Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
MASH shtyn afatin e plotesimit te Formularit A2 People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
MASH shtyn afatin e plotesimit te Formularit A2 People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

MASH shtyn afatin e plotesimit te Formularit A2

3 posters

Shko poshtë

MASH shtyn afatin e plotesimit te Formularit A2 Empty MASH shtyn afatin e plotesimit te Formularit A2

Mesazh nga An0nim Mon 29 Jul 2013 - 22:20

MASH shtyn afatin e plotesimit te Formularit A2 1375175784-MASHKandidatët do kenë mundësi të aplikojnë edhe pas 5 gushtit. Harizaj: Quhet i plotësuar vetëm kur ju vjen konfirmimi me e-mail. Dita e fundit e plotësimit të tij është data 5 gusht, por ky dikaster ka vendosur t’u japë më shumë kohë nxënësve. Një tjetër arsye është shmangia e mbingarkesës në sistemin e Agjencisë Kombëtare të Provimeve. Sipas MASH, pritet që kandidatëve për në shkollat e larta t’u lihet të paktën edhe një javë kohë. Sa i përket plotësimit të formularit online, procesi mund të quhet i mbyllur vetëm kur aplikantët marrin një përgjigje në e-mail-in e tyre.

“Në nisje të plotësimit të formularit kërkohet adresa e e-mail-it për secilin nxënës, për këtë arsye. Pas plotësimit të formularit, nxënësit do të marrin një përgjigje në email- in e tyre, çka do të thotë që e kanë plotësuar në rregull atë. Kandidatit i vjen në e-mail: “Ju plotësuat formularin A2, zgjodhët këto preferenca dhe është kjo pamje që keni plotësuar”. Veç kësaj, ai mund të bëjë një print të kopjes që ka plotësuar”, sqaroi kreu i Agjencisë Kombëtare të Provimeve, Alfons Harizaj. Ai pohon gjithashtu se do të ketë një datë të dytë për formularin për të gjithë ata që kanë bërë gabime ose për një arsye tjetër nuk e kanë plotësuar.

“Pas datës 5 gusht do të këtë edhe një shtyrje tjetër. Formulari këtë vit u publikua më vonë se vitet e tjera dhe për të shmangur mbingarkesën në sistem, është vendosur që kandidatëve t’u lihet më tepër kohë në dispozicion”, tha Harizaj. Formularin A2 e plotësojnë të gjithë ata maturantë, të cilët kanë dhënë me sukses provimet si dhe kanë paguar mandatin prej 2000 lekësh. Me anë të tij ata zgjedhin 10 degët e preferuara në universitetet publike. Për këtë vit, në dispozicion të tyre janë rreth 334 degë, ndërsa aplikantët do të shpallen fitues vetëm në njërën prej tyre. Sipas MASH, për suksesin e aplikimit me formularin A2 janë të rëndësishme jo vetëm llojet e programeve të studimit të përzgjedhura, por edhe renditja e tyre.

“Pas përzgjedhjes të programeve të studimit të preferuara, maturanti/ kandidati klikon mbi butonin ‘Dërgoje formularin’. Pasi të keni klikuar te ky buton, tek adresa e e-mail-it të vendosur në fushën përkatëse do t’ju dërgohet një mesazh, i cili jep informacion për plotësimin e formularit A2 nga ana juaj”, sqarojnë specialistët e MASH. Paraprakisht duhet të konsultohet me pikët e fituesit të fundit të vitit të kaluar. Duke i krahasuar pikët maturanti mund të marrë vendim që ta përzgjedhë ose jo atë program studimi. Për të përzgjedhur një program studimi, ai duhet të klikojë mbi butonin “Përzgjidh programin”/shqiperia.com
An0nim
An0nim
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Sarande
Postime Postime : 2383
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 28/03/2012
Mosha Mosha : 34

Mbrapsht në krye Shko poshtë

MASH shtyn afatin e plotesimit te Formularit A2 Empty Re: MASH shtyn afatin e plotesimit te Formularit A2

Mesazh nga Anakonda Thu 1 Aug 2013 - 21:27

ehh na plasen na lodhen siesi me na mbajt ma shum nankth me ato formular
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

MASH shtyn afatin e plotesimit te Formularit A2 Empty Re: MASH shtyn afatin e plotesimit te Formularit A2

Mesazh nga just talia Fri 2 Aug 2013 - 3:18

Anakonda shkruajti:ehh na plasen na lodhen siesi me na mbajt ma shum nankth me ato formular

 si ka mundesi korca i plotesoi??
just talia
just talia
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Postime Postime : 32
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 10/04/2013
Mosha Mosha : 29

Mbrapsht në krye Shko poshtë

MASH shtyn afatin e plotesimit te Formularit A2 Empty Re: MASH shtyn afatin e plotesimit te Formularit A2

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi