhene, te mohimit te ajeteve (shpalljes) te All-llahut, te mbytjes se pejgambereve pa kurrfare te drejte dhe thenies se tyre: “Zemrat tona jane te mbuluara” (me perde). Jo, por per shkak te mohimit te tyre All-llahu ua vulosi ato (zemrat), e nuk besojne prej tyre vetem pakkush.
4:156. Edhe per shkak te mosbesimit dhe te thenies se tyre shpifese kunder Merjemes;
4:157. Madje per shkak te thenies se tyre: “Ne e kemi mbytur Mesihun, Isain, birin e Merjemes, te derguarin e All-llahut”. Po ata as nuk e mbyten as nuk e gozhduan (nuk e kryqezuan ne gozhda), por atyre u perngjau. Ata qe nuk u pajtuan rreth (mbytjes se) tij, jane ne dileme per te (per mbytje) e nuk kane per te kurrfare dije te sakte, pervec qe iluzojne. E ata me siguri nuk e mbyten ate.
4:158. Perkundrazi, All-llahu e ngriti ate prane Vetes. All-llahu eshte i poltfuqishem, i dijshem.
4:159. Nuk ka asnje nga ithtaret e librit vetem se ka per t’i besuar atij (Isait) para vdekjes se vet, e ne diten e gjykimit ai deshmon kunder tyre.
4:160. Dhe per shkak te mizorise se atyre, qe ishin jahudi, dhe per shkak se penguan shume nga rruga e All-llahut, Ne ua ndaluam (ua beme haram) disa (lloje ushqimesh) te mira qe u ishin te lejuara.__________________

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Perkethimi i Kur'an-it ne gjuhen Shqipe Empty Re: Perkethimi i Kur'an-it ne gjuhen Shqipe

Mesazh nga Alberti Sun 31 Jan 2010 - 7:09

4:161. Edhe per shkak te marrjes se kamates edhe pse e kishin te ndaluar ate dhe ngrenies se pasurise se njerezve ne menyre te padrejte. Ne kemi pergatitur denim te mundimshem per ata qe nuk besuan prej tyre.
4:162. Por ata, prej tyre qe kane thesar te diturise, dhe besimtaret, besojne ate qe tu shpall ty dhe ate qe u shpall para teje, besojne edhe ata qe e falin namazin dhe japin zeqatim dhe besimtaret ne All-llahun e ne jeten e ardhshme. Te tilleve do t’u japim shperblim te madh.
4:163. Ne te frymezuam ty me shpallje sikurse e patem frymezuar Nuhun dhe pejgamberet pas tij; e patem frymezuar Ibrahimin, Ismajlin, Is’hakun, Jakubin dhe pasardhesit e tij, Isain, Ejubin, Junusin, Harunin, Sulejmanin, e Davudit i patem dhene Zeburin.
4:164. Dhe (derguam) te derguar me pare qe te rrefyem per ta, dhe te derguar te tjere per te cilet nuk te rrefyem, e Musait i foli All-llahu me fjale.
4:165. Te derguar qe ishin lajmgezues e kercenues, ashtu qe pas dergimit te derguarve njerezit te mos kene fakt (arsyetim) para All-llahut. All-llahu eshte i pavarur ne sundimin e vet dhe di si te veproje.
4:166. (Jehudite i thane se nuk te besojme ne shpallje Muhammedit) Por All-llahu deshmon per ate qe t’u zbrit ty, ate ta zbriti sipas dijes se Vet, edhe engjejte deshmojne, po mjaft eshte All-llahu deshmues.
4:167. Ata qe nuk besuan dhe penguan nga rruga e All-llahut, ata kane humbur shume larg.
4:168. Aa qe nuk besuan dhe bene zullum, All-llahu as nuk ka per t’i falur as nuk ka per t’i drejtuar ne rruge.
4:169. Perpos rruges se xhehennemit, ne te cilin do te jene perjete te persosur. E per All-llahun kjo eshte lehte.
4:170. O ju njerez, juve u erdhi i derguari me te verteten (fene e drejte) nga Zoti juaj, pra t’i besoni se eshte me e dobishme per ju. Po nese vazhdoni ta refuzoni, ta dini se c’ka ne qiej e toke eshte vetem e All-llahut. All-llahu di (gjendjen e robeve), eshte me i urti.
4:171. O ithtaret e librit, mos teproni ne fene tuaj dhe mos thuani tjeter gje per All-llahun, pervec asaj qe eshte e vertete. Mesihu, Isa, bir i Merjemes, ishte vetem i derguar i All-llahut. Ishte fjale e Tij (behu) qe ia drejtoi Merjemes dhe ishte fryme (shpirt) nga Ai. Besojeni pra All-llahun dhe te derguarin e Tij e mos thoni: “Tre” (trini). Pushoni (se theni), se eshte me mire per ju. All-llahu eshte vetem nje All-llah; larg qofte asaj qe Ai te kete femije. C’ka ne qiej dhe c’ka ne toke eshte vetem e Tij. Mjafton qe All-llahu eshte planifikues i pavarur.
4:172. Mesihu nuk terhiqet prej asaj se eshte rob i All-llahut, nuk terhiqet as engjejt me te zgjedhur. Kush terhiqet prej adhurimit ndaj Tij dhe ben mendjemadhesi, Ai do t’i ringjalle dhe do t’i tuboje te gjithe prane Tij.
4:173. E persa u perket atyre qe besuan dhe vepruan mire, atyre do tu permbushet shperblimi i merituar, por edhe do t’iu shtohet prej dhuntise se Tij. Persa i perket atyre qe u terhoqen dhe mbajten veten kryelarte, ata do t’i ndeshkoje me nje ndeshkim fort te dhembshem dhe pos All-llahut nuk do t’i gjejne vetes as mbrojtes as ndihmes.
4:174. O ju njerez, juve ju erdhi nga Zoti juaj argument dhe Ne ju zbritem drite te qarte.
4:175. Ata qe i besuan All-llahut dhe iu permbajten Atij (librit te Tij), Ai do t’i fuse ne meshiren (xhennetin) e Tij dhe do t’i gradoje e do t’i udhezoje per ne rruge te drejte.
4:176. Kerkojne pergjigjen tende. Thuaju: “All-llahu ju pergjigjet ne ceshtjen e “kelale-s” (ai qe nuk ka prinder as femije qe e trashigojne). Nese vdes nje njeri qe nuk ka femije, por ka moter, atehere asaj (motres) i takon gjysma e pasurise se lene. Ai (vellau) trashegon tere ate (qe le motra) nese ajo nuk ka femije. Ne qofte se ato jane dy (motra qe trashegojne), atyre dyjave u takojne dy te tretat qe le ai. Ne qofte se jane vellezer dhe te perzier burra dhe gra, atehere mashkullit i takon hise dy fish me shume se sa femres. All-llahu ju sqaron, ashtu qe te mos humbni. All-llahu di per cdo send.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Perkethimi i Kur'an-it ne gjuhen Shqipe Empty Re: Perkethimi i Kur'an-it ne gjuhen Shqipe

Mesazh nga Alberti Sun 31 Jan 2010 - 7:10

5.El-Maideh

Me emrin e All-llahut, Meshiruesit, Meshireberesit!



5:1. O ju qe besuat! Zbatoni premtimet (obligimet). U jane (lejuar t’i hani) kafshet shtepiake, me perjashtim te atyre qe po ju lexohen (ne kete kaptine si te ndaluara) dhe pervec gjuetise, qe nuk eshte e lejuar derisa jeni ne ihram. Vertet, All-llahu vendos ate qe deshiron.
5:2. O ju qe besuat! Mos i shkelni simbolet e All-llahut, as muajin e shenjte (mos lejoni luften), as kurbanin (mos e pengoni), as ate me qafore (te caktuar per kurban), as (mos pengoni) ata qe duke kerkuar begati nga Zoti i tyre dhe kenaqesine e Tij, kane mesyer (per vizite) shtepine e shenjte (Qaben). E kur te hiqni ihramin, atehere gjahtoni. Urrejtja ndaj nje populli, qe iu pat penguar nga xhamia e shenjte, te mos ju shtyje te silleni ne menyre te padrejte kunder tyre. Ndihmohuni mes vete me te mira dhe ne te mbara, e mosni ne mekate e armiqesi. Kini dro denimit te All-llahut, se me te vertete All-llahu eshte ndeshkues i forte.
5:3. Juve u jane ndaluar (t’i hani): ngordhesirat, gjaku, mishi i derrit, ajo qe theret jo ne emrin e All-llahut, e furmja, e mbytura, e rrezuarja, e shpuarja (nga briri i tjetres), ajo qe e ka ngrene egersira, pervec asaj qe arrini ta therrni (para se te ngordhe), ajo qe eshte therrur per idhuj dhe (u eshte e ndaluar) ta kerkoni me short fatin. Kjo eshte mekat ndaj All-llahut. Tashme, ata qe mohuan, humben shpresen per fene tuaj (se do te nderroni), andaj mos u frikesonju atyre, por Mua te me frikesoheni. Sot persosa per ju fene tuaj, plotesova ndaj jush dhuntine Time, zgjodha per ju islamin fe. E kush detyrohet nga uria (te haje nga te ndaluarat), duke mos anuar dhe duke mos patur qellim mekatin, All-llahu fale shume dhe eshte meshirues.
5:4. Te pyesin ty (Muhammed), cka u eshte lejuar atyre? Thuaju: “U jane lejuar te gjitha ushqimet e mira dhe ai (gjahu) i gjahtareve (shtazeve) te dresuara qe i mesoni ashtu si ju ka mesuar juve All-llahu. Hani pra, ate qe gjahtuan per juve dhe me pare permendeni emrin e All-llahut. Kini dro nga All-llahu pse All-llahu shpejt merr masa.
5:5. Sot u lejuan per ju ushqimet e mira, edhe ushqimet (te therrurat) e ithtareve te librit jane te lejuara (hallall) per ju, edhe ushqimet (te therrurat) tuaja jane te lejuara per ta (u jane lejuar). Grate e ndershme besimtare dhe (gra) te ndershme nga ata te cileve u eshte dhene libri para jush, kur atyre u jepni pjesen e caktuar te kurores, por duke pasur per qellim martesen, e jo imoralitetin dhe jo si dashnore ilegale. E kush mohon (tradhton) besimin, ai ka asgjesuar vepren e vet dhe ai ne boten tjeter eshte prej te shkaterruarve.
5:6. O ju qe besuat! Kur doni te ngriheni per te falur namazin, lani fytyrat tuaja dhe duart tuaja deri ne berryla; ferkoni kokat tuaja, e kembet lani deri ne dy zogjte. Nese jeni xhunube, atehere pastrohuni (lahuni)! Ne qofte se jeni te semure, ose ne ndonje udhetim, ose ndonjeri prej jush vjen prej vendit te nevojes, ose keni kontaktuar me grate dhe nuk gjeni uje, atehere mesyjeni (merrni tejemum) dheun e paster dhe me te ferkoni fytyrat dhe duart tuaja. All-llahu nuk deshiron (me obligim per abdest e larje) t’ju sjelle ndonje veshtiresi, por deshiron t’ju pastroje (prej mekateve), t’ua plotesoje te miren e Tij ndaj jush e qe t’i falenderoheni.
5:7. Perkujtojeni dhuntine e All-llahut qe ua dha (fene islame) dhe zotimin e Tij, te cilin e pat marre prej jush kur thate: “Degjuam e respektuam”. Kini frike All-llahun, pse All-llahu i di shume mire te fshehtat ne gjoksa (ne zemra).
5:8. O ju qe besuat! Behuni plotesisht te vendosur per hir te All-llahut, duke deshmuar te drejten, dhe te mos u shtyje urrejtja ndaj nje populli e t’i shmangeni drejtesise; behuni te drejte, sepse ajo eshte me afer devotshmerise. Kini dro All-llahun se All-llahu di hollesisht per ate qe veproni.
5:9. Atyre qe besuan dhe bene vepra te mira, All-llahu u premtoi falje per mekate dhe shperblim te madh.
5:10. E ata qe mohuan dhe pergenjeshtruan argumentet Tona, ata jane banues te xhehennemit.
5:11. O ju qe besuat! Perkujtojeni te miren e All-llahut ndaj jush kur, nje popull tentoi te zgjase duart e veta (per mbytje) kunder jush, kurse Ai i zbrapsi duart e tyre prej jush. Respektojeni All-llahun (duke zbatuar urdhrat e Tij) dhe vetem All-llahut le t’i mbeshteten besimtaret.
5:12. Ne te vertete All-llahu pat marre zotimin e beni israileve. Dhe prej tyre derguam (caktuam) dymbedhjete prijes. All-llahu tha: “Une jame (mbrojtes) me ju!” Ne qofte se falni namazin, e jepni zeqatin, u besoni te derguarve te Mi dhe u ndihmoni atyre, huazoni per hir te All-llahut hua te mire, Ai patjeter do t’ua shlyeje mekatet tuaja dhe do t’ju shtie ne xhennete nen te cilet rrjedhin lumenj. E kush kundershton pas ketij (zotimi) prej jush, ai e ka humbur rrugen e drejte.
5:13. Per shkak se ata e thyen zotimin e tyre, Ne i mallkuam ata, dhe zemrat e tyre i beme te forta (te shtangura). Ata i ndryshojne fjalet (ne Tevrat) nga domethenia e tyre dhe braktisen nje pjese me te cilen ishin urdheruar. Ti vazhdimisht do te verejsh tradhtine e nje pjese te tyre, perpos nje pakice nga ata. Pra falju dhe hiqju tyre. All-llahu i do ata qe bejne mire.
5:14. Ne e morem zotimin edhe te atyre qe thane: “Ne jemi nesara” e edhe ata e harruan nje pjese te asaj me te cilen ishin udhezuar, andaj Ne kemi ndersyer armiqesine e urrejtjen ndermjet tyre deri ne diten e kijametit. E me vone All-llahu do t’i njoftoje ata me ate qe bene.
5:15. O ithtare te librit, juve ju erdhi i derguari Jone qe ju sqaron shume nga ajo qe fshihnit prej librit, e per shume nuk ju jep sqarime. Juve ju erdhi nga All-llahu drite dhe liber i qarte.
5:16. All-llahu e ve me ate (me Kur’anin) ne rruget e shpetimit ate qe ndjek kenaqesine e tij dhe me ndihmen e Tij i nxjerr ata prej erresirave ne drite dhe i udhezon ne nje rruge qe eshte e drejte.
5:17. E mohuan (e bene kufer) te verteten ata qe thane se: “Zot eshte ai, Mesihu bir i Merjemes.” Thuaju: “ Nese deshiron All-llahu ta shkaterroje Mesihun, birin e Merjemes, nenen e tij dhe gjithe c’ka ne toke, kush mund ta pengoje ate?” Vetem Atij i takon pushteti i qiejve, i tokes dhe c’ka ne mes tyre. Ai krijon cdo gje qe deshiron. All-llahu eshte i gjithfuqishem per cdo gje.
5:18. Jehudite dhe te krishteret thane: “Ne jemi bijte e All-llahut dhe te dashurit e Tij”. Thuaju: “E pse pra Ai ju denon me mekatet tuaja?” Jo, ju jeni njerez qe Ai ju krijoi. Ai i fale atij qe do dhe e denon ate qe do. Sundimi i qiejve, i tokes dhe i gjithe c’ka ne mes tyre eshte vetem i All-llahut dhe vetem te Ai eshte e ardhmja.
5:19. O ithtare te librit, ju erdhi i derguari i Jone, ju sqaron (ceshtjet e fese) pas nderprerjes se te derguarve, ne menyre qe te mos thoni: “Neve nuk na erdhi as i derguar qe te na pergezoje, e as qe te na terheqe verejtjen”. Pra ja, ju erdhi pergezuesi dhe kercenuesi. All-llahu eshte fuqiplote per cdo send.
5:20. Perkujto (O i derguar) kur Musai i tha popullit te vet: “O popull im, perkujtojeni dhuraten e All-llahut ndaj jush, kur ne mesin tuaj dergoi pejgambere, ju mundesoi te jeni sundues dhe ju dha cka nuk i dha askujt nga popujt.
5:21. O popull imi, hyni ne token e shenjte, te cilen All-llahu ua premtoi, dhe mos u ktheni mbrapa, pse atehere khteheni te deshperuar.
5:22. Ata (populli i Musait) thane: “O Musa, aty eshte nje popull i fuqishem (dhunues), prandaj ne nuk do te hyjme aty kurre derisa ata te mos dalin nga ajo (te na e lirojne pa lufte), nese dalin ata nga ajo, ne do te hyjme”.
5:23. Dy burra, prej atyre (prijesve) qe All-llahu i kishte pajisur me bindje dhe kishin friken e Tij, thane: “Hynju atyre nga dera, e kur t’u hyni nga ajo, atehere ju jeni ngadhenjyes. Dhe vetem All-llahut mbeshtetjuni, nese jeni besimtare te sinqerte”.
5:24. Ata thane: “O Musa, ne kurre nuk hyjme ne te derisa ata jane aty, shko pra ti dhe Zoti yt e luftoni, ne po rrime ketu!”
5:25. (Musai) Tha: “Zoti im! Une nuk kam ne dore pos vetes sime dhe as vellai im (Haruni nuk ka ne dore pos vetvetes, ose: pos vetes sime dhe vellain tim), ndana, pra, neve prej popullit te felliqte.
5:26. (All-llahu) Tha: “Ajo (toke) eshte e ndaluar (haram) per ta katerdhjete vjet. Do te sillen neper toke (te hutuar). Ti mos u keqeso per popullin e shfrenuar.
5:27. Lexoju (Muhammed) atyre (jehudive e te tjereve) ngjarjen e vertete te dy djemve te Ademit, kur te dy flijuan kurbane, nga te cilet njerit iu pranua. Ai (qe nuk iu pranua) tha: “Une do te te mbys ty” (Kabili i tha Habilit). E ai (qe iu pranua) tha: “All-llahu pranon vetem prej te sinqerteve”,
5:28. Dhe, nese ti e zgjate te une doren tende per te me mbytur, une nuk e zgjas te ti doren time per te te mbytur; une i frikesohem All-llahut, Zotit te boterave!”
5:29. Une (nuk dua te te mbys, por) dua qe ta bartesh mekatin tim dhe mekatin tend, e te behesh nga banoret e zjarrit, e ai eshte denim i zullumqareve.
5:30. Atehere epshi i tij e bindi ate per mbytjen e te vellait dhe e mbyti ate. Ai mbeti prej me te deshperuarve (hidheroi prinderit, mbeti pa vella, u perbuz prej Zotit dhe u fut ne xhehennem).
5:31. All-llahu dergoi nje sorre, e cila groponte ne dhe, per t’i treguar atij se si ta mbuloje trupin e vellait. E ai i tha: “I mjeri une, a nuk qesh i afte te behem si kjo sorre, e ta mbuloja trupin e vellait tim?” Ashtu mbeti i penduar.
5:32. Per kete (shkak te atij krimi) Ne u shpallem (ligj) beni israileve se kush mbyt nje njeri (pa te drejte), pa pase mbytur ai ndonje tjeter dhe pa pase bere ai ndonje shkaterrim ne toke, atehere (krimi i tij) eshte si t’i kishte mbytur gjithe njerezit. E kush e ngjall (behet shkak qe te jete ai gjalle) eshte si t’i kishte ngjallur (shpetuar) te gjithe njerezit. Atyre (beni israileve) u erdhen te derguarit Tane me argumente, mandej edhe pas ketij (vendimi) shume prej tyre e teprojne (kalojne kufijte ne mbytje) ne kete toke.
5:33. Denimi i atyre qe luftojne (kundershtojne) All-llahun dhe te derguarin e Tij dhe bejne shkaterrime ne toke, nuk eshte tjeter vetem se te mbyten ose te gozhdohen, ose (te gjymtohen), t’u priten duart dhe kembet e tyre te aneve te kunderta, ose te debohen nga vendi. Kjo (mase ndeshkuese) eshte poshterim per ta ne Dunja, dhe ne boten tjeter ata do te kene denim te madh.
5:34. Pervec atyre qe jane penduar para se t’i kapni. E, dijeni pra se All-llahu ben falje te madhe, eshte meshirues.
5:35. O ju qe besuat! Kini frike All-llahun dhe kerkoni afrim te Ai, luftoni ne rrugen e Tij qe te gjeni shpetim.
5:36. Atyre qe mohuan, edhe sikur te ishte e tyre e gjithe ajo qe eshte ne toke, e edhe njehere aq per te dhene shpagim (zhdemtim) nga denimi i dites se kijametit, nuk u pranohet. Ata kane denim te dhembshem.
5:37. Ata perpiqen te dalin nga zjarri, por s’kane te dale nga ai, ata kane denim te perhershem.
5:38. Vjedhesit dhe vjedheses prejuani duart, si shpagim i vepres qe bene, (kjo mase eshte) denim nga All-llahu. All-llahu eshte i fuqishem, ligjdhenes i urte.
5:39. E kush pendohet pas punes se keqe (vjedhjes) dhe permiresohet, s’ka dyshim, All-llahu ia pranon pendimin, All-llahu eshte qe fale shume, eshte meshirues.
5:40. A nuk di se All-llahu eshte Ai qe sundimi i qiejve dhe i tokes eshte vetem i Tij, andaj Ai denon ate qe do dhe e fale ate qe do. All-llahu eshte i plotfuqishem per cdo gje.
5:41. O ti i derguar! Te mos brengos vrapimi ne mosbesim i atyre qe me gojet e tyre thane: “Ne kemi besuar”, e zemrat e tyre nuk kane besuar (munafiket), e as i atyre qe jane jehudi, te cilet shume i pergjigjen genjeshtres dhe shume degjojne (fjalen) nje populli qe nuk vjen te ti, ata jane qe i menjanojne fjalet pas venies se tyre ne vendin e vet (nga ana e All-llahut) e thone: “Nese u jepet kjo, pranoni, e nese nuk u jepet, atehere refuzoni. Po ate qe All-llahu do ta humbe, ti nuk mund te besh asgje per te (nuk mund ta shpetosh). Jane ata te cileve All-llahu nuk deshi t’iu pastroje zemrat (prej kufrit). Jane ata qe ne kete jete kane poshterim, kurse ne jeten tjeter kane denim te madh.
5:42. Jane ata qe i pergjigjen te pavertetes dhe hane shume haramin (ryshfetin). Ne qofte se vijne te ti (per ndonje gjykim), gjyko mes tyre ose hiqju tyre. Nese prapsesh prej tyre (nuk gjykon), ata nuk mund te sjellin ty kurrfare demi. Po nese gjykon mes tyre, gjyko drejte; All-llahu i do te drejtit.
5:43. E si kerkojne ata gjykimin tend, kur ata kane Tevratin, e ne te cilin eshte vendimi i All-llahut, e pastaj ata refuzojne me vone ate (vendimin tend)? Ata nuk jane besimtare.
5:44. Ne e zbritem Tevratin, ne te cilin eshte udhezimi i drejte dhe drita. Sipas tij gjykuan ndaj atyre qe ishin jehudi, pejgamberet qe ishin te bindur, gjykuan edhe dijetaret e devotshem e paria fetare, ngase ishin te obliguar ta ruanin librin e All-llahut dhe ishin mbrojtes te tij. Prandaj, mos u frikesoni nga njerezit, vetem Mua te me frikesoheni dhe mos i nderroni argumentet e Mia per pak send. E kush nuk gjykon me ate qe e zbriti All-llahu, ata jane mohues.
5:45. Ne u caktuam atyre ne te (ne Tevrat) kundermasat ndeshkuese: njeriu (mbytet) per njeriun, syri per syrin, hunda per hunden, veshi per veshin, dhembi per dhembin, por edhe plaget kane kundermase. E kush e fale ate (hakmarrjen), ajo eshte shpagim (nga mekatet) per te. E kush nuk vendos sipas asaj qe zbriti All-llahu, ata jane mizore (te padrejte).
5:46. Ne vazhduam gjurmet e tyre (te pejgambereve) me Isain, birin e Merjemes, vertetues i Tevratit qe kishin me prane. Atij i dhame Inxhilin, qe eshte udhezim i drejte dhe drite, qe eshte vertetues i Tevratit qe kishin prane, qe ishte udhezues e keshillues per te devotshmit.
5:47. (E zbritem) Qe ithtaret e Inxhilit te gjykojne sipas asaj qe All-llahu e zbriti ne te. E kush nuk gjykon sipas asaj qe All-llahu e zbriti, te tillet jane mekatare te dale jashte rruges se Zotit.
5:48. Ne edhe ty (Muhammed) ta zbritem librin (Kur’anin) e vertete qe eshte vertetues i librave te meparshem dhe garantues i tyre. Gjyko pra mes tyre me ate qe All-llahu e zbriti, e mos pelqe epshet e tyre e te largohesh nga e verteta qe te erdhi. Per secilin prej jush, Ne caktuam ligj e program (te posacem ne ceshtje te veprimit). Sikur te donte All-llahu, do t’ju bente nje popull (ne fe e sheriat), por deshi t’ju sprovoje ne ate qe ua dha juve, andaj ju (besimtare) perpiquni per pune te mira. Kthimi i te gjithe juve eshte te All-llahu, e Ai do t’ju njoftoje me ate qe kundershtoheshit
5:49. (Ta zbritem) Qe edhe ti te gjykosh me ate qe te zbriti All-llahu, e mos ndiq deshirat e tyre dhe ruaju rrezikut te tyre qe te mos te shmangin nga nje pjese e asaj qe ta zbriti All-llahu. Nese ata refuzojne (gjykimin tend), ti dije se All-llahu ka per qellim t’i ndeshkoje per disa mekate te tyre. Ne te vertete, nje shumice e njerezve jane jashte rruges.
5:50. A thua mos po kerkojne gjykimin e kohes se injorances, po per nje popull qe bindshem beson, a ka gjykim me i mire se ai i All-llahut?
5:51. O ju qe besuat! Mos zini miq as jehudite, e as te krishteret. Ata jane miq te njeri-tjetrit. E kush prej jush i miqeson ata, ai eshte prej tyre. Vertet All-llahu nuk ve ne rruge te drejte popullin zullumqar.
5:52. E ata qe ne zemrat e tyre kane semundje, i sheh se ngarendin te ta (per miqesi) duke thene: “Po frikesohemi se mos po na sillet ndonje e keqe”. Po All-llahu do te sjelle fitoren, ose dic tjeter nga ana e Tij, e atehere do te pendohen per ate qe e mbanin fshehte ne shpirtin e tyre.
5:53. Ata qe besuan ju thone: “A keta ishin qe u betuan ne Zotin me betimin me te forte te tyre se ishin me ju? I shkaterruan veprat e veta dhe aguan te deshperuar”.
5:54. O ju qe besuat! Kush largohet prej jush nga feja e vet (i ben dem vetes) s’ka dyshim se All-llahu do ta sjelle nje popull qe Ai e do ate (popull) dhe ata e duan Ate (Zotin), (nje popull) qe eshte modest e i bute ndaj besimtareve, por i ashper dhe i forte ndaj mohuesve, qe lufton ne rrugen e All-llahut dhe qe nuk i frikesohet kercenimit te asnje kercenuesi. Kjo (cilesi e atij populli) eshte dhurate e All-llahut qe i jep atij qe do. All-llahu eshte dhurues i madh, i dijshem.
5:55. Mik (i afert) juaji eshte vetem All-llahu, eshte i derguari i Tij dhe ata qe besuan e qe falin namazin dhe japin zeqatin duke bere rukue (duke qene respektues).
5:56. E kush ka per mik All-llahun, te derguarin e Tij dhe ata qe besuan, s’ka dyshim se ana (pala-krahu) e All-llahut eshte ngadhenjyese.
5:57. O ju qe besuat! Mos i merrni per miq ata te cileve u eshte dhene libri para jush edhe as jobesimtaret qe me fene tuaj tallen dhe luajne. Kini dro All-llahun po qe se jeni besimtare.
5:58. Edhe thirrjen (ezanin) tuaj per namaz ata e marrin per tallje e loje. Me kete vertetojne se jane popull qe nuk kupton.
5:59. Thuaj: “O ithtare te librit, a na shihni per te mete vetem pse besuam All-llahun; besuam ate qe na zbriti neve dhe ate qe zbriti me pare! S’ka dyshim, shumica jush jane te shfrenuar.
5:60. Thuaj: “A t’ju lajmeroj per nje te keqe (te zeze) me te demshme (nga ajo e mete qe na e shihni) si denim nga All-llahu? (Ajo eshte) Mallkimi i atij qe e mallkoi All-llahu dhe hidherimi ndaj tij, qe disa prej tyre i shnderroi ne majmune e ne derra, e i beri adhurues te djallit. Te tillet jane ne pozite me te keqe dhe me te humburit prej rruges se drejte.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Perkethimi i Kur'an-it ne gjuhen Shqipe Empty Re: Perkethimi i Kur'an-it ne gjuhen Shqipe

Mesazh nga Alberti Sun 31 Jan 2010 - 7:10

5:61. E kur vijne te ju, thone: “Kemi besuar”, ndersa ata me (kufer) mosbesim kane hyre dhe me te kane dale. Po All-llahu di me se miri se cka fshihnin ata.
5:62. Dhe, shume prej tyre i sheh se nguten ne mekat, ne mizori e ne ngrenie te haramit. Sa e shemtuar eshte ajo qe bene ata.
5:63. E pse paria fetare (e krishtere dhe jehude) te mos i ndalin nga ato thenie te tyre te rreme dhe nga ngrenia e haramit (ryshfetit)! Sa pune e keqe eshte ajo e tyre (e parise fetare).
5:64. Jehudite thane: “Dora e All-llahut eshte e shtrenguar!” Qofshin te shtangura duart e tyre dhe qofshin te mallkuar, pse thane ate. Jo, duart e Tij jane te shlira. Ai furnizon ashtu si te doje. Kjo qe t’u zbrit ty do t’u shtoje disave nga ata (nga paria fetare) shume largimin dhe mohimin. Ne ndermjet tyre hodhem armiqesi dhe urrejtje qe do t’u vazhdoje deri ne diten e kijametit. Sa here qe ndezen zjarr per lufte, All-llahu e shuajti ate, e ata perpiqen per shkaterrime ne toke. All-llahu nuk i do ngaterrestaret.
5:65. Sikur ithtaret e librit te besonin dhe te ruheshin (haramit), Ne do t’ua shlyenim mekatet e tyre dhe do t’i fusnim ne xhennete me perjetime te begatshme.
5:66. Dhe, sikur ta zbatonin Tevratin, Inxhilin dhe Kur’anin, qe u zbriten nga Zoti i tyre, ata do te kishin furnizim me bollek nga qielli dhe toka. Eshte nje grup i drejte (i matur) prej tyre, por eshte e keqe ajo qe punojne shumica prej tyre.
5:67. O ti i derguar! Komunikoje ate qe t’u zbrit prej Zotit tend, e nese nuk ben (kumtimin ne teresi), atehere nuk e ke kryer detyren (revalaten-risalen). All-llahu te garanton mbrojtjen prej njerezve (prej armiqve). All-llahu nuk ve ne rruge te drejte popullin qe mohon.
5:68. Thuaj: “O ithtare te librit, ju nuk jeni asgje (ne fe) derisa te mos zbatoni Tevratin, Inxhilin dhe ate qe ju zbriti nga Zoti i juaj. E kjo qe t’u zbrit ty nga Zoti yt do te shtoje te shumica prej tyre rezistence e mohim. Po ti mos u keqeso per popullin qe nuk beson.
5:69. S’ka dyshim se kush e beson All-llahun (sinqerisht), e beson diten e gjykimit dhe ben vepra te mira, qofte prej atyre qe besuan, prej jehudive, prej sabiineve (te krishtere qe i adhurojne yjet), prej te krishtereve, per ta nuk do te kete frike as pikellim (me kusht qe ta kene pranuar te derguarin e fundit- Muhammedin).
5:70. Ne patem marre bese prej beni israileve, atyre u derguam pejgambere, por sa here qe u erdhi atyre ndonje pejgamber qe (me mesime) nuk u pelqeu epsheve te tyre, ata disa prej tyre i pergenjeshtruan, kurse disa te tjere i mbyten.
5:71. Ata menduan se nuk do te kene telashe (qe i mbyten pejgamberet), mirepo ashtu u verbuan (nga rruga e drejte) dhe u shurdhuan (nga e verteta). Pastaj (pasi i zuri belaja) All-llahu u pranoi pendimin. Mirepo, me vone shume prej tyre mbeten te verber e te shurdher. All-llahu di per ate qe punuan.
5:72. Bene kufer (mohuan te verteten) ata qe thane: “All-llah eshte ai, Mesihu, biri i Merjemes”. E vete Mesihu, (Isai), tha: “O beni israile, adhurojeni All-llahun, Zotin tim dhe Zotin tuaj, sepse ai qe i pershkruan Zotit shok, All-llahu ia ka ndaluar (ia ka bere haram) atij xhennetin dhe vendi i tij eshte zjarri. Per mizoret nuk ka ndihmes.
5:73. Gjithashtu bene kufer (mosbesim) ata qe thane: “All-llahu eshte i treti i treve”. S’ka ne gjithesi tjeter pos nje All-llahu, e nese nuk pushojne nga ajo qe thane (tre zotera), do t’i kape denim i dhembshem ata qe nuk besuan prej tyre.
5:74. E pse te mos pendohen dhe te kerkojne te All-llahu falje, kur All-llahu dihet se fale shume, eshte meshirues?
5:75. Mesihu, biri i Merjemes, nuk eshte tjeter vetem se i derguar; para tij pati shume te derguar. Nena e tij ishte e drejte (e ndershme). Qe te dy ata ishin qe ushqeheshin (si njerezit tjere). Ja si u sqarohen atyre argumentet dhe shih pastaj se si ia kthejne shpinen te vertetes!
5:76. Thuaju: A adhuroni pos All-llahut ate qe nuk mund t’ju sjelle as dem e as dobi? All-llahu eshte qe degjon (c’thoni) qe di (c’veproni).
5:77. Thuaju: “O ithtare te librit, mos e teproni ne fene tuaj jashte te vertetes dhe mos shkoni pas epsheve te nje populli te meparshem qe ka humbur, qe ka shkaktuar humbjen e shume te tjereve dhe qe u largua ne teresi prej rruges se drejte”.
5:78. Ata qe mohuan te verteten nga beni israilet, u mallkuan prej gjuhes se Davudit dhe Isait, te birit te Merjemes. Keshtu u veprua sepse kundershtuan dhe e tepruan.
5:79. Ata ishin qe nuk ndalonin njeri-tjetrin nga e keqja qe punonin. E ajo qe benin ishte e shemtuar.
5:80. I sheh shume prej tyre qe i miqesojne ata qe mohuan. E keqe eshte ajo qe i pergatiten vetes se tyre, ngase All-llahu eshte i hidheruar kunder tyre dhe ata perjete jane ne azab (ne vuajtje te denimit).
5:81. Sikur te ishin ata qe vertet e besojne All-llahun, pejgamberin dhe ate qe i zbriti atij, nuk do t’i zinin per miq ata (idhujtaret), por shumica prej tyre jane fasika (mekatare).
5:82. Gjithqysh ti do te veresh se jehudite dhe ata qe i pershkruan Zotit shok (idhujtaret) jane njerezit me armiqesi te forte kunder besimtareve (kunder muslimaneve). Ndersa do te veresh se me te afermit si miq per besimtaret jane ata qe thane: “Ne jemi nesara-krishtere”. Kete ngase prej tyre (te krishtereve) ka dijetare (ulema) dhe te devotshem, dhe se ata nuk jane kryenece.
5:83. Kur e degjojne ate qe i eshte zbritur te derguarit (Kur’anin), prej syve te tyre rrjedhin lote, ngase e kane kuptuar te verteten dhe thone: “Zoti yne, ne kemi besuar, pra na regjistro nder ata qe deshmojne (nder umetin e Muhammedit).
5:84. (dhe thone) Perse te mos besojme All-llahun dhe ate te vertete qe na erdhi, duke qene se ne shpresojme qe Zoti yne do te na coje (ne xhennet) se bashku me njerezit e mire.
5:85. Per ata qe thane, All-llahu i shperbleu me xhennete, nen te cilet rrjedhin lumenj, ku do te jene pergjithmone. Ky eshte shperblimi per njerezit bamires.
5:86. Nderkaq, ata qe mohuan dhe pergenjeshtruan argumentet Tona, jane banues te zjarrit.
5:87. O ju qe besuat! Mos i ndaloni (mos i beni haram) te mirat qe per ju i lejoi All-llahu (i beri hallall) dhe mos teproni, se All-llahu nuk i do ata qe e teprojne (i kalojne kufijte e dispozitave te Zotit).
5:88. Hani nga ajo qe All-llahu ju furnizoi si hallall te mire dhe, duke qene se ju All-llahut i besoni, ruajuni denimit te Tij!
5:89. All-llahu nuk ju merr ne pergjegjesi per betimet e juaja te paqellimta (per betim), por ju merr per ato qe jeni zotuar qellimisht. E shpagimi i tij (i betimit te bere) eshte duke i ushqyer dhjete te varfer me ushqim mesatar qe ushqeni familjen tuaj, ose duke i veshur ata (te dhjete), ose duke liruar nje rob. E kush nuk ka mundesi t’i beje keto, le te agjeroje tri dite. Ky eshte shpagim per betimet tuaja kur i theni ato. Ruani betimet tuaja. Keshtu All-llahu ju sqaron dispozitat e veta, ashtu qe te jeni mirenjohes.
5:90. O ju qe besuat, s’ka dyshim se vera, bixhozi, idhujt dhe hedhja e shigjetes (per fall) jane vepra te ndyta nga shejtani. Pra, largohuni prej tyre qe te jeni te shpetuar.
5:91. Shejtani nuk deshiron tjeter, pervec se nepermjet veres dhe bixhozit te hedhe armiqesi mes jush, t’ju pengoje nga te permendurit Zotin dhe t’ju largoje nga namazi. Pra, a po i jepni fund (alkoolit e bixhozit)?
5:92. Bindjuni All-llahut dhe bindjuni te derguarit e kini kujdes (mos kundershtoni). E nese refuzoni, atehere pra, dijeni se obligim i te derguarit Tone eshte vetem komunikimi i qarte.
5:93. Ata qe besuan dhe bene pune te mira, nuk kane mekat per ate qe u ushqyen (me heret) derisa ata ruhen (prej haramit), besojne dhe bejne vepra te mira, mandej ruhen (nga ajo qe ka qene e lejuar e eshte e ndaluar) dhe besojne e pastaj ruhen (nga cdo mekat) dhe bejne mire. All-llahu i do ata qe bejne mire.
5:94. O ju qe besuat, All-llahu do t’ju sprovoje me dicka nga gjahu qe e arrijne duart ose shigjetat tuaja, per t’u dalluar te All-llahu ai qe i frikesohet Atij ne heshtje (ne baze besimi). E kush i shkel (dispozitat) pas ketij (sqarimi), ai ka denim te dhembshem.
5:95. O ju qe besuat, mos e mbytni gjahun duke qene ju ne ihram. E kush e mbyt ate me qellim, atehere denimi eshte therrorizimi i nje kafshe shtepiake te ngjashme me ate (te egren) qe e ka mbytur. Per kete ceshtje vendosin dy njerez te drejte nga mesi juaj, duke e bere ate kurban per Qabe, ose (denimi eshte) duke ushqyer te varfer, ose sa ai (ushqimi), agjerim, kete per ta shijuar te keqen e punes se tij. All-llahu ka falur te kaluaren. E kush ben perseri, (gabimin) All-llahu edenon ashper. All-llahu mbizoteron (ceshtjet), hakmerret (me denim).
5:96. Gjahu dhe ushqimi ne det u eshte lejuar, si perjetim per ju dhe per udhetaret, kurse gjahu tokesor u eshte ndaluar sa te jeni ne ihram. Kini dro All-llahun, te i cili do te tuboheni!
5:97. All-llahu e beri Qaben, shtepine e shenjte, vend jetesimi (ceshtje te fese e te jetes) per njerez, dhe muajin e shenjte, edhe kurbanin edhe (ato kafshe te shenuara per kurban) ate me qafore. Kete (percaktim nga Zoti) qe ta dini se All-llahu e di c’ka ka ne qiej dhe c’ka ka ne toke dhe se All-llahu ka perfshire me urtesine e dijen e vet cdo send (percaktimi i Zotit per keto eshte me qellim te caktuar, e per te miren e njerezve).
5:98. Dijeni se All-llahu eshte ndeshkues i rrepte, dhe dijeni se All-llahu eshte dhurues, eshte meshirues.
5:99. I derguari nuk ka tjeter obligim vetem te kumtoje (shpalljen); All-llahu di c’publikoni dhe c’mbani fshehte.
5:100. Thuaj: “Nuk eshte e njejte e keqja dhe e mira, po edhe nese te mahnit ty shumimi i se keqes, pra kini frike All-llahun (e mos pranoni te keqen) o ju te zotet e mendjes, ashtu qe te shpetoni.
5:101. O ju qe besuat, mos pyetni per sende qe nese u thuhet ajo (pyetja) haptazi, ju vjen keq juve, e nese pyetni per to gjate kohes kur zbritej Kur’ani, do t’ju dale ne shesh (dhe do ta ngarkoni veten pa nevoje). All-llahu u fali ate (pyetjet qe i bete me heret); All-llahu fale shume, eshte i bute.
5:102. Nje popull qe ishte para jush pat bere aso pyetjesh, e pastaj (nuk i zbatoi) u be mohues i tyre.
5:103. All-llahu nuk emeroi (per te shenjte) Behiren, as Saiben, as Vesilen dhe as Hamen, por ata qe nuk besuan trillojne rrene per All-llahun, (duke thene se All-llahu i percaktoi) dhe shumica e tyre nuk e kuptojne (se jane duke shpifur),
5:104. E kur u thuhet atyre: “Ejani te ajo qe e zbriti All-llahu dhe te (cka thote) i derguari, ata thone: “Na mjafton ajo qe i gjetem prinderit tane”, (a mjafton) edhe nese prinderit e tyre ishin qe nuk dinin asgje dhe nuk ishin ne rruge te drejte.
5:105. O ju qe besuat, ruajeni veten tuaj! Ai qe ka humbur, nuk ju demton juve kur jeni ne rruge te drejte. Kthimi i te gjithe juve eshte te All-llahu dhe Ai ju njofton per ate qe vepruat.
5:106. O ju qe besuat, deshmimi me rastin e atij qe le testament (vasijjet) kur i eshte afruar ndonjerit prej jush vdekja, behet me dy deshmitare te drejte nga mesi juaj, ose dy te tjere pos jush, nese jeni ne udhetim (ne rruge e s’keni te aferm) dhe ju gjen telashja e vdekjes. E nese dyshoni (ne deshmine e tyre) i ndalni ata te dy pas namazit (te iqindise) dhe ata betohen ne All-llahun: “Ne nuk e japim betimin ne All-llahun per asgje edhe sikur te jete (ai per te cilin betohemi) i aferm dhe nuk e fshehim deshmine e (porositur prej) All-llahut, pse atehere ne do te jemi mekatare!”
5:107. E nese dihet se ata te dy kane merituar mekat (kane genjyer), atehere ne vend te tyre merren dy te tjere prej atyre qe kane me merite (merite trashegimi) dhe ata te dy betohen ne All-llahun: “Deshmimi yne eshte me i drejte nga deshmimi i atyre (dy te pareve), dhe ne nuk e tejkaluam (drejtesine), pse atehere do te ishim nga mizoret!”
5:108. Ky (rregull) eshte me afer qe te bejne deshmimin (deshmitaret e testamentit) ashtu si eshte drejt, dhe qe te frikesohen (deshmitaret trashegimtare) se po thyhet betimi i tyre me nje betim tjeter. Kini frike All-llahun dhe bindjuni, se All-llahu nuk ve ne rruge te drejte popullin shkaterrues.
5:109. (Perkujtojeni o njerez) Diten kur All-llahu i tubon te derguarit e u thote: “Cfare pergjigje (popujt) u dhane juve?” Ata (pejgamberet) thone: “Ne nuk dime, vertet Ti je qe i di te gjitha te fshehtat!”
5:110. All-llahu (ate dite) i thote: “O Isa, bir i Merjemes, perkujtoi te mirat e Mia ndaj teje dhe ndaj nenes sate, kur te fuqizova me shpirtin e shenjte (Xhibrilin), e ti u fole njerezve (kur ishe) ne djep dhe (kur ishe) i pjekur (si burre), kur ta mesova ty librin e urtesine Tevratin e Inxhilin, kur me lejen Time formove nga balta si forme shpeze e i fryve asaj dhe me urdhrin Tim u be shpeze, kur e sherove te verberin dhe te semurin nga semundja e lekures me deshiren Time, kur me urdhrin Tim i nxore (te gjalle) te vdekurit, kur i zbrapa beni israilet prej teje (qe deshen te te mbysin) atehere kur erdhe me argumente, e disa prej tyre qe nuk besuan thane: “Kjo (mrekullia e Isait) nuk eshte tjeter vetem se magji e qarte!”
5:111. Dhe kur i frymezova Havarijjunet (i urdherova): “Te me besoni Mua dhe te derguarin Tim!” E ata thane: “Ne besuam, e ti deshmo se ne jemi muslimane”.
5:112. Dhe (perkujto) kur Havarijjunet thane: “O Isa, bir i Merjemes, Zoti yt a mund te na zbrese nje tryeze nga qielli?” (Isai) tha: “Kini frike All-llahun nese jeni besimtare!”
5:113. (Ata) Thane: “Ne deshirojme te hame nga ajo dhe te na binden (edhe me shume) zemrat tona dhe te vertetojme bindshem se na e the te verteten e te behemi deshmues te saj!”
5:114. Isai, bir i Merjemes, tha: “O All-llah, Zoti yne, zbritna nga qielli nje tryeze, te na jete feste (gezim) per ne dhe per ata (qe vijne) pas nesh, te jete argument prej Teje, dhe dhurona se Ti je furnizuesi me i mire!”
5:115. All-llahu tha: “Une ate ua zbres, e kush prej jush mohon pastaj, Une ate e denoj me nje denim qe nuk e denoj asnje nga njerezit”.
5:116. Dhe kur All-llahu tha: “O Isa, bir i Merjemes, a ti njerezve u the: “Me besoni mua dhe nenen time dy zota pos All-llahut!?” (Isai) Tha: “Larg asaj te mete je Ti (o Zoti im). Nuk me takon mua ta them ate qe s’eshte e vertete. Ta kisha thene une ate, ti do ta dije. Ti e di c’ka ka ne mua, e une nuk di cka ka ne Ty. Ti je me i dijshmi i te fshehtave!”
5:117. Une nuk u kam thene tjeter atyre, pos asaj qe Ti me urdherove; ta adhuroni All-llahun, Zotin tim dhe Zotin tuaj,dhe sa isha nder ta, kam qene percjelles i tyre, e pasi qe me more mua, Ti ishe roje (dhe deshmues) i tyre. Ti je deshmitar per cdo send!”
5:118. Nese i denon ata, ne te vertete ata jane rober Tu, e nese u fale atyre, Ti je i gjithefuqishmi, i urti.
5:119. All-llahu tha: “Kjo eshte dita qe te drejteve u ben dobi drejtesia e tyre. Ata kane xhennete ne te cilet rrjedhin lumenj, jane per jete te pasosur ne to. All-llahu eshte i kenaqur me ta dhe ata jane te kenaqur ndaj Tij. Ky eshte shpetim i madh.
5:120. Vetem i All-llahut eshte sundimi ndaj qiejve e tokes dhe cka ka ne to. Ai eshte i plotfuqishem per cdo send.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Perkethimi i Kur'an-it ne gjuhen Shqipe Empty Re: Perkethimi i Kur'an-it ne gjuhen Shqipe

Mesazh nga Alberti Sun 31 Jan 2010 - 7:11

6.El-En`am

Me emrin e All-llahut, Meshiruesit, Meshireberesit!



6:1. Falenderim i qofte vetem All-llahut qe krijoi qiejt dhe token, qe formuloi erresirat e driten, e megjithekete (qe Ai meriton lavderim) ata qe mohuan, i barazojne (idhuj) me Zotin e tyre.
6:2. Ai eshte qe ju krijoi nga balta, e mandej ju caktoi nje afat (per vdekje) dhe nje afat eshte i caktuar prane dijes se Tij, dhe pas (gjithe kesaj te vertete) ju dyshoni.
6:3. Ai eshte All-llahu (qe adhurohet e madherohet prej cka ka) ne toke; Ai i di fshehtesite dhe publikimet tuaja dhe Ai e di ate qe beni.
6:4. Nuk ka argument qe u vjen atyre nga argumentet e Zotit te tyre, e qe ata nuk i shmangen.
6:5. Ata pergenjeshtruan te verteten kur u erdhi, e me vone do ta kuptojne lajmin e asaj me te cilen talleshin.
6:6. A e verejten ata sa gjenerata para tyre i shkaterruam e qe Ne u patem mundesuar atyre (komoditet) ne toke cfare juve nuk ju mundesuam; u patem leshuar nga qielli shi me bollek dhe u patem bere qe te rrjedhin lumenj nder ta, e per shkak te mekateve te tyre i shkaterruam dhe pas tyre sollem (breza) te tjere.
6:7. Edhe sikur te zbritnim ty nje liber te shkruar ne leter, e ta preknin ate me duart e tyre, ata qe mohuan do te thoshin: “Kjo nuk eshte tjeter pervec nje magji e qarte”.
6:8. E pastaj thane: “Pse te mos i zbret atij (Muhammedit) nje engjell (te na thote per Muhammedin se eshte i derguar)”. E sikur te zbritnim Ne nje engjell, ceshtja do te merrte fund duke mos u dhene atyre afat.
6:9. Sikur ta benim Ne ate (te derguarin) engjell, ate do ta benim (ne forme) njeriu e do t’ua perzienim (ngaterronim) atyre ate qe i perzien ata vetes se tyre.
6:10. Edhe te derguarit e tjere para teje jane perqeshur, e ata qe u tallen pesuan (denim) per shkak se talleshin.
6:11. Thuaj: “Ecni neper toke e mandej shikoni se si qe perfundimi i genjeshtareve.
6:12. Thuaj: “E kujt eshte e tere kjo ne qiej e toke?” Thuaj: “Vetem e All-llahut”. Ai ia percaktoi meshiren Vetes. Ai do t’ju tuboje ne diten e gjykimit, per te cilen gje nuk ka dyshim. Ata qe i shkaktuan humbje vetvetes, ata nuk besojne.
6:13. Vetem e Tij eshte gjithcka qe pushon e leviz naten e diten. Ai gjithcka degjon dhe gjithcka di.
6:14. Thuaj: “A pos All-llahut, krijues i qiejve dhe i tokes, qe ushqen te tjeret, ndersa vete nuk ushqehet, te pranoj Zot tjeter?” Thuaj: “Une jam i urdheruar te jem i pari qe bindem dhe (urdherohem): te mos behem kurrsesi nga idhujtaret.
6:15. Thuaj: “Vertet, une i frikesohem denimit te dites se madhe, nese nuk i perulem Zotit tim”.
6:16. Kush menjanohet ate dite nga ai (denimi), ate Ai e ka meshiruar dhe ai eshte shpetim i qarte.
6:17. Nese All-llahu te godet me ndonje te keqe, s’ka kush qe ta largoje ate pos Tij, e nese te dhuron ndonje te mire, duhet ditur se Ai eshte i gjithefuqishem per cdo send.
6:18. Ai eshte mbizoterues ndaj roberve te Tij. Ai hollesisht di punet e Tij dhe te roberve te Vet.
6:19. Thuaj: “Cili send ka deshmine me te madhe?” Thuaj: “All-llahu eshte deshmues mes meje e jush, e mua me eshte shpallur ky Kur’an qe me te t’ju terheq verejtjen juve dhe atij qe i komunikohet (dhe te gjithe atyre qe vijne pas jush deri ne diten e kijametit). Ju po deshmoni se pos All-llahut ka edhe zota te tjere, a?” Thuaj: “Une nuk deshmoj!” Ai eshte vetem nje Zot dhe une jam i paster nga ajo qe ju i shoqeroni!”
6:20. Atyre qe Ne u kemi dhene librin, e njohin ate (Muhammedin) sikurse i njohin bijte e tyre. Jane ata qe asgjesuan vetveten, andaj nuk besojne.
6:21. Kush eshte me mizor se ai qe ndaj All-llahut shpif genjeshtra apo ka pergenjeshtruar faktet e Tij? S’ka dyshim, shpifesit dhe genjeshtaret nuk kane shpetim.
6:22. Perkujto diten kur Ne i tubojme te gjithe dhe u themi atyre qe i shoqeruan: “Ku jane ata te shoqeruarit tuaj qe i trillonit?”
6:23. Atehere (pas atij sprovimi) pergjigje tjeter s’u mbetet pervec te thone: “Per All-llahun, o Zoti yne, ne nuk ishim idhujtare!”
6:24. Shih se si bejne genjeshtra kunder vetes dhe si u shkoi huq ajo qe trillonin!
6:25. Ka prej tyre qe ty te degjone (kur lexon Kur’anin). Po Ne kemi krijuar mbulese mbi zemrat e tyre qe te mos e kuptojne ate dhe ne veshet e tyre sajuam shurdhim, dhe edhe sikur t’i shohin te gjitha faktet, ata nuk besojne, derisa kur vijne te ti e te polemizojne, ata qe mohuan thone: “Nuk eshte tjeter ky (Kur’ani) vetem se mit i hershem.
6:26. Ata ndalojne (te tjeret) nga ai dhe vete largohen prej atij (Kur’anit), e me ate nuk shkaterrojne tjeter vetem vetveten, dhe nuk e hetojne.
6:27. E sikur t’i shihje ata kur jane ndalur prane zjarrit e thone: “Ah sikur te ktheheshim (ne Dunja), te mos genjejme faktet e Zotit tone e te behemi nga besimtaret!”
6:28. Jo, (s’eshte ashtu) po atyre u doli ne shesh ajo qe e mbanin fshehte me pare, prandaj edhe sikur te ktheheshin ata, do ta perseritnin ate qe e kishin te ndaluar, e s’ka dyshim, ata jane genjeshtare.
6:29. Ata thane: “Nuk ka tjeter, vetem kjo jeta jone ne kete bote, dhe ne nuk do te rigjallemi”.
6:30. Dhe, sikur t’i kishte pare ata kur te ndalohen para Zotit te tyre e u thuhet atyre: “A nuk eshte kjo (ringjalja) e vertete?” Ata thone: “ Po, per Zotin tone!” Thote: “Shijoni pra denimin per ate qe mohonit!”
6:31. Ata qe pergenjeshtruan se do te takohen me All-llahun (ne diten e gjykimit) kane humbur perderisa t’u vije momenti (kijameti) befas e te thone: “Te mjeret ne per ate qe leshuam” (nga punet e mira ne Dunja), e duke i bartur gabimet e veta ne shpine, dhe, e shemtuar eshte ajo qe bartin.
6:32. Jeta e kesaj bote nuk eshte gje tjeter vetem se nje perjetim e mashtrim. S’ka dyshim se bota tjeter eshte me e dobishmja per ata qe ruhen. A nuk logjikoni?
6:33. Ne dime se ty te brengos ajo qe thone, e ata nuk te genjejne ty, por ata mizore mohojne argumentet e All-llahut.
6:34. Jane pergenjeshtruar te derguar para teje, duruan ate genjeshter dhe u torturuan perderisa u erdhi ndihma Jone, prandaj s’ka kush qe ndryshon fjalet (premtimet) e All-llahut. E ti je i njohur me disa nga ngjarjet e te derguarve (edhe ti do te ndihmohesh sikurse ata).
6:35. Por, nese refuzimi i tyre te eshte bere brenge e madhe, ti kerkoje, nese ke mundesi, ndonje vrime ne toke ose shkalle ne qiell e t’u sjellesh atyre ndonje argument (po ti s’mund ta besh kete). Te kishte dashur All-llahu i kishte tubuar ne rruge te drejte; po ti mos u ben nga te padijshmit (dhe mos u brengos).
6:36. Vetem ata qe kane degjim te shendoshe i pergjigjen (fteses). Te vdekurit (ata qe nuk degjojne dhe nuk besojne) All-llahu i ringjall, e pastaj te Ai kthehen (u jep ate qe e meritojne).
6:37. Dhe thane: “Perse te mos i zbret atij (Muhammedit) nje mrekulli nga Zoti i tij?” Thuaj: “S’ka dyshim se All-llahu ka fuqi t’ia zbrese nje mrekulli, por shumica e tyre nuk e dine (se cka do t’i gjente me pas).
6:38. Nuk ka asnje gjallese ne toke dhe as shpende qe fluturojne me dy krahe e qe nuk jane te ndara ne grupe (te ndryshme), sikurse edhe ju (Zoti i krijoi, i pajisi si juve). Asgje nuk kemi lene pas dore nga evidenca. Me ne fund te Zoti i tyre do te tubohen.
6:39. E ata qe i bene te rreme faktet Tona jane shurdhememece te mbetur ne erresira. All-llahu e humb ke te doje dhe e ve ne rruge te drejte ate qe do.
6:40. Thuaju: “ Nese u vjen denimi nga All-llahu ose u vjen kijameti, me tregoni,nese jeni te sinqerte, a do te thirrni ke pos All-llahut (per ndihme)?”
6:41. Jo, vetem Atij (All-llahut) do t’i luteshi, e nese do Ai, ju heq ate per cka i luteni, e do t’i harronit ata (zota) qe ia shoqeronit.
6:42. Ne kemi derguar (pejgambere) edhe te popujt para teje (e derisa nuk degjuan), i denuam me skamje e mjerim, ashtu qe te perulen.
6:43. E pse te mos peruleshin kur ju erdhi atyre denimi jone? Por zemrat e tyre ishin ngurosor, po edhe djalli ua hieshoi ate qe benin.
6:44. Meqe lane pas dore ate me cka u keshilluan (t’i drejtohen Zotit), Ne ua hapem dyert e cdo gjeje (begatie) derisa kur u gezuan per ate qe ju kishte dhene, i kapem befas, e ata mbeten te zhgenjyer.
6:45. Ndaj u zhduk mbeturina e fundit e popullit mizor, pra Falenderim i qofte Zotit te boteve!
6:46. Thuaj: “Nese All-llahu ua merr te degjuarit, te pamurit dhe ua mbyll zemrat, pos All-llahut cili zot tjeter do t’ua sjelle ate?”. Shih se si ua sqarojme faktet e megjithekete ata nuk ua vene veshin!
6:47. Thuaj: “Me tregoni nese denimi nga All-llahut ju vjen befas ose me parashenja, a shkaterrohet kush tjeter pos popullit mizor?”
6:48. Ne te derguarit nuk i dergojme ndryshe vetem si pergezues dhe qortues. E kush besoi dhe u permiresua, ata nuk kane as frike as brenge.
6:49. Ata qe i pergenjeshtruan faktet tona, ata i kap denimi ngase nuk respektuan normat.
6:50. Thuaj: “Une nuk u them juve se i kam ne kompetence depot e All-llahut (e t’ju sjell mrekulli), as nuk pretendoj se i di fshehtesite (e t’ju tregoj se kur do t’ju vije denimi), as nuk u them se une jam engjell. Une ndjek vetem ate qe me shpallet mua. Thuaj: “A jane baras i verbeti dhe ai qe sheh?” A nuk mendoni?
6:51. Ti terhiqju verejtjen me kete (Kur’an) atyre qe i frikesohen tubimit para Zotit te tyre, ne menyre qe te ruhen, sepse pos Tij nuk do te kete as mbrojtes as ndermjetes.
6:52. Dhe mos i perze ata qe adhurojne Zotin e tyre pa pra mengjes e mbremje, duke qene te sinqerte ndaj Tij. Ti nuk pergjigjesh asgje nga llogaria e tyre e as ata nuk kane kurrfare pergjegjesie nga llogaria jote, e po i debove ata do te behesh nga te padrejtit.
6:53. Keshtu Ne i sprovojme disa me disa te tjere (pasanikun me varfanjakun, ate me autoritet dhe ate pa te) ashtu qe te thone: “A keta jane mes nesh qe All-llahu i dhuroi?” A nuk eshte All-llahu me i dijshmi per ata qe jane mirenjohes?!
6:54. E kur te vijne ty ata qe i besojne ajetet tona, thuaju: “Selamun alejkum, Zoti juaj ia ngjeshi vetes meshiren. Kush ben prej jush ndonje te keqe pa dije, e mandej pas asaj (te keqe) pendohet dhe permiresohet, s’ka dyshim se All-llahu eshte qe fale shume dhe eshte Meshirues.
6:55. Ja, keshtu Ne i sqarojme argumentet, ne menyre qe te dale ne shesh rruga e krimineleve.
6:56. Thuaj: “Une jam i ndaluar te adhuroj ata qe i adhuroni ju, pos All-llahut! Thuaj: “Une nuk i ndjek deshirat tuaja, pse atehere do te isha i humbur e jo prej te udhezuarve (ne rruge te drejte).
6:57. Thuaj: “Une i permbahem te vertetes (qe me erdhi) nga Zoti im. Ju e genjyet ate, e per ate qe nguteni ju (denimin), nuk e bej une, vendimi i takon vetem All-llahut; Ai e rrefen te verteten dhe Ai eshte me i miri i gjykatesve.
6:58. Thuaj: “Sikur te ishte ajo per te cilen nguteni ju te une, ceshtja mes meje dhe jush do te ishte e perfunduar. All-llahu me se miri di per mizoret.
6:59. Celesat e fshehtesive jane vetem te Ai, ate (fshehtesine) nuk e di kush pos Tij. Ai e di cka ka ne toke dhe ne det, Ai e di per cdo gjeth qe bie dhe s’ka kokerr ne thellesi te tokes, s’ka te njome dhe s’ka te thate qe nuk eshte (shenuar) ne librin e qarte (Levhi - Mahfudh).
6:60. Ai eshte qe ju ve ne gjume naten dhe e di cka vepruat diten, pastaj ju ngjall-zgjon ne te (diten) deri ne afatin e caktuar (vdekje). Pastaj do te ktheheni e do t’ju njoftoje me ate qe keni pas vepruar.
6:61. Vetem Ai eshte mbizoterues ndaj roberve te vet. Ndaj juve dergon roje (cakton engjej) derisa kur t’i vije ndonjerit prej jush vdekja, atij ia marrin shpirtin te derguarit tane (te tjere) dhe ata nuk bejne kurrfare leshimi.
6:62. Pastaj i kthehen All-llahut, Sunduesit te vertete te tyre. Vetem i tij eshte sundimi (gjykimi) dhe Ai eshte me i shpejti i llogaritesve.
6:63. Thuaj: “Kush ju shpeton prej erresirave (trishtuese) te tokes e te detit e (nga trishtimi) ju e lutni ate haptas e fshehtas (duke thene), nese Ai na shpeton prej kesaj, ne do te jemi (besimtare) mirenjohes?”
6:64. Thuaj: “All-llahu ju shpeton nga ajo dhe nga cdo brengosje. Megjithekete ju Atij i pershkruani shok.
6:65. Thuaj: “Ai ka fuqi (t’ju shpetoje, por edhe) t’ju sjelle denim prej se larti ose prej se poshti nen kembet tuaja apo t’ju ndaje ne grupe e ta luftoni njeri-tjetrin. Shih se si i sqarojme faktet ne menyre qe te kuptojne”.
6:66. E populli yt e konsideroi ate (Kur’anin) te rreme, porse ai (Kur’ani) eshte i vertete. Thuaj: “Une nuk jam roje e juaj”.
6:67. Cdo lajm e ka afatin e realizimit, e me vone, ju do te kuptoni.
6:68. Kur sheh ata se jane thelluar (me tallje) ne ceshtjet Tona, largohu prej tyre derisa te kalojne ne bisede tjeter. Nese djalli te ben te harrosh (e rri me ta), pasi te bie nder mend, mos rri me popullin mizor.
6:69. Per ata qe ruhen (per besimtaret) s’ka kurrfare pergjegjesie (qe tallen), por duhet t’ju perkujtojme ne menyre qe te ruhen edhe ata (qe tallen).
6:70. Hiqu atyre qe e marrin fene (ne vend qe ta respektojne) per loje e defrim dhe i ka mashtruar jeta e kesaj bote. Ti perkujto me te (Kur’anin) qe te mos bie njeriu viktime e asaj qe ka vepruar, e qe s’ka mbrojtes as ndermjetesues per te pos All-llahut. Madje ai (njeri) edhe nese jep, cdo lloj shpagimi nuk i pranohet. Te tillet jane ata qe rane viktime e asaj qe punuan. Ata, per shkak se mohuan, per pije kane uje te vluar e denim te idhet.
6:71. Thuaj: “A pos All-llahut te adhurojme cka nuk na sjell as dobi as dem dhe te kthehemi mbrapa (ne kufr) pasi qe All-llahu na vuri ne rruge te drejte? Dhe atehere te behemi sikur ai, te cilin djallezit e kane rrembyer (e kane hedhur) ne toke (ne nje humnere), e lene te hutuar qe, edhe pse ai ka shoke qe e therrasin ne rruge te drejte (i thone): “Eja te ne” (ai nuk pergjigjet). Thuaj: “I vetmi udhezim eshte ai udhezimi i All-llahut, dhe se jemi urdheruar qe t’i dorezohemi Zotit te boteve.
6:72. (Na eshte thene) Dhe faleni namazin dhe kini frike prej Tij, se Ai eshte te i cili do te tubohemi.
6:73. E Ai eshte qe krijoi qiejt dhe token me qellim te caktuar, e (ruajuni denimit) diten kur thote: “Behu”! Ajo behet. Fjala e Tij eshte e njemendte dhe Atij i takon sundimi diten kur i fryhet “Surit” (kjo eshte hera e dyte). Ai e di te fshehten dhe konkreten, eshte me i urti qe di per cdo gje ne hollesi.
6:74. Perkujtoju (o i derguar) kur Ibrahimi i tha babait te vet Azerit: “A statuja (idhuj) adhuron per zota? Une po te shoh ty dhe popullin tend ne nje humbje te sigurt.
6:75. E keshtu Ibrahimit ia mundesuam t’i shohe madhesite e qiejve e te tokes per t’u bere edhe me i bindur.
6:76. E kur ate e mbuloi nata, ai e pa nje yll e tha: “Ky eshte Zoti im!” E kur u zhduk ai (perendoi) tha:” Une nuk i dua ata qe humben”.
6:77. Kur e pa henen te posalindur tha: “Ky eshte Zoti im! e kur perendoi ajo, tha: “Nese Zoti im nuk me udhezon, une do te jem prej njerezve te humbur!”
6:78. Kur e pa diellin te lindur, tha: “Ky eshte Zoti im, ky eshte i madh!” e kur ai perendoi, tha: “O populli im, une jam i paster nga ajo qe ju i shoqeroni!”
6:79. Une me veten time i drejtohem Atij qe krijoi qiejt e token, larg besimeve te tjera; une nuk jam prej atyre qe i pershkruajne shok!
6:80. Po ate e (me Ibrahimin) polemizoi populli i tij e ai tha: “A polemizoni me mua, rreth All-llahut e Ai me udhezoi?” Une nuk u frikohem atyre qe ju ia beni shok, vetem nese Zoti im do ndonje send (te me godas, ai me godet). Me dijen e Tij Zoti im ka perfshire cdo send, a nuk e merrni me mend?”
6:81. E si t’ju frikohem atyre qe ju ia shoqeruat, e ju nuk frikoheni per ate qe i shoqeruat All-llahut pa pasur kurrfare argumenti. E cili grup, pra, eshte me i drejte te jete i sigurt, nese jeni qe kuptoni?
6:82. Ata qe besuan dhe besimin e tyre nuk e ngaterruan me besim te kote, atyre u takon te jene te sigurt dhe ata jane ne rruge te drejte.
6:83. Keto jane argumentet tona qe ia dhame Ibrahimit kunder popullit te tij. Ne ngrejme ne shkalle te larte ate qe duam. Zoti yt cdo send e ve ne vendin e vet, asgje nuk mund t’i fshehet.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Perkethimi i Kur'an-it ne gjuhen Shqipe Empty Re: Perkethimi i Kur'an-it ne gjuhen Shqipe

Mesazh nga Alberti Sun 31 Jan 2010 - 7:11

6:84. Ne atij (Ibrahimit) i falem Is’hakun dhe Jakubin dhe secilin prej tyre e udhezuam. Me pare edhe Nuhun e patem udhezuar. E nga pasardhesit e tij (te Ibrahimit) udhezuam Davudin, Sulejmanin, Ejjubin, Jusufin, Musain dhe Harunin. Keshtu i shperblejme bamiresit.
6:85. (shperblyem) Edhe Zekerijane, Jahjane, Isain, Ilijasin te gjithe prej te mireve te persosur.
6:86. (shperblyem) Edhe Ismailin, Eljesane, Junusin dhe Lutin. Te gjithe keta i vecuam mbi njerezit tjere.
6:87. Edhe disa nga prinderit, nga pasardhesit dhe nga vellezerit e tyre i zgjodhem (per pejgambere) dhe i udhezuam ne rruge te vertete.
6:88. Ky eshte udhezim i All-llahut, udhezon me te ke te doje nga robet e Tij. E sikur t’i pershkruajne shok Zotit (edhe ndonje nga keta) kishte per t’iu shkuar huq ajo qe kane vepuar.
6:89. Ata ishin qe u patem dhene librin, urtesine e pejgamberllekun; e nese keta (idhujtaret mekas) e refuzojne kete (pejgamberllekun tend), Ne e kemi siguruar kete me nje popull qe nuk e refuzon.
6:90. Ata (te derguarit e permedur) ishin qe All-llahu i vuri ne rruge te drejte, andaj ti merri shembull ne udhezim. Thuaj: “Une nuk kerkoj per kete (komunikimin e Kur’anit) shperblim prej jush. Ky nuk eshte tjeter, pervec nje keshille per mbare njerezit.
6:91. Ata (mohuesit) nuk e njohen All-llahun sa duhet njohur Ate kur thane; “All-llahu nuk i shpalli gje asnje njeriu!” Thuaj: “Kush e zbriti librin, me te cilin erdhi Musai e qe ishte drite e udherrefyes per njerez, e te cilin ju e beni te shperndare ne letra, qe disa i prezentoni, kurse shumicen e fshehni. Dhe u mesuat cka nuk e dinit ju as prinderit tuaj? Thuaj: (e zbriti) All-llahu”. Mandej leri ata qe luajne ne ate kotesine e tyre.
6:92. Edhe ky (Kur’an) eshte liber qe e zbritem; eshte i bekuar, vertetues i te meparshmes, e qe t’i terheqesh verejtjen nenes se fshatrave (te banoreve mekas) dhe atyre perreth saj (mbare botes). Ata qe e besojne Ahiretin, besojne ne te (Kur’anin), ata edhe e falin namazin rregullisht.
6:93. E kush eshte me gabimtar i madh se sa ai qe trillon rrene ndaj Zotit, ose thote: “Mua po me shpallet e nuk i eshte shpallur asgje, ose se sa ai qe thote: “Do te thur dicka te ngjashme me ate qe e ka zbritur All-llahu”. E, sikur t’i shihje mizoret kur jane ne agoni te vdekjes, e engjejt kane shtrire duart e veta (me ndeshkim) e (u thone): “Shpetojeni pra vetveten (nese mundeni)”. “Tash perjetoni denimin e turpshem per shkak se e thoshit te paverteten per All-llahun, dhe ndaj argumenteve te Tij ishit kryenec”.
6:94. Ne te vertete ju na erdhet nje nga nje (te vetmuar), ashtu si ju krijuam se pari; keni lene prapa shpines ate qe u patem dhene, e nuk po shohim se i keni me vete ndermjetesit tuaj, te cilet i mendonit se per ju jane ndihmetare (i shoqeronit All-llahut). S’ka dyshim, eshte keputur lidhja mes jush, dhe mbaroi ajo cka mendonit (ndermjetesues apo zotera tjere).
6:95. S’ka dyshim, All-llahu eshte zberthyes i fares (i kokrres se saj) dhe i berthames (se pemes). Ai nxjerr te gjallin nga i vdekuri dhe Ai eshte nxjerres i te vdekurit nga i gjalli. Ky eshte All-llahu, e si atehere shmangeni (nga besimi)?
6:96. Ai eshte krijues i drites se mengjesit. Naten e beri kohe pushimi, e diellin dhe henen per llogaritje te kohes. Ky (rregull) eshte caktim i te plotfuqishmit, i gjithedijshmit.
6:97. Ai eshte qe krijoi yjet per ju qe me ta te orientoheni ne erresira kur jeni ne toke ose ne det. Vertet Ne i shpjeguam argumentet tona per nje popull qe di te mendoje.
6:98. Ai eshte qe ju krijoi (filloi) prej nje njeriu; aty (mbi toke) jetoni (qendroni) dhe nen te do te pushoni. Ne ia sqaruam argumentet nje populli qe di te kuptoje.
6:99. Ai eshte qe leshoi nga larte shiun e me te nxori bimen e cdo sendi dhe prej bimes gjelberim dhe prej tij (prej gjelberimit) kokrra te dendura ne kallinj. E nga hurmet, nga sythat e tyre kalaveshe te afert (per t’i vjele). Edhe kopshtie me hardhi, ullinj e shege te ngjashme (ne dukje) e te llojllojshme (ne shije). Shikoni pra frutat e tyre kur i formojne dhe kur piqen (te gjitha keto nga shiu). Edhe ne keto ka fakte per njerezit qe besojne.
6:100. E xhinet ia bejne shoke All-llahut, e ne te vertete Ai i krijoi ata (xhinet) dhe duke mos patur kurrfare dije, ata shpifen se Ai (Zoti) ka djem e vajza. Larg (shpifjeve) eshte madheria e Tij e larte.
6:101. Ai (All-llahu) eshte qe krijo (pa kurrfare shembulli) qiejt dhe token (e duke qene i tille), e si do te kete Ai femije kur nuk pati bashkeshorte? Cdo send e krijoi Ai, dhe eshte me i dijshmi per te gjitha sendet e krijuara.
6:102. Ky eshte All-llahu, Zoti juaj, nuk ka te adhuruar pervec Tij, Krijues i cdo sendi, pra adhurojeni Ate; Ai eshte mbikeqyres ndaj cdo sendi.
6:103. Te paret (e njerezve) nuk mund ta perfshine Ate, e Ai i perfshine te paret. Ai eshte shume i kujdesshem, hollesisht i njohur.
6:104. Juve ju erdhen argumente te qarta nga Zoti i juaj e kush i sheh (kupton) ai e ka per vete, e kush verberohet, ai e ka per te zezen e vet. E une (Pejgamberi) nuk jame roje e juaj.
6:105. E keshtu Ne i sqarojme deshmite, ashtu qe ata thone: “Ke mesuar ti” (nga librat, po fjales se tyre nuk i vihet veshi) dhe qe per t’ia bere edhe me te qarta nje populli qe di te dalloje (te verteten nga e kota).
6:106. Ti (Muhammed) praktiko ate qe t’u shpall nga Zoti yt. S’ka Zot, pervec Tij. Largohu prej idhujtareve.
6:107. E sikur te donte All-llahu, ata nuk do te ishin idhujtare. Ne nuk te beme percjelles te tyre e as qe je mbikeqyres i tyre.
6:108. Ju mos ua shani ata (zota) qe u luten (idhujtaret), pos All-llahut, e (si hakmarrje) te fyejne All-llahun nga armiqesia, duke mos ditur (per madherine e Tij). Keshtu Ne ia kemi zbukuruar cdo populli veprimin e vet, mandej e ardhmja e tyre eshte te Zoti i tyre, e Ai i shperblen per ate qe vepruan.
6:109. Ata u betuan me nje betim te forte ne All-llahun, se nese u vjen atyre ndonje mrekulli, do ta besojne. Thuaj: “Ceshtja e atyre mrekullive eshte te All-llahu”. E ku e dini ju, ndoshta kur te vijne ato nuk u besojne.
6:110. Ne i rrotullojme zemrat dhe te paret e tyre (prej besimit) ashtu sikunder nuk e besuan ate (Kur’anin) per here te pare, dhe i leme te bredhin te hutuar ne ate mashtrimin e tyre.
6:111. E edhe sikur t’ua zbritnim Ne atyre engjejt, t’u flitnin te vdekurit, t’u tubonim atyre cdo send (gjallese) konkretisht, ata nuk kishin per te besuar, vetem po te donte All-llahu, por shumica e tyre nuk dine (se besimi eshte dhurate nga Zoti).
6:112. Dhe keshtu (sikurse edhe ty) cdo pejgamberi i beme armiq disa nga njerezit dhe nga xhinet e djallezuar, qe me fjale te shkelqyeshme ne menyre te fshehte nxit njeri-tjetrin ne mashtrime. E sikur te donte Zoti yt, ata nuk do benin ate (armiqesi), po ti leri ata me ato trillime.
6:113. Dhe qe te anojne (te ato fjale mashtruese) zemrat e atyre qe nuk besojne boten e ardhshme dhe qe te kenaqen e ngarkohen me ate qe jane duke u ngarkuar (ty nuk te demtojne asgje).
6:114. (Thuaj) A pos All-llahut te kerkoj une gjykates (mes meje dhe juve)? Kur Ai eshte qe ua zbriti librin ne menyre te shkoqitur? Atyre qe u dhame librin e dine se ai (Kur’ani) eshte i zbritur prej Zotit tend saktesisht, pra mos u be prej atyre qe dyshojne.
6:115. Fjalet e Zotit tend jane plot te verteta (cka lajmerojne) dhe plot te drejta (cka gjykojne). S’ka kush qe te ndryshoje fjalet (vendimet) e Tij. Ai eshte qe degjon e di.
6:116. Ne qofte se u bindesh shumices (mohuese qe jane) ne toke, ata do te largojne ty nga rruga e All-llahut. Ata nuk ndjekin tjeter vetem supozime dhe nuk jane tjeter vetem se rrenacake.
6:117. S’ka dyshim, Zoti yt e di me se miri per ate qe eshte larguar nga rruga e Tij dhe Ai eshte me i dijshmi per te udhezuarit.
6:118. Ju (besimtare) hani nga ajo qe (eshte therur dhe) eshte permendur emri i All-llahut, po qe se jeni te bindur ne faktet e Tij.
6:119. C’keni ju qe te mos hani nga ajo per te cilen eshte permendur emri i All-llahut, e Ai ju sqaroi juve se cka eshte e ndaluar per ju, pervec kur jeni detyruar (atehere edhe harami eshte hallall). Nje shumice (e mohuesve), duke mos pasur kurrfare dije, por vetem nga pasionet e tyre, duan t’i largojne nga e verteta (njerezit). Po Zoti yt di me se miri per ata qe i shkelin dispozitat.
6:120. Dhe mos beni mekate as haptas as fshehtas. Ata qe bejne mekatin do te ndeshkohen per mekatin e bere.
6:121. Dhe mos hani nga ajo qe (para therjes se saj) nuk eshte permendur emri i All-llahut, vertet ajo (ngrenia) eshte mekat. Djallezit i nxisin miqte e vet qe t’ju polemizojne juve, e nese i degjoni ata, atehere jeni si ata (idhujtare).
6:122. Valle, a eshte ai qe qe i vdekur kurse Ne e ngjallem dhe i dhame drite, me te cilen ecen mes njerezve, si ai qe ka mbetur ne erresire (i humbur) dhe nuk mund te shpetoje nga ajo? Ja, keshtu (si ketij ne erresire) iu duket mire mohuesve ajo qe veprojne.
6:123. Dhe ashtu (sikurse ne Meke) ne cdo qytet kemi bere kriminelet e tij pari, ne menyre qe te bejne dredhi ne te, por nuk mashtrojne tjeterke pos veten e tyre dhe prapeseprape nuk kuptojne.
6:124. E kur u vjen atyre ndonje argument i prere (per Muhammedin), ata thone: “Kurrsesi nuk e besojme ate (dergesen e Muhammedit) derisa te mos na jepet edhe neve ngjashem me ate qe iu pat dhene te derguarve te All-llahut”! Me se miri All-llahu e di ku ta vere dergesen (risalen) e vet. Ata qe bene krim do t’i godase poshtrimi dhe denimi i forte te All-llahu per shkak se vazhdimisht benin hile.
6:125. Ate qe All-llahu deshiron ta udhezoje, ia zgjeron zemren per (te pranuar) Islamin. Ate qe deshiron ta lere te humbur, zemren e tij ia ben shume te ngusht sikur te ngjitej ne qiell. Keshtu All-llahu leshon denimin mbi ata qe nuk besojne.
6:126. Kjo eshte rruga e Zotit tend, eshte e drejte, Ne shpjeguam argumentet per njerez qe perkujtojne.
6:127. Ata e kane vendin e shpetimit (xhennetin) te Zoti i tyre; Ai eshte mbrojtes i tyre, per ate qe ata vepruan.
6:128. Perkujto diten kur Ai i tubon ata te gjithe (e u thote): “O grumbull i xhinve, ju mashtruat shume njerez!” E nga njerezit qe ishin miq te tyre (te xhinve) thone: “Zoti yne ne perfituam njeri prej tjetrit, dhe e arritem afatin te cilin e caktove!” Tha: “(Zoti) Zjarri eshte vendi juaj, pergjithmone jeni ne te, pos (kohes) cka do All-llahu”. Vertet Zoti yt eshte me i urti, me i dijshmi.
6:129. Po ashtu (sikur u dhame xhinve dhe njerezve perjetim), Ne i bejme sundues disa mizore mbi mizoret e tjere per shkak te asaj qe fituan (vepruan).
6:130. O grumbull i xhinve dhe i njerezve! A nuk ju erdhen nga mesi juaj te derguar t’ju rrefejne argumentet e Mia dhe t’ju terheqin verejtjen per takimin tuaj ne kete dite? Ata thone: “Deshmojme kunder vetvetes”. I pat mashtruar ata jeta e kesaj bote dhe ashtu (te detyruar) deshmuan kunder vetvetes se me te vertete e refuzonin (te verteten).
6:131. Kete (dergimin e te derguarve) ngase Zoti yt nuk eshte qe per shkak te mekatit te shkaterroje nje vend, e banoret e tij te jene te painformuar.
6:132. Po per secilin (veprues) ka shkalle (qe do t’i arrije) sipas asaj qe vepruan. All-llahu nuk eshte i pakujdesshem ndaj asaj qe veprojne.
6:133. Zoti yt nuk ka nevoje per asgje, Ai eshte meshirues. Nese do Ai, juve ju zhduk dhe sjell ke te doje pas jush, ashtu sikurse ju solli juve nga pasardhesit e atyre qe ishin para jush.
6:134. Ajo qe iu kercenohet (kijameti, ringjallja, llogaria, pergjegjesia) patjeter do te vije, e ju nuk mund ta pengoni. (Nuk mund ta menjanoni caktimin e Zotit).
6:135. Thuaj: “O populli im (kurejshit)! veproni ne ate qe jeni, e une do te vazhdoj te veproj ne ate qe jam, e me vone do ta dini se kujt do t’i takoje e ardhmja e lavdishme. Eshte e ditur se zullumqaret nuk gjejne shpetim.
6:136. Dhe nga ajo qe krijoi Ai prej te lashtave dhe prej kafsheve shtepiake, ata (idhujtaret) ndane nje pjese per All-llahun dhe thane: “Kjo eshte per All-llahun, si mendonin ata, e kjo eshte e idhujve tane”. Ajo qe ishte per idhujt, nuk shkon te All-llahu, e ajo qe eshte per All-llahun, shkon te idhujt e tyre. Sa gjykim i shemtuar eshte ai qe gjykojne (pjesen e idhujve e plotesonin nga ajo e All-llahut, ne rast nevoje, e te All-llahut jo).
6:137. Keshtu shumices se idhujtareve, idhujt ua hijeshuan atyre mbytjen e femijeve te vet, per t’i shkaterruar (me mashtrime) dhe per t’ua ngaterruar fene (qe e kishin pasur te Ismailit). Po sikur te donte All-llahu, ata nuk do ta benin ate, andaj hiqu tyre dhe asaj qe shpifin.
6:138. Dhe sipas bindjes se tyre ata thoshin: “Keto kafshe dhe keto bime jane te ndaluara, nuk mund te ushqehet me to, pervec ata te cileve ne ua lejome; keto jane kafshe qe eshte e ndaluar t’u hipet; keto jane kafshe qe gjate therjes se tyre nuk permendin emrin e All-llahut, duke shpifur ndaj Tij. Ai do t’i ndeshkoje ata per shpifjet e tyre.
6:139. Madje ata thoshin: “Cka eshte ne barqet e ketyre kafsheve eshte vetem per mashkujt tane, e ndaluar per grate tona. E nese ishte e ngordhte (fruti ne bark) ata (meshkuj e femra) ishin te barabarte ne te. Do ta ndeshkoje Ai cilesimin e tyre te rrejshem. Ai eshte i persosur ne punet e Tij, i dijshem per krijesat e Tij.
6:140. S’ka dyshim se kane deshtuar keq ata qe mbyten femijet e tyre nga mendjelehtesia e pa kurrfare dije dhe ata qe duke i shpifur Zotit, shpallen te ndaluar ate qe Zoti u kishte dhuruar. Ata kane humbur rrugen e drejte dhe prej fillimit nuk ishin ne udhezim.
6:141. Ai (All-llahu) eshte qe krijoi kopshte (bimet e te cilave) te ngritura lart (ne shtylla) dhe te rrafshta (te shtrira ne toke), edhe hurmet dhe dritherat me frute (shije) te ndryshme; (krijoi) ullinjte dhe sheget e ngjashme (nga forma) e jo te ngjashme (nga shija). Hani frutat e tyre kur te piqen dhe diten e korrjes (te vjeljes) se frutave jepeni ate pjese qe eshte obligim (te varferve e nevojlive) dhe (hani-jepni) mos teproni, pse Ai nuk i do shkaperderdhesit.
6:142. Nga kafshet (shtepiake krijoi) edhe aso per ngarkim (per hipje) dhe aso, prodhimi i te cilave perdoret per shtroje (leshi i tyre ose per therrje). Hani nga ajo qe All-llahu ju dhuroi, e mos ndiqni gjurmet (rruget) e shejtanit, pse ai eshte armik juaj i hapet.
6:143. Ai (krijoi) tete lloje (nga kafshet shtepiake): prej deleve dy (dash e dele), prej dhive dy (cjap e dhi). Thuaj: “A jane te ndaluar (haram) dy meshkuj apo dy femra apo cka mbane (pjell) mitra e dy (llojeve te tyre) femrave?” Me tregoni, pra, me fakte te ditura (e jo me trillime) nese jeni te sinqerte.
6:144. Ai (krijoi) edhe nga devet dy (lloje) dhe nga lopet dy (lloje). Thuaj: “A dy meshkuj i ka ndaluar (haram), a dy femra, ose cka mban mitra e dy (llojeve te tyre) femrave?” A mos ishit te pranishem kur All-llahu ju porositi me kete (hallall apo haram)?” E kush eshte me mizor se ai qe trillon rrene per All-llahun dhe ashtu t’i humbe njerezit ne mungese te dijes. All-llahu nuk ve ne rruge te drejte mizoret.
6:145. Thuaj: “Ne ate qe me eshte shpallur mua (ne Kur’an) nuk po gjej te ndaluar dicka nga ushqimi, pervec ne qofte se ai (ushqimi) eshte: cofetine, gjak i derdhur ose mish derri, ai eshte i ndyte, dhe pos asaj qe eshte therrur jo ne emer te All-llahut (por te ndonje idhulli) e qe eshte mekat. E kush detyrohet (t’i haje keto te ndaluara), por duke mos pasur per qellim shijen dhe duke mos e tepruar, Zoti yt eshte qe fale e meshiron shume.
6:146. E (posacerisht) ndaj atyre qe jane jehudi Ne u kemi ndaluar cdo (kafshe) thundrake: nga lopet dhe delet u kemi ndaluar dhjamin e tyre, pos atij (dhjami) ne shpinen dhe ne zorret e tyre dhe pos atij te perzier me ndonje asht. Kete (mase-ndalese) e morem si ndeshkim ndaj mekatit te tyre. S’ka dyshim, Ne jemi te vertete (ne cka ju rrefejme).
6:147. Po, ne qofte se (per kete jehudite) e pergenjeshtrojne. Thuaj: “Sa meshirues i madh eshte ky Zoti juaj, po (mos u mashtroni) denimi i Tij per njerezit kriminele nuk mund te prapesohet!”
6:148. E ata qe i shoqeruan Zotit, do te thoshin: “Sikur te donte All-llahu nuk do t’i benim shok (nuk do te ishim idhujtare) as ne, as prinderit tane, e as nuk do te ndalonim asnje send.”Keshtu paten genjyer edhe ata qe ishin para tyre derisa (per shkak te mekatit) perjetuan denimin tone te ashper. Thuaj: “A mos keni ndonje fakt e te na e prezentoni ate neve?” Ju i mbeshteteni vetem hamendjes, ne te vertete,vetem genjeni”.
6:149. Thuaj: “All-llahu ka argumentin me te plote dhe sikur te donte Ai do t’ju vinte ne rruge te drejte te gjitheve”.
6:150. Thuaj: “Sillni deshmitaret, te cilet deshmojne se All-llahu ndaloi (beri haram) ato (qe i ndalonin vete). Nese duan te deshmojne rrejshem, ti mos deshmo bashke me ta dhe mos shko pas deshirave te atyre qe argumentet Tona i bene te rreme dhe pas atyre qe nuk besojne jeten e qe largohen prej Zotit te tyre (adhurojne tjeter).
6:151. Thuaj: “Ejani t’ju lexoj ate qe me te vertete ju ndaloi Zoti juaj: te mos i shoqeroni Atij asnje send, te silleni mire me prinderit, te mos i mbytni femijet tuaj per shkak te varferise, sepse Ne u ushqejme juve dhe ata, te mos u afroheni mekateve te hapta apo te fshehta, mos e mbytni njeriun sepse mbytjen e tij e ndaloi All-llahu, perpos kur eshte me vend. Keto jane porosite e Tij, keshtu qe te mendoni thelle.
6:152. Mos iu afroni pasurise se jetimit derisa ai te arrije pjekurine, (mund t’i afroheni) vetem ne menyre me te mire, zbatoni me drejtesi masen dhe peshojen. Ne nuk ngarkojme asnje njeri pertej mundesive te tij. Kur te flitni (te deshmoni), duhet te jeni te drejte edhe nese eshte ceshtja per (kunder) te afermit, dhe zotimin e dhene All-llahut plotesonie. Keto jane me cka Ai ju porosite keshtu qe te perkujtoni.
6:153. Dhe se kjo eshte rruga (feja) Ime e drejte (qe e caktova per ju), pra permbajuni kesaj, e mos ndiqni rruge te tjera e t’ju ndajne nga rruga e Tij. Keto jane porosite e Tij per ju, ashtu qe te ruheni.
6:154. E Musait i dhame librin plotesim (i te mirave) per ate qe tregon bindje te mire, dhe sqarues per cdo send, udherrefyes e meshire, ashtu qe te besojne se do te takohen me Zotin e tyre.
6:155. Dhe ky eshte liber, dobiprures, Ne e zbritem, permbanju ketij, ruajuni ashtu qe te meshiroheni.
6:156. (E zbritem Kur’anin) Qe te (mos) thoni: “Libri u zbriti vetem dy grupeve para nesh (jehudive e te krishtereve) dhe se ne ishim te panjohur me librat (me mesimet) e tyre.
6:157. Dhe qe te (mos) thoni: “Sikur te na kishte zbritur neve libri, (sikurse u zbriti atyre dy grupeve) ne do te ishim edhe me te udhezuar se ata. Juve ju erdhi nga Zoti juaj argumenti (Kur’ani), ju erdhi udhezimi, meshira. E kush eshte me zullumqar se ai qe argumentet e Zotit i ben te rreme dhe ua kthen shpinen atyre? Ne do t’i ndeshkojme me ndeshkim me te rende ata qe ua kthyen shpinen argumenteve Tona, per shkak te prapesimit qe bene.
6:158. A mos jane duke pritur tjeter ata (pas ketyre fakteve) vetem t’ju vijne engjejt (t’ua marrin shpirtin), te vije Zoti yt (urdhri per shkaterrim) ose te vijne disa nga shenjat e Zotit tend, (ne) diten kur vijne disa shenja te Zotit tend, asnje njeriu nuk i vlen besimi i Tij nese nuk ka besuar me pare ose nuk ka bere ne besimin e tij kurrfare te mire. Thuaj: “Pritni, edhe ne jemi duke pritur!”
6:159. Vertet ata qe e percane fene e tyre dhe u ndane ne grupe, ti (Muhammed) nuk ke kurrfare pergjegjesie. Ceshtja e tyre eshte vetem te All-llahu, Ai do t’i njohe me ate qe punuan.
6:160. Kush vjen me nje (pune) te mire, ai (ne diten e gjykimit) shperblehet dhjetefish, e kush vjen me (veper) te keqe, ai ndeshkohet vetem per te. Atyre nuk u behet e padrejte.
6:161. Thuaj: “Vertet Zoti im me udhezoi ne rruge te drejte, qe eshte fé️ e drejte, fé️ e Ibrahimit, qe ishte larg besimeve te kota. Ai (Ibrahimi) nuk ishte idhujtar!
6:162. Thuaj: “Namazi im, kurbani im, jeta ime dhe vdekja ime jane thjesht per All-llahun, Zotin e boteve.
6:163. Ai nuk ka shok (nuk adhuroj tjeter). Me kete (thjeshtesi te adhurimit vetem per Zotin) jam i urdheruar dhe jam i pari i muslimaneve (i pari qe pranoj dhe bindem)!
6:164. Thuaj: “ A te kerkoje Zot pos All-llahut, e Ai eshte Zot i cdo sendi (ekzistues) dhe demi i secilit person eshte kunder vetes. Askush nuk do ta barte barren e tjetrit. Mandej, kthimi juaj eshte te Zoti juaj; e Ai ju njofton per ate qe percaheshit.
6:165. Ai eshte qe ju beri sundues (zevendesues) ne toke (pas shkaterrimit te atyre qe ishin me pare) dhe lartesoi ne nje shkalle me te larte disa nga ju mbi te tjeret, per t’ju sprovuar ne ate qe ju dha. All-llahu eshte ndeshkues i shpejte, eshte qe fale e Meshirues.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Perkethimi i Kur'an-it ne gjuhen Shqipe Empty Re: Perkethimi i Kur'an-it ne gjuhen Shqipe

Mesazh nga Alberti Sun 31 Jan 2010 - 7:12

7.El-A`raf

Me emrin e All-llahut, Meshiruesit, Meshireberesit!



7:1. Elif, Lam, Mim, Sad.
7:2. (Ky eshte) Libri, qe te eshte zbritur ty, qe me te t’ua terheqesh verejtjen dhe t’i keshillosh besimtaret, pra te mos kete shtrengim ne gjoksin tend (per kumtimin e tij).
7:3. Pervetesoni ate qe ju eshte zbritur nga Zoti juaj, e mos zini miq (perkrahes) pos Tij. Pak eshte ajo qe po merrni pervoje.
7:4. Sa fshatra (banore) kemi shkaterruar (me fajin e tyre) e denimi Jone u erdhi atyre naten, a (diten) kur ishin duke pushuar (duke fjetur).
7:5. Kur u erdhi atyre denimi Jone, s’kishin c’te kerkonin tjeter, vetem te thone: “Vertet, ne ishim zullumqare” (te pranojne gabimin).
7:6. Ne patjeter do t’i marrim ne pergjegjesi ata, te cileve u eshte derguar (pejgamber), e do t’i marrim ne pyetje edhe te derguarit.
7:7. Dhe duke e ditur mire Ne do t’u rrefejme atyre (per ate qe punuan), se Ne nuk ishim qe mungonim (ishim te pranishem).
7:8. Ate dite peshimi (masa) eshte i drejte. Atij qe i rendohen peshojat, ata jane te shpetuar.
7:9. Kujt i vijne lehte peshojat, ata e humben vetveten, ngase i refuzuan argumentet Tona me te padrejte.
7:10. Ne ju vendosem ne toke dhe ju mundesuam jetesen (mjetet per te jetuar), e pak prej jush po falenderoni.
7:11. Ne ju krijuam pastaj ju dhame formen, e mandej engjejve u thame: “Beni sexhde per Ademin”. Ata i bene sexhde pos Iblisit. Ai nuk qe prej atyre qe bene sexhde.
7:12. (All-llahu) Tha: “Cka te pengoi ty te besh sexhde, kur Une te urdherova?” Ai (Iblisi) tha: “Une jam me i vlefshem se ai, me krijove mua nga zjarri, e ate e krijove nga balta!”
7:13. (All-llahu) Tha: “Zbrit nga ai (xhenneti), nuk te takon te besh kryelartesi ne te, dil jashte, s’ka dyshim ti je i poshteruar”.
7:14. (Iblisi) Tha: “Me afatizo gjer diten kur ringjallen (njerezit)!”
7:15. (All-llahu) Tha: “Ti je i afatizuar!”
7:16. (Iblisi) Tha: “Per shkak se me humbe mua, une do t’u ulem atyre (do t’u ze pusi) ne rrugen Tende te drejte,
7:17. Mandej do t’ju sillem atyre para, prapa, nga e djathta dhe nga e majta e tyre, e shumicen e tyre nuk do ta gjesh qe te falenderohen (te besojne)!”
7:18. (All-llahu) Tha: “Dil nga ai (xhenneti), i urrejtur, i debuar. Kush prej tyre vjen pas teje, Une kam per ta mbushur xhehennemin me te gjithe ju.
7:19. (Ne i thame) O Adem, ti dhe bashkeshortja jote zini vend ne Xhennet, hani nga te doni, e mos iu afroni kesaj peme, pse do te beheni prej zulumqareve (te vetvetes suaj).
7:20. Shejtani i nxiti ata te dy (i mashtroi), qe t’ua zbuloje atyre pjeset e turpshme qe u ishin te mbuluara dhe tha: “Zoti juaj nuk ua ndaloi juve dyve ate peme vetem qe te mos beheni meleqe (engjej), ose te mos beheni prej te perjetshemve.
7:21. Dhe ju beri be atyre (duke u thene) se: Une jam keshillues per ju.
7:22. Atehere me mashtrim i zbriti (ne nivel te palakmueshem). E kur e shijuan pemen u zbulua vendturpi i tyre dhe filluan ta mbulojne ate (duke vene gjeth mbi gjeth) nga gjethet e (pemeve te) xhennetit. Zoti i tyre i thirri (duke u thene): “A nuk ua ndalova ju dyve ate peme dhe a nuk ju thashe ju dyve se shejtani eshte armik i hapet per ju?!”
7:23. Ata te dy thane: “Zoti yne, ne i beme te padrejte(i demtuam) vetvetes sone, ne qofte se nuk na fale dhe nuk na meshiron, ne me siguri do te jemi prej te shkaterruarve!”
7:24. (All-llahu) Tha: “Zbritni, jeni armik i njeri-tjetrit. Ne toke ju e keni vendqendrimin (vendbanimin) dhe perjetim deri ne nje kohe.
7:25. Tha: “Ne te (ne toke) do te jetoni (do te gjalleroni), ne te do te vdisni (do te varroseni) dhe prej saj do te nxirreni (do te ringjalleni).
7:26. O bijte e Ademit, Ne krijuam per ju petk qe ju mbulon vendturpesine dhe petk zbukurues. Po petku i devotshmerise, ai eshte me i miri. Keto jane nga argumentet e All-llahut, ashtu qe ata te perkujtojne.
7:27. O bijte e Ademit, te mos ju mashtroje kurrsesi shejtani sikurse i nxori prinderit tuaj nga xhenneti, zhveshi prej tyre petkun e tyre qe t’ju dale ne shesh lakuriqesia e tyre. Vertet ai dhe shoqeria e tij ju sheh, ndersa ju nuk i shihni. Ne i kemi bere shejtanet miq te atyre qe nuk besojne.
7:28. Kur punojne ata (idhujtaret) dicka te shemtuar, thone: “Ne i gjetem qe keshtu prinderit tane, edhe All-llahu na urdheroi kete (viziten reth Qabes lakuriq). Thuaju: “All-llahu nuk urdheron te shemtuaren, a thoni per All-llahun cka nuk dini?”
7:29. Thuaj: “All-llahu ma urdheroi mua drejtesine dhe ne teresi kthejuni Atij ne cdo namaz (lutje) dhe adhurojeni Ate duke qene te sinqerte ne lutje vetem per te. Ashtu sikur qe ju filloi (krijoi) se pari, do te ktheheni te Ai.
7:30. Nje grup (nga ju) Ai e vuri ne rruge te drejte, e nje grup meritoi te jete i humbur, pse ata (te humburit) shejtanet i moren per miq, e megjithate mendonin se ishin ne rruge te drejte.
7:31. O bijte e Ademit, vishuni bukur per cdo namaz (lutje), hani dhe pini e mos e teproni, pse Ai (All-llahu) nuk i do ata qe e teprojne (shkaperderdhin).
7:32. Thuaj: “Kush i ndaloi bukurite dhe ushqimet e mira qe All-llahu i krijoi per robte e vet?” Thuaj: “Ato jane ne kete bote per ata qe besuan, e ne diten e kijametit jane te posacme per ta. Keshtu ia sqarojme argumentet nje populli qe kupton.
7:33. Thuaj: “Zoti im i ndaloi vetem te keqijat e turpshme, le te jene te hapta ose te fshehta, ndaloi mekatin, ndaloi shtypjen e tjetrit pa te drejte, ndaloi t’i mvishni All-llahut shok pa patur per te kurrfare argumenti, dhe ndaloi te thoni per All-llahun ate qe nuk e dini se eshte e vertete.
7:34. Cdo popull (qe pergenjeshtroi pejgamberet) ka afatin e vet, e kur t’u vije afati tyre, ai nuk mund te shtyhet per asnje moment, e as te perngutet me pare.
7:35. O bijte e Ademit, juve ju vijne te derguar nga mesi juaj, ua perkujtojne faktet e Mia (shkoni pas tyre). E kush ruhet dhe permiresohet, per ta s’ka as frike as s’kane perse te pikellohen.
7:36. E ata qe i konsideruan te rreme faktet tona dhe me kryelartesi u larguan prej tyre, ata jane banues te zjarrit dhe ne te jane perjete.
7:37. Kush eshte me mizor se ai qe trillon shpifje ndaj All-llahut, apo i pergenjeshtron argumentet e Tij? Ata e arrijne pjesen e tyre qe u eshte caktuar (ne shenime) deri kur t’u vijne atyre te derguarit tane (melaiket) t’ua marrin shpirtin e u thone: “Ku jane ata qe pos Zotit i lutshit?” Ata thone: “Kane humbur prej nesh” dhe ashtu deshmojne per vete se ishin mohues (kafire).
7:38. (All-llahu) Ju thote: “Hyni ne xhehennem me ate popull qe ishte para jush nga xhinet dhe njerezit (e qe ishin si ju). Sa here qe nje grup hyn ne te, e mallkon ate te meparshmin derisa kur te arrijne ne te te gjithe, grupi i fundit i tyre thote per grupin e pare: “Zoti yne, keta (paria) na kane humbur neve (nga rruga e drejte), pra shtoju denimin me zjarr atyre!” (All-llahu) Thote: “Per secilin (grup) eshte (denimi) i shtuar, por ju nuk po dini”.
7:39. Te paret e tyre (paria) te mbrameve te tyre ju thote: “Ju nuk keni perparesi ndaj nesh (pse vete keni bere kufer), shijojeni pra denimin per ate qe e fituat!”
7:40. Nuk ka dyshim se ata qe pergenjeshtruan argumentet Tona dhe nga mendjemadhesia u larguan prej tyre, atyre nuk u hapen dyert e qiellit dhe nuk do te hyjne ne xhennet deri te perbiroje deveja neper vrimen e gjilperes. Ja, keshtu i shperblejme kriminelet.
7:41. Per ata eshte pergatitur shtrat nga zjarri dhe mbuloje (nga zjarri). E keshtu pra i shperblejme zullumqaret.
7:42. Ata qe besuan dhe bene vepra te mira, e Ne as qe obligojme ndokend cka nuk ka mundesi (te veproje), te tillet jane banues te xhennetit dhe ne te jane pergjithmone.
7:43. Nga zemrat e tyre kemi hequr (kemi zhdukur) cdo gje qe ishte krijuar nga zilia (nga urrejtja), jane ne xhennet, ku rrjedhin lumenj, e ata thone: “Falenderojme All-llahun qe na udhezoi per kete (per iman, per pune te mira, na e hoqi ziline, na futi ne xhennet), pse sikur te mos na drejtonte All-llahu, ne nuk do te dinim te udhezohemi. Vertet, te derguarit e Zotit na e thane te verteten dhe ne u besuam!” E atyre u drejtohet thirrje: “Ky eshte xhenneti, iu dha juve per ate qe vepruat”.
7:44. Ata te xhennetit i therrasin (i pyesin) banuesit e zjarrit e u thone: “Ne e gjetem te vertete ate qe na e pat premtuar Zoti yne, e ju (banues te zjarrit) a e gjetet te vertete ate qe ua pat premtuar zoti juaj?” Ata (banuesit e zjarrit) thone: “Po”. Atehere ne mes te tyre (mes dy grupeve) therret nje ze: “Mallkimi i All-llahut qofte mbi zullumqaret!”
7:45. Ata qe penguan nga rruga (imani) e All-llahut dhe qe kerkuan shtremberimin e saj dhe ata qe ishin mohues te botes tjeter.
7:46. E mes atyre dyve (dy grupeve) eshte nje perde (mur), e mbi A’raf (lart mbi mur) jane burra qe e njohin secilin (te xhennetit dhe te xhehennemit) me shenjat e tyre. Ata i therrasin banuesit e xhennetit: “Paqja (shpetimi) qofte mbi ju!” Ata (te A’rafit) nuk kane hyre ne te, por shpresojne.
7:47. E kur u shkon shikimi i tyre nga ata te xhehennemit, thone: “Zoti yne, mos na be neve me mizoret!”
7:48. Ata te A’rafit i therrasin do burra qe i njohin me shenjat e tyre dhe u thone: “Cka ju vlejti ai grumbullimi juaj (ne pasuri e numer) dhe ajo qe benit kryelartesi?” (e tash jeni ne xhehennem).
7:49. A keta jane ata (besimtaret), per te cilet betoheshit se nuk ka per t’i perfshire meshira e All-llahut?”. (Ne menyre ironike i perqeshin kufaret e mandej u thone besimtareve): “Vazhdoni ne xhennet, as nuk ka frike per ju, as nuk keni per t’u brengosur!”
7:50. Banuesit e zjarrit i therrasin (dhe i lusin) ata ne xhennet (duke ju thene): “Na qitni dic nga ju apo nga ajo qe u ka furnizuar All-llahu (se mbaruam nga etja)!” Ata (ne xhennet) thone: “All-llahu i ka ndaluar qe te dyja keto per jobesimtaret!”
7:51. Ata qe fene e tyre e moren tallje e loje dhe te cilet i mashtroi jeta e Dunjase. Sot, pra, Ne i harrojme ata sikurse e paten harruar takimin e kesaj dite te tyre dhe, sikurse i refuzonin argumentet Tona!”
7:52. Ne u sollem atyre (mekasve) nje liber (Kur’anin) qe ua shkoqitem ne baza te diturise, e qe eshte udherrefyes e meshire per ata qe besojne.
7:53. Ata nuk presin tjeter, por vetem ate qe do t’u vije. E ate dite kur t’u vije (denimi i premtuar) ajo qe e pritnin, ata te cilet me pare e kishin harruar thone: “Vertet, te derguarit e Zotit tone erdhen me fakte te verteta, a kemi ndonje ndermjetes qe te na shpetoje, ose te kthehemi (ne Dunja) e te veprojme tjeter nga ajo qe vepruam”. Ata shkaterruan vetveten dhe u shkoi huq trillimi qe e benin.
7:54. Vertet, Zoti juaj, All-llahu, eshte Ai qe krijoi qiejt dhe token brenda gjashte ditesh, pastaj qendroi mbi Arshin, Ai e mbulon diten me naten, qe me te shpejte e kerkon ate (mbulimin e drites se dites), edhe dielli, edhe hena e edhe yjet i jane nenshtruar sundimit te Tij. Ja, vetem Atij i takon krijimi dhe sundimi. I madheruar eshte All-llahu, Zoti i boteve.
7:55. Luteni Zotin tuaj te perulur e ne heshtje, pse Ai nuk i do ata qe e teprojne.
7:56. Mos beni crregullime ne toke pas rregullimit te saj (me te ardhur te pejgambereve) dhe luteni Ate duke pasur frike (denimin) dhe duke shpresuar (meshiren). S’ka dyshim se meshira e All-llahut eshte prane atyre te mireve.
7:57. Ai eshte qe i leshon ererat si myzhde prane meshires (shiut) se Tij. E kur ato (ererat) bartin re te medha, Ne i sjellim mbi nje toke te vdekur dhe leshojme ne te ujin (shiun), dhe me te (me ujin) nxjerrim te gjithe frutat. Keshtu i nxjerrim (i ngjallim) te vdekurit, ashtu qe ta perkujtoni (fuqine e Zotit).
7:58. Me lejen e All-llahut toka e mire mbine bimet, e ajo qe nuk eshte kualitative, ajo nuk mbine vetem (pak) me veshtiresi. Keshtu Ne i radhisim argumentet Tona per ata qe falenderojne.
7:59. Ne e patem derguar Nuhun te populli i vet, e ai tha: “O populli im, adhurojeni All-llahun, nuk keni zot tjeter pos Tij. Une kam frike per denimin tuaj ne nje dite te madhe!”
7:60. Paria nga populli i tij tha: “Ne po te shohim (ne kete qe na therret) plotesisht te humbur!”
7:61. (Nuhu) Tha: “O populli im, une nuk kam kurrfare humbje, por une jam i derguar prej Zotit te boteve!”
7:62. “Une ua kumtoj juve shpalljet e Zotit tim, ju keshilloj dhe une di nga Zoti im cka ju nuk dini!”
7:63. “A mos u cuditet qe shpallja ju erdhi nga Zoti juaj permes (gjuhes se) nje njeriu nga mesi juaj, per t’ua terheqe verejtjen qe te ruheni dhe ashtu te shpetoni!”
7:64. Po ata e pergenjeshtruan ate (Nuhun), e Ne e shpetuam ate dhe ata qe ishin me te ne anije, ndersa ata qe i pergenjeshtruan faktet tona i fundosem. Vertet, ata ishin popull i verber.
7:65. Edhe te (populli) Ad-i (derguam) vellain e tyre Hudin, e ai tha: “O populli im, adhurojeni (nje Zot) All-llahun, ju nuk keni zot pos Tij, a nuk po frikesoheni?!”
7:66. Paria qe nuk besoi nga populli i tij tha: “Ne po te shohim mendjelehte dhe te konsiderojme vertet rrenacak!”
7:67. Tha (Hudi): “O populli im, nuk jam mendjelehte (nuk kam te mete mendore), por une jam i derguar prej Zotit te boteve”.
7:68. (Jam i derguar) Qe t’ua komunikoj shpalljet e Zotit tim dhe une jam keshillues besnik per ju.
7:69. A mos ju erdhi cudi qe ju erdhi shpallja nga Zoti juaj permes nje njeriu nga mesi juaj, e per t’ua terheqe verejtjen. Perkujtoni kur Ai ju beri sundues pas popullit te Nuhut dhe ua shtoi fuqine fizike. Perkujtoni te mirat e All-llahut qe te gjeni shpetim.
7:70. Ata thane: “A na erdhe (te na frikesosh) qe ta adhurojme vetem All-llahun e ta braktisim ate cka adhuronin prinderit tane? Nese je i vertete (cka thua) sillna ate qe na premton (kercenohesh)”.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Perkethimi i Kur'an-it ne gjuhen Shqipe Empty Re: Perkethimi i Kur'an-it ne gjuhen Shqipe

Mesazh nga Alberti Sun 31 Jan 2010 - 7:12

7:71. (Hudi) Tha: “Juve ju gjeti denimi dhe perbuzja nga Zoti juaj. A me polemizoni mua per emra (te idhujve) qe i emeruat ju dhe prinderit tuaj, e qe per te All-llahu nuk shpalli kurrfare argumenti? Pritni pra (denimin), edhe une se bashku me ju jam duke pritur”.
7:72. Ne me meshiren Tone e shpetuam ate dhe ata qe ishin me te, dhe i shkulem nga rrenja ata qe i pergenjeshtruan argumentet Tona dhe nuk ishin besimtare.
7:73. Edhe te (populli) Themud ua derguam vellain e tyre, Salihun, e ai u tha: “O populli im, besojeni All-llahun (Nje) nuk keni zot tjeter pos Tij. Qe, ju erdhi argumenti nga Zoti juaj. Ja, kjo deveja eshte mrekulli per ju. Lereni kete te lire te haje ne token e All-llahut dhe kurrsesi mos e merrni me te keq, e t’ju kape denimi i dhembshem”.
7:74. “Perkujtoni kur Ai ju beri sundues pas Adit, ju vendosi ne toke e ju ne rrafshin e saj ndertoni pallate, kurse ne kodrina ngreni shtepia, perkujtoni te mirat e All-llahut e mos u beni shkaterrues ne toke”.
7:75. Kreret kryelarte nga populli i tij u thane atyre qe ishin me te dobet e qe kishin besuar: “A e dini se me te vertete Salihu eshte i derguar nga Zoti i tij?”. Ata thane: “Vertet, ne jemi besimtare te asaj me cka eshte derguar”.
7:76. Ata kryelartit thane: “Ne jemi mohues (jobesimtare) te asaj qe ju i besuat”.
7:77. Ata e theren deven dhe me kryelartesi shkelen dispoziten e Zotit te tyre dhe thane: “O Salih, sillna ate me cka na u kercenove, nese je prej te derguarve”.
7:78. Atehere ata perjetuan termetin dhe u gdhine ne shtepite e tyre kufoma te ngrira.
7:79. Ai u zbraps prej tyre e tha: “O populli im, une ju komunikova dergesen e Zotit tim, ju keshillova sa munda, por ju nuk i perfillni keshilluesit”.
7:80. Perkujto kur popullit te vet Luti i tha: “A punoni te shemtuaren, qe asnje nga popujt e botes nuk e beri para jush”.
7:81. Vertet, ju te shtyre nga epshet u afroheni burrave duke i lene grate. Po ju jeni popull i shfrenuar”.
7:82. Pergjigjja e popullit te tij nuk ishte tjeter vetem se te thone: “Deboni ata (Lutin me besimtare) nga vendbanimi juaj, ata jane njerez qe ruhen shume (i largohen te shemtuares)”.
7:83. Ne e shpetuam ate dhe familjen e tij, pos gruas se tij qe mbeti aty (nder te shkaterruarit).
7:84. Ne leshuam mbi ata nje lloj shiu (me gure). E shiko se si ishte fundi i krimineleve!
7:85. E ne Medjen (derguam) vellain e tyre Shuajbin. Ai tha: “O populli im, adhurojeni All-llahun (Nje), ju nuk keni zot tjeter pos Tij. Juve ju erdhi mrekullia nga Zoti juaj. Zbatoni drejt matjen dhe peshojen, e mos u beni padrejtesi njerezve ne sendet e tyre, dhe mos beni crregullime ne toke pas permiresimit te saj. Keto jane me te dobishme per ju, nese jeni besimtare”.
7:86. “Mos zini pusi ne cdo rruge e te kercenoheni dhe te pengoni nga rruga e All-llahut ate qe i ka besuar atij (Shuajbit), e te kerkoni shtremberimin e asaj (rruges). Perkujtoni kur ishit pakice e Ai ju shumoi dhe shikoni se si qe fundi i crregulluesve”.
7:87. “E ne qofte se nje grup prej jush eshte qe i besoi asaj me te cilen une u dergova, e nje grup nuk besoi, duroni deri te gjykoje mes nesh All-llahu, e Ai eshte gjykatesi me i mire”.
7:88. Paria qe ishte kryelarte nga populli i tij, tha: “O Shuajb, ne do te debojme ty dhe se bashku me ty edhe ata qe besuan nga fshati yne, ose patjeter te ktheheni ne fene tone”. Ai (Shuajbi) tha: “A edhe nese ne nuk e deshirojme ate (kthimin)?”.
7:89. Ne do te kem shpifur genjeshter ndaj All-llahut, nese kthehemi ne fene tuaj (idhujtare), pasi qe All-llahu na shpetoi nga ajo. Nuk eshte per ne te kthehemi ne te vetem nese eshte deshira e All-llahut, Zotit tone. Zoti yne ka perfshire me diturine e vet cdo send, ne ju kemi mbeshtetur All-llahut. Zoti yne, vendos mes nesh dhe mes popullit tone gjykimin tend te drejte, se Ti je me i miri gjykates.
7:90. Kreret prej popullit te tij, qe nuk besuan, i thane: “(Popullit i thane) Nese shkoni (pranoni) pas Shuajbit, (pas fese se tij), atehere ju me siguri jeni te deshperuar”.
7:91. Ata (popullin e padegjueshem) i kapi termet i forte dhe aguan ne shtepite e tyre kufoma te gjunjezuara.
7:92. Ata qe e pergenjeshtruan Shuajbin, sikur nuk ekzistuan fare aty, ata qe e konsideruan Shuajbin rrenacak, vertet ishin te deshtuarit.
7:93. E ai (Shuajbi) u kthye e tha: “O populli im, vertet une ju kumtova porosite e Zotit tim, ju dhashe keshilla, e si te brengosem per nje popull qe nuk besoi”.
7:94. Ne nuk e derguam asnje pejgamber ne ndonje vendbanim e qe nuk e ndeshkuam ate (popullin) me skamje e veshtiresi te tjera, ne menyre qe ata te perulen (te binden).
7:95. Mandej e zevendesuam te keqen me te miren derisa u shumuan ato (te mirat) e thane: “Prinderit tane i pat goditur skamja e mjerimi”, (ky eshte rregull natyror, po ata nuk falenderuan). Atehere befas i denuam pa e verejtur ata.
7:96. E sikur banoret e ketyre vendbanimeve te kishin besuar dhe te ishin ruajtur, Ne do t’ju hapnim begati nga qielli e toka, por ata pergenjeshtruan, andaj i denuam me shkaterrim per ate qe merituan.
7:97. A mos u siguruan banoret e fshatrave nga denimi jone kur ata ishin fjetur (naten)?
7:98. A mos u siguruan banoret e fshatrave nga denimi jone paradite, kur ata ishin duke luajtur?
7:99. A mos u siguruan ata prej ndeshkimit te All-llahut? Nuk sigurohet kush prej frikes se ndeshkimit te All-llahut pos njerezve te humbur.
7:100. A nuk e kane te qarte ata qe e trasheguan token pas banoreve te saj (qe u shkaterruan) se, nese deshirojme Ne i godasim (i denojme) per mekatet e tyre, ua mbyllim zemrat e tyre, dhe ata nuk degjojne (keshillat).
7:101. Keto jane fshatra per te cilat po te tregojme disa nga lajmet e tyre. Atyre u paten ardhur te derguarit e tyre me argumente (me mrekulli), por ata nuk i besuan asaj te cilen me pare e kishin genjyer. Ja, keshtu vulos All-llahu zemrat e atyre qe nuk besojne.
7:102. Ne te shumica e tyre nuk gjetem zbatimin e premtimit, e gjetem shumicen e tyre jashte bindjes (respektit).
7:103. Mandej pas tyre e derguam Musain me mrekulli te argumentuara te faraoni dhe rrethi i tij, e ata i refuzuan edhe ato, e shih se si ishte perfundimi i shkaterruesve?
7:104. Musai tha: O faraon, s’ka dyshim, une jam i derguar prej Zotit te boteve”.
7:105. Eshte dinjitet per mua ta them per All-llahun vetem te verteten. Une u kam ardhur me argumente nga Zoti juaj, lejoi pra beni israilet te vijne me mua!”
7:106. Ai (faraoni) tha: “Nese ke ardhur me ndonje argument dhe nese je ai qe thua, na trego pra ate argument”.
7:107. Ai (Musai) e hodhi shkopin e vet, kur ja, u shfaq gjarper i vertete.
7:108. Dhe e nxori doren e vet, kur qe, per shikuesit drite e bardhe.
7:109. Rrethi i parise nga populli i faraonit tha: “Ky nuk eshte tjeter pos nje magjistar i persosur”.
7:110. Ai deshiron t’ju nxjerre prej tokes suaj: “E cka me urdheroni (propozoni ju)?”
7:111. Ata (kreret) thane: “Ndale ate dhe vellain e tij, e dergo neper qytete tubues (te magjistareve).
7:112. Te sjellin cdo magjistar te dijshem (te afte).
7:113. Magjistaret erdhen te faraoni, e thane: “ Ne do te kemi shperblim ne qofte se dalim fitues!”
7:114. Ai (faraoni) tha: “Po, dhe ju do te jeni prej te afermve te mi”.
7:115. Ata (magjistaret) thane: “O Musa, (zgjidh) ose do te hedhish ti, ose ne po hedhim?”
7:116. Ai (Musai) tha: “Hidhni ju”! E kur hodhen ata (shkopinj e litare), magjepsen syte e njerezve, i frikesuan ata dhe sollen nje magji te madhe.
7:117. E Ne e frymezuam Musain (duke i thene): “Hidhe shkopin tend!” Kur qe, ai gelltiste ate qe kishin magjepsur.
7:118. Atehere u deshmua e verteta dhe u zhduk ajo qe kishin pergatitur.
7:119. Aty u munden ata (magjistaret dhe faraoni) dhe u kthyen te poshteruar.
7:120. E magjistaret u hodhen (u perulen) ne sexhde.
7:121. Dhe thane: “Ne i besuam Zotit te gjithesise,
7:122. Zotit te Musait dhe te Harunit!”
7:123. E faraoni tha: “I besuat atij (Musait) para se t’ju lejoj une? Kjo eshte nje dredhi qe ju e pergatitet ne qytet (Misir) per t’i debuar prej tij banoret e tij (kibtet), po me vone do ta kuptoni (cka do t’ju gjeje).
7:124. Kam per t’ua prere duart dhe kembet terthorazi, pastaj te gjithe juve do t’ju gozhdoj.
7:125. Ata (qe besuan) thane: “S’ka dyshim, ne jemi te kthyer te Zoti yne”.
7:126. Ti nuk hakmerresh ndaj nesh vetem pse besuam ne argumentet e Zotit tone, pasi qe na erdhen ato. Zoti yne, na dhuro durim (per denimin qe do te na e ben faraoni) dhe na beje te vdesim muslimane!”
7:127. Te paret nga populli i faraonit thane: “A do ta lejosh Musain dhe popullin e tij te beje percarje ne toke dhe te braktisin ty dhe zotat e t’u?” Ai (faraoni) tha: “Do t’ua mbysim djemte e do t’i leme te gjalla grate e tyre per sherbim, ne jemi dominues mbi ta”.
7:128. Popullit te vet Musai i tha: “Kerkoni ndihme prej All-llahut dhe kini durim. S’ka dyshim se toka eshte e All-llahut, ia le ne trashegim atij qe do nga robte e tij, e ardhmja e lumtur eshte per te devotshmit”.
7:129. Ata (populli i Musait) thane: “Ne ishim te shtypur para se te na vije ti, e edhe pasi na erdhe”. Ai (Musai) tha: “Eshte shprese se All-llahu do ta shkaterroje armikun tuaj (faraonin), e juve do t’ju beje ta zevendesoni ne kete vend, e do t’ju shikoje se si ju veproni”.
7:130. (Per madherine e Zotit) Ne e provuam popullin e faraonit me skamje dhe me pakesim te frutave, ne menyre qe te marrin mesim.
7:131. Kur u vinte atyre e mira (viti i begatshem), ata thonin: “Kjo eshte e (mira) jona thjesht”. E kur i godiste ndonje e keqe, fatin e zi ia pershkruanin Musait dhe atyre (besimtareve) qe ishin me te. Veni re, fati i tyre eshte te All-llahu (e jo te Musai), por shumica e tyre kete nuk e dinin.
7:132. Ata thane: “Me cfaredo argumenti te na vishe qe me te te na magjepsish (largosh nga feja qe kemi), ne nuk do te besojme ty”.
7:133. Atehere (per shkak te mohimit) Ne leshuam kunder tyre: vershimin, karkalecat, rriqerat (insekte demtuese), bretkosat dhe gjakun, fakte te qarta njera pas tjetres, po ata mbanin kokefortesi sepse ishin popull mekatare.
7:134. Pasi qe i gjeti belaja (me ato masa denim) ata thane: “O Musa, lute per ne Zotin tend me ate merite qe ke (si pejgamber), nese na e largon denimin ne do te pranojme ty (si te derguar) dhe do t’i lejojme beni israilet bashke me ty (te shkoni ku te doni)”.
7:135. E kur e larguam nga ata denimin (me lutjen e Musait) per deri ne nje afat qe do te arrinin, ata e thyen besen.
7:136. Atehere ndermorem kunder tyre dhe i fundosem ne det, ngase pergenjeshtruan argumentet Tona dhe nuk cane koken per to.
7:137. E atij populli qe ishte i nenshtruar i trasheguam lindje e perendim te tokes, qe Ne e bekuam (me te mira), ndersa per durimin qe paten, u plotesua fjala me e mire (premtimi i vertete) e Zotit ndaj beni israileve; rrenuam ate qe bente faraoni i tij, si dhe ate qe kishin ndertuar ata.
7:138. Beni israilet i kaluam pertej detit, e ata u takuan me nje popull qe adhuronte do statuja te tyre, dhe thane: “O Musa, na e ben edhe neve nje zot (statuje) si zotet qe i kane ata (ai popull)”. Ai (Musai) tha: “Ju jeni popull qe nuk di”.
7:139. Vertet, ai popull (qe po adhuron idhuj) eshte i shkaterruar ne ate (adhurim) dhe ajo qe vepruan eshte e asgjesuar (s’ka dobi).
7:140. Musai tha: “Mos deshet, pos All-llahut, te kerkoj per ju zot tjeter, kurse Ai ju vleresoi mbi njerezit e tjere?”
7:141. Perkujtoni (o beni israile) kur Ai ju shpetoi prej popullit te faraonit, qe u shtroi me te keqin mundim, ua mbyti djemte tuaj, ua la te gjalla grate tuaja. E ju me keto ishit ne sprove te madhe nga Zoti juaj”.
7:142. Dhe Ne i caktuam Musait tridhjete net (afatin per shpallje), e ato i plotesuam edhe me dhjete dhe keshtu u mbush afati per takim me Zotin e tij ne katerdhjete net. Ndersa Musai vellait te vet Harunit, i tha: “Me zevendeso mua te populli im dhe rregullo, e mos shko rruges se te keqinjve”.
7:143. E kur Musai erdhi ne kohen qe ia caktuam dhe i foli Zoti i vet, ai tha: “Zoti im! Ma mundeso pamjen tende e te shikoje!” Ai (Zoti) i tha: “Ti nuk ke mundesi te me shohesh, por shiko kodren, e nese ajo qendron ne vendin e vet, ti do te me shohish Mua”. Kur u drejtua kah kodra, nje pjese e drites nga Zoti i tij e beri ate (kodren) therrmi, e Musait i ra te fiket. Kur erdhi ne vete, tha: “E larte eshte madheria Jote, pendohem te Ti (per ate qe kerkova), dhe une jam i pari i besimtareve!”
7:144. Ai (All-llahu) tha: “O Musa, Une te gradova ty mbi njerezit me shpalljen Time dhe me te folurit tim. Merre ate qe ta dhash dhe behu mirenjohes”.
7:145. Dhe i pershkruam atij ne pllaka cdo gje (qe i nevojitej), si keshillim dhe sqarim per secilin send. “Merri keto me seriozitet dhe urdheroje popullin tend qe t’i pervetesoje me te mirat e tyre (dispozitat me shperblim me te madh). Une do t’ua tregoj vendbanimin mekatareve”.
7:146. Une do t’i zbraps nga argumentet e Mia ata te cilet pa pasur te drejte bejne kryelartesi ne toke, te cilet edhe nese shohin cdo argument nuk besojne, dhe nese shohin rrugen e shpetimit nuk e marrim ate rruge, e nese e shohin rrugen e gabuar ata e marrin ate rruge. Kete (kete verberim te tyre), ngase ata i konsideruan te rreme faktet Tona dhe ngase i lane pas dore ato.
7:147. Ata te cilet i mohuan argumentet Tona dhe takimin ne diten e botes se ardhshme, ata asgjesuan veprat e tyre. A shperblehen ata (me thevab ose me denim) pos sipas asaj si kane vepruar.
7:148. Populli i Musait, pas tij (kur ai shkoi ne kodren Tur per pranimin e shpalljes), e mbaroi nga stolite e tyre nje figure vici qe kishte britme (pallte). A nuk e shihnin ata se ai nuk ju fliste as nuk i udhezonte ne ndonje rruge te drejte. E moren ate (e adhuruan si idhull vicin), e ishin te padrejte ndaj vetes se tyre.
7:149. E kur ne duart e tyre u thye (ajo veper e shemtuar u penduan) dhe e kuptuan se me te vertete kane gabuar, thane: “Nese nuk na meshiron Zoti yne dhe nuk na e fale gabimin, ne pa dyshim do te jemi nga me te deshperuarit”.
7:150. E kur u kthye Musai shume i hidheruar te populli i vet, tha: “Sa keq me paskeni zevendesuar pas shkuarjes sime! A e ngutet (pritjen) urdhrin e Zotit tuaj?” I hodhi pllakat dhe e zuri per (floke) koke vellain e vet duke e terhequr kah vetja. Ai (vellai Haruni) tha: “O bir i nenes sime, populli me mundi dhe gati me mbyti, mos me konsidero mua me njerezit mizore”.
7:151. (Musai) Tha: “Zoti im, me fale mua dhe vellain tim dhe na dhuro meshiren Tende, se Ti je meshirues i meshiruesve”.
7:152. Nuk ka dyshim se ata qe adhuruan vicin ka per t’i perfshire perbuzja nga Zoti i tyre dhe nencmimi ne jeten e Dunjase. Keshtu i shperblejme (me denim) trilluesit e rrenes.
7:153. E ata qe bene vepra te keqija e pastaj u penduan pas tyre dhe besuan sinqerisht, Zoti yt ua fale gabimet dhe eshte meshirues pas tij (pas pendimit te tyre).
7:154. E kur iu ndal hidherimi Musait, ai i mori pllakat (qe i pat hedhur), e ne tekstin e tyre ishin (shenuar) udhezime e meshire per ata qe kane frike ndaj Zotit te tyre.
7:155. Musai zgjodhi nga populli i vet shtatedhjete veta per kohen qe Ne ia caktuam takimin. E pasi qe i kapi ata dridhja (e tokes), ai tha: “Zoti im!, sikur te kishe dashur Ti, i kishe zhdukur me pare ata dhe mua. A po na zhduk per ate qe bene te marret nga ne? Kjo eshte vetem sprove e Jotja, qe me te e ben te humbur ate qe do dhe e ve ne rruge te drejte ate qe do. Ti je mbrojtesi yne, pra falna e meshirona, se Ti je me i miri qe fale (gabimet).
7:156. Dhe cakto per ne (jete) te mire ne Dunja dhe te mire ne boten tjeter, pse vertet jemi kthyer kah Ti. Ai (Zoti) tha: “Denimi im eshte ai me te cilin e godas cilin dua, e meshira Ime ka perfshire secilin send. Ate (Meshiren) do ta caktoj per ata te cilet u ruhen (mekateve), e japin zeqatin dhe per ata qe i besojne argumentet tona.
7:157. Qe pranojne te derguarin (Muhammedin), Pejgamberin arab, (qe nuk shkruan as nuk lexon), te cilin e gjejne te cilesuar (te pershkruar me virtytet e tij), te ata ne Tevrat dhe ne Inxhil, e qe i urdheron ata per cdo te mire dhe i ndalon nga cdo e keqe, u lejon ushqimet e kendshme dhe u ndalon ato te pakendshmet, dhe heq nga ata barren e rende te tyre dhe prangat qe ishin mbi ta. Pra, ata te cilet e besojne ate, e nderojne dhe e ndihmojne, veprojne me driten qe iu zbrit me te, te tillet jane te shpetuarit.
7:158. Thuaj (Muhammed): “O ju njerez! Une jam i derguari i All-llahut te te gjithe ju. All-llahut qe vetem i Tij eshte sundimi i qiejve e i tokes, s’ka te adhuruar tjeter pos Tij; Ai jep jete dhe Ai jep vdekje, pra besoni All-llahun dhe te derguarin e Tij, pejgamberin e pashkolluar, qe beson All-llahun dhe shpalljet e Tij, ndiqeni rrugen e tij qe ta gjeni te verteten.
7:159. Edhe prej popullit te Musait qe nje grup qe udhezoi drejt dhe iu permbajt asaj (drejtesise).
7:160. Ne i ndame ata (popullin e Musait) ne dymbedhjete grupe fisesh, e kur Musait i kerkoi uje populli i vet, Ne e udhezuam (duke i thene): “Bjeri me shkopin tend gurit” (ai i ra) dhe prej tij (gurit) gufuan dymbedhjete kroje, ashtu qe secili grup e dinte krojin e vet. Ne beme qe rete t’u bejne hije atyre dhe u sollem rreshire dhe shkurteza (dhe u thame): “Hani nga te mirat me te cilat ju dhuruam!” (e pse ishit perbuzes). Ata nuk na demtuan Ne, por e demtuan vetveten e tyre (ngase u denuan).
7:161. (Perkujto edhe kete) Kur atyre iu tha: “Banoni ne kete fshat (vendbanim) dhe hani nga (frutat e tij) kah te doni e thuani: “Falje” dhe ne dere hyni te perulur, se Ne do t’ua falim mekatet tuaja dhe do t’ua shtojme edhe me punemireve!”
7:162. E ata prej tyre qe ishin mizore ndryshuan fjale tjeter nga ajo qe iu kishte thene, atehere Ne zbritem kunder tyre nje denim nga qielli per shkak se ishin zullumqare.
7:163. Dhe pyeti ti (Muhammed) per fshatin qe ishte ne breg te detit e ata e shkelen rendin e te shtunes (qe e kishin te ndaluar gjuajtjen e peshqve), kur ne te shtunen e tyre peshqit u vinin sheshazi mbi uje, e ne diten qe nuk festonin nuk u vinin. Ja, keshtu i sprovuam ata ngase ishin mekatare.
7:164. Dhe kur nje grup prej tyre thane: “Perse keshilloni nje popull qe All-llahu do ta shkaterroje ose denoje me nje denim te ashper?” Thane (keshilluesit): “Arsyetim para Zotit tuaj dhe me shprese qe t’u largohen gabimeve”.
7:165. E kur braktisen ate per te cilen ishin keshilluar, Ne i shpetuam ata qe pengonin nga te keqijat, ndersa ata qe kundershtuan i kapem me nje denim te forte, ngase ishin te shfrenuar.
7:166. E kur ata tejkaluan me arrogance te hapet nga ajo qe ishin te ndaluar, Ne i shnderruam ne majmune te perbuzur.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Perkethimi i Kur'an-it ne gjuhen Shqipe Empty Re: Perkethimi i Kur'an-it ne gjuhen Shqipe

Mesazh nga Alberti Sun 31 Jan 2010 - 7:13

7:167. Perkujto (o i derguar) kur Zoti Yt shpalli qartas se mbi ta do te ve, deri ne diten e kijametit, sundimin e ndonje qe ka per t’ua shijuar atyre mundimin me te shemtuar. Vertet Zoti yt ndermerr shpejte denimin, Ai edhe fale e meshiron shume.
7:168. Ne i shperndajme ata ne grupe neper toke; prej tyre ka te mire, por edhe jo te tille. Ne i provuam me te mira e me te keqija, ne menyre qe te terhiqen nga e keqja.
7:169. E pas tyre erdhi brezi qe trashegoi librin. Keta merrnin mjete te pavlere te kesaj bote (lakmues qe nuk dallonin te miren a te keqen) e thonin: “Do te na behet falje”, ndersa, po t’u vije atyre dic si ajo, e merrnin ate perseri. A nuk eshte marre prej tyre zotimi ne librin (Tevratin) se nuk do te thone ndaj All-llahut tjeter pos te vertetes dhe ata e dinin mire se cka ne te (liber). Po a nuk po kuptoni se bota tjeter eshte me e mire (se ajo cka merrnit ju) per ata qe ruhen.
7:170. Po atyre qe i permbahen librit dhe e falin namazin, Ne nuk u humbim shperblimin te mireve.
7:171. Perkujto kur ngritem kodren mbi ta si re, e ata menduan se ajo do te bie mbi ta. (Ne u thame): “Merrni kete qe ua dhame me kujdes dhe perkujtoni c’keni ne te, e te ndaleni nga ajo qe eshte e ndaluar.
7:172. Perkujto kur Zoti Yt nxori nga shpina e bijve te Ademit pasardhesit e tyre dhe i beri deshmues te vetes se tyre (duke u thene): “A nuk jam Zoti juaj?” Ata thane: “Po, deshmuam!”. Te mos thoni ne diten e kijametit: “Ne nga ky (deshmim) ishim te panjohur”.
7:173. Ose te mos thoni: “Prinderit tane me pare ishin idhujtare, e ne ishim pasardhes te tyre. A do te na shkaterrosh ne per ate qe bene ata asgjesues te se vertetes?”
7:174. Po, keshtu ua sqarojme argumentet, qe ata te kthehen nga e gabuara ne te verteten.
7:175. Dhe lexoju atyre tregimin e atij qe ia patem dhene diturite Tona, ndersa ai u zhvesh prej tyre dhe atehere ate e shoqeroi shejtani dhe keshtu ai u be prej te humburve.
7:176. E sikur te donim Ne, do ta ngrenim larte me ate (dituri), por ai nuk iu largua tokes (Dunjase) dhe shkoi pas epshit te vet. Shembulli i tij eshte si ai i qenit, te cilin nese e perze ai e nxjerr gjuhen, po edhe nese nuk e perze, ai serish e nxjerr gjuhen. Ky eshte shembulli i atyre qe i konsideruan te rreme argumentet Tona. Ti rrefe tregimet (umetit tend) ne menyre qe ata te mendojne.
7:177. Shembull i keq eshte populli qe i pergenjeshtroi faktet Tona dhe e demtoi vetveten.
7:178. Ate qe All-llahu e udhezon, ai eshte ne rruge te drejte, e ate qe e humbe, e ata jane te deshperuarit.
7:179. Ne krijuam shume nga xhinet e njerezit per xhehennem. Ata kane zemra qe me to nuk kuptojne, ata kane sy qe me ta nuk shohin dhe ata kane veshe qe me ta nuk degjojne. Ata jane si kafshet, bile edhe me te humbur, te tillet jane ata te marret.
7:180. All-llahu ka emrat me te mire, andaj Ate thirreni me ata e hiquni nga ata qe bejne shtremberime me emrat e Tij. Ata kane per t’u shperblyer (me denim) per veprimet e tyre.
7:181. E nder ata qe krijuam Ne, ka njerez qe udhezojne ne te drejten dhe veprojne me te.
7:182. Ndersa ata qe i konsideruan te rreme argumentet Tona, Ne do t’i shpiejme ne humbje ne menyre graduale kah nuk e kuptojne ata.
7:183. Mirepo, atyre u jap afat, se kapja (denimi) Im eshte i forte.
7:184. A nuk menduan ata se ai, bashkekohaniku i tyre (Muhammedi), nuk ka fare cmendurie, ai eshte vetem qortues i hapet.
7:185. A nuk veshtruan ata me vemendje pushtetin e madh ne qiej e ne toke dhe cka krijoi All-llahu prej sendeve, e edhe ne ate se ndoshta u eshte afruar afati i tyre i vdekjes. Atehere, ciles bisede pos kesaj (Kur’anit) do t’i besojne?
7:186. Per ate qe All-llahu e la ne humbje, s’do te kete udhezues, dhe ata do t’i le te bredhin ne vrazhdesine e tyre.
7:187. Te pyesin ty (Muhammed) per castin (katastrofen e pergjithshme) se kur do te ndodhe ai. Thuaj: “Ate e di vetem Zoti im, kohen e tij nuk mund ta zbuloje kush pos Tij (e sjell kijametin pa e hetuar asnje nga krijesat). Ceshtja e tij (se kur do te ndodhe) eshte preokupim i rende (per krijesat) ne qiej e ne toke. Ai (katastrofa) nuk ju vjen ndryshe, vetem befas. Te pyesin ty sikur ti di per te. Thuaj: “Per te di vetem All-llahu, por shumica e njerezve nuk e dine (pse eshte e fshehte)”.
7:188. Thuaj: “Une nuk kam ne dore per veten time as ndonje dobi, as ndonje dem, pos cka do All-llahu. Sikur ta dija te fshehten, do t’i shumoja per vete te dobishmet, e nuk do te me prekte gje e keqe. Une nuk jam tjeter vetem se qortues dhe pergezues per njerezit qe besojne.
7:189. Ai (All-llahu) eshte Ai qe ju krijoi prej nje vete, e prej saj krijoi palen e saj per t’u qetesuar prane saj. Kur e mbuloi ai (mashkulli) ate (gruan), ajo u ngarkua me nje barre te lehte dhe ashtu vazhdoi me te, e kur u be e rende, ata te dy luten All-llahun, Zotin e tyre: “Nese na jep nje (femije) te mire (pa te meta), ne do te jemi falenderues ndaj Teje”.
7:190. Pasi qe atyre te dyve ju dha (femije) te mire, ata (femije e pasardhes) i pershkruan shoke ne ate qe iu dha. I paster eshte All-llahu nga ajo qe ia pershkruajne.
7:191. A i pershkruajne shok ate cka nuk mund te krijoje asnje send, e ata (idhujt) vete jane te krijuar.
7:192. Ata (idhujt) nuk mund t’u sjellin atyre ndonje ndihme e as veten e tyre ta ndihmojne.
7:193. Dhe, edhe nese i thirrni per t’i udhezuar, ata nuk ju pergjigjen. Per ju eshte njejte, i thirret ata ose heshtet.
7:194. S’ka dyshim se ata qe po i adhuroni ju pos All-llahut, jane te krijuar sikur ju (njerezit jane me te persosur). Thirrni pra ata, e le t’ju pergjigjen juve nese thuani te verteten.
7:195. A kane ata (idhujt) kembe te ecin me to, a kane duar te rrembejne me to, a kane sy te shohin me ta, a kane veshe te degjojne me ta? Thuaj: “Thirrni shoket (zotat) tuaj e thurni kurtha per mua e mos pritni”.
7:196. Mbrojtesi i im eshte All-llahu qe zbriti librin. Ai kujdeset per te miret.
7:197. E ata qe ju i lutni pos Tij, ata nuk kane mundesi per ndihme ndaj jush e as veten ta ndihmojne.
7:198. Dhe nese i thirrni per udhezim, nuk degjojne, e te duken se po te shikojne ty, po ata nuk shohin.
7:199. Ti (Muhammed) merre te lehten, urdhero per mire dhe hiqu prej te padijshmeve.
7:200. E nese te godet shejtani me ndonje vesvese, ti kerko strehim te All-llahu, sepse vertet Ai degjon e di.
7:201. Vertet, ata qe jane te ruajtur, kur i prek ndonje iluzion nga djalli, ata perkujtojne (All-llahun), dhe atehere shohin (te verteten).
7:202. E vellezerit e tyre (jo te ruajturit) i perkrahin (shejtanet) per ne humbje dhe nuk u ndahen.
7:203. Dhe, kur ti nuk u sjell atyre ndonje mrekulli (qe e kerkojne), thone: “Perse ti nuk e trillove vete?” Thuaj: “Une (nuk trilloj) i permbahem vetem asaj qe me shpallet nga Zoti im, ky (Kur’ani) eshte argument (me te cilin ndricohen zemrat) nga Zoti juaj, eshte udherrefyes dhe meshire per popullin qe beson.
7:204. Kur lexohet Kur’ani, ju degjojeni ate (me vemendje) dhe heshtni, ne menyre qe te fitoni meshire.
7:205. Ti permende Zotin tend ne vete (heshtas), me respekt e me dro, jo me shprehje te larta, (permende) ne mengjes e ne mbremje dhe mos u ber prej atyre qe nuk kane kujdes.
7:206. S’ka dyshim se ata qe jane prane (afer) Zotit tend (meleket) nuk terhiqen nga adhurimi ndaj Tij nga mendjemadhesia, Ate e madherojne dhe vetem Atij i bejne sexhde.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Perkethimi i Kur'an-it ne gjuhen Shqipe Empty Re: Perkethimi i Kur'an-it ne gjuhen Shqipe

Mesazh nga Alberti Sun 31 Jan 2010 - 7:13

8.El-Enfal

Me emrin e All-llahut, Meshiruesit, Meshireberesit!


8:1. Te pyesin ty (Muhammed) per placken (e fituar ne lufte), thuaju: “Placka, (menyra e ndarjes se saj) eshte ceshtje e All-llahut dhe te derguarit, prandaj kini frike All-llahun, permiresoni gjendjen e unitetit tuaj dhe nese jeni besimtare, respektojeni All-llahun dhe te derguarin e Tij.
8:2. E, besimtare te vertete jane vetem ata, te te cileve kur permendet All-llahu u rreqethen zemrat e tyre, te cileve kur u lexohen ajetet e Tij u shtohet besimi, dhe qe jane te mbeshtetur vetem te Zoti i tyre.
8:3. Dhe, te cilet falin (rregullisht) namazin dhe nga ajo, me cka Ne i furnizuam, ata japin.
8:4. Te tillet jane besimtare te vertete dhe per kete kane vende te larta te Zoti i tyre, kane falje dhe kane furnizim ne menyre te ndershme.
8:5. (Mospajtimi i tyre per placke eshte) Ashtu si ai kur te nxori Zoti yt nga shtepia jote per te verteten, e nje grup nga besimtaret nuk ishte i kenaqur.
8:6. Bejne polemike me ty per te verteten pasi qe e kishin te qarte (se ti vepron me lejen e Zotit) sikur meqenese shtyheshin ne vdekje te sigurt.
8:7. Perkujtoni kur All-llahu ua premtoi njerin prej dy grupeve se eshte i juaji, e ju deshironit t’ju takoje ai (grup) i paarmatosur, ndersa All-llahu deshiroi qe me premtimet e Tij ta vendose te verteten e ta zhduke ne themel mbeturinen e mohuesve.
8:8. Ta forcoje te verteten e ta crrenjose te koten, edhe pse kete e urrejne kriminelet.
8:9. Perkujtoni kur kerkuat ndihme prej Zotit tuaj, e Ai u eshte pergjigjur: “Une do t’ju ndihmoj me nje mije engjej qe vijne nje pas nje (grup pas grupi).
8:10. All-llahu nuk e beri ate (ndihmen) per tjeter, vetem t’ju gezoje (t’u jape myzhde) dhe per t’i forcuar (qetesuar) me te zemrat tuaja, pse ndihma ne realitet eshte vetem prej All-llahut. All-llahu eshte mbizoterues dhe i urte.
8:11. Dhe kur Ai ju kaploi me nje kotje (gjume) qe ishte siguri per ju nga ana e Tij, ju leshoi shi nga qielli per t’ju pastruar me te, largoi prej jush te shtimet e shejtanit, e qe te fuqizoje bindjen ne zemrat tuaja dhe t’ju perforcoje me te (me shi) kembet tuaja.
8:12. Edhe kur Zoti yt u kumtoi engjejve se: “Une jam me ju, pra, inkurajoni ata qe besuan! Une do te hedh frike ne zemrat e atyre qe nuk besuan, e ju goditni ne qafe e larte, meshonju atyre ne cdo gjymtyre (gishterinj).
8:13. Kete (ndeshkim per ta) ngase kundershtuan All-llahun dhe te derguarin e Tij, e kush kundershton All-llahun dhe te derguarin e Tij, nuk ka dyshim se All-llahu eshte ndeshkimforte.
8:14. Keshtu e keni (denimin), pra shijone, e per mohuesit eshte edhe denimi i zjarrit.
8:15. O ju qe besuat! Kur te ndesheni ne turmen (qe leviz ngadale) e atyre qe mohuan, mos ua ktheni shpinen.
8:16. Kush ua kthen atyre shpinen, ne ate moment vec atij qe kthehet per te luftuar ose per t’iu bashkangjitur nje grupi tjeter, ai ka terhequr kunder vetes hidherimin e All-llahut dhe vendi i tij eshte xhehennemi. E ai eshte perfundim i keq.
8:17. Ju nuk i mbytet (ne te vertete) ata, por All-llahu (me ndihmen qe ua dha) i mbyti ata, dhe ti nuk i gjuajte (ne te vertete) kur i gjuajte ata, por All-llahu (te ndihmoi) i gjuajti, e (beri kete) per t’i shperblyer besimtaret me nje dhunti te mire nga ana e Tij. All-llahu gjithcka degjon dhe di.
8:18. Ja, kjo eshte e verteta. All-llahu dobeson dredhite e qafireve (kufareve).
8:19. Nese ju (idhujtare) kerkuat fitore, ja ku e keni fitoren, (kjo eshte ironi per ta), po nese hiqni dore (nga lufta kunder Pejgamberit), ajo do te jete ne dobine tuaj, e nese ju ktheheni, edhe Ne kthehemi. Ana (grumbulli) juaj nuk do t’ju vleje asgje edhe nese eshte e madhe, sepse All-llahu eshte me besimtaret.
8:20. O ju qe besuat, respektojeni All-llahun dhe te derguarin e Tij, e mos e braktisni ate se ju po e degjoni (Kur’anin).
8:21. Dhe mos u beni si ata qe thane: “Degjuam”, e ne te vertete ata nuk degjojne.
8:22. Krijesat (gjallesat) me te demshme te All-llahu jane ata te shurdhetit (qe nuk degjojne te verteten) memecet (qe nuk e thone te drejten) te cilet nuk logjikojne.
8:23. All-llahu do t’i bente te degjojne ata (shurdhmemecet) po te dinte (te pritej prej tyre) se do te arrinin ndonje te mire, po edhe sikur t’i bente te degjojne, ata do te zbrapseshin dhe do te refuzonin.
8:24. O ju qe besuat, pergjigjjuni (thirrjes se) All-llahut dhe te te derguarit kur ai (i derguari) ju fton per ate qe ju jep jete, (per fene e drejte) dhe ta dini se All-llahu nderhyn ndermjet njeriut dhe zemres se tij, dhe se ju do te tuboheni te Ai.
8:25. Ruajuni nga e keqja (nga denimi) qe nuk i godet vetem ata qe bene mizori prej jush, (por edhe te miret), dhe ta dini se All-llahu eshte ndeshkues i rrepte.
8:26. Perkujtoni kur ishit pakice e dobet ne toke (Meke) dhe frikesoheshit se do t’ju rrembejne njerezit (idhujtaret), e Ai ju mundesoi vend te sigurt (ne Medine) dhe ju perkrahu me ndihmen e Tij, ju furnizoi me te mira ne menyre, qe te jeni mirenjohes.
8:27. O ju qe besuat, mos e tradhtoni All-llahun dhe te derguarin, e ashtu te tradhtoni amanetet tuaja, derisa e dini sa e keqe eshte kjo.
8:28. Dhe, dijeni se pasuria e juaj dhe femijet tuaj jane vetem nje sprove, dhe se te All-llahu eshte shperblimi i madh.
8:29. O ju qe besuat, nese keni frike All-llahun, Ai do te vere udhezim (ne zemrat tuaja) per ju, do t’ua mbuloje te keqijat, do t’ua fale mekatet. All-llahu eshte dhurues i madh.
8:30. Perkujto (o i derguar) kur ata qe nuk besuan thurnin kunder teje; te ngujojne, te mbysin ose te debojne. Ata benin plane, e All-llahu i asgjesonte, se All-llahu eshte me i miri qe asgjeson (dredhite).
8:31. E kur atyre u lexohen ajetet Tona (Kur’ani), thonin: “Kemi degjuar (keso fjalesh) dhe sikur te donim edhe ne do te thonim dicka te ngjashme me kete dhe se ky nuk eshte gje tjeter pos mit i lashte”.
8:32. Dhe (perkujto) kur thane: “O All-llah! Nese eshte ky (Kur’ani) vertet prej Teje, lesho gure nga qielli kunder nesh, ose sillna ndonje denim te idhet”.
8:33. Po All-llahu nuk do t’i denoje ata, derisa ti (Muhammed) je ne mesin e tyre dhe All-llahu nuk do t’i denoje, derisa ata kerkojne falje (istigfare).
8:34. Cka kane ata qe te mos i denoje All-llahu, kur ata jane qe pengojne (te tjeret) nga xhamia e shenjte (Qabja), e edhepse nuk jane mbikeqyres te saj. Kujdestare te saj jane vetem ata qe ruhen (te devotshmit), por shumica e tyre nuk eshte qe di.
8:35. Lutja e tyre prane shtepise (Qabes) nuk ishte tjeter vetem se britme dhe duartrokitje, prandaj vuajeni denimin per shkak se mohonit.
8:36. Ata qe nuk besuan, shpenzojne pasurine e tyre per te penguar nga rruga e All-llahut. Ata do ta shpenzojne ate dhe ajo do te behet deshperim i tyre, madje ata do te mposhten. E ata qe mohuan, do te permblidhen vetem ne xhehennem.
8:37. (Kjo mase) Qe ta dalloje All-llahu te keqin nga i miri, dhe qe te ve te keqinjte njerin mbi tjetrin, t’i beje grumbull te gjithe e t’i hedhe ne xhehennem. E te tillet jane me te deshperuarit.
8:38. Thuaju atyre qe nuk besuan, nese heqin dore (nga rruga e tyre e gabuar dhe besojne) do t’u falet e kaluara, po nese vazhdojne, ligji (i Zotit), i zbatuar ndaj te pareve eshte i ditur (edhe juve do t’ju ze).
8:39. Luftoni ata derisa te mos mbetet idhujtari (besimi i kote), e i tere adhurimi te behet vetem per All-llahun. Po nese ata ndalen (i japin fund mosbesimit), All-llahu eshte mbikeqyres per ate qe veprojne.
8:40. Po nese refuzojne, ta dini se All-llahu eshte mbrojtes i juaji. E, sa mbikeqyres e ndihmes i mire eshte Ai.
8:41. Ju (besimtare) ta dini se nje e pesta e asaj qe e fituat, nga ndonje send, i takon (perkujtuesve te) All-llahut, te derguarit te Tij, te afermve te tij (te derguarit), jetimave, nevojtareve dhe atyre ne mergim, (ky eshte percaktimi i Zotit), nese keni besuar All-llahun, dhe ate (Kur’anin) qe ia zbritem robit Tone (Muhammedit) diten e furkanit (diten e Bedrit, kur u dallua e verteta nga e shtrembera), diten e konfrontimit te dy grupeve. All-llahu eshte i fuqishem per cdo gje.
8:42. Kur ju ishit ne bregun e afert te lugines, e ata ne bregun e larget te saj (ju kah Medina e ata kah Meka), ndersa karvani ishte me poshte prej jush (kah deti). Dhe, sikur te ishit ju ata qe njeri-tjetrit i keni caktuar takimin, do ta thyenit caktimin. Por All-llahu ishte Ai qe zbatoi ceshtjen e kryer tanime, e te shkaterroje me argument ate qe u shkaterrua dhe ta beje te jetoje me argumente ate qe jetoi. All-llahu vertet degjon e di.
8:43. Dhe (perkujto) kur All-llahu t’i deftoi ty ata ne enderr, te pakte ne numer, e sikur t’i deftonte shume, ju do te dobesoheshit e do te grindeshit per ceshtjen (e luftes), por All-llahu ju shpetoi. All-llahu vertet e di shume mire se c’mbajne kraharoret (zemrat).
8:44. Perkujtoni kur u takuat (ne sheshin e luftes), e Ai beri qe ata ne syte tuaj te duken pak, e po ashtu edhe ju te dukeni ne syte e tyre pak; e beri kete per ta zbatuar All-llahu nje ceshtje qe ishte e vendosur. Vetem te All-llahu eshte perfundimi i ceshtjeve.
8:45. O ju qe besuat, kur te konfrontoheni me ndonje grup, perqendrohuni dhe permendni cdo here All-llahun, qe ta arrini fitoren e deshiruar.
8:46. Dhe respektojeni All-llahun e te derguarin e Tij, e mos u percani mes vete, e te dobesoheni e ta humbni fuqine (luftarake). Te jeni te durueshem se All-llahu eshte me te durueshmit.
8:47. Mos u beni si ata qe dolen prej shtepive te tyre sa per krenari e per t’i pare bota, e qe pengonin nga rruga e All-llahut. All-llahut nuk mund t’i shpetojne me ate veprim te tyre.
8:48. Perkujto (Muhammed) kur shejtani u dha guxim per veprat e tyre dhe u tha: “S’ka kush qe mund t’iu mposhte sot ju, une jam mbrojtes juaji!” E kur u ballafaquan te dy grupet, ai u terhoq prapa e tha: “Une terhiqem prej jush, une shoh cka nuk shihni ju, une i frikesohem All-llahut. All-llahu ndeshkon shume ashper”.
8:49. Kur hipokritet dhe ata qe ne zemrat e tyre kishte semundje (dyshim) thane: “Keta (muslimanet) i ka mashtruar feja e tyre (s’kane fuqi te luftojne). Po kush mbeshtetet ne All-llahun, s’ka dyshim se All-llahu eshte ngadhenjyes i urte.
8:50. Sikur t’i kishe pare engjejt kur ua marrin shpirtin atyre qe mohuan (do te shihje tmerr), u bienin fytyrave dhe shpinave te tyre (para, prapa): “Shijoni denimin e djegies!”
8:51. Kete (denim e moret) per shkakun e asaj qe fituat. All-llahu nuk eshte i padrejte per robte e Tij.
8:52. Edhe idhujtaret, sic e kishte tradite populli i faraonit, e dhe ata qe ishin para tyre, i mohuan argumentet e All-llahut, e per shkak te mekateve All-llahu i shkaterroi. All-llahu eshte i plotfuqishem, ndeshkues i ashper.
8:53. Kete (mase ndeshkuese) e beri ngase All-llahu nuk ishte ndryshues i nje begatie, te cilen ia ka dhuruar nje populli, derisa te ndryshoje ai vete ne vetvete (te behet perbuzes i se mires) dhe ngase All-llahu degjon (cka thone) dhe di (cka punojne).
8:54. Ashtu sic ishte tradite e popullit te faraonit dhe atyre qe kishin qene me pare, qe i konsideronin te rreme faktet e Zotit te tyre, e Ne per keto te keqija te tyre i shkaterruam, e popullin e faraonit (edhe faraonin) e fundosem, por te gjithe keta ishin demtues te vetes se tyre.
8:55. Krijesat me te demshme te All-llahu jane ata qe mohuan, nuk pritet qe ata te besojne;
8:56. Keta jane ata prej te cileve ti pate marre premtimin (se nuk do t’i ndihmojne idhujtaret), e te cilin ata nuk e ruajten por si cdo here e thyejne premtimin e tyre.
8:57. Po nese i ndesh (i ze) ata ne lufte, atehere ti me ta (me shkaterrimin e tyre) shpartallo ata qe te marrin mesim.
8:58. Nese ti e heton tradhtine e nje populli (ndaj marreveshjes), atehere edhe ti ua hidh atyre (marreveshjen) ne menyre te njejte, sepse All-llahu nuk i do ata qe tradhtojne (fshehurazi).
8:59. Dhe ata qe mohuan, mos te mendojne kurrsesi se shpetuan, (se na iken). Ata nuk mund ta bejne te paafte Ate (Zotin) qe i ndjek.
8:60. E ju pergatituni sa te keni mundesi force, (mjete luftarake), e kuaj te caktuar per beteje kunder atyre (qe tradhtojne) e me te, (me pergatitje), ta frikesoni armikun e All-llahut, armikun tuaj dhe te tjeret, te cilet ju nuk i dini (se kush jane), e All-llahu i di ata. Ckado qe shpenzoni per rruge te All-llahut, ajo do t’ju konpensohet dhe nuk do t’ju behet padrejte.
8:61. Ne qofte se ata anojne kah paqja, ano edhe ti kah ajo e mbeshtetu ne All-llahun. Ai eshte qe degjon dhe di.
8:62. Po nese duan te mashtrojne me te (me paqen), ty te mjafton All-llahu. Ai eshte qe te fuqizoji ty me ndihmen e vet dhe me besimtaret.
8:63. Dhe Ai eshte qe bashkoi zemrat e tyre. Edhe sikur ta shpenzoshe gjithe ate qe eshte ne toke, nuk do te mund t’i bashkoje zemrat e tyre, por All-llahu beri bashkimin e tyre, pse Ai eshte i gjithefuqishem, i urte.
8:64. O Pejgamber! All-llahu te mjafton ty dhe besimtareve qe jane me ty.
8:65. O Pejgamber! Nxiti besimtaret per lufte. Nese prej jush jane njezet te durueshem, (trima te fuqishem), do t’i mundni dyqind, e nese jane njeqind, do t’i mundni nje mije sish qe nuk besuan, per shkak se ata jane njerez qe nuk kuptojne (pse luftojne).
8:66. All-llahu ju beri lehtesim tash duke e ditur se jeni dobesuar. Nese prej jush jane jane njeqind te durueshem, do ti mundni dyqinnd, e nese prej jush jane nje mije, me ndimen e Zotit do t’i mundni dy mije. All-llahu eshte me ata qe jane te durueshem.
8:67. Per asnje pejgamber nuk qe me vend te kete rober derisa ta kete derrmuar me lufte (armikun) ne toke. Ju keni per qellim perjetimet e kesaj bote, ndersa All-llahu deshiron per ju Ahiretin. All-llahu mbizoteron cdo gje, di cka eshte e mire per robte.
8:68. Po te mos ishte dispozita e hershme e caktuar prej All-llahut (qe te mos denohet ai qe perpiqet, po nuk e qellon), juve do t’ju kishte goditur nje denim i madh per ate qe e moret.
8:69. Pra, (eshte lejuar preja e luftes) hani ate qe e fituat me lufte, si te lejuar dhe te mire, permbajuni dispozitave te All-llahut se All-llahu eshte Ai qe fale dhe qe meshiron.
8:70. O Pejgamber! Thuaju atyre roberve qe i keni ne duart tuaja, se posa te vereje All-llahu ndonje te mire (besim te drejte e te sinqerte) ne zemrat tuaja, Ai ju jep edhe me shume te mira nga ajo cka eshte marre nga ju, ua fale gabimet, se All-llahu fale pa mase, se eshte meshirues i madh.
8:71. E nese (roberit) duan te tradhetojne ty, ata me pare tradhtuan All-llahun, (nuk besuan), e Ai (te ndihmoje), te mundesoje te ngadhenjesh ndaj tyre. All-llahu i di te gjitha ndodhite, vepron me urtesine e Tij.
8:72. Eshte e vertete se ata qe besuan, u shperngulen dhe luftuan me pasurine e shpirtin e tyre ne rrugen e All-llahut, dhe ata qe strehuan (te shperngulurit) dhe u ndihmuan, te tillet jane miq te njeri-tjetrit (ne ndihme dhe ne trashegim). Ata qe besuan por nuk u shperngulen, ju nuk keni perkujdes as ndihme per ta derisa te shperngulen edhe ata. E nese ata kerkojne ndihme prej jush per ceshtjen e fese, atehere jeni te obliguar t’u ndihmoni, pervec nese eshte puna kunder nje populli qe me te keni marreveshje (nuk mund t’u ndihmoni ne lufte kunder atij populli). All-llahu mbikeqyr ate qe veproni.
8:73. Ata qe e mohuan te verteten jane miq te njeri-tjetrit. E nese nuk e beni ate (te ndihmoni e te kujdeseni per njeri-tjetrin), behet trazire dhe rremuje e madhe ne toke.
8:74. Po, ata qe besuan, migruan dhe luftuan per rrugen e All-llahut, dhe ata qe strehuan dhe ndimuan, jane besimtare te vertete. Atyre u takon falja (e mekateve) dhe furnizimi ne menyre te ndershme.
8:75. Ndersa edhe ata qe besuan me vone, e qe u shperngulen dhe luftuan se bashku me ju, jane te njejte me ju (ne te drejta). E, (sipas dispozitave te Zotit), farefisi ka me perparesi ndaj njeri-tjetrit (se sa ensaret e muhaxhirinet) mes All-llahu di ne hollesi per cdo send.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Perkethimi i Kur'an-it ne gjuhen Shqipe Empty Re: Perkethimi i Kur'an-it ne gjuhen Shqipe

Mesazh nga Alberti Sun 31 Jan 2010 - 7:14

9.Et-Tewbeh

9:1. Denoncim nga All-llahu dhe i derguari i Tij ndaj idhujtareve me te cilet ju patet lidhur kontrate (kumtese per shkeputjen e marreveshjes).
9:2. Pra, ju (idhujtare) qarkulloni neper toke (lirisht) kater muaj, e dijeni se fuqine e All-llahut nuk mund ta beni te paafte dhe se All-llahu i mposhte mohuesit.
9:3. Dhe (ky eshte) nje kumtim nga All-llahu dhe i derguari i Tij drejtuar te gjithe njerezve ne diten e haxhit te madh, se All-llahu eshte terhequr prej (marreveshjes se) idhujtareve, e njekohesisht edhe i derguari i Tij. Po nese pendoheni, do te jete me mire per ju, e nese ia ktheni shpinen (rruges se drejte), ta dini se nuk mund t’️i shpetoni (ndjekjes se) All-llahut. E, ti pergezoi ata qe mohuan me nje denim te padurueshem.
9:4. Pos atyre idhujtareve me te cilet keni lidhur marreveshje, e te cilet nuk ju kane shmangur asgje dhe nuk e kane ndihmuar askend kunder jush, pra, edhe ju permbushni marreveshjen e tyre deri ne afatin e caktuar. S’️ka dyshim se All-llahu i do te devotshmit.
9:5. E kur te kalojne muajt e shenjte, luftoni idhujtaret kudo qe t’️i gjeni, roberoni dhe ngujoni ata, e vinju prite ne cdo shteg. Ne qofte se pendohen, e falin namazin dhe e japin zeqatin, atehere ua leshoni rrugen, se vertet All-llahu fale eshte meshirues.
9:6. E nese ndokush prej idhujtareve te kerkon strehim, ti strehoje ne menyre qe t’️i degjoje fjalet e All-llahut (Kur’️anin), e mandej percille deri ne vendin e tij te sigurt. Kete, ngase ata jane popull qe nuk e di (te verteten e fese islame).
9:7. Si mund te kene idhujtaret bese (marreveshje) te All-llahu dhe te i derguari i Tij, pervec atyre me te cilet keni lidhur marreveshje prane xhamise se shenjte (Qabes), e derisa ata i permbahen (marreveshjes) permbahuni edhe ju. All-llahu i do ata qe ruajne besen.
9:8. Si (mund te kene bese) ata te cilet nese ju mundin, nuk perfillin ndaj jush as farefisni e as marreveshje. Ata ju bejne lajka me fjalet e tyre kurse zemrat e tyre kundershtojne ngase shumica e tyre jane besethyes.
9:9. Ata i shkembyen ajetet e All-llahut per nje vlere te pakte dhe penguan nga rruga e Tij. Ata keq vepruan.
9:10. Ata nuk respektojne te asnje besimtar as farefisnine as marreveshjen; si te tille ata jane perdhunues.
9:11. Po, nese ata pendohen, e falin namazin dhe e japin zeqatin, atehere i keni velleze ne fe. Ne i sqarojme argumentet per ata njerez qe kuptojne.
9:12. E nese ata i thyejne zotimet e tyre pas marreveshjes, ofendojne fene tuaj, atehere luftoni kreret e mohuesve. Ata vertet nuk kane bese, luftoni qe te frenohen (nga krimi e fyerja).
9:13. Perse te mos e luftoni nje popull qe thyen zotimet e veta dhe tentuan ta debojne te derguarin? Ne te vertete ata ua filluan te paret luften. A u frikesoheni atyre? Me e drejte eshte t’️i frikesoheni All-llahut, nese jeni besimtare.
9:14. Luftoni ata, All-llahu i denon dhe i mposhte ata nepermjet jush, e juve ju ndihmon kunder tyre dhe sheron zemrat e njerezve besimtare.
9:15. Dhe Ai menjanon brengat nga zemrat e tyre. All-llahu ia pranon pendimin atij qe do. All-llahu i di te fshehtat, me urtesi i zgjidhe ceshtjet.
9:16. A mos menduat se do te mbeteni anash (pa u provuar), e pa u sqaruar te All-llahu ata qe luftuan prej jush dhe, perpos All-llahut, pos te derguarit te Tij dhe pos besimtareve, nuk moren ndonje te jashtem mik intim. All-llahu e di hollesisht ate qe beni ju.
9:17. Nuk eshte e drejte e idhujtareve te kujdesen per xhamite e All-llahut, duke qene se vete deshmojne per veten e tyre se jane mohues. Te tilleve u shkuan kot veprat e tyre dhe ata jane pergjithmone ne zjarr.
9:18. E drejte e perkujdesjes se xhamive te All-llahut eshte vetem e atij qe i ka besuar All-llahut dhe dites se mbrame e qe e fale namazin, jep zeqatin e nuk i frikesohet askujt pos All-llahut. Te tillet do te jene te udhezuarit (ne rrugen e drejte).
9:19. A mos e konsideruat dhenien e ujit haxhinjve dhe kujdestarine ndaj xhamise se shenjte, si besimin e atij qe i besoi All-llahut dhe dites se fundit dhe qe luftoi ne rrugen e All-llahut? Jo, ato nuk jane te barabarta te All-llahu. Popullin mizor All-llahu nuk e ve ne rruge te drejte.
9:20. Ata te cilet besuan, migruan dhe luftuan me pasurine dhe veten e tyre ne rrugen e All-llahut, ata kane pozite me te larte te All-llahu dhe vetem ata jane fatlume.
9:21. Zoti i tyre i pergezon ata me meshire nga Ai, me disponim ndaj tyre, me xhennete ku ata do te kene nimet (hiresi-miresi) te panderprere.
9:22. Ata aty do te jene perjete te pasosur e te All-llahu eshte shperblimi i madh.
9:23. O ju qe besuat, mos u ofroni miqesi (dashuri) prinderve tuaj, as vellezerve tuaj, nese ata vleresojne mosbesimin kunder besimit. E kush prej jush miqesohet me ta, ata jane mizore.
9:24. Thuaj (o i derguar): “Ne qofte se eterit tuaj, djemte tuaj, vellezerit tuaj, bashkeshortet tuaja, farefisi juaj, pasuria qe e fituat, tregtia qe frikoheni se do te deshtoje, vendbanimet me te cilat jeni te kenaqur, (te gjitha keto) jane me te dashura per ju se All-llahu, se i derguari i Tij dhe se lufta per ne rrugen e Tij, atehere, pritni derisa All-llahu nuk ve ne rrugen e drejte njerezit e prishur.
9:25. Nuk ka dyshim se All-llahu ju ka ndihmuar ne shume beteja, e edhe ne diten e Hunejnit, kur juve ju mahniti numri i madh, i cili nuk ju vlejti asgje, dhe me gjeresine e saj qe e kishte toka u ngushtua per ju, pastaj ju u zbrapset (iket).
9:26. Pastaj All-llahun zbriti qetesine e vet ne te derguarin e Tij dhe ne besimtare, zbriti nje ushtri qe ju nuk e pate, i denoi ata qe mohuan, e ai ishte ndeshkim ndaj mosbesimtareve.
9:27. All-llahu pastaj i fale atij qe do. All-llahu fale shume dhe meshiron shume.
9:28. O ju qe besuat, vertet idhujtaret jane te ndyre, andaj pas ketij viti te mos i afrohen me xhamise se shenjte. Nese i frikesoheni skamjes, All-llahu me deshiren e vet do t’️ju pasuroje me miresite e Tij. All-llahu eshte i gjithedijshem, eshte i urte.
9:29. Luftoni ata qe nuk besojne All-llahun e as boten tjeter, nuk e konsiderojne te ndaluar (haram) ate qe e ndaloi All-llahu dhe i derguari i Tij, nuk besojne fene e vertete, prej atyre te cileve u eshte dhene libri, derisa ta japin xhizjen ne dore e duke qene te mposhtur.
9:30. E jehudite thane: Uzejri eshte djali i All-llahut, e te krishteret thane: Mesihu eshte djale i All-llahut. Ato ishin thenie te tyre me gojet e tyre (fraza te thata), qe imitojne theniet e jobesimtareve te mehershem. All-llahu i vrafte, si largohen (nga e verteta)!
9:31. Ata i konsideruan “ahbaret” (prifter jehudi) te tyre, “ruhbanet” (murgjit e krishtere) te tyre dhe Mesihun (Isain) birin e Merjemes, per zota pos All-llahut, ndersa ata nuk jane urdheruar per tjeter (nga pejgamberet) pos per adhurimin ndaj All-llahut nje, e qe nuk ka te adhuruar tjeter pos Tij. I larte eshte Ai nga cka i shoqerojne.
9:32. Ata perpiqen me gojet e tyre ta shuajne driten e All-llahut, e All-llahu nuk do tjeter, pos ta persose driten e Tij, ndonese jobesimtaret e urrejne.
9:33. Ai (All-llahu) eshte qe e dergoi te derguarin e Tij me udhezim te drejte e fe te vertete, e per ta bere qe te dominoje mbi te gjitha fete, edhe pse e urrejten idhujtaret.
9:34. O ju qe besuat, vertet nje shumice e parise fetare e jehudive dhe e te krishtereve, ne menyre te paligjshme e hane pasurine e njerezve dhe pengojne te tjeret nga rruga e All-llahut. Ata te cilet e ruajne arin e argjendin e nuk e japin per rrugen e All-llahut, lajmeroi per nje denim te dhembshem.
9:35. Ate dite kur ajo (pasuri e deponuar) fergohet ne prushin e xhehennemit, e me te (ashtu zharave) lyhen ballet, anet dhe shpinat e tyre (do t’️u thuhet): “Kjo eshte ajo qe e depozituat per veten tuaj, pra shijoni ate qe e depozitonit!”
9:36. Te All-llahu numri i muajve eshte dymbedhjete (sipas henes), ashtu si eshte ne librin e All-llahut prej dites kur krijoi qiejt dhe token. Prej tyre kater jane te shenjte. Kjo eshte fe e drejte. Pra, mos e ngarkoni (me mekat) veten tuaj ne ata (kater muaj). Luftoni te gjithe idhujtaret pa dallim, sic ju luftojne ata juve pa dallim, e dijeni se All-llahu eshte me ata qe ruhen (te keqijave).
9:37. E shtyrja (e nje muaji ne vend te nje tjetri) nuk eshte tjeter vetem se nje rritje e mosbesimit, qe me te edhe me shume humbin ata qe mohuan, pse ne nje vit e bejne te lejuar ate (muajin e shenjte), e ne nje vit te ndaluar (te shenjte), e per te perputhur numrin qe All-llahu i beri te shenjte dhe me ate e bejne te lejuar ate qe All-llahu e ndaloi. Atyre u jane hijeshuar veprat e tyre te keqija. Po, All-llahu nuk ve ne rruge te drejte popullin mohues.
9:38. O ju qe besuat, c’️eshte me ju, qe kur ju thuhet: “Dilni ne (lufte) rrugen e All-llahut!”, ju u renduat ne vend (si te ishit te gozhduar). A mos ishit me te kenaqur me jeten e kesaj bote, se sa me ate te ardhmen? Perjetimi i jetes se kesaj bote ndaj asaj te ardhmes, nuk eshte asgje.
9:39. Nese nuk dilni (ne lufte), Ai do t’️ju denoje me nje denim te rende, ju zevendeson me nje popull tjeter dhe Atij nuk i behet fare demi. All-llahu eshte i gjithfuqishem per cdo gje.
9:40. Ne mos e ndihmofshit ate (Pejgamberin), ate e ka ndihmuar All-llahu; kur ata qe nuk besuan e nxoren ate vete te dytin; kur qe te dy ishin ne shpelle, kur po i thoshte shokut te vet: “Mos u pikello (friko), All-llahu eshte me ne!” E All-llahu zbriti qetesi (ne shpirtin e) atij, e fuqizoi me nje ushtri qe ju nuk e pate; e fjalen e atyre qe nuk besuan e beri me te ulten, kurse fjala e All-llahut (eshte) me e larta. All-llahu eshte me i fuqishmi, me i urti.
9:41. Dilni (ne lufte), le t’️ju vije (lufta) e lehte ose e rende, luftoni per hir te All-llahut me pasurine tuaj dhe me veten tuaj; kjo eshte gjeja me e dobishme per ju, nese e kuptoni.
9:42. Sikur te ishte fitim i afert dhe udhetim mesatar, ata (hipokritet) do te vinin pas teje, por per ta ishte largesi e veshtire. Ata do te betohen ne All-llahun: “Sikur te kishim pasur mundesi, do te dilnim me ju”. E shkaterrojne veten e tyre; All-llahu e di se ata jane rrenacake.
9:43. All-llahu ta fali ty (Muhammed) gabimin pse atyre ju dhe leje (te ngelin pa dale) para se te behej per ty e qarte se cilet ishin te drejte dhe t’️i dije me kohe rrenacaket.
9:44. Ata qe besojne All-llahun dhe boten tjeter, nuk te kerkojne leje per te mos luftuar me pasurine dhe veten e tyre. All-llahu i di te sinqertit.
9:45. Vetem ata qe nuk besojne All-llahun dhe boten tjeter dhe qe zemrat e tyre jane te dyshimta, te kerkojne leje (per te mos vajtur ne lufte), pra ata, sillen verdalle ne dyshimin e tyre.
9:46. E sikur te kishin deshiruar ata te dalin, do te benin per te (per lufte) ndonje pergatitje, por All-llahu nuk e pelqeu ngritjen e tyre, andaj i zbrapsi, dhe u eshte thene: “Rrini me te paaftit (femijet, grate e pleqte).
9:47. Edhe sikur te dilnin me ju, ata nuk do t’️ju shtonin tjeter pos ngaterreses dhe shume shpejte do ta percanin mesin tuaj, duke kerkuar t’️ju turbullojne. E nder ju ka te tille qe i degjojne ata. All-llahu i di shume mire hipokritet.
9:48. Ata edhe me pare tentuan percarjen tuaj, t’️i ngaterruan ty ceshtjet derisa te erdhi e verteta dhe ngadhenjeu vendimi i All-llahut, perkunder asaj qe ata e urrenin.
9:49. Dhe prej tyre ka te tille qe thone: “Me lejo mua (te mos shkoj ne lufte) e mos me ve ne sprove!” Ja, ata mu ne sprove kane rene (me pare). Xhehennemi gjithsesi i perfshin nga te gjitha anet jobesimtaret.
9:50. Nese ty te takon ndonje e mire (ne lufte), ajo u vjen keq atyre, e nese te godet ndonje e pakendshme, ata thone: “Ne edhe me pare kemi ndermarre per ceshtjen tone”, dhe kthehen te gezuar.
9:51. Thuaj: “Neve nuk na godet asgje tjeter, pervec cka na eshte caktuar nga All-llahu; Ai eshte ndihmetar yni”. Prandaj, vetem All-llahut le t’️i mbeshteten besimtaret.
9:52. Thuaj: “C’️pritni per ne tjeter, pos njeres nga dy te mirat (o fitues, o deshmore)? Ndersa ne presim per ju qe nga ana e All-llahut, ose nepermjet duarve tona, t’️ju godase me denim. Pra, ju pritni, e bashke me ju presim edhe ne.
9:53. Thuaj: “Shpenzuat ju me deshire a me dhune, nuk u pranohet kurrsesi, vertet ju ishit popull i padegjueshem.
9:54. Mospranimin e dhenieve te tyre nuk e pengoi tjeter gje vetem pse ata mohuan All-llahun dhe te derguarin e Tij, dhe namazin e falin vetem me pertaci, e lemoshen nuk e japin ndryshe pos duke urrejtur.
9:55. Prandaj, mos te mahnite (mos e shih te mire) pasuria e tyre e as femijet e tyre, All-llahu do vetem t’️i denoje me to ne jeten e kesaj bote e t’️ua nxjerre shpirtrat duke qene ashtu qafira.
9:56. Ata betohen ne All-llahun se vertet jane si ju, por ata nuk jane me ju, ata jane popull qe frikohet.
9:57. Sikur te gjenin ndonje vendstrehim, ndonje shpelle a ndonje vrime, ata do te shkonin aty me vrapim.
9:58. Ka prej tyre qe do te bejne verejtje ne ndarjen e lemoshes, nese u jepet nga ajo, ata mbesin te kenaqur, e nese nuk u jepet, ata hidherohen.
9:59. E sikur te kenaqeshin me ate qe ua dha All-llahu dhe i derguari i Tij, e te thonin: “Neve na mjafton All-llahu, All-llahu do te na furnizoje nga te mirat e Tij, e edhe i derguari i Tij, dhe se vetem te All-llahu e mbeshtesim deshiren (do te ishte shume me mire per ta)”.
9:60. All-llahu caktoi obligim qe lemosha (zeqati etj.) t’️ju takojne vetem: te varferve (nevojtareve), te ngrateve (qe s’️kane fare), punonjesve (qe e tubojne), atyre qe duhet perfituar zemrat (te dobteve ne besim), e duhet dhene edhe per lirim nga roberia, te mbyturve ne borxhe, (luftetareve), ne rrugen e All-llahut dhe atij qe ka mbetur ne rruge. All-llahu e di gjendjen e roberve, punon sipas urtesise se vet.
9:61. Ka prej tyre qe e ofendojne Pejgamberin e thone: “Ai eshte bere vesh (beson cka degjon)”. Thuaj: “Ai eshte vesh i te mires suaj (degjon te miren dhe vepron e jo te keqen), ai beson All-llahun (cka i thote), u ze bese besimtareve dhe eshte meshirues per ata qe besuan nga mesi juaj, e ata qe nuk e lene te qete te derguarin e All-llahut, ata kane denim te dhembshem.
9:62. Ata ju betohen (muslimaneve) ne All-llahun per t’️ju bere juve te kenaqur (se s’️kane qellime te keqija), e me e drejte eshte qe ata te bejne te kenaqur All-llahun dhe te derguarin e Tij (me adhurim dhe vepra te sinqerta) nese vertet jane besimtare.
9:63. A nuk e diten ata se kush kundershton All-llahun dhe te derguarin e Tij, atij i eshte caktuar zjarri i xhehennemit, ku do te jene perjete, e ky eshte ai poshterimi i madh.
9:64. Hipokritet kane dro se do te zbritet ndonje kaptine qe do te nxjerre ne shesh ate qe kane ne zemrat e tyre. Thuaj: “Ani, talluni!” All-llahu do ta zbuloje ate qe i frikesoheni.
9:65. E nese i pyet ti ata (perse tallen), do te thone: “Ne vetem jemi mahnitur e defruar”. Thuaj: “A me All-llahun, librin dhe te derguarin e Tij talleni?”
9:66. Mos kerkoni fare ndjese, ju pasi qe (shpallet se) besuat, keni mohuar. Nese nje grupi nga ju i falim, grupin tjeter e denojme, ngase ishin kriminele.
9:67. Hipokritet dhe hipokritet jane si njeri-tjetri; urdherojne per te keqen e ndalojne nga e mira dhe shrengojne duart e tyre. Harruan All-llahun (nuk i binden), prandaj Ai i harroi (nga meshira). Nuk ka dyshim, hipokritet jane ata te prishurit.
9:68. Hipokriteve dhe hipokriteve dhe jobesimtareve All-llahu u ka percaktuar zjarrin e xhehennemit, ku do te jene pergjithmone, ai mjafton per ta, dhe ata i ka mallkuar All-llahu. Ata kane denim te panderprere.
9:69. Ju hipokrite jeni si ata para jush, qe ishin me te fuqishem se ju, kishin me shume pasuri e femije, qe perjetuan ate qe u takoi, sikurse qe perjetuat edhe ju pjesen tuaj, madje edhe ju u zhytet (ne te keqija) sic u zhyten ata. Te tillet asgjesuan veprat e veta ne kete jete dhe ne jeten tjeter, dhe te tillet jane plotesisht te deshperuar.
9:70. A nuk u arriti atyre lajmi i atyre qe ishin me heret si: i popullit te Nuhut, i Adit, i Themudit, i popullit te Ibrahimit, i atyre te Medjenit dhe i te rrotulluarve (populli i Lutit). Atyre u paten ardhur te derguarit e tyre me argumente. All-llahu (qe i shkaterroi) nuk ua beri atyre padrejte, por ata ia bene vetes.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Perkethimi i Kur'an-it ne gjuhen Shqipe Empty Re: Perkethimi i Kur'an-it ne gjuhen Shqipe

Mesazh nga Alberti Sun 31 Jan 2010 - 7:14

9:71. Besimtaret dhe besimtaret jane te dashur per njeri-tjetrin, urdherojne per te mire, e ndalojne nga e keqja, e falin namazin dhe japin zeqatin, respektojne All-llahun dhe te derguarin e Tij. Te tillet do t’️i meshiroje All-llahu. All-llahu eshte ngadhenjyes, i urte.
9:72. Besimtareve dhe besimtareve All-llahu u premtoi xhennete nen te cilet rrjedhin lumenj, ne to do te jene pergjithmone, dhe (u premtoi) vendbanime te bukura ne xhennetin e Adnit, edhe nje disponim nga All-llahu qe eshte mbi te gjitha. Ky, pra eshte ai shpetimi i madh.
9:73. O Pejgamber, luftoi jobesimtaret dhe hipokritet dhe sillu rrept ndaj tyre - vendi i tyre eshte xhehennemi qe eshte perfundimi me i keq.
9:74. Ata betohen ne All-llahun se nuk kane thene (asgje te keqe), e ne te vertete kane thene fjale qe nuk perkojne me besimin, dhe pasi paten shprehur besimin ata e mohuan dhe u perpoqen per ate (mbytjen e Pejgamberit) qe nuk e arriten. Ata nuk urrejne per tjeter pos pse All-llahu nga miresite e Tij dhe i derguari i Tij i begatoi ata. Nese ata pendohen do te jete me mire per ta, e nese refuzojne, All-llahu i denon me nje denim te dhembshem si ne kete bote ashtu edhe ne boten tjeter. E ne kete rruzull te tokes nuk ka per ta as mbrojtes, e as ndihmes.
9:75. E prej tyre (hipokriteve) pati sish qe i paten dhene besen All-llahut qe: “Nese na jep (All-llahu) nga miresia e Tij, ne do te ndajme lemoshe dhe do te behemi prej punemireve”.
9:76. Kur ju dha (All-llahu) nga te mirat e Veta, ata bene koprraci me ate (qe u dha), e thyen besen dhe u zbrapsen nga respekti ndaj All-llahut.
9:77. Dhe per shkak se e thyen besen qe i paten dhene All-llahut, dhe per shkak te asaj se genjenin, All-llahu u ngjeshi hipokrizine ne zemrat e tyre deri ne diten qe e takojne Ate.
9:78. A nuk e diten ata se All-llahu e di fshehtesine e tyre (ne zemra), biseden e tyre, dhe se Ai (All-llahu) i di te gjiha te fshehtat.
9:79. Ata (hipokrite) qe i perqeshin besimtaret, qe me vullnetin e vet japin lemoshe, i perqeshin edhe ata te cilet nuk kane me shume se cka eshte e domosdoshme per jetesen e tyre, e njekohesisht tallen me ta, All-llahu u dha shperblimin e talljeve te tyre - denimin me te rende.
9:80. Kerko falje per ta ose mos kerko (eshte njejte), e edhe nese kerkon falje shtatedhjete here, All-llahu nuk do t’️ua fale, sepse ata mohuan All-llahun dhe te derguarin e Tij, e All-llahu nuk ve ne rruge te drejte (te shpetimit) ata qe nuk respektojne.
9:81. Ata (hipokrite) qe mbeten (pa shkuar ne lufte), u gezuan per ndejen e tyre pas te derguarit te All-llahut dhe nuk deshiruan qe te luftonin me pasurine dhe veten e tyre ne rrugen e All-llahut dhe thane: “Mos dilni (ne lufte) ne vape!” Thuaju: “Zjarri i xhehennemit ka vapen edhe me te forte, nese jane qe kuptojne!”
9:82. Le te qeshin pak (ne Dunja) e le te qajne shume (ne boten tjeter). Ai eshte shperblim i asaj qe fituan.
9:83. Nese All-llahu te kthen ty (prej Tebukut) te ndonje grup i tyre (hipokriteve), e ata te kerkojne leje per te dale (me ty ne ndonje lufte), thuaju: “Ju nuk do te dilni kurre me mua dhe kurre nuk do te luftoni ndonje armik se bashku me mua! Ju ishit te kenaqur heren e pare qe nuk luftuat, pra rrini me ata qe mbeten!”
9:84. Dhe asnjerit prej tyre kur te vdesin, mos ia fal namazin (e xhenazes) kurre, e as mos qendro prane varrit te tij (per lutje e vizite), pse ata mohuan All-llahun dhe te derguarin e Tij dhe vdiqen kryenece.
9:85. Po ty te mos duket e mire pasuria e tyre dhe femijet e tyre. All-llahu deshi t’️i mundoje me te ne kete bote dhe t’️u dale shpirti duke qene mohues.
9:86. E kur zbritet nje kaptine (qe thote): Te besoni All-llahun dhe luftoni se bashku me te derguarin e Tij, ata te pasurit kerkuan leje prej teje dhe thane: “Na le te mbesim me ata qe rrine!”
9:87. U pajtuan te mbesin me ata qe nuk vajten (ne lufte). Po zemrat e tyre jane mbyllur, andaj ata nuk kuptojne.
9:88. Por, i derguari, e se bashku me te edhe ata qe besuan, luftuan me pasurine dhe veten e tyre dhe atyre u takuan te gjitha te mirat, ata jane te shpetuarit.
9:89. All-llahu u ka pergatitur atyre xhennete qe ne to rrjedhin lumenj, ku do te qendrojne pergjithmone. Ai eshte suksesi i madh.
9:90. Disa nga arabet beduine qe kerkuan falje, erdhen per t’️iu dhene leje (te mos shkonin ne lufte), e ata te tjeret qe kishin genjyer (me besim) All-llahun dhe te derguarin e Tij ishin ndale (pa leje). Ata qe prej tyre nuk besuan, do t’️i godase denim i ashper.
9:91. Nuk eshte ndonje mekat per te dobetit, as per te semuret, e as per ata qe nuk kane me cka te pergatiten, kur jane te sinqerte ndaj All-llahut dhe te derguarit te Tij, pra per te miret nuk ka rruge qortimi. All-llahu fale shume, eshte meshirues.
9:92. (Nuk ka qortim) Dhe as per ata qe kur erdhen te ti per t’️i bartur me kafshe, u the: “Nuk kam me cka t’️ju barte. Ata u kthyen, e prej pikellimit pse nuk kishin me cka te pergatiteshin, nga syte e tyre u rridhnin lote.
9:93. E keqja eshte per ata qe duke qene pasanike kerkuan leje dhe u pajtuan te mbeteshin me ata qe nuk vajten. Po, All-llahu ka vulosur zemrat e tyre, ata nuk do te gjejne rruge.
9:94. Kur te ktheheni te ata, ata do t’️ju kerkojne falje, thuaju: “Mos u arsyetoni, ne nuk ju besojme, per gjendjen e juaj na ka njoftuar All-llahu. Vepren tuaj do ta shohe All-llahu dhe i derguari i Tij, e pastaj ju do te ktheheni te Ai qe i di te fshehtat dhe te dukshmet, e Ai do t’️ju lajmeroje per ate qe keni vepruar”.
9:95. Ata do t’️ju betohen ne All-llahun, kur te ktheheni te ata, per te mos i qortuar, ju pra hiqjuni atyre, ata jane te ndyre, e vendi i tyre do te jete xhehennemi, shperblim per ate qe fituan.
9:96. Ata ju betohen juve qe te jeni te kenaqur ndaj tyre, e nese ju shprehni kenaqesi, All-llahu nuk eshte i kenaqur me popullin e paturpshem.
9:97. Arabet beduine jane te pajisur me mohim e hipokrizi me te forte, dhe jane me te pershtatshem per te mos i njohur dispozitat qe ia zbriti te derguarit te Tij All-llahu. All-llahu i di ceshtjet, Ai eshte i urte.
9:98. Ka disa beduine qe per ate qe e jep, e konsideron si te deshtuar dhe presin kthesa kunder jush. Kunder tyre e ardhmja qofte e keqe! All-llahu degjon, di.
9:99. Po, ka edhe disa nga beduinet qe besojne All-llahun dhe boten tjeter dhe ate qe e japin e konsiderojne afrim te All-llahu dhe bekim te i derguari. Veni re, ato jane afrime te All-llahu per ata, e All-llahu do t’️i perfshije ne meshiren e Tij. All-llahu fale dhe eshte meshirues.
9:100. All-llahu eshte i kenaqur me te hershmit e pare prej muhaxhireve (migruesve) dhe prej ensareve (vendasve-ndihmetare) dhe prej atyre qe i pasuan ata me pune te mira, e edhe ata jane te kenaqur ndaj Tij. Atyre u ka pergatitur xhennete, ne te cilet rrjedhin lumenj, ku do te jene perjete te pasosur. E ky eshte fitim i madh.
9:101. Edhe rreth jush ka beduine qe jane hipokrite, e edhe nga banoret e Medines qe jane percaktuar per hipokrizi. Ti nuk i di ata, Ne i dime, ata do t’️i denojme dy here, pastaj shtyhen ne denimin e madh.
9:102. Ka edhe te tjere qe i kane pranuar mekatet e veta: ata perzien vepra te mira, e edhe te tjera te keqija. Atyre do t’️ua fale All-llahu, se Ai i fale atij qe pendohet, e meshiron ate qe permiresohet.
9:103. Merr prej pasurise se tyre (te atyre qe pranuan gabimin) lemoshe qe t’️i pastrosh me te dhe t’️u shtosh (te mirat) dhe njekohesisht lutu per ta, se lutja jote eshte qetesim per ta. All-llahu degjon e sheh.
9:104. A nuk e diten ata se All-llahu eshte ai qe pranon pendimin e roberve te vet, pranon lemoshat dhe se vetem All-llahu eshte Ai qe shume pranon pendimin dhe eshte meshirues.
9:105. Dhe thuaj: “Veproni, All-llahu do ta shohe vepren tuaj, edhe i derguari i Tij e besimtaret, e me vone do te ktheheni te njohesi i te fshehtes dhe te dukshmes, e do t’️ju njoftoje per ate qe vepruat”.
9:106. Ka edhe te tjere qe jane duke pritur urdhrin e All-llahut, a do t’️i denoje apo do t’️i fale pas pendimit. All-llahu e di gjendjen e tyre dhe di c’️ben me ta.
9:107. (Nga hipokritet me te shemtuarit jane) Edhe ata qe ndertuan xhami sherri, mosbesimi e percarjeje mes besimtareve dhe ftuan ne pritje (solemne) ate qe me pare kishte luftuar kunder All-llahut dhe te derguarit te Tij. Ata do te betohen: “Ne nuk kemi pasur tjeter qellim, vetem per te mire!” Po All-llahu deshmoi se ata vertet jane rrenacake.
9:108. Ti mos u fal aty kurre! Nje xhami e cila qe prej dites se pare eshte themeluar ne respekt ndaj All-llahut (pa hile), eshte me e drejte te falesh ne te, aty ka burra qe deshirojne te pastrohen mire, e All-llahu i do te pastrit.
9:109. A eshte me i mire ai qe ndertesen e vet e themeloi ne devotshmeri dhe ne kenaqesi te All-llahut, apo ai qe ndertesen e vet e themeloi buze bregut te shembur e bashke me te bie ne zjarrin e xhehennemit? All-llahu nuk i udhezon njerezit zullumqare.
9:110. Ndertesa e tyre te cilen e ndertuan ata (e qe e shembi Pejgamberi) vazhdimisht do te jete mllef ne zemrat e tyre, pos nese pelcasin zemrat e tyre. All-llahu di, eshte i urte.
9:111. All-llahu bleu prej besimtareve shpirtrat dhe pasurine e tyre me xhennet. Luftojne ne rrugen e All-llahut, mbysin dhe mbyten. (All-llahu dha) Premtim te cilin e vertetoi ne Tevrat, Inxhill e Kur’️an. E kush eshte zbatues me i sigurt i premtimit te vet se All-llahu? Pra, gezonju tregtise qe e bete me Te. Ky eshte suksesi i madh.
9:112. (Te xhennetit jane) Edhe ata qe pendohen, ata qe sinqerisht adhurojne, ata qe falenderojne, ata qe agjerojne, ata qe bejne ruku, qe bejne sexhde, qe urdherojne per te mira e ndalojne nga te keqijat, edhe permbushin dispozitat e All-llahut. Pra, pergezoi besimtaret.
9:113. Nuk eshte e drejte per Pejgamberin e as per besimtaret te kerkojne falje per idhujtaret, edhe nese jane te afert te tyre, pasi qe ta kene te qarte se me te vertete ata (idhujtaret) jane banues te xhehennemit.
9:114. Edhe lutja e Ibrahimit per babain e vet nuk ishte tjeter, pos per shkak te nje premtimi qe ia pat premtuar atij, e kur iu be e qarte se ai eshte armik i All-llahut, u largua prej tij. S’️ka dyshim, Ibrahimi ishte shume i ndieshem dhe i bute.
9:115. All-llahu nuk e humb nje popoull pasi qe ta kete udhezuar ate, para se t’️ju sqaroje atyre se prej cka duhet ruajtur. All-llahu eshte i gjithedijshem per secilin send.
9:116. S’️ka dyshim se sundimi i qiejve e i tokes eshte i All-llahut, Ai jep jete dhe vdekje, e ju, pervec All-llahut, nuk keni perkrahes as ndihmes tjeter.
9:117. All-llahu ia fali Pejgamberit, edhe muhaxhireve edhe ensareve, te cilet ne castin e veshtire shkuan pas tij, kur (nga veshtiresite) zemrat e nje grupi nga ata gati u lekunden, por Ai ua fali (i stabilizoi zemrat e) atyre. Vertet Ai eshte i bute, i meshirshem ndaj tyre.
9:118. (Ai u fali) Edhe atyre te treve, te cileve iu pat shtyre aq (pranimi i pendimit) saqe toka u be e ngushte per ta, perkunder gjeresise se saj, kur u ngushtuan edhe shpirtrat e tyre saqe u binden se nuk ka strehim prej All-llahut (tjeterku) pos te Ai. Prandaj edhe atyre ua fali Ai, ne menyre qe te pendohen. All-llahu pranon pendimin se eshte meshirues.
9:119. O ju qe besuat! Ta keni ne kujdes All-llahun dhe te jeni me ata te drejtit.
9:120. Nuk ishte me vend per banoret e Medines e as per ata qe ishin rreth tyre nga beduinet, te ngelin (pa shkuar) pas te derguarit te All-llahut e as te kursejne veten e tyre ndaj vetes se tij (Pejgamberit). Nuk ishte me vend ngase ata nuk i godet as etja, as lodhja, as uria kur jane ne rrugen e All-llahut, dhe nuk shkelin ndonje vend qe i hidheron mosbesimtaret, dhe nuk arrijne kunder armikut ckado qofte (mbytje, roberim te tyre ose ngadhenjim mbi ta), vetem se te gjitha ato do t’️u evidentohen atyre si veper e mire (shperblyese). All-llahu nuk ua humb shperblimin veprimmireve.
9:121. Dhe nuk japin kontribut, te vogel ose te madh, nuk e kapercejne ndonje lugine, e qe te mos u shenohet (per shperblim) atyre, per t’️i shperblyer All-llahu me se miri ate qe vepruan.
9:122. Nuk eshte e nevojshme te dalin ne lufte te gjithe besimtaret. E perse nga cdo grumbull i tyre te mos shkoje nje grup per t’️u aftesuar ne diturine fetare, per ta mesuar popullin e vet kur te kthehet te ata, ne menyre qe ata te kuptojne (e te ruhen).
9:123. O ju qe besuat! Luftoni jobesimtaret qe i keni afer jush, e le ta ndiejne prej jush grushtin e forte kunder tyre. E dijeni se All-llahu eshte me te devotshmit.
9:124. E kur zbret ndonje kaptine, ka prej tyre qe thone: “Cilit prej jush ia shtoi kjo besimin?” Sa u perket atyre qe besuan, atyre u shtohet besimi dhe gezohen per te.
9:125. E sa u perket atyre qe kane semundje ne zemrat e tyre, ajo (zbritja e kaptines) ndytesise se tyre u shton ndytesi dhe ata vdesin si jobesimtare.
9:126. A nuk e shohin ata se per cdo vit sprovohen nje here apo dy here, e perseri nuk pendohen e as nuk marrin mesim.
9:127. E kur zbret ndonje kaptine (per turpesine e tyre) ata shikojne njeri-tjetrin (e thone mes vete): A ju pa ndokush ju, e pastaj largohen. All-llahu i prapesoi zemrat e tyre ngase ishin popull qe nuk kuptonte.
9:128. Juve ju erdhi i derguar nga lloji juaj, atij i vie rende per vuajtjet tuaja, sepse eshte lakmues i rruges se drejte per ju, eshte i ndijshem dhe i meshirshem per besimtaret.
9:129. Po nese ata refuzojne (ate qe ua sjell) atehere thuaj: All-llahu eshte per mua mjaft, s’️ka te adhuruar pos Tij, vetem te Ai jam mbeshtetur, e Ai eshte Zot i Arshit te madh!

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Perkethimi i Kur'an-it ne gjuhen Shqipe Empty Re: Perkethimi i Kur'an-it ne gjuhen Shqipe

Mesazh nga Alberti Sun 31 Jan 2010 - 7:15

10.Junus


Me emrin e All-llahut, Meshiruesit, Meshireberesit!


10:1. Elif, Lam, Ra. Keto jane ajetet e librit te pacenueshem.
10:2. A ishte cudi per njerezit, qe Ne nje njeriut nga mesi i tyre i thame: “Terhiqjaju verejtjen njerezve, kurse ata qe besuan gezoi se me te vertete kane pozite te larte te Zoti i tyre”. E ata qe nuk besuan thane: “S’ka dyshim, kjo eshte nje magji e vertete!”
10:3. Vertet Zoti juaj eshte All-llahu, i cili krijoi qiejt e token brenda gjashte ditesh e pastaj qendroi mbi Arshin; Ai rregullon gjendjen. Ndermjetsues nuk do te kete vetem po qe se lejon Ai. Ky, Madheria e Tij eshte All-llahu, Zoti juaj, pra adhurojeni Ate! A nuk merrni mesim?
10:4. Kthimi i te gjithe juve eshte te Ai, premtimi i All-llahut eshte i vertete. Ai e filloi krijimin e pastaj e perserit ate per t’i shperblyer me te drejte ata qe besuan dhe bene vepra te mira. E per ata qe mohuan, ka pije te vale dhe denim te dhembshem, per shkak se ata mohonin.
10:5. Ai e beri diellin shndrites, e henen drite dhe asaj (henes) ia caktoi fazat, qe ta dini numrin e viteve dhe llogarine. All-llahu nuk e krijoi kete per tjeter, pos me qellim te caktuar. Ai ia sqaron argumentet nje populli qe kupton.
10:6. Ne nderrimin e nates e te dites, dhe ne cka krijoi All-llahu ne qiej e ne toke, vertet ka fakte per njerezit qe kane droje.
10:7. Ata qe nuk presin takimin Tone, qe jane te kenaqur me jeten e Dunjase dhe kane gjetur prehje ne te, dhe ata qe jane indiferente ndaj argumenteve tona.
10:8. Vendi per te tillet eshte zjarri, per shkak te asaj qe punuan.
10:9. E ata qe besuan dhe bene vepra te mira, Zoti i tyre, per shkak te besimit te tyre i udhezon ne xhennete te begatshme ne te cilet rrjedhin lumenj.
10:10. Lutja e tyre aty eshte: “I larte je o All-llah!”, e pershendetja e tyre eshte: “Selam!” dhe lutja e fundit e tyre: “Falenderimi i qofte All-llahut, Zotit te boteve!”
10:11. Sikur All-llahu t’ua shpejtonte njerezve pranimin e kerkeses per te keqen, ashtu si e pranon shpejtimin e kerkeses per te miren, atyre do t’u perfundonte afati (i vdekjes). Po Ne, ata qe nuk jane te bindur se do te vijne para nesh, i leme te bredhin ne mashtrimet e tyre.
10:12. E kur njeriun e godet demi, ai na lutet qofte shtrire, ulur ose ne kembe, e kur Ne ia largojme te keqen atij, ai vazhdon sikurse te mos na ishte lutur fare per demin qe e pat goditur. Keshtu krimineleve u duket mire ajo qe veprojne.
10:13. Ne kemi shkaterruar gjenerata para jush (o idhujtare), pse benin krime dhe pse nuk besonin, edhe pse te derguarit u erdhen me argumente te qarta. Keshtu i shperblejme Ne njerezit kriminele.
10:14. Pastaj juve ju beme zevendesues pas tyre ne Toke per t’ju pare si do te veproni.
10:15. Dhe kur atyre u lexohen ajetet Tona te qarta, ata qe nuk besojne takimin Tone (ringjalljen), thone: “Sillna nje Kur’an tjeter, ose ndryshoje kete!”. Thuaj: “Mua nuk me takon qe ta ndryshoj vete, une e percjell vetem ate qe me shpallet, une nese kundershtoj Zotit tim i frikesohem denimit te nje Dites se madhe.
10:16. Thuaj: “Sikur te kishte dashur All-llahu, une nuk do t’ua kisha lexuar juve ate, as nuk u kisha njoftuar me te. Une para tij kam jetuar nje kohe ne mesin tuaj (as nuk kam ditur as nuk kam lexuar), a nuk mendoni?”
10:17. A ka me mizor se ai qe shpif ndaj All-llahut genjeshter ose i pergenjeshtron faktet e Tij? Mekataret vertet s’kane per te shpetuar.
10:18. Ata pos All-llahut adhurojne cdo gje qe nuk ben as dobi, e thone: “Keta jane ndermjetesuesit tane te All-llahu!”. Thuaj: “A po e informoni All-llahun me dicka qe Ai nuk e di se c’ka ne qiej dhe ne toke?” E paster eshte madheria e Tij nga ajo qe i shoqerojne!
10:19. Njerezit nuk ishin tjeter pos te nje feje, e u percane. E sikur te mos ishte caktim i hershem nga Zoti yt, do te perfundohej (me denim) mes tyre, per ate qe ishin te percare.
10:20. Dhe thonin: “Perse nuk i vjen atij (Muhammedit) ndonje mrekulli nga Zoti i tij?”. Po ti thuaj: “E fshehta eshte (ceshtje) vetem e All-llahut (Ai sjell mrekulli). Prandaj, ju pritni se edhe une se bashku me ju po pres!”
10:21. E kur Ne ua dhurojme njerezve meshiren pasi t’i kete goditur e keqja (skamja), kur qe, ata u bejne hile argumenteve tona. Thuaj: “All-llahu eshte me i shpejti ne ndeshkim”. S’ka dyshim, percjellesit tane (melaiket) regjistrojne ate qe po thurni ju.
10:22. Ai (All-llahu) ua beri te mundshem udhetimin ne toke e ne det, deri kur jeni ne anije qe lundrojne me ta (me udhetaret) me ane te nje ere te lehte dhe jane te lumtur me te (me eren e lehte), ia beh nje ere e forte dhe nga te gjitha anet rrethohen nga valet dhe binden se jane te shkaterruar, e lusin All-llahun pa fare perzierje te idhujve (duke thene): “Nese na shpeton nga kjo (katastrofe), ne do te jemi gjithnje falenderues!”
10:23. E kur Ai (All-llahu) i shpetoi ata, ja, ata veprojne mbrapshte ne toke, pa arsye. O ju njerez! Kryenecesia juaj eshte vetem kunder vetes suaj, eshte perjetim i jetes se kesaj bote, pastaj kthimi juaj eshte te Ne, e Ne ju shperblejme per veprimet tuaja.
10:24. Shembulli i jetes se kesaj bote eshte si i nje shiu qe e kemi zbritur nga qielli, e me anen e te cilit gershetohen bimet e tokes (mbijne dhe shpeshtohen te gjitha llojet) prej nga hane njerezit e kafshet deri kur toka te kete marre stoline e vet dhe te jete zbukuruar (me bime, peme e behar), e banoret e saj te mendojne se jane te zotet e saj, e asaj i vjen urdhri Yne, naten ose diten, Ne e bejme ate (te mbjellat) te korrur sikurse te mos ekzistonte dje. Keshtu Ne ua sqarojme faktet njerezve qe mendojne.
10:25. All-llahu therret per ne xhennet, dhe ate qe do, e ve ne rruge te drejte.
10:26. Atyre qe bejne vepra te mira, u takon e mira (xhenneti) edhe me teper (e shohin All-llahun). Fytyrat e tyre nuk i mbulon pluhuri i zi as nencmimi, ata jane banues te xhennetit, aty jane pergjithmone.
10:27. E ata qe bene te keqija, denimi i se keqes eshte aq sa eshte ajo, ata i mbulon poshterimi. Ata nuk mund t’i mbroje kush nga All-llahu, fytyrat e tyre, porsi t’i kishte mbuluar ndonje cope e erret e nates. Ata jane banues te perjetshem te zjarrit.
10:28. Ate dite i tubojme te gjithe, nderkaq atyre qe i kane bere shok All-llahut u themi: “Rrini ne vendin tuaj, ju dhe idhujt tuaj!”. Ne ndajme ata. E idhujt e tyre u thone: “Ju nuk na adhuruat ne!”
10:29. All-llahu na mjafton si deshmues mes nesh e jush (keshtu u thone idhujt idhujtareve). Ne nuk dime gje per adhurimin tuaj ndaj nesh (ne nuk degjojme, nuk shohim e nuk kuptojme).
10:30. Aty, ne ate vend, secili njeri provohet me ate qe e ka bere me pare dhe kthehen te All-llahu, Sundimtari i tyre i vertete dhe humb (shkon huq) prej tyre ajo qe trillonin (se do t’u bejne shefate).
10:31. Thuaj: “Kush ju furnizon me ushqim nga qielli e toka, kush e ka ne dore te degjuarit e te pamet (tuaj), kush e nxjerr te gjallin nga i vdekuri e kush e nxjerr te vdekurin nga i gjalli, kush rregullon cdo ceshtje?” Ata do te thone: “All-llahu”. Ti thuaj: “A nuk i frikesoheni?” (denimit).
10:32. E ky eshte All-llahu, Zoti juaj i vertete. Pas te vertetes nuk ka tjeter pos iluzione, e si po ia ktheni shpinen (te vertetes)?
10:33. Keshtu eshte pra, vendimi i Zotit tend kunder te shfrenuarve, pse ata nuk besojne.
10:34. Thuaj: “A ka prej idhujve tuaj ndokush qe ta filloje krijimin e mandej ate (pas vdekjes) ta riktheje?”. Thuaj: “All-llahu e nis krijimin dhe serish e rikthen. Si i largoheni pra te vertetes?”
10:35. Thuaj: “A ka ndokush prej idhujve tuaj qe ndonje te humbur ta drejtoje ne rrugen e drejte? Thuaj: “Vetem All-llahu udhezon ne te verteten. Atehere pra, a eshte me e drejte te shkohet pas atij qe udhezon ne rrugen e drejte, apo pas atij qe nuk udhezon, (sepse nuk mund ta udhezoje as vetveten) vetem nese prej dikuj tjeter udhezohet? C’eshte me ju? Si gjykoni?
10:36. Shumica e tyre nuk perkojne tjeter pos supozim, e supozimi nuk eshte asgje ndaj te vertetes. All-llahu di shume mire per ate qe punojne.
10:37. Nuk eshte e logjikshme te mendohet se ky Kur’an eshte i trilluar prej dikujt pos All-llahut, por eshte vertetues i asaj (shpalljes) qe ishte me pare, dhe sqarues e komentues i librit. Nuk ka fare dyshimi se eshte (i zbritur) nga Zoti i boteve.
10:38. Perkunder kesaj, ata (idhujtaret) thone se ate e trilloi ai (Muhammedi). Ti thuaj: “Silleni pra ju nje kaptine te ngjashme me kete, madje thirrni ke te doni ne ndihme, pos All-llahut, po qe se jeni te drejte ne ate qe thoni”.
10:39. Por ja, ata pergenjeshtruan ate (Kur’anin) pa e kuptuar dhe pa ju ardhur shpjegimi i tij. Po keshtu, genjenin edhe ata qe ishin me perpara. Shiko si ishte perfundimi i zullumqareve.
10:40. Ka prej tyre (te te cilet u dergua Muhammedi) qe e besojne ate (Kur’anin), e ka prej tyre edhe asish qe ate nuk e besojne. Zoti i njeh me se miri kokefortit.
10:41. Po nese ata te pergenjeshtruan ty, thuaj: “Mua me takon (shperblimi nga) vepra ime e juve veprimi juaj, ju nuk pergjigjeni per ate qe bej une, e as une per ate qe beni ju”.
10:42. Ka prej tyre qe te degjojne (kur lexon, por formalisht). A mund ta besh te shurdhetin te degjoje, edhe kur ata nuk kuptojne?
10:43. Ka prej tyre qe te shikon ty (duket se po te shikon). A mund ta udhezosh ti te verberin, kur ata nuk shohin (te verteten)?
10:44. All-llahu nuk u ben asgje te padrejte njerezve, por ata i bejne te padrejte vetes se tyre.
10:45. (Perkujto) Diten kur i tubojme ata, (atyre u duket) sikur nuk qendruan (ne Dunja) vetem nje moment te dites, atehere njihen mes vete. E vertet, kane deshtuar ata qe nuk besuan kete prezence para All-llahut, edhe nuk gjeten udhen e drejte.
10:46. Nese ta bejme te mundshme te shohish dicka nga (denimi) qe ua premtuan atyre (mire), ose ta marrim shpirtin ty (kurse ti nuk sheh gje), e ardhmja e tyre eshte vetem te Ne. All-llahu eshte deshmues i asaj qe punojne.
10:47. Secili popull kishte te derguarin e vet, e kur u vinte i derguari i tyre behej gjykimi i drejte mes tyre, atyre nuk u behet padrejtesi.
10:48. Ata thone: “Kur do te jete ky premtim (denim), nese jeni te drejte c’ka thoni?
10:49. Thuaj: “Une nuk mund t’i sjell vetes sime as dem as dobi, pos ate qe deshiron All-llahu”. Cdo popull ka afatin (e caktuar), e kur te vije afati i tyre, ata nuk mund ta vonojne as per nje moment e as ta ngutin.
10:50. Thuaj: “Me tregoni, nese u vjen denimi i Tij naten ose diten, e cka i shtyen te nguten per te kriminelet?”
10:51. A pasi qe te ndodhe (denimi) do ta besoni ate? A tani!? (po besoni), e ju ishit ata qe kerkonit t’u vije me shpejte?
10:52. Me vone (ne diten e kijametit) atyre qe bene zullum u thuhet: “Shijoni denimin e perjetshem!” Mos jeni denuar me shume se c’keni merituar?”
10:53. E ata kerkojne t’u tregosh (e do te thone): “A eshte e vertete ajo (qe thua per denimin)?”. Thuaj: “Po, pasha Zotin tim, ajo eshte me se e vertete, dhe ju nuk do te mund ta pengoni kurrsesi”.
10:54. Secili njeri qe e ka demtuar veten (duke mosbesuar), po te ishte e tij cdo gje qe ekziston ne toke, ai do ta flijonte ate (per te shpetuar). E kur e shohin denimin, ata fshehin deshperimin (nga hutia). Atehere behet gjykimi i drejte mes tyre nuk u behet padrejte.
10:55. Vini re! Nuk ka dyshim se gjithcka qe gjendet ne qiej e ne toke eshte e All-llahut! Kini kujdes. Premtimi i All-llahut eshte me se i vertete, por shumica e tyre nuk e dine.
10:56. Ai jep jete dhe vdekje, dhe vetem te Ai do te ktheheni.
10:57. O ju njerez! Juve ju erdhi nga Zoti juaj keshilla (Kur’ani) dhe sherimi i asaj qe gjendet ne kraharoret tuaj (ne zemra), edhe udhezim e meshire per besimtaret.
10:58. Thuaj: “Vetem miresise se All-llahut dhe meshires se Tij le t’i gezohen, se eshte shume me e dobishme se ajo qe grumbullojne ata”.
10:59. Thuaj: “Me thuani, ate qe All-llahu ju dha si ushqim (te lejuar), e ju nga ai dicka bete te ndaluar e dicka te lejuar?” Thuaj: “A ju lejoi All-llahu ju, ose ju i shpifni All-llahut?”
10:60. Po cfare eshte mendimi i atyre qe i shpifin All-llahut, per diten e kijametit? All-llahu eshte dhurues i madh ndaj njerezve, por shumica e tyre nuk falenderojne.
10:61. Ti nuk angazhohesh me asnje ceshtje, nuk lexon nga ai pjese nga Kur’ani dhe nuk beni ndonje veper, vetem se ne jemi prezentuesit tuaj, kur ju ndermerrni ate. Zotit tend nuk mund t’i fshihet as ne toke e as ne qiell as sa grimca e as me e vogel se ajo e as me e madhe, por vetem sa eshte evidentuar ne librin e sigurt.
10:62. Ta keni te ditur se te dashurit e All-llahut (evliate) nuk kane frike (ne boten tjeter) e as kurrfare brengosje?
10:63. (Ata jane ata) Te cilet besuan dhe ishin te ruajtur.
10:64. Atyre u jepet myzhde ne jeten e Dunjase (ne castin e vdekjes) dhe ne jeten tjeter (per shpetim dhe xhennet). Premtimet e All-llahut nuk mund te pesojne ndryshim. E, ai eshte sukses i madh.
10:65. Po ty mos te te mundojne theniet e tyre. E tere fuqia dhe ngadhenjimi i takon vetem All-llahut. Ai i degjon dhe i di te gjitha.
10:66. Ta keni te ditur se gjithcka qe eshte ne qiej e ne toke jane ne pushtetin e All-llahut (pra, edhe idhujtaret). E ata, qe pos All-llahut adhurojne, ne te vertete nuk jane kah pasojne zota, ata nuk jane kah pasojne tjeter pos supozimeve dhe nuk jane tjeter vetem se genjejne
10:67. Ai (All-llahu) e beri per ju naten qe ne te te pushoni, e diten te ndritshme (te shihni). Ne kete, (qe beri), vertet ka argumente per nje popull qe degjon.
10:68. (Pas te gjitha argumenteve) Ata (jobesimtaret) thane: “All-llahu ka femije”. Larg asaj eshte All-llahu, Ai s’ka nevoje, e Tij eshte cka ka ne qiej dhe cka ka ne toke, ju nuk keni argumente per kete (qe ta thoni), a thoni per All-llahun cka nuk dini?
10:69. Thuaj: “Ata qe trillojne genjeshter per All-llahun, nuk kane per te shpetuar”.
10:70. Ata kane nje perjetim ne Dunja, pastaj kthimi i tyre eshte vetem te Ne, e Ne do te bejme qe ata ta shijojne denimin e dhembshem per shkak se nuk besonin.
10:71. Lexoju atyre ngjarjen e Nuhut, kur popullit te vet i tha: “O populli im, nese u vjen rende qendrimi im ne mesin tuaj, perkujtimet e mia me ajetet e All-llahut, e une iu kam mbeshtetur vetem All-llahut, ju vendosni per qellimin tuaj, thirrni ne ndihme edhe zotat tuaj, e mos e mbani fshehte, dhe zbatoni ate kunder meje e mos pritni”.
10:72. “E nese prapesoheni (nga mesimet e mia), une nuk u kerkoj ndonje shperblim, se shperblimi im eshte vetem prej All-llahut. Une jam i urdheruar te jem njeri prej muslimaneve”.
10:73. E ata (populli i tij) e konsideruan ate rrenacak e Ne e shpetuam ate dhe ata qe ishin bashke me te ne anije, dhe i beme qe ata te jene pasardhes (zevendesues), kurse ata qe i pergenjeshtruan ajetet tona i permbytem. Shih pra, si ishte fundi i genjeshtareve.
10:74. Mandej pas tij derguam te derguar te popujt e tyre, te cilet erdhen dhe u sollen atyre argumente te forta, por ata nuk i besuan asaj, te cilen me pare e kishin pergenjeshtruar. Keshtu, pra vulosim zemrat atyre qe i kalojne kufijte.
10:75. Pastaj, pas tyre derguam Musain dhe Harunin me argumentet tona, te Faraoni dhe paria e rrethit te tij, po ata paraqiten kryelartesi, pse ishte popull qe bente krime.
10:76. E kur u erdhi atyre e verteta e sigurt nga Ne, ata thane: “Kjo nuk eshte tjeter pos magji e qarte”.
10:77. Musai tha: “A te vertetes i thoni magji? A magji eshte kjo? Magjistaret nuk shpetojne?”
10:78. Ata thane: “Mos erdhe te na largosh nga ajo (feja) qe e gjetem te prinderit tane, per t’ju mbetur juve dyve madheshtia ne toke? Po ne nuk ju besojme juve dyve”.
10:79. Faraoni tha: “Sillmeni mua te gjithe magjistaret e afte”.
10:80. E kur erdhen magjistaret, Musai u tha: “Hidhni c’keni per te hedhur”.
10:81. E kur i hodhen ata, Musai u tha: “Kjo qe e sollet ju tash, vertet eshte magji!” Po All-llahu do ta asgjesoje kete, sepse All-llahu nuk e perkrah vepren e te prishurve.
10:82. Dhe me argumentet e veta All-llahu e fuqizon te verteten, ndonese e urrejne te pabeset.
10:83. Duke pasur frike nga faraoni dhe nga rrethi i tij se do t’i turturojne, Musait nuk i besoi kush pos nje pjese e pasardhesve te popullit te tij. Vertet, faraoni ishte mbizoterues ne toke dhe ai ishte prej shkaterrimtareve.
10:84. Musai tha: “O populli im, nese i keni besuar All-llahut, vetem atij mbeshtetuni, nese jeni te dorezuar (vendimit te Tij)!”
10:85. Ata iu pergjigjen duke i thene: “All-llahut iu kemi mbeshtetur, Zoti yne, mos i mundeso popullit mizor te na sprovoje!”
10:86. “Dhe me meshiren tende, na shpeto prej popullit jobesimtar!”
10:87. Ne i thame Musait dhe vellait te tij t’i beni vend ne Egjipt popullit tuaj, shtepite tuaja t’i beni faltore e ta falni namazin rregullisht. Ti (Musa) pergezoi besimtaret!
10:88. Musai tha: “Zoti yne, Ti i ke dhene faraonit dhe parise se tij mjete te perjetimit dhe pasuri ne jeten e kesaj bote, ashtu qe o Zoti yne, po i largojne njerezit prej rruges tende. Zoti yne, zhduke pasurine e tyre, shtrengoi zemrat e tyre, qe te mos besojne derisa ta shijojne denimin e idhet”.
10:89. Ai (All-llahu) tha: “Lutja juaj eshte pranuar, prandaj ju te dy qendroni ashtu si jeni e mos ndiqni rrugen e atyre qe nuk dine!”
10:90. Ne i kapercyem beni israilet pertej detit, e faraoni dhe ushtria e tij i ndoqi mizorisht dhe armiqesisht derisa e perfshiu ate permbysja, e ai tha: “Besova se nuk ka zot tjeter pos Atij qe i besuan beni israilet, edhe une jam nga muslimanet!”
10:91. Ti tani beson, ndersa me pare kundershtove dhe ishe njeri prej shkaterruesve!
10:92. Sot po te shpetojme ty (po te nxjerrim prej detit) me trupin tend (te vdekur), qe te sherbesh si argument per ata qe vijne pas teje. Vertet, ekziston nje shumice njerezish qe nuk hulumtojne argumentet Tona.
10:93. Ne te vertete, Ne i vendosem beni israilet (pas shkaterrimit te armiqve te tyre) ne nje vend te mire, i furnizuam ata me ushqime te dobishme dhe nuk ishin te percare (rreth fese), vetem pasi qe u erdhi atyre dituria (Tevrati). Zoti yt, do te gjykoje mes tyre ne diten e kijametit, per ate qe ishin percare.
10:94. Po, (fjala vjen), nese je ne dyshim per kete qe te zbritem ty (per ngjarjet e pejgambereve), atehere pyeti ata qe lexojne librin para teje. Ty te erdhi nga Zoti yt e verteta, pra, mos u be prej atyre qe dyshojne.
10:95. Dhe mos u be prej atyre qe i pergenjeshtruan argumentet e All-llahut, e te behesh nga te deshtuarit.
10:96. Kunder atyre, per te cilet ka perfunduar caktimi i Zotit tend, ata nuk besojne.
10:97. Edhe sikur t’u kishin paraqitur atyre cdo lloj argumenti, ata nuk besojne derisa te shohin denimin e rende.
10:98. Perse nuk pati vendbanim qe te kete besuar e besimi i tij te kete ndihmuar (ne shpetim), pos popullit te Junusit, qe pasi qe besoi, Ne larguam prej tyre denimin shemtues ne jeten e kesaj bote dhe i lejuam te jetojne deri ne nje afat te caktuar.
10:99. Sikur te kishte dashur Zoti yt, do t’i besonin cka jane ne toke qe te gjithe. A ti do t’i detyrosh njerezit te behen besimtare?
10:100. Nuk eshte e mundur per asnje njeri te besoje (ndryshe), pos me ndihmen e All-llahut. E denimin u jep atyre qe nuk mendojne.
10:101. Thuaj: “Veshtroni me vemendje cka ka (nga argumentet) ne qiej e ne toke. Po argumentet dhe qortimet nuk bejne dobi ndaj nje populli qe nuk beson.
10:102. A jane duke pritur tjeter (fat) pos ditet (e zeza) si te atyre qe ekzistonin para tyre? Thuaj: “Pritni, pra, se edhe une bashke me ju po pres!”
10:103. E Ne pastaj i shpetojme te derguarit tane edhe ata qe besuan. Ja keshtu eshte detyre e Jona, t’i shpetojme besimtaret.
10:104. Thuaj: “O ju njerez, nese ju dyshoni ne fene time, une nuk adhuroj ata qe ju adhuroni pos All-llahut, por adhuroj All-llahun qe u jepe vdekjen (ashtu si u ka dhene jeten), dhe jam i urdheruar te jem besimtar (i Zotit nje).
10:105. Dhe (jam i urdheruar): Perqendrohu me tere qenien tende ne fene e drejte, e mos u be nga idhujtaret!
10:106. Dhe mos lut tjeterke pos All-llahut, ndonje (idhull) qe nuk te sjelle as dobi as dem, e nese e ben ate, dije se i ke bere padrejt vetvetes.
10:107. Nese All-llahu te provon me ndonje te keqe, ate s’mund ta largoje kush pos Tij, po nese deshiron te jape ndonje te mire, s’ka kush qe mund ta pengoje dhuntine e Tij. E shperblen me te ate qe do nga robte e Tij. Ai fale dhe meshiron shume.
10:108. Thuaj: “O ju njerez, juve ju erdhi e verteta nga Zoti juaj, e kush merr rrugen e drejte, ai e ka vetem per veten e vet, ndersa kush e merr te shtremberen, ai e ka humbur veten. Une nuk jam roje e juaj!”
10:109. Ti ec pas asaj qe te shpallet dhe behu i durueshem derisa All-llahu te gjykoje. Ai eshte me i miri i gjykatesve!

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Perkethimi i Kur'an-it ne gjuhen Shqipe Empty Re: Perkethimi i Kur'an-it ne gjuhen Shqipe

Mesazh nga Alberti Sun 31 Jan 2010 - 7:15

11.Hud

Me emrin e All-llahut, Meshiruesit, Meshireberesit!




11:1. Elif, Lam, Ra, (ky eshte) Liber, ajetet e te cilit jane radhitur (ne menyre te persosur, njekohesisht) edhe shkoqitur nga i Dijshmi i te gjitha ceshtjeve ne hollesi.
11:2. Qe te mos adhuroni tjeter pervec All-llahut. Une jam (derguar) nga Ai, qortues e pergezues per ju.
11:3. E te kerkoni falje Zotit tuaj dhe pendohuni (kthehuni) te Ai, se Ai do t’ju mundesoje perjetime te mira (ne kete jete) deri ne nje afat (te caktuar) dhe cdo punemiri ia jep shperblimin e merituar. Ne qofte se refuzojne (te kerkojne falje), une pra kam frike per ju, denimin e Dites se Madhe.
11:4. Se kthimi i juaj eshte vetem te All-llahu, Ai ka fuqi per cdo send.
11:5. Ja, ata mbeshtjellojne (armiqesine ne) gjoksat e tyre qe ta fshehin nga Ai, po ta dini se edhe kur mbulohen ata me petkat e tyre, Ai e di se cka fshehin dhe cka shfaqin. S’ka dyshim se Ai e di shume mire cka mbajne zemrat (qellimet) e tyre.
11:6. Nuk ka asnje gjallese ne toke qe All-llahu te mos ia kete garantuar furnizimin e saj, Ai e di vendbanimin dhe vendstrehimin e saj (pas vdekjes). Te gjitha (keto) jane ne librin e njohur (Levhi Mahfudhe).
11:7. Ai eshte i cili krijoi qiejt e token brenda gjashte diteve (fazave), e Arshi (Froni) i Tij kishte qene (me pare) mbi uje, qe t’ju sprovoje, se cili prej jush eshte me vepermire. Nese ti u thua: “Ju do te ringjalleni pas vdekjes!”, ata qe nuk besuan thone: “Kjo (cka na thua) nuk eshte tjeter vetem se magji e hapur”.
11:8. Nese Ne e vonojme ndeshkimin per nje kohe te shkurter kunder tyre, ata thone: “Cka po e pengon ate?” Le ta dijne se diten kur t’u vije, ai nuk zbrapet prej tyre, ata do t’i rrethoje ai (denimi) me te cilin talleshin.
11:9. Po nese Ne ia japim njeriut ndonje begati nga ana jone, e pastaj e terheqim ate prej tij, ai do te jete i deshperuar dhe perbuzes.
11:10. E nese pas te keqes qe e pat goditur ate Ne dhurojme te mira, ai do te thote: “Kaluan te keqijat prej meje!”. Vertet, ai eshte i shfrenuar dhe mendjemadh.
11:11. Pervec atyre, te cilet kishin durim dhe benin vepra te mira, te tillet kane falje (te gabimeve) dhe shperblim te madh.
11:12. A mos (shpresojne idhujtaret se) do te leshe dicka nga ajo qe t’u shpall ty (ngase u vjen rende ta degjojne), dhe te shtrengon zemren tende ajo (komunikimi i shpalljes), per shkak se ata do te thone: “Pse te mos i kete zbritur atij (Muhammedit) ndonje pasuri, ose perse te mos i kete ardhur bashke me te ndonje engjell?”. Ti je vetem qortues, e All-llahu perkujdeset per cdo send.
11:13. Apo, pse ata thone: “Ai (Muhammedi) e trilloi ate (Kur’anin)”. Thuaj: “Formuloni pra dhjete kaptina si ai (Kur’ani) ashtu te trilluara (sic thoni ju) dhe thirrni, pos All-llahut, po qe se jeni te drejte (cka thoni), ke te mundeni per ndihme!”
11:14. E nese nuk u pergjigjen juve, atehere pra ta keni te qarte se ai (Kur’ani), eshte i zbritur me dijen e All-llahut dhe se nuk ka zot pos Tij. A jeni pra muslimane?”
11:15. Kush ka per qellim jeten e kesaj bote dhe te mirat e saj, Ne do t’ua plotesojme atyre shperblimin e veprave te tyre ne te, dhe atyre nuk do t’u mungoje gje.
11:16. Te ketilleve ne boten tjeter u perket vetem xhehennemi. Ajo qe punuan dhe vepruan ata ka deshtuar dhe eshte asgjesuar.
11:17. A ai qe eshte (i mbeshtetur) ne argument nga Zoti i tij dhe ate e perforcon deshmia nga Ai, e para tij (Kur’anit) ishte (deshmitar) libri i Musait (Tevrati) qe ishte udherrefyes e meshire - (eshte i njejte me ate qe ka per qellim vetem kete jete)? Te tillet (qe jane ne rruge te drejte) e besojne (Kur’anin). E kush prej atyre grupeve e refuzuan ate, vendi i tij eshte zjarri. E ti (Muhammed) mos ki dyshim ne te, ai eshte e vertete nga Zoti yt, ne te s’ka dyshim, por shumica e njerezve nuk e besojne.
11:18. E kush eshte me mizor se ai qe trillon genjeshter per All-llahun? Te tillet paraqiten para Zotit te tyre, e deshmitaret thone: “Keta ishin te cilet genjyen ndaj Zotit te tyre, pra mallkimi i All-llahut qofte kunder mizoreve!”
11:19. Te cilet pengojne nga rruga e All-llahut dhe perpiqen ate ta shtremberojne, mu ata jane qe nuk e besojne boten tjeter.
11:20. Ata nuk ishin te paprekshem ne toke (prej denimit te Zotit), dhe ata nuk kishin mbrojtes pos All-llahut. Atyre u shumefishohet denimi, sepse ata nuk ishin qe mund te degjonin dhe as nuk shikonin.
11:21. Ata mashtruan vetveten dhe humben prej tyre ata (idhujt) qe i paten trilluar.
11:22. Eshte e vertete se ata ne boten tjeter jane me te humburit.
11:23. Ata qe nuk besuan dhe bene vepra te mira dhe u perulen ndaj Zotit te tyre, ata jane banues te xhennetit, ne te jane pergjithmone.
11:24. Shembulli i gjendjes se ketyre dy grupeve eshte (i atyre qe nuk besuan) si ai i verberi dhe i shurdheti dhe (i atyre qe besuan) si ai qe sheh dhe degjon. A jane ne pozite te barabarte? A nuk perkujtoni?!
11:25. Ne e patem derguar edhe Nuhun te populli i vet (me porosi te njejte si Muhammedin qe t’u thote): “Une ju terheq verejtjen haptazi”.
11:26. “Qe te mos adhuroni tjeterke pos All-llahut, sepse une kam frike per denimin tuaj ne Diten e pikellueshme”.
11:27. Paria qe nuk besoi nga populli i tij tha: “Ne nuk te shohim ndryshe vetem si njeri, sikurse edhe ne, ne nuk po shohim se te pasoi kush, pervec atyre qe jane me te poshterit e me mendjelehtit nga mesi yne dhe ne nuk shohim se ju keni ndonje vlere mbi ne, perkundrazi, ne ju konsiderojme genjeshtare!”
11:28. (Nuhu) Tha: “O populli im, me thuani nese une jam i mbeshtetur ne argument te qarte nga Zoti im dhe Ai me dha meshire nga ana e Tij, e juve u jane fshehur ato (argumentet ngase jeni dheme pas kesaj jete), a mos do t’ju detyrojme per to (pranimin e tyre), kur ju jeni urrejtes te tyre!
11:29. O populli im, une per kete nuk kerkoj prej jush ndonje pasuri, shperblimi im eshte vetem tek All-llahu. Dhe une kurrsesi nuk i largoj ata qe besuan, ata jane afer Zotit te tyre; por une ju shoh si popull qe nuk dini e nuk kuptoni.
11:30. O populli im, a nuk po mendoni se nese une i perze ata, kush do te me mbroje mua nga All-llahu (denimi i Tij)?
11:31. Une nuk u them juve se tek une jane depot e All-llahut, as nuk u them se une e di te fshehten, as nuk u them se une jam engjell, as nuk u them atyre qe syte tuaj i nencmojne, se All-llahu nuk u dhuroi atyre te mira. All-llahu e di me se miri se cka ne shpirtrat e tyre, pse atehere une konsiderohem zullumqar.
11:32. Ata thane: “O Nuh, ti polemizove me ne dhe e zgjate polemiken tone. Urdhero, e nese flet te verteten, silleni pra, te na godase ajo me cka na kercenohesh!”
11:33. Ai tha: “Ate ju sjell vetem All-llahu, po qe se deshiron, e ju nuk mund ta pengoni!”
11:34. Nese perpiqem t’ju keshilloj, po qe se All-llahu don t’ju humbe, keshilla ime nuk ben dobi. Ai eshte Zoti juaj dhe vetem te Ai do te ktheheni.
11:35. A mos po thone se ai e trilloi ate? Thuaj: “Nese une kam trilluar, atehere ai eshte mekati im, e une jam larg nga krimet tuaja”.
11:36. E, Nuhut i qe shpallur: “Nuk do te besoje me askush nga populli yt, pervec atyre qe kane besuar (deri me tash), pra mos u brengos per ate qe punojne ata”.
11:37. E, mbaroje anijen nen mbikeqyrjen Tone dhe me mesimin tone, e mos m’u drejto Mua per ata qe bene zullum, ata gjithqysh jane te permbytur.
11:38. Dhe ai ndertonte anijen e paria e popullit te tij, sa here qe kalonte prane tij perqeshej me te. Ai u thoshte: “Nese talleni me ne, edhe ne do te tallemi me ju, ashtu sic po talleni ju!”
11:39. Dhe me vone do te kuptoni se cili do ta pesoje denimin e turpshem dhe mbi te cilin do te jete denimi i perjetshem.
11:40. E kur erdhi urdhri yne (i caktuar per ndeshkim) dhe gufoi (uji) prej furres (vend ku piqet buka), Ne i thame: “Ngarko ne te cdo krijese nga nje cift edhe familjen tende, pervec per ke eshte marre vendim i hershem kunder tij, e (ngarkoje) edhe kush ka besuar, po pervec nje pakice nuk i kishin besuar atij”.
11:41. Dhe ai tha: “Hipni ne te, me emrin e All-llahut ajo lundron dhe ndalet. Vertet, Zoti im eshte qe fale shume, eshte meshirues”.
11:42. Ajo lundron me ta neper vale si kodra, e Nuhu e thirri djalin e vet, qe ishte ne nje vend te ndare: “O djali im, hip bashke me ne, e mos u be me mohuesit!”
11:43. Ai (djali) tha: “Une do te ngjitem ne nje koder qe do te me mbroje nga uji (vershimi)!” Tha: “Nuk ka sot mbrojtes prej denimit te All-llahut, pos ate qe Ai e ka meshiruar!” Vala hyri mes tyre te dyve, e ai (djali) u mbyt ne uje.
11:44. E iu pat thene: “Oj toke, perbije ujin tend, dhe o qiell, nderpreje (shiun), uji u terhoq, urdhri u zbatua dhe ajo (anija) u ndal ne (kodren) Xhudij, e u tha: “I shkaterruar qofte populli mizor!”
11:45. Nuhu e luti Zotin e vet, duke i thene: “O Zoti im, djali im eshte i familjes sime, e premtimi Yt eshte i sakte, ndersa Ti je me i drejti i te drejteve!”
11:46. (Zoti) Tha: “O Nuh, ai (djali) nuk ishte nga familja jote (per te cilen te premtova se do t’i shpetoj), ai ishte punekeq, e ti mos me kerko Mua ate qe nuk di, Une te keshilloj qe te mos behesh nga injorantet!”
11:47. (Nuhu) Tha: “Zoti im, une mbeshtetem ne mbrojtjen Tende qe te (mos) kerkoj prej Teje ate per cka nuk kam njohuri, e ne qofte se nuk me fal mua dhe nuk me meshiron Ti, do te jem i humbur!”
11:48. Iu pat thene: “O Nuh, zbarko qofsh i shpetuar nga ana Jone, me begati per ty dhe per nje popull qe eshte me ty. E nje populli (tjeter) do t’i mundesojme perjetime, e pastaj do t’i godase denimi i dhembshem nga ana Jone”.
11:49. Keto jane disa nga rrefimet e panjohura (per ty), qe po t’i shpallim ty, e qe para ketij (Kur’anit) nuk i ke ditur as ti as populli yt. Pra, te jesh i durueshem se perfundimi (i lavdishem) eshte per te devotshmit.
11:50. Edhe tek (populli) Adi (derguam) nga mesi tyre Hudin qe tha: “O populli im adhuroni All-llahun, ju nuk keni zot tjeter pos Tij, ju vetem po hutoheni me trillime”.
11:51. O populli im, une per kete nuk kerkoj prej jush ndonje shperblim. Shperblimi im eshte vetem prej Atij qe me krijoi. A nuk po kuptoni.
11:52. O populli im, kerkoni falje prej Zotit tuaj dhe kthejuni Atij, Ai ju leshon shi me bollek, dhe fuqise suaj i shton fuqi, e mos refuzoni e te beheni mekatare!”
11:53. Ata thane: “O Hud, ti nuk na solle ndonje argument, e ne nuk i braktisim zotat tane per fjalen tende dhe ne nuk te besojme ty”.
11:54. Ne nuk themi tjeter vetem se dikush prej zotave tane te ka goditur me cmendje! Ai tha: “Une deshmitar e kam All-llahun, e ju deshmoni se une jam larg nga ajo cka ju i shoqeroni.
11:55. (larg adhurimit) Pos Tij. Ju pra, te gjithe perpiquni kunder meje e mos me jepni afat.
11:56. Une iu kam mbeshtetur All-llahut, Zotit tim dhe Zotit tuaj, pse nuk ka asnje nga gjallesat, e qe Ai te mos e kete nen sundim, vertet Zoti im eshte i drejte.
11:57. Nese kundershtoni, une ju kumtova ate me te cilen jame derguar te ju. Zoti im do t’ju zevendesoje me nje popull tjeter, Atij nuk mund t’i beni kurrfare demi. Vertet, Zoti im eshte percjelles i cdo sendi”.
11:58. E kur arriti vendimi Yne (per denim), Ne me meshiren Tone e shpetuam Hudin, e bashke me te edhe ata qe kishin besuar. I shpetuam prej denimit te rende.
11:59. E ato ishin (gjurme te genjeshtareve te fisit) Ad-et, qe mohuan argumentet e Zotit te tyre, kundershtuan te derguarin e Tij, shkuan pas urdhrit te cdo kryelarti kundershtar.
11:60. Ata u percollen me mallkim si ne kete bote, ashtu edhe ne diten e gjykimit. Le te dihet, Adet mohuan Zotin e tyre. Qofte i shkaterruar Adi, populli i Hudit!
11:61. Edhe te (populli) Themud e patem derguar njerin prej tyre, Salihun, e ai u tha: “O populli im, adhurojeni All-llahun, ju nuk keni ndonje zot tjeter pos Tij, Ai se pari ju krijoi nga dheu dhe ju beri banues te tij, andaj kerkoni falje prej Tij, dhe shprehni pendim te Ai. S’ka dyshim, Zoti im eshte afer (me meshire), Ai pergjigjet (lutjeve)”!
11:62. Ata thane: “O Salih, ti ishe shprese jona para kesaj. Si mund te na ndalosh ta adhurojme ate qe e adhuruan prinderit tane? Vertet, ne jemi shume te dyshimte e ne dileme ne ate qe na therret ti!”
11:63. “O populli im, me tregoni ju, nese une jam (i bazuar) ne argument (te qarte) nga Zoti im, dhe Ai te me kete dhene mua meshire (graden pejgamber) nga ana e Tij, kush do te me mbroje mua nga All-llahu, nese une kundershtoj Ate? Ju nuk me shtoni tjeter vetem humbje.
11:64. O populli im, kjo eshte deveja e All-llahut, per ju eshte nje argument. Lereni pra, te ushqehet ne token e All-llahut e mos e prekni me ndonje te keqe e t’ju godase menjehere denimi!”
11:65. E megjithate ata e therren ate, e ai (Salihu) ju tha: “Perjetoni ne vendin tuaj tri dite, ky eshte caktim jo i rrejshem!”
11:66. E kur erdhi vendimi Yne (per denim), Ne e shpetuam Salihun nga poshterimi i asaj dite, e bashke me te, edhe ata qe besuan. Zoti yt eshte ai i fuqishmi, ngadhenjyesi.
11:67. Ndersa ata qe bene zullum, i kapi (ne diten e katert) krisma dhe gedhine kufoma (te ngrira) ne vendin e tyre.
11:68. (gedhine) Sikur te mos kishin qene fare ne te. Kuptojeni pra, (populli) Themud e mohoi Zotin e vet. Mallkimi qofte kunder Themudit!
11:69. Edhe Ibrahimit i paten ardhur te derguarit (engjejt) tane me myzhde dhe i thane: “Selam”. Ai u pergjigj: “Gjithnje paci selam” dhe nuk vonoi t’ju sjelle nje vic te pjekur (te ferguar ne gure).
11:70. Kur pa se duart e tyre nuk shtrihen kah ai (vic), iu duken te pazakonshme dhe ndjeu prej tyre njefare frike. Ata i thane: “Mos u frikeso, ne jemi te derguar te populli i Lutit”.
11:71. E gruaja (Sare) e tij (Ibrahimit) rrinte ne kembe dhe qeshi, e Ne e pergezuam ate me Is’hakun, e pas Is’hakut me Jakubin.
11:72. Ajo tha: “E mjera une, si do te linde une kur jam e vjeteruar, kurse ky burri im eshte i shtyer me moshe, vertet kjo eshte gje e cuditshme?!”.
11:73. Ata i thane: “Si, mos po cuditesh me caktimin e Zotit?” Meshira e All-llahut dhe bekimi i Tij qofte me ju o familje e shtepise (se Ibrahimit)! Vertet, Ai eshte meritues per falenderim, eshte bamires i madh.
11:74. Pasi qe Ibrahimit i kaloi frika dhe i erdhi myzhdeja, ai nisi dialog me te derguarit tane rreth popullit te Lutit.
11:75. Vertet, Ibrahimi ishte shume i bute, shume i dhembshem dhe i kthyeshem.
11:76. (engjejt i thane) O Ibrahim lere kete (dialog), urdhri i Zotit tend tashme ka zbritur, s’ka tjeter, ata do te perjetojne denim te pashmangshem.
11:77. E kur te derguarit tane i erdhen Lutit, ai u keqesua per ta dhe u ngushtua rende me ardhjen e tyre e tha: “Kjo eshte dite e veshtire!”
11:78. Dhe populli i tij, qe me pare benin pune te turpshme, erdhi me nguti te ai (te Luti), e ai tha: “O populli im, qe keto bijat e mia (grate e atij vendi), jane me te pastra per ju, kini frike pra All-llahun e mos me turperoni me musafiret e mi, a nuk ka nder ju ndonje njeri te mencur (e t’ju ndaloje nga e keqja)?”
11:79. Ata thane: “Po ti e ke te ditur se ne nuk kemi kurrfare lakmie ne bijat tua, ti e di me siguri se cka deshirojme ne!”
11:80. Ai tha: “Ah, sikur te kisha fuqi kunder jush (t’ju zbrapse), ose te kisha mbeshtetje ne ndonje perkrahje (te fisit) te forte!” (do t’i mbroja musafiret e mi).
11:81. (engjejt) Thane: “O Lut, ne jemi te derguarit e Zotit tend, ata (populli yt) nuk kane per t’u afruar te ti, e ti kah fundi i nates udheto me familjen tende dhe askush prej jush te mos veshtroje mbrapa (familja do te shpetoje), pos gruas sate, ajo do te jete e goditur me cka do te goditen edhe ata. Afati i tyre eshte mengjesi, a nuk eshte mengjesi afer?”
11:82. Kur erdhi urdhri yne, Ne permbysem te gjitha ato (fshatrat e tyre) duke kthyer cdo gje nga lart poshte, dhe mbi ta reshem gure te forte pa ia nda.
11:83. (gure) Te shenuar te Zoti yt. Ai (vend) nuk eshte larg zullumqareve (idhujtareve kurejshite).
11:84. Edhe Medjenit (i derguam) vellain e tyre Shuajbin qe ju tha: “O popull im, adhurojeni All-llahun, ju nuk keni zot tjeter pos Tij, mos matni as mos peshoni mangut, une po shoh se jeni ne gjendje te mire jetesore, pra une po frikesohem per ju nga denimi qe do t’ju perfshije nje dite!”
11:85. O populli im, veproni drejt gjate matjes dhe peshimit, e mos i demtoni njerezit ne asgje dhe mos shkaktoni rremuje ne toke!”
11:86. Ate pjese qe ua lejoi All-llahu eshte shume me e mire per ju, nese jeni besimtare, e une nuk jame roje juaj!”
11:87. Ata thane: “O Shuajb, a namazi yt po te thote te na urdherosh qe ta braktisim ate qe e adhuruan prinderit tane, ose (po te urdheron) per te punuar ne pasurine tone ashtu si te deshirojme? Vertet, ti qenke i bute e i mencur”. (Kjo ishte tallje e tyre).
11:88. “O populli im, me thuani pra nese une kam argumente te sigurta nga Zoti im dhe nga ana e Tij, Ai me furnizoi mua me te mira (si mund te mos ju udhezoj ne rruge te drejte?) Une nuk dua t’ju kundershtoj (duke punuar) per ate nga e cila po ju ndaloj, une nuk dua tjeter vetem te permiresoj aq sa mundem, por kete mund ta arrij vetem me ndihmen e All-llahut, vetem Atij iu kam mbeshtetur dhe vetem te Ai jam i drejtuar!”
11:89. O populli im, kundershtimi ndaj meje te mos u shpie (ne mosbesim) qe te ju gjeje ajo qe e gjeti popullin e Nuhut, popullin e Hudit ose popullin e Salihut. E populli i Lutit nuk eshte larg prej jush.
11:90. Kerkoni falje Zotit tuaj dhe sinqerisht pendohuni ndaj Tij. Vertet, Zoti im eshte meshirues, shume i dashur.
11:91. Ata thane: “O Shuajb, ne nuk po e kuptojme shumicen nga ajo qe thua dhe ne te konsiderojme ty te dobet ne mesin tone, dhe sikur te mos ishte ai grup yti, ne do te gurezonim ty, ngase ti nuk je i cmuar nder ne”.
11:92. Ai tha: “O populli im, a eshte me i cmuar te ju farefisi im se All-llahu, qe e keni hedhur Ate pas shpine? Nuk ka dyshim, Zoti im i di te gjitha ato qe veproni”.
11:93. “O populli im, veproni sa te mundeni, une veproj, e me vone do ta kuptoni se kush do ta pesoje ate denim qe e poshteron dhe kush eshte ai rrenacak. Pritni se edhe une se bashku me ju jam duke pritur”.
11:94. E kur erdhi urdhri Yne, Ne me meshiren tone e shpetuam Shuajbin dhe bashke me te edhe ata qe besuan, ndersa zullumqaret i kapi britma e tmerri, duke gedhire ne vendin e tyre kufoma te gjunjezuara.
11:95. (gedhine) Si te mos kishin ekzistuar fare aty. Qofte i shkaterruar Medjeni sikurse ishte shkaterruar Themudi!
11:96. Ne e patem derguar Musain me dispozitat tona dhe me mrekulli konkrete,
11:97. Te faraoni dhe rrethi i tij, e ata iu binden urdhrit te faraonit, por urdheri i faraonit nuk ishte mencuri.
11:98. Ne diten e kijametit ai (faraoni) i prine popullit te vet dhe u fut ne zjarr. Sa i shemtuar eshte ai vend i ofruar.
11:99. Edhe ne kete bote ata i percolli mallkimi, e edhe ne diten e kijametit. Sa e keqe eshte ajo dhurate e dhuruar.
11:100. Keto jane disa nga lajmet e vendeve qe po t’i rrefejme ty; disa prej tyre ekzistojne ende, e disa jane shkaterruar.
11:101. Ne nuk u beme padrejte atyre, por ata vetvetes i bene padrejte. E kur erdhi urdhri i Zotit tend, atyre nuk u ndihmuan asgje zotat e tyre, te cileve u luteshin pos All-llahut, dhe nuk fituan tjeter pos shkaterrim.
11:102. Ja, keshtu eshte ndeshkimi i Zotit tend, kur denon vendet qe jane zullumqare. Vertet, ndeshkimi i Tij eshte i dhembshem, e i ashper.
11:103. Ne keto (rrefime) me te vertete ka nje pervoje per ate qe i frikesohet denimit te botes tjeter. Ajo eshte dite e tubimit te njerezve dhe ajo eshte dite deshmuese.
11:104. Dhe ate (dite) nuk e shtyejme vetem deri ne nje afat qe eshte i caktuar.
11:105. E kur te vije ajo dite, askush nuk do te flase, pos me lejen e Tij, e prej tyre (te tubuarve), ka fatzi dhe fatbardhe.
11:106. E per sa u perket atyre fatkeqinjeve, ata jane ne zjarr, aty ata kane dihatje, kerhamze te veshtire (ne frymemarrje).
11:107. Aty jane pergjithmone, sa te jene qiejt dhe toka, pervec ate cka do Zoti yt, vertet Zoti yt punon cka deshiron.
11:108. E per sa u perket atyre fatmireve, ata jan ne xhennet pergjithmone, sa te jene qiejt dhe toka, pervec ate cka do Zoti yt (All-llahu ju dhuron) shperblim te pakeputur.
11:109. Per adhurimin qe bejne keta (idhujtaret), ti mos ki dyshim (se eshte i kote). Nuk adhurojne tjeter vetem si adhuronin me pare prinderit e tyre, e Ne do t’ua japim pjesen e tyre pa mangesi.
11:110. Ne edhe Musait i patem dhene librin, e u be percarje rreth tij, e sikur te mos ishte vendimi i Zotit tend i percaktuar me heret, me siguri do te kryhej (denimi kunder tyre). Vertet, ata (populli yt) kane shprehur dyshim rreth tij.
11:111. S’ka tjeter, vetem se secilit prej tyre Zoti yt do t’u permbushe veprat e tyre, se Ai eshte i njohur hollesisht per ate qe veprojne.
11:112. Ti (Muhammed) perqendrohu vendosmerisht ashtu si je i urdheruar, e bashke me ty edhe ata qe u penduan (prej idhujtarise), e mos tejkaloni (kufijte e caktuar), se me te vertete Ai eshte shikues i asaj qe veproni.
11:113. Dhe mos anoni kah ata qe bene zullum, e per ate shkak t’ju kape zjarri, sepse pervec All-llahut nuk keni mbrojtes, e mbeteni te pandihmuar.
11:114. Dhe fale namazin ne dy skajet e dites, e edhe ne oret e aferta (me diten) te nates. S’ka dyshim se veprat e mira i shlyejne ato te keqijat. Kjo eshte nje keshille per ata qe pranojne keshillat.
11:115. Dhe ti, jij i durueshem, se All-llahu nuk ua humb shperblimin bamiresve.
11:116. E perse te mos kete pasur nga breznite qe ishin para jush, te zotet e mendjes e te nderit qe t’i ndalonin crregullimin e kaosin ne toke, pervec nje pakice, te cilet i shpetuam (ngase u frenuan nga te keqijat), e ata qe ishin mizore u dhane pas kenaqesive si te shfrenuar, duke vazhduar te jene mekatare.
11:117. E Zoti yt nuk eshte qe te shkaterroje mizorisht vendet, nese banoret e tyre jane punemire.
11:118. Sikur te deshironte Zoti yt, do t’i bente njerezit te nje feje (por nuk deshiroi, Ai e di pse). Ata vazhdimisht jane ne kundershtime (mes vete),
11:119. Pervec atij qe e meshiroi Zoti yt. Po per kete edhe i krijoi ata. Fjala e Zotit tend: “Gjithsesi do ta mbushe xhehennemin me te gjithe exhinet dhe njerezit”, ka marre fund (eshte plotesuar).
11:120. Te gjitha keto qe t’i rrefyem ty nga lajmet e pejgambereve, jane qe ta forcojne zemren tende, dhe ne to te ka ardhur e verteta e keshilla, si dhe perkujtime per besimtaret.
11:121. E atyre qe nuk besojne thuaju: “Veproni sa te mundeni ne ate te tuajen, edhe ne jemi duke vepruar”.
11:122. Ju pritni (c’do te na gjeje neve), edhe ne jemi duke pritur (se c’do t’ju gjeje juve).
11:123. Vetem All-llahut i takon dija per fshehtesite e qiejve dhe te tokes, cdo ceshtje i kthehet (ne kompetence) vetem Atij, pra adhuroje Ate, mbeshtetu tek Ai, se Zoti yt nuk eshte i panjohur per ate qe veproni.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Perkethimi i Kur'an-it ne gjuhen Shqipe Empty Re: Perkethimi i Kur'an-it ne gjuhen Shqipe

Mesazh nga Alberti Sun 31 Jan 2010 - 7:16

12.Jusuf

Me emrin e All-llahut, Meshiruesit, Meshireberesit!


12:1. Elif, Lam, Ra. Keto (ajete qe t’u zbriten) jane ajetet e librit te qarte.
12:2. Ne e zbritem ate Kur’an arabisht, ashtu qe ta kuptoni.
12:3. Ne me te shpallur te ketij Kur’ani po te rrefejme ty (Muhammed) me te bukurin rrefim, edhe pse para tij ishe nga te painformuarit.
12:4. (perkujto) Kur Jusufi, babait te vet i tha: “O babai im, une pashe (ne enderr) njembedhjete yje dhe diellin e henen, i pashe duke me bere mua sexhde!”
12:5. Ai (Jakubi) tha: “O biri im, mos u trego enderren tende vellezerve tu, se po te bejne ndonje dredhi, s’ka dyshim, djalli per njeriun eshte armik i hapet”.
12:6. Ja, keshtu Zoti yt te zgjedh ty, ta meson interpretimin e endrrave, ploteson dhuntine e Tij ndaj teje dhe familjes se Jakubit, sikurse e pat plotesuar ate me pare ndaj prinderve tu, Ibrahimit dhe Is’hakut. Vertet, Zoti yt eshte me i dijshmi, me i urti!”
12:7. Njemend, per ata qe pyesin (interesohen) ne ndodhine e Jusufit dhe te vellezerve te tij, pati fakte (mbi fuqine e Zotit).
12:8. Kur ata (vellezerit) thane: “Pasha Zotin, Jusufi dhe vellai i tij jane me te dashur te babai yne se ne, ndersa ne jemi grup (i forte). Vertet, babai yne eshte ne gabim sheshazi”.
12:9. Mbyteni Jusufin ose hidheni diku larg ne nje vend e babai juaj t’ju doje juve e pas asaj (pendohuni), behuni njerez te mire.
12:10. Njeri prej tyre tha: “Mos e mbytni Jusufin, e ne qofte se jeni per te bere dic, leshojeni ate ne fund te bunarit, do ta marre ate dikush prej udhetareve”.
12:11. Ata thane: “O babai yne, c’ke qe nuk na beson per Jusufin, e ne ia duam te miren atij?
12:12. Dergoje neser ate me ne, le te haje peme dhe le te luaje me siguri do ta ruajme ate”.
12:13. Ai tha: “Une mallengjehem po te vije me ju, e edhe kam frike se do ta haje ujku, kur mungon kujdesi juaj per te”.
12:14. Ata thane: “Per Zotin, nese e ha ujku, e duke qene ne grup kaq i forte, atehere ne mos qofshim fare!”
12:15. Pasi qe ata shkuan me te dhe vendosen ta vene ne fund te bunarit, Ne i shpallem: “Ti do t’i njoftosh ata per kete veper te tyre, e duke mos ditur ata (do te vije koha t’ju thuash per kete veper e ata nuk do te dine se ti je Jusufi)”.
12:16. E ne mbremje erdhen duke qare te babai i tyre.
12:17. Thane: “O babai yne, ne shkuam te bejme gara, e Jusufin e lame te teshat tona dhe ate e kishte ngrene ujku. Ti nuk do te na besosh neve, edhe po te jemi te vertete!”
12:18. E erdhen (i sollen) e ne kemishen e tij me gjak te rrejshem. Ai tha: “Jo, (nuk e ka ngrene ujku), por epshet tuaja ua hijeshuan punen. Halli im eshte: durim i mire. All-llahu eshte nga i cili kerkohet ndihme per kete qe pershkruani ju”.
12:19. Dhe atypari kaloi nje grup udhetaresh, e e derguan ujebartesin (per uje), e ai e leshoi koven e vet (ne bunar) dhe tha: “Myzhde! Qe nje djalosh!” Ata e fshehen ate si mall tregtie. Po All-llahu e dinte shume mire se c’vepronin ata.
12:20. Dhe e shiten ate (Jusufin) per nje cmim te vogel, per disa dirheme (mase argjendi) te numeruar, sepse ne mesin e tyre pati asish qe nuk lakmuan (per cmim me te larte).
12:21. E ai qe e bleu nga Misiri (Egjipti) i tha gruas se vet: “Beni pritje te kenaqshme, se eshte shprese t’ia shohim hajrin ose ta adoptojme per femije!” Ja, keshtu (sikurse e shpetuam nga bunari), Ne i beme vend Jusufit ne toke (ne Egjipt), e qe t’ia mesojme atij shpjegimin per disa endrra. All-llahu eshte mbizoterues i punes se vet, por shumica e njerezve nuk e dine (fshehtesine e ceshtjeve).
12:22. E kur e arriti pjekurine e tij, Ne i dhame pushtet e dituri. E keshtu Ne i shperblejme punemiret.
12:23. E ajo, ne shtepine e se ciles ishte Jusufi, i beri lajka atij dhe ia mbylli dyert e i tha: “Eja!”. Ai (Jusufi) tha: “All-llahu me ruajte, ai zoteriu im (e burri yt) me nderoi me vendosje te mire (si mud t’i bej hile ne familje)?”. S’ka dyshim se tradhtaret nuk kane sukses.
12:24. Ajo e mesyni ate qellimisht, e atij do t’i shkonte mendja ndaj saj, sikur te mos i prezentohej argumenti nga Zoti i tij. Ashtu (e beme te vendosur) qe ta largojme nga ai te keqen dhe te ndyten. Vertet, ai ishte nga robte tane te zgjedhur.
12:25. Dhe, qe te dy ata u nguten kah dera, e ajo ia grisi kemishen e tij nga mbrapa dhe prane dere ata te dy e takuan burrin e saj, e ajo tha: “Cfare mund te jete ndeshkimi i atij qe tenton te keqen ne familjen tende, perpos te burgoset, ose denim te dhembshem!?”
12:26. Ai (Jusufi) tha: “Ajo m’u versul mua!” Nje deshmitar nga familja e saj gjykoi: “Nese kemisha e tij eshte grisur perpara, ajo ka thene te drejten, kurse ai genjen.
12:27. E nese kemisha e tij eshte grisur prapa, atehere genjen ajo, kurse ai eshte i drejte”.
12:28. E kur e pa ai (burri i saj) kemishen e tij te grisur prapa, tha: “Kjo eshte dredhi juaja, vertet dredhia juaj eshte e madhe!”
12:29. “Jusuf, largohu nga kjo (mos ia permend askujt)! E ti (gruas) kerko falje per mekatin tend, se vertet ti qenke fajtore!”
12:30. Nje grup nga grate e qytetit thane: “Gruaja e zoteriut (e ministrit) i versulet marrezisht sherbetorit te vet, ate e ka kapluar ne shpirt dashuria, e ne jemi te bindura se ajo eshte ne humbje te hapet.
12:31. E kur ajo degjoi per ato peshperitjet e tyre, dergoi t’i therrase ato, u pergatiti vendmbeshtetje dhe seciles prej tyre i dha nga nje thike e tha: “Dilu para atyre!” Kur e pane ate, ato u tronditen dhe i prene duart e tyre e thane: “All-llahut i qofshim fale! Ky nuk eshte njeri, ky nuk eshte tjeter vetem se ndonje engjell i larte!”
12:32. Ajo tha: “Qe, ky eshte ai per te cilin me qortuat mua, e une e mesyna ate, po ai u ruajt fort. Po qe se nuk ben cka e urdheroj, ai gjithqysh do te burgoset dhe do te nencmohet”.
12:33. Ai (Jusufi) tha: “O Zoti im, burgu eshte me i deshiruar per mua, se sa ate qe ma ofrojne ato mua dhe nese Ti nuk largon prej meje dredhine e tyre, une mund te anoj te ato e te behem injorant”.
12:34. E Zoti i tij ia pranoi lutjen atij dhe e largoi nga ai dredhine e tyre. Vertet, Ai eshte qe degjon (lutjet) dhe di (gjendjen).
12:35. Mandej, pasi qe vertetuan argumentet (e pastertise se Jusufit), atyre (ministrit dhe rrethit te tij) iu paraqit ideja qe ate per nje kohe ta burgosin.
12:36. Se bashku me te hyne ne burg dy te rinj. Njeri prej atyre dyve tha: “Une enderrova veten se po shtrydhi (rrush per) vere”. E tjetri tha: “Une enderrova se po bart mbi koke nje buke nga e cila hanin shpezet”. Na trego komentimin e saj, se ne te konsiderojme nga komentuesit e mire (te endrrave).
12:37. Tha: “Nuk ju vjen juve ndonje ushqim me te cilin ushqeheni, e qe une te mos dije, t’ju pershkruaj ate para se t’ju vije. Kjo eshte nga ajo cka me mesoi Zoti im (nuk eshte fall e as prognoze). Une e kam braktisur fene e nje populli qe nuk e beson All-llahun e as boten tjeter, e ata ishin jobesimtare”.
12:38. Une e ndoqa fene e prinderve te mi: Ibrahimit, Is’hakut, Jakubit. Neve nuk na takoi t’i pershkruajme kurre nje send shok All-llahut. Ky (besim i drejte) eshte dhurate e madhe nga All-llahu ndaj nesh dhe ndaj njerezve, por shumica e njerezve nuk ia dine vleren.
12:39. O ju dy shoket e mi te burgut, a eshte me mire te adhurohen zota te ndryshem ose All-llahu, i vetmi ngadhenjimtar?”
12:40. Ata qe ju adhuroni pervec All-llahut, nuk jane tjeter vetem se emra qe i pagezuat ju dhe prinderit tuaj. All-llahu nuk shpalli ndonje fakt per ta, vendimi (ne ceshtjen e adhurimit) nuk i takon kujt, pos All-llahut, e Ai urdheroi te mos adhuroni tjeter vetem Ate. Kjo eshte feja e drejte, por shumica e njerezve nuk e dine.
12:41. O shoket e mi te burgut! Njeri prej juve dyve do t’i jape te pije vere zoteriut te vet, e tjetri do te varet, kurse shpezet do te hane nga koka e tij. Ceshtja per te cilen kerkuat shpjegim, ka marre fund (keshtu).
12:42. E atij, per te cilin besonte se eshte i shpetuar, i tha: “Me perkujto mua te zoteriu yt”. Po djalli e vuri ne harrese ta perkujtoje te zoteriu i tij, e per kete mbeti ne burg disa vjet.
12:43. E (kur u afrua lirimi i Jusufit) mbreti tha: “Kam pare ne enderr shtate lope te majme dhe shtate lope te dobeta qe i hanin ato (te dobetat i gelltiten ato te majmet) dhe shtate kallinj te gjelber (qe kishin lidhur frytin) e (shtate) te tjere te thare. O ju pari, nese dini ta interpretoni endrren, me tregoni per endrren time!”
12:44. Ata (paria) thane: “Enderra te perziera, e ne nuk dime komentimin e endrrave te tilla”.
12:45. E ai prej atyre dyve qe shpetoi (qe i pat thene Jusufi ta permende) e perkujtoi pas nje periudhe e tha: “Une ua tregoj kuptimin e saj. Pra me lejoni te shkoj (te Jusufi)”.
12:46. (E derguan te burgu, e ai tha) O Jusuf, o ti i drejte, na shpjego per shtate lope te dobeta qe i hanin shtate lope te majme, dhe shtate kallinj te gjelber e shtate te thare, e ndoshta po kthehem te njerezit (me pergjigje), ashtu qe edhe ata ta kuptojne (vleren dhe dijen tende)!
12:47. Ai (Jusufi) tha: “Mbillni shtate vjet vazhdimisht, e cka keni korrur lereni ne kallinj, pervec nje pakice nga e cila do te hani.
12:48. Pastaj, do te vijne shtate (vjet) te veshtira (me skamje) qe do ta hane ate qe e keni ruajtur per to, pervec nje pakice nga ajo qe do ta ruani (ne depo per fare).
12:49. Mandej, pas asaj vjen nje vit (i begatshem) ne te cilin njerezve u bie shi dhe ne te cilin do te kene te vjela (vit i begatshem ne pergjithesi)”.
12:50. E mbreti tha: “Ma sillni mua ate (Jusufin)!” Dhe kur i shkoi atij (Jusufi) i derguari (i mbretit), ai itha: “Kthehu te zoteriu yt dhe pyete ate: C’eshte puna e grave qe i prene duart e tyre? Vertet, Zoti im e di shume mire dredhine e tyre”.
12:51. Ai (mbreti) tha: “Cka ishte puna juaj kur ju vete e deshiruat (iu versulet) Jusufin?” Ato thane: “Zoti na ruajt, ne nuk dime ndaj tij asnje te keqe!” Gruaja e ministrit tha: “Tash doli ne shesh e verteta, e une iu versula atij me dashuri, e ai eshte nga te drejtit!”
12:52. “Kete (e bera thote Jusufi) per ta ditur ai (ministri) se une nuk e tradhtova tinezisht dhe se vertet All-llahu nuk realizon dredhine e tradhtareve.
12:53. Une nuk e shfajesoj veten time, pse epshi eshte shume nxites per te keqen, pervec ate qe ka meshiruar Zoti im, se Zoti im eshte qe fale e meshiron shume.
12:54. Mbreti tha: “Ma sillni mua ate, thjeshte ta vecoj per veten time!” (Ia sollen Jusufin) E pasi qe bisedoi me te tha: “Tash ti ke te na pozite dhe je i besueshem”.
12:55. Ai (Jusufi) tha: “Me cakto mua pergjegjes te depove te vendit, une jam besnik i dijshem”.
12:56. Dhe keshtu Ne Jusufit i dhame pozite ne vend (ne Egjipt) zinte vend aty ku deshironte. Ne e pajisim me te mirat tona ate qe duam, e Ne nuk ua humbim shperblimin punemireve.
12:57. Po shperblimi i botes tjeter, gjithsesi eshte shume me i mire per ata qe besuan dhe ata qe u frikesuan dhe u ruajten.
12:58. Dhe (pas nje kohe) vijne vellezerit e Jusufit e hyne tek ai, e ai i njohtu, ndersa ata nuk e njihnin.
12:59. E pasi i furnizoi me te gjithe artikujt e nevojshem (me bare drithi per te cilin kishin ardhur, etj), u tha: “Me sillni nje vella tuajin qe e keni nga baba, a nuk e vereni se une vertet u plotesoj barren (peshojen) dhe se une jam mikpritesi me i mire!”
12:60. E nese nuk ma sillni ate (vellain), Ju nuk do te merrni tek une bare drithi (per ushqim), e as mos iu afroni (vendit tim).
12:61. Ata thane: “Ne do te perpiqemi per te (per ta marre) te babai i tij dhe gjithsesi ne do ta bejme ate!”
12:62. Ai (Jusufi) djelmoshave te tij sherbetore u tha: “Vendojeni mallin e tyre (barren qe e kishin sjelle per te blere drith) ne barret e tyre, ashtu qe kur te kthehen te familja e tyre (t’i hapin barret) ta njohin, e ndoshta do te kthehen serish te ne”.
12:63. E kur u kthyen te babai i tyre thane “O baba yne, po na ndalohet barra (drithi), lejoni te vije me ne vellai yne (Binjamini) qe te marrim ushqim, e ne do ta ruajme ate (nga cdo e keqe)”.
12:64. Ai (Jakubi) tha: “A t’ju besoj per kete, vetem sikurse u besova me pare per vellain e tij (Jusufin), po All-llahu eshte mbrojtesi me i mire dhe Ai eshte meshirues i meshiruesve”.
12:65. E kur i hapen barret e tyre, e gjeten mallin e tyre qe iu ishte kthyer dhe thane: “O ati yne, cka duam me teper, qe, ky eshte malli yne qe na u kthye, do ta furnizojme me drith familjen tone, do ta ruajme vellain tone dhe do ta shtojme nje barre deveje, e kjo eshte sasi e lehte (per sundimtarin)”.
12:66. Ai (Jakubi) tha: “Une kurrsesi nuk e dergoj ate me ju, derisa te ma jepni besen (e forte) ne All-llahun, se gjithsesi do te ma ktheni ate mua, pervec nese u diktojne rrethanat e nuk mundeni”. E kur ata ia dhane besen (u betuan), ai tha: “All-llahu eshte garantues per kete qe e thame”.
12:67. Po ai (Jakubi) tha: “O bijt e mi, mos hyni (ne Egjipt) per nje dere, po hyni neper dyer te ndryshme. Une nuk mund te largoj prej jush asnje send nga caktimi i All-llahut, vendimi nuk eshte i tjeterkujt vetem i All-llahut, vetem Atij iu kam mbeshtetur dhe vetem Atij le t’i mbeshteten ata qe besuan.
12:68. Dhe ata hyne ashtu si i porositi babai i tyre, po ajo nuk ishte gje qe do t’u ndihmonte asgje nga caktimi i All-llahut, pervec nje deshire te Jakubit qe e kishte ne vete dhe e kreu. Po ai (Jakubi) ishte i dijshem per te, ngase Ne e kemi mesuar per ate, por shumica e njerezve nuk e dine.
12:69. E kur hyne te Jusufi, ai (Jusufi) e afroi prane vete vellain e vet (Binjaminin) dhe i tha: “Une jam vellai yt, e ti mos u pikello per ate qe ata vepruan!”
12:70. E kur i pajisi ata me pajimet e tyre, e vuri tasin (goten) ne barren e vellait te vet, e pastaj nje thirres thirri: “O ju devexhinj, ju jeni vjedhes!”
12:71. U kthyen (devexhinjte) dhe thane: “Cka keni humbur?”
12:72. (sherbetoret e sundimtarit) Thane: “Kemi humbur tasin e sunduesit, e kush e sjell ate (tasin), ka (shperblim) nje barre deveje (drith). Une vete jam per kete garantues!”
12:73. Ata (vellezerit e Jusufit) thane: “Pasha All-llahun, ju e dini se ne nuk kemi ardhur per te bere shkaterrime ne toke dhe nuk jemi vjedhes!”
12:74. (sherbetoret) Thane: “Nese jeni genjeshtare, cfare duhet te jete ndeshkimi i atij (qe ka vjedhur)?”
12:75. (vellezerit) Thane: “Denimi i tij eshte, vete ai (te roberohet) ne barren e te cilit gjendet. Keshtu ne i denojme te padrejtit!”
12:76. Dhe filloi (kontrollimi) ne barret e tyre, perpara barres se vellait te vet, e pastaj e nxori ate (tasin) nga barra e vellait te vet. Keshtu Ne e mesuam te planifikoje Jusufi. Sipas ligjit te mbretit, atij (Jusufit) nuk i takonte ta ndalte (peng) vellain e vet, pervec kur eshte deshira e All-llahut! Ate qe duam Ne e lartesojme shume ne dituri, e mbi secilin te dijshem ka edhe me te dijshem.
12:77. (vellezerit) Thane: “Ne paste vjedhur ky, ka pase vjedhur me pare edhe nje vella i tij. Jusufi kete e mbajti fshehte ne vete e nuk ua zbuloi atyre dhe tha: “Ju jeni ne pozite me te keqe (kete e tha me vetvete e jo atyre), All-llahu e di me se miri per ate qe trilloni.
12:78. Ata thane: “O zoteri, ai ka nje babe shume te vjeter, pra, ne vend te tij na merr njerin prej nesh. Beje kete te mire se ti je prej atyre qe bejne mire!”
12:79. Ai (Jusufi) tha: “All-llahu na ruajt, te marrim tjeter pos atij te i cili e kemi gjetur teshen tone, ne atehere do te jemi te padrejte!”
12:80. E kur e humben shpresen prej tij, u vecuan per t’u konsultuar. Me i madhi i tyre tha: “A nuk e dini qe babai juaj ka marre prej jush besen ne All-llahun, e me pare cfare padrejtesish keni bere ndaj Jusufit?” Une pra nuk ndahem kurre prej kesaj toke (te Egjiptit) deri qe te me lejoje babai im, ose te vendose All-llahu (mire) per mua, e Ai eshte gjykates me i drejte!”
12:81. Ju kthehuni te babai juaj dhe thuani: “O at yni, djali yt vodhi, ne deshmojme vetem per ate qe dime, e per te fshehten ne nuk ishim roje!”
12:82. Ti dergo e pyeti (banoret ne) qytetin ku ishim ne, po ashtu edhe (ata me) karvanin me te cilin kemi ardhur. Ne jemi te drejte (c’te themi).
12:83. Ai (Jakubi) tha: “Jo, ceshtjen ua lehtesoi epshi juaj. (Mua nuk me ka mbetur tjeter) Durim i mire, eshte shprese qe All-llahu do te m’i sjelle te gjithe; Ai eshte me i dijshmi, me i urti!”
12:84. Dhe, ua ktheu shpinen e tha: “O deshperim i im per Jusufin, dhe nga pikellimi iu zbardhen te dy syte, po i permbajtur (nga pikellimi).
12:85. Ata thane: “Per All-llahun ti vazhdimisht e perkujton Jusufin derisa do te semuresh rende, e te shkaterrohesh”.
12:86. Ai (Jakubi) tha: “Une hidherimin tim dhe pikellimin tim ia parashtroj All-llahut, e une di per All-llahun ate qe ju nuk e dini”.
12:87. (Jakubi u tha te bijve te vet) “O bijte e mi, shkoni dhe hulumtoni (ne Egjipt) per Jusufin dhe vellain e tij, e mos e humbni shpresen nga meshira e All-llahut, pse vetem populli jobesimtar e humb shpresen ne All-llahun”.
12:88. (shkuan) E kur hyne tek ai i thane: “O ti zoteri, neve dhe familjen tone na ka goditur skamje e veshtire, e kemi ardhur me nje mall te vjeter, e ti pra na mbush masen (barren) dhe na dhuro, All-llahu i shperblen ata qe dhurojne”.
12:89. Ai (Jusufi) tha: “A e dini cka keni bere me Jusufin dhe vellain e tij kur ishit injorante?”
12:90. Ata thane: “A ti je vete Jusufi?” Ai tha: “Une jam Jusufi, e ky eshte vellai im, All-llahu na dhuroi shpetimin, pse ai qe ruhet dhe ben durim, s’ka dyshim All-llahu nuk humb shperblimin e punemireve”.
12:91. Ata thane: “Pasha All-llahun, eshte e vertete se All-llahu te ka lartesuar mbi ne, kurse ne vertet ishim fajtore!”
12:92. Ai tha: “Sot nuk ka qortim kunder jush, All-llahu ju falte juve; Ai eshte me meshirues i meshiruesve!
12:93. Ju shkoni me kete kemishen time, dhe hidhnia ate babait tim ne fytyre, e atij do t’i kthehet te pamurit, e pastaj ejani tek une me tere familjen time”.
12:94. (u nisen) Dhe posa u ndane devet (prej qytetit), i ati i tyre tha: “Une po e ndiej eren e Jusufit, mos me konsideroni te matufosur.” (kete ia tha familjes se vet ne Palestine).
12:95. Ata (qe ishin prezent) thane: “Per All-llahun, ti vertet qemoti je ne humbje”.
12:96. E kur erdhi myzhdexhiu, ia vuri ate (kemishen) mbi fytyren e tij, atij iu kthye te pamurit dhe tha: “A nuk ju thashe se une di nga All-llahu cka ju nuk dini?”
12:97. Ata thane: “O babai yne, lutu per neve te na falen mekatet tona, se me te vertete ne kemi qene fajtore!”
12:98. “Me vone do t’ia kerkoj Zotit tim faljen tuaj”, tha ai (Jakubi), se vertet, Ai eshte qe fale, eshte meshirues.
12:99. (e moren familjen dhe shkuan) E kur hyne te Jusufi, ai i afroi ngat vete te dy prinderit e tij dhe tha: “Me deshiren e All-llahut hyni ne Egjipt te sigurt!”
12:100. Dhe ai te dy prinderit e vet i mori lart ne fron (i uli prane vete), e ata iu perulen atij, e ai tha: “O ati im, kjo eshte domethenia e endrres sime te meparshme. Zoti im kete tanime e beri realitet, e mua me dhuroi miresi kur me nxori prej burgut, e juve u solli nga fshati pasi djalli pat futur percarje ndermjet meje dhe vellezerve te mi. Zoti im me mjeshteri e butesi e realizon deshiren e vet per cka don, vertet Ai eshte i dijshmi, i urti.
12:101. (Pasi iu plotesua deshira, Jusufi tha) Zoti im, Ti me ke dhene mua pushtet, ma mesove mua komentimin e endrrave; o Krijues i qiejve e i tokes, Ti je kujdestar imi ne Dunja e ne Ahiret, me ben te vdes musliman dhe me bashko me te mire!”
12:102. Keto jane nga ato lajme te panjohura, e Ne po t’i shpallim ty (Muhammed), se ti nuk ke qene prane tyre kur ata vendosen ceshtjen e tyre (hudhjen e Jusufit ne bunar etj.) dhe kur benin dredhi.
12:103. Po ti edhe pse lakmon (per besimin e tyre), shumica e njerezve nuk do te besojne.
12:104. Megjithate qe ti nuk kerkon prej tyre ndonje shperblim per te (per keshille e udhezim). Ai (Kur’ani) nuk eshte tjeter vetem se keshille per mbare njerezit.
12:105. Sa e sa argumente ka ne qiej e ne toke, te cilet i shohin, por ata nuk i veshtrojne fare.
12:106. Dhe shumica e tyre nuk e beson ndryshe All-llahun, vetem se duke i shoqeruar (zota te tjere).
12:107. A mos jane siguruar ata prej denimit qe mund t’u vije nga All-llahu e t’i mbuloje, ose befas duke mos e hetuar fare t’u vije katastrofa e pergjithshme.
12:108. Thuaj: “Kjo eshte rruga ime, e vene ne fakte te qarta, e qe une therras te All-llahu, une dhe ai qe vjen pas meje. Larg te metave eshte All-llahu, e une nuk jam nga idhujtaret.”
12:109. Ne nuk derguam para teje vetem se burra nga banuesit e qyteteve, te cilet i pajisem me shpallje. A nuk udhetuan ata neper toke e te shihnin se si ishte perfundimi i atyre qe ishin me pare? E s’ka dyshim se jeta e botes se ardhshme eshte shume me e dobishme per ata te cilet jane ruajtur; a nuk mendoni?
12:110. (nuk derguam tjeter vetem burra e ndihma u vonua) Derisa te derguarit gati e humbnin shpresen (se do t’i besoje populli), dhe menduan se u pergenjeshtruan (pse ende nuk i kapi denimi), atehere u erdhi atyre (te derguarve) ndihma Jone. Ne e shpetuam ate qe deshtem. E denimi Yne kunder popullit idhujtar nuk zbrapset.
12:111. Ne tregimet e tyre (te derguarve dhe te Jusufit me vellezer) pati mesime e pervoje per te zotet e mendjes. Ai (Kur’ani) nuk eshte bisede e trilluar, por vertetues i asaj qe ishte me pare (librave te shenjte) dhe sqarues i cdo sendi, e edhe udherrefyes e meshire per nje popull qe beson.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Perkethimi i Kur'an-it ne gjuhen Shqipe Empty Re: Perkethimi i Kur'an-it ne gjuhen Shqipe

Mesazh nga Alberti Sun 31 Jan 2010 - 7:17

13.Err-Rr`ad

Me emrin e All-llahut, Meshiruesit, Meshireberesit!




13:1. Elif, Lam, Mim, Ra. Keto ajete te kesaj kaptine dhe e tere ajo qe t’u shpall ty nga Zoti yt jane realitet, por shumica e njerezve nuk besojne.
13:2. All-llahu eshte Ai qe ngriti qiejt pa ndonje shtylle. Ju i shihni ato. Ai mbizoteroi Arshin dhe nenshtroi diellin e henen qe cdonjeri udheton deri ne nje afat te caktuar; Ai rregullon ceshtjen (e gjithesise), sqaron argumentet, qe te jeni te bindur per takimin (pas ringjalljes) me Zotin tuaj.
13:3. Dhe Ai eshte, i cili token e shtriu, dhe ne te krijoi kodra e lumenj dhe prej secilit fryt beri dy lloj (cift), beri qe nata ta mbuloje diten. Vertet, ne gjithe kete ka fakte per njerezit qe thelle mendojne.
13:4. E ne toke, copa siperfaqesh, te ngjitura njera me tjetren, kopshte te hardhise, te mbjella (te llojllojshme) dhe hurma (bime keto) qe jane te degezuara ne shume trupa dhe jo te degezuara (nga nje filiz) e te gjitha ujiten nga nje uje, dhe Ne shijen ne ngrenie te frutave te tyre e kemi dalluar njeren prej tjetres. Edhe kjo deshmon me argumente per njerezit e mencur.
13:5. E nese ti (Muhammed) cuditesh (perse te pergenjeshtrojne), eshte edhe me e cuditshme thenia e tyre: “A do te kemi krijim te ri pasi te jemi bere dhé️?” Keta jane ata qe mohuan Zotin e tyre, ata do te ndeshkohen me pranga ne qafe. Pra, keta jane banues te zjarrit ku do te qendrojne pergjithmone.
13:6. E ata prej teje kerkojne ngutjen e zbatimit te se keqes para te mires, edhe pse para tyre pati aso denimesh (por nuk kane marre mesim). S’ka dyshim se Zoti yt u fale njerezve mekatet e tyre, por s’ka dyshim se Zoti yt eshte edhe ndeshkues i rrepte.
13:7. Ata, te cilet nuk besuan thone: “Pse te mos i kete zbritur atij (Muhammedit) ndonje argument (mrekulli praktike) nga Zoti i tij?” Ti je vetem qortues. Cdo popull pati udhezues (pejgamber).
13:8. All-llahu e di se c’bart cdo grua, dhe (e di) cka pakesojne e cka shtojne mitrat. Tek Ai cdo send eshte me mase te caktuar.
13:9. Ai eshte qe di te fshehten dhe te dukshmen, Ai eshte i madheruari e i lartesuari.
13:10. Per te eshte njesoj (ne dijen e Tij) si ai qe fsheh prej jush thenien, si ai qe e shpreh haptazi, si ai qe vepron fshehtas naten (ne erresire te nates) dhe si ai qe vepron haptazi diten.
13:11. Ai (njeri) ka percjelles nje pas nje, para tij dhe prapa tij, qe me urdhrin e All-llahut e ruajne ate. All-llahu nuk e prish gjendjen e nje populli (nuk ua largon te mirat) perderisa ata ta ndryshojne veten e tyre. Po, kur All-llahu vendos ta ndeshkoje nje popull, ate nuk ka kush qe ta zbrapse. Ata, (njerezit) nuk kane mbrojtes tjeter pos Tij.
13:12. Ai eshte qe u shfaq vetetimen trishtuese (nga ndonje fatkeqesi), por edhe shpresedhenese (per shi), dhe formulon re te dendura.
13:13. Nderkaq, murmurima e madheron (Zotin nje) me falenderimin (qe i takon) e Tij, (e madherojne) edhe engjejt nga droja ndaj Tij. E Ai dergon rrufete dhe me ato godet ke te doje. Ndersa idhujtaret polemizojne rreth All-llahut, e Ai eshte ndeshkues i rrepte.
13:14. Lutje e vertete eshte vetem ajo drejtuar Atij, e ata qe u luten te tjereve pos Tij, ata nuk u pergjigjen atyre asgje tjeter, (gjendja e tyre eshte) vetem si e atij qe shtrin duart (prej se largu) kah uji, qe ai (uji) t’i arrije deri ne gojen e tij, por (uji) nuk do t’i arrije (sepse uji eshte send i vdekur e nuk kupton per etjen e tij). E lutja e jobesimtareve (drejtuar pos Zotit) nuk eshte tjeter vetem se deshtim (kotesi).
13:15. Gjithcka qe ka ne qiej e ne toke i ben sexhde vetem All-llahut me deshire ose me dhune, (i bejne sexhde) edhe hijet e tyre ne mengjes e mbremje.
13:16. Thuaj: “Kush eshte Zoti (Krijuesi) i qiejve e i tokes!” Thuaj: “All-llahu!” Thuaj: “A keni pranuar pos Tij zota qe nuk kane mundesi t’i sjellin as dobi e as dem vetvetes?” Thuaj: “A eshte i barabarte i verberi me ate qe sheh, ose, a jane te njejta erresirat me driten?” A mos i bene All-llahut shoke (idhuj) e edhe ata zota krijuan si krijoi Ai dhe atyre u eshte bere i ngjashem (i paqarte) krijimi (e nuk po dine se cili eshte krijim i Zotit, e cili i idhujve)? Thuaj: “All-llahu eshte krijues i cdo sendi, Ai eshte i vetmi ngadhenjyes!”
13:17. Ai e leshon ujin (shiun) nga qielli e sipas madhesise se tyre rrjedhin perrocka, kurse vala bart mbi vete shkume te fryer lart. Shkuma e ngjashme eshte edhe ajo kur shkrihet (metali) ne zjarr per te perfituar ndonje stoli ose ndonje mjet. Keshtu, All-llahu sqaron shembullin e te se vertetes dhe te pavertetes. Per sa i perket shkumes (se ujit apo te metaleve), ajo hidhet si mbeturine, ndersa ajo qe u sjell dobi njerezve, ajo mbetet ne toke. Kesisoj All-llahu i sjell shembujt.
13:18. Atyre qe i jane pergjigjur Zotit te tyre u takon shperblimi me i mire, ndersa ata qe nuk iu pergjigjen Atij, ata do te japin si kompensim, sikur te ishte e tyre aq shume sa e gjithe pasuria tokesore edhe nje here aq. Ata kane llogarine me te rende, vendstrehimi i tyre eshte xhehennemi qe eshte shtrat i keq.
13:19. A eshte i njejte ai qe e di se ajo qe t’u shpall ty nga Zoti yt eshte e vertete, si ai qe eshte i verber? Vetem njerezit e arsyeshem qe kane mendje te shendoshe e kuptojne te verteten.
13:20. Ata jane, te cilet e zbatojne besen e dhene All-llahut dhe nuk e thyejne zotimin.
13:21. Dhe ata qe e mbajne lidhjen per te cilen All-llahu ka urdheruar te mbahet, qe frikesohen nga Zoti i tyre dhe nga llogaria e rende e pergjegjesise.
13:22. Edhe ata qe paten durim (ndaj te keqijave) per te fituar kenaqesine e Zotit te tyre dhe qe e falen namazin, dhe nga ajo me cka Ne i furnizuam ata kane dhene fshehtas e haptas dhe me te mire e largojne te keqen. Te tillet kane perfundim me te mire.
13:23. (perfundimi i mire eshte) Xhennete te Adnit (vende te perjetshme) ku do te hyjne ata, edhe prinderit, grate dhe femijet e tyre te cilet kane qene vepermire, ata do t’i vizitojne engjejt duke hyre ne secilen dere.
13:24. (u thone) Selamun alejkum, me durimin tuaj gjetet shpetimin; sa perfundim i lavdishem eshte ky vend.
13:25. E ata qe e thyejne besen e dhene All-llahut pasi u paten zotuar, e kepusin ate per te cilen All-llahu ka urdheruar te jete e pakeputur, bejne shkaterrime ne toke, ata jane te mallkuar dhe ata kane perfundim te keq.
13:26. All-llahu i ofron furnizim me bollek atij qe do dhe ia kufizon (atij qe do). Po ata (jobesimtaret) jane te gezuar me jeten e kesaj bote. E jeta e kesaj bote ndaj botes tjeter nuk eshte tjeter vetem se nje perjetim (i shkurter).
13:27. E ata qe nuk besuan (idhujtaret mekas) thone: “Perse nuk iu shpall (Muhammedit) ndonje mrekulli nga Zoti i tij?” Thuaj: “(Iu shpall Kur’ani, por ju u verbuat) All-llahu e le te humbur ate qe do, kurse ate qe pendohet nga te keqijat e shpie ne rruge te drejte”.
13:28. Ata qe besuan dhe me te permendur All-llahun zemrat e tyre qetesohen; pra ta dini se me te permendur All-llahun zemrat stabilizohen.
13:29. Ata jane te cilet besuan dhe bene vepra te mira, ata jane te lumtur dhe kane ardhmeri te mire.
13:30. Keshtu, Ne te derguam te nje popull, para te cilit kaluan shume popuj, e qe t’ju komunikosh ate qe Ne ta shpallem ty, sepse ata jane duke e mohuar Meshiruesin (Zotin). Thuaj: “Ai (Rrahmani) eshte Zoti im, nuk ka zot tjeter pos Atij. Vetem Atij i jam mbeshtetur dhe vetem te Ai eshte e ardhmja ime”.
13:31. Sikur te ishte ndonje Kur’an qe me te do te ecnin malet, qe me te do te plasej toka, qe me te do te flisnin te vdekurit (eshte ky)?” Jo, (ata nuk besojne) se e tere ceshtja i takon vetem All-llahut. A nuk e kane te qarte ata qe besuan se sikur te donte All-llahu, do t’i drejtonte ne rruge te drejte te gjithe njerezit, por ata qe nuk besuan e per shkak te asaj qe bene, do t’i godase vazhdimisht fatkeqesia e kohes ose do ta rrehoje (fatkeqesia) vendin e tyre, derisa te vije urdhri i All-llahut (e te triumfoje Islami). All-llahu nuk e then premtimin.
13:32. Edhe me te derguarit para teje kane bere tallje. Porse Une atyre qe nuk besuan u pata dhene afat, pastaj i ndeshkova (me denim), e cfare ishte denimi Im!
13:33. A eshte Ai qe percjell secilin njeri se c’vepron (sikur idhujt qe nuk kuptojne asgje)? E ata i pershkruajne All-llahut shoke. Thuaj: “Pershkruani realitetin e tyre! A ju po e njoftoni Ate per ate (shok) kinse Ai nuk po ditka se c’ka ne toke, apo vetem po i emertoni me fjale (e ata as qe ekzistojne)? Jo, por ata qe nuk besuan u duket e mire dredhia e tyre, ndaj jane larguar nga rruga e drejte, dhe ate qe All-llahu e le te humbur, per te nuk ka udhezues.
13:34. Ata kane denim ne jeten e kesaj bote, e s’ka dyshim se denimi i botes tjeter eshte shume me i rende. Ata nuk ka kush t’i mbroje prej ndeshkimit te All-llahut.
13:35. Shembulli (atributi) i xhennetit qe u eshte premtuar te devotshemve eshte: qe nen (pallatet) te rrjedhin lumenj, qe ushqimi ne te dhe hija ne te eshte e perhershme. Ai eshte perjetim i lumtur i atyre qe ishin te ruajtur, e perfundimi i jobesimtareve eshte zjarri.
13:36. Ata te cileve Ne u dhame shpallje, gezohen me ate qe t’u shpall ty, e ka prej grupacioneve (te besimeve te ndryshme) qe mohojne nje pjese te tij (te Kur’anit). Thuaj: “Une jam urdheruar qe ta adhuroj vetem All-llahun, e mos t’i bej shok Atij. Une vetem tek Ai therras (njerezit) dhe vetem tek Ai eshte kthimi im!”
13:37. Dhe ashtu, Ne e shpallen ate (Kur’anin) kushtetute ne arabishte. E nese ti pasi te kane ardhur argumente te qarta shkon pas deshirave te tyre, ti nuk ke prej All-llahut as ndihme as mbrojtje.
13:38. Ne derguam edhe para teje te derguar dhe atyre u mundesuam te kene gra e femije. Asnje te derguari nuk i takoi te sjelle ndonje mrekulli vetem me lejen e All-llahut. Per secilin afat ekziston evidence e caktuar.
13:39. All-llahu shlyen (nga ajo evidence) cka te doje, edhe forcon (cka te doje). Vetem tek Ai eshte baza e librit (Levhi Mahfudhi).
13:40. Ne mund te mundesojme ty ta shohesh ate (denim) qe ua premtojme atyre, ose ta marrim (shpirtin) ty. Obligim yti eshte vetem kumtimi, kurse e Jona eshte llogaria.
13:41. A nuk shohin ata se Ne i sjellim pakesimin e tokes (se tyre) nga te gjitha anet e saj. All-llahu gjykon, e s’ka kush qe mund t’i kundervihet gjykimit te Tij. Ai ndermerr mase te shpejte.
13:42. Edhe ata (jobesimtaret) para tyre (idhujtareve) bene intrige, po e gjithe intriga i eshte nenshtruar deshires se All-llahut, Ai e di se cka vepron secili njeri, e mohuesit do ta kuptojne se kujt do t’i takoje ardhmeria e lumtur.
13:43. E ata qe mohuan thone: “Ti nuk je i derguar!” Thuaj: “Mjafton qe All-llahu eshte deshmitar midis meje dhe midis jush dhe (eshte deshmitar) ai qe ka njohuri te librit (te shpalljeve)”.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Perkethimi i Kur'an-it ne gjuhen Shqipe Empty Re: Perkethimi i Kur'an-it ne gjuhen Shqipe

Mesazh nga Alberti Sun 31 Jan 2010 - 7:17

14.Ibrahim

Me emrin e All-llahut, Meshiruesit, Meshireberesit!



14:1. Elif, Lam, Ra. (ky eshte) Liber; Ne ta shpallem ty qe me urdhrin e Zotit t’i nxjerrish njerezit prej erresirave ne drite; (t’i nxjerrish prej erresires) ne rruge te Fuqiplotit, te Falenderuarit.
14:2. Te All-llahut, i te cilit eshte gjithe c’ka ne qiej dhe c’ka ne toke. Eshte mjerim per mohuesit per denimin e ashper qe i pret.
14:3. Ata qe i japin perparesi jetes se kesaj bote ndaj botes tjeter, pengojne nga rruga e All-llahut dhe kerkojne shtremberimin e saj. Te tillet qartas jane ne humbje.
14:4. Ne asnje nga te derguarit nuk e derguam ndryshe vetem ne gjuhen e popullit te vet, ashtu qe ai t’u shpjegoje atyre (ne ate gjuhe). E All-llahu e le te humbur ate qe do, dhe e udhezon ne rruge te drejte ate qe do. Ai eshte i fuqishmi, i urti.
14:5. Ne e patem derguar Musain me argumentet tona (dhe i thame): “Nxirre popullin tend prej erresirave ne drite dhe perkujtoju atyre te mirat e All-llahut (qe u dhuroi), se vertet ne ato (perkujtime) ka argumente per secilin qe eshte shume i durueshem dhe shume falenderues.
14:6. (perkujto) Kur Musai i tha popullit te vet: “Perkujtojeni dhuntine e All-llahut ndaj jush, kur ju shpetoi prej rrethit te faraonit qe ju shijonit denimin me te shemtuar, ju mbytnin bijte tuaj, e i linin grate tuaja te jetojne. Ne ato kishit sprove te madhe nga Zoti juaj.”
14:7. Dhe (perkujtoni) kur Zoti juaj njoftoi bindshem: “Nese falenderoni, do t’ua shtoj te mirat, e nese perbuzni, s’ka dyshim, denimi Im eshte i veshtire!”
14:8. E Musai tha: “Nese ju, dhe te gjithe ata qe jane ne toke mohoni, All-llahu eshte i panevojshem (per falenderim), i lavdishem (vetvetiu)”.
14:9. A nuk jeni te njoftuar me lajmin (ndodhine) e atyre qe ishin para jush, si populli i Nuhut, i Adit, i Themudit e edhe i atyre qe erdhen pas tyre, qe nuk di kush per ta pos All-llahut. Atyre u paten ardhur te derguarit e vet me argumente, ata i venin duart e tyre (ne shenje talljeje) ne gojet e veta dhe thonin: “Ne e mohojme ate me cka jeni te derguar dhe ne dyshojme shume ne ate qe ju na therrisni”.
14:10. Te derguarit e tyre u thane: “A mos keni dyshim ne All-llahun, Krijuesin e qiejve e te tokes? Ai ju therret (ne besim) per t’ju falur mekatet dhe per t’ju vazhduar (jeten) deri ne nje afat te caktuar!” Ata thane: “Ju nuk jeni tjeter pos njerez sic jemi edhe ne, ju deshironi te na pengoni nga ajo qe adhuronin prinderit tane, pra na sillni ndonje argument te qarte!”
14:11. Te derguarit e tyre ju thane: “Ne nuk jemi tjeter vetem se njerez si edhe ju, por All-llahu i jep dhurate kujt te doje nga robte e vet. Ne nuk na takon t’ju sjellim ndonje argument, vetem me deshiren e All-llahut, pra besimtaret le t’i mbeshteten vetem All-llahut”.
14:12. E perse te mos i mbeshtetemi All-llahut derisa Ai na udhezoi ne rrugen tone (te drejte). Per Zotin, ne gjithsesi do te durojme e do t’i perballojme mundimet qe na beni, e vetem All-llahut le t’i mbeshteten vazhdimisht ata qe gjithnje iu mbeshteten.
14:13. Ata qe mohuan te derguarit e vet thane: “Per Zotin, ne do t’ju debojme nga vendi yne, ose ju domosdo do te ktheheni ne fene tone!” E atyre (te derguarve) Zoti u shpalli: “Ne gjithqysh do t’i shkaterrojme zullumqaret”.
14:14. Dhe pas tyre Ne do t’ju vendosim ne ate toke. E kete (ndihme) per ate qe i frikesohet pranise Sime dhe i frikesohet denimit Tim.
14:15. Ata (te derguarit) e kerkuan ndihmen, ndersa cdo kryelart idhnak pesoi deshtim.
14:16. E pas tij (kryelartit) eshte xhehennemi, ne te cilin i jepet uje i ndyre (qe rrjedh prej lekurave te djegura),
14:17. Perpiqet ta perbije, po jo nuk mund ta gelltise ate, atij i vjen vdekja nga te gjitha anet (sipas shenjave shkaterruese), po ai nuk vdes (e te shpetoje prej vuajtjeve), ate e pret denim shume i rende.
14:18. Shembulli i veprave te atyre qe nuk besuan eshte si hiri, te cilin me puhi e shkaperderdh era ne ndonje dite te stuhishme, e ata nuk mund te realizojne asgje nga veprat qe kane bere, e ky eshte ai deshtimi i madh.
14:19. A nuk e ke kuptuar ti se All-llahu krijoi qiejt dhe token me urtesi, e nese Ai do, juve ju zhduk e sjell krijese (popull) te re.
14:20. E kjo nuk eshte e veshtire (rende) per All-llahun.
14:21. E te gjithe (njerezit) sheshas i paraqiten All-llahut. Ata te dobetit (masa e nenshtruar) i thone parise (udheheqese): “Ne ishim pasuesit tuaj, andaj a mund te na lehtesoni dic nga denimi i All-llahut?”. Ata (paria) thone: “Sukur te na kishte udhezuar All-llahu, ne do t’ju udhezonim juve. Per ne tash eshte njesoj, u pikelluam thelle ose duruam, per ne nuk ka ikje (shpetim)”.
14:22. E pasi te kryhet ceshtja (te hyjne ata te xhennetit dhe te xhehennemit ne te, xhehennemlinjve) djalli (u mban ligjeraten e shemtuar), dhe u thote: “Vertet, All-llahu ju pat premtuar premtim te vertete, e une ju pata premtuar dhe, qe, nuk e zbatova premtimin ndaj jush. Po une nuk pata kurrfare pushteti ndaj jush (qe t’ju detyroj), perpos qe ju thirra (ne rruge te gabuar), e ju m’u pergjigjet; atehere pra mos me qortoni mua, po qortojeni veten. Une nuk mund t’ju shpetoj juve, e as ju nuk mund te me shpetoni mua. Une mohoj shoqerimin tuaj qe ma bete mua me pare (me adhuruat ne vend te Zotit)”. S’ka dyshim, jobesimtaret kane denim te dhembshem.
14:23. E ata, te cilet besuan dhe bene vepra te mira, me urdhrin e Zotit te tyre u vendosen ne xhennete, nen pallatet e te cileve rrjedhin lumenj, ku do te jene pergjithmone. Pershendetja e tyre ne te eshte “Selam” - paqe.
14:24. A nuk ke kuptuar se si All-llahu beri shembull: fjalen e mire si pema e mire qe rrenjet e saj jane thelle (ne toke) e deget e saj jane lart,
14:25. E qe me vullnetin e Zotit, ajo e jep frutin e vet ne cdo kohe. All-llahu pra u parashtron njerezve shembuj ashtu qe ata te mendojne.
14:26. Dhe shembulli i fjales se keqe eshte si nje peme e keqe qe eshte shkulur mbi toke e qe nuk ka te qendruar.
14:27. All-llahu i forcon ata qe besuan ne fjalen e forte (te mire) ne jeten e kesaj bote edhe ne boten tjeter, ndersa mizoret All-llahu i ben te humbur. All-llahu punon cka te doje.
14:28. A nuk i verejte ata qe dhuntine e All-llahut e nderruan me mosbesim dhe popullin e vet e sollen ne vendin e shkaterrimit,
14:29. (e sollen) Ne xhehennem. Ne te e shijojne djegien, e sa vend i keq eshte ai.
14:30. Ata i benin (krahasonin) shoke All-llahut per t’i shmangur (njerezit) nga rruga e Tij. Thuaj: “Shfrytezoni perjetimet, se e ardhmja e juaj eshte te zjarri!”
14:31. Roberve te Mi, te cilet besuan thuaju: “Ta falin rregullisht namazin dhe me ate qe i furnizuam ata, te japin fshehtas e haptas, para se te vije nje dite qe ne te nuk ka as kompensim as miqesi”.
14:32. All-llahu eshte Ai qe i krijoi qiejt dhe token, dhe Ai leshoi prej se larti uje (shi), e me te nxjerr fruta si ushqim per ju, dhe per te miren tuaj u vuri ne sherbim anijet, te lundrojne neper det me urdhrin e Tij, e ne sherbimin tuaj i vuri edhe lumenjte.
14:33. Per ju i nenshtroi diellin dhe henen qe ne menyre te zakonshme vazhdimisht udhetojne. Per ju pershtati edhe naten e diten.
14:34. Dhe Ai ju dha gjithate qe e kerkuat (qe kerkoi nevoja juaj) dhe, edhe ne qofte se perpiqeni t’i numeroni te mirat e All-llahut, nuk do te mund te arrini t’i perkufizoni (ne numer). Vertet, njeriu eshte i padrejte dhe shume perbuzes.
14:35. (Perkujto) Kur Ibrahimi tha: “Zoti im! Beje kete qytet te sigurt dhe me mbro mua e bijte e mi nga adhurimi i idhujve (statuja guresh).
14:36. Zoti im! Ata vertet i shmangin (nga rruga e drejte) shume njerez. E kush me respekton mua, ai eshte i imi (ne fe), e kush me kundershton mua, atehere Ti je qe fal dhe qe meshiron.
14:37. Zoti yne! Une nje pjese te familjes sime e vendosa ne nje lugine, ku nuk ka bime, e prane shtepise Tende te shenjte. Zoti yne (i vendosa aty) qe ta falin namazin, pra ben qe zemrat e disa njerezve te mallengjehen per ata, dhe, per te falenderuar me mirenjohje, furnizoi ata me fruta.
14:38. Zoti yne! S’ka dyshim se Ti e di cka fshehim dhe cka publikojme, se All-llahut nuk mund t’i fshihet asnje send ne toke e as ne qiell.
14:39. Falenderimi i qofte All-llahut, i cili ne pleqeri me fali mua Ismailin dhe Is’hakun! Vertet, Zoi im degjon dhe i pergjigjet lutjes.
14:40. O Zoti im! Me ben mua nga ata qe falin namazin, e edhe prej pasardhesve te mi dhe pranoje lutjen time o Zoti yne!
14:41. Zoti yne! Me fal (gabimet) mua edhe prinderve te mi, fali edhe te gjithe besimtaret diten kur jepet llogaria.
14:42. E ti kurrsesi mos e mendo All-llahun si te pakujdesshem ndaj asaj qe veprojne zullumqaret; Ai vetem eshte duke i lene ata perderisa nje dite ne te cilen syte shtangen (mbesin te hapur).
14:43. (ate dite) Ata te ngutur e duke u ngritur kokat e tyre lart, nuk levizin syte e tyre (per te shikuar), e zemrat e tyre jane te zbrazura (nga frika).
14:44. Dhe ti terhiqju verejtjen njerezve per diten kur atyre do t’u vije denimi, e ata qe ishin mizore thone: “Zoti yne! Na jep afat per nje kohe te shkurter t’i pergjigjemi thirrjes Tende (per besim) dhe t’i pasojme te derguarit!” A nuk u betuat ju me pare se per ju nuk ka lekundje (prej Dunjase ne boten tjeter)?
14:45. Dhe ju u vendoset ne vendbanimet e atyre qe e demtuan vetveten (e Ne i shkaterruam) dhe e kishit te qarte se si vepruam Ne me ta, dhe ju sollem shembuj edhe juve.
14:46. (megjithate) Ata pergatiten kurthin e tyre, por kurthi i tyre gjendet ne duar te All-llahut, qofte ai kurthi i tyre qe shkulen edhe kodrat nga ai.
14:47. E kurrsesi mos mendo se All-llahu e shkele premtimin e vet qe ua dha te derguarve te Tij. All-llahu eshte triumfues qe ndermerr masa ndeshkuese.
14:48. (ndeshkon kundershtaret) Diten kur toka ndryshohet ne tjeter toke, e edhe qiejt (ne tjere qiej), e ata (njerezit) te gjithe dalin sheshazi para All-llahut, Nje, Mbizoterues.
14:49. E idhujtaret ate dite i sheh te lidhur ne pranga.
14:50. Petkat e tyre jane nga katrani (pezhgveja - zifti), kurse fytyrat e tyre do t’i mbuloje zjarri.
14:51. (dalin para Zotit) Per ta shperblyer All-llahu secilin njeri me ate qe e fitoi. Vertet, All-llahu eshte llogaritar i shpejte.
14:52. Ky (Kur’ani) eshte kumtese per njerezit, qe me te te keshillohen dhe te dine se Ai eshte vetem nje Zot, dhe qe t’i keshilloje ata qe kane mend.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Perkethimi i Kur'an-it ne gjuhen Shqipe Empty Re: Perkethimi i Kur'an-it ne gjuhen Shqipe

Mesazh nga Alberti Sun 31 Jan 2010 - 7:17

15.El-Hixhr

Me emrin e All-llahut, Meshiruesit, Meshireberesit!



15:1. Elif, Lam, Ra. Keto jane ajetet e librit, te Kur’anit te plotkuptueshem.
15:2. Ata qe nuk besuan, shpeshhere do te kishin deshiruar te kishin qene muslimane.
15:3. Leri (Muhammed) ata, te hane, te defrehen dhe t’i preokupoje shpresa (se do te jetojne shume), e me vone do te kuptojne.
15:4. Ne nuk kemi shkaterruar asnje fshat (vendbanim) ndryshe vetem ne afatin e tij te caktuar.
15:5. Asnje popull nuk mund ta shpejtoje afatin e vet e as ta shtyje per me vone.
15:6. Dhe ata thane: “O ti qe t’u shpall perkujtimi (Kur’ani), me te vertete ti je i cmendur!”
15:7. Perse nuk na erdhe me engjej (qe te vertetojne) nese je i sinqerte?
15:8. Ne nuk i dergojme engjejt (u pergjigjet Zoti) ndryshe vetem kur duhet (kur e kerkon urtesia e Zotit) dhe atehere ata nuk afatizohen.
15:9. Ne me madherine Tone e shpallem Kur’anin dhe Ne gjithsesi jemi mbrojtes te tij.
15:10. Ne perpara teje kemi derguar te derguar ne grupet e popujve te hershem.
15:11. E atyre nuk u erdhi asnje nga te derguarit, e te mos talleshin me te.
15:12. Ja keshtu e fusim ate ne zemrat e krimineleve (mosbesimin - talljen).
15:13. Ata nuk e besojne ate (Kur’anin). Po ligji (i denimit) ndaj popujve me te hershem tashme eshte i provuar (se si i shkaterroi Zoti).
15:14. Edhe sikur Ne t’u hapnim atyre nje dere ne qiell dhe te ngjiteshin vazhdimisht lart ne te (e t’i shihnin engjejt e fshehtesite).
15:15. Ata gjithqysh do te thonin: “Neve na jane ndale syte (te pamurit). Jo, ne jemi njerez te magjepsur”.
15:16. Ne, ne qiell kemi krijuar galaksione yjesh dhe ate (qiellin) e kemi zbukuruar per ata qe e shikojne me vemendje.
15:17. Dhe ate (qiellin) e kemi ruajtur prej cdo djalli te mallkuar.
15:18. Pervec atij qe vjedh (pergjon) cka degjohet, po edhe ate e kape ylli i zjarrte (e djeg).
15:19. E token e kemi shtruar dhe ne te kemi vuar kodra dhe kemi bere qe ne te te mbijne bime te caktuara te te gjitha llojeve.
15:20. Dhe Ne ju krijuam juve ne te jetesen (mjetet per jete) e edhe atyre per te cilet ju nuk jeni furnizues.
15:21. E nuk ka asnje send qe te mos ta kete burimin te Ne, po Ne nuk e japim ate ndryshe vetem sipas nje mase te caktuar (te nevojshme).
15:22. Ne i leshojme ererat mbaresuese, e nga qielli (rete) leshojme shi dhe ate ua japim ta pini, e ju nuk mund ta ruani ate.
15:23. Ne, vertet jemi qe japim jete e vdekje dhe Ne jemi trashegues (te qiejve e tokes).
15:24. S’ka dyshim se Ne e dime per ata qe ishin para jush dhe edhe per ata qe vijne pas.
15:25. E Zoti yt eshte Ai qe i tubon te gjithe ata (te kaluarit e te ardhshmit), vertet Ai eshte shume i urte, shume i dijshem.
15:26. Ne krijuam njeriun nga balta e argjilit, te zi e te prishur (me ere te keqe)? (te formuar-te trajtuar-mesnun).
15:27. E xhinet i krijuam me pare nga zjarri, nga flaka e forte.
15:28. Dhe (perkujto) kur Zoti yt engjejve u tha: “Une po krijoj njeriun nga balta e thare, e zeze e me ere.
15:29. E kur ta persose ate (ne formen e njeriut) dhe t’i jape atij shpirtin qe eshte krijese Imja, atehere ju bini atij ne sexhde”.
15:30. Te gjithe engjejt tok, bene sexhde.
15:31. Perpos Iblisit. Ai refuzoi te jete me ata qe bene sexhde?
15:32. Ai tha: “O Iblis, c’eshte ajo qe ti te mos jeshe me ata qe bene sexhde?”
15:33. Ai tha: “Nuk eshte per mua t’i beje sexhde nje njeriu qe e krijove nga balta e thare, e zeze e me ere”.
15:34. (All-llahu) tha: “Dil pra prej aty, ti qofsh i mallkuar!”
15:35. Vertet, mallkimi kunder teje qofte deri ne diten e gjykimit”.
15:36. (Iblisi) Tha: “Zoti im, me jep pra afat deri ne diten kur ata (njerezit) te ringjallen!”
15:37. (Zoti) Tha: “Ti je prej te afatizuarve,
15:38. deri ne kohen e dites se caktuar”.
15:39. (Iblisi) Tha: “Zoti im, per shkak se me perzure (me largove), une do t’ua zbukuroj (te keqijat) atyre sa te jene ne toke (ne kete bote) dhe te gjithe ata do t’i largoj nga rruga e drejte!”
15:40. Pervec roberve te Tu, te cilet i ke bere te sinqerte.
15:41. (Madheria e Tij) Tha: “Kjo eshte rruga Ime e drejte (e qarte)”.
15:42. Se ti ndaj roberve te Mi (te sinqerte) nuk ke kurrfare force (as fizike as mendore), pervec atyre te humburve qe vijne pas teje.
15:43. E s’ka dyshim se xhehennemi eshte vendpremtimi i te gjithe atyre.
15:44. Ai (xhehennemi) i ka shtate dyer, cdonjeri prej tyre ka shtegun (deren) e caktuar (neper te cilen do te hyje).
15:45. E ata, te cilet iu ruajten (mosbesimit dhe puneve te keqija) jane ne xhennete e mes burimeve.
15:46. (u thuhet) Hyni ne to, te shpetuar (prej cdo te keqeje) te siguruar (nga vdekja).
15:47. Ne kemi hequr prej zemrave te tyre cfaredo urrejtje, e ata ne mbeshtetese qendrojne balle per balle njeri-tjetrit duke qene te vellazeruar.
15:48. Ata aty nuk i godet kurrfare lodhje dhe nuk do te nxirren kurre prej tij.
15:49. Njoftoi roberit e Mi se vertet Une jam Ai qe fal shume dhe meshirues i madh.
15:50. Po (njoftoji) se edhe denimi Im eshte ai denim i dhembshem.
15:51. E njoftoi edhe per musafiret e Ibrahimit.
15:52. Kur ata hyne tek ai dhe thane: “Selamen - e pershendeten, e ai (Ibrahimi) tha: “Ne po frikesohemi prej jush!”
15:53. Ata i thane: “Mos u frikeso, ne po te marrim myzhde per nje djale te zgjuar!”
15:54. Ai (Ibrahimi) tha: “A me merrni myzhde kur me ka kapur mua pleqeria? Me cka po me pergezoni ju?
15:55. Ata thane: “Ne te morem myzhde me ate qe eshte e sigurt e ti mos u ben i pashprese!”
15:56. Tha: “Askush nuk e humbe shpresen ne meshiren e Zotit te vet, pervec atyre qe jane te humbur”.
15:57. Tha: “E cka eshte pra ceshtja e juaj, o te derguar?”
15:58. Ata thane: “Ne jemi derguar te nje popull i prishur!”
15:59. Me perjashtim te familjes se Lutit. Ata do t’i shpetojme qe te gjithe.
15:60. Perpos gruas se tij. Ne kemi vendosur ajo te mbetet me ata te denuarit (All-llahu ka vendosur).
15:61. E kur i erdhen familjes se Lutit te derguarit,
15:62. Ai (Luti) tha: “Ju jeni njerez te panjohur (nuk ju njoh)!
15:63. Ata thane: “Jo, (nuk kemi qellim te keq ndaj teje) Te kemi ardhur ty me ate (denim) qe ata dyshonin.
15:64. Te kemi sjelle te verteten, e ne jemi te drejte (cka te themi).
15:65. Ti ec me familjen tende pasi te kaloje nje pjese e nates dhe ti rri pas tyre (qe te mos frikesohen) dhe asnjeri prej jush te mos ktheje mbrapa (per te shikuar) dhe shkoni andej kah urdheroheni.
15:66. E Ne i kumtuam atij (Lutit) ate ceshtje, se zhdukja e tyre deri ne me te mbramin, do te jete ne mengjes.
15:67. E banuesit e qytetit (Sadum) erdhen te gezuar duke i lajmeruar njeri-tjetrit.
15:68. Tha: (Luti): “Keta jane musafiret e mi, e mos me turperoni mua,
15:69. Edhe kini frike All-llahun e mos me nencmoni!”
15:70. Ata thane: “A nuk te kemi ndaluar qe te mos na perzihesh ne njerezit (qe ne i mesyjme)?
15:71. Ai (Luti) tha: “Ja, keto (grate) bijat e mia, nese do te beni (martohuni me to)!”
15:72. Pasha jeten tende (Muhammed), s’ka dyshim se ata (populli i Lutit) ishin te humbur ne dehjen e tyre.
15:73. E ne kohen e lindjes (se diellit) ata i perfshiu ushtima e tmerrshme.
15:74. Dhe duke e permbysur anen e larte te qytetit poshte, Ne e permbysem dhe leshuam mbi ta shi (te dheut te pjekur ne xhehennem) si gure.
15:75. Ne ate (ngjarje), vertet ka argumente per ata qe mendojne.
15:76. Dhe se ato (vendbanime te shkaterruara) ende jane te dukshme prane rruges.
15:77. Per ata qe besojne, ka fakte ne te.
15:78. Edhe populli i “Ejkes” ishin zullumqare.
15:79. E Ne ndermorem kunder tyre (i shkaterruam), dhe qe te dyja ato (vendi Sadum dhe Ejke) jane ne rruge qe duken.
15:80. Edhe populli i “Hixhres” i pergenjeshtroi te derguarit.
15:81. Ne u patem parashtruar atyre argumentet (mrekullite) Tona, por ata i kundershtonin ato.
15:82. Ata skalisnin shtepia ne kodra shkembore per te qene te sigurt.
15:83. E ata ne mengjes i goditi gjemim i tmerrshem e shkaterrues.
15:84. Dhe nuk u ndihmoi atyre asgje ajo qe vepruan.
15:85. E Ne nuk i krijuam qiejt as token ndryshe vetem me urtesi (te madhe). E s’ka dyshim se momenti i fundit (kijameti) do te vije, e ti (Muhammed) sillu me njerezishmeri.
15:86. Vertet, Zoti yt eshte krijuesi i pergjithshem, me i dijshmi.
15:87. Ne te kemi dhene ty shtate (ajete) qe perseriten (Fatiha perseritet ne rekate te namazit) edhe Kur’anin e madherueshem.
15:88. E ty te mos shkojne kurrsesi syte ne ate me cka Ne i pajisem disa prej tyre, as mos u brengos per ta (pse nuk besuan), kurse ndaj besimtareve jij i perulur e i bute.
15:89. Dhe thuaj: “Une jam qortues i hapet (per denim nga Zoti per ata qe kundershtojne).”
15:90. (U sjellim denim) Sikurse u sollem atyre qe bene ndarjen (e librave te meparshem).
15:91. Te cilet e bene Kur’anin te ndare ne pjese.
15:92. Pasha Zotin tend, ata te gjithe do t’i marrim ne pergjegjesi.
15:93. Per ate se c’vepruan.
15:94. Publiko haptas ate per te cilen urdherohesh, e hiqju idhujtareve.
15:95. S’ka dyshim se Ne te mjaftojme ty kunder atyre qe tallen,
15:96. te cilet All-llahut i kundervejne zot tjeter, e me vone ata do ta kuptojne (prapavine e tyre).
15:97. Ne dime mire se ti ngushtohesh shpirterisht per ate qe thone ata.
15:98. Po ti madheroje me falenderime Zotin tend e behu prej atyre qe luten (perulen duke u falur).
15:99. Dhe adhuroje Zotin tend deri te vije ty e verteta (vdekja).

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Perkethimi i Kur'an-it ne gjuhen Shqipe Empty Re: Perkethimi i Kur'an-it ne gjuhen Shqipe

Mesazh nga Alberti Sun 31 Jan 2010 - 7:18

16.En-Nahl

Me emrin e All-llahut, Meshiruesit, Meshireberesit!


16:1. Erdhi (eshte afruar) caktimi i All-llahut (kijameti), pra mos kerkoni ngutjen (ardhjen para kohes) e tij! E paster dhe e larte eshte madheria e Tij ne krahasim me ate qe ata i shoqerojne (shoke).
16:2. Me urdhrin e Tij ia zbret engjejt me shpallje atij qe Ai deshiron nga robte e vet (duke thene) t’️ua terhiqni verejtjen (t’️i njoftoni) se nuk ka te adhuruar (zot) tjeter vetem Une, pra te me keni friken.
16:3. I krijoi qiejt e token me urtesi precize. I larte eshte Ai nga cka ata (idhujtaret) i shoqerojne.
16:4. E krijoi njeriun nga nje pike (uji), kur qe, ai (njeriu) kundershtar i hapet.
16:5. Edhe kafshet Ai i krijoi dhe ne saje te ketyre ju mund te mbroheni (nga te ftohtit), keni edhe dobi te tjera dhe prej tyre hani.
16:6. Ne to (ne kafshet) ju shihni hijeshi (idili) kur ne mbremje ato i ktheni (nga kullosa) dhe kur ne mengjes i leshoni (per ne kullose).
16:7. Ato bartin barren tuaj (te rende) ne ndonje vend (te larget) qe ju do te arrinit atje me shume veshtiresi (me gjysme shpirti). Vertet, Zoti juaj eshte shume Bamires dhe shume Meshirues.
16:8. Edhe kuajt (i krijoi), edhe mushkat edhe gomaret, per t’️ju hipur atyre dhe si stoli, e Ai krijon (per hipje) cka ju (tash) nuk dini.
16:9. Udhezimi per ne rruge te drejte i takon All-llahut e ka edhe rruge qe eshte e shtrember. Po sikur te kishte deshiruar Ai, do t’️u kishte udhezuar qe te gjitheve.
16:10. Ai eshte qe per ju leshoi nga (lart) qielli uje, qe prej tij te keni per te pire dhe prej tij te keni bime qe ne to do t’️i kullotni (bagetine).
16:11. Me ate (shiun) mbijne, per te miren tuaj, te lashtat, ullinjte, hurmat, rrushnajat dhe nga te gjitha frutat (e pemeve). Ne keto (te mira) ka argumente per nje popull qe veshtron.
16:12. Dhe per ju nenshtroi naten e diten dhe diellin e henen. Edhe yjet jane te nenshtruar me urdhrin e Tij. Vertet, ne keto ka argumente per nje popull qe mendon.
16:13. Edhe per ate qe ju krijoi ne toke lloje te ndryshme (bageti, bime, peme, minerale etj.), ka fakte per nje popull qe di te merre pervoje.
16:14. Pastaj, Ai eshte qe nenshtroi detin, qe prej tij te hani mish te fresket, e prej tij te nxirrni stoli qe i mbani (i vishni), e i sheh anijet si cajne (lundrojne) ne te (me ushtime e cajne ujin ne det). Ua nenshtroi qe te shfrytezoni nga begatite e Tij dhe ashtu te falenderoni (Zotin).
16:15. Dhe Ai vuri kodra (te forta) ne toke, ashtu qe ajo te mos lekundet me ju, (beri) edhe lumenj e rruge qe te mund te orientoheni.
16:16. Vuri edhe shenja te tjera (per orientim diten), ndersa (naten) ata orientohen me anen e yjeve.
16:17. Atehere pra, a eshte Ai qe krijon njesoj, sikurse ai qe nuk krijon? A nuk po mendoni?
16:18. Po edhe nese perpiqeni t’️i numeroni dhuntite (te mirat) e All-llahut, nuk do te mund te arrini t’️i percaktoni ato. Me siguri All-llahu shume fal dhe shume meshiron.
16:19. All-llahu e di ate qe ju e fshihni dhe ate qe e publikoni.
16:20. Ata (idhujt) qe i adhurojne (idhujtaret) pos All-llahut, ata nuk krijojne asnje send, po vete ata jane te krijuar.
16:21. Jane te vdekur e jo te gjalle, dhe ata nuk e dine se kur do te ringjallen (adhuruesit e tyre).
16:22. Zoti juaj (qe meriton adhurim) eshte nje Zot, e ata qe nuk e besojne boten tjeter, zemrat e tyre jane mohuese (te njesise se Zotit) dhe ata jane kryelarte.
16:23. Eshte e vertete se All-llahu e di ate qe e fshehin dhe ate qe e shfaqin haptazi dhe se Ai nuk i do arrogantet.
16:24. Kur atyre u thuhet (mohuesve): “C’️eshte ajo qe shpalli Zoti juaj?”, ata thone: “Mite te popujve te hershem!”
16:25. (E thone ate shpifje) Sa per t’️i bartur ne diten e gjykimit mekatet e veta te plota dhe nje pjese te mekateve te atyre qe, pa fare arsye i mashtruan dhe i humben. Sa e keqe eshte ajo me cka ngarkohen.
16:26. Edhe ata qe ishin para tyre vene intriga. Po All-llahu rrenoi ne themel ndertimet e tyre (intrigat) dhe kulmi u shemb mbi ta, dhe ashtu u erdhi denimi kah nuk e kujtuan.
16:27. Mandej, ne diten e gjykimit Ai i turperon ata dhe thote: “Ku jane ata qe m’️i benit shoke Mua dhe per hir te tyre grindeshit?” E ata qe ishin te zotet e dijes, do te thone: “Vertet, sot turpesia dhe e keqja i perfshiu jobesimtaret”.
16:28. Te cilet, duke qene mizore te se vetvetes se tyre, engjejt ua marrin shpirtin, e ata shprehin dorezimin (ne momentin e vdekjes, duke thene): “Ne nuk ishim qe beme ndonje te keqe!” (u jipet pergjigjja). Po All-llahu e di shume mire ate qe e punuat ju.
16:29. Andaj, hyni ne dyert e xhehennemit, aty do te jeni perjete: sa vend i keq eshte ai i kryelarteve!”
16:30. Atyre qe paten frike nga (denimi) All-llahu, u thuhet: “C’️eshte ajo qe shpalli Zoti juaj?” Ata thoshin: “Shpalli cdo te mire!” Ata qe bene vepra te mira, edhe ne kete jete kane shperblim te mire, por shperblimi i tyre ne boten tjeter eshte shume me i mire, e sa vend i mire eshte ai i te devotshemve.
16:31. Eshte Xhenneti i Adn-it, ku do te hyjne, nen te rrjedhin lumenj, aty kane cka te deshirojne, ashtu i shperblen All-llahu te ruajturit.
16:32. Te cileve duke qene te paster, engjejt ua marrin shpirtin, duke u thene: “Selamun alejkum” - gjetet shpetimin, hyni ne xhennet, per hir te asaj qe vepruat.
16:33. A mos presin ata (idhujtaret) dicka tjeter pervec t’️u vijne engjejt (e t’️ua marrin shpirtin) ose t’️u vije urdhri (denimi) i Zotit tend. Ashtu punonin ata qe ishin para tyre, pra All-llahu nuk u beri padrejtesi atyre, por ata ishin qe vetvetes i bene padrejt.
16:34. Andaj, ata i goditi denimi i te keqijave qe i bene dhe i kaploi (i perfshiu ajo e keqe) ajo me te cilen ata talleshin.
16:35. Ata qe i benin shok Zotit (idhujtaret) thane: “Sikur te kishte dashur All-llahu, as ne, e as prinderit tane nuk do te adhuronim asnje send pos Tij, dhe nuk do te ndalonim (nuk do ta konsideronim te ndaluar) asnje send pos (ndalesave te) Tij. Keshtu (keso genjeshtrash) benin edhe ata qe ishin para tyre. Po a mos kane te derguarit obligim tjeter, pervec qe t’️i njoftojne qartazi?
16:36. Ne derguam ne cdo popull te derguar qe t’️u thone: “Adhuroni vetem All-llahun, e largojuni djajve (adhurimit te tyre)!” Por, pati nga ata qe All-llahu e udhezoi dhe pati nga ata qe ishte i gjykuar me humbje, pra udhetoni neper bote dhe shihni se si ishte fundi i genjeshtareve?
16:37. Nese ti (Muhammed) perpiqesh per t’️i vene ne rruge te drejte ata, (dije se) All-llahu nuk e udhezon ate qe e ka humbur, dhe per ata nuk ka ndihmetar.
16:38. Ata u betuan ne All-llahun, me betimin e tyre te forte se “All-llahu nuk e ringjall ate qe vdes!” Po, (i ringjall) ai eshte premtim i Tij i prere, por shumica e njerezve nuk dine.
16:39. I ringjall per t’️ua sqaruar atyre ate per cka percaheshin dhe, per t’️ua bere me dije atyre qe nuk besuan se me te vertete ishin genjeshtare.
16:40. Ne kur deshirojme nje send vetem i themi atij: “Behu!”, ai menjehere behet.
16:41. Ata qe migruan per hir te All-llahut, e pasi qe u torturuan, atyre gjithsesi do t’️u mundesojme vendbanim te mire edhe ne kete bote, po shperblimi i botes tjeter eshte edhe me i madh, sikur njerezit ta dinin (per ate shperblim).
16:42. Jane ata qe bene durim edhe vetem Zotit te tyre iu mbeshteten.
16:43. Ne as para teje nuk derguam tjeter, pervec burra, te cileve u dhame shpallje. Ju (idhujtare) pyetni pra dijetaret (e Tevratit e te Inxhilit) nese ju nuk dini.
16:44. (I patem derguar) Me argumente e me libra te shenjte. Ty ta zbritem Kur’️anin qe t’️u shpjegosh njerezve ate qe u eshte shpallur atyre, me shprese se do ta studiojne (Kur’️anin).
16:45. A mos jane te sigurt ata qe pergatiten kurthe, se All-llahu nuk do t’️i trande ata me token, ose nuk do t’️u vije atyre denimi kah nuk e mendojne?
16:46. Ose t’️i rrembeje ata duke qene ne udhetimet e tyre (per jete e tregti), e ata nuk mund t’️i shpetojne asaj.
16:47. Ose do t’️i kape ata duke qene ne panike nga frika. Po, s’️ka dyshim se Zoti juaj eshte i bute, i meshirshem (andaj nuk ua ngut denimin).
16:48. A nuk po shohin ata (keqberesit) se cdo send qe e krijoi All-llahu, e sjell hijen e vet djathtas dhe majtas duke iu perulur All-llahut (duke i bere sexhde) dhe duke qene respektues e perules (e si e mbajne veten lart disa njerez).
16:49. Vetem All-llahut i ben sexhde cdo gjallese qe eshte ne qiej e qe eshte ne toke, e edhe engjejt, ata nuk bejne kryelartesi.
16:50. I frikesohen Zotit te tyre qe eshte mbi ta dhe i permbahen ne perpikeri asaj me cka urdherohen.
16:51. E, All-llahu tha: “Mos adhuroni dy te adhuruar, sepse Ai eshte vetem nje Zot, pra vetem Mua me keni drone”.
16:52. Vetem e Tij eshte cka ka ne qiej e ne toke, dhe vetem Atij i takon vazhdimisht adhurimi. A mos i keni frike dikujt tjeter pos All-llahut?
16:53. Dhe cdo te mire qe e keni, ajo eshte prej All-llahut, madje edhe kur ju godet e keqja, ju vetem te Ai e ngreni zerin (me lutje).
16:54. Pastaj, kur Ai e largon prej jush denimin, qe, nje grup prej jush i pershkruajne shok Zotit te tyre.
16:55. (I bejne shok) Dhe ashtu ata perbuzin ate qe Ne ua dhame atyre, pra shfrytezoni (per nje kohe) se me vone do te kuptoni (rrjedhimin).
16:56. E nga ajo qe Ne i furnizuam, ata u ndajne nje pjese atyre (zotave) qe nuk kuptojne asgje. Pasha All-llahun, patjeter do te merreni ne pegjegjesi per ate qe trillonit.
16:57. Ata i pershkruajne All-llahut vajza. I paster eshte Ai nga ajo!, ndersa vetes se tyre (i pershkruajne) cka ua ka enda (djemte).
16:58. Kur ndonjeri prej tyre lajmerohet me (lindjen) vajze, fytyra e tij prishet dhe behet pot mllef.
16:59. Fshihet prej njerezve, per shkak te asaj te keqeje me te cilen u lajmerua (e konsideron bela, e jo dhurate prej Zotit). Mandej, (mendon) a do ta mbaje ate, ashtu i perulur, apo do ta mbuloje ate (te gjalle) ne dhe. Sa i keq eshte ai gjykim i tyre.
16:60. Shembulli i keq u takon atyre qe nuk besojne boten tjeter, ndersa All-llahut i takon shembulli me i larte. Ai eshte fuqiploti, i urti.
16:61. Sikur All-llahu t’️i denonte njerezit (zullumqare) per shkak te mizorise se tyre, nuk do te linte mbi te (toke) asnje gjallese, por Ai i le ata per me vone deri ne afatin e caktuar, e kur te vije afati i tyre, per asnje moment nuk mund ta vonojne as ta ngutin.
16:62. E ato (vajzat) qe i urrejne per vete, ia mveshin All-llahut, gjuhet e tyre shpifin rrenen se atyre do t’️u takoje me e mira (xhenneti), s’️ka dyshim, i tyre eshte zjarri, dhe se ata jane te paret ne te.
16:63. Pasha All-llahun, Ne derguam edhe para teje te derguar nder popuj, po veprat e tyre (te keqija) ua hijeshoi djalli, se ai eshte mik i tyre, e ata kane nje denim te idhet.
16:64. Ne nuk ta shpallem ty per tjeter Kur’️anin, vetem qe t’️u sqarosh atyre ate per cka u percane, e (ta zbritem) qe te jete udhezim e meshire per njerezit qe besojne.
16:65. All-llahu leshoi prej qiellit uje (shi) dhe me te ngjalli token pas vdekjes se saj. Ne kete eshte nje argument i forte per ata qe me vemendje degjojne (e kuptojne).
16:66. Ju edhe ne kafshet keni mesim (pervoje). Ne nga nje pjese e asaj qe e kane ne barqet e tyre mes ushqimit te tyre dhe gjakut, ju japim te pini qumesht te paster, te shijshem (te lehte) per ata qe e pine.
16:67. Edhe nga frutat e hurmes dhe te rrushit nxirrni prej tyre pije (lengje) dhe ushqim te mire. S’️ka dyshim se edhe ne kete ka fakte (mbi fuqine e Zotit) per njerezit qe kane menduar.
16:68. Zoti yt i dha instinkt bletes: “Nderto shtepi neper kodra (male), neper drunj (peme) dhe neper kulmet qe ata (njerezit) i ndertojne.
16:69. Pastaj ha nga te gjitha (llojet) frutat dhe futu neper rruget e nenshtruara (e te mesuara) prej Zotit tend. Nga barqet e tyre (te bleteve) del leng, ngjyra e te cilit eshte e ndryshme dhe ne te cilin ka sherim (bar-ilac) per njerez. Edhe ne kete ka arsye per ate popull qe mendon thelle.
16:70. All-llahu ju krijoi, pastaj Ai ua merr shpirtin. E ka prej jush qe shtyhet deri ne jeten me te vjeter, ashtu qe te mos dije asgje nga cka ka ditur. All-llahu eshte me i dijshmi, me i fuqishmi.
16:71. All-llahu favorizoi disa prej jush mbi disa te tjere ne furnizim. Atyre qe u eshte dhene perparesia (ne furnizim), nuk jane furnizues te atyre qe posedojne (roberve), ata (te gjithe) ne te jane te barabarte (furnizues kryesor eshte All-llahu), a mos duan te mohojne dhuntine e All-llahut?
16:72. All-llahu krijoi per ju bashkeshorte nga vete lloji juaj, e prej bashkeshorteve tuaja - femije e nipa dhe ju furnizoi me (ushqime) te mira. A besojne ata te paverteten, e te mirat e All-llahut i mohojne?
16:73. Dhe pos All-llahut adhurojne cka nuk jane ne gjendje t’️u sjellin asnje furnizim as nga qiejt as nga toka dhe as qe kane mundesi?
16:74. Pra, mos i pershkruani All-llahut shembuj! All-llahu i di te gjitha e ju nuk dini.
16:75. All-llahu sjell shembuj: nje rob qe eshte prone e tjetrit e qe nuk ka ne dore asgje, dhe ate, te cilin ne e kemi furnizuar me nje furnizim te mire, ai jep nga ai (furnizim) fshehtas e haptas. A jane pra ata te dy te barabarte? Falenderuar qofte All-llahu, por shumica e tyre nuk dine.
16:76. All-llahu sjell shembull: dy njerez, njeri prej atyre dyve eshte memec qe nuk ka aftesi per asgje (as per vete as per te tjeret) dhe vete ai eshte barre per kujdestarin e tij, pse kudo qe ta orientoje, ai nuk sjell ndonje dobi. A eshte ai i barabarte me ate qe udhezon per drejtesi e edhe vete eshte ne rrugen e drejte?
16:77. Vetem All-llahut i takon (ta dije) fshehtesia e qiejve dhe e tokes! Ceshtja e katastrofes (e kijametit) eshte (ne shpejtesi) vetem sa hedh nje shikim, ose ajo eshte edhe me afer. All-llahu eshte i gjithfuqishem per cdo send.
16:78. All-llahu ju nxori nga barqet e nenave tuaja (si foshnje) qe nuk dinit asgje. Ju pajisi me (shqisa per) te degjuar, me te pare dhe me zemer, ashtu qe te jeni falenderues.
16:79. A nuk i shohin ata shpendet fluturues ne ajrin e qiellit, te cilet nuk i mban kush, pervec All-llahut. Edhe ne keto ka fakte per njerezit qe besojne.
16:80. All-llahu i beri shtepite tuaja vendbanim te qete dhe nga lekurat e kafsheve ju mundesoi te keni shtepi qe lehte i bartni kur udhetoni, e edhe kur vendoseni, ndersa nga leshi dhe nga qimet e tyre, nga leshi i eger i tyre, petka e shtroja dhe t’️i shfrytezoni per nje kohe.
16:81. All-llahu, nga ajo qe krijoi Ai, ju beri edhe hije, e ne kodra vendstrehime, edhe petka qe ju mbrojne prej te nxehtit dhe petka qe ju mbrojne ne lufte. Ashtu All-llahu ploteson te mirat e Tij ndaj jush, ne menyre qe te dorezoheni (besoni).
16:82. Po nese ata prapesohen (prej besimit), atehere obligimi yt eshte komunikimi i qarte.
16:83. Ata i njohin te mirat e All-llahut, pastaj i injorojne, e shumica e tyre jane jobesimtare.
16:84. E diten kur prej secilit popull sjellim deshmitarin, atyre qe nuk besuan nuk u jepet leje per arsyetim, e as qe kerkohet prej tyre (te arsyetohen).
16:85. Dhe kur do ta shohin denimin ata qe ishin zullumqare, atehere as nuk do t’️u lehtesohet, as nuk do t’️u jepet afat.
16:86. Ata qe ishin idhujtare kur do t’️i shohin idhujt e vet (zotat), thone: “O Zoti yne, keta jane idhujt tane, te cilet ne i patem adhuruar pos Teje!” Ata (idhujt) ua kthejne fjalen: “Ju jeni rrenacake!”
16:87. Dhe ata (idhujtaret) i dorezohen All-llahut, e ajo cka ata e trillonin u asgjesohet.
16:88. Atyre qe nuk besuan dhe penguan nga rruga e All-llahut, u shtojme denim mbi denim per shkak se benin shkaterrime.
16:89. Dhe (perkujtoju njerezve) ate dite, kur ne secilin popull do te sjellim deshmitar kunder tyre, e ty te sjellim deshmitare kunder atyre. Ne ty ta shpallem librin sqarim per cdo send, udhezim e meshire dhe myzhde per muslimanet.
16:90. All-llahu urdheron drejtesi, bamiresi, ndihme te afermve, e ndalon nga imoraliteti, nga e neveritura dhe dhuna. Ju keshillon ashtu qe te merrni mesim.
16:91. Meqe keni premtuar, pra zbatojeni premtimin e dhene ndaj All-llahut, e mos i prishni betimet pasi i keni vertetuar ato, duke qene se All-llahun e bete garant tuajin. Vertet, All-llahu e di se cka punoni.
16:92. Mos u beni (ne ceshtjet e betimit) si ajo (grua) qe e prish tjerrin e saj pasi ta kete dredhur fort, e t’️i beni betimet tuaja dredhi (mashtrim) mes jush, per shkak se nje popull eshte me i madh se tjetri. All-llahu vetem ju sprovon me kete, e ne diten e gjykimit Ai gjithsesi do t’️ua sqaroje ate gje rreth te ciles kundershtoheshit.
16:93. Sikur te deshironte All-llahu do t’️ju bente nje popull (ne nje fe), por (sipas dijes se Vet) Ai e le te humbur ate qe do, dhe e udhezon tjetrin qe do, e patjeter do te pergjigjeni per ate qe vepruat.
16:94. Mos i perdorni betimet tuaja per dredhi mes jush, e te rreshqitni pas forcimit, e ta shijoni te keqen (e dredhise) per shkak se penguat (te tjeret) nga rruga e All-llahut, e ju do te keni denim te madh.
16:95. Mos e shitni besen e dhene All-llahut per nje vlere te pakte, pse ate qe do ta keni te All-llahu eshte shume me e dobishme per ju nese jeni qe e dini.
16:96. Ajo qe e keni prane vetes eshte e perkohshme, e ajo qe eshte te All-llahu eshte e perjetshme. E Ne do t’️ua japim atyre qe ishin te durueshem shperblimin me te mire te asaj qe vepruan.
16:97. Kush ben veper te mire, qofte mashkull ose femer, e duke qene besimtar, Ne do t’️i japim atij nje jete te mire (ne kete bote), e (ne boten tjeter) do t’️u japim shperblimin me te mire per veprat e tyre.
16:98. Kur te lexosh Kur’️anin, kerko mbrojtjen e All-llahut prej djallit te mallkuar.
16:99. Vertet, ai (shejtani) nuk ka kurrfare fuqie kunder atyre qe besuan dhe i jane mbeshtetur Zotit te tyre.
16:100. Mbizoterimi i tij eshte vetem mbi ata qe e perkrahin ate dhe mbi ata qe per shkak te tij u bene idhujtare.
16:101. Kur nje ajet e zevendesojme me nje tjeter - e All-llahu di me se miri se cka shpall - ata thone: “Ti (Muhammed) je vetem trillues”. Jo, por shumica e tyre nuk dine.
16:102. Thuaj: “Ate (Kur’️anin) e solli “Ruhul Kudus” - shpirti i shenjte - plot vertetesi nga Zoti yt, per t’️i perforcuar edhe me ata qe besuan, dhe per te qene udherrefyes e myzhde per muslimanet.
16:103. Ne dime shume mire se ata thone: “Ate (Muhammedin) eshte kah e meson nje njeri!” Mirepo, gjuha e atij nga i cili anojne (supozojne) ata eshte joarabe (e paqarte), e kjo (e Kur’️anit) eshte gjuhe arabe e stilit te larte e te qarte.
16:104. S’️ka dyshim se ata qe nuk i besojne ajetet (e Kur’️anit) e All-llahut, ata nuk i drejton All-llahu ne rrugen e drejte dhe ata kane nje denim te dhembshem.
16:105. Genjeshtren e trillojne vetem ata qe nuk i besojne argumentet e All-llahut; te tillet jane ata genjeshtaret.
16:106. Ai qe pas besimit te tij e mohon All-llahun, me perjashtin te atij qe dhunohet (per te mohuar), e zemra e tij eshte e bindur plotesisht me besim, por fjala eshte per ate qe ia hap gjoksin mosbesimit, ata i ka kapur hidherimi nga All-llahu dhe ata kane nje denim te madh.
16:107. Kete (denim te madh) ngase ata me teper e deshten jeten e kesaj bote se sa jeten e botes tjeter, e All-llahu nuk udhezon njerezit jobesimtare.
16:108. Te tillet jane ata qe All-llahu ua mbylli zemrat, degjimin dhe pamjen e tyre dhe te tillet jane ata naivet.
16:109. Eshte e vertete se ata ne boten tjeter, mu ata jane te deshtuarit.
16:110. Pastaj Zoti yt, atyre qe pasi u torturuan, migruan, mandej luftuan dhe qendruan, dhe pas te gjitha ketyre vuajtjeve, s’️ka dyshim se Zoti yt atyre do t’️ua fale dhe do t’️i meshiroje (Ai eshte qe fal, eshte meshirues).
16:111. (Perkujto) Diten qe vjen kur secili njeri do te perpiqet per vetveten dhe secilit njeri do t’️i plotesohet ajo qe e meriton, e nuk u behet padrejt.
16:112. All-llahu sjell si shembull nje fshat (vendbanim) qe ishte i sigurt dhe i qete, te cilit i vinte furnizimi nga te gjitha anet me bollek, kurse ata (banoret) i perbuzen te mirat e All-llahut. Atehere All-llahu, per shkak te sjelljes se tyre, ua veshi petkun (ua ngjeshi) e urise dhe te frikes.
16:113. Atyre u pat ardhur i derguari nga mesi i tyre, e ata e pergenjeshtruan ate, andaj i kapi denimi se ishin zullumqare.
16:114. E ju (besimtare), hani pra nga te mirat qe ua dha All-llahu, te lejuara e te pastra, jini mirenjohes per dhuntite e All-llahut, nese jeni te sinqerte ne adhurim vetem ndaj Tij.
16:115. Ai ua ndaloi juve vetem cofetinen, gjakun, mishin e derrit dhe ate qe theret jo ne emer te All-llahut. E kush detyrohet (t’️i haje) duke mos qene dhunues dhe duke mos e tepruar (ne ngrenie), All-llahu fal dhe eshte meshirues.
16:116. Mos i thuani asaj rrenes se gjuhve tuaja: “Kjo eshte hallall e kjo eshte haram” e te shpifni ndaj All-llahut rrenen. Vertet, ata qe shpifin rrenen ndaj All-llahut, nuk kane shpetim.
16:117. Kane nje perjetim te vogel (ne kete jete), e do te kene denim te padurueshem.
16:118. E atyre qe ishin jehudi (cifute) u patem ndaluar ate qe te kemi treguar me pare, po Ne nuk u beme padrejt atyre, por ata vetes i paten bere padrejt.
16:119. Pastaj Zoti yt per ata qe nga mosdija bene pune te keqija, e pastaj u penduan dhe bene mire, s’️ka dyshim se Zoti yt eshte qe shume fal dhe shume meshiron.
16:120. Vertet, Ibrahimi ka qene shembelltyre e te mirave, adhurues i All-llahut, besimtar i drejte dhe nuk ka qene nga idhujtaret.
16:121. Falenderues per te mirat e Tij. Ai (All-llahu) e zgjodhi ate (per pejgamber) dhe e udhezoi ne rrugen e drejte.
16:122. Ate Ne e pajisem me te mira ne kete bote, e ne boten tjeter ai eshte me me te miret.
16:123. Pastaj, ty te shpallem: “Ndiqe fene e drejte te Ibrahimit, se ai nuk ka qene nga idhujtaret (as jehudi as i krishter).
16:124. E shtunja (festimi ose belaja e saj) u eshte percaktuar vetem atyre qe u kundershtuan rreth saj. E Zoti yt do te gjykoje mes tyre ne diten e gjykimit per ate qe ata kundershtoheshin.
16:125. Ti (Muhammed) thirr per ne rrugen e Zotit tend me urtesi e keshille te mire dhe polemizo me ata (kundershtaret) me ate menyre qe eshte me e mira. Zoti yt eshte Ai qe e di me se miri ate qe eshte larguar nga rruga e Tij dhe Ai di me se miri per te udhezuarit.
16:126. Ne qofte se doni te merrni hak, atehere ndeshkoni ne ate mase sa jeni ndeshkuar ju; e nese duroni, pa dyshim ai eshte me i mire per ata qe durojne.
16:127. Pra, te jesh i durueshem! Durimi yt eshte vetem me ndihmen e All-llahut. Ti mos u pikello per ata, as mos u brengos per dredhite qe bejne ata!
16:128. S ka dyshim se All-llahu eshte me ata qe jane te devotshem (qe ruhen prej te keqijave) dhe me ata qe jane bamires.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Perkethimi i Kur'an-it ne gjuhen Shqipe Empty Re: Perkethimi i Kur'an-it ne gjuhen Shqipe

Mesazh nga Alberti Sun 31 Jan 2010 - 7:18

Vazhdon ... 4`

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Perkethimi i Kur'an-it ne gjuhen Shqipe Empty Re: Perkethimi i Kur'an-it ne gjuhen Shqipe

Mesazh nga Alberti Sun 31 Jan 2010 - 8:45

145. Thuaj: "Në atë që më është shpallur mua (në Kur'an) nuk po gjej diçka të ndaluar nga ushqimi, përveç në qoftë se ai (ushqimi) është: coftinë, gjak i derdhur ose mish derri, ai i ndytë, dhe pos asaj që është therrur jo në emër të All-llahut (por të ndonjë idhulli) e që është mëkat. E kush detyrohet (t'i hajë këto të ndaluara), por duke mos pasur për qëllim shijen dhe duke mos e tepruar; Zoti yt është që falë e mëshiron shumë.
146. E (posaqërisht) ndaj atyre që janë jehudi Ne kemi ndaluar çdo (kafshë) thundrake: nga lopët dhe delet u kemi ndaluar dhjamin e tyre, pos atij (dhjami) në shpinën dhe në zorrët e tyre dhe pos atij të përzier me ndonjë asht. Këtë (masë-ndalesë) e morëm si ndëshkim ndaj mëkatit të tyre. S'ka dyshim, Ne jemi të vërtetë (në çka ju rrëfejmë).
147. Po, në qoftë se (për këtë jehuditë) të përgënjeshtrojnë Thuaj: "Sa mëshirues i madh është ky Zoti juaj, po (mos u mashtroni) dënimi i Tij për njerëzit kriminelë nuk mund të prapësohet!"
148. E ata që i shoqëruan Zotit, do të thoshin: "Sikur të donte All-llahu nuk do t'i bënim shok (nuk do të ishim idhujtarë), as ne, as prindërit tanë, e as nuk do të ndalonim asnjë send."Kështu patën gënjyer edhe ata që ishin para tyre derisa (për shkak të mëkatit) përjetuan dënimin tonë të ashpër. Thuaj: "A mos keni ndonjë fakt e të na prezentoni atë neve?" Ju i mbështeteni vetëm hamendjes, në të vërtetë,vetëm gënjeni.
149. Thuaj: "All-llahu ka argumentin më të plotë dhe sikur të donte Ai do t'ju vinte në rrugë të drejtë të gjithëve.
150. Thuaj: "Sillni dëshmitarët, të cilët dëshmojnë se All-llahu ndaloi (bëri haram) ato (që i ndalonin vetë). Nëse duan të dëshmojnë rrejshëm, ti mos dëshmo bashkë me ta dhe mos shko pas dëshirave të atyre që argumentet Tona i bënë të rreme dhe pas atyre që nuk besojnë jetën e që largohen prej Zotit të tyre (adhurojnë tjetër).
151. Thuaj: "Ejani t'ju lexojë atë që me të vërtetë ju ndaloi Zoti juaj: të mos i shoqëroni Atij asnjë send, të silleni mirë me prindërit, të mos i mbytni fëmijët tuaj për shkak të varfërisë, sepse Ne u ushqejmë juve dhe ata, të mos u afroheni mëkateve të hapta apo të fshehta, mos e mbytni njeriun sepse mbytjen e tij e ndaloi All-llahu, përpos kur është me vend. Këto janë porositë e Tij, kështu të mendoni thellë.
152. Mos iu afronu pasurisë së jetimit derisa ai të arrijë pjekurinë, (mund t'i afroheni) vetëm në mënyrë më të mirë, zbatoni me drejtësi masën dhe peshojën, Ne nuk ngarkojmë asnjë njeri përtej mundësive të tij. Kur të flitni (të dëshmoni), duhet të jeni të drejtë edhe është çështja për (kundër) të afërmit, dhe zotimin e dhënë All-llahut plotësonie. Këto janë me çka Ai ju porositë kështu që të përkujtoni.
153. Dhe se kjo është rruga (feja) Ime e drejtë (që e caktova për ju), pra përmbajuni kësaj, e mos ndiqni rrugë të tjera e t'ju ndajnë nga rruga e Tij. Këto janë porositë e Tij për ju, ashtu që të ruheni.
154. E Musait i dhamë librin plotësim (i të mirave) për atë që tregon bindje të mirë, dhe sqarues për çdo send, udherrëfyes e mëshirë, ashtu që të besojnë se do të takohen me Zotin e tyre.
155. Dhe ky është libër, dobiprurës, Ne e zbritëm, përmbanju këtij, ruajuni ashtu që të mëshiroheni.
156. (E zbritëm Kur'anin) Që të (mos) thoni: "Libri u zbriti vetëm dy grupeve para nesh (jehudive e të krishterëve) dhe se ne ishim të panjohur me librat (me mësimet) e tyre.
157. Dhe që të (mos) thoni: "Sikur të na kishte zbritur neve libri, (sikurse u zbriti atyre dy grupeve) ne do të ishim edhe më të udhëzuar se ata. Juve ju erdhi nga Zoti juaj argumenti (Kur'ani), ju erdhi udhëzimi, mëshira. E kush është më zullumqar se ai që argumentet e Zotit i bën të rreme dhe ua kthen shpinën atyre? Ne do t'i ndëshkojmë me ndëshkim më të rëndë ata që ua kthyen shpinën argumenteve Tona, për shkak të prapësimit që bënë.
158. A mos janë duke pritur tjetër ata (pas këtyre fakteve) vetëm t'ju vijnë engjëjt (t'ua marrin shpirtin), të vijë Zoti yt (urdhëri për shkatërrim) ose të vijnë disa nga shenjat e Zotit tënd, (në) ditën kur vijnë disa shenja të Zotit tënd, asnjë njeriu nuk i vlen besimi i Tij nëse nuk ka besuar më parë ose nuk ka bërë në besimin e tij kurrfarë të mire. Thuaj: "Pritni, edhe ne jemi duke pritur!"
159. Vërtet ata që e përçanë fenë e tyre dhe u ndanë në grupe, ti (Muhammed) nuk ke kurrfarë përgjegjësie. çështja e tyre është vetëm te All-llahu, Ai do t'i njohë me atë që punuan.
160. Kush vjen me një (punë) të mirë, ai (në ditën e gjykimit) shpërblehet dhjetë fish, e kush vjen me (vepër) të keqe, ai ndëshkohet vetëm për të. Atyre nuk u bëhet e padrejtë.
161. Thuaj: "Vërtet Zoti im më udhëzoi në rrugë të drejtë, që është fé e drejtë, fé e Ibrahimit, që ishte larg besimeve të kota. Ai (Ibrahimi) nuk ishte idhujtar!
162. Thuaj: "Namazi im, kurbani im, jeta ime dhe vdekja ime janë thjesht për All-llahun, Zotin e botëve.
163. Ai nuk ka shok (nuk adhuroj tjetër). Me këtë (thjeshtësi të adhurimit vetëm për Zotin) jam i urdhëruar dhe jam i pari i muslimanëve (i pari që pranoj dhe bindem)!
164. Thuaj: " A të kërkojë Zot pos All-llahut, e Ai është Zot i çdo sendi (ekzistues) dhe dëmi i secilit person është kundër vetes. Askush nuk do të bartë barrën e tjetrit. Mandej, kthimi juaj është te Zoti juaj; e Ai ju njofton për atë që përçaheshit.
165. Ai është që ju bëri sundues (zëvendësues) në tokë (pas shkatërrimit të atyre që ishin më parë) dhe lartësoi në një shkallë më të lartë disa nga ju mbi të tjerët, për t'ju sprovuar në atë që ju dha. All-llahu është ndëshkues i shpejtë, është që falë e Mëshirues

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Perkethimi i Kur'an-it ne gjuhen Shqipe Empty Re: Perkethimi i Kur'an-it ne gjuhen Shqipe

Mesazh nga Alberti Sun 31 Jan 2010 - 8:45

Elif, Lam, Mim, Sadë.
2. (Ky është) Libri, që të është zbritur ty, që me të t'u tërheqësh vërejtjen dhe t'i këshillosh besimtarët, pra të mos ketë shtrëngim në gjoksin tënd (për kumtimin e tij).
3. Përvetësoni atë që ju është zbritur nga Zoti juaj, e mos zini miq (përkrahës) pos Tij. Pak është ajo që po merrni përvojë.
4. Sa fshatra (banorë) kemi shkatërruar (me fajin e tyre) e dënimi Jonë u erdhi atyre natën, a (ditën) kur ishin duke pushuar (duke fjetur).
5. Kur u erdhi atyre dënimi Jonë, s'kishin ç'të kërkonin tjetër, vetëm të thonë: "Vërtetë,ne ishim zullumqarë" (të pranojnë gabimin).
6. Ne patjetër do të marrim në përgjegjësi ata, të cilëve u është dëguar (pejgamber), e do t'i marrim në pyetje edhe të dërguarit.
7. Dhe duke e ditur mirë Ne do t'u rrëfejmë atyre (për atë që punuan), se Ne nuk ishim që mungonim (ishim të pranishëm).
8. Atë ditë peshimi (masa) është i drejtë. Atij që i rëndohen peshojat, ata janë të shpëtuar.
9. Kujt i vijnë lehtë peshojat, ata e humben vetveten, ngase i refuzan argumentet Tona me të padrejtë.
10. Ne ju vendosëm në tokë dhe ju mundësuam jetesën (mjetet për të jetuar), e pak prej jush po falënderoni.
11. Ne ju krijuam pastaj ju dhamë formën, e mandej engjëjve u thamë: "Bëni sexhde për Ademin". Ata i bënë sexhde pos Iblisit. Ai nuk qe prej atyre që bënë sexhde.
12. (All-llahu) Tha: "Çka të pengoi ty të bësh sexhde, kur Unë të urdhërova?" Ai (Iblisi) tha: "Unë jam më i vlefshëm se ai, më krijove mua nga zjarri, e atë e krijove nga balta!"
13. (All-llahu) Tha: "Zbrit nga ai (Xhenneti), nuk të takon të bësh kryelartësi në të, dil jashtë, s'ka dyshim ti je i poshtëruar".
14. (Iblisi) Tha: "Më afatizo gjer ditën kur ringjallen (njerëzit)!"
15. (All-llahu) Tha: "Ti je i Afatizuar!"
16. (Iblisi) Tha: "Për shkak se më humbe mua, unë do t'u ulem atyre (do t'u zë pusi) në rrugën Tënde të drejtë,
17. Mandej, do t'ju sillem atyre para, prapa, nga e djathta dhe nga e majta e tyre, e shumicën e tyre nuk do ta gjejsh që të falënderohen (të besojnë)!"
18. (All-llahu) Tha: "Dil nga ai (Xhenneti), i urrejtur, i dëbuar. Kush prej tyre vjen pas teje, Unë kam për ta mbushur Xhehennemin me të gjithë ju.
19. (Ne i thamë) O Adem, ti dhe bashkëshortja jote zini vend në Xhennet, hani nga të doni, e mos iu afroni kësaj peme, pse do të bëheni prej zulumqarëve (të vetvetes suaj).
20. Shejtani i nxiti ata të dy (i mashtroi), që t'ua zbulojë atyre pjesët e turpshme që u ishin të mbuluara dhe tha: "Zoti juaj nuk ua ndaloi ju dyve atë pemë vetëm që të mos bëhi meleqë (engjëj), ose të mos bëheni prej të përjetshmëve.
21. Dhe ju bëri be atyre (duke u thënë) se: unë jam këshillues për ju.
22. Atëherë me mashtrim i zbriti (në nivel të palakmueshëm). E kur e shijuan pemën u zbulua vendturpi i tyre dhe filluan të mbulojnë atë (duke vënë gjeth mbi gjeth) nga gjethet e (pemëve të) Xhennetit. Zoti i tyre i thirri (duke u thënë): "A nuk ua ndalova ju dyve atë pemë dhe a nuk ju thashë ju dyve se shejtani është armik i haptë për ju?!"
23. Ata të dy thanë: "Zoti ynë, ne i bëmë të padrejtë(i dëmtuam) vetvetes sonë, në qoftë se nuk na falë dhe nuk na mëshiron, ne me siguri do të jemi prej të shkatërruarve!"
24. (All-llahu) Tha: "Zbritni, jeni armik i njëri-tjetrit. Në tokë ju e keni vendqëndrimin (vendbanimin) dhe përjetim deri në një kohë.
25. Tha: "Në të (në tokë) do të jetoni (do të gjallëroni), në të do të vdesni (do të varroseni) dhe prej saj do të nxirreni (do të ringjalleni).
26. O bijtë e Ademit, Ne krijuam për ju petk që ju mbulon vendturpësinë dhe petk zbukurues. Po petku i devotshmërisë, ai është më i miri. Këto janë argumentet e All-llahut, ashtu që ata të përkujtojnë.
27. O bijtë e Ademit, të mos ju mashtrojë kurrsesi shejtani sikurse i nxori prindërit tuaj nga Xhenneti, zhveshi prej tyre petkun e tyre që t'ju dalë në shesh lakuriqësia e tyre. Vërtetë ai dhe shoqëria e tij ju sheh, ndërsa ju nuk e shihni. Ne i kemi bërë shejtanët miq të atyre që nuk besojnë.
28. Kur punojnë ata (idhujtarët) diçka të shëmtuar, thonë: "Ne i gjetëm që kështu prindërit tanë, edhe All-llahu na urdhëroi këtë (vizitën reth Qabes lakuriq). Thuaju: "All-llahu nuk urdhëron të shëmtuarën, a thoni për All-llahun çka nuk dini?"
29. Thuaj: "All-llahu më urdhëroi mua drejtësinë dhe në tërësi kthejuni Atij në çdo namaz (lutje) dhe adhuronie Atë duke qenë të sinqertë në lutje vetëm për të. Ashtu sikur që ju filloi (krijoi) së pari do të ktheheni te Ai.
30. Një grup (nga ju) Ai e vuri në rrugë të drejtë, e një grup meritoi të jetë i humbur, pse ata (të humburit) shejtanët i morën për miq, e megjithatë mendonin se ishin në rrugë të drejtë.
31. O bijtë e Ademit, vishuni bukur për çdo namaz (lutje), hani dhe pini e mos teproni, pse Ai (All-llahu) nuk i do ata që e teprojnë (shkapërderdhin).
32. Thuaj: "Kush i ndaloi bukuritë dhe ushqimet e mira që All-llahu i krijoi për robtë e vet?" Thuaj: "Ato janë në këtë botë për ata që besuan, e në ditën e kijametit janë të posaçme për ta. Kështu i sqarojmë argumentet një populli që kupton.
33. Thuaj: "Zoti im i ndaloi vetëm të këqijat e turpshme, le të jenë të hapta ose të fshehta, ndaloi mëkatin, ndaloi shtypjen e tjetrit pa të drejtë, ndaloi t'i mvishni All-llahut shok pa patur për të kurrfarë argumenti, dhe ndaloi të thoni për All-llahun atë që nuk e dini se është e vërtetë.
34. Çdo popull (që përgënjeshtroi pejgamberët) ka afatin e vet, e kur t'u vijë afati tyre, ai nuk mund të shtyhet për asnjë moment, e as të përngutet më parë.
35. O bijtë e Ademit, juve ju vijnë të dërguar nga mesi juaj, ju përkujtojnë faktet e Mia (shkoni pas tyre). E kush ruhet dhe përmirësohet, për ta s'ka as frikë as s'kanë përse të pikëllohen.
36. E ata që i konsideruan të rreme faktet tona dhe me kryelartësi u larguan prej tyre, ata janë banues të zjarrit dhe në të janë përjetë.
37. Kush është më mizor se ai që trillon shpifje ndaj All-llahut, apo i përgënjeshtron argumentet e Tij? Ata e arrijnë pjesën e tyre që u është caktuar (në shënime) deri kur t'u vijnë atyre të dërguarit tanë (melaiket) t'ju marrin shpirtin e u thonë: "Ku janë ata që pos Zotit i lutshit?" Ata thonë: "Kanë humbur prej nesh" dhe ashtu dëshmojnë për vete se ishin mohues (kafira).
38. (All-llahu) Ju thotë: "Hyni në Xhehennem me atë popull që ishte para jush nga xhinët dhe njerëzit (e që ishin si ju). Sa herë që një grup hyn në të, e mallkon atë të mëparshmin derisa kur të arrijnë në të të gjithë, grupi i fundit i tyre thotë për grupin e parë: "Zoti ynë, këta (paria) na kanë humbur neve (nga rruga e drejtë), pra shtoju dënimin me zjarr atyre!" (All-llahu) Thotë: "Për secilin (grup) është (dënimi) i shtuar, por ju nuk po dini.
39. Të parët e tyre (paria) të mbramëve të tyre ju thotë: " Ju nuk keni përparësi ndaj nesh (pse vetë keni bërë kufur), shijone pra dënimin për atë që e fituat!"
40. Nuk ka dyshim se ata që përgënjeshtruan argumentet Tona dhe nga mendjemadhësia u larguan prej tyre, atyre nuk u hapen dyert e qiellit dhe nuk do të hyjnë në Xhennet deri të përbirojë devja nëpër vrimën e gjilpërës. Ja, kështu i shpërblejmë kriminelët.
41. Për ata është përgatitur shtrat nga zjarri dhe mbulojë (nga zjarri). E kështu pra i shpërblejmë zullumqarët.
42. Ata që besuan dhe bënë vepra të mira, e Ne as që obligojmë ndoken çka nuk ka mundësi (të veprojë), të tillët janë banues të Xhennetit dhe në të janë përgjithmonë.
43. Nga zemrat e tyre kemi hequr (kemi zhdukur) çdo gjë që ishte krijuar nga zilia (nga urrejtja), janë në Xhennet, ku rrjedhin lumenj, e ata thonë: "falënderojmë All-llahun që na udhëzoi për këtë (për iman, për punë të mira,na hoq zilinë, na futi në Xhennet), pse sikur të mos na drejtonte All-llahu, ne nuk do të dinim të udhëzohemi. Vërtetë, të dërguarit e Zotit na e thanë të vërtetën dhe ne i besuam!" E atyre u drejtohet thirrje: "Ky është Xhenneti, iu dha juve për atë që vepruat.
44. Ata të Xhennetit i thërrasin (i pyesin) banuesit e zjarrit e u thonë: "Ne e gjetëm të vërtetë atë që na e pat premtuar Zoti ynë, e ju (banues të zjarrit) a e gjetët të vërtetën atë që u pat premtuar Zoti juaj?" Ata (banuesit e zjarrit) thonë: "Po". Atëherë në mes të tyre (mes dy grupeve) thërret një zë: "Mallkimi i All-llahut qoftë mbi zullumqarët!"
45. Ata që penguan nga rruga (imani) e All-llahut dhe që kërkuan shtrembërimin e saj dhe ata që ishin mohues të botës tjetër.
46. E mes atyre dyve (dy grupeve) është një perde (mur), e mbi A'raf (lart mbi mur) janë burra që i njohin secilin (të Xhennetit dhe të Xhehennemit) me shenjat e tyre. Ata i thërrasin banuesit e Xhennetit: "Paqja (shpëtimi) qoftë mbi ju!" Ata (të A'rafit) nuk kanë hyrë në të, po shpresojnë.
47. E kur u shkon shikimi i tyre nga ata të Xhehennemit, Thonë: "Zoti ynë mos na bë neve me mizorët!"
48. Ata të Arafit i thërrasin do burra që i njohin me shenjat e tyre dhe u thonë: "Çka ju vlejti ai grumbullimi juaj (në pasuri e numër) dhe ajo që bënit kryelartësi?" (e tash jeni në Xhennenem).
49. A këta janë ata (besimtarët), për të cilët betoheshi se nuk ka për t'i përfshirë mëshira e All-llahut?" (në mënyrë ironike i përqeshin kufarët, mandej u thonë besimtarëve): "Vazhdoni në Xhennet, as nuk ka frikë për ju, as nuk keni për t'u brengosur!"
50. Banuesit e zjarrit i thërrasin (dhe i lusin) ata në Xhennet (duke ju thënë): "Na qitni diç nga uji apo nga ajo që u ka furnizuar All-llahu (se mbaruam nga etja)!" Ata (në Xhennet) thonë: "All-llahu i ka ndaluar që të dyja këto për jobesimtarët!"

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Perkethimi i Kur'an-it ne gjuhen Shqipe Empty Re: Perkethimi i Kur'an-it ne gjuhen Shqipe

Mesazh nga Alberti Sun 31 Jan 2010 - 8:45

51. Ata që fenë e tyre e morrën tallje e lojë dhe të cilët i mashtroi jeta e dynjas. Sot, pra, Ne i harrojmë ata sikurse e patën harruar takimin e kësaj dite të tyre dhe, sikurse i refuzonin argumentet Tona!"
52. Ne u sollëm atyre (mekasve) një libër (Kur'anin) që ua shkoqitëm në baza të diturisë, e që është udhërrëfyes e mëshirë për ata që besojnë.
53. Ata nuk presin tjetër, por vetëm atë që do t'u vijë. E atë ditë kur t'u vijë (dënimi i premtuar) ajo që e pritnin, ata të cilët më parë e kishin harruar thonë: "Vërtetë të dërguarit e Zotit tanë erdhën me fakte të vërteta, a kemi ndonjë ndërmjetsues që të na shpëtojë, ose të kthehemi (në dynja) e të veprojmë tjetër nga ajo që vepruam" Ata shkatërruan vetveten dhe u shkoi huq trillimi që e bënin.
54. Vërtetë, Zoti juaj, All-llahu është Ai që krijoi qiejt dhe tokën brenda gjashtë ditësh, pastaj qëndroi mbi Arshin, Ai e mbulon ditën me natën, që me të shpejtë e kërkon atë (mbulimin e dritës së ditës), edhe dielli, edhe hëna e edhe yjet i janë nënshtruar sundimit të Tij. Ja, vetëm Atij i takon krijimi dhe sundimi. I madhëruar është All-llahu, Zoti i botëve.
55. Lutnie Zotin tuaj të përulur e në heshtje, pse Ai nuk i do ata që e teprojnë.
56. Mos bëni çrregullime në tokë pas rregullimit të saj (me të ardhur të pejgamberëve) dhe lutnie Atë duke pasur frikë (dënimin) dhe duke shpresuar (mëshirën). S'ka dyshim se mëshira e All-llahut është pranë atyre të mirëve.
57. Ai është që i lëshon erërat si myzhde pranë mëshirës (shiut) së Tij. E kur ato (erërat) bartin re të mëdha mbi, ne i sjellim mbi një tokë të vdekur dhe lëshojmë në të ujin (shiun), dhe me të (me ujin) nxjerrim të gjithë frutat. Kështu i nxjerrim (i ngjallim) të vdekurit, ashtu që të përkujtoni (fuqinë e Zotit).
58. Me lejen e All-llahut toka e mirë mbinë bimët, e ajo që nuk është kualitative, ajo nuk mbinë vetëm (pak) me vështirësi. Kështu Ne i rradhisim argumentet Tona për ata që falenderojnë.
59. Ne e patëm dërguar Nuhun te populli i vet, e ai tha: "O populli im, adhuronie All-llahun, nuk keni zot tjetër pos Tij. Unë kam frikë për dënimin Tuaj në një ditë të madhe!"
60. Paria nga populli i tij tha: "Ne po të shohim (në këtë që na thërret) plotësisht të humbur!"
61. (Nuhu) Tha: "O populli im, unë nuk kam kurrfarë humbje, por unë jam i dërguar prej Zotit të botëve!"
62. "Unë ju kumtoj juve shpalljet e Zotit tim, ju këshilloj dhe unë di nga Zoti im çka ju nuk dini!"
63. "A mos u çuditët që shpallja ju erdhi nga Zoti juaj përmes (gjuhës së) një njeriu nga mesi juaj, për t'ju tërhequr vërejtjen që të ruheni dhe ashtu të shpëtoni!"
64. Po ata e përgënjeshtruan atë (Nuhun), e Ne e shpëtuam atë dhe ata që ishin me të në anije, ndërsa ata që përgenjeshtruan faktet tona i fundosëm. Vërtet, ata ishin popull i verbër.
65. Edhe te (populli) Ad-i (dërguam) vëllain e tyre Hudin, e ai tha: "O populli im, adhuronie (një Zot) All-llahun, ju nuk keni zot pos Tij, a nuk po frikësoheni?!"
66. Paria që nuk besoi nga populli i tij tha: "Ne po të shohim mendjelehtë dhe të konsiderojmë vërtetë rrenacak!"
67. Tha (Hudi): "O populli im, nuk jam mendjelehtë (nuk kam të metë mendore), por unë jam i dërguar prej Zotit të botëve".
68. (Jam i dërguar) Që t'u komunikoj shpalljet e Zotit tim dhe unë jam këshillues besnik për ju.
69. A mos ju erdhi çudi që ju erdhi shpallja nga Zoti juaj përmes një njeriu nga mesi juaj, e për t'ju tërhequr vërejtjen. Perkujtoni kur Ai ju bëri sundues pas popullit të Nuhut dhe ju shtoi fuqinë fizike. Përkujtoni të mirat e All-llahut që të gjeni shpëtim.
70. Ata thanë: "A na erdhe (të na frikësosh) që ta adhurojmë vetëm All-llahun e të braktisim atë çka adhuronin prindërit tanë? Nëse je i vërtetë (çka thua) sillna atë që na premton (kërcenohesh)".
71. (Hudi) Tha: "Juve ju gjeti dënimi dhe përbuzja nga Zoti juaj. A më polemizoni mua për emra (të idhujve) që i emëruat ju dhe prindërit tuaj, e që për ta All-llahu nuk shpalli kurrfarë argumenti? Pritni pra, (dënimin) edhe unë së bashku me ju jam duke pritur".
72. Ne me mëshirën Tonë e shpëtuam atë dhe ata që ishin me të, dhe i shkulëm nga rrënja, ata që përgenjeshtruan argumentet Tona dhe nuk ishin besimtarë.
73. Edhe te (populli) Themud u dërguam vëllain e tyre, Salihun, e ai u tha: "O populli im, besonie All-llahun (një) nuk keni Zot tjetër pos Tij. Qe, ju erdhi argumenti nga Zoti juaj. Ja, kjo devja është mrekulli për ju. Linie këtë të lirë të hajë në tokën e All-llahut dhe kurrsesi mos e merrni me të keq, e t'ju kapë dënim i dhembshëm.
74. Përkujtoni All-llahun kur Ai ju bëri sundues pas Adit, ju vendosi në tokë e ju në rrafshin e saj ndërtoni pallate, kurse në kodrina ngritni shtëpia, përkujtoni të mirat e All-llahut e mos u bëni shkatërrues në tokë.
75. Krerët kryelartë nga populli i tij u thanë atyre që ishin më të dobët e që kishin besuar: "A e dini se me të vërtetë Salihu është i dërguar nga Zoti i tij?" Ata thanë: "Vërtet, ne jemi besimtarë të asaj me çka është dërguar".
76. Ata kryelartit thanë: "Ne jemi mohues (jobesimtarë) të asaj që ju i besuat".
77. Ata e therrën devën dhe me kryelartësi shkelën dispozitën e Zotit të tyre dhe thanë: "O Salih, sillna atë me çka na u kërcenove, nëse je prej të dërguarve".
78. Atëherë ata përjetuan tërmetin dhe u gdhinë në shtëpitë e tyre kufoma të ngrira.
79. Ai u zmbraps prej tyre e tha: "O populli im, unë ju komunikova dërgesën e Zotit tim, ju këshillova sa munda, por ju nuk i përfillni këshilluesit".
80. Përkujto kur popullit të vet Luti i tha: "A punoni të shëmtuarën, që asnjë nga popujt e botës nuk e bëri para jush".
81. Vërtet, ju të shtyrë nga epshet u afroheni burrave duke i lënë gratë. Po ju jeni popull i shfrenuar".
82. Përgjigja e popullit të tij nuk ishte tjetër vetëm se të thonë: "Dëboni ata (Lutin me besimtarë) nga vendbanimi juaj, ata janë njerëz që ruhen shumë (i largohen të shëmtuarës)".
83. Ne shpëtuam atë dhe familjen e tij, pos gruas së tij që mbeti aty (ndër të shkatërruarit).
84. Ne lëshuam mbi ata një lloj shiu (me gurë). E shiko se si ishte fundi i kriminelëve!
85. E në Medjen (dërguam) vëllain e tyre Shuajbin. Ai tha: "O populli im, adhuronie All-llahun (një), ju nuk keni zot tjetër pos Tij. Juve ju erdhi mrekullia nga Zoti juaj. Zbatoni drejtë matjen dhe peshojën, e mos u bëni padrejtësi njerëzve në sendet e tyre, dhe mos bëni çrregullime në tokë pas përmirësimit të saj. Këto janë më të dobishme për ju, nëse jeni besimtarë.
86. Mos zini pusi në çdo rrugë e të kërcënoheni dhe të pengoni nga rruga e All-llahut atë që i ka besuar atij (Shuajbit), e të kërkoni shtrembërimin e asaj (e rrugës).Përkujtoni kur ishit pakicë e Ai ju shumoi dhe shikoni se si qe fundi i çrregulluesve.
87. E në qoftë se një grup prej jush është që i besoi asaj me të cilën unë u dërgova, e një grup nuk besoi, duroni deri të gjykojë mes nesh All-llahu, e Ai është gjykatësi më i mirë.
88. Paria, që ishte krjelartë nga populli i tij, tha: "O Shuajb, ne do të dëbojmë ty dhe së bashku me ty edhe me ata që besuan nga fshati ynë, ose pa tjetër të ktheheni në fenë tonë". Ai (Shuajbi) tha: "A edhe nëse ne nuk e dëshirojmë atë (kthimin)?".
89. Ne do të kemi shpifur gënjeshtër ndaj All-llahut, nëse ktheheni në fenë tuaj (idhujtare), pasi që All-llahu na shpëtoi nga ajo. Nuk është për ne të kthehemi në të vetëm nëse është dëshira e All-llahut, Zotit tonë. Zoti ynë ka përfshirë me diturinë e vet çdo send, ne ju kemi mbështetur All-llahut. Zoti ynë, vendos mes nesh dhe mes popullit tonë gjykimin tënd të drejtë, se Ti je më i miri gjykatës.
90. Krerët prej popullit të tij, që nuk besuan, i thanë: (Popullit i thanë) Nëse shkoni (pranoni) pas Shuajbit, (pas fesë së tij) atëherë ju jeni me siguri të dëshpëruar.
91. Ata (popullin e padëgjueshëm) i kapi tërmet i fortë dhe aguan në shtëpitë e tyre kufoma të gjunjëzuara.
92. Ata që përgënjeshtruan Shuajbin, sikur nuk ekzistuan fare aty, ata që konsideruan Shuajbin rrenacak, vërtet ishin të dështuarit.
93. E ai (Shuajbi) u kthye e tha: "O populli im, vërtet unë ju kumtova porositë e Zotit tim, ju dhashë këshilla, e si të brengosem për një popull që nuk besoi".
94. Ne nuk e dërguam asnjë pejgamber në ndonjë vendbanim e që nuk e ndëshkuam atë (popullin) me skamje e vështirësi të tjera, në mënyrë që ata të përulen (të binden).
95. Mandej e zëvendësuam të keqen me të mirën derisa u shumuan ato (të mirat) e thanë: "Prindërit tanë i pat goditur skamja e mjerimi" (ky është rregull natyror, po ata nuk falënderuan). Atëherë befas i dënuam pa e vërejtur ata.
96. E sikur banorët e këtyre vendbanimeve të kishin besuar dhe të ishin ruajtur, Ne do t'ju hapnim begati nga qielli e toka, por ata përgënjeshtruan, andaj i dënuam me shkatërrim për atë që merituan.
97. A mos u siguruan banorët e fshatrave nga dënimi jonë kur ata ishin fjetur (natën)?
98. A mos u siguruan banorët e fshatrave nga dënimi jonë para dite kur ata ishin duke luajtur?
99. A mos u siguruan ata prej ndëshkimit të All-llahut? Nuk sigurohet kush prej frikës së ndëshkimit të All-llahut pos njerëzve të humbur.
100. A nuk e kanë të qartë ata që trashëguan tokën pas banorëve të saj (që u shkaktërruan) se, nëse dëshirojmë Ne i godasim (i dënojmë) për mëkatet e tyre, ua mbyllim zemrat e tyre, dhe ata nuk dëgjojnë (këshillat).

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Perkethimi i Kur'an-it ne gjuhen Shqipe Empty Re: Perkethimi i Kur'an-it ne gjuhen Shqipe

Mesazh nga Alberti Sun 31 Jan 2010 - 8:46

101. Këto janë fshatra për të cilat po të tregojmë disa nga lajmet e tyre. Atyre iu patën ardhur të dërguarit e tyre me argumente (me mrekulli), por ata nuk i besuan asaj të cilën më parë e kishin gënjyer. Ja, kështu vulos All-llahu zemrat e atyre që nuk besojnë.
102. Ne te shumica e tyre nuk gjetëm zbatimin e premtimit, e gjetëm shumicën e tyre jashtë bindjes (respektit).
103. Mandej pas tyre dërgam Musain me mrekulli të argumentuara te faraoni dhe rrethi i tij, e ata i refuzuan ato, e shih se si ishte përfudimi i shkatruesve?
104. Musai tha: O faraon, s'ka dyshim, unë jam i dërguar prej Zotit të botëve".
105. Është dinjitet për mua ta them për All-llahun vetëm të vërtetën. Unë u kam ardhur me argumente nga Zoti juaj, lejoi pra beni israilët të vijnë me mua!"
106. Ai (faraoni) tha: "Nëse ke ardhur me ndonjë argument, dhe nëse je ai që thua, na trego pra atë argument".
107. Ai (Musai) e hodhi shkopin e vet, kur ja, u shfaq gjarpër i vërtetë.
108. Dhe e nxori dorën e vet, kur qe, për shikuesit dritë e bardhë.
109. Rrethi i parisë nga populli i faraonit tha: "Ky nuk është tjetër pos magjistar i përsosur".
110. Ai dëshiron t'ju nxjerrë prej tokës suaj: "E çka më urdhëroni (propozoni ju)?"
111. Ata (krerët) thanë: "Ndale atë dhe vëllain e tij, e dërgo nëpër qytete tubues (të magjistarëve).
112. Të sjellin çdo magjistarë të dijshëm (të aftë).
113. Magjistarët erdhën te faraoni, e thanë: " Ne do të kemi shpërblim, në qoftë se dalim fitues!"
114. Ai (faraoni) tha: "Po, dhe ju do të jeni prej të afërmëve të mi".
115. Ata (magjistarët) thanë: "O Musa, (zgjidh) ose do të hedhësh ti ose ne po hedhim?"
116. Ai (Musai) tha: "Hidhni ju"! E kur hodhën ata (shkopinjë e litarë), magjepsën sytë e njerëzve, i frikësuan ata dhe sollën një magji të madhe.
117. E Ne e frymëzuam Musain (duke i thënë): "Hidhe shkopin tënd!" Kur qe, ai gëlltiste atë që kishin magjepsuar.
118. Atëherë u dëshmua e vërteta dhe u zhduk ajo që kishin përgatitur.
119. Aty u mundën ata (magjistarët dhe faraoni) dhe u kthyen të poshtëruar.
120. E magjistarët u hodhën (u përulën) në sexhde.
121. Dhe thanë: "Ne i besuam Zotit të gjithësisë,
122. Zotit të Musait dhe të Harunit!"
123. E faraoni tha: "Ibesuat atij (Musait) para se t'ju lejoja unë? Kjo është një dredhi që ju e përgatitët në qytet (Misir) për t'i dëbuar prej tij banorët e tij (kibtët), po më vonë do ta kuptoni (çka do t'ju gjejë).
124. Kam për t'ua prerë duartë dhe këmbët tërthorazi, pastaj të gjithë juve do t'ju gozhdoj.
125. Ata (që besuan) hanë: "S'ka dyshim, ne jemi të kthyer te Zoti ynë".
126. Ti nuk hakmerresh ndaj nesh vetëm pse besuam në argumentet e Zotit tonë, pasi që na erdhën ata. Zoti ynë, na dhuro durim (për dënimin që do të na bën faraoni) dhe na bën të vdesim muslimanë!"
127. Të parët nga populli i faraonit thanë: "A do të lejosh Musain dhe popullin e tij të bëj përçarje në tokë dhe të braktisin ty dhe zotat e tu?" Ai (faraoni) tha: "Do t'ua mbysim djemtë e do t'i lëmë të gjalla gratë e tyre për shërbim, ne jemi dominues mbi ta".
128. Popullit të vet Musai i tha: "Kërkoni ndihmë prej All-llahut dhe kini durim. S'ka dyshim se toka është e All-llahut, ia lë në trashëgim atij që nga robët e tij, e ardhmja e lumtur është për të devotshmit.
129. Ata (populli i Musait) thanë: "Ne ishim të shtypur para se të na vije ti, e edhe pasi na erdhe". Ai (Musai) tha: "Është shpresë se All-llahu do ta shkatërrojë armikun tuaj (faraonin), e ju do t'ju bëjë ta zëvendësoni në këtë vend, e do t'ju shikojë se si ju veproni".
130. (Për madhërinë e Zotit) Ne e provuam popullin e faraonit me skamje dhe me pakësim të frutave, në mënyrë që të marrin mësim.
131. Kur u vinte atyre e mira (viti i begatshëm), ata thonin: "Kjo është e (mira) jona thjesht". E kur i godiste ndonjë e keqe, fatin e zi ia përshkruanin Musait dhe atyre (besimtarëve) që ishin me të. Veni re, fati i tyre është te All-llahu (e jo te Musai), por shumica e tyre këtë nuk e dinin.
132. Ata thanë: "Me çfarëdo argumenti të na vijshë që me te të na magjepsesh (largosh nga feja që kemi), ne nuk do të besojmë ty".
133. Atëherë (për shkak të mohimit) Ne lëshuam kundër tyre: vërshimin, karkalecat, rriqërat (insekte dëmtuese), bretkocat dhe gjakun, fakte të gjalla njëra pas tjetrës, po ata mbanin kokëfortësi sepse ishin mëkatar.
134. Pasi që i gjeti belaja (me ato masa dënimi) ata thanë: "O Musa, lute për ne Zotin tënd me atë meritë që ke (si pejgamber), nëse na e largon dënimin ne do të pranojmë ty (si të dërguar) dhe do t'i lejojmë beni israilët bashkë me ty (të shkoni ku të doni).
135. E kur e larguam nga ata dënimin (me lutjen e Musait) për deri në një afat që do të arrinin, ata e thyen besën.
136. Atëherë ndërmorën kundër tyre dhe i fundosëm në det, ngase përgënjeshtruan argumentet Tona dhe nuk qanë kokën për to.
137. E atij populli që ishte i nënshtruar i trashëguam lindje e perëndim të tokës, që Ne e bekuam (me të mira), ndërsa për durimin që patën, u plotësua fjala më e mirë (premtimi i vërtetë) e Zotit ndaj beni israilve; rrënuam atë që bënte faraoni i tij, si dhe atë që kishin ndërtuar ata.
138. Beni israilët i kaluam përtej detit, e ata me një popull që adhuronte do statuja të tyre, dhe thanë: "O Musa, na e bën edhe ne një zot (statujë) si zotët që i kanë ata (ai popull)". Ai (Musai) tha: "Ju jeni popull që nuk dini".
139. Vërtet, ai popull (që po adhuron idhuj) është i shkatërruar në atë (adhurim) dhe ajo që vepruan është e asgjësuar (s'ka dobi).
140. Musai tha: "Mos deshët, pos All-llahut, të kërkoj për ju zot tjetër, kurse Ai ju vlerësoi mbi njerëzit e tjerë?"
141. Përkujtoni (o beni israil) kur Ai ju shpëtoi prej popuulit të faraonit, që u shtroi më të keqen mundim, ua mbyti djemt tuaj, ua la të gjalla gratë tuaja. E ju me këto ishit në sprovë të madhe nga Zoti juaj".
142. Dhe Ne i caktuam Musait tridhjetë net (afatin për shpallje), e ato i plotësuam edhe me dhjetë dhe kështu u mbush afati për takim Zotin e tij në katërdhjetë net. Ndërsa Musai vëllait të vet Harunit, i tha: "Më zëvendëso mua te populli im dhe rregullo, e mos shko rrugës së të këqinjve".
143. E kur Musai erdhi në kohën që i caktuam dhe i foli Zoti i vet, ai tha: "Zoti im! Më mundëso pamjen tënde e të shikoj!" Ai (Zoti) i tha: "Ti nuk ke mundësi të më shohësh, por shiko kodrën, e nëse ajo qëndron në vendin e vet, ti do të shohësh Mua. Kur u drejtua kah kodra, një pjesë e dritës nga Zoti i tij e bëri atë (kodrën) thërmi, e Musait i ra të fikët. Kur erdhi në vete, tha: "E lartë është madhëria Jote, pendohem te Ti (për atë që kërkova), dhe unë jam i pari i besimtarëve!"
144. Ai (All-llahu) tha: "O Musa, Unë të gradova ty mbi njerëzit me shpalljen Time dhe me të folurit tim. Merr atë që të dhash dhe bëhu mirënjohës.
145. Dhe i përshkruan atij në pllaka çdo gjë (që i nevojitej), si këshillim dhe sqarim për secilin send. "Merri këto me seriozitet dhe urdhëroje popullin tënd që t'i përvetësojë më të mirat e tyre (dispozitat me shpërblim më të madh). Unë do t'ua tregoj vendbanimin mëkatarëve.
146. Unë do t'i zbraps nga argumentet e Mia ata të cilët pa pasur drejtë bëjnë kryelarësi në tokë, të cilët edhe nëse shohin çdo argument nuk besojnë, dhe nëse shohin udhën e shpëtimit, nuk e marrim atë rrugë, nëse e shohin rrugën e gabuar atë e marrin rrugë. Këtë (këtë verbërim të tyre), ngase ata i konsideruan të rreme faktet Tona dhe ngase i lanë pas dore ato.
147. Ata të cilët i mohuan argumentet Tona dhe takimin në ditëne botës së ardhshme, ata asgjësuan veprat e tyre. A shpërblehen ata (më thevab ose me dënim) pos sipas asaj si kanë vepruar.
148. Populli i Musait, pas tij (kur ai shkoi në kodrën Tur për pranimin e shpalljes) e mbaroi nga stolitë e tyre një figurë viçi që kishte britmë (Pallte). A nuk e shihnin ata se ai nuk ju fliste as nuk i udhëzonte në ndonjë rrugë të drejtë. E morën atë (e adhuruan si idhull viçin), e ishin të padrejtë ndaj vetes së tyre.
149. E kur në duart e tyre u thye (ajo vepër e shëmtuar u penduan) dhe e kuptuan se me të vërtetë kanë gabuar thanë: "Nëse nuk na mëshiron Zoti ynë dhe nuk na falë gabimin, ne padyshim do të jemi nga më të dëshpruarit.
150. E kur u kthye Musai shumë i hidhëruar te populli i vet, tha: "Sa keq më paskeni zëvendësuar pas shkuarjes sime! A e ngutët (pritjen) urdhërin e Zotit tuaj? I hodhi pllakat dhe e zuri për (flokë) koke vëllain e vet duke e tërhequr kah vetja". Ai (vëllai Harun) tha: "O bir i nënës sime, populli më mundi dhe gati më mbyti, mos më konsidero mua me njerëzit mizorë".

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Perkethimi i Kur'an-it ne gjuhen Shqipe Empty Re: Perkethimi i Kur'an-it ne gjuhen Shqipe

Mesazh nga Alberti Sun 31 Jan 2010 - 8:46

151. (Musai) Tha: "Zoti im, më falë mua dhe vëllain tim dhe na dhuro mëshirën Tënde, se Ti je mëshirues i mëshiruesve.
152. Nuk ka dyshim se ata që adhuruan viçin ka për t'i përfshirë përbuzja nga Zoti i tyre dhe nënçmimi në jetën e dynjasë. Kështu, i shpërblejmë (me dënim) trilluesit e rrenës.
153. E ata që bënë vepra të këqia e pastaj u penduan pas tyre, dhe besuan sinqerisht, Zoti yt ua falë gabimet dhe është mëshirues pas tij (pas pendimit të tyre).
154. E kur iu ndalë hidhërimi Musait, ai mori pllakat (që i pat hedhur), e në tekstin e tyre ishin (shënuar) udhëzime e mëshirë për ata që kanë frikë ndaj Zotit të tyre.
155. Musai zgjodhi nga populli i vet shtatëdhjetë veta për kohën që Ne ia caktuam takimin. E pasi që kapi ata dridhja (e tokës), ai tha: "Zoti im!, sikur të kishe dashur Ti, i kishe zhdukur më parë ata dhe mua. A po na zhduk për atë që bënë të marrët nga ne? Kjo është vetëm sprovë e Jotja, që me të e bën të humbur atë që do, dhe e vë në rrugë të drejtë atë që do. Ti je mbrojtësi ynë, pra falna e mëshirona, se Ti je më i miri që falë (gabimet).
156. Dhe cakto për ne (jetë) të mirë në dynja dhe të mirë në botën tjetër, pse vërtet jemi kthyer kah Ti. Ai (Zoti) tha: "Dënimi im është ai me të cilin e godas cilin dua, e mëshira Ime ka përfshirë secilin send. Atë (Mëshirën) do ta caktoj për ata të cilët i ruhen (mëkateve), e japin zeqatin dhe për ata që argumentet tona i besojnë.
157. Që pranojnë të dërguarin (Muhammedin), Pejgamberin arab, (që nuk shkruan as nuk lexon), të cilin e gjejnë të cilësuar (të përshkruar me virtytet e tij), te ata në Tevrat dhe në Inxhil, e që i urdhëron ata për çdo të mirë dhe i ndalon nga çdo e keqe, u lejon ushqimet e këndëshme dhe u ndalon ato të pakëndshmet, dhe heq nga ata barrën e rëndë të tyre dhe prangat që ishin mbi ta. Pra, ata të cilët e besojnë atë, e ndërojnë dhe e ndihmonë, veprojnë me dritën që iu zbrit me të, të tillët janë të shpëtuarit.
158. Thuaj (Muhammed): "O ju njerëz! Unë jam i dërgari i All-llahut te të gjithë ju. All-llahut që vetëm i Tij është sundimi i qiejve e i tokës, s'ka të adhuruar tjetër pos Tij; Ai jep jetë dhe Ai jep vdekje, pra besoni All-llahun dhe të dërguarin e Tij, pejgamberin e pashkolluar, që beson All-llahun dhe shpalljet e Tij, ndiqnie rrugën e tij që ta gjeni të vërtetën.
159. Edhe prej popullit të Musait qe një grup që udhëzoi drejtë dhe iu përmbajt asaj (drejtësisë).
160. Ne i ndamë ata (popullin e Musait) në dymbëdhjetë grupe fises, e kur Musait i kërkoi ujë populli i vet, Ne e udhëzuam (duke thënë): "Bjeri me shkopin tënd gurit" (ai i ra) dhe prej tij (gurit) gufuan dymbëdhjetë kroje, ashtu që secili grup e dinte krojin e vet. Ne bëmë që retë t'u bëjmë hije atyre dhe u sollëm rrëshirë dhe shkutëza (dhe u thamë): "Hani nga të mirat me të cilat ju dhuruam!" (e pse ishit përbuzës). Ata nuk na dëmtuan Ne, por e dëmtuan vetveten e tyre (ngase u dënuan).
161. (përkujto edhe këtë) Kur atyre iu tha: "Banoni në këtë fshat (vendbanim) dhe hani nga (frutat e tij) kah të doni e thuani: "Falje" dhe në derë hyni të përulur, se Ne do t'ua shtojmë edhe më punëmirëve!"
162. E ata prej tyre që ishin mizorë ndrushuan fjalë tjetër nga ajo që iu kishte thënë, atëherë Ne zbritëm kundër tyre një dënim nga qielli për shkak se ishin zullumqarë.
163. Dhe pyeti ti (Muhammed) për fshatin që ishte në breg të detit e ata e shkelën rendin e të shtunës (që e kishin të ndaluar gjuajtjen e peshqve), kur në të shtunën e tyre peshqit u vinin sheshazi mbi ujë, e në ditën që nuk festonin nuk u vinin. Ja, kështu i sprovuam ata ngase ishin mëkatarë.
164. Dhe kur një grup prej tyre thanë: "Përse këshilloni një popull që All-llahu do ta shkatërrojë ose dënojë me një dënim të ashpër?" Thanë (këshilluesit): "Arsyetimi para Zotit tuaj dhe me shpresë që t'ju largohen gabimeve".
165. E kur braktisën atë për të cilën ishin këshilluar, Ne i shpëtuam ata që pengonin nga të këqiat, ndërsa ata që kundërshtuan i kapëm me një dënim të fortë, ngase ishin të shfrenuar.
166. E kur ata tejkaluan me arogancë të hapët, nga ajo që ishin të ndaluar, Ne i shndërruam në majmunë të përbuzur.
167. Përkujto (o i dërguar) kur Zoti Yt shpalli qartas se mbi ta do të vë, deri në ditën e kijametit, sundimin e ndonjë që ka për t'ua shijuar atyre mundimin më të shëmtuar. Vërtet Zoti yt ndërmerr shpejt dënimin, Ai edhe falë e mëshiron shumë.
168. Ne i shpërndajmë ata në grupe nëpër tokë; prej tyre ka të mirë, por edhe jo të tillë. Ne i provuam me të mira e me të këqia, në mënyrë që të tërhiqen nga e keqja.
169. E pas tyre erdhi brezi që trashëgoi librin. Këta merrnin mjete të pavlerë të kësaj bote (lakmues që nuk dallonin të mirën a të keqen) e thonin: "Do të na bëhet falje", e merrnin atë përsëri. A nuk është marrë prej tyre zotimi në librin (Tevratin) se nuk do të thonë ndaj All-llahut tjetër pos të vërtetës dhe ata e dinim mirë se çka në të (libër). Po, a nuk po kuptoni se bota tjetër është më e mirë (se ajo çka merrnit ju) për ata që ruhen.
170. Po atyre që i përmbahen librit dhe falin namazin, Ne nuk u humbin shpërblimin të të mirëve.
171. Përkujto kur ngritëm kodrën mbi ta si re, e ata menduan se ajo do të bie mbi ta. (Ne u thamë): Merrni këtë që u dhamë me kujdes dhe përkujtoni ç'keni në të, e të ndaleni nga ajo që është e ndaluar.
172. Përkujto kur Zoti Yt nxori nga shpina e bijve të Ademit pasardhësit e tyre dhe i bëri dëshmues të vetes së tyre (duke u thënë): "A nuk jam Zoti juaj?" Ata thanë: "Po, dëshmuam!" Të mos thoni në ditën e kijametit: "Ne nga ky (dëshmim) ishim të panjohur.
173. Ose të mos thoni: "Prindërit tanë më parë ishin idhujtarë, e ne ishim pasardhës të tyre. A do të na shkatërrosh ne për atë që bënë ata asgjësues të së vërtetës?"
174. Po kështu u sqarojmë argumentet, që ata të kthehen nga e gabuarja në të vërtetën.
175. Dhe lexoju atyre tregimin e atij që patëm dhënë dituritë Tona, ndërsa ai u zhvesh prej tyre dhe atëherë atë e shoqëroi shejtani dhe kështu ai u bë prej të humburëve.
176. E sikur të donim Ne, do ta ngrisnim lartë me (dituri), por ai nuk iu largua tokës (dynjasë) dhe shkoi pas epshit të vet. Shembulli i tij është si ai i qenit, të cilin nëse e përzë ai e nxjerr gjuhën, po edhe nëse nuk e përzë, ai sërish e nxjerr gjuhën. Ky është shembulli i atyre që i konsideruan të rreme argumentet Tona. Ti rrëfe tregimet (ymetit tënd) në mënyrë që ata të mendojnë.
177. Shembulli i keq është populli, ai që përgenjeshtroi faktet Tona dhe e dëmtoi vetveten.
178. Atë që All-llahu e udhëzon, ai është në rrugë të drejtë, e atë që e humb, e ata janë të dëshpruarit.
179. Ne krijuam shumë nga xhinët e njerëzit për xhehennem. Ata kanë zemra që me to nuk kuptojnë, ata kanë sy që me ta nuk shohin dhe ata kanë veshë që me ta nuk dëgjojnë. Ata janë si kafshët, bile edhe më të humbur, të tillët janë ata të marrët.
180. All-llahu ka emrat më të mirë, andaj Atë thirrnie me ata e hiquni nga ata që bëjnë shtrembërime me emrat e Tij. Ata kanë për t'u shpërblyer (me dënim) për veprimet e tyre.
181. E ndër ata që krijuam Ne, ka njerëz që udhëzojnë në të drejtën e edhe veprojnë me të.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Perkethimi i Kur'an-it ne gjuhen Shqipe Empty Re: Perkethimi i Kur'an-it ne gjuhen Shqipe

Mesazh nga Alberti Sun 31 Jan 2010 - 8:46

181. E ndër ata që krijuam Ne, ka njerëz që udhëzojnë në të drejtën e edhe veprojnë me të.
182. Ndërsa ata që i konsideruan të rreme argumente Tona, Ne do t'i shpijmë në humbje në mënyrë graduale kah nuk e kuptojnë ata.
183. Mirëpo, atyre u jap afat, se kapja (dënimi) Ime është e fortë.
184. A nuk menduan ata se ai bashkëkohaniku i tyre (Muhammedi) nuk ka farë çmendurie, ai është vetëm qortues i hapët.
185. A nuk vështruan ata me vëmendje pushtetin e madh në qiej e në tokë dhe çka krijoi All-llahu prej sendeve, e edhe në atë se ndoshta u është afruar afati i tyre i vdekjes. Atëherë, cilës bisedë pos kësaj (Kur'anit) do ti besojnë?
186. Për atë që All-llahu e la në humbje, s'do të ketë udhëzues, dhe ata do t'i lë të bredhin në vrazhdësinë e tyre.
187. Të pyesin ty (Muhammed) për çastin (katastrofën e përgjithshme) se kur do të ndodhë ai. Thuaj: "Atë e di vetëm Zoti im, kohën e tij nuk mund ta zbulojë kush pos Tij (e sjell kijametin pa e hetuar asnjë nga krijesat). Çështja e tij (se kur do të ndodh) është preokupim i rëndë (për krijesat) në qiej e në tokë. Ai (katastrofa) nuk ju vjen ndryshe, vetëm befas. Të pyesin ty sikur ti di për të. Thuaj: "Për të di vetëm All-llahu, por shumica e njerëzve nuk e dinë (pse është e fshehtë)".
188. Thuaj: "Unë nuk kam në dorë për veten time as ndonjë dobi, as ndonjë dëm, pos çka do All-llahu. Sikur ta dija të fshehtën, do të shumoja për vete të dobishmet, e nuk do të më prekte gjë e keqe. Unë nuk jam tjetër vetëm se qortues dhe përgëzues për njerëzit që besojnë.
189. Ai (All-llahu) është Ai që ju krijoi prej një vete, e prej saj për t'u qetësuar pranë saj. Kur e mbuloi ai (mashkulli) atë (gruan), ajo u ngarkua me një barrë të lehtë dhe ashtu vazhdoi me të, e kur u bë e rëndë, ata të dy lutën All-llahun, Zotin e tyre: "Nëse na jep një (fëmijë) të mirë, ata (pa të meta), ne do të jemi falendërues ndaj Teje".
190. Pasi që atyre të dyve ju dha (fëmijë) të mirë, ata (fëmijë e pasardhës) i përshkruan shokë në atë që iu dha. I pastër është All-llahu nga ajo që ia përshkruajnë.
191. A i përshkruajnë shok atë çka nuk mund të krijojë asnjë send, e ata (idhujt) vetë janë të krijuar.
192. Ata (idhujt) nuk mund t'ju sjellin atyre ndonjë ndihmë e as veten e tyre ta ndihmojnë.
193. Dhe, edhe nëse i thirrni për t'i udhëzuar, ata nuk ju përgjigjen. Për ju është njejtë, i thirrët ata ose heshtët.
194. S'ka dyshim se ata që po i adhuroni ju pos All-llahut, janë të krijuar sikur ju (njerëzit janë më të përsosur). Thirrni pra ata, e le t'ju përgjigjen juve nëse thuani të vërtetën.
195. A kanë ata (idhujt) këmbë të ecin me to, a kanë duar të rrëmbejnë me to, a kanë sy të shohin me ta? Thuaj: "Thirrni shokët (zotat) tuaj e thurrni kurtha për mua e mos pritni".
196. Mbrojtësi i im është All-llahu që zbriti librin. Ai kujdeset për të mirët.
198. Dhe nëse i thirrni për udhëzim, nuk dëgjojnë, e të duken se po të shikojnë ty, po ata nuk shohin.
199. Ti (Muhammed) merre të lehtën, urdhëro për të mirë dhe hiqu prej të padijshmëve.
200. E nëse të godet shejtani me ndonjë vesvese, ti kërko strehim te All-llahu, sepse vërtet Ai dëgjon e di.
201. Vërtet, ata që janë të ruajtur, kur i prek ndonjë iluzion nga djalli, ata përkujtojnë (All-llahun), nga djalli, ata përkujtojnë (All-llahun), dhe atëherë shohin (të vërtetën).
202. E vëllezërit e tyre (jo të ruajturit) i përkrahin (shejtanët) për në humbje dhe nuk ndahen.
203. Dhe, kur ti nuk u sjell atyre ndonjë mrekulli (që e kërkojnë) thonë: "Përse ti nuk e tri vetë?" Thuaj "Unë (nuk trilloj) i përmbahem vetëm asaj që më shpallet nga Zoti im, ky (Kur'ani) është argument (me të cilin ndriçohen zemrat) nga Zoti juaj, është udhërrëfyes dhe mëshirë për popullin që beson.
204. Kur lexohet Kur'ani, ju dëgjoni atë (me vëmendje) dhe heshtni, në mënyrë që të fitoni mëshirë.
205. Ti përmende Zotin tënd në vete (heshtas), me respekt e me dro, jo me shprehje të larta, (përmende) në mëngjes e në mbrëmje dhe mos u bërë prej atyre që nuk kanë kujdes.
206. S'ka dyshim se ata që janë pranë (afër) Zotit tënd (melekët) nuk tërhiqen nga adhurimi ndaj Tij nga mendjemadhësia, Atë e madhërojnë dhe vetëm Atij i bëjnë sexhde

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Perkethimi i Kur'an-it ne gjuhen Shqipe Empty Re: Perkethimi i Kur'an-it ne gjuhen Shqipe

Mesazh nga Alberti Sun 31 Jan 2010 - 8:47

1. Të pyesin ty (Muhammed) për plaçkën (e fituar në luftë), thuaju: "Plaçka, (mënyra e ndarjes së saj) është çështje e All-llahut dhe të dërguarit, prandaj kini frikë All-llahun, përmirësoni gjendjen e unitetit tuaj dhe nëse jeni besimtarë, respektone All-llahun dhe të dërguarin e Tij.
2. E, besimtarë të vërtetë janë vetëm ata, të të cilëve kur përmendet All-llahu u rrënqethen zemrat e tyre, kur u lexohen ajetet e Tij u shtohet besimi, dhe që janë të mbështetur vetëm te Zoti i tyre.
3. Dhe, të cilët falin (rregullisht) namazin dhe nga ajo, me çka Ne i furnizuam, ata japin.
4. Të tillët janë besimtarë të vërtetë dhe për këtë kanë vende të larta te Zoti i tyre, kanë falje dhe kanë furnizim në mënyrë të ndershme.
5. (Mospajtimi i tyre për plaçkë është) Ashtu si ai kur të nxori Zoti yt nga shtëpia jote për të vërtetën, e një grup nga besimtarët nuk ishte i kënaqur.
6. Bëjnë polemikë me ty për të vërtetën pasi që e kishin të qartë (se ti veron me lejen e Zotit) sikur me qenë se shtyheshin në vdekje të sigurt.
7. Përkujtoni kur All-llahu ju premtoi njerën prej dy grupeve se është juaja, e ju dëshironit t'ju takojë ai (grup) i paarmatosur, ndërsa All-llahu dëshiroi që me premtimet e Tij ta vendosë të vërtetën, e të zhdukë në themel mbeturinën e mohuesve.
8. Ta forcojë të vërtetën e ta çrrënjosë të kotën, edhe pse këtë e urrejnë kriminelët.
9. Përkujtoni kur kërkuat ndihmë prej Zotit tuaj, e Ai ju është përgjigjur: "Unë do t'ju ndihmoj me njëmijë engjëj që vijnë një pas një (grup pas grupi).
10. All-llahu nuk e bëri atë (ndihmën) për tjetër, vetëm t'ju gëzojë(t'u japë myzhde) dhe për t'i forcuar (qetësuar) me të zemrat tuaja, pse ndihma në realitet është vetëm prej All-llahut. All-llahu është mbizotërues dhe i urtë.
11. Dhe kur Ai ju kaploi me një kotje (gjumë) që ishte siguri për ju nga ana e Tij, ju lëshoi shi nga qielli për t'ju pastruar me të, largoi prej jush shtimet e shejtanit, e që të fuqizojë bindjen në zemrat tuaja dhe t'ju përforcoj me të (me shi) këmbët tuaja.
12. Edhe kur Zoti yt u kumtoi engjëjve se: "Unë jam me ju, pra, inkurajoni ata që besuan! Unë do të hedh frikë në zemrat e atyre që nuk besuan, e ju goditni në qafë e lartë, mëshonju atyre në çdo gjymtyrë (gishtërinj).
13. Këtë (ndëshkim për ta) ngase kundërshtuan All-llahun dhe të dërguarin e Tij, e kush kundërshton All-llahun dhe të dërguarn e Tij, nuk ka dyshim se All-llahu është ndëshkimfortë.
14. Kështu e keni (dënimin), pra shijone, e për mohuesit është edhe dënimi i zjarrit.
15. O ju që besuat! Kur të ndesheni në turmën (që lëviz ngadalë) e atyre që mohuan,mos ua ktheni shpinën.
16. Kush ua kthen atyre shpinën, në atë moment veç atij që kthehet për të luftuar ose për t'iu bashkëngjitur një grupi tjetër, ai ka tërhequr kundër vetes hidhërimin e All-llahut dhe vendi i tij është xhehennemi. E ai është përfundim i keq.
17. Ju nuk i mbytët (në të vërtetë) ata, por All-llahu (me ndihmën që ua dha) i mbyti ata, dhe ti nuk i gjuajte, (në të vërtetë) kur i gjuajte ata, por All-llahu (të ndihmoi) i gjuajti, e (bëri këtë) për t'i shpërblyer besimtarët me një dhunti të mirë nga ana e Tij. All-llahu gjithçka dëgjon dhe di.
18. Ja kjo është e vërteta. All-llahu dobëson dredhitë e qafirave (kufarëve).
19. Nëse ju (idhujtarë) kërkuat fitore, ja, ku e keni fitorën, (kjo është ironi për ta) po nëse hiqni dorë (nga lufta kundër Pejgamberit), ajo do të jetë në dobinë tuaj, e nëse ju ktheheni, edhe Ne kthehemi. Ana (grumbulli) juaj nuk do t'ju vlejë asgjë edhe nëse është e madhe, sepse All-llahu është me besimtarët.
20. O ju që besuat, respektoni All-llahun dhe të dërguarin e Tij, e mos e braktisni atë se ju po e dëgjoni.
21. Dhe mos u bëni si ata që thanë: "Dëgjuam", por nuk dëgjojnë.
22. Krijesat (gjallesat) më të dëmshme te All-llahu janë ata të shurdhëtit, memecët, të cilët nuk logjikojnë.
23. Sikur të dinte All-llahu për ndonjë të mirë prej tyre, do t'i bënte të dëgjojnë, po edhe sikur t'i bënte të dëgjojnë, ata do të zbrapseshin dhe do të refuzonin.
24. O ju që besuat, përgjigjuni All-llahut dhe të dërguarit kur ju ftojnë për atë që ju jep jetë, (për fenë e drejtë), dhe ta dini se All-llahu ndërhyn ndërmjet njeriut dhe zemrës së tij, dhe se ju do të tuboheni te Ai.
25. Ruajuni nga e keqja (nga dënimi) që nuk godet vetëm ata që bënë mizori prej jush, (por edhe të mirët), dhe ta dini se All-llahu është ndëshkues i rreptë.
26. Përkujtoni kur ishit pakicë e të dobët në tokë, dhe frikësoheshit se do t'ju rrëmbejnë njerëzit (idhujtarët), e Ai ju mundësoi vend të sigurt (në Medinë) dhe ju përkrahu me ndihmën e Tij, ju furnizoi me të mira, që të jeni mirënjohës.
27. O ju që besuat, mos e tradhtoni All-llahun dhe të dërguarin, që të tradhëtoni amanetet tuaja, deri e dini sa e keqe është kjo.
28. Dhe, dine se pasuria e juaj dhe fëmijët tuaj janë vetëm një sprovë, dhe se te All-llahu është shpërblimi i madh.
29. O ju që besuat, nëse keni frikë All-llahun, Ai do të vërë udhëzim (në zemrat tuaja) për ju, do t'ua mbulojë të këqiat, do t'ua falë mëkatet. All-llahu është dhurues i madh.
30. Përkujto (o i dërguar) kur ata që nuk besuan thurnin kundër teje; të ngujojnë, të mbysin ose të dëbojnë. Ata bënin plane, e All-llahu i asgjësonte, se All-llahu është më i miri që asgjëson (dredhitë).
31. E kur atyre u lexohen ajetet Tona (Kur'ani), thonin: "Kemi dëgjuar (këso fjalësh) dhe sikur të donim edhe ne do të thonim diçka të ngjajshme me këtë dhe se ky nuk ësht gjë tjetër pos mit i lashtë".
32. Dhe (përkujto) kur thanë: "O All-llah! nëse është ky (Kur'ani) vërtet prej Teje, lësho gur nga qielli kundër nesh, ose sillna ndonjë dënim të idhët.
33. Po All-llahu nuk do t'i dënojë ata, derisa ti (Muhammed) je në mesin e tyre dhe All-llahu nuk do t'i dënojë, derisa ata kërkojnë falje (istigfarë).
34. Çka kanë ata që të mos i dënojë All-llahu, kur ata janë që pengojnë (të tjerët) nga xhamia e shenjtë (Qabja), e edhepse nuk janë mbikëqyrës të saj. Kujdestarët e saj janë vetëm ata që ruhen (të devotshmit), por shumica e tyre nuk është që di.
35. Lutja e tyre pranë shtëpisë (Qabes) nuk ishe tjetër veçëse britmë dhe duartrokitje, prandaj vuane dënimin për shkak se mohonit.
36. Ata që nuk besuan, shpenzojnë pasurinë e tyre për të penguar nga rruga e All-llahut. Ata do të shpenzojnë atë dhe ajo do të bëhet dëshprim i tyre, e madje ata do të mposhten. E ata që mohuan, do të përmblidhen vetëm në xhehennem.
37. (Kjo masë) Që ta dallojë All-llahu të keqin nga i miri, dhe që të vë të këqinjtë njëri mbi tjetrin, t'i bëjë grumbull të gjithë e t'i hedhë në xhehennem. E të tillët janë më të dëshpruarit.
38. Thuaju atyre që nuk besuan nëse heqin dorë (nga rruga e tyre e gabuar dhe besojnë) do t'u falet e kaluara, po nëse vazhdojnë, ligji (i Zotit), izbatuar ndaj të parëve ëhtë i ditur (edhe ju do t'ju zë).
39. Luftoni ata derisa të mos mbetet idhujtari (besim i kotë), e i tërë adhurimi të bëhet vetëm për All-llahun. Po nëse ata ndalen (i japin fund mosbesimit), All-llahu është mbikëqyrës për atë që veprojnë.
40. Po nëse refuzojnë, ta dini se All-llahu është mbrojtës i juaji. E, sa mbikëqyrës e ndihmës i mirë është Ai.
41. Ju (besimtarë) ta dini se një e pesta e asaj që fituat, nga ndonjë send, i takon (përkujtuesve të) All-llahut, të dërguarit të Tij, të afërmve të tij (të dërguarit), jetimëve, nevojtarëve dhe atyre në mërgim, (ky është përcaktimi i Zotit), nëse keni besuar All-llahun, dhe atë, (Kur'anin) që ia zbritëm robit Tonë (Muhammedit) ditën e furkanit (ditën e Bedrit, kur u dallua e vërteta nga e shtrembëra), ditën e konfrontimit të dy grupeve. All-llahu është i fuqishëm për çdo gjë.
42. Kur ju ishit në bregun e afërt të luginës, e ata në bregun e largët të saj (ju ishit kah Medina e ata kah Meka), ndërsa karavani ishte më poshtë prej jush (kah deti). Dhe, sikur të ishit ju ata që njëri tjetrit i keni caktuar takimin, do ta thyenit caktimin. Por All-llahu ishte Ai që zbatojë çeshtjen e kryer tanimë, e të shkatërrojë me argument atë që u shkatërrua dhe të bëjë të jetojë me argumentet atë që jetoi. All-llahu vërtet dëgjon e di.
43. Dhe (përkujto) kur All-llahu t'i dëftoi ty ata në ëndërr, të paktë në numër, e sikur t'i dëftonte shumë, ju do të dobësoheshit e do të grindeshsit për çështjen (e luftës), por All-llahu ju shpëtoi. All-llahu vërtet e di shumë mirë se ç'mbajnë kraharorët (zemrat).
44. Përkujtoni kur u takuat (në sheshin e luftës), e Ai bëri që ata në sytë tuaj të duken pak, e po ashtu edhe ju të dukeni në sytë e tyre pak; e bëri këtë për të zbatuar All-llahu një çështje që ishte e vendosur. Vetëm te All-llahu është përfundimi i çështjeve.
45. O ju që besuat, kur të konfrontoheni me ndonjë grup, përqëndrohuni dhe përmendni çdo herë All-llahun që të arrini fitoren e dëshiruar.
46. Dhe respektone All-llahun e të dërguarin e Tij, e mos u përçani mes vete e të dobësoheni e ta humbni fuqinë (luftarake). Të jeni të durueshëm se All-llahu është me të durueshmit.
47. Mos u bëni si ata që dolën prej shtëpive të tyre sa për krenari e për t'i parë bota, e që pengonin nga rruga e All-llahut. All-llahut nuk mund t'i shpëtojnë me atë veprim të tyre.
48. Përkujto (Muhammed) kur shejtani u dha guxim për veprat e tyre dhe tha: "S'ka kush që mund t'iu mposhtë sot ju, unë jam mbrojtës Juaji!" E kur u ballafaquan të dy grupet, ai u tërhoq prapa e tha: "Unë tërhiqem prej jush, unë shoh çka nuk shihni ju, unë i frikësohem All-llahut. All-llahu ndëshkon shumë ashpër.
49. Kur hipokritët dhe ata që në zemrat e tyre kishte sëmundje (dyshim) thanë: "Këta (muslimanët) i ka mashtruar feja e tyre (s'kanë fuqi të luftojnë). Po kush mbështetet në All-llahun, s'ka dyshim, se All-llahu është ngadhënjyes i urtë.
50. Sikur t'i kishe parë engjëjt kur ua marrë shpirtin atyre që mohuan (do të shihje tmerr), u binin fytyrave dhe shpinave të tyre (para, prapa): "Shijoni dënimin e djegjes!"

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Perkethimi i Kur'an-it ne gjuhen Shqipe Empty Re: Perkethimi i Kur'an-it ne gjuhen Shqipe

Mesazh nga Alberti Sun 31 Jan 2010 - 8:48

51. Këtë (dënim e morët) për shkakun e asaj që fituat. All-llahu nuk është i padrejtë për robtë e Tij.
52. Edhe idhujtarët, siç e kishte traditë populli i faraonit, e dhe ata që ishin para tyre, i mohuan argumentet e All-llahut, e për shkak të mëkateve All-llahu i skatërroi. All-llahu është i plotfuqishëm, ndëshkues i ashpër.
53. Këtë (masë ndëshkuese) e bëri ngase All-llahu nuk ishte ndryshues i një begatie, të cilën ia ka dhuruer një populli, derisa të ndryshojë ai vetë në vetvete (të bëhet përbuzës i së mirës) dhe ngase All-llahu dëgjon (çka thonë) dhe di (çka punojnë).
54. Ashtu siç ishte traditë e popullit të faraonit dhe atyre që kishin qenë më parë, që i konsideronin të rreme faktet e Zotit të tyre, e Ne për këto të këqija të tyre i shkatërruam, e popullin e faraonit (edhe faraonin) e fundosëm, por të gjithë këta ishin dëmtues të vetes së tyre.
55. Krijesat më të dëmshme te All-llahu janë ata që mohuan, nuk pritet që ata të besojnë;
56. Këta janë ata prej të cilëve ti pate marrë premtimin (se nuk do të ndihmojnë idhujtarët) e të cilin ata nuk e ruajtën por si çdo herë e thyejnë premtimin e tyre.
57. Po nëse i ndesh (i zë) ata në luftë, atëherë ti ata (me shkatërrimin e tyre) shpartallo ata që janë pas tyre, në mënyrë që të marrin mësim.
58. Nëse ti e heton tradhtinë e një populli (ndaj marrëveshjes), atëherë edhe ti ua hidh atyre (marrëveshjen) në mënyrë të njejtë, sepse All-llahu nuk i do ata që tradhtojnë (fshehurazi).
59. Dhe, ata që mohuan, mos të mendojnë kurrsesi se shpëtuan, (se na ikën). Ata nuk mund ta bëjnë të paaftë Atë (zotin) që i ndjek.
60. E ju përgatituni sa të keni mundësi force, (mjete luftarake) e kuaj të caktuar për betejë kundër atyre (që tradhtojnë) e me të, (me përgatitje) ta frikësoni armikun e All-llahut, armikun tuaj dhe të tjerët, të cilët ju nuk i dini (se kush janë), e All-llahu i di ata. Çkado që shpenzoni për rrugë të All-llahut, ajo do t'ju konpenzohet dhe nuk do t'ju bëhet padrejtë.
61. Në qoftë se ata, anojnë kah paqja ano edhe ti kah ajo, e mbështetu në All-llahun. Ai është që dëgjon dhe di.
62. Po nëse duan të mashtrojnë me të (me paqen), ty të mjafton All-llahu. Ai është që të fuqizojë ty me ndihmën e vet dhe me besimtarët.
63. Dhe Ai është që bashkoi zemrat e tyre. Edhe sikur ta shpenzoshe gjithë ata që është në tokë, nuk do të mund t'i bashkoje zemrat e tyre, por All-llahu bëri bashkimin e tyre, pse Ai është i gjithëfuqishëm, i urtë.
64. O Pejgamber! All-llahu të mjafton ty dhe besimtarëve që janë me ty.
65. O Pejgamber! Nxiti besimtarët për luftë. Nëse prej jush janë njëzet të durueshëm, (trima të fqishëm), do t'i mundni dyqind, e nëse janë njëqind, do t'i mundni njëmijë sish që nuk besuan, për shkak se ata janë njerëz që nuk kuptojnë (pse luftojnë).
66. All-llahu ju bëri lehtësim tash duke ditur se jeni dobësuar. Nëse prej jush janë janë njëqind të durueshëm, do ti mundni dyqinnd, e nëse prej jush janë një mijë, me ndimën e Zotit do t'i mundni dy mijë. All-llahu është me ata që janë të durueshëm.
67. Për asnjë pejgamber nuk qe me vend të ketë robër derisa ta ketë dërmuar me luftë (armikun) në tokë. Ju keni për qëllim përjetimet e kësaj bote, ndërsa All-llahu dëshiron për ju Ahiretin. All-llahu mbizotëron çdo gjë, di çka është e mirë për robtë.
68. Po të mos ishte dispozita e hershme e caktuar prej All-llahut (që të mos dënohet ai që përpiqet, po nuk e qëllon), juve do t'ju kishte goditur një dënim i madh për atë që e morët.
69. Pra, (është e lejuar preja e luftës) hani atë që e fituat me luftë, si të lejuar dhe të mirë, përmbajuni dispozitave të All-llahut se All-llahu është Ai që falë dhe që mëshiron.
70. O Pejgamber! Thuaju atyre robërve që i keni në duart tuaja se posa të vërejë All-llahu ndonjë të mirë (besim të drejtë e të sinqertë) në zemrat tuaja, Ai u jep edhe më shumë të mira nga ajo çka është marrë nga ju, ua falë gabimet, se All-llahu falë pa masë, se është mëshirues i madh.
71. E nëse (robërit) duan të tradhëtojnë ty, ata më parë tradhtuan All-llahun, (nuk besuan) e Ai (të ndihmojë), të mundësojë të ngadhënjesh ndaj tyre. All-llahu i di të gjitha ndodhitë, vepron me urtësinë e Tij.
72. Është e vërtetë se ata që besuan, u shpërngulën dhe luftuan me pasurinë e tyre në rrugën e All-llahut, dhe ata që strehuan (të shpërngulurit) dhe u ndihmuan, të tillët janë miq të njëri tjetrit (në ndihmë dhe në trashëgim). Ata që besuan por që nuk u shpërngulën, ju nuk keni përkujdes as ndihmë për ta deri sa të shpërngulen edhe ata. E nëse ata kërkojnë ndihmë prej jush për çështjen e fesë, atëherë jeni të obliguar t'u ndihmoni, përveç nëse është puna kundër një populli që me të keni marrëveshje (nuk mund t'u ndihmoni në luftë kundër atij populli). All-llahu mbikëqyr atë që veproni.
73. Ata që e mohuan të vërtetën janë miq të njëri-tjetrit. E nëse nuk e bëni atë (të ndihmoni e të kujdeseni njëri-tjetrin), bëhet trazirë dhe rrëmujë e madhe në tokë.
74. Po ata që besuan, migruan dhe luftuan për rrugën e All-llahut, dhe ata që strehuan dhe ndimuan, janë besimtarë të vërtetë. Atyre u takon falje (e mëkateve) dhe furnizimi në mënyrë të ndershme.
75. Ndërsa edhe ata që besuan më vonë, e që u shpërngulën dhe luftuan së bashku me ju, janë të njejtë me ju (në të drejta). E, (sipas dispozitave të Zotit), farefisi ka më përparësi ndaj njëri-tjetrit (se sa ensarët e muhaxhirinët) mes All-llahu di në hollësi për çdo send.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Perkethimi i Kur'an-it ne gjuhen Shqipe Empty Re: Perkethimi i Kur'an-it ne gjuhen Shqipe

Mesazh nga Alberti Sun 31 Jan 2010 - 8:48

1. Denoncim nga All-llahu dhe i dërguari i Tij ndaj idhujtarëve me të cilët ju patët lidhur kontratë (kumtesë për shkputjen e marrëveshjes).
2. Pra, ju (idhujtarë) qarkulloni nëpër tokë (lirisht) katër muaj, e dine se fuqinë e All-llahut nuk mund ta bëni të paaftë dhe se All-llahu mposhtë mohuesit.
3. Dhe (ky është) një kumtim nga All-llahu dhe i dërguari i Tij, drejtuar gjithë njerëzve në ditën e haxhit të madh, se All-llahu është tërhequr prej (marrëveshjes së) idhujtarëve, e njëkohësisht edhe i dërguari i Tij. Po, nëse pendoheni, do të jetë më mirë për ju, e nëse ia ktheni shpinën (rrugës së drejtë), ta dini se nuk mund t'i shpëtoni (ndjekjes së) All-llahut. E, ti përgëzoji ata që mohuan me një dënim të padurueshëm.
4. Pos atyre idhujarëve me të cilët keni lidhur marrëveshje, e të cilët nuk ju kanë shmangur asgjë dhe nuk e kanë ndihmuar askënd kundër jush, pra, edhe ju përmbushni marrëveshjen e tyre deri në afatin e caktuar. S'ka dyshim se All-llahu i do të devotshmit.
5. E kur të kalojnë muajtë e shenjtë, luftoni idhujtarët kudo që t'i gjeni, robëroni dhe ngujoni ata, e vinju pritë në çdo shteg. Në qoftë se pendohen, e falin namazin dhe e japin zeqatin, atëherë ua lëshoni rrugën, se vërtet All-llahu falë është mëshirues.
6. E nëse ndokush prej idhujtarëve të kërkon strehim, ti strehoje në mënyrë që t'i dëgjojë fjalët e All-llahut (Kur'anin), e mandej përcille në vendin e tij të sigurt. Këtë ngase ata janë popull që nuk e dinë (të vërtetën e fesë islame).
7. Si mund të kenë udhujtarët besë (marrëveshje) te All-llahu dhe te i dërguari i Tij, përveç atyre me të cilët keni lidhur marrëveshje pranë xhamisë së shenjtë (Qabes), e derisa ata i përmbahe (marrëveshjes) përmbahuni edhe ju. All-llahu i do ata që ruajnë besën.
8. Si (mund të kenë besë) ata të cilët nëse ju mundin, nuk përfillin ndaj jush as farefisni dhe as marrëveshje. Ata ju bëjnë lajka me fjalët e tyre kundërshtojnë ngase shumica e tyre janë besëthyes.
9. Ata i shkëmbyen ajetet e All-llahut për një vlerë të paktë dhe penguan nga rruga e Tij. Ata keq vepruan.
10. Ata nuk respektojnë te asnjë besimtarë as farefisninë as marrëveshjen; si të tillë janë përdhunues.
11. Po, nëse ata pendohen,e falin namazin dhe e japin zeqatin, atëherë i keni vëllezë në fe. Ne sqarojmë agumentet për ata njerëz që kuptojnë.
12. E nëse ata thyejnë zotimet e tyre pas marrëveshjes, ofendojnë fenë tuaj, atëherë luftoni krerët e mohuesve. Ata vërtet nuk kanë besë, luftoni që të frenohen (nga krimi e fyerja).
13. Përse të mos e luftoni një popull që thyen zotimet e veta dhe tentuan të dëbojnë të dërguarin? Në të vërtetë ata ua filluan të parët luftën. A u frikësoheni atyre? Më e drejtë është t'i frikësoheni All-llahut, nëse jeni besimtarë.
14. Luftoni ata, All-llahu i dënon dhe i mposht ata nëpërmjet jush, e juve ju ndihmon kundër tyre dhe shëron zemrat e njerëzve besimtarë.
15. Dhe Ai mënjanon brengat nga zemrat e tyre. All-llahu ia pranon pendimin atij që do. All-llahu i di të fshehtat, me urtësi zgjidh çështjet.
16. A mos menduat se do të mbeteni anash (pa u provuar), e pa u sqaruar te All-llahu ata që luftuan prej jush dhe, përpos All-llahut, pos të dërguarit të Tij dhe pos besimtarëve, nuk morën ndonjë të jashtëm mik intim. All-llahu e di hollësisht atë që bëni ju.
17. Nuk është e drejtë e idhujtarëve të kujdesen për xhaminë e All-llahut, duke qenë se vetë dëshmojnë për veten e tyre se janë mohues. Të tillëve u shkuan kot veprat e tyre dhe ata janë përgjithmonë në zjarr.
18. E drejtë e përkujdesjes së xhamive të All-llahut është vetëm e atij që i ka besuar All-llahut dhe ditës së mbramë e që e falë namazin, jep zeqatin e nuk i frikësohet askujt pos All-llahut. Të tillët do të jenë të udhëzuarit (në rrugën e drejtë).
19. A mos e konsideruat dhënien e ujit haxhinjve dhe kujdestarinë ndaj xhamisë së shenjtë, si besimin e atij që i besoi All-llahut dhe ditës së fundit dhe që luftoi në rrugën e All-llahut? Jo, ato nuk janë të barabarta te All-llahu. Popullin mizor All-llahu nuk e vë në rrugë të drejtë.
20. Ata të cilët besuan, migruan dhe luftuan me pasurinë dhe veten e tyre në rrugën e All-llahut, ata kanë pozitë më të lartë te All-llahu dhe vetëm ata janë fatlumë.
21. Zoti i tyre i përgëzon ata me mëshirë nga Ai, me disponim ndaj tyre, me xhennete ku ata do të kenë nimet (hirësi-mirësi) të pandërprerë.
22. Ata aty do të jenë të pasosur e te All-llahu është shpërblim i madh.
23. O ju që besuat, mos u ofroni miqësi (dashuri) prindërve tuaj, as vëllezërve tuaj, nëse ata vlerësojnë mosbesim kundër besimit. E kush prej jush miqësohet me ta, ata janë mizor.
24. Thuaj (o i dërguar): "Në qoftë se etërit tuaj, djemtë tuaj, vëllezërit tuaj, bashkëshortet tuaja, farefisi juaj, pasuria që e fituat, tregëtia që frikoheni se do të dështojë, vendbanimet me të cilat jeni të kënaqur, (të gjitha këto) janë më të dashura për ju se All-llahu, se i dërguari i Tij dhe se lufta për në rrugën e Tij, atëherë, pritni derisa All-llahu të sjellë vendimin e Tij. All-llahu nuk vë në rrugën e drejtë njerëzit e prishur.
25. Nuk ka dyshim se All-llahu ju ka ndihmuar në shumë beteja, e edhe në ditën e Hunejnit, kur juve ju mahnit numri i madh, i cili nuk ju vlejti asgjë, dhe me gjerësinë e saj që e kishte toka u ngushtua për ju, pastaj ju u zbrapsët (ikët).
26. Pastaj All-llahun zbriti qetësinë e vet në të dërguarin e Tij dhe në besimtarë, zbriti një ushtri që ju nuk e patë, i dënoi ata që mohuan, e ai ishte ndëshkim ndaj mosbesimtarëve.
27. All-llahu pastaj i falë atij që do. All-llahu falë shumë dhe mëshiron shumë.
28. O ju që besuat, vërtetë idhujtarët janë të ndyrë, andaj pas këtij viti të mos i afrohen më xhamisë së shenjtë. Nëse i frikësoheni skamjes All-llahu me dëshirën e vet do t'ju pastroj me mirësitë e Tij. All-llahu është i gjithdijshëm, është i urtë.
29. Luftoni ata që nuk besojnë All-llahun e as botën tjetër, nuk e konsiderojnë të ndaluar (haram) atë që e ndaloi All-llahu dhe i dërguari i Tij, nuk besojnë fenë e vërtetë, prej atyre të cilëve u është dhënë libri, derisa ta japin xhizjen në dorë e duke qenë të mposhtur.
30. E jehuditë thanë: Uzejri është djali i All-llahut, e të krishterët thanë: Mesihu është djalë i All-llahut. Ato ishim thënie të tyre me gojët e tyre (fraza të thata), që imitojnë thëniet e jobesimtarëve të mëhershëm. All-llahu i vraftë, si largohen (nga e vërteta)!
31. Ata i konsideruan "ahbarët" (priftër jehudi) të tyre, "ruhbanët" (murgjit e krishterë) të tyre dhe Mesihun (Isain) birin e Merjemes, për zota pos All-llahut, ndërsa ata nuk janë urdhëruar për tjetër (nga pejgamberët) pos për adhurimin ndaj All-llahut një, e që nuk ka të adhuruar tjetër pos tij. I lartë është Ai nga çka i shoqërojnë.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Perkethimi i Kur'an-it ne gjuhen Shqipe Empty Re: Perkethimi i Kur'an-it ne gjuhen Shqipe

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Faqja 1 e 2 1, 2  Next

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi