Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Perkethimi i Kur'an-it ne gjuhen Shqipe - Faqe 2 People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Perkethimi i Kur'an-it ne gjuhen Shqipe - Faqe 2 People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Perkethimi i Kur'an-it ne gjuhen Shqipe

2 posters

Faqja 2 e 2 Previous  1, 2

Shko poshtë

Perkethimi i Kur'an-it ne gjuhen Shqipe - Faqe 2 Empty Perkethimi i Kur'an-it ne gjuhen Shqipe

Mesazh nga Alberti Sun 31 Jan 2010 - 1:01

First topic message reminder :

Perkethimi i Kur'an-it ne gjuhen Shqipe


Perkethimi i Kur'an-it ne gjuhen Shqipe - Faqe 2 The_noble_quran_in_albanian

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë


Perkethimi i Kur'an-it ne gjuhen Shqipe - Faqe 2 Empty Re: Perkethimi i Kur'an-it ne gjuhen Shqipe

Mesazh nga Alberti Sun 31 Jan 2010 - 8:48

33. Ai (All-llahu) është që e dërgoi të dërgarin e Tij me udhëzim të drejtë e fe të vërtetë, e për ta bërë që të dominojë mbi të gjitha fetë, edhe pse e urrejtën idhujtarët.
34. O ju që besuat, vërtet një shumicë e parisë fetare e jehudive dhe e të krishterëve, në mënyrë të paligjshme e hanë pasurinë e njerëzve dhe pengojnë të tjerët nga rruga e All-llahut. Ata të cilët e ruajnë arin e argjendin e nuk e japin për rrugën e All-llahut, lajmëroji për një dënim të dhëmbshëm.
35. Atë ditë kur ajo (pasuri e deponuar) fërgohet në prushin e xhehennemit, e me të (ashtu zharavë) lyhen ballët, anët dhe shpinat e tyre (do t'u thuhet): "Kjo është ajo që e dispozituat për veten tuaj, pra shijoni atë që e depozitonit!"
36. Te All-llahu numri i muajve është dymbëdhjetë (sipas hënës), ashtu si është në librin e All-llahut prej ditës kur krijoi qiejt dhe tokën. Prej tyre katër janë të shenjtë. Kjo është fe e drejtë. Pra, mos e ngarkoni (me mëkat) veten tuaj ata (katër muaj). Luftoni të gjithë idhujtarët pa dallim, siç ju luftojnë ata juve pa dallim, e dinë se All-llahu është me ata që ruhen (të këqiave).
37. E shtyrja (e një muaj në vend të një tjetri) nuk është tjetër vetëm se një rritje e mosbesimit, që me të edhe më shumë humbin ata që mohuan, pse në një vit e bëjnë të lejuar atë (muajin e shenjtë), e në një vit të ndaluar (të shenjtë), e për të përputhur numrin që All-llahu i bëri të shenjtë dhe me atë, e bëjnë të lejuar atë që All-llahu e ndaloi. Atyre u janë hijeshuar veprat e tyre të këqia. Po, All-llahu nuk vë në rrugë të drejtë popullin mohues.
38. O ju që besuat, ç'është me ju, që kur ju thuhet: "Dilni në (luftë) rrugën e All-llahut!", ju u rënduat në vend (si të ishit të gozhduar). A mos ishit të kënaqur me jetën e kësaj bote, se sa me atë të ardhmen? Përjetimi i jetës së kësaj bote ndaj asaj të ardhmes, nuk është asgjë.
39. Nëse nuk dilni (në luftë), Ai do t'ju dënojë me një dënim të dhembshëm, do t'ju zëvendësojë me një popull tjetër dhe Atij nuk i bëhet farë dëmi. All-llahu është i gjithfuqishëm për çdo gjë.
40. Në mos e ndihmofshit atë (Pejgamberin), atë e ka ndihmuar All-llahu; kur ata që nuk besuan e nxorën atë vetë të dytin; kur që të dy ishin në shpellë, kur po i thoshte shokut të vet: "Mos u pikëllo (friko), All-llahu është me ne!" E All-llahu zbriti qetësi (në shpirtin e) atij, e fuqizoi me një ushtri që ju nuk e patët; e fjalën e atyre që nuk besuan më të ultën, kurse fjala e All-llahut (është) më e larta. All-llahu është më i fuqishmi, më i urti.
41. Dilni (në luftë), le t'ju vijë (lufta) e lehtë ose e rendë, luftoni për hire të All-llahut me pasurinë tuaj dhe me veten tuaj; kjo është gjëja më e dobishme për ju, nëse e kuptoni.
42. Sikur të ishte fitim i afërt dhe udhëtim mesatar, ata (hipokritët) do të vinin pas teje, por për ta ishte largësi e vështirë. Ata do të betohen në All-llahun: "Sikur të kishim pasur mundësi, do të dilnim me ju". E shkatërrojnë veten e tyre; All-llahu e di se ata janë rrenacakë.
43. All-llahu ta fali ty (Muhammed) gabimin pse atyre ju dhe leje (të ngelin pa dalë) para se të bëhej për ty e qartë se cilët ishin të drejtë dhe t'i dije me kohë rrenacakët.
44. Ata që besojnë All-llahun dhe botën tjetër, nuk të kërkojnë leje për të mos luftuar me pasurinë dhe veten e tyre. All-llahu i di të sinqertit.
45. Vetëm ata që nuk besojnë All-llahun dhe botën tjetër dhe që zemrat e tyre janë të dyshimta, të kërkojnë leje (për të mos vajtur në luftë), pra ata, sillen vërdallë në dyshimin e tyre.
46. E sikur të kishin dëshiruar ata të dalin, do të bënin për të (për luftë) ndonjë përgatitje, por All-llahu nuk e pëlqeu ngritjen e tyre, andaj i zmbrapsi, dhe u është thënë: "Rrini me të paaftit (fëmijët, gratë e pleqtë).
47. Edhe sikur të dilnin me ju, ata nuk do t'ju shtonin tjetër pos ngatërresës dhe shumë shpejt do të përçanin mesin tuaj, duke kërkuar t'ju turbullojnë. E ndër ju ka të tillë që i dëgjojnë ata. All-llahu i di shumë mirë hipokritët.
48. Ata edhe më parë tentuan përçarjen tuaj, t'i ngatërruan ty çështjet derisa të erdhi e vërteta dhe ngadhënjeu vendimi i All-llahut, përkundër asaj që ata e urrenin.
49. Dhe prej tyre ka të tillë që thonë: "Më lejo mua (të mos shkoj në luftë) e mos më vë në sprovë!" Ja, ata mu në sprovë kanë rënë (më parë). Xhehennemi gjithsesi i përfshin nga të gjitha anët jobesimtarët.
50. Nëse ty të takon ndonjë e mirë (në luftë), ajo u vjen keq atyre, e nëse të godet ndonjë e pakëndshme, ata thonë: "Ne edhe më parë kemi ndërmarrë për çështjen tonë dhe kthehen të gëzuar.
51. Thuaj: "Neve nuk na godet asgjë tjetër, përveç çka na është caktuar nga All-llahu; Ai është ndihmëtar yni". Prandaj, vetëm All-llahut le t'i mbështeten besimtarët.
52. Thuaj: "Ç'pritni për ne tjetër, pos njerës nga dy të mirat (o fitues, o dëshmorë)? Ndërsa ne presim për ju që nga ana e All-llahut, ose nëpërmjet duarve tona, t'ju godas me dënim. Pra, ju pritni, e bashkë me ju presim edhe ne.
53. Thuaj: "Shpenzuat ju me dëshirë a me dhunë, nuk u pranohet kurrsesi, vërtet ju ishit popull i padëgjueshëm.
54. Mospranimin e dhënieve të tyre nuk e pengoi tjetër gjë vetëm pse ata mohuan All-llahun dhe të dërguarin e Tij, dhe namazin e falin vetëm me përtaci, e lëmoshën nuk e japin ndryshe pos duke urrejtur.
55. Prandaj, mos të mahnitë (mos e shih të mirë) pasuria e tyre e as fëmijët e tyre, All-llahu do vetëm t'i dënojë me to në jetën e kësaj bote e t'ju nxjerrë shpirtërat duke qenë ashtu qafira.
56. Ata betohen në All-llahun se vërtet janë si ju, por ata nuk janë me ju, ata janë popull që frikohet.
57. Sikur të gjenin ndonjë vendstrehim, ndonjë shpellë a ndonjë vrimë, ata do të shkonin aty me vrapim.
58. Ka prej tyre që do të bëjnë vërejtjen në ndarjen e lëmoshës, nëse u jepet nga ajo, ata mbesin të kënaqur, e nëse nuk u jepet, ata hidhërohen.
59. E sikur të kënaqeshin me atë që ua dha All-llahu dhe i dërguari i Tij, e të thonin: "Ne na mjafton All-llahu, All-llahu do të na furnizojë nga të mirat e Tij, e edhe i dërguari i Tij, dhe se vetëm te All-llahu e mbështesim dëshirën (do të ishte shumë më mirë për ta)".
60. All-llahu caktoi obligim që lëmosha (zeqati etj.) t'ju takojnë vetëm: të varfëre (nevojtarëve), të ngratëve (që s'kanë fare), punonjësve (që e tubojnë), atyre që duhet përfituar zemrat (të dobëtve në besim), e duhet dhënë edhe për lirim nga robëria, të mbyturve në borgje, (luftëtarëve), në rrugën e All-llahut dhe atij që ka mbetur në rrugë. All-llahu e di gjendjen e robërve, punon sipas urtësisë së vet.
61. Ka prej tyre që e ofendojnë Pejgamberin e thonë: "Ai është bërë vesh (beson çka dëgjon)". Thuaj: "Ai është vesh i të mirës suaj (dëgjon të mirën dhe vepron e jo të keqen), ai beson All-llahun (çka i thotë), u zë besë beismtarëve dhe është mëshirues për ata që besuan nga mesi juaj, e ata që nuk e lënë të qetë të dërguarin e All-llahut, ata kanë dënim të dhëmbshëm.
62. Ata ju betohen (muslimanëve) në All-llahun për t'ju bërë juve të kënaqur (se s'kanë qëllime të këqia), e më e drejtë është që ata të bëjnë të kënaqur All-llahun dhe të dërguarin e Tij (me adhurim dhe vepra të sinqerta) nëse vërtet janë besimtarë.
63. A nuk e ditën ata se kush kundërshton All-llahun dhe të dërguarin e Tij, atij i është caktuar zjarri i xhehennemit, ku do të jenë përjetë, e ky është ai poshtërimi madh.
64. Hipokritët kanë dro se do të zbritet ndonjë kaptinë që do të nxjerr në shesh atë që kanë në zemrat e tyre. Thuaj: "Ani, talluni!" All-llahu do ta zbulojë atë që i frikësoheni.
65. E nëse i pyet ti ata (përse tallen), do të thonë: "Ne vetëm jemi mahnitur e dëfruar". Thuaj: "A me All-llahun, librin dhe të dërguarin e Tij talleni?"
66. Mos kërkoni fare ndjesë, ju pasiqë (shpallët se) besuat, keni mohuar. Nëse një grupi nga ju i falim, grupin tjetër e dënojmë, ngase ishin kriminelë.
67. Hipokritët dhe hipokritet janë si njëri tjetri; urdhërojnë për të keqen e ndalojnë nga e mira dhe shrëngojnë duart e tyre. Harruan All-llahun (nuk i binden), prandaj Ai i harroi (nga mëshira). Nuk ka dyshim, hipokritët janë ata të prishurit.
68. Hipokritëve dhe hipokriteve dhe jobesimtarëve All-llahu u ka përcaktuar zjarrin e xhehennemit, ku do të jenë përgjithmonë, ai mjafton për ta, dhe ata i ka mallkuar All-llahu. Ata kanë dënim të pandërprerë.
69. Ju hipokritë jeni si ata para jush, që ishin më të fuqishëm se ju, kishin më shumë pasuri e fëmijë, që përjetuan ata që u takoi, sikurse që përjetuat edhe ju pjesën tuaj, madje edhe ju u zhytët (në të këqija) siç u zhytën ata. Të tillët asgjësuan veprat e veta në këtë jetë dhe në jetën tjetër, dhe të tillët janë plotësisht të dëshpruar.
70. A nuk u arrijti atyre lajmi i atyre që ishin më heret si: i popullit të Nuhut, i Adit, i Themudit, i popullit të Ibrahimit, i atyre të Medjemit dhe i të rrotulluarve (populli i Lutit). Atyre u patën ardhur të dërguarit e tyre me argumente. All-llahu (që i shkatërroi) nuk ua bëri atyre padrejtë, por ata ia bënë padrejtë vetes

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Perkethimi i Kur'an-it ne gjuhen Shqipe - Faqe 2 Empty Re: Perkethimi i Kur'an-it ne gjuhen Shqipe

Mesazh nga Alberti Sun 31 Jan 2010 - 8:49

71. Besimtarët dhe besimtaret janë të dashur për njëri-tjetrin, urdhërojnë për të mirë, e ndalojnë nga e keqa, e falin namazin dhe japin zeqatin, respektojnë All-llahun dhe të dërguarin e Tij. Të tillët do t'i mëshirojë All-llahu. All-llahu është ngadhnjyes, i urtë.
72. Besimtarëve dhe besimtareve All-llahu u premtoi xhennete nën të cilët rrjedhin lumenj, në të to do të jenë përgjithmonë, dhe (u premtoi) vendbanime të bukura në xhennetin e Adnit, edhe një disponim nga All-llahu që është mbi të gjitha. Ky, pra është ai shpëtimi i madh.
73. O Pejgamber, lufto jobesimtarët dhe hipokritët dhe sillu rreptë ndaj tyre - vendi i tyre është xhehennemi që është përfundimi më i keq.
74. Ata betohen në All-llahun se kanë thënë (asgjë të keqe), e në të vërtetë, kanë thënë fjalë që nuk përkojnë me besimin, dhe pasi patën shprehur besimin ata e mohuan, dhe u përpoqën për atë (mbytjen e Pejgamberit) që nuk e arritën. Ata nuk urrejnë për tjetër pos pse All-llahu nga mirësitë e Tij dhe i dërguari i begatoi ata. Nëse ata pendohen do të jetë më mirë për ta, e nëse refuzojnë, All-llahui dënon me një dënim të dhembshëm si në këtë botë ashtu edhe në botën tjetër. E në këtë rruzull të tokës nuk ka për ta as mbrojtës, e as ndihmës.
75. E prej tyre (hipokritëve) pati sish që i patën dhënë besën All-llahut që: "Nëse na jep (All-llahu) nga mirësia e Tij, ne do të ndajmë lëmoshë dhe do të bëhemi prej punëmirëve.
76. Kur ju dha (All-llahu) nga të mirat e Veta, ata bënë koprraci me atë (që u dha), e thyen besën dhe u zbrapsen nga respekti ndaj All-llahut.
77. Dhe për shkak se e thyen besën që i patën dhënë All-llahut, dhe për shkak të asaj se gënjenin, All-llahu u ngjeshi hipokrizinë në zemrat e tyre deri në ditën që e takojnë Atë.
78. A nuk e ditën ata se All-llahu e di fshehtësinë e tyre (në zemra), bisedën e tyre, dhe se Ai (All-llahu) i di të gjiha të fshehtat.
79. Ata (hipokritë) që i përqeshnin besimtarët, që me vullnetin e vet japin lëmoshë, i përqeshin edhe ata të cilët nuk kanë më shumë se çka është e domosdoshme për jetesën e tyre, e njëkohësisht tallen me ta, All-llahu u dha shpërblimin e talljeve të tyre - dënimin më të rëndë.
80. Kërko falje për ta ose mos kërko (është njejtë), e edhe nëse kërkon falje shtatëdhjetë herë, All-llahu nuk do t'ua falë, sepse ata mohuan All-llahun dhe të dërguarin e Tij, e All-llahu nuk vë në rrugë të drejtë (të shpëtimit) ata që nuk respektojnë.
81. Ata (hipokritë) që mbetën (pa shkuar në luftë), u gëzuan për ndejen e tyre pas të dërguarit të All-llahut dhe nuk dëshiruan që të luftonin me pasurinë dhe veten e tyre në rrugën e All-llahut dhe thanë: "Mos dilni (në luftë) në vapë!" Thuaju: "Zjarri i xhehennemit ka vapën edhe më të fortë, nëse janë që kuptojnë!"
82. Le të qeshin pak (në dynja) e le të qajnë shumë (në botën tjetër). Ai është shpërblim i asaj që fituan.
83. Nëse All-llahu të kthen ty (prej Tebukut) te ndonjë grup i tyre (hipokritëve), e ata të kërkojnë leje për të dalë (me ty në ndonjë luftë), thuaju: "Ju nuk do të dilni kurrë me mua dhe kurrë nuk do të luftoni ndonjë armik së bashku me mua! Ju ishit të kënaqur herën e parë që nuk luftuat, pra rrini me ata që mbetën!"
84. Dhe asnjërit prej tyre kur të vdesin, mos ia fal namazin (e xhenazës) kurrë, e as mos qëndro pranë varrit të tij (për lutje e vizitë), pse ata mohuan All-llahun dhe të dërguarin e Tij dhe vdiqën kryeneçë.
85. Po ty të mos duket e mirë pasuria e tyre dhe fëmijët e tyre. All-llahu deshi t'i mundojë me të në këtë botë dhe t'u dalë shpirti duke qenë mohues.
86. E kur zbritët një kaptinë (që thotë): të besoni All-llahun dhe luftoni së bashku me të dërguarin e Tij, ata të pasurit kërkuan leje prej teje dhe thanë: "Na le të mbesim me ata që rrinë!"
87. U pajtuan të mbesin me ata që nuk vajtën (në luftë). Po zemrat e tyre janë mbyllur, andaj ata nuk kuptojnë.
88. Por, i dërguari, e së bashku me të edhe ata që besuan, luftuan me pasurinë dhe veten e tyre dhe atyre u takuan të gjitha të mirat, ata janë të shpëtuarit.
89. All-llahu u ka përgatitur atyre xhennete që në të rrjedhin lumenj, ku do të qëndrojnë përgjithmonë. Ai është suksesi i madh.
90. Disa nga arabët beduinë që kërkuan falje, erdhën për t'iu dhënë leje (të mos shkonin në luftë), e ata të tjerët që kishin gënjyer (me besim) All-llahun dhe të dërguarin e Tij ishin ndalë (paleje). Ata që prej tyre nuk besuan, do t'i godasë dënim i ashpër.
91. Nuk është ndonjë mëkat për të dobëtit, as për të sëmurët, e as për ata që nuk kanë me çka të përgatiten, kur janë të sinqertë ndaj All-llahut dhe të dërguarit të Tij, pra për të mirët nuk ka rrugë qortimi. All-llahu falë shumë, është mëshirues.
92. (nuk ka qortim) Dhe as për atë që kur erdhën te ti për t'i bartur me kafshë, u the: "Nuk kam me çka t'ju bartë. Ata u kthyen, e prej pikëllimit se nuk kishin me çka të përgatiteshin nga sytë e tyre ridhnin lotë.
93. E keqja është për ata që duke qenë pasanikë kërkuan leje dhe u pajtuan të mbeteshin me ata që nuk vajtën. Po, All-llahu ka vulosur zemrat e tyre, ata nuk do të gjejnë rrugë.
94. Kur të ktheheni te ata, ata do t'ju kërkojnë falje, thuanju: "Mos u arsyetoni, ne nuk ju besojmë, për gjendjen e juaj na ka njoftuar All-llahu. Veprën tuaj do ta shohë All-llahu dhe i dërguari i Tij, e pastaj ju do të ktheheni te Ai që i di të fshehtat dhe të dukshmet, e Ai do t'ju lajmërojë për atë që keni vepruar.
95. Ata do t'ju betohen në All-llahun, kur të ktheheni te ata, për të mos i qortuar, ju pra hiqnu tyre ata janë të ndyrë, e vendi i tyre do të jetë xhehennemi, shpërblim për atë që fituan.
96. Ata ju betohen juve që të jeni të kënaqur ndaj tyre, e nëse ju shprehni kënaqësi, All-llahu nuk është i kënaqur me popullin e paturpshëm.
97. Arabët beduinë janë të pajisur me mohim e hipokrizi më të fortë, dhe janë më të përshtatshëm për të mos i njohur dispozitat që ia zbriti të dërguarit të Tij All-llahu. All-llahu i di çështjet, Ai është i urtë.
98. Ka disa beduinë që për atë që e jep, e konsideron si të dështuar dhe presin kthesa kundër jush. Kundër tyre e ardhmja qoftë e keqe! All-llahu dëgjon, di.
99. Po, ka edhe disa nga beduinët që besojnë All-llahun dhe botën tjetër dhe atë që e japin e konsiderojnë afrim te All-llahu dhe bekim te i dërguari. Veni re, ato janë afrime te All-llahu për ta, e All-llahu do t'i përfshijë në mëshirën e Tij. All-llahu falë dhe është mëshirues.
100. All-llahu është i kënaqur me të hershmit e parë prej muhaxhirëve (migruesve) dhe prej ensarëve (vendasve-ndihmëtarë) dhe prej atyre që i pasuan ata me punë të mira, e edhe ata janë të kënaqur ndaj Tij. Atyre u ka përgatitur xhennete, në të cilët rrjedhin lumenj, ku do të jenë përjetë të pasosur. E ky është fitim i madh.
101. Edhe rreth jush ka beduinë që janë hipokritë, e edhe nga banorët e Medinës që janë përcaktuar për hipokrizi. Ti nuk i di ata, Ne i dimë, ata do t'i dënojmë dy herë, pastaj shtyhen në dënimin e madh.
102. Ka edhe të tjerë që i kanë pranuar mëkatet e veta: ata përzien vepra të mira, e edhe të tjera të këqija. Atyre do t'ua falë All-llahu, se Ai i falë atij që pendohet, e mëshiron atë që përmirësohet.
103. Merr prej pasurisë së tyre (të atyre që pranuan gabimin) lëmoshë që t'i pastrosh me të dhe t'u shtosh (të mirat) dhe njëkohësisht lutu për ta, se lutja jote është qetësim për ta. All-llahu dëgjon dhe sheh.
104. A nuk e ditën ata se All-llahu është ai që pranon pendimin e robëve të vet, pranon lëmoshat dhe se, vetëm All-llahu është Ai që shumë pranon pendimin dhe është mëshirues.
105. Dhe thuaj: "Veproni, All-llahu do ta shohë veprën tuaj, edhe i dërguari i Tij e besimtarët, e më vonë do të ktheheni te njohësi i të fshehës dhe të dukshmes, e do t'ju njoftojë për atë që vepruat

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Perkethimi i Kur'an-it ne gjuhen Shqipe - Faqe 2 Empty Re: Perkethimi i Kur'an-it ne gjuhen Shqipe

Mesazh nga Alberti Sun 31 Jan 2010 - 8:49

106. Ka edhe të tjerë që janë duke pritur urdhërin e All-llahut, a do t'i dënojë apo do t'i falë pas pendimit. All-llahu e di gjendjen e tyre dhe di ç'bën me ta.
107. (Nga hipokritët më të shëmtuarit janë) Edhe ata që ndërtuan xhami sherri, mosbesimi e përçarjeje mes besimtarëve dhe ftuan në pritje (solemne) atë që më parë kishte luftuar kundër All-llahut dhe të dërguarit të Tij. Ata do të betohen: "Ne nuk kemi pasur tjetër qëllim, vetëm për të mirë!" Po All-llahu dëshmoi se ata vërtet janë rrenacakë.
108. Ti mos u fal aty kurrë! Një xhami e cila që prej ditës së parë është themeluar në respekt ndaj All-llahut (pa hile), është më e drejtë të falesh në të, aty ka burra që dëshirojnë të pastrohen mirë, e All-llahu i do të pastrit.
109. A është më i mirë ai që ndërtesën e vet e themeloi në devotshmëri dhe në kënaqësi të All-llahut, apo ai që në ndërtesën e vet e themeloi buzë bregut të shembur e bashkë me të bie në zjarrin e xhehennemit? All-llahu nuk i udhëzon njerëzit zullumqarë.
110. Ndërtesa e tyre të cilën e ndërtuan ata (e që e shembi Pejgamberi) vazhdimisht do të jetë mllef në zemrat e tyre, pos nëse pëlcasin zemrat e tyre. All-llahu di, është i urtë.
111. All-llahu bleu prej besimtarëve shpirtërat dhe pasurinë e tyre me xhennet. Luftojnë në rrugën e All-llahut, mbysin dhe mbyten. (All-llahu dha) Premtim të cilin e vërtetoi në Tevrat, Inxhill e Kur'an. E kush është më zbatues i sigurt i premtimit të vet se All-llahu? Pra, gëzonju tregtisë që bëtë me Të. Ky është suksesi i madh.
112. (Të xhennetit janë) Edhe ata që pendohen, ata që sinqerisht adhurojnë, ata që falënderojnë, ata që agjërojnë, ata që bëjnë ruku, që bëjnë sexhde, që urdhërojnë për të mira e ndalojnë nga të këqijat, edhe përmbushin dispozitat e All-llahut. Pra, përgëzoj besimtarët.
113. Nuk është e drejtë për Pejgamberin e as për besimtarët të kërkojnë falje për idhujtarët, edhe nëse janë të afërt të tyre, pasi që ta kenë të qartë se me të vërtet ata (idhujtarët) janë banues të xhehennemit.
114. Edhe lutja e Ibrahimit për babain e vet nuk ishte tjetër, pos për shkak të një premtimi që ia pat premtuar atij, e kur iu bë e qartë se ai ishte armik i All-llahut, u largua prej tij. S'ka dyshim, Ibrahimi ishte shumë i ndieshëm dhe i butë.
115. All-llahu nuk e humb një popoull pasi që ta ketë udhëzuar atë, para se t'ju sqarojë atyre se prej çka duhet ruajtur. All-llahu është i gjithdijshëm për secilin send.
116. S'ka dyshim se sundimi i qiejve e i tokës është i All-llahut, Ai jep jetë dhe vdekje, e ju, përveç All-llahut, nuk keni përkrahës tjetër.
117. All-llahu ia fali Pejgamberit, edhe muhaxhirëve edhe ensarëve, të cilët në çastin e vështirë shkaun pas tij, kur (nga vështirësitë) zemrat e një grupi nga ata, gati u lëkundën, por Ai ua fali (i stabilizoi zemrat e) atyre. Vërtet Ai është i butë, i mëshirshëm ndaj tyre.
118. (Ai u fali) Edhe atyre të treve, të cilëve iu pat shtyrë aq (pranimi i pendimit) sa që toka u bë e ngushtë për ta, përkundër gjerësisë së saj, kur u ngushtuan edhe shpirtërat e tyre sa që u bindën se nuk ka srehim prej All-llahut (tjetërku) pos te Ai. Prandaj edhe atyre ua fali Ai, në mënyrë që të pendohen. All-llahu pranon pendimin se është mëshirues.
119. O ju që besuat! Ta keni në kujdes All-llahun dhe të jeni me ata të drejtit.
120. Nuk ishte me vend për banorët e Medinës e as për ata që ishin rreth tyre nga beduinët, të ngelin (pa shkuar) pas të dërguarit të All-llahut e as të kursejnë veten e tyre ndaj vetes së tij (Pejgamberit). Nuk ishte me vend ngase, ata nuk i godet as etja, as lodhja, as uria kur janë në rrugën e All-llahut, dhe nuk shkelin ndonjë vend që i hidhëron mosbesimtarët, dhe nuk arrijnë kundër armikut çkado qoftë (mbytje, robërim të tyre ose ngadhënjim mbi ta), vetëm se të gjitha ato do t'u evidentohen atyre si vepër e mirë (shpërblyese). All-llahu nuk ua humb shpërblimin veprimmirëve.
121. Dhe nuk japin kontribut, të vogël ose të madh, nuk kapërcejnë ndonjë luginë, e qe të mos u shenohet (për shpërblim) atyre, për t'i shpërblyer All-llahu më së miri atë që vepruan.
122. Nuk është e nevojshme të dalin në luftë të gjithë besimtarët. E përse nga çdo grumbull i tyre të mos shkojë një grup për t'u aftësuar në diturinë fetare, për ta mësuar popullin e vet kur të kthehet te ata, në mënyrë që ata ta kuptojnë (e të ruhen).
123. O ju që besuat! Luftoni jobesimtarët që i keni afër jush, e le ta ndiejnë prej jush grushtin e fortë kundër tyre. E dine se All-llahu është me të devotshmit.
124. E kur zbret ndonjë kaptinë, ka prej tyre që thonë: "Cilit prej jush ia shtoi kjo besimin?" Sa u përket atyre që besuan, atyre u shtohet besimi dhe gëzohen për të.
125. E sa u përket atyre që kanë sëmundje në zemrat e tyre, ajo (zbritja e kaptinës) ndytësisë së tyre u shton ndytësi dhe ata vdesin si jobesimtarë.
126. A nuk e shohin ata se për çdo vit sprovohen një herë apo dy herë, e përsëri nuk pendohen e as nuk marrin mësim.
127. E kur zbret ndonjë kaptinë (që turpësinë e tyre) ata shikojnë njëri-tjetrin (e thonë mes vete): a ju pa ndokush ju e pastaj largohen. All-llahu prapësoi zemrat e tyre ngase ishin popull që nuk kuptonte.
128. Juve ju erdhi i dërguar nga lloji juaj, atij i vie rëndë për vuajtjet tuaja, sepse është lakmues i rrugës së drejtë për ju, është i ndijshëm dhe i mëshirshëm për besimtarët.
129. Po nëse ata refuzojnë (atë që ua sjell) atëherë thuaj: All-llahu është për mua mjaft, s'ka të adhuruar pos Tij, vetëm te Ai jamë mbështetur, e Ai është Zot i Arshit të madh!"

__________________

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Perkethimi i Kur'an-it ne gjuhen Shqipe - Faqe 2 Empty Re: Perkethimi i Kur'an-it ne gjuhen Shqipe

Mesazh nga Alberti Sun 31 Jan 2010 - 8:50

1. Elif, Lamë, Ra. Këto janë ajetet e librit të pacenueshëm.
2. A ishte çudi për njerëzit, që Ne një njeriut nga mesi i tyre i thamë: Tërhiqjau vërejtjen njerëzve, kurse ata që besuan gëzoi se me të vërtetë kanë pozitë të lartë te Zoti i tyre. E ata që nuk besuan thanë: "S'ka dyshim, kjo është një maxhi e vërtetë!"
3. Vërtet Zoti juaj është All-llahu, i cili krijoi qiejt e tokën brenda gjashtë ditësh e pastaj qëndroi mbi Arshin; Ai rregullon gjendjen. Ndërmjetësues nuk do të ketë vetëm poqese lejon Ai. Ky, Madhëria e Tij është All-llahu, Zoti juaj, pra adhurojeni Atë! A nuk merrni mësim?
4. Kthimi i të gjithë juve është te Ai, premtimi i All-llahut, është i vërtetë. Ai e filloi krijimin e pastaj e përsërit atë për t'i shpërblyer me të drejtë ata që besuan dhe bënë vepra të mira. E për ata që mohuan, ka pije të valë dhe dënim të dhembshëm, për shkak se ata mohonin.
5. Ai e bëri diellin shëndritës, e hënën dritë dhe asaj (hënën) ia caktoi fazat, që ta dini numrin e viteve dhe llogarinë. All-llahu nuk krijoi këtë për tjetër, pos me qëllim të caktuar. Ai ia sqaron argumentet një populli që kupton.
6. Në ndërrimin e natës e të ditës, dhe në çka krijoi All-llahu në qiej e në tokë, vërtet ka fakte për njerëzit që kanë droje.
7. Ata që nuk presin takimin Tonë, që janë të kënaqur me jetën e dynjasë dhe kanë gjetur prehje në të, dhe ata që janë indieferentë ndaj argumenteve tona.
8. Vendi për të tillët është zjarri, për shkak të asaj që punuan.
9. E ata që besuan dhe bënë vepra të mira, Zoti i tyre, për shkak të besimit të tyre i udhëzon në xhennete të begatshme në të cilët rrjedhin lumenj.
10. Lutja e tyre aty është: "I lartë je o All-llah!", e përshëndetja e tyre është: Selam! dhe lutja e fundit e tyre: "Falënderimi i qoftë All-llahut, Zotit të botëve!"
11. Sikur All-llahu t'ua shpejtonte njerëzve pranimin e kërkesës për të keqen, ashtu si e pranon shpejtimin e kërkesës për të mirën, atyre do t'u përfundonte afati (i vdekjes). Po Ne, ata që nuk janë të bindur se do të vijnë para nesh, i lëmë të bredhin në mashtrimet e tyre.
12. E kur njeriun e godet dëmi, ai na lut qoftë shtrirë, ulur ose në këmbë, e kur Ne ia largojmë të keqen, ai, sikurse të mos na ishte ulur fare për dëmin që e pat goditur. Kështu kriminelëve u duket mirë ajo që veprojnë.
13. Ne kemi shkatërruar gjenerata para jush (o idhujtarë), pse nuk besonin, edhe pse të dërguarit u erdhën me argumente të qarta. Kështu shpërblejmë Ne njerëzit kriminelë.
14. Pastaj juve ju bëmë zëvendësues pas tyre në Tokë për t'ju parë si do të veproni.
15. Dhe kur atyre u lexohen ajetet Tona të qarta, ata që nuk besojnë takimin Tonë (ringjalljen), thonë: "Sillna një Kur'an tjetër, ose ndryshoje këtë!" Thuaj: "Mua nuk më takon që ta ndrushojë vetë, unë përcjelli vetëm atë që më shpallet, unë nëse kundërshtoj Zotit tim i frikësohem dënimit të një Ditës të madhe.
16. Thuaj: "Sikur të kishte dashur All-llahu, unë nuk do t'ua kisha lexuar juve atë, as nuk u kisha njoftuar me të. Unë para tij kam jetuar në mesin tuaj (as nuk kam ditur as nuk kam lexuar), a nuk mendoni?"
17. A ka më mizor se ai, që shpif ndaj All-llahut gënjeshtër ose përgenjeshtron faktet e Tij? Mëkatarët vërtet s'kanë për të shpëtuar.
18. Ata pos All-llahut adhurojnë çdo gjë që nuk bën as dobi, e thonë: "Këta janë ndërmjetësuesit tanë te All-llahu!" Thuaj: "A po e informoni All-llahun me diçka që Ai nuk e di se ç'ka në qiej dhe në tokë?" I pastër është madhëria e Tij nga ajo që i shoqërojnë!
19. Njerëzit nuk ishin tjetër pos të një feje, e u përçanë. E sikur të mos ishte caktim i hershëm nga Zoti yt, do të përfundohej (me dënim) mes tyre, për atë që ishin të përçarë.
20. Dhe thonin: "Përse nuk i vjen atij (Muhammedit) ndonjë mrekulli nga Zoti i tij?" Po ti thuaj: "E fshehta është (çështje) vetëm e All-llahut (Ai sjell mrekulli). Prandaj, ju pritni se edhe unë së bashku me ju po pres!"
21. E kur Ne ua dhurojmë njerëzve mëshirën pasi t'i ketë goditur e keqja (skamja), kur qe ata u bëjnë hile argumenteve tona. Thuaj: "All-llahu është më i shpejti në ndëshkim". S'ka dyshim, përcjellësit tanë (melaiket) regjistrojnë atë që po thurrni ju.
22. Ai (All-llahu) ua bëri të mundshëm udhëtimin në tokë e në det, deri kur jeni në anije që lundrojnë me ta (me udhëtarët) me anë të një ere të lehtë dhe janë të lumtur me të (me erën e lehtë), ia beh një erë e fortë dhe nga të gjitha anët rrethohen nga valët dhe binden se janë shkatërruar, e lusin All-llahun pa farë përzierje të idhujve (duke thënë): Nëse na shpëton nga kjo (katastrofë), ne do të jemi gjithnjë falënderues!"
23. E kur Ai (All-llahu) i shpëtoi ata, ja, ata veprojnë mbrapshtë në tokë, pa arsye. O ju njerëz! Kryeneçësia juaj është vetëm kundër vetes suaj, është përjetim i jetës së kësaj bote, pastaj kthimi juaj është te Ne, e Ne ju shpërblejmë për veprimet tuaja.
24. Shembulli i jetës së kësaj bote është si i një shiu që e kemi zbritur nga qielli, e me anën e të cilit gërshetohen bimët e tokës (mbijnë dhe shpeshtohen të gjitha llojet) prej nga hanë njerëzit e kafshët deri kur toka të ketë marrë stolinë e vet dhe të jetë zbukuruar (me bimë, pemë e behar), e banorët e saj të mendojnë se janë të zotët e saj, e asaj i vjen urdhëri ynë, natën ose ditën, Ne e bëjmë atë (të mbjellat) të korrur sikurse të mos ekzistonte dje. Kështu Ne u sqarojmë faktet njerëzve që mendojnë.
25. All-llahu thërret për në xhennet, dhe atë që do, e vë në rrugë të drejtë.
26. Atyre që bëjnë vepra të mira, u takon e mira (xhenneti) edhe më tepër (e shohin All-llahun). Fytyrat e tyre nuk i mbulon pluhuri i zi as nënçmimi, ata janë banues të xhennetit, aty janë përgjithmonë.
27. E ata që bënë të këqia, dënimi i së keqes është aq sa është ajo, ata i mbulon poshtërimi. Ata nuk mund t'i mbrojë kush nga All-llahu, fytyrat e tyre, porsi t'i kishte mbuluar ndonjë copë e errët e natës. Ata janë banues të përjetshëm të zjarrit.
28. Atë ditë i tubojmë të gjithë, ndërkaq atyre që i kanë bërë shok All-llahut u themi: "Rrini në vendin tuaj, ju dhe idhujt tuaj!" Ne ndajmë ata. E idhujt e tyre u thonë: "Ju nuk na adhuruat ne!"
29. All-llahu na mjafton si dëshmues mes nesh e jush (kështu u thonë idhujt idhujtarëve). Ne nuk dimë gjë për adhurimin tuaj ndaj nesh (ne nuk dëgjojmë, nuk shohim e nuk kuptojmë).
30. Aty, në atë vend, secili njeri provohet me atë që e ka bërë më parë dhe kthehen te All-llahu, Sundimtari i tyre i vërtetë dhe humb (shkon huq) prej tyre ajo që trillonin (se do t'u bëjnë shefatë).
31. Thuaj: "Kush ju furnizon me ushqim nga qielli e toka, kush e ka në dorë të dëgjuarit e të pamët (tuaj), kush nxjerr të gjallin nga i vdekuri e kush nxjerr të vdekurin nga i gjalli, kush rregullon çdo çështje?" Ata do të thonë: "All-llahu". Ti thuaj: "A nuk frikësoheni?" (dënimit).
32. E ky është All-llahu, Zoti juaj i vërtetë. Pas të vërtetës nuk ka tjetër pos iluzione, e si po ia ktheni shpinën (të vërtetës)?
33. Kështu është pra, vendimi i zotit tënd kundër të shfrenuarve, pse ata nuk besojnë.
34. Thuaj: "A ka prej idhujve tuaj ndokush që ta fillojë krijimin e mandej atë (pas vdekjes) ta rikthejë?" Thuaj: "All-llahu e nis krijimin dhe sërish e rikthen. Si i largoheni pra, së vërtetës?
35. Thuaj: "A ka ndokush prej idhujve tuaj që ndonjë të humbur ta drejtojë në rrugën e drejtë? Thuaj: "Vetëm All-llahu udhëzon në të vërtetën.. Atëherë pra, a është më e drejtë të shkohet pas tij që udhëzon në rrugën e drejtë, apo pas atij që nuk udhëzon, (sepse nuk mund të udhëzojë as vetveten) vetëm nëse prej dikuj tjetër udhëzohet? Ç'është me ju? Si gjykoni?
36. Shumica e tyre nuk përkojnë tjetër pos supozim, e supozimi nuk është asgjë ndaj të vërtetës. All-llahu di shumë mirë për atë që punojnë.
37. Nuk është e logjikshme të mendohet se ky Kur'an është i trilluar prej dikujt pos All-llahut, por është vërtetues i asaj (shpalljes) që ishte më parë, dhe sqarues e komentues i librit. Nuk ka farë dyshimi se është (i zbritur) nga Zoti i botëve.
38. Përkundër kësaj, ata (idhujtarët) thonë se atë e trilloi ai (Muhammedi). Ti thuaj: "Sillne pra ju një kaptinë të ngjajshme me këtë, madje thirrni kë të doni në ndihmë, pos All-llahut, po qe se jeni të drejtë në atë që thoni".
39. Por ja, ata përgënjeshtruan atë (Kur'anin) pa e kuptuar dhe pa ju ardhur shpjegimi i tij. Po kështu, gënjenin dhe ata që ishin më përpara. Shiko si ishte përfundimi i zullumqarëve.
40. Ka prej tyre (te të cilët u dërgua Muhammedi) që e besojnë atë (Kur'anin), e ka prej tyre edhe asish që atë nuk e besojnë. Zoti i njeh më së miri kokëfortit.
41. Po nëse ata të përgënjeshtruan ty, thuaj: "Mua më takon (shpërblimi nga) vepra juaj, ju nuk përgjigjeni për atë që bëj unë, e as për atë që bëni ju.
42. Ka prej tyre që të dëgjojnë (kur lexon, por formalisht). A mund të bësh të shurdhëtin të dëgjojë, edhe kur ata nuk kuptojnë?
43. Ka prej tyre që të shikon ty (duket se po të shikon). A mund ta udhëzosh ti të verbërin, kur ata nuk shohin (të vërtetën)?
44. All-llahu nuk u bën asgjë të padrejtë njerëzve, por ata i bëjnë të padrejtë vetes së tyre.
45. (Përkujto) Ditën kur i tubojnë ata, (atyre u duket) sikur nuk qëndruan (në dynja) vetëm një moment të ditës, atëherë njihen mes vete. E, vërtet, kanë dështuar ata që nuk besuan këtë prezencë para All-llahut, edhe nuk gjetën udhën e drejtë.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Perkethimi i Kur'an-it ne gjuhen Shqipe - Faqe 2 Empty Re: Perkethimi i Kur'an-it ne gjuhen Shqipe

Mesazh nga Alberti Sun 31 Jan 2010 - 8:50

46. Nëse ta bëjmë të mundshme të shohish diçka nga (dënimi) që u premtuan atyre (mirë), ose ta marrim shpirtin ty (kurse ti nuk sheh gjë), e ardhmja e tyre është vetëm te Ne. All-llahu është dëshmues i asaj që punojnë.
47. Secili popull kishte të dërguarin e vet, e kur u vinte i dërguari i tyre bëhej gjykimi i drejtë mes tyre, atyre nuk u bëhet padrejtësi.
48. Ata thonë: "Kur do të jetë ky premtim (dënim), nëse jeni të drejtë ç'ka thoni?
49. Thuaj: "Unë nuk mund t'i sjellë vetes sime as dëm as dobi, pos atë që dëshiron All-llahu". Çdo popull ka fatin (e caktuar), e kur të vijë afati i tyre, ata nuk mund ta vonojnë as për një moment e as ta ngutin.
50. Thuaj: "Më tregoni, nëse u vjen dënimi i Tij natën ose ditën, e çka i shtyen të nguten për të, kriminelët?"
51. A pasi që të ndodhë (dënimi) do të besoni atë? A tani!? (po besoni), e ju ishit ata që kërkonit t'u vijë më shpejt?
52. Më vonë (në ditën e kijametit) atyre që bënë zullum u thuhet: "Shijoni dënimin e përjetshëm!" Mos jeni dënuar më shumë se ç'keni merituar?"
53. E ata kërkojnë t'u tregosh (e do të thonë): a është e vërtetë ajo (që thua për dënimin)? Thuaj: "Po, pasha Zotin tim, ajo është më se e vërtetë, dhe ju nuk do të mund ta pengoni kurrsesi.
54. Secili njeri që ka dëmtuar veten (duke mosbesuar), po të ishte e tij çdo gjë që ekziston në tokë, ai do ta flijonte atë (për të shpëtuar). E kur e shohin dënimin, ata fshehin dëshprimin (nga hutia). Atëherë bëhet gjykimi i drejtë mes tyre nuk u bëhet padrejtë.
55. Vini re! Nuk ka dyshim se gjithçka që gjendet në qiej e në tokë është e All-llahut! Kini kujdes. Premtimi i All-llahut është më se i vërtetë, por shumica e tyre nuk e dinë.
56. Ai jep jetë dhe vdekje, dhe vetëm te Ai do të ktheheni.
57. O ju njerëz! Juve ju erdhi nga zoti juaj këshilla (Kur'ani) dhe shërimi i asaj që gjendet në krahrorët tuaj (në zemra), edhe udhëzim e mëshirë për besimtarët.
58. Thuaj: "Vetëm mirësisë së All-llahut dhe mëshirës së Tij le t'i gëzohen, se është shumë më e dobishme se ajo që grumbullojnë ata.
59. Thuaj: "Më thuani, atë që All-llahu ju dha si ushqim (të lejuar), e ju nga ai diçka bëtë të ndaluar e diçka të lejuar?" Thuaj: "A ju lejoi All-llahu ju, ose ju i shpifni All-llahut?"
60. Po çfarë është mendimi i atyre që shpifin All-llahut, për ditën e kijametit? All-llahu është dhurues i madh ndaj njerëzve, por shumica e tyre nuk falënderojnë.
61. Ti nuk angazhohesh me asnjë çështje, nuk lexon nga ai pjesë nga Kur'ani dhe nuk bëni ndonjë vepër, vetëm se ne jemi prezentuesit tuaj, kur ju ndërmerrni atë. Zotit tënd nuk mund t'i fshihet as në tokë e as në qiell as sa grimca e as më e vogël se ajo e as më e madhe, por vetëm sa është evidentuar në librin e sigurt.
62. Ta keni të ditur se të dashurit e All-llahut (evliatë) nuk kanë frikë (në botën tjetër) e as kurrfarë brengosje?
63. (Ata janë ata) Të cilët besuan dhe ishin të ruajtur.
64. Atyre u jepen myzhde në jetën e dunjasë (në çastin e vdekjes) dhe në jetën tjetër (për shpëtim në xhennet). Premtimet e All-llahut nuk mund të pësojnë ndryshim. E, ai është suksesi i madh.
65. Po ty të mundojnë thëniet e tyre. E tërë fuqia dhe ngadhënjimi i takon vetëm All-llahut. Ai i dëgjon dhe i di të gjitha.
66. Ta keni të ditur se gjithçka që është në qiej e në tokë janë në pushtetin e All-llahut (pra, edhe idhujtarët). E ata, që pos All-llahut adhurojnë, në të vërtetë nuk janë kah pasojnë zota, ata nuk janë kah pasojnë tjetër pos supozimeve dhe nuk janë tjetër vetëm se gënjejnë.
67. Ai (All-llahu) bëri për ju natën që në te të pushoni, e ditën të ndritshme (të shihni). Në këtë, (që bëri) vërtet ka argumente për një popull që dëgjon.
68. (Pas të gjitha argumenteve) Ata (jobesimtarët) thanë: "All-llahu ka fëmijë". Larg asaj është All-llahu, Ai s'ka nevojë, e Tij është ç'ka në qiej dhe ç'ka në tokë, ju nuk keni argumente për këtë (që ta thoni), a thoni për All-llahun çka nuk dini?
69. Thuaj: "Ata që trillojnë gënjeshtër për All-llahun, nuk kanë për të shpëtuar".
70. Ata kanë një përjetim në dynja, pastaj kthimi i tyre është vetëm te Ne, e Ne do të bëjmë që ata të shijojnë dënimin e dhembshëm për shkak se nuk besonin.
71. Lexoju atyre ngjarjen e Nuhut, kur i tha popullit të vet: "O populli im, nëse u vjen rëndë qëndrimi im në mesin tuaj, përkujtimet e mia me ajetet e All-llahut, e unë iu kam mbështetur vetëm All-llahut, ju vendosni për qëllimin tuaj, thirrni në ndihmë edhe zotat tuaj, e mos e mbani fshehtë, dhe zbatoni atë kundër meje e mos pritni.
72. E nëse prapësoheni (nga mësimet e mia), unë nuk u kërkoj ndonjë shpërblim, se shpërblimi im është vetëm prej All-llahut. Unë jam i urdhëruar të jam njëri prej muslimanëve.
73. E ata (populli i tij) e konsideruan atë rrenacak e Ne e shpëtuam atë dhe ata që ishin bashkë në anije, dhe i bëmë që ata të jenë pasardhës (zëvendësues), kurse ata që përgënjeshtruan ajetet tona i përmbytëm. Shih pra, si ishte fundi i gënjeshtarëve.
74. Mandej pas tij dërguam të dërguar te popujt e tyre, të cilët erdhën dhe u sollën atyre argumente të forta, por ata nuk i besuan asaj, të cilën më parë e kishin përgënjeshtruar. Kështu, pra u vulosim zemrat atyre që kalojnë kufijtë.
75. Pastaj, pas tyre dërguam Musai dhe Harunin me argumentet tona, te faraoni dhe paria e rrethit të tij, po ata paraqitën kryelartësi, pse ishte popull që bënte krime.
76. E kur u erdhi atyre e vërteta e sigurt nga Ne, ata thanë: "Kjo nuk është tjetër pos magji e qartë.
77. Musai tha: A të vërtetës i thoni magji? A magji është kjo? Magjistarët nuk shpëtojnë?
78. Ata thanë: "Mos erdhe të na largosh nga ajo (feja) që e gjetëm te prindërit tanë, për t'ju mbetur ju dyve madhështia në tokë? Po ne nuk u besojmë juve dyve.
79. Faraoni tha: "Sillmëni mua të gjithë magjistarët e aftë.
80. E kur erdhën magjistarët, Musai u tha: "Hidhni ç'keni për të hedhur".
81. E kur i hodhën ata, Musai u tha: "Kjo që e sollët ju tash, vërtet është magji!" Po All-llahu do ta asgjësojë këtë, sepse All-llahu nuk e përkrahë veprën e të prishurve.
82. Dhe me argumentet e veta All-llahu e fuqizon të vërtetën, ndonëse e urrejnë të pabesët.
83. Duke pasur frikë nga faraoni dhe nga rrethi i tij se do t'i turturojnë, Musait nuk i besoi kush pos një pjese të pasardhësve të popullit të tij. Vërtet, faraoni ishte mbizotërues në tokë dhe ai ishte prej shkatërrimtarëve.
84. Musai tha: "O populli im, nëse i keni besuar All-llahut, vetëm atij mbështetuni, nëse jeni të dorëzuar (vendimit të Tij)!"
85. Ata iu përgjegjën duke i thënë: "All-llahut iu kemi mbështetur, Zoti ynë, mos i mundëso popullit mizor të na sprovojë!"
86. Dhe me mëshirën tënde, na shpëto prej popullit jobesimtarë!"
87. Ne i thamë Musait dhe vëllait të tij t'i bëni vend në Egjipt popullit tuaj, shtëpitë tuaja t'i bëni faltore e ta falni namazin rregullisht. Ti (Musa) përgëzoi besimtarët!
88. Musai tha: "Zoti ynë, Ti i ke dhënë faraonit dhe parisë së tij mjete të përjetimit dhe pasuri në jetën e kësaj bote, ashtu që o Zot ynë, po i largojnë njerëzit prej rrugës tënde. Zoti ynë, zhduke pasurinë e tyre, shtrëngoi zemrat e tyre, e të mos besojnë derisa të shijojnë dënimin e idhët.
89. Ai (All-llahu) tha: "Lutja juaj është pranuar, prandaj ju të dy qëndroni ashtu si jeni e mos ndiqni rrugën e atyre që nuk dinë!
90. Ne i kapërcyem beni israilët përtej detit, e faraoni dhe ushtria e tij i ndoqi mizorisht dhe armiqësisht derisa e përfshiu atë përmbysja, e ai tha: "Besova se nuk ka Zot tjetër pos Atij që i besuan beni israilët, edhe unë jam nga muslimanët!"
91. Ti tani beson, ndërsa ma parë kundërshtove dhe ishe njëri prej shkatërruesve!
92. Sot po të shpëtojmë ty (po të nxjerrim prej detit) me trupin tënd (të vdekur), që të shërbesh si argument për ata që vijnë pas teje. Vërtet, ekziston një shumicë njerëzis që nuk hulumtojnë argumentet Tona.
93. Në të vërtetë, Ne i vendosëm beni israilët (pas shkatërrimit të armiqve të tyre) në një vend të mirë, i furnizuam ata me ushqime të dobishme dhe nuk ishin të përçarë (rreth fesë) vetëm pasi që u erdhi atyre dituria (Tevrati). Zoti yt, do të gjykojë mes tyre në ditën e kijametit, për atë që ishin përçarë.
94. Po, (fjala vjen) nëse je në dyshim për këtë që të zbritëm ty (për ngjarjet e pejgamberëve), atëherë pyeti ata që lexojnë librin para teje. Ty të erdhi nga Zoti yt e vërteta, pra, mos u bë prej atyre që dyshojnë.
95. Dhe mos u bë prej atyre që përgënjeshtruan argumentet e All-llahut, e të bëhesh nga të dështuarit.
96. Kundër atyre, për të cilët ka përfunduar caktimi i Zotit tënd, ata nuk besojnë,
97. Edhe sikur t'u kishin paraqitur atyre çdo lloj argumenti, ata nuk besojnë derisa të shohin dënimin e rëndë.
98. Përse nuk pati vendbanim që të ketë besuar e besimi i tij të ketë ndihmuar (në shpëtim), pos popullit të Junusit, që pasi që besoi, Ne larguam prej tyre dënimin shëmtues në jetën e kësaj bote dhe i lejuam të jetojnë deri në një afat të caktuar.
99. Sikur të kishte dashur Zoti yt, do t'i besonin çka janë në tokë që të gjithë. A ti do t'i detyrosh njerëzit të bëhen besimtarë?
100. Nuk është e mundur për asnjë njeri të besojë (ndryshe), pos me ndihmën e All-llahut. E dënimin u jepë atyre që nuk mendojnë.
101. Thuaj: "Vështroni me vëmendje çka në (nga argumentet) në qiej e në tokë. Po argumentet dhe qortimet nuk bëjnë dobi ndaj një popull që nuk beson.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Perkethimi i Kur'an-it ne gjuhen Shqipe - Faqe 2 Empty Re: Perkethimi i Kur'an-it ne gjuhen Shqipe

Mesazh nga Alberti Sun 31 Jan 2010 - 8:50

102. A janë duke pritur tjetër (fat) pos ditët (e zeza) si të atyre që ekzistonin para tyre? Thuaj: "Pritni, pra, se edhe unë bashkë me ju po pres!"
103. E Ne pastaj i shpëtojmë të dërguarit tanë, edhe ata që besuan. Ja kështu, është detyrë e Jona, t'i shpëtojmë besimtarët.
104. Thuaj: "O ju njerëz, nëse ju dyshoni në fenë time, unë nuk adhuroj ata që ju i adhuroni pos All-llahut, por adhuroj All-llahun që u jepë vdekjen (ashtu si u ka dhënë jetën), dhe jam i urdhëruar të jem besimtarë (i Zotit një).
105. Dhe (jam i urdhëruar): Përqëndrohu me tërë qenien tënde në fenë e drejtë, e mos u bë nga idhujtarët!
106. Dhe mos lut tjetër kë pos All-llahut, ndonjë (idhull) që nuk të sjell as dobi as dëm, e nëse bën atë, dije se i ke bërë padrejt vetvetes.
107. Nëse All-llahu të provon me ndonjë të keqe, atë s'mund ta largojë kush pos Tij, po nëse dëshiron të japë ndonjë të mirë, s'ka kush që mund ta pengojë dhuntinë e Tij. E shpërblen me të, atë që do nga robët e Tij. Ai falë dhe mëshiron shumë.
108. Thuaj: "O ju jerëz, juve ju erdhi e vërteta nga Zoti juaj, e kush merr rrugën e drejtë, ai ka vetëm për veten e vet, nërsa kush e merr të shtrembëren, ai e ka humbur veten. Unë nuk jam rojë e juaj!"
109. Ti ec pas asaj që të shpallet dhe bëhu i durueshëm derisa All-llahu të gjykojë. Ai është më i miri i gjykatësve!

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Perkethimi i Kur'an-it ne gjuhen Shqipe - Faqe 2 Empty Re: Perkethimi i Kur'an-it ne gjuhen Shqipe

Mesazh nga Alberti Sun 31 Jan 2010 - 8:51

. Elif, Lamë, Ra, (ky është) Libër, ajetet e të cilit janë radhitur (në mënyrë të përsosur, njëkohësisht) edhe shkoqitur nga i Dijshmi i të gjitha çështjeve në hollësi.
2. Që të mos adhuroni tjetër përveç All-llahut. Unë jam (dërguar) nga Ai qortues e përgëzues për ju.
3. E të kërkoni falje Zotit tuaj dhe pendohuni (kthehuni) te Ai, se Ai do të ju mundësojë përjetime të mira (në këtë jetë) deri në një afat (të caktuar) dhe çdo punëmiri i jep shpërblimin e merituar. Në qoftë se refuzojnë (të kërkojnë falje), unë pra kam frikë për ju, dënimin e ditës së madhe.
4. Se kthimi i juaj është vetëm te All-llahu, Ai ka fuqi për çdo send.
5. Ja, ata mbështjellojnë (armiqësinë në) gjoksat e tyre që ta fshehin nga Ai, po ta dini se edhe kur mbulohen me petkat e tyre, Ai e di se çka fshehin dhe çka shfaqin. S'ka dyshim se Ai e di shumë mirë çka mbajnë zemrat (qëllimet) e tyre.
6. Nuk ka anjë gjallesë në tokë që All-llahu të mos ia ketë garantuar furnizimin e saj, Ai e di vendbanimin dhe vendstrehimin e saj (pas vdekjes). Të gjitha (këto) janë në librin e njohur (Levhi Mahfudhë).
7. Ai është i cili krijoi qiejt e tokën brenda gjashtë dite (fazave), e Arshi (Froni) i Tij kishte qenë (më parë) mbi ujë, që t'ju sprovojë, se cili prej jush është më vepërmirë. Nëse ti u thua: "Ju do të ringjalleni pas vdekjes!" Ata që nuk besuan thonë: "Kjo (çka na thua) nuk është tjetër vetëm se magji e hapur.
8. Nëse Ne e vonojmë ndëshkimin për një kohë të shkurtër kundër tyre, ata thonë: "Çka po e pengon atë?" Le ta dijnë se ditën kur t'u vijë, ai nuk zbrapët prej tyre, ata do t'i rrethojë ai (dënimi) me të cilin talleshin.
9. Po nëse Ne ia japim njeriut ndonjë begati nga ana jonë, e pastaj e tërheqim atë prej tij, ai do të jetë i dëshpruar dhe përbuzës.
10. E nëse pas të keqes që e pat goditur atë, Ne dhurojmë të mira, ai do thotë: "Kaluan të këqiat prej meje!" Vërtet, ai është shfrenuar dhe mendjemadh.
11. Përveç atyre, të cilët kishin durim dhe bënin vepra të mira, të tillët kanë falje (të gabimeve) dhe shpërblim të madh.
12. A mos (shpresojnë idhujtarët se) do të lëshë diçka nga ajo që t'u shpall ty (ngase u vjen rëndë ta dëgjojnë), dhe të shtëngon zemrën tënde ajo (komunikimi i shpalljes), për shkak se ata do të thonë: "Pse të mos i ketë zbritur atij (Muhammedit) ndonjë pasuri, ose përse të mos i ketë ardhur bashkë me të ndonjë engjëll?" Ti je vetëm qortues, e All-llahu përkujdeset prë çdo send.
13. Apo, pse ata thonë: "Ai (Muhammedi) e trilloi atë (Kur'anin)". Thuaj: "Formuloni pra, dhjetë kaptina si ai (Kur'ani) ashtu të trilluara (siç thoni ju) dhe thirrni, pos All-llahut, po qe se jeni të drejtë (Çka thoni), kë të mundeni për ndihmë!"
14. E nëse nuk përgjigjen juve, atëherë pra ta keni të qartë se ai (Kur'ani), është i zbritur me dijen e All-llahut dhe se nuk ka zot pos Tij. A jeni pra myslimanë?"
15. Kush ka për qëllim jetën e kësaj bote dhe të mirat e saj, Ne do t'u plotësojmë atyre shpërblimin e veprave të tyre në të, dhe atyre në të, dhe atyre nuk do t'u mungojë gjë.
16. Të këtillëve në botën tjetër u përket vetëm xhehennemi. Ajo që punuan dhe vepruan ata ka dështuar dhe është asgjësuar.
17. A ai që është (i mbështetur) në argument nga Zoti i tij dhe atë e përforcon dëshmia nga Ai, e para tij (Kur'anit) ishte (dëshmitar) libri i Musait (Terati) që ishte udhërrëfyes e mëshirë - (është i njejtë me atë që ka për qëllim vetëm këtë jetë)? Të tillët (që janë në rrugë të drejtë) e besojnë (Kur'anin). E kush prej tyre grupeve refuzuan atë, vendi i tij është zjarri. E ti (Muhammed) mos kij dyshim në te, ai është e vërtetë nga Zoti yt, në të s'ka dyshim, por shumica e njerëzve nuk e besojnë.
18. E kush është më mizor se ai që trillon për All-llahun? Të tillët paraqiten para Zotit të tyre, e dëshmitarët thonë: "Këta ishin të cilët gënjyen ndaj Zotit të tyre, pra mallkimi i All-llahut qoftë kundër mizorëve!"
19. Të cilët pengojnë nga rruga e All-llahut dhe përpiqen atë ta shtrembërojnë, mu ata janë që nuk e besojnë botën tjetër.
20. Ata nuk ishin të paprekshëm në tokë (prej dënimit të Zotit), dhe ata nuk kishin mbrojtës pos All-llahut. Atyre u shumëfishohet dënimi, sepse ata nuk ishin që mund të dëgjonin dhe as nuk shikonin.
21. Ata mashtruan vetveten dhe humben prej tyre ata (idhujt) që i patën trilluar.
22. Është e vërtetë se ata në botën tjetër janë më të humburit.
23. Ata që besuan dhe bënë vepra të mira dhe u përulën ndaj Zotit të tyre, ata janë banues të xhennetit, në të janë përgjithmonë.
24. Shembulli i gjendjes së këtyre është (i atyre që nuk besuan) si ai i verbëri dhe i shurdhëti dhe (i atyre që besuan) si ai që sheh dhe dëgjon. A janë në pozitë të barabartë? A nuk përkujtoheni?!
25. Ne patëm dërguar edhe Nuhun te populli i vet (me porosi të njejtë si Muhammedin që t'u thotë): Unë ju tërheq vërejtjen haptazi.
26. Që të mos adhuroni tjetër kë pos All-llahut, sepse unë kam frikë për dënimin tuaj në ditëm e pikëllueshme.
27. Paria që nuk besoi nga populli i tij tha: "Ne nuk të shohim ndryshe vetëm si njeri, sikurse edhe ne, ne nuk po shohim se të pasojë kush, përveç atyre që janë më të poshtërit e më mendjelehtit nga mesi ynë dhe ne nuk shohim se ju keni ndonjë vlerë mbi ne, përkundrazi, ne ju konsiderojmë gënjeshtar!"
28. (Nuhu) Tha: "O populli im, më thuani nëse unë jam i mbështetur në argument të qartë nga Zoti im dhe Ai më dha mëshirë nga ana e Tij, e juve u janë fshehur ato (argumentet ngase jeni dhëmë pas kësaj jete), a mos do t'ju detyrojmë për to (pranimin e tyre), kur ju jeni urrejtës të tyre!
29. O populli im, unë për këtë nuk kërkoj prej jush ndonjë pasuri, shpërblimi im është vetëm te All-llahu. Dhe unë kurrsesi nuk i largoj ata që besuan, ata janë afër Zotit të tyre; por unë ju shoh si popull që nuk dini e nuk kuptoni.
30. O populli im, a nuk po mendoni se nëse unë i përzë ata, kush do të mund të më mbrojë mua nga All-llahu (dënimi i Tij)?
31. Unë nuk u them juve se tek unë janë depot e All-llahut, as nuk u them se unë e di të fshehtën, as nuk u them se unë jam engjëll, as nuk u them atyre që sytë tuaj i nënçmojnë, se All-llahu nuk u dhuroi atyre të mira. All-llahu e di më së miri se çka në shpirtrat e tyre, pse atëherë unë konsiderohem zullumqar.
32. Ata thanë: "O Nuh, ti polemizove me ne dhe e zgjate polemikën tonë. Urdhëro, e nëse flet të vërtetën, sillnie pra, të na godasë ajo me çka na kërcënohesh!"
33. Ai tha: "Atë ju sjell vetëm All-llahu, po qe se dëshiron, e ju nuk mund ta pengoni!"
34. Nëse përpiqem t'ju këshilloj, po qe se All-llahu don t'ju humb, këshilla ime nuk bën dobi. Ai është Zoti juaj dhe vetëm te Ai do të ktheheni.
35. A mos po thonë se ai e trilloi atë? Thuaj: "Nëse unë kam trilluar, atëherë ai është mëkati im, e unë jam larg nga krimet tuaja".
36. E, Nuhut i qe shpallur: "Nuk do të besojë më askush nga populli yt, përveç atyre që kanë besuar (deri më tash), pra mos u brengos për ata që punojnë ata".
37. E, mbaroje anijen nën mbikëqyrjen Tonë dhe me mësimin tonë, e mos m'u drejto Mua për ata që bënë zullum, ata gjithqysh janë të përmbytur.
38. Dhe ai ndërtonte anijen e paria e popullit të tij, saherë që kalonte pranë tij përqeshej me të. Ai u thoshte: "Nëse talleni me ne, edhe ne do të tallemi me ju, ashtu siç po talleni ju!"
39. Dhe më vonë do të kuptoni se cili do të pësojë dënimin e turpshëm dhe mbi të cilin do të jetë dënim i përjetëshëm.
40. E kur erdhi urdhëri ynë (i caktuar për ndëshkim) dhe gufoi (uji) prej furrës (vend ku piqet buka), Ne i thamë: "Ngarko në të çdo krijesë nga një çift edhe familjen tënde, përveç për kë është marrë vendim i hershëm kundër tij, e (ngarkoje) edhe kush ka besuar, po përveç një pakice nuk i kishin besuar atij.
41. Dhe ai tha: "Hipni në të, me emrin e All-llahut ajo lundron dhe ndalet. Vërtet, Zoti është që falë shumë, është mëshirues.
42. Ajo lundron me ta nëpër valë si kodra, e Nuhu e thirri djjalin e vet, që ishtë në një vend të ndarë: "O djali im, hip bashkë me ne, e mos u bë me mohuesit!"
43. Ai (djali) tha: "Unë do të ngjitëm në një kodër që do të më mbrojë nga uji (vërshimi)!" Tha: nuk ka sot mbrojtës prej dënimit të All-llahut, pos atë që Ai e ka mëshiruar!" Vala hyri mes tyre të dyve, e ai (djali u mbyt në ujë.
44. E iu pat thënë: "Oj tokë, përbije ujin tënd, dhe o qiell, ndërpreje (shiun), uji u tërhoq, urdhëri u zbatua dhe ajo (anija) undal në (kodrën) Xhudij, e u tha: "I shkatërruar qoftë populli mizor!"
45. Nuhu e luti Zotin e vet, duke thënë: "O, Zoti im, djali im është i familjes sime, e premtimi Yt është i saktë, ndërsa Ti je më idrejti i të drejtëve!"
46. (Zoti) Tha: "O Nuh, ai (djali) nuk ishte nga familja jote (për të cilën të premtova se do t'i shpëtojë), ai ishte punëkeq, e ti mos më kërko Mua atë që nuk e di, Unë të këshilloj që të mos bëhesh nga injorantët!"
47. (Nuhu) Tha: "Zoti im, unë mbështetem në mbrojtjen Tënde që të (mos) kërkoj prej Teje atë për çka nuk kam njohuri, e në qoftë se nuk më fal mua dhe nuk më mëshiron Ti, do të jam i humbur!"
48. Iu pat thënë: "O Nuh, zbarko qofsh i shpëtuar nga ana Jonë, me begati për tu. E një popull (tjetër) do t'i mundësojmë përjetime, e pastaj do t'i godasë dënim i dhembshëm nga ana Jonë.
49. Këto janë disa rrëfimet e panjohura (për ty), që po t'i shpallim ty, e që para këtij (Kur'anit) nuk i ke ditur as ti as populli yt. Pra të jesh i durueshëm se përfundimi (i lavdishëm) është për të devotshmit.
50. Edhe tek (populli) Adi (dërguam) nga mesi tyre Hudin që tha: "O populli im, ju nuk keni zot tjetër pos Tij, ju vetëm po hutoheni me trillime.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Perkethimi i Kur'an-it ne gjuhen Shqipe - Faqe 2 Empty Re: Perkethimi i Kur'an-it ne gjuhen Shqipe

Mesazh nga Alberti Sun 31 Jan 2010 - 8:52

51. O populli im, unë për këtë nuk kërkoj prej jush ndonjë shpërblim. Shpërblimi im është vetëm prej Atij që më krijoi. A nuk po kuptoni.
52. O populli im, kërkoni falje prej Zotit tuaj dhe ktheniu Atij, Ai ju lëshon shi me bollëk, dhe fuqisë suaj i shton fuqi, e mos refuzoni e të bëheni mëkatarë!"
53. Ata thanë: "O Hud, ti nuk na solle ndonjë argument, e ne nuk i braktisim zotat tanë për fjalën tënde dhe ne nuk të besojmë ty".
54. Ne nuk themi tjetër vetëm se dikush prej zotave tanë të ka goditur me çmendje! Ai tha: Unë dëshmitar e kam All-llahun, e ju dëshmoni se unë jam larg nga ajo çka ju i shoqëroni.
55. (larg adhurimit) Pos Tij. Ju pra, të gjithë përpiquni kundër meje e mos më jepni afat.
56. Unë iu kam mbështetur Allaut, Zotit tim dhe Zotit tuaj, pse Ai nuk ka asnjë nga gjallesat, e që Ai të mos e ketë nën sundim, vërtet Zoti im është i drejtë.
57. Nëse kundërshtoni, unë ju kumtova atë me të cilën jamë dërguar te ju. Zoti im do t'ju zëvendësojë me një popull tjetër, Atij nuk mund t'i bëni kurrëfarë dëmi. Vërëtet, Zoti im është përcjellës i çdo sendi".
58. E kur arriti vendimi Ynë (për dënim), Ne me mëshirën Tonë e shpëtuam Hudin, e bashkë me të edhe ata që kishin besuar. I shpëtuam prej dënimit të rëndë.
59. E ato ishin (gjurmë të gënjeshtrave të fisit) Ad-ët, që mohuan argumentet e Zotit të tyre, kundërshtuan të dërguarin e Tij, shkuan pas urdhërit të çdo kryelarti kundërshtar.
60. Ata u përcollën me mallkim si në këtë botë, ashtu edhe në ditën e gjykimit. Le të dihet, Adët mohuan Zotin e tyre. Qoftë i shkatërruar Adi, populli i Hudit!
61. Edhe te (populli) Themud e patëm njërin prej tyre, Salihun, e ai u tha: "O populli im, adhuronie All-llahun, ju nuk keni zot tjetër pos Tij, Ai së pari ju krijoi nga dheu dhe ju bëri banues të tij, andaj kërkoni falje prej Tij, dhe shprehni pendim te Ai. S'ka dyshim, Zoti im është afër (me mëshirë), Ai përgjigjet (lutjeve)"!
62. Ata thanë: "O Salih, ti ishe shpresë jona para kësaj. Si mund të na ndalosh të adhurojmë atë që adhuruan prindërit tanë? Vërtet, ne jemi shumë të dyshimtë e në dilemë në atë që na thërret ti!"
63. "O populli im, më tregoni ju, nëse unë jam (i bazuar) në argument (të qartë) nga Zoti im,dhe Ai të më ketë dhënë mua mëshirë (gradën pejgamber) nga ana e Tij, kush do të më mbrojë mua nga All-llahu, nëse unë kundërshtoj Atë? Ju nuk më shtoni tjetër vetëm humbje.
64. O populli im, kjo është devja e All-llahut, për ju është një argument. Lënie pra, të ushqehet në tokën e All-llahut e mos e prekni me ndonjë të keqe e të ju godas menjëherë dënimi!"
65. E megjithatë, ata e therrën atë, e ai (Salihu) ju tha: "Përjetoni në vendin tuaj tri ditë, ky është caktim jo i rrejshëm!"
66. E kur erdhi vendimi Ynë (për dënim), Ne e shpëtuam Salihun nga poshtërimi i asaj dite, e bashkë me të, edhe ata që besuan. Zoti yt është ai i fuqishmi, ngadhënjyesi.
67. Ndërsa ata që bënë zullum, i kapi (në ditën e katërt) krisma dhe gëdhinë kufoma (të ngrira) në vendin e tyre.
68. (gëdhinë) Sikur të mos kishin qenë fare në të. Kuptonie pra, (populli) Themud e mohoi Zotin e vet. Mallkimi qoftë kundër Themudit!
69. Edhe Ibrahimit i patën ardhur të dërguarit (engjëjt) tanë me myzhde dhe i thanë: "Selam". Ai u përgjegj: "Gjithnjë paçi selam" dhe nuk vonoi t'ju sjellë një viç të pjekur (të fërguar në gurë).
70. Kur pa se duart e tyre nuk shtrihen kah ai (viç), iu dukën të pazakonshme dhe ndjeu prej tyre njëfarë frike. Ata i thanë: "Mos u frikëso, ne jemi të dërguar te populli i Lutit".
71. E gruaja (Sare) e tij (Ibrahimit) rrinte në këmbë dhe qeshi, e Ne e përgëzuam atë me Is-hakun, e pas Is-hakut Jakubin.
72. Ajo tha: "E mjera unë, si do të lindë unë kur jam e vjetëruar, kurse ky burri im është i shtyer më moshë, vërtet kjo është gjë e çuditshme.
73. Ata i thanë: "Si, mos po çuditesh me caktimin e Zotit?" Mëshira e All-llahut dhe bekimi i Tij qoftë me ju o familje e shtëpisë (së Ibrahimit)! Vërtet, Ai është meritues për falënderim është bamirës i madh.
74. Pasi që Ibrahimit i kaloi frika dhe i erdhi myzhdeja, ai nisi dialog me të dërguarit tanë rreth popullit të Lutit..
75. Vërtet, Ibrahimi ishte shumë i butë, shumë i dhembshëm dhe i kthyeshëm.
76. (engjëjt i thanë) O Ibrahim lëre këtë (dialog), urdhëri i Zotit tënd tashmë ka zbritur, s'ka tjetër, ata do të përjetojnë dënim të pashmangshëm.
77. E kur të dërguarit tanë i erdhën Lutit, ai u keqësua për ta dhe u ngushtua rëndë me ardhjen e tyre e tha: "Kjo është ditë e vështirë!"
78. Dhe populli i tij, që më parë bënin punë të turpshme, erdhi me nguti te ai (te Luti), e ai tha: "O populli im, qe këto bijat e mia (gratë e atij vendi), janë më të pastra për ju, kinie frikë pra All-llahun e mos më turpëroni me mysafirët e mi, a nuk ka ndër ju ndonjë njeri të mençur (e të ju ndalojë nga e keqja)?"
79. Ata thanë: "Po ti e ke të ditur se ne, nuk kemi kurrfarë lakmie në bijat tua, ti e di me siguri se çka dëshirojmë ne!"
80. Ai tha: "Ah, sikur të kisha fuqi kundër jush (t'ju zbrapsë), ose të kisha mbështetje në ndonjë përkrahje (të fisit) të fortë!" (do t'i mbroja mysafirët e mij).
81. (engjëjt) Thanë: "O Lut, ne jemi të dërguarit e Zotit tënd, ata (populli yt) nuk kanë për t'u afruar te ti, e ti kah fundi i natës udhëto me familjen tënde dhe askush prej jush të mos vështrojë mbrapa (familja do të shpëtojë), pos gruas sate, ajo do të jetë e goditur me çka do të goditen edhe ata. Afati i tyre është mëngjesi, a nuk është mëngjesi afër?
82. Kur erdhi urdhëri ynë, Ne përmbysëm të gjitha ato (fshatrat e tyre) duke kthyer çdo gjë nga lart poshtë, dhe mbi ta reshëm gurë të fortë pa ia nda.
83. (gurë) Të shënuar te Zoti yt. Ai (vend) nuk është larg zullumqarëve (idhujtarëve kurejshitë).
84. Edhe Medjenit (i dërguam) vëllain e tyre Shuajbin që ju tha: "O popull im, adhuronie All-llahun, ju nuk keni Zot tjetër pos Tij, mos matni as mos peshoni mangut, unë po shoh se jeni në gjendje të mirë jetësore, pra unë po frikësohem për ju nga dënimi që do t'ju përfshijë një ditë!"
85. O populli im, veproni drejtë gjatë matjes dhe peshimit, e mos dëmtoni njerëzit në asgjë dhe mos shkaktoni rrëmujë në tokë!"
86. Atë pjesë që ju lejoi All-llahu është shumë më e mirë për ju, nëse jeni besimtarë, e unë nuk jamë rojë juaj!"
87. Ata thanë: "O shuajb, a namazi yt po të thotë të na urdhërosh që ta braktisim atë që adhuruan prindërit tanë, ose(po të urdhëron) për të punuar në pasurinë tonë ashtu si të dëshirojmë? Vërtet, ti qenke i butë e i mençur". (Kjo ishte tallje e tyre).
88. "O populli im, më thuani pra, nëse unë kam argumente të sigurta nga Zoti im dhe nga ana e Tij, Ai më furnizoi mua me të mira (si mund të mos ju udhëzoj në rrugë të drejtë?) Unë nuk dua t'ju kundërshtoj (duke punuar) për atë nga e cila po ju ndaloj, unë nuk dua tjetër vetëm të përmirësoj aq sa mundem, por këtë mund ta arrij vetëm me ndihmën e All-llahut, vetëm Atij iu kam mbështetur dhe vetëm te Ai jam i drejtuar!"
89. O populli im, kundërshtimi ndaj meje të mos u shpie (në mosbesim) që të ju gjejë ajo që e gjeti popullin e Nuhut, popullin e Hudit ose popullin e Salihut. E populli i Lutit nuk është larg prej jush.
90. Kërkoni falje zotit tuaj dhe sinqerisht pendohuni ndaj Tij. Vërtet, Zoti im është mëshirues, shumë i dashur.
91. Ata thanë: O Shuajb, ne nuk po e kuptojmë shumicën nga ajo që thua dhe ne të konsiderojmë ty të dobët në mesin tonë, dhe sikur të mos ishte ai grupi yt, ne do të gurëzonin ty, ngase ti nuk je i çmuar ndër ne".
92. Ai tha: "O populli im, a është më i çmuar te ju farefisi im se All-llahu, që e keni hedhur Atë pas shpine? Nuk ka dyshim, Zoti im i di të gjitha ato që veproni".
93. O populli im, veproni sa të mundeni, unë veproj, e më vonë do ta kuptoni se kush do të pësojë atë dënim që e poshtëron dhe kush është ai rrenacak. Pritni se edhe unë së bashku me ju jam duke pritur.
94. E kur erdhi urdhëri Ynë, Ne me mëshirën tonë e shpëtuam Shuajbin dhe bashkë me të edhe ata që besuan, ndërsa zullumqarët i kapi britma e tmerri, duke gëdhirë në vendin e tyre kufoma të gjunjëzuara.
95. (gëdhinë) Si të mos kishin ekzistuar fare aty. Qoftë i shkatërruar Medjeni sikurse ishte shkatërruar Themudi!
96. Ne e patëm dërguar Musain me dispozitat tona dhe me mrekulli konkrete,
97. Te faraoni dhe rrethi i tij, e ata iu bindën urdhërit të faraonit, po urdhëri i faraonit nuk ishte mençuri.
98. Në ditën e kijametit ai (faraoni) i prinë popullit të vet dhe i fut në zjarr. Sa i shëmtuar është ai vend i ofruar.
99. Edhe në këtë botë ata i përcolli mallkimi, e edhe në ditën e kijametit. Sa e keqe është ajo dhuratë e dhuruar.
100. Këto janë disa nga lajmet e vendeve që po t'i rrëfejmë ty; disa prej tyre ekzistojnë ende, e disa janë shkatërruar.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Perkethimi i Kur'an-it ne gjuhen Shqipe - Faqe 2 Empty Re: Perkethimi i Kur'an-it ne gjuhen Shqipe

Mesazh nga Alberti Sun 31 Jan 2010 - 8:52

101. Ne nuk u bëmë padrejtë atyre, por ata vetvetes i bënë padrejtë. E kur erdhi urdhëri i Zotit tënd, atyre nuk u ndihmuan asgjë zotat e tyre, të cilëve luteshin pos All-llahut, dhe nuk fituan tjetër pos shkatërrim.
102. Ja, kështu është ndëshkimi i Zotit tënd, kur dënon vendet që janë zullumqare. Vërtet, ndëshkimi i Tij është i dhëmbshëme i ashpër.
103. Në këto (rrëfime) me të vërtetë ka një përvojë për atë që i frikësohet dënimit të botës tjetër. Ajo është ditë e tubimit të njerëzve dhe ajo është ditë dëshmuese.
104. Dhe atë (ditë) nuk e shtyejmë vetëm deri në një afat që është i caktuar.
105. E kur të vijë ajo ditë, askush nuk do të flasë, pos me lejen e Tij, e prej tyre (të tubuarëve), ka fatzi dhe fatbardhë.
106. E për sa u përket atyre fatkëqinjve, ata janë në zjarr, aty ata kanë dihatje kërhamzë të vështirë (në frymëmarrje).
107. Aty janë përgjithmonë, sa të jenë qiejt dhe toka, përveç atë çka do Zoti yt, vërtet Zoti yt punon çka dëshiron.
108. E për sa u përket atyre fatmirëve,ata jan në xhennet përgjithmonë, sa të jenë qiejt dhe toka, përveçatë çka do Zoti yt (All-llahu ju dhuron) shpërblim të pakëputur.
109. Për adhurimin që bëjnë këta (idhujtarët), ti mos kij dyshim (se është i kotë). Nuk adhurojnë tjetër vetëm si adhuronin më parë prindërit e tyre, e Ne do t'u japim pjesën e tyre pa mangësi.
110. Ne edhe Musait i patëm dhënë librin, e u bë përçarje rreth tij, e sikur të mos ishte vendim i Zotit tënd i përcaktuar më heret, me siguri do të kryhej (dënimi kundër tyre). Vërtet, ata (populli yt) kanë shprehur dyshim rreth tij.
111. S'ka tjetër, vetëm se secilit prej tyre, Zoti yt do t'u përmbushë veprat e tyre, se Ai është i njohur hollësisht për atë që veprojnë.
112. Ti (Muhammed) përqëndrohu vendosmërisht ashtu si je i urdhëruar, e bashkë me ty edhe ata që u penduan (prej idhujtarisë), e mos tejkaloni (kufijtë e caktuar), se më të vërtetë Ai është shikues i asaj që veproni.
113. Dhe mos anoni kah ata që bënë zullum, e për atë shkak t'ju kapë zjarri, sepse përveç All-llahut nuk keni mbrojtës, e mbeteni të pa ndihmuar.
114. Dhe fale namazin në dy skajet e ditës, e edhe në orët e afërta (me ditën) të natës. S'ka dyshim se veprat e mira i shlyejnë ato të këqiat. Kjo është një këshillë për ata që pranojnë këshillat.
115. Dhe ti, jij i durueshëm, se All-llahu nuk ua humb shprblimin bëmirësve.
116. E përse të mos ketë pasur nga breznitë që ishin para jush, të zotët e mendjes e të nderit që të ndalonin çrregullimin e kaosin në tokë, përveç një pakice, të cilët i shpëtuam (ngase frenuan nga të këqiat), e ata që ishin mizorë u dhanë pas kënaqësive si të shfrenuar, duke vazhduar të jenë mëkatarë.
117. E Zoti yt nuk është që të shkatërrojë mizorisht vendet, nëse banorët e tyre janë punëmirë.
118. Sikur të dëshironte Zoti yt, do t'i bënte njerëzit të një feje (por nuk dëshiroi, ai e di pse). Ata vazhdimisht janë në kundërshtime (mes vete),
119. Përveç atij që mëshiroi Zoti yt. Po për këtë edhe i krijoi ata. Fjala e Zotit tënd: "Gjithsesi do ta mbushë xhehennemin me të gjithë exhinët dhe njerëzit", ka marrë fund (është plotësuar).
120. Të gjitha këto që t'i rrëfyem ty nga lajmet e pejgamberëve, janë që të forcojnë zemrën tënde, dhe në to ka ardhur e vërteta e këshilla, si dhe përkujtime për besimtarët.
121. E atyre që nuk besojnë thuaju: "Veproni sa të mundeni në atë të tuajën, edhe ne jemi duke vepruar".
122. Ju pritni (ç'do të na gjejë neve), edhe ne jemi duke pritur (se ç'do t'ju gjejë juve).
123. Vetëm All-llahut i takon dija për fshehtësitë e qiejve dhe të tokës, çdo çështje i kthehet (në kompetencë) vetëm atij, pra adhuroje Atë, mbështeu tek Ai, se Zoti yt, nuk është i panjohur për atë që veproni.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Perkethimi i Kur'an-it ne gjuhen Shqipe - Faqe 2 Empty Re: Perkethimi i Kur'an-it ne gjuhen Shqipe

Mesazh nga Alberti Sun 31 Jan 2010 - 8:52

1. Elif, Lamë, Ra. Këto (ajete që t'u zbritën) janë ajetet e librit të qartë.
2. Ne e zbritëm atë Kur'an arabisht, ahtu që ta kuptoni.
3. Ne me të shpallur të këtij Kur'ani po të rrëfejmë ty (Muhammed) me të bukurin rrëfim, edhe pse para tij ishe nga të painformuarit.
4. (përkujto) Kur Jusufi, babait të vet i tha: "O baba im, unë pashë (në ëndërr) njëmbëdhjetë yje dhe diellin e hënën, i pashë duke më bërë mua sexhde!"
5. Ai (Jakubi) tha: "O biri im, mos u trego ëndërrën tënde vëllezërve tu, se po të bëjnë ndonjë dredhi, s'ka dyshim, djalli për njeriun është armik i hapët".
6. Ja, kështu Zoti yt të zgjedh ty, të mëson interpretimin e ëndërrave, plotëson dhuntinë e Tij ndaj teje dhe familjes së Jakubit, sikrse pat plotësuar atë më parë ndaj prindërve tu, Ibrahimit dhe Is-hakut. Vërtet, Zoti yt është më i dijshmi, më i urti!"
7. Njëmend,për ata që pyesin (interesohen) në ndodhinë e Jusufit dhe të vëllezërve të tij, pati fakte (mbi fuqunë e Zotit).
8. Kur ata (vëllezërit) thanë: "Pasha Zotin, Jusufi dhe vëllai i tij, janë më të dashur te baba ynë se sa ne, ndërsa ne jemi grup (i fortë). Vërtet, babai ynë është në gabim sheshazi.
9. Mbytnie Jusufin ose hidhnie diku larg në një vend e babai juaj t'ju dojë juve e pas asaj (pendohuni) bëheni njerëz të mirë.
10. Njëri prej tyre tha: "Mos e mytni Jusufin, e në qoftë se jeni për të bërë diç, lëshonie atë në fund të bunarit, do ta marrë atë dikush prej udhëtarëve".
11. Ata thanë: "O baba ynë ç'ke që nuk na beson për Jusufin, e ne ia duam të mirën atij?
12. Dërgoje nesër atë me ne, le të hajë pemë dhe le të luajë me siguri do ta ruajmë atë.
13. Ai tha: "Unë mallëngjehem po të vijë me ju, e edhe kam frikë se do ta hajë ujku, kur mungon kjdesi juaj për të".
14. Ata thanë: "Për Zotin, nëse e ha ujku, e duke qenë në grup kaq i fortë, atëherë ne mos qofshim fare!"
15. Pasi që ata shkuan me të dhe vendosën ta vënë në fund të bunarit, Ne i shpallëm: "Ti do t'i njoftosh ata për këtë vepër të tyre, e duke mos ditur ata (do të vijë koha të ju thuash për këtë vepër e ata nuk do të dinë se ti je Jusufi)".
16. E në mbrëmje erdhën duke qarë te baba i tyre.
17. Thanë: "O baba ynë, ne shkuam të bëjmë gara, e Jusufin e lamë te teshat tona edhe atë e kishte ngrënë ujku. Ti nuk do të na besosh neve, edhe po të jemi të vërtetë!"
18. E erdhën (i sollën) e në këmishën e tij me gjak të rrejshëm. Ai tha: "Jo, (nuk e ka ngrënë ujku), por epshet tuaja ua hijeshuan punën. Halli im është: durim i mirë. All-llahu është nga i cili kërkohet ndihmë për këtë që përshkruani ju".
19. Dhe atypari kaloi një gru udhëtarësh, e e dërguan ujëbartësin (për ujë), e ai e lëshoi kofën e vet (në bunar) dhe tha: "Myzhde! Qe një djalosh!" Ata e fshehën atë si mall tregtie. Po All-llahu e dinte shumë mirë se ç'vepronin ata.
20. Dhe e shitën atë (Jusufin) për një çmim të vogël, për disa dirhemë (masë argjendi) të numëruar, sepse në mesin e tyre pati asish që nuk lakmuan (për çmim më të lartë).
21. E ai që e bleu nga Misiri (Egjipti) i tha gruas së vet: "Bëni pritje të kënaqshme, se është shpresë t'ia shohim hajrin ose ta adoptojmë për fëmijë!" Ja, kështu (sikuse e shpëtuam nga bunari), Ne i bëmë vend Jusufit në tokë (në Egjipt), e që t'ia mësojmë atij shpjegimin për disa ëndërra. All-llahu është mbizotërues i punës së vet, por shumica e njerëzve nuk e dinë (fshehtësinë e çështjeve).
22. E kur e arriti pjekurinë e tij, Ne i dhamë pushtet e dituri. E kështu Ne i shpërblejmë punëmirët.
23. E ajo, në shtëpinë e së cilës ishte Jusufi, i bëri lajka atij dhe ia mbylli dyert e i tha: "Eja!" Ai (Jusufi) tha: "All-llahu më rruajtë, ai zotëriu im (e burri yt), më nderoi me vendosje të mirë (si mud t'i bëj hile në familje)?". S'ka dyshim se tradhtarët nuk kanë sukses.
24. Ajo e mësyni atë qëllimisht, e atij do t'i shkonte mendja ndaj saj, sikur të mos i prezentohej argumenti nga Zoti i tij. Ashtu (e bëmë të vendosur) që të largojmë nga ai të keqen dhe të ndytën. Vërtet, ai ishte nga robët tanë të zgjedhur.
25. Dhe, që të dy ata u ngutën kah dera, e ajo ia grisi këmishën e tij nga mbrapa dhe pranë dere ata të dy takuan burrin e saj, e ajo tha "Çfarë mund të jetë ndëshkimi i atij që tenton të keqen në familjen tënde, përpos të burgoset, ose dënim të dhembshëm!?"
26. Ai (Jusufi) tha: "Ajo m'u vërsul mua!" Një dëshmitarë nga familja e saj gjykoi: nëse këmisha e tij është grisur përpara, ajo ka thënë të drejtën, kurse ai gënjen.
27. E nëse këmisha e tij është grisur prapa, atëherë gënjen ajo, kurse ai është i drejtë.
28. E kur e pa ai (burri i saj) këmishën e tij të grisur prapa, tha: "Kjo është dredhi juaja, vërtet dredhia juaj është e madhe!"
29. "Jusuf, largohu nga kjo (mos ia përmend askujt)! E ti (gruas) kërko falje për mëkatin tënd, se vërtet ti qenke fajtore!"
30. Një grup nga gratë e qytetit thanë: "Gruaja e zotëriut (e ministrit) i vërsulet marrëzisht shërbëtorit të vet, atë e ka kapluar në shpirt dashuria, e ne jemi të bindura se ajo është në humbje të hapët.
31. E kur ajo dëgjoi për ato përshpëritjet e tyre, dërgoi t'i thërrasë ato, u përgaditi vendmbështetje dhe secilës prej tyre i dha nga një thikë e tha: "Dilu para atyre!" Kur e panë atë, ato u tronditën dhe i prenë duart e tyre e thanë: "All-llahut i qofshim falë! Ky nuk është njeri, ky nuk është tjetër vetëm se ndonjë engjëll i lartë!"
32. Ajo tha: "Qe, ky është ai për të cilin më qortuat mua, e unë e mësyna atë, po ai u ruajt fort. Po qe se nuk bën çka e urdhëroj, ai gjithqysh do të burgoset dhe do të nënçmohet".
33. Ai (Jusufi) tha: "O Zoti im, burgu është më i dëshiruar për mua, se sa atë që më ofrojnë ato mua dhe nëse Ti nuk largon prej meje dredhinë e tyre, unë mund të anoj te ato e të bëhem injorant.
34. E Zoti i tij ia pranoi lutjen atij dhe e largoi nga ai dredhin e tyre. Vërtet, Ai është që dëgjon (lutjet) dhe di (gjendjen).
35. Mandej, pasi që vertetuan argumentet (e pastërtisë së Jusufit), atyre (ministrit dhe rrethit të tij) iu paraqit ideja që atë për një kohë ta burgosin.
36. Së bashku me të hynë në burg dy të rinj. Njëri prej atyre dyve tha: "Unë ëndërrova veten se po shtrydhi (rrush për) verë". E tjetri tha "Unë ëndërrova se po bart mbi kokë një bukë nga e cila hanin shpezët". Na trego komentimin e saj, se ne të konsiderojmë nga komentuesit e mirë (të ëndërrave).
37. Tha: "Nuk ju vjen juve ndonjë ushqim me të cilin ushqeheni, e që unë të mos dijë, t'ju përshkruaj atë para se t'ju vijë. Kjo është nga ajo çka më mësoi Zoti im (nuk është fall e as prognozë). Unë kam braktisur fenë e një populli që nuk e beson All-llahun as botën tjetër, e ata ishin jobesimtarë".
38. Unë e ndoqa fenë e prindërve të mij: Ibrahimit, Is-hakut, Jakubit. Neve nuk na takoi t'i përshkruajmë kurrë një send shok All-llahut. Ky (besim i drejtë) është dhuratë e madhe nga All-llahu ndaj nesh dhe ndaj njerëzve, por shumica e njerëzve nuk ia dinë vlerën.
39. O ju dy shokët e mij të burgut, a është më mirë të adhurohen zota të ndryshëm ose All-llahu, i vetmi ngadhënjimtar?"
40. Ata që ju adhuroni përveç All-llahut, nuk janë tjetër vetëm se emra që pagëzuat ju dhe prindërit tuaj. All-llahu nuk shpalli ndonjë fakt për ta, vendimi (në çështjen e adhurimit) nuk i takon kujt, pos All-llahut, e Ai urdhëroi të mos adhuroni tjetër vetëm Atë. Kjo është feja e drejtë, por shumica e njerëzve nuk e dinë.
41. O shokët e mij të burgut! Njëri prej ju dyve do t'i japë të pijë verë zotëriut të vet, e tjetri do të varet, kurse shpezët do të hanë nga koka e tij. Çështja për të cilën kërkuat shpjegim, ka marrë fund (kështu).
42. E atij për të cilin besonte se është i shpëtuar i tha: "Më përkujto mua te zotëriu yt". Po djali e vuri në harresë ta përkujtojë te zotëriu i tij, e për këtë mbeti në burg disa vjet.
43. E (kur u afrua lirimi i Jusufit) mbreti tha: "Kam parë ëndërr shtatë lopë të majme dhe shtatë lopë të dobëta që i hanin ato (të dobëtat, i gëlltitën ato të majmet) dhe shtatë kallinj të gjelbër (që kishin lidhur frytin) e (shtatë) të tjerë të tharë. O ju pari, nëse dini të interpretoni ëndërrën, më tregoni për ëndërrën time!"
44. Ata (paria) thanë: "Ëndërra të përziera, e ne nuk dimë komentimin e ëndërrave të tilla".
45. E ai prej atyre dyve që shpëtoi (që i pat thënë Jusufi ta përmendë) e përkujtoi pas një periudhe e tha: "Unë ju tregoj kuptimin e saj. Pra më lejoni të shkoj (te Jusufi)".
46. (E dërguan te burgu, e ai tha) O Jusuf, o ti i drejti, na shpjego për shtatë lopë të dobëta që i hanin shtatë lopë të majme, dhe shtatë kallinj të gjelbër e shtatë të thatë, e ndoshta po kthehem te njerëzit (me përgjigje), ashtu që edhe ata të kuptojnë (vlerën dhe dijen tënde)!
47. Ai (Jusufi) tha: "Mbillni shtatë vjet vazhdimisht, e çka keni korrur lënie në kallinj, përveç një pakice nga e cila do të hani.
48. Pastaj, do të vijnë shtatë (vjet) të vështira (me skamje) që do ta hanë atë që e keni ruajtur për to, përveç një pakice nga ajo që do ta ruani (në depo për farë).
49. Mandej, pas asaj vjen një vit (i begatshëm) në të cilin njerëzve u bie shi dhe në të cilin do të kenë të vjela (vit i begatshëm në përgjithësi)".
50. E mbreti tha: "Më sillni mua atë (Jusufin)!" Dhe kur i shkoi atij (Jusufi) i dërguari (i mbretit), ai itha: "Kthehu te zotëriu yt dhe pyete atë: ç'është puna e grave, që i prenë duart e tyre? Vërtet, Zoti im e di shumë mirë dredhinë e tyre".

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Perkethimi i Kur'an-it ne gjuhen Shqipe - Faqe 2 Empty Re: Perkethimi i Kur'an-it ne gjuhen Shqipe

Mesazh nga Alberti Sun 31 Jan 2010 - 8:52

80. E kur e humbën shpresën prej tij, u veçuan për t'u konsultuar. Më i madhi i tyre tha: "A nuk e dini që babai juaj ka marrë prej jush besën në All-llahun, e më parë çafrë padrejtësishë keni bërë ndaj Jusufit?" Unë pra nuk ndahem kurrë prej kësaj toke (të Egjiptit) deri që të më lejojë babai im, ose të vendosë All-llahu (mirë) për mua, e Ai është gjykatës më i drejtë!
81. Ju kthehuni te babai juaj dhe thuani: "O at ynë, djali yt vodhi, ne dëshmojmë vetëm për atë që dijmë, e për të fshehtën ne nuk ishim roje!"
82. Ti dërgo e pyeti (banorët në) qytetin ku ishim ne, po ashtu edhe (ata me) karavanin me të cilin kemi ardhur. Ne jemi të drejtë (ç'të themi).
83. Ai (Jakubi) tha: "Jo, çështjen ua lehtësoi epshi juaj. (mua nuk më ka mbetur tjetër) Durim i mirë, është shpresë që All-llahu do të m'i sjellë të gjithë; Ai është më i dijshmi, më i urti!"
84. Dhe, ua ktheu shpinën e tha: "O dëshprim i im për Jusufin, dhe nga pikëllimi iu zbardhën të dy sytë, po i përmbajtur (nga pikëllimi).
85. Ata thanë: "Për All-llahun ti vazhdimisht e përkujton Jusufin derisa do të sëmuresh rëndë, e të shkatërrohesh".
86. Ai (Jakubi) tha: "Unë hidhërimin tim dhe pikëllimin tim, ia parashtroj All-llahut, e unë di për All-llahun atë që ju nuk dini".
87. (Jakubi u tha të bijve të vet) O bijtë e mi, shkoni dhe hulumtoni (në Egjipt) për Jusufin dhe vëllain e tij, e mos e humbni shpresën nga mëshira e All-llahit, pse vetëm populli jobesimtar e humb shpresën në All-llahun.
88. (shkuan) E kur hynë tek ai i thanë: "O ti zotëri, neve dhe familjen tonë na ka goditur skamje e vështirë, e kemi ardhur me një mall të vjetër, e ti pra na mbush masën (barren) dhe na dhuro, All-llahu i shpërblen ata që dhurojnë".
89. Ai (Jusufi) tha: "A e dini çka keni bërë me Jusufin dhe vëllain e tij, kur ishit injorantë?"
90. Ata thanë: "A ti je vetë Jusufi?" Ai tha: "Unë jam Jusufi, e ky është vëllai im, All-llahu na dhuroi shpëtimin, pse ai që ruhet dhe bën durim, s'ka dyshim All-llahu nuk humb shpërblimin e punëmirëve".
91. Ata thanë: "Pasha All-llahun, është e vërtetë se All-llahu të ka lartësuar mbi ne, kurse ne vërtet ishim fajtorë!"
92. Ai tha: "Sot nuk ka qortim kundër jush, All-llahu ju faltë juve; Ai është më mëshirues i mëshiruesve!
93. Ju shkoni me këtë këmishën time, dhe hidhnia atë babait tim në fytyrë, e atij do t'i kthehet të pamët, e pastaj ejani tek unë me tërë familjen time".
94. (u nisën) Dhe posa u ndanë devet (prej qytetit), i ati i tyre tha: "Unë po e ndiej erën e Jusufit, mos më konsideroni të matufosur." (këtë ia tha familjes së vet në Palestinë).
95. Ata (që ishin prezent) thanë: "Për All-llahun, ti vërtet qëmoti në humbje".
96. E kur erdhi myzhdexhiu, ia vuri atë (këmishën) mbi fytyrën e tij, atij ju kthye të të pamët dhe tha: "A nuk ju thashë se unë di nga All-llahu çka ju nuk dini?"
97. Ata thanë: "O baba ynë, lutu për neve të na falen mëkatet tona, se me të vërtetë ne kemi qenë fajtorë!"
98. "Më vonë do të kërkoj Zotit tim faljen tuaj", tha ai (Jakubi), se vërtet, Ai është që falë, është mëshirues.
99. (e morën familjen dhe shkuan) e kur hynë te Jusufi, ai i afroi ngat vete të dy prindërit e tij dhe tha: "Me dëshirën e All-llahut hyni në Egjipt të sigurt!"
100. Dhe ai të dy prindërit e vet i mori lart në fron (i uli pranë vete), e ata iu përulën atij, e ai tha: "O ati im, kjo është domethënia e ëndërrës sime të mëparshme. Zoti im këtë tanimë e bëri realitet, e mua më dhuroi mirësi kur më nxori prej burgut, e juve u solli ngs fshati pasi djalli pat futur përçarje ndërmjet meje dhe vëllezërve të mij. Zoti im, me mjeshtëri e butësi realizon dëshirën e vet për çka don, vërtet Ai është i dijshmi, i urti.
101. (Pasi iu plotësua dëshira Jusufi tha) Zoti im, Ti më ke dhënë mua pushtet, më mësove mua komentimin e ëndërrave; o Krijues i qiejve e i tokës, Ti je kujdestar imi në dynja e në Ahiret, më bën të vdes mysliman dhe më bashko me të mirë!"
102. Këto janë nga ato lajme të panjohura, e Ne po t'i shpallim ty (Muhammed), se ti nuk ke qenë pranë tyre kur ata vendosën çështjen e tyre (hudhjen e Jusufit në bunar etj.) dhe kur bënin dredhi.
103. Po ti edhe pse lakmon (për besimin e tyre), shumica e njerëzve nuk do të besojnë.
104. Megjithatë që ti nuk kërkon prej tyre ndonjë shpërblim për të (për këshillë e udhëzim). Ai (Kur'ani) nuk është tjetër vetëm se këshillë për mbarë njerëzit.
105. Sa e sa argumente ka në qiej e në tokë, të cilët i shohin, por ata nuk i vështrojnë fare.
106. Dhe shumica e tyre nuk e beson ndryshe All-llahun, vetëm se duke i shoqëruar (zota të tjerë).
107. A mos janë siguruar ata prej dënimit që mund t'u vijë nga All-llahu e t'i mbulojë, ose befas duke mos e hetuar fare t'u vijë katastrofa e përgjithshme.
108. Thuaj: "Kjo është rruga ime, e vënë në fakte të qarta, e që unë thërras te All-llahu, unë dhe ai që vjen pas meje. Larg të metave është All-llahu, e unë nuk jam nga idhujtarët."
109. Ne nuk dërguam para teje vetëm se burra nga banuesit e qyteteve, të cilët i pajisëm me shpallje. A nuk udhëtuan ata nëpër tokë e të shihnin se si ishte përfundimi i atyre që ishin më parë? E s'ka dyshim se jeta e botës së ardhshme është shumë më e dobishme për ata, të cilët janë ruajtur; a nuk mendoni?
110. (nuk dërguam tjetër vetëm burra e ndihma u vonua) Derisa të dërguarit gati e humbnin shpresën (se do t'i besojë populli), dhe menduan se u përgënjeshtruan (pse ende nuk i kapi dënimi), atëherë u erdhi atyre (të dërguarëve) ndihma Jonë. Ne e shpëtuam atë që dashtëm. E dënimi Ynë kundër popullit idhujtar nuk zbrapset.
111. Në tregimet e tyre (të dërguarve dhe të Jusufit me vëllezër) pati mësime e përvojë për të zotët e mendjes. Ai (Kur'ani) nuk është bisedë e trilluar, por vërtetues i asaj që ishte më parë (librave të shenjta) dhe sqarues i çdo sendi, e edhe udhërrëfyes e mëshirë për një popull që beson

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Perkethimi i Kur'an-it ne gjuhen Shqipe - Faqe 2 Empty Re: Perkethimi i Kur'an-it ne gjuhen Shqipe

Mesazh nga Alberti Sun 31 Jan 2010 - 8:53

1. Elif, Lamë, Mimë, Ra. Këto ajete të kësaj kaptine dhe e tërë ajo, që t'u shpall ty nga Zoti yt, janë realitet, por shumica e njerëzve nuk besojnë.
2. All-llahu është Ai që ngriti qiejt pa ndonjë shtyllë. Ju i shihni ato. Ai mbizotëroi Arshin dhe nënshtroi diellin e hënën që çdo njëri udhëton deri në një afat të caktuar; Ai rregullon çështjen (e gjithësisë), sqaron argumentet, që të jeni të bindur për takimin (pas ringjalljes) me Zotin tuaj.
3. Dhe ai është, i cili tokën e shtriu, dhe në të krijoi kodra e lumenj dhe prej secilit frut bëri dy lloj (çift), bëri që nata ta mbulojë ditën. Vërtet, në gjithë këtë ka fakte për njerëzit që thellë mendojnë.
4. E në tokë, copa sipërfaqesh, te ngjitura njëra me tjetrën, kopshte të hardhisë, të mbjella (të llojllojshme) dhe hurma (bimë këto) që janë të degëzuara në shumë trupa dhe jo të degëzuara (nga një filiz) e të gjitha ujiten nga një ujë, dhe Ne shijen në ngrënie të frutave të tyre e kemi dallaur njerën prej tjetrës. Edhe kjo dëshmon me argumente për njerëzit e mençur.
5. E nëse ti (Muhammed) çuditesh (përse të përgënjeshtrojnë), është edhe më e çuditshme thënia e tyre: "A do të kemi krijim të ri pasi të jemi bërë dhe?" Këta janë ata që mohuan Zotin e tyre, ata do të ndëshkohen me pranga në qafë. Pra këta janë banues të zjarrit ku do të qëndrojnë përgjithmonë.
6. E ata prej teje kërkojnë ngutjen e zbatimit të së keqes para të së mirës edhe pse para tyre pati aso dënimesh (por nuk kanë marrë mësim). S'ka dyshim se Zoti yt u fal njerëzve mëkatet e tyre, por s'ka dyshim se Zoti yt është edhe ndëshkues i rreptë.
7. Ata, të cilët nuk besuan thonë: "Pse të mos i ketë zbritur atij (Muhammedit) ndonjë argument (mrekulli praktike) nga Zoti i tij?" Ti je vetëm qortues. Çdo popull pati udhëzues (pejgamber).
8. All-llahu e di se ç'bart çdo grua, dhe (e di) çka pakësojnë e çka shtojnë mitrat. Tek Ai çdo send është me masë të caktuar.
9. Ai është që di të fshehtën dhe të dukshmën, Ai është i madhëruari e i latrësuari.
10. Për të është njësoj (në dijen e Tij) si ai që fsheh prej jush thënien, si ai që e shpreh haptazi, si ai që vepron fshehtas natën (në errësirë të natës) dhe si ai që vepron haptazi ditën.
11. Ai (njeri) ka përcjellës një pas një, para tij dhe prapa tij, që me urdhërin e All-llahut e ruajnë atë. All-llahu nuk e prish gjendjen e një populli (nuk ua largon të mirat) përderisa ata ta ndryshojnë veten e tyre. Po, kur All-llahu vendos ta ndëshkojë një popull, atë nuk ka kush që ta zbrapsë. Ata. (njerëzit) nuk kanë mbrojtës tjetër pos Tij.
12. Ai është që ju shfaq vetëtimën trishtuese (nga ndonjë fatkeqësi), por edhe shpresëdhënëse (për shi), dhe formulon re të dendura.
13. Ndërkaq, murmurima madhëron (Zotin një) me falënderimin (që i takon) e Tij, (e madhërojnë) edhe engjëjt nga droja ndaj Tij. E Ai dërgon rrufetë dhe me ato godet kë të dojë. Ndërsa idhujtarët polemizojnë rreth All-llahut, e Ai është ndëshkues i rreptë.
14. Lutje e vërtetë është vetëm ajo drejtuar Atij, e ata që u luten të tjerëve pos Tij, ata nuk u përgjigjen atyre asgjë tjetër (gjendja e tyre është) vetëm si e atij që shtrin duart (prej së largu) kah uji, që ai (uji) t'i arrijë deri në gojën e tij, por (uji) nuk do t'i arrijë (sepse uji është send i vdekur e nuk kupton për etjen e tij). E lutja e jobesimtarëve (drejtuar pos Zotit) nuk është tjetër vetëm se dështim (kotësi).
15. Gjithçka ka në qiej e në tokë i bën sexhde vetëm All-llahut me dëshirë ose me dhunë, (i bëjnë sexhde) edhe hijet e tyre në mëngjes e mbrëmje.
16. Thuaj: "Kush është Zoti (Krijuesi) i qiejve e i tokës!" Thuaj: "All-llahu!" Thuaj "A keni pranuar pos Tij zota, që nuk kanë mundësi t'i sjellin as dobi e as dëm vetvetës?" Thuaj: "A është i barabartë i verbëri me atë që sheh, ose, a janë të njëjta errësirat me dritën?" A mos i bënë All-llahut shokë (idhuj) e edhe ata zota krijuan si krijoi Ai dhe atyre u është bërë i ngjashëm (i paqartë) krijimi (e nuk po dinë se cili është krijim i Zotit, e cili i idhujve)? Thuaj: "All-llahu është krijues i çdo sendi, ai është i vetmi ngadhënjyes!"
17. Ai e lëshon ujin (shiun) nga qielli e sipas madhësisë së tyre rrjedhin përrocka, kurse vala bart mbi vete shkumë të fryer lart. Shkuma e ngjashme është edhe ajo kur shkrihet (metali) në zjarr për të përfituar ndonjë stoli ose ndonjë mjet. Kështu, All-llahu sqaron shembullin e të së vërtetës dhe të pavërtetës. Për sa i përket shkumës (së ujit apo të metaleve), ajo hidhet si mbeturinë, ndërsa ajo që u sjell dobi njerëzve, ajo mbetet në tokë. Kësisoj All-llahu i sjell shembujt.
18. Atyre që i janë përgjegjur Zotit të tyre u takon shpërblimi më i mirë, ndërsa ata që nuk iu përgjigjën Atij, ata do të japin si kompensim, sikur të ishte e tyre aqë shumë sa e gjithë pasuria tokësore edhe një herë aq. Ata kanë llogarinë më të rëndë, vendstrehimi i tyre është xhehenemi që është shtrat i keq.
19. A është i njëjtë ai që e di se ajo që t'u shpall ty nga Zoti yt është e vërtetë, si ai që është i verbër? Vetëm njerëzit e arsyeshëm që kanë mendje të shëndoshë e kuptojnë të vërtetën.
20. Ata janë, të cilët e zbatojnë besën e dhënë All-llahut dhe nuk e thyejnë zotimin.
21. Dhe ata që e mbajnë lidhjen për të cilën All-llahu ka urdhëruar të mbahet, që frikësohen nga Zoti i tyre dhe nga llogaria e rëndë e përgjegjësisë.
22. Edhe ata që patën durim (ndaj të këqiave) për të fituar kënaqësinë e Zotit të tyre dhe që e falën namazin, dhe nga ajo me çka Ne i furnizuam ata kanë dhënë fshehtas e haptas dhe me të mirë e largojnë të keqen. Të tillët kanë përfundim më të mirë.
23. (përfundimi i mirë është) Xhennete të Adnit (vende të përjetshme) ku do të hyjnë ata, edhe prindërit, gratë dhe fëmijët e tyre të cilët kanë qenë vepërmirë ata do t'i vizitojnë engjëjt duke hyrë në secilën derë.
24. (u thonë) Selamun alejkum, me durimin tuaj gjetët shpëtimin; sa përfundim i lavdishëm është ky vend.
25. E ata që e thyejnë besën e dhënë All-llahut pasi u patën zotuar, e këpusin atë për të cilën All-llahu ka urdhëruar të jetë e pakëputur, bëjnë shkatërrime në tokë, ata janë të mallkuar dhe ata kanë përfundim të keq.
26. All-llahu i ofron furnizim me bollëk atij që do dhe ia kufizon (atij që do). Po ata (jobesimtarët) janë të gëzuar me jetën e kësaj bote. E jeta e kësaj bote ndaj botës tjetër nuk është tjetër vetëm se një përjetim (i shkurtër).
27. E ata që nuk besuan (idhujtarët mekas) thonë: Përse nuk iu shpall (Muhammedit) ndonjë mrekulli nga Zoti i tij?" Thuaj: "(Iu shpall Kur'ani, por ju u verbuat) All-llahu e le të humbur atë që do, kurse atë që pendohet nga të këqiat e shpie në rrugë të drejtë.
28. Ata që besuan dhe me të përmendur All-llahun, zemrat e tyre qetësohen; pra ta dini se me të përmendur All-llahun zemrat stabilizohen.
29. Ata janë të cilët besuan dhe bënë vepra të mira, ata janë të lumtur dhe kanë ardhmëri të mirë.
30. Kështu, Ne të dërguam te një popull, para të cilit kauluan shumë popuj, e që t'ju komunikosh atë që Ne të shpallëm ty, sepse ata janë duke e mohuar Mëshiruesin (Zotin). Thuaj: "Ai (Rrahmani) është Zoti im, nuk ka zot tjetër pos Atij. Vetëm Atij i jam mbështetur dhe vetëm te Ai është e ardhmja ime.
31. Sikur të ishte ndonjë Kur'an që me të do të ecnin malet, që me të do të plasej toka, që me të do të flisnin të vdekurit (është ky)?" Jo, (ata nuk besojnë) se e tërë çështja i takon vetëm All-llahut. A nuk e kanë të qartë ata që besuan se, sikur të donte All-llahu, do t'i drejtonte në rrugë të drejtë të gjithë njerëzit, por ata që nuk besuan e përshkak të asaj që bënë, do t'i godas vazhdimisht fatkeqësi e kohës ose do ta rrehojë (fatkeqësia) vendin e tyre, derisa të vijë urdhëri i All-llahut (e të triumfojë islami). All-llahu nuk e thenë premtimin.
32. Edhe me të dërguarit para teje kanë bërë tallje. Porse Unë atyre që nuk besuan u pata dhënë afat, pastaj i ndëshkova (me dënim), e çfarë ishte dënimi Im!
33. A është Ai që përcjell secilin njeri se ç'vepron (sikur idhujt që nuk kuptojnë asgjë)? e ata i përshkruajnë All-llahut shokë. Thuaj: "Përshkruani realitetin e tyre! A ju po e njoftoni Atë për atë (shok) kinse Ai nuk po ditka se ç'ka në tokë, apo vetëm po i emërtoni me fjalë (e ata as që ekzistojnë)? Jo, por ata që nuk besuan u duket e mirë dredhia e tyre, ndaj janë larguar nga rruga e drejtë, dhe atë që All-llahu e le të humbur, për te nuk ka udhëzues.
34. Ata kanë dënim në jetën e kësaj bote, e s'ka dyshim se dënimi i botës tjetër është shumë më i rëndë. Ata nuk ka kush t'i mbrojë prej ndëshkimit të All-llahut.
35. Shembulli (atributi) i xhennetit që u është premtuar të devotshëmve është: që nën (pallatet) të rrjedhin lumenj, që ushqimi në të dhe hija në të është e përhershme. Ai është përjetim i lumtur i atyre që ishin të ruajtur,e përfundimi i jobesimtarëve është zjarri.
36. Ata të cilëve Ne u dhamë shallje, gëzohen me atë që t'u shpall ty, e ka prej grupacioneve (të besimeve të ndryshme) që mohojnë një pjesë të tij (të Kur'anit). Thuaj: "Unë jam urdhëruar që të adhuroj vetëm All-llahun, e mos t'i bëj shok Atij. Unë vetëm tek Ai thërras (njerëzit) dhe vetëm tek Ai është kthimi im!"
37. Dhe ashtu, Ne e shpallën atë (Kur'anin) kushtetutë në arabishte. E nëse ti pasi të kanë ardhur argumente të qarta, shkon pas dëshirave të tyre, ti nuk ke prej All-llahut as ndihmë as mbrojtje.
38. Ne dërguam edhe para teje të dërguar dhe atyre u mundësuam të kenë gra e fëmijë. Asnjë të dërguari nuk i takoi të sjellë ndonjë mrekulli vetëm me lejen e All-llahut. Për secilin afat ekziston evidencë e caktuar.
39. All-llahu shlyen (nga ajo evidencë) çka të dojë, e edhe forcon (çka të dojë). Vetëm tek Ai është baza e librit (Levhi Mahfudhi).
40. Ne mund të mundësojmë ty ta shohësh atë (dënim) që u premtojmë atyre, ose ta marrin (shpirtin) ty. Obligim yti është vetëm kumtimi, kurse Jona është llogaria.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Perkethimi i Kur'an-it ne gjuhen Shqipe - Faqe 2 Empty Re: Perkethimi i Kur'an-it ne gjuhen Shqipe

Mesazh nga Alberti Sun 31 Jan 2010 - 8:53

41. A nuk shohin ata se Ne i sjellim pakësimin e tokës (së tyre) nga të gjitha anët e saj. All-llahu gjykon, e s'ka kush që mund t'i kundërvihet gjykimit të Tij. Ai ndërmerr masë të shpejtë.
42. Edhe ata (jobesimtarët) para tyre (idhujtarëve) bënë intrigë, po e gjithë intriga është e nënshtruar dëshirës së All-llahut, Ai e di se çka vepron secili njeri, e mohuesit do ta kuptojnë se kujt do t'i takojë ardhmëri e lumtur.
43. E ata që mohuan thonë: "Ti nuk je i dërguar!" Thuaj: "Mjafton që All-llahu është dëshmitarë midis meje dhe midis jush dhe (është dëshmitar) ai që ka njohuri të librit (të shpalljeve)".

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Perkethimi i Kur'an-it ne gjuhen Shqipe - Faqe 2 Empty Re: Perkethimi i Kur'an-it ne gjuhen Shqipe

Mesazh nga Alberti Sun 31 Jan 2010 - 8:54

1. Elif, Lamë, Ra. (ky është) Libër; Ne ta shpallëm ty që me urdhërin e Zotit t'i nxjerrësh njerëzit prej errësirave në dritë; (t'i nxjerrësh prej errësirës) në rrugë të Fuqiplotit, të Falënderuarit.
2. Të All-llahut, i të cilit është gjithë ç'ka në qiej dhe ç'ka në tokë. Është mjerim për mohuesit për dënimin e ashpër që i pret.
3. Ata që i japin përparësi jetës së kësaj bote ndaj botës tjetër, pengojnë nga rruga e All-llahut dhe kërkojnë shtrembërimin e saj. Të tillët qartas janë në humbje.
4. Ne asnjë nga të dërguarit nuk e dërguam ndryshe vetëm në gjuhën e popullit të vet, ashtuqë ai t'u shpjegojë atyre (në atë gjuhë). E All-llahu e lë të humbur atë që do, dhe e udhëzon në rrugë të drejtë atë që do. Ai është i fuqishmi, i urti.
5. Ne e patëm dërguar Musain me argumentet tona (dhe i thamë); nxirre popullin tënd prej errësirave në dritë dhe përkujtoju atyre të mirat e All-llahut (që u dhuroi), se vërtet në ato (përkujtime) ka argumente për secilin që është shumë i durueshëm dhe shumë falënderues.
6. (përkujto) Kur Musai i tha popullit të vet: "Përkujtonie dhuntinë e All-llahut ndaj jush; kur ju shpëtoi prej rrethit të faraonit që ju shijonin dënimin më të shëmtuar, ju mbytnin bijtë tuaj, e lënin gratë tuaja të jetojnë. Në ato kishit sprovë të madhe nga Zoti juaj."
7. Dhe (përkujtoni) kur Zoti juaj njoftoi bindshëm: "Nëse falënderoni, do t'ua shtojë të mirat, e nëse përbuzni, s'ka dyshim, dënimi Im është i vështirë!"
8. E Musai tha: "Nëse ju, dhe të gjithë ata që janë në tokë mohoni, All-llahu është i panevojshëm (për falënderim), i lavdishëm (vetvetiu)".
9. A nuk jeni të njohur me lajmin (ndodhinë) e atyre që ishin para jush, si populli i Nuhut, i Adit, i Themudit e edhe i atyre që erdhën pas tyre, që nuk di kush për ta pos All-llahut. Atyre u patën ardhur të dërguarit e vet me argumente, ata i vënin duart e tyre (në shenjë talljeje) në gojët e veta dhe thonin: "Ne e mohojmë atë me çka jeni të dërguar dhe ne dyshojmë shumë në atë që ju na thërrisni".
10. Të dërguarit e tyre u thanë: "A mos keni dyshim në All-llahun, Krijuesin e qiejve e të tokës? Ai ju thërret (në besim) për t'ju falur mëkatet dhe për t'ju vazhduar (jetën) deri në një afat të caktuar!" Ata thanë: "Ju nuk jeni tjetër pos njerëz siç jemi edhe ne, ju dëshironi të na pengoni nga ajo që adhuronin prindërit tanë, pra na sillni ndonjë argument të qartë!"
11. Të dërguarit e tyre ju thanë: "Ne nuk jemi tjetër vetëm se njerëz si edhe ju, por All-llahu i jep dhuratë kujt të dojë nga robtë e vet. Ne nuk na takon t'ju sjellim ndonjë argument, vetëm me dëshirën e All-llahut, pra, besimtarët le t'i mbështeten vetëm All-llahut.
12. E përsë të mos i mbështetemi All-llahut derisa Ai na udhëzoi në rrugën tonë (të drejtë). Për Zotin, ne gjithsesi do të durojmë e do të përballojmë mundimet që na bëni, e vetëm All-llahut le t'i mbështeten vazhdimisht ata që gjithnjë iu mbështeten.
13. Ata që mohuan të dërguarit e vet thanë: "Për Zotin, ne do t'ju dëbojmë nga vendi ynë, ose ju domosdo do të ktheheni në fenë tonë!" E atyre (të dërguarëve) Zoti u shpalli; Ne gjithqysh do t'i shkatërrojmë zullumqarët.
14. Dhe pas tyre Ne do t'ju vendosim në atë tokë. E këtë (ndihmë) për atë që i frikësohet pranisë Sime dhe i frikësohet dënimit Tim.
15. Ata (të dërguarit) e kërkuan ndihmën, ndërsa çdo kryelartë idhnak pësoi dështim.
16. E pas tij (kryelartit) është xhehenemi, në të cilin i jepet ujë të ndyrë (që rrjedh prej lëkurave të djegura),
17. Përpiqet ta përbijë, po nuk mund ta gëlltis atë, atij i vjen vdekja nga të gjitha anët (sipas shenjave shkatërruese), po ai nuk vdes (e të shpëtojë prej vuajtjeve), atë e pret dënim shumë i rëndë.
18. Shembulli i veprave të atyre që nuk besuan është si hiri, të cilin me puhi e shkapërderdh era në ndonjë ditë të stuhishme, e ata nuk mund të realizojnë asgjë nga veprat që kanë bërë, e ky është ai dështimi i madh.
19. A nuk e ke kuptuar ti se All-llahu krijoi qiejt dhe tokën me urtësi, e nëse ai do, juve ju zhduk e sjell krijesë (popull) të re.
20. E kjo, nuk është vështirë (rëndë) për All-llahun.
21. E të gjithë (njerëzit) sheshas i paraqiten All-llahut. Ata të dobëtit (masa e nënshtruar) u thonë parisë (udhëheqëse): "Ne ishim pasuesit tuaj, andaj a mund të na lehtësoni diç nga dënimi i All-llahut?" Ata (paria) thonë: "Sukur të na kishte udhëzuar All-llahu, ne do t'ju udhëzonim juve. Për ne tash është njësoj, u pikëlluam thellë ose duruam, për ne nuk ka ikje (shpëtim).
22. E pasi të kryhet çështja (të hyjnë ata të xhennetit dhe të xhehenemit në të, xhehenemlinjve) djalli (u mban ligjëratën e shëmtuar), dhe u thotë: "Vërtet, All-llahu ju pat premtuar premtim të vërtetë, e unë ju pata premtuar dhe, qe, nuk zbatova premtimin ndaj jush. Po unë nuk pata kurrfarë pushteti ndaj jush (që t'ju detyroj), përpos që ju thirra (në rrugë të gabuar), e ju m'u përgjigjët; atëherë, pra mos më qortoni mua, po qortonie veten. Unë nuk mund t'ju shpëtojë juve, e as ju nuk mund të më shpëtoni mua. Unë mohoj shoqërimin tuaj që më bëtë mua më parë (më adhuruat në vend të Zotit)". S'ka dyshim, jobesimtarët kanë dënim të dhembshëm.
23. E ata, të cilët besuan dhe bënë vepra të mira, me urdhërin e Zotit të tyre u vendosën në xhennete, nën pallatet e të cilëve rrjedhin lumenj, ku do të jenë përgjithmonë. Përshëndetja e tyre në të është "selam" - paqe.
24. A nuk ke kuptuar se si All-llahu bëri shembull: fjalën e mirë si pema e mirë që rrënjët e saj janë thellë (në tokë) e degët e saj janë lart,
25. E që me vullnetin e Zotit, ajo e jep frutin e vet në çdo kohë. All-llahu, pra u parashtron njerëzve shembuj ashtuqë ata të mendojnë.
26. Dhe shembulli i fjalës së keqe si një pemë e keqe që është shkulur mbi tokë e që nuk ka të qëndruar.
27. All-llahu forcon ata që besuan në fjalën e fortë (të mirë) në jetën e kësaj bote edhe në botën tjetër, ndërsa mizorët All-llahu i bën të humbur. All-llahu punon çka të dojë.
28. A nuk i vërejte ata që dhuntinë e All-llahut e ndërruan me mosbesim dhe popullin e vet e sollën në vendin e shkatërrimit,
29. (e sollën) Në xhehenem. Në të e shijojnë djegien, e sa vend i keq është ai.
30. Ata i bënin (krahasonin) shokë All-llahut për t'i shmangur (njerëzit) nga rruga e Tij. Thuaj: "Shfrytëzoni përjetimet se e ardhmja e juaj është te Zjarri!"
31. Robëve të Mi, të cilët besuan thuaju: "Të falin rregullisht namazin dhe me atë që i furnizuam ata, të japin fshehtas e haptas, para se të vijë një ditë që në te nuk ka as kompensim as miqësi".
32. All-llahu është Ai që i krijoi qiejt dhe tokën, dhe Ai lëshoi prej së larti ujë (shi), e me të nxjerr fruta si ushqim për ju, dhe për të mirën tuaj u vuri në shërbim anijet, të lundrojnë nëpër det me urdhërin e Tij, e në shërbimin tuaj i vuri edhe lumenjtë.
33. Për ju nënshtroi diellin dhë hënën që në mënyrë të zakonshme vazhdimisht udhëtojnë. Për ju përshtati edhe natën e ditën.
34. Dhe ai ju dha gjithatë që e kërkuat (që kërkoi nevoja juaj) dhe, edhe në qoftë se përpiqeni t'i numëroni të mirat e All-llahut nuk do të mundë të arrini t'i përkufizoni (në numër). Vërtet, njeriu është i padrejtë dhe shumë përbuzës.
35. (përkujto) Kur Ibrahimi tha: "Zoti im! bëne këtë qytet të sigurt dhe më mbro mua e bijtë e mi nga adhurimi i idhujve (statuja gurësh).
36. Zoti im! ata vërtet i shmangin (nga rruga e drejtë) shumë njerëz. E kush më respekton mua, ai është i mi (në fe), e kush më kundërshton mua, atëherë Ti je që fal dhe që mëshiron.
37. Zoti ynë! unë një pjesë të familjes sime e vendosa në një luginë, ku nuk ka bimë, e pranë shtëpisë Tënde të shenjtë. Zoti ynë (i vendosa aty) që të falin namazin, pra bën që zemrat e disa njerëzve të mallëngjehen për ata, dhe, për të falënderuar me mirënjohje, furnizoj ata me fruta.
38. Zoti ynë! s'ka dyshim se Ti e di çka fshehin dhe çka publikojmë, se All-llahut nuk mund t'i fshihet asnjë send në tokë e as në qiell.
39. Falënderimi i qoftë All-llahut, i cili në pleqëri më fali mua Ismailin dhe Is-hakun! Vërtet, Zoi im dëgjon dhe i përgjigjet lutjes.
40. O Zoti im! më bën mua nga ata që falin namazin, e edhe prej pasardhësve të mijë dhe pranoje lutjen time o Zoti ynë!
41. Zoti ynë! më fal (gabimet) mua edhe prindërve të mi, fali edhe të gjithë besimtarët ditën kur jepet llogaria.
42. E ti kurrsesi mos e mendo All-llahun si të pakujdesshëm ndaj asaj që veprojnë zullumqarët; Ai vetëm është duke i lënë ata përderisa një ditë në të cilën sytë shtangen (mbesin të hapur).
43. (atë ditë) Ata të ngutur e duke i ngritur kokat e tyre lart, nuk lëvizin sytë e tyre (për të shikuar), e zemrat e tyre janë të zbrazura (nga frika).
44. Dhe ti tërhiqju vërejtjen njerëzve për ditën kur atyre do t'u vijë dënimi, e ata që ishin mizorë thonë: "Zoti ynë! na jep afat për një kohë të shkurtër t'i përgjigjemi thirrjes tënde (për besim) dhe t'i pasojmë të dërguarit!" A nuk u betuat ju më parë se për ju nuk ka lëkundje (prej dynjasë në botën tjetër)?
45. Dhe ju u vendosët në vendbanimet e atyre që e dëmtuan vetveten (e Ne i shkatërruam) dhe e kishit të qartë se si vepruam Ne me ta, dhe ju sollëm shembuj edhe juve.
46. (megjithatë) Ata përgatitën kurthin e tyre, por kurthi i tyre gjendet në duar të All-llahut, qoftë ai kurthi i tyre që shkulën edhe kodrat nga ai.
47. E kurrsesi mos mendo se All-llahu e shkel prëmtimin e vet, që u dha të dërguarëve të Tij. All-llahu është triumfues që ndërmerr masa ndëshkuese.
48. (ndëshkon kundërshtarët) Ditën kur toka ndryshohet në tjetër tokë, e edhe qiejt (në tjerë qiej), e ata (njerëzit) të gjithë dalin sheshazi para All-llahut, Një, Mbizotërues.
49. E idhujtarët atë ditë i sheh të lidhur në pranga.
50. Petkat e tyre janë nga katrani (pezhgveja - zifti), kurse fytyrat e tyre do t'i mbulojë zjarri.
51. (dalin para Zotit) Për ta shpërblyer All-llahu secilin njeri me atë që e fitoi. Vërtet, All-llahu është llogaritar i shpejtë. .

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Perkethimi i Kur'an-it ne gjuhen Shqipe - Faqe 2 Empty Re: Perkethimi i Kur'an-it ne gjuhen Shqipe

Mesazh nga Alberti Sun 31 Jan 2010 - 8:54

1. Elif, Lamë, Ra. Këto janë ajetet e librit, të Kur'anit të plotkuptueshëm.
2. Ata që nuk besuan shpeshherë do të kishin dëshiruar të kishin qenë myslimanë.
3. Lëri (Muhammed) ata, të hanë, të dëfrehen dhe t'i preokupojë shpresa (se do të jetojnë shumë), e më vonë do të kuptojnë.
4. Ne nuk kemi shkatërruar asnjë fshat (vendbanim) ndryshe vetëm në afatin e tij të caktuar.
5. Asnjë popull nuk mund ta shpejtojë afatin e vet e as ta shtyjë për më vonë.
6. Dhe ata thanë: "O ti që t'u shpall përkujtimi (Kur'ani), me të vërtetë ti je çmendur!"
7. Përse nuk na erdhe me engjëj (që të vërtetojnë) nëse je i sinqertë?
8. Ne nuk i dërgojmë engjëjt (u përgjigjet Zoti) ndryshe vetëm kur duhet (kur e kërkon urtësia e Zotit) dhe atëherë ata nuk afatizohen.
9. Ne me madhërinë Tonë e shpallëm Kur'anin dhe Ne gjithsesi jemi mbrojtës të tij.
10. Ne përpara teje kemi dërguar të dërguar në grupet e popujve të hershëm.
11. E atyre nuk u erdhi asnjë nga të dërguarit, e të mos talleshin me të.
12. Ja kështu e fusim atë në zemrat e kriminelëve (mosbesimin - talljen).
13. Ata nuk e besojnë atë (Kur'anin). Po ligji (i dënimit) ndaj popujve më të hershëm tashmë është i provuar (se si i shkatërroi Zoti).
14. Edhe sikur Ne t'u hapnim atyre një derë në qiell dhe të ngjiteshin vazhdimisht lart në të (e të shihnin engjëjt e fshehtësitë).
15. Ata gjithqysh do të thonin: "Neve na janë ndalë sytë (të pamët). Jo, ne jemi njerëz të magjepsur.
16. Ne, në qiell kemi krijuar galaksione yjesh dhe atë (qiellin) e kemi zbukuruar për ata që e shikojnë me vëmendje.
17. Dhe atë (qiellin) e kemi ruajtur prej çdo djalli të mallkuar.
18. Përveç atij që vjedh (përgjon) çka dëgjohet, po edhe atë e kapë ylli i zjarrtë (e djeg).
19. E tokën e kemi shtruar dhe në të kemi vuar kodra dhe kemi bërë që në të të mbijnë bimë të caktuara të të gjitha llojeve.
20. Dhe Ne ju krijuam juve në te jetesën (mjetet për jetë) e edhe atyre për të cilët ju nuk jeni furnizues.
21. E nuk ka asnjë send që të mos ta ketë burimin te Ne, po Ne, nuk e japim atë ndryshe vetëm sipas një mase të caktuar (të nevojshme).
22. Ne i lëshojmë erërat mbarësuese, e nga qielli (retë) lëshojmë shi dhe atë ju japim ta pini, e ju nuk mund ta ruani atë.
23. Ne, vërtet jemi që japim jetë e vdekje dhe Ne jemi trashëgues (të qiejve e tokës).
24. S'ka dyshim se Ne e dimë për ata që ishin para jush dhe edhe për ata që vijnë pas.
25. E Zoti yt është Ai që i tubon të gjithë ata (të kaluarit e të ardhëshmit), vërtet Ai është shumë i urtë, shumë i dijshëm.
26. Ne krijuam njeriun nga balta e argjilit, të zi e të prishur (me erë të keqe)? (të formuar-të trajtuar-mesnun).
27. E xhinët i krijuam më parë nga zjarri, nga flaka e fortë.
28. Dhe (përkujto) kur Zoti yt engjëjve u tha: "Unë po krijoj njeriun nga balta e tharë, e zezë e me erë.
29. E kur ta përsosë atë (në formën e njeriut) dhe t'i japë atij shpirtin që është krijesw Imja, atëherë ju bini atij në sexhde".
30. Të gjithë engjëjt tok, bënë sexhde.
31. Përpos Iblisit. Ai refuzoi të jetë me ata që bënë sexhde?"
32. Ai tha: "O Iblis, ç'është ajo që ti të mos jeshë me ata që bënë sexhde?"
33. Ai tha: "Nuk është për mua t'i bëjë sexhde një njeriu që e krijove nga balta e terur, e zezë e me erë".
34. (All-llahu) tha: "Dil pra, prej aty, ti qofsh i mallkuar!"
35. Vërtet, mallkimi kundër teje qoftë deri në ditën e gjykimit".
36. (Iblisi) Tha: "Zoti im, më jep pra afat deri në ditën kur ata (njerëzit) të ringjallen!"
37. (Zoti) Tha: "Ti je prej të afatizuarve,
38. deri në kohën e ditës së caktuar".
39. (Iblisi) Tha: "Zoti im, për shkak që më përzune (më largove), unë do t'ua zbukurojë (të këqiat) atyre sa të jenë në tokë (në këtë botë) dhe të gjithë ata do t'i largoj nga rruga e drejtë!"
40. Përveç robërve të Tu, të cilët i ke bërë të sinqertë.
41. (Madhëria e Tij) Tha: "Kjo është rruga Ime e drejtë (e qartë)".
42. Se ti ndaj robëve të Mi (të sinqertë) nuk ke kurrëfarë force (as fizike as mendore), përveç atyre të humburve që vijnë pas teje.
43. E s'ka dyshim se xhehenemi është vendpremtimi i të gjithë atyre.
44. Ai (xhehenemi) i ka shtatë dyer, çdonjëri prej tyre ka shtegun (derën) e caktuar (nëpër të cilën do të hyjë).
45. E ata, të cilët iu ruajtën (mosbesimit dhe punëve të këqija) janë në xhennete e mes burimeve.
46. (u thuhet) Hyni në to, të shpëtuar (prej çdo të keqeje) të siguruar (nga vdekja).
47. Ne kemi hequr prej zemrave të tyre çfarëdo urrejtje, e ata në mbështetëse qëndrojnë ballë për ballë njëri-tjetrit duke qenë të vëllazëruar.
48. Ata aty nuk i godet kurrfarë lodhje dhe nuk do të nxirren kurrë prej tij.
49. Njoftoji robët e Mi se vërtet Unë jam Ai që fal shumë dhe mëshirues i madh.
50. Po (njoftojë) se edhe dënimi Im është ai dënim i dhëmbshëm.
51. E njoftoj edhe për mysafirët e Ibrahimit.
52. Kur ata hynë te ai dhe thanë: "Selamen - e përshëndetën, e ai (Ibrahimi) tha: "Ne po frikësohemi prej jush!"
53. Ata i thanë: "Mos u frikëso, ne po të marrim myzhde për një djalë të zgjuar!"
54. Ai (Ibrahimi) tha: "A më merrni myzhde kur më ka kapur mua pleqëria? Me çka po më përgëzoni ju?
55. Ata thanë: "Ne të morëm myzhde me atë që është e sigurt e ti mos u bën i pashpresë!"
56. Tha: "Askush nuk e humb shpresën në mëshirën e Zotit të vet, përveç atyre që janë të humbur"
57. Tha: "E çka është pra çështja e juaj, o të dërguar?"
58. Ata thanë: "Ne jemi dërguar te një popull i prishur!"
59. Me përjashtim të familjes së Lutit. Ata do t'i shpëtojmë që të gjithë.
60. Përpos gruas së tij. Ne kemi vendosur, ajo të mbetet me ata të dënuarit (All-llahu ka vendosur).
61. E kur i erdhën familjes së Lutit të dërguarit,
62. Ai (Luti) tha: "Ju jeni njerëz të panjohur (nuk ju njoh)!
63. Ata thanë: "Jo, (nuk kemi qëllim të keq ndaj teje) Të kemi ardhur ty me atë (dënim) që ata dyshonin.
64. Të kemi sjellë të vërtetën, e ne jemi të drejtë (çka themi).
65. Ti ec me familjen tënde pasi të kalojë një pjesë e natës dhe ti rri pas tyre (që të mos frkësohen) dhe asnjëri prej jush të mos kthejë mbrapa (për të shikuar) dhe shkoni andej kah urdhëroheni.
66. E Ne i kumtuam atij (Lutit) atë çështje, se zhdukja e tyre deri në më të mbramin, do të jetë në mëngjes.
67. E banuesit e qytetit (Sadum) erdhën të gëzuar duke i lajmëruar njëri-tjetrit.
68. Tha: (Luti): "Këta janë mysafirët e mi, e mos më turpëroni mua,
69. Edhe kinie frikë All-llahun e mos më nënçmoni!"
70. Ata thanë: "A nuk të kemi ndaluar që të mos na përzihesh në njerëzit (që ne i mësyjmë)?
71. Ai (Luti) tha: "Ja, këto (gratë) bijat e mija, nëse do të bëni (martohuni me to)!"
72. Pasha jetën tënde (Muhammed), s'ka dyshim se ata (Populli i Lutit) ishin të humbur në dehjen e tyre.
73. E në kohën e lindjes (së diellit) ata i përfshiu ushtima e tmerrshme.
74. Dhe duke e përmbysur anën e lartë të qytetit poshtë, Ne e përmbysëm dhe lëshuam mbi ta shi (të dheut të pjekur në xhehenem) si gurë.
75. Në atë (ngjarje), vërtet ka argumente për ata që mendojnë.
76. Dhe se ato (vendbanime të shkatërruara) ende janë të dukshme pranë rrugës.
77. Për ata që besojnë, ka fakte në të.
78. Edhe populli i "Ejkës" ishin zullumqarë.
79. E Ne ndërrmorëm kundër tyre (i shkatërruam), dhe që të dyja ato (vendi Sadum dhe Ejke) janë në rrugë që duken.
80. Edhe populli i "Hixhres" i përgënjeshtroi të dërguarit.
81. Ne u patëm parashtruar atyre argumentet (mrekullitë) Tona, por ata i kundërshtonin ato.
82. Ata skalisnin shtëpia në kodra shkëmbore për të qenë të sigurt.
83. E ata në mëngjes i goditi gjëmim i tmerrshëm e shkatërrues.
84. Dhe nuk u ndihmoi atyre asgjë ajo që vepruan.
85. E Ne nuk i krijuam qiejt as tokën ndryshe vetëm me urtësi (të madhe). E s'ka dyshim se momenti i fundit (kijameti) do të vijë, e ti (Muhammed) sillu me njerëzishmëri.
86. Vërtet, Zoti yt është krijuesi i përgjithshëm, më i dijshmi.
87. Ne të kemi dhënë ty shtatë (ajete) që përsëriten (Fatiha përsëritet në rekate të namazit) edhe Kur'anin e madhërueshëm.
88. E ty të mos shkojnë kurrsesi sytë në atë me çka Ne i pajisëm disa prej tyre, as mos u brengos për ta (pse nuk besuan), kurse ndaj besimtarëve bëhu i përulur e i butë.
89. Dhe thuaj: "Unë jam qortues i hapët (për dënimin nga Zoti për ata që kundërshtojnë)"
90. (U sjellim dënim) Sikurse u sollëm atyre që bënë ndarjen (e librave të mëparshëm).
91. Të cilët e bënë Kur'anin të ndarë në pjesë.
92. Pasha Zotin tënd, ata të gjithë do t'i marrim në përgjegjësi.
93. Për atë se ç'vepruan.
94. Publiko haptas atë për të cilën urdhërohesh, e hiqu idhujtarëve.
95. S'ka dyshim se Ne të mjaftojmë ty kundër atyre që tallen,
96. të cilët All-llahut, i kundërvejnë zot tjetër, e më vonë ata do ta kuptojnë (prapavinë e tyre).
97. Ne dimë mirë se ti ngushtohesh shpirtërisht për atë që thonë ata.
98. Po ti madhëroje me falënderime Zotin tënd e bëhu prej atyre që luten (përulen duke u falur).
99. Dhe adhuroje Zotin tënd deri të vijë ty e vërteta (vdekja).

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Perkethimi i Kur'an-it ne gjuhen Shqipe - Faqe 2 Empty Re: Perkethimi i Kur'an-it ne gjuhen Shqipe

Mesazh nga Alberti Sun 31 Jan 2010 - 8:55

1. Erdhi (është afruar) caktimi i All-llahut (kijameti), pra mos kërkoni ngutjen (ardhjen para kohës), e tij! E pastër dhe e lartë është madhëria e Tij në krahasim me atë që ata i shoqërojnë (shokë).
2. Me urdhërin e Tij ia zbret engjëjt me shpallje atij që Ai dëshiron nga robtë e vet (duke thënë) t'ua tërhiqni vërejtjen (t'i njoftoni) se nuk ka të adhuruar (zot) tjetër vetëm Unë, pra të më keni frikën.
3. I krijoi qiejt e tokën me urtësi precize. I lartë është Ai nga çka ata (idhujtarët) i shoqërojnë.
4. E krijoi njeriun nga një pikël (uji), kur qe, ai (njeriu) kundërshtar i hapët.
5. Edhe kafshët Ai krijoi dhe në saje të këtyre ju mund të mbroheni (nga të ftohtit), keni edhe dobi të tjera dhe prej tyre hani.
6. Në to (në kafshët) ju shihni hijeshi (idili) kur në mbrëmje ato i ktheni (nga kullosa) dhe kur në mëngjes i lëshoni (për në kullosë).
7. Ato bartin barën tuaj (të rëndë) në ndonjë vend (të largët) që ju do të arrinit atje me shumë vështirësi (me gjysmë shpirti). Vërtet, Zoti juaj është shumë Bamirës dhe shumë Mëshirues.
8. Edhe kuajt (i krijoi), edhe mushkat edhe gomarët, për t'ju hipur atyre dhe si stoli, e Ai krijon (për hipje) çka ju (tash) nuk dini.
9. Udhëzimi për në rrugë të drejtë i takon All-llahut e ka edhe rrugë që është e shtrembër. Po sikur të kishte dëshiruar Ai, do t'u kishte udhëzuar që të gjithëve.
10. Ai është që për ju lëshoi nga (lart) qielli ujë, që prej tij të keni për të pirë dhe prej tij të keni bimë që në to do t'i kullotni (bagëtinë).
11. Me atë (shiun) mbijnë, për të mirën tuaj, të lashtat, ullinjtë, hurmat, rushnajat dhe nga të gjitha frutat (e pemëve). Në këto (të mira) ka argumente për një popull që vështron.
12. Dhe për ju nënshtroi natën e ditën dhe diellin e hënën. Edhe yjet janë të nënshtruar me urdhërin e Tij. Vërtet, në këto ka argumente për një popull që mendon.
13. Edhe për atë që ju krijoi në tokë lloje të ndryshme (bagëti, bimë, pemë, minerale etj.); ka fakte për një popull që di të merrë përvojë.
14. Pastaj, Ai është që nënshtroi detin, që prej tij të hani mish të freskët, e prej tij të nxirrni stoli që i bani (i vishni), e i sheh anijet si çajnë (lundrojnë) në të (me ushtimë e çajnë ujin në det). Ua nënshtroi që të shfrytëzoni nga begatitë e Tij dhe ashtu të falënderoni (Zotin).
15. Dhe Ai vuri kodra (të forta) në tokë, ashtu që ajo të mos lëkundet me ju, (bëri) edhe lumenj e rrugë që të mund të orientoheni.
16. Vuri edhe shenja të tjera (për orientim ditën), ndërsa (natën) ata orientohen me anën e yjeve.
17. Atëherë pra, a është Ai që krijon njësoj, sikurse ai që nuk krijon? A nuk po mendoni?
18. Po edhe nëse përpiqeni t'i numëroni dhuntitë (të mirat) e All-llahut, nuk do të mund të arrini t'i përcaktoni ato. Me siguri All-llahu shumë fal dhe shumë mëshiron.
19. All-llahu e di atë që ju e fshihni dhe atë që e publikoni.
20. Ata (idhujt) që i adhurojnë (idhujtarët) pos All-llahut, ata nuk krijojnë asnjë send, po vetë ata janë të krijuar.
21. Janë të vdekur e jo të gjallë, dhe ata nuk e dinë se kur do të ringjallen (adhuruesit e tyre).
22. Zoti juaj (që meriton adhurim) është një Zot, E ata që nuk e besojnë botën tjetër, zemrat e tyre janë mohuese (të njësisë së Zotit) dhe ata janë kryelartë.
23. Është e vërtetë se All-llahu e di atë që e fshehin dhe atë që e shfaqin haptazi dhe se Ai nuk i do arrogantët.
24. Kur atyre u thuhet (mohuesëve): Ç'është ajo që shpalli Zoti juaj?", ata thonë: "Mite të popujve të hershëm!"
25. (E thonë atë shpifje) Sa për t'i bartur në ditën e gjykimit mëkatet e veta të plota dhe një pjesë të mëkateve të atyre që, pa farë arsye i mashtruan dhe i humbën. Sa e keqe është ajo me çka ngarkohen.
26. Edhe ata që ishin para tyre vënë intriga. Po All-llahu rrënoi në themel ndërtimet e tyre (intrigat) dhe kulmi u shemb mbi ta, dhe ashtu u erdhi dënimi kah nuk e kujtuan.
27. Mandej, në ditën e gjykimit Ai i turpëron ata dhe thotë: "Ku janë ata që m'i bënit shokë Mua dhe për hir të tyre grindeshit?" E ata që ishin të zotët e dijës, do të thonë: "Vërtet, sot turpësia dhe e keqja i përfshiu jobesimtarët".
28. Të cilët, duke qenë mizorë të së vetvetes së tyre, engjëjt ua marrin shpirtin, e ata shprehin dorëzimin (në momentin e vdekjes, duke thënë): "Ne nuk ishim që bëmë ndonjë të keqe!" (u jipet përgjigja). Po All-llahu e di shumë mirë atë që e punuat ju.
29. Andaj, hyni në dyert e xhehennemit, aty do të jeni përjetë: sa vend i keq është ai i kryelartëve!"
30. Atyre që patën frikë nga (dënimi) All-llahu, u thuhet: "Ç'është ajo që shpalli Zoti juaj?" Ata thoshin: "Shpalli çdo të mirë!" Ata që bënë vepra të mira, edhe në këtë jetë kanë shpërblim të mirë, por shpërblimi i tyre në botën tjetër është shumë më i mirë, e sa vend i mirë është ai i të devotshëmve.
31. Është Xhenneti i Adn-it, ku do të hyjnë, nën të rrjedhin lumenj, aty kanë çka të dëshirojnë, ashtu i shpërblen All-llahu të ruajturit.
32. Të cilëvet duke qenë të pastër, engjëjt ua marrin shpirtin, duke u thënë: "Selamun alejkum" - gjetët shpëtimin, hyni në xhennet, për hir të asaj që vepruat.
33. A mos presin ata (idhujtarët) diçka tjetër përveç t'u vijnë engjëjt (e t'ua marrin shpirtin) ose t'u vijë urdhëri (dënimi) i Zotit tënd. Ashtu punonin ata që ishin para tyre, pra All-llahu nuk u bëri padrejtësi atyre, por ata ishin që vetvetes i bënë padrejtë.
34. Andaj, ata i goditi dënimi i të këqijave që i bënë dhe i kaploi (i përfshiu ajo e keqe) ajo me të cilën ata talleshin.
35. Ata që i bënin shok Zotit (idhujtarët) thanë: "Sikur të kishte dashur All-llahu, as ne, e as prindërit tanë nuk do të adhuronim asnjë send pos Tij, dhe nuk do të ndalonim (nuk do të konsideronim të ndaluar) asnjë send pos (ndalesave të) Tij. Kështu (këso gënjeshtrash) bënin edhe ata që ishin para tyre. Po a mos kanë të dërguarit obligim tjetër, përveç që t'i njoftojnë qartazi?
36. Ne dërguam në çdo popull të dërguar që t'u thonë: "Adhuroni vetëm All-llahun, e largonu djajve (adhurimit të tyre)!" Por, pati nga ata që All-llahu e udhëzoi dhe pati nga ata që ishte i gjykuar me humbje, pra udhëtoni nëpër botë dhe shihni se si ishte fundi i gënjeshtarëve?
37. Nëse ti (Muhammed) përpiqesh për t'i vënë në rrugë të drejtë ata (die se), All-llahu nuk e udhëzon atë që e ka humbur, dhe për ata nuk ka ndihmëtar.
38. Ata u betuan në All-llahun, me betimin e tyre të fortë se "All-llahu nuk e ringjall atë që vdes!" Po, (i ringjall) ai është premtim i Tij i prerë, por shumica e njerëzve nuk dinë.
39. I ringjall për t'ua sqaruar atyre atë për çka përçaheshin dhe, për t'ua bërë me dije atyre që nuk besuan se me të vërtetë ishin gënjeshtarë.
40. Ne kur dëshirojmë një send vetëm i themi atij: "Bëhu!", ai menjëherë bëhet.
41. Ata që migruan për hir të All-llahut, e pasi që u torturuan, atyre gjithsesi do t'u mundësojmë vendbanim të mirë edhe në këtë botë, po shpërblimi i botës tjetër është edhe më i madh, sikurse njerëzit ta dinin (për atë shpërblim).
42. Janë ata që bënë durim edhe vetëm Zotit të tyre iu mbështetën.
43. Ne as para teje nuk dërguam tjetër, përveç burra, të cilëve u dhamë shpallje. Ju (idhujtarë) pyetni pra dijetarët (e Tevratit e të Inxhilit) nëse ju nuk dini.
44. (I patëm dërguar) Me argumente e me libra të shenjtë. Ty ta zbritëm Kur'anin që t'u shpjegosh njerëzve atë që u është shpallur atyre, me shpresë se do ta studiojnë (Kur'anin).

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Perkethimi i Kur'an-it ne gjuhen Shqipe - Faqe 2 Empty Re: Perkethimi i Kur'an-it ne gjuhen Shqipe

Mesazh nga Alberti Sun 31 Jan 2010 - 8:56

45. A mos janë të sigurt ata që përgatitën kurthe, se All-llahu nuk do t'i trandë ata me tokën, ose nuk do t'u vijë atyre dënimi kah nuk e mendojnë?
46. Ose t'i rrëmbejë ata duke qenë në udhëtimet e tyre (për jetë e tregti), e ata nuk mund t'i shpëtojnë asaj.
47. Ose do t'i kapë ata duke qenë në panikë nga frika. Po, s'ka dyshim se Zoti juaj është i butë, i mëshirshëm (andaj nuk ua ngut dënimin).
48. A nuk po shohin ata (keqbërësit) se çdo send që e krijoi All-llahu, e sjell hijen e vet djathtas dhe majtas duke iu perulur All-llahut (duke i bërë sexhde) dhe duke qenë respektues e përulës (e si e mbajnë veten lart disa njerëz).
49. Vetëm All-llahut i bën sexhde çdo gjallesë që është në qiej e që është në tokë, e edhe engjëjt, ata nuk bëjnë kryelartësi.
50. I frikësohen Zotit të tyre që është mbi ta dhe i përmbahen në përpikëri asaj me çka urdhërohen.
51. E, All-llahu tha: "Mos adhuroni dy të adhuruar, sepse Ai është vetëm një Zot, pra vetëm Mua më keni dronë".
52. Vetëm e Tij është çka ka në qiej e në tokë, dhe vetëm Atij i takon vazhdimisht adhurimi. A mos i keni frikë dikujt tjetër pos All-llahut?
53. Dhe çdo të mirë që e keni, ajo është prej All-llahut, madje edhe kur ju godet e keqja, ju vetëm te Ai e ngritni zërin (me lutje).
54. Pastaj, kur Ai e largon prej jush dënimin, qe, një grup prej jush i përshkruajnë shok Zotit të tyre.
55. (I bëjnë shok) Dhe ashtu ata përbuzin atë që Ne u dhamë atyre, pra shfrytëzoni (për një kohë) se më vonë do të kuptoni (rrjedhimin).
56. E nga ajo që Ne i furnizuam, ata u ndajnë një pjesë atyre (zotave) që nuk kuptojnë asgjë. Pasha All-llahun, patjetër do të merreni në pëgjegjësi për atë që trillonit.
57. Ata i përshkruajnë All-llahut vajzat. I pastër është Ai nga ajo!, ndërsa vetes së tyre (i përshkruajnë) çka ua ka ënda (djemtë).
58. Kur ndonjëri prej tyre lajmërohet me (lindjen) vajzë, fytyra e tij i prishet dhe bëhet pot mllef.
59. Fshihet prej njerëzve, për shkak të asaj të keqeje me të cilën u lajmërua (e konsideron bela, e jo dhuratë prej zotit). Mandej, (mendon) a do ta mbajë atë, ashtu i përulur, apo do ta mbulojë atë (të gjallë) në dhe. Sa i keq është ai gjykim i tyre.
60. Shembulli i keq u takon atyre që nuk besojnë botën tjetër, ndërsa All-llahut i takon shembulli më i lartë. Ai është fuqiploti, i urti.
61. Sikur All-llahu t'i dënonte njerëzit (zullumqarë) për shkak të mizorisë së tyre, nuk do të linte mbi të (tokë) asnjë gjallesë, por Ai i lë ata për më vonë deri në aftin e caktuar, e kur të vijë afati i tyre, për asnjë moment nuk mund ta vonojnë as ta ngutin.
62. E ato (vajzat) që i urrejnë për vete, ia mveshin All-llahut, gjuhët e tyre shpifin rrenën se, atyre do t'u takojë më e mira (xhenneti), s'ka dyshim, i tyre është zjarri, dhe se ata janë të parët në të.
63. Pasha All-llahun, Ne dërguam edhe para teje të dërguar ndër popuj, po veprat e tyre (të këqija) ua hijeshoi djalli, se ai është mik i tyre, e ata kanë një dënim të idhët.
64. Ne nuk të shpallëm ty për tjetër Kur'anin, vetëm që t'u sqarosh atyre atë për çka u përçanë, e (ta zbritëm) që të jetë udhëzim e mëshirë për njerëzit që besojnë.
65. All-llahu lëshoi prej qiellit ujë (shi) dhe me të ngjalli tokën pas vdekjes së saj. Në këtë është një argument i fortë për ata që më vëmendje dëgjojnë (e kuptojnë).
66. Ju edhe në kafshët keni mësim (përvojë). Ne nga një pjesë e asaj që e kanë në barqet e tyre mes ushqimit të tyre dhe gjakut, ju japim të pini qumësht të pastër, të shijshëm (të lehtë) për ata që e pinë.
67. Edhe nga frutat e hurmës dhe të rrushit nxirrni prej tyre pije (lëngje) dhe ushqim të mirë. S'ka dyshim se edhe në këtë ka fakte (mbi fuqinë e Zotit) për njerëzit që kanë menduar.
68. Zoti yt i dha instinkt bletës: "Ndërto shtëpi nëpër kodra (male), nëpër drunj (pemë) dhe nëpër kulmet që ata (njerëzit) i ndërtojnë.
69. Pastaj ha nga të gjitha (llojet) frutat dhe futu nëpër rrugët e nënshtruara (e të mësuara) prej Zotit tënd. Nga barqet e tyre (të bletëve) del lëng, ngjyra e të cilit është e ndryshme dhe në të cilin ka shërim (bar-ilaç) për njerëz. Edhe në këtë ka arsye për atë popull që mendon thellë.
70. All-llahu ju krijoi, pastaj Ai ua merr shpirtin. E ka prej jush që shtyhet deri në jetën më të vjetër, ashtu që të mos dijë asgjë nga çka ka ditur. All-llahu është më i dijshmi, më i fuqishmi.
71. All-llahu favorizoi disa prej jush mbi disa tjerë në furnizim. Atyre që u është dhënë përparësia (në furnizim), nuk janë furnizues të atyre që posedojnë (robërve), ata (të gjithë) në të janë të barabartë (furnizues kryesor është All-llahu), A mos duan të mohojnë dhuntinë e All-llahut?
72. All-llahu krijoi për ju bashkëshorte nga vetë lloji juaj, e prej bashkëshorteve tuaja - fëmijë e nipa dhe ju furnizoi me (ushqime) të mira. A besojnë ata të pavërtetën, e të mirat e All-llahut i mohojnë?
73. Dhe pos All-llahut adhurojnë çka nuk janë në gjendje t'u sjellin asnjë furnizim nga qiejt as nga toka dhe as që kanë mundësi?
74. Pra, mos i përshkruani All-llahut shembuj! All-llahu i di të gjitha e ju nuk dini.
75. All-llahu sjell shembuj: një rob që është pronë e tjetrit e që nuk ka në dorë asgjë, dhe atë, të cilin ne e kemi furnizuar me një furnizim të mirë, ai jep nga ai (furnizim) fshehtas e haptas. A janë pra ata të dy të barabartë? Falënderues qoftë All-llahu, por shumica e tyre nuk dinë.
76. All-llahu sjell shembull: dy njerëz, njëri prej atyre dyve është memec që nuk ka aftësi për asgjë (as për vete as për të tjerët) dhe vetë ai është barrë për kujdestarin e tij, pse kudo që ta orientojë, a nuk sjell ndonjë dobi. A është ai i barabartë me atë që udhëzon për drejtësi e edhe vetë është në rrugën e drejtë?
77. Vetëm All-llahut i takon (ta dijë) fshetësia e qiejve dhe e tokës! Çështja e katastrofës (e kijametit) është (në shpejtësi) vetëm sa hedh një shikim, ose ajo është edhe më afër. All-llahu është i gjithfuqishëm për çdo send.
78. All-llahu ju nxorri nga barqet e nënave tuaja (si foshnje) që nuk dinit asgjë. Ju pajisi me (shqisa për) të dëgjuar, me të parë dhe me zemër, ashtu që të jeni falënderues.
79. A nuk i shohn ata shpendët fluturues në ajrin e qiellit, të cilët nuk i mban kush, përveç All-llahut. Edhe në këto ka fakte për njerëzit që besojnë.
80. All-llahu ju bëri shtëpitë tuaja vendbanim të qetë dhe nga lëkurat e kafshëve ju mundësoi të keni shtëpi që lehtë i bartni kur udhëtoni, e edhe kur vendoseni, ndërsa nga leshi dhe nga qimet e tyre, nga leshi i egër i tyre, petka e shtroja dhe t'i shfrytëzoni për një kohë.
81. All-llahu, nga ajo që krijoi Ai, ju bëri edhe hije, e në kodra vendstrehime, edhe petka që ju mbrojnë prej të nxehtit dhe petka që ju mbrojnë në luftë. Ashtu All-llahu plotëson të mirat e Tij ndaj jush, në mënyrë që të dorëzoheni (besoni).
82. Po nëse ata prapësohen (prej besimit), atëherë obligimi yt është komunikimi i qartë.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Perkethimi i Kur'an-it ne gjuhen Shqipe - Faqe 2 Empty Re: Perkethimi i Kur'an-it ne gjuhen Shqipe

Mesazh nga Alberti Sun 31 Jan 2010 - 8:56

83. Ata i njohin të mirat e All-llahut, pastaj i injorojnë, e shumica e tyre janë jobesimtarë.
84. E ditën kur prej secilit popull sjellim dëshmitarin, atyre që nuk besuan nuk u jepet leje për arsyetim, e as që kerkohet prej tyre (të arsyetohen).
85. Dhe kur do ta shohin dënimin ata që ishin zullumqarë, atëherë as nuk do t'u lehtësohet, as nuk do t'u jepet afat.
86. Ata që ishin idhujtarë kur do t'i shohin idhujt e vet (zotat), thonë: "O Zoti ynë, këta, janë idhujt tanë, të cilët ne i patëm adhuruar pos Teje!" Ata (idhujt) ua kthejnë fjalën: "Ju jeni rrenacakë!"
87. Dhe ata (idhujtarët) i dorëzohen All-llahut, e atë çka ata e trillonin u asgjësohet.
88. Atyre që nuk besuan dhe penguan nga rruga e All-llahut, u shtojmë dënim mbi dënim për shkak se bënin shkatërrime.
89. Dhe (përkujtoju njerëzve) atë ditë, kur në secilin popull do të sjellim dëshmitarë kundër tyre, e ty të sjellim dëshmitarë kundër atyre. Ne ty të shpallëm librin sqarim për çdo send, udhëzim e mëshirë dhe myzhde për myslimanët.
90. All-llahu urdhëron drejtësi, bamirësi, ndihmë të afërmve, e ndalon nga imoraliteti, nga e neveritura dhe dhuna. Ju këshillon ashtu që të merrni mësim.
91. Meqë keni premtuar, pra zbatojeni premtimin e dhënë ndaj All-llahut, e mos i prishni betimet pasi i keni vërtetuar ato, duke qenë se All-llahun e bëtë garant tuajin. Vërtet, All-llahu e di se çka punoni.
92. Mos u bëni (në çështjet e betimit) si ajo (grua) që e prish tjerrin e saj pasi të ketë dredhur fort, e t'i bëni betimet tuaja dredhi (mashtrim) mes jush, për shkak se një popull është më i madh se tjetri. All-llahu vetëm ju sprovon me këtë, e në ditën e gjykimit Ai gjithsesi do t'ju sqarojë atë gjë rreth të cilës kundërshtoheshit.
93. Sikur të dëshironte All-llahu do t'ju bënte një popull (në një fe) por (sipas dijes së Vet) Ai e lë të humbur atë që do, dhe e udhëzon tjetrin që do, e patjetër do të përgjigjeni për atë që vepruat.
94. Mos i përdorni betimet tuaja për dredhi mes jush, e të rrëshqitni pas forcimit, e të shijoni të keqen (e dredhisë) për shkak se penguat (të tjerët) nga rruga e All-llahut, e ju do të keni dënim të madh.
95. Mos e shitni besën e dhënë All-llahut për një vlerë të paktë, pse atë që do ta keni te All-llahu është shumë më e dobishme për ju nëse jeni që e dini.
96. Ajo që e keni pranë vetes është e përkohshme, e ajo që është te All-llahu është e përjetshme. E Ne do t'u japim atyre që ishin të durueshëm shpërblimin më të mirë të asaj që vepruan.
97. Kush bën vepër të mirë, qoftë mashkull ose femër, e duke qenë besimtar, Ne do t'i japim atij një jetë të mirë (në këtë botë), e (në botën tjetër) do t'u japim shpërblimin më të mirë për veprat e tyre.
98. Kur të lexosh Kur'anin, kërko mbrojtjen e All-llahut prej djallit të mallkuar.
99. Vërtet, ai (shejtani) nuk ka kurrfarë fuqie kundër atyre që besuan dhe i janë mbështetur Zotit të tyre.
100. Mbizotërimi i tij është vetëm mbi ata që e përkrahin atë dhe mbi ata që për shkak të tij u bënë idhujtarë.
101. Kur një ajet e zavendësojmë me një tjetër - e All-llahu di më së miri se çka shpall - ata thonë: "Ti (Muhammed) je vetëm trillues" Jo, por shumica e tyre nuk dinë.
102. Thuaj; "Atë (Kur'anin) e solli "Ruhul Kudus" - shpirti i shenjtë - plot vërtetësi nga Zoti yt, për t'i përforcuar edhe më ata që besuan, dhe për të qenë udhërrëfyes e myzhde për myslimanët.
103. Ne dimë shumë mirë se ata thonë: "Atë (Muhammedin) është kah e mëson një njeri!" Mirëpo, gjuha e atij nga i cili anojnë (supozojnë) ata është jo arabe (e paqartë), e kjo (e Kur'anit) është gjuhë arabe e stilit të lartë e të qartë.
104. S'ka dyshim se ata që nuk i besojnë ajetet (e Kur'anit) e All-llahut, ata nuk i drejton All-llahu në rrugën e drejtë dhe ata kanë një dënim të dhembshëm.
105. Gënjeshtrën e trillojnë vetëm ata që nuk i besojnë argumentet e All-llahut; të tillët janë ata gënjeshtarët.
106. Ai që pas besimit të tij e mohon All-llahun, me përjashtin të atij që dhunohet (për të mohuar), e zemra e tij është e bindur plotësisht me besim, por fjala është për atë që ia hap gjoksin mosbesimit, ata i ka kapur hidhërimi nga All-llahu dhe ata kanë një dënim të madh.
107. Këtë (dënim të madh) ngase ata më tepër e deshtën jetën e kësaj bote se sa jetën e botës tjetër, e Alllahu nuk e udhëzon njerëzit jobesimtarë.
108. Të tilët janë ata që All-llahu ua mbylli zemrat, dëgjimin dhe pamjen e tyre dhe të tillët janë ata naivët.
109. Është e vërtetë se ata në botën tjetër, mu ata janë të dështuarit.
110. Pastaj Zoti yt, atyre që pasi u torturuan, migruan, mandej luftuan dhe qëndruan, dhe pas të gjitha këtyre vuajtjeve, s'ka dyshim se Zoti yt atyre do t'ua falë dhe do t'i mëshirojë (Ai është që fal, është mëshirues).
111. (Përkujto) Ditën që vjen kur secili njeri do të përpiqet për vetveten dhe secilit njeri do t'i plotësohet ajo që e meriton, e nuk u bëhet padrejtë.
112. All-llahu sjell si shembull një fshat (vendbanim) që ishte i sigurt dhe i qetë, të cilit i vinte furnizimi nga të gjitha anët me bollëk, kurse ata (banorët) i përbuzën të mirat e All-llahut. Atëherë All-llahu, për shkak të sjelljes së tyre, ua veshi petkun (ua ngjeshi) e urisë dhe të frikës.
113. Atyre u pat ardhur i dërguari nga mesi i tyre, e ata e përgënjeshtruan atë, andaj i kapi dënimi që ishin zullumqarë.
114. E ju (besimtarë), hani, pra, nga të mirat që ua dha All-llahu, të lejuara e të pastra, jini mirënjohës për dhuntitë e All-llahut, nëse jeni të sinqertë në adhurim vetëm ndaj Tij.
115. Ai ua ndaloi juve vetëm cofëtinën, gjakun, mishin e derrit dhe atë që theret jo në emër të All-llahut. E kush detyrohet (t'i hajë) duke mos qenë dhunues dhe duke mos e teruar (në ngrënie), All-llahu fal dhe është mëshirues.
116. Mos i thoni asaj rrenës së gjuhve tuaja: "Kjo është hallall e kjo është haram" e të shpifni ndaj All-llahut rrenën. Vërtet, ata që shpifin rrenën ndaj All-llahut, nuk kanë shpëtim.
117. Kanë një përjetim të vogël (në këtë jetë), e do të kenë dënim të padurueshëm.
118. E atyre që ishin jehudi (çifutë) u patëm ndaluar atë që të kemi treguar më parë, po Ne nuk u bëmë padrejtë atyre, por ata vetvetes i patën bërë padrejtë.
119. Pastaj Zoti yt për ata që nga mosdija bënë punë të këqija, e pastaj u penduan dhe bënë mirë, s'ka dyshim se Zoti yt është që shumë fal dhe shumë mëshiron.
120. Vërtet, Ibrahimi ka qenë shembëlltyrë e të mirave, adhurues i All-llahut, besimtarë i drejtë dhe nuk a qenë nga idhujtarët.
121. Falënderues për të mirat e Tij. Ai (All-llahu) e zgjodhi atë (për pejgamber) dhe e udhëzoi në rrugën e drejtë.
122. Atë Ne e pajisëm me të mira në këtë botë, e në botën tjetër ai është me më të mirët.
123. Pastaj, ty të shpallëm: "Ndiqe fenë e drejtë të Ibrahimit, se ai nuk ka qenë nga idhujtarët (as jehudi as i krishter).
124. E shtunja (festimi ose belaja e saj) u është përcaktuar vetëm atyre që u kundërshtuan rreth saj. E Zoti yt do të gjykojë mes tyre në ditën e gjykimit për atë që ata kundërshtoheshin.
125. Ti (Muhammed) thirr për në rrugën e Zotit tënd me urtësi e këshillë të mirë dhe polemizo me ata (kundërshtarët) me atë mënyrë që është më e mira. Zoti yt është Ai që e di më së miri atë që është larguar nga rruga e Tij dhe Ai di më së miri për të udhëzuarit.
126. Në qoftë se doni të merrni hak, atëherë ndëshkoni në atë masë sa jeni ndëshkuar ju; e nëse duroni pa dyshim ai është më i mirë për ata që durojnë.
127. Pra, të jesh i durueshëm! Durimi yt është vetëm me ndihmën e All-llahut. Ti mos u pikëllo për ata, as mos u brengos për dredhitë që bëjnë ata!
128. S'ka dyshim se All-llahu është me ata që janë të devotshëm (që ruhen prej të këqijave) dhe me ata që janë bamirës

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Perkethimi i Kur'an-it ne gjuhen Shqipe - Faqe 2 Empty Re: Perkethimi i Kur'an-it ne gjuhen Shqipe

Mesazh nga Alberti Sun 31 Jan 2010 - 8:57

1. Pa të meta është Lartëmadhëria e Atij që robin e Vet e kaloi në një pjesë të natës prej Mesxhidi Haramit (prej Qabes) gjer në Mesxhidi Aksa (Bejti Mukaddes), rrethinën e të cilës Ne e kemi bekuar, (ia bëmë këtë udhëtim) për t'ia treguar atij disa nga argumentet Tona. Vërtet, Ai është dëgjuesi (i fjalëve të Muhamedit), pamësi (i punëve të Muhammedit).
2. Edhe Musai Ne i kemi dhënë librin dhe atë (librin) e bëmë udhërrëfyes për beni israilët që të mos marrin, përveç Meje, ndonjë që i besojnë çështjet.
3. Pasardhësit të atyre që i batëm (i shpëtuam) së bashku me Nuhun (bëhuni mirënjohës!) Vërtet ai ishte rob shumë falënderues.
4. Ne u kumtuam në libër beni israilve: "Ju do të bëni shkatërrime dy herë në tokë dhe do të tejkaloni duke bërë zullum të madh".
5. Kur erdhi koha e premtimit të parë, Ne dërguam kundër jush njerëz Tanë, që ishin të fuqishëm e të ashpër (sulmues) dhe ata hulumtuan (rreth e përqark) përreth vendit (duke mos u frikësuar). E ai (ndëshkim) ishte vendim i prerë.
6. Pastaj, Ne ua kthyem juve mbisundimin kundër atyre, ju përforcuam me pasuri e me djem dhe ju shtuam më së shumti.
7. Nëse bëni mirë, bëni për vete, e nëse bëni keq, bëni kundër vetes. E kur vjen koha e fundit (herën e dytë Ne i dërgojmë) që t'ju shëmtojnë të fytyrat tuaja, që të hyjnë në xhaminë (Aksa) sikurse hynë herën e parë dhe që të shkatërrojnë rrënjësisht atë që arrijnë.
8. Zoti juaj do t'ju mëshirojë (nëse pendoheni), e nëse ju i ktheheni (të keqes), kthehemi (me ndëshkim) edhe Ne. E xhehennemin e kemi bërë burg për jobesimtarët.
9. Është e vërtet se ky Kur'an udhëzon për atë rrugë që është më se e vërteta, e besimtarët që bëjnë vepra të mira i përgëzon se ata pa dyshim do të kenë shpërblim të madh.
10. Ndëkaq, për ata që nuk e besojnë botën tjetër, Ne kemi përgaditur një dënim të rëndë.
11. Njeriu (e tepron) lutet për keq, ashtu sikurse lutet për mirë, (po Zoti nuk e pranon lutjen e tij për keq); njeriu (nga vetë natyra e tij) është i ngutshëm.
12. Ne i bëmë natën dhe ditën dy fakte (që dokumentojnë për fuqinë Tonë), e shenjën e natës e shlyem (e errësuam), e shenjën e ditës e bëmë të ndritshme që të mund të angazhoheni për shfrytëzimin e begative të dhuruara nga Zoti juaj, dhe që të mësoni njehësimin e vjetëve dhe llogaritjen (e kohës). Ne kemi sqaruar çdo send në mënyrë të hollësishme.
13. Secili njeri ia kemi ngjeshur në qafë fluturakën (shënimin - për veprimin) e tij, në ditën e gjykimit, Ne do t'ia prezentojmë atij libër të hapur,
14. "Lexo librin tënd, mjafton të jesh sot llogaritës i vetvetes".
15. Kush e udhëzon veten në rrugën e drejtë, ai e ka udhëzuar vetëm vetveten e vet, e kush e ka bërë humbjen kundër vetvetes së vet, e askush nuk do ta bartë barrën e tjetrit. E Ne nuk dënuam askë para se t'ia dërgojmë të dërguarin.
16. Kur duam të shkatërrojmë ndonjë vend (popull), i urdhërojmë pasanikët (parinë) e atyhit (të jenë në rrugë), e ata kundërshtojnë; atëherë zbatohet dënimi i merituar kundër tyre dhe i shkatërrojmë krejtësisht.
17. Sa e sa gjenerata i kemi shkatërruar pas Nuhut. Mjaft është Zoti yt vëzhgues i mëkateve të robëve të Tij.
18. Kush është që ka për qëllim vetëm këtë botë, Ne atij që duam i japim në të aq sa duam, e pastaj atij i bëjmë të hyjë në xhehennem i nënçmuar, i përbuzur.
19. E kush e ka për qëllim botën tjetër, duke qenë ai besimtarë, përpiqet për të ashtu si i tako asaj, angazhimi i tyre do të jetë i pranishëm (të Zoti).
20. Ne secilit atyre dhe atyre i japim nga të mirat e Zotit tënd dhe dhënia e Zotit tënd nuk është e kufizuar.
21. Shiko se si Ne i kemi dalluar disa prej tjerëve, po dallimi në botën tjetër është më i madh dhe është përparësi më e madhe.
22. E mos shoqëro me All-llahun ndonjë zot tjetër, e të bëhesh i qortuar i papërkrahur.
23. Zoti yt ka dhënë urdhër të prerë që të mos adhuroni tjetër pos Tij, që të silleni në mënyrë bamirëse ndaj prindërve. Nëse njërin prej tyre, ose që të dy, i ka kapur pleqëria pranë kujdesit tënd, atëherë mos u thuaj atyre as "of - oh", as mos u bë i vrazhdë ndaj tyre, po atyre thuaju fjalë të mira (të buta respektuese).
24. Dhe në shenjë mëshire shtrije pranë tyre krahun përulës e respektues dhe thuaj: "Zoti im! mëshiroi ata të dy, sikurse më edukuan mua kur isha i vogël".
25. Zoti juaj e di më së miri atë që keni në shpirtin tuaj. Nëse keni qëllime të mira, vërtet Ai u fal atyre që pendohen.
26. Dhe jepi çdo të afërmi të drejtën që i takon, edhe të varfërit, edhe atij në kurbet, po mos shpenzo tepër e pa rrugë.
27. Ata që shpenzojnë tepër (mastrafxhinjtë) janë vllezër (në veprim) të djajve, e djalli është përbuzës i madh i Zotit të Tij.
28. Nëse detyrohesh t'ua kthesh shpinën atyre (të afërme etj.), duke kërkuar mëshirën, të cilën e shpreson nga Zoti yt (furnizim për t'i ndihmuar ata), atëherë thuaju atyre fjalë të mira (të lehta).
29. Dhe mos e bën dorën tënde të lidhur për qafe (mos u bë koprrac), e as mos e shtrij në tërësi, e të mbetesh i qortuar dhe duarthatë (nga shpenzimi i tepërt).
30. S'ka dyshim se Zoti yt është Ai që furnizon me bollëk atë që do dhe ia kufizon atij që do. Ai hollësisht e di për robtë e vet dhe i vështron.
31. Ju mos i mbytni fëmijët tuaj nga frika e varfërisë, se Ne ua sigurojmë furnizimin atyre dhe juve, e mbytja e tyre është mëkat i madh.
32. Dhe mos iu afroni imoralitetit (zinasë), sepse vërtet ai është vepër e shëmtuar dhe është një rrugë shumë e keqe.
33. Dhe mos mbytni njeriun që All-llahu ka ndaluar (mbytjen e tij), përveç me drejtësi (që e kërkon sheriati). E kush mbytet pa të drejtë (pa faj), kujdestarit të tij Ne i kemi dhënë të drejtë (të kërkojë drejtësinë), e ai të mos kalojë kufirin në mbytje derisa ai është i ndihmuar (prej Zotit).
34. Mos përdoroni pasurinë e jetimit ndryshe vetëm në mënyrë të mirë (për t'ia shtuar), derisa ai të arrijë pjekurinë e vet. Premtimin zbatonie, pse për premtim ka përgjegjësi.
35. Masën mbushnie kur matni (me enë) dhe peshoni me peshojë të drejtë (precize). Kjo është më e dobishme dhe ka përfundim më të mirë.
36. Mos iu qas asaj për të cilën nuk kë njohuri, pse të dëgjuarit, të pamët dhe zemra, për të gjitha këto ka përgjegjësi.
37. Dhe mos ec nëpër tokë me mburrje, pse ti as nuk mund ta çashë tokën as nuk mund ta arrishë lartësinë e maleve.
38. E keqja e të gjitha këtyre është e urrejtur te Zoti yt.
39. Këto janë nga urtësia që Zoti yt të shpalli ty. Mos shoqëro me All-llahun ndonjë zot tjetër e të hidhesh në xhehennem i qortuar dhe i larguar.
40. A mos u dalloi Zoti juaj me djem, e për vete zgjodhi melaike që ju i mendoni femra? Vërtet, ju jeni duke thënë fjalë të mëdha.
41. Ne sqaruam në mënyrë të ndryshme (argumentet) në këtë Kur'an, ashtu që ata të nxjerrin përvojë, por kjo nuk u shtoi atyre tjetër, vetëm se largim (nga e vërteta).
42. Thuaj: "Sikur të kishte zota të tjerë përveç Atij, sikundër thonë ata, atëherë ata (zotat) do të kërkonin rrugë për mbizotërim ndaj të Madhëruarit (për t'ia marrë pushtetin).
43. I pa të meta është Ai, Lartësia e Tij është e madhe nga ajo që thonë ata.
44. Lartmadhëri të merituar i shprehin Atij shtatë qiejt e toka dhe çka ka në to, e nuk ka asnjë send që nuk e madhëron (nuk i bënë tesbihë), duke i shprehur falënderim Atij, por ju nuk kuptoni atë madhërim të tyre (pse nuk është në gjuhën e tuaj). Ai është i butë dhe fal shumë.
45. Kur ti e lexon Kur'anin, në mes teje dhe atyre që nuk e besojnë botën tjetër, Ne e vëmë një perde të padukshme.
46. Ndërkaq, në zemrat e tyre vëmë një mbulesë dhe shurdhim të thellë të veshëve të tyre që nuk mund ta kuptojnë atë. E kur e përmend ti në Kur'an Zotin tënd, vetëm Atë, ata ikin mbrapa dhe largohen.
47. Ne e dimë më së miri përse ata e dëgjojnë atë (Kur'anin) kur vijnë të dëgjojnë ty dhe kur ata bisedojnë fshehtazi dhe kur ata zullumqarë thonë: "Ju nuk jeni kah pasoni tjetër, përveç një njeri të magjepsuar!"
48. Shih se si të mveshin ty epitete (i çmendur, poet, i magjepsur), andaj ata kanë humbur dhe nuk mund të gjejnë rrugën (e vërtetë).
49. Ata thanë: "A pasi të bëhemi eshtra të kalbur, dhe e pluhur, a mos do të bëhemi krijesë e re e ringjallur?"
50. Thuaj: "Edhe nëse të jeni gurë a hekur!"
51. Ose ndonjë krijesë që ju duket e madhe! Ata do të thonë: "Kush do të na rikthejë neve në jetë?" Thuaj: "Ai që ju krijoi për të parën herë!" E ata do të tundin kokat e tyre nga ti e do të thonë: "Kur është ajo (ringjallja)?" Thuaj: "Ndoshta do të jetë afër!"

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Perkethimi i Kur'an-it ne gjuhen Shqipe - Faqe 2 Empty Re: Perkethimi i Kur'an-it ne gjuhen Shqipe

Mesazh nga Alberti Sun 31 Jan 2010 - 8:57

52. (ringjallja është) Atë ditë kur Ai ju thërret, kurse ju i përgjigjeni të përulur e duke lavdëruar Atë, e ju duket se nuk qëndruat (në dynja) vetëm pak kohë.
53. E ti robve të Mi thuaju: "Le ta thon ata që është më e mira, pse djalli ndërsen mes tyre, e është e ditur se djalli është armik i hapët i njeriut".
54. Zoti i juaj më së miri e di gjendjen tuaj, nëse Ai do, ju mëshiron dhe nëse Ai do, ju dënon, e ty (Muhammed) nuk të kemi dërguar rojë të tyre (nuk ta besuam ty punën e tyre e t'i fusësh me dhunë në besim).
55. Zoti yt e di më së miri gjenden e atij që është në qiej e tokë. Ne kemi dalluar disa pejgamberë nga të tjerët, prandaj, Davudit i kemi dhënë Zebur (shënime).
56. Thuaj: "Ftoni ata, të cilët i menduat (zota) pos Atij, e ata nuk mund të heqin prej jush mjerimin, as nuk mund të mënjanojnë".
57. Të tillë (zotat) që këta po lusin (pos Zotit), vetë ata (zotat e tyre) kërkojnë afrimin (te Zoti i vërtetë), shpresojnë në mëshirën e Tij dhe i frikësohen dënimit të Tij. Vërtet, dënimit të Zotit tënd ëshë për t'iu ruajtur.
58. Nuk ka asnjë nga fshatrat (nga vendbanimet e kundërshtarëve) e që Ne nuk do ta shkatërrojmë ose ndëshkojmë atë me një dënim të ashpër para ditës së kijametit. Kjo është theksuar në Libër (lehvi mahfudh).
59. Neve nuk na pengoi asgjë që t'u sjellim argumente (mrekulli), pos asaj që ata të parët i përgënjeshtruan ato. Ne i dhamë Themudit deven (mrekulli) konkrete, e ata e mohuan atë. E mrekullitë (ose fenomenet natyrore që shkatërrojnë), Ne nuk i dërgojmë për tjetër vetëm për frikësim.
60. Përkujto, kur Ne të thamë: "Zoti yt ka përfshirë (me dijen e Vet) të gjithë njerëzit (e di që këta nuk besojmë edhe në ju sjellësh mrekulli). E atë pamjen tënde që të treguam (natën e Miraxhit) dhe pemën e mallkuar (të përmendur në Kur'an), nuk i bëmë për tjetër vetëm se sprovë për njerëz. Ne i frikësojmë ata (idhujtarët), po nuk u shton ai tjetër vetëm se rebelim të madh.
61. Përkujto kur Ne u thamë engjëjve: "Bëni sexhde Ademit!" (në shenjë përshëndetjeje) e ata i bënë, me përjashtim të Iblisit. Ai tha: "A t'i bëj sexhde atij që e krijove nga balta?"
62. (Mandej vazhdoi e) Tha: "A e sheh (i tha Zotit) këtë që Ti e vlerësove mbi mua, nëse më lë të jetojë deri në ditën e kijametit, unë gjithsesi do t'i shfaros pasardhësit e tij, më përjashtim të një pakice".
63. (Zoti) Tha: "Shko, e kush prej tyre vjen pas teje, shpërblimi juaj është xhehennemi, shpërblim i plotë".
64. Dhe me atë alarmin e zërit tënd, mashtroje atë që mundesh prej tyre, me kalorësit e këmbësorët tu thirri (bërtitu) ata, përzieju me ta në pasuri dhe në fëmijë dhe premtoju atyre, po shejtani nuk u premton tjetër, përveç mashtrim.
65. Në të vërtet, ti nuk ke kurrfarë fuqie ndaj robërve të Mi. Mbrojtja e Zotit tënd është e mjaftueshme (për ata).
66. Zoti juaj është Ai që për ju mundësoi lundrimin e anijeve në det në mënyrë që të kërkoni nga të mirat e Tij. Vërtet, Ai është shumë mëshirues ndaj jush.
67. E kur ju kap juve paniku (frika) në det, i humbni (nga kujtesa) ata që i lutni, u mbetet vetëm Ai (All-llahu), mirpo pasi që Ai t'ju shpëtojë e të arrini në tokë, ia ktheni shpinën. Ashtu, njeriu është përbuzës.
68. A mos jeni të siguruar që nuk do t'u shafitë në tokë ose nuk do t'ju lëshojë ndonjë shtërngatë e ju nuk do të keni mbrojtës.
69. A mos jeni të sigurt se Ai nuk do t'ju kthejë njëherë tjetër në det, e t'ju lëshojë ndonje furtunë të erës, e për shkak të mosbesimit tuaj t'ju fundosë, e pastaj nuk do të gjeni kush do të hakmerrej kundër nesh për ju.
70. Ne, vërtet nderuam pasardhësit e Ademit (njerëzit), u mundësuam të udhëtojnë hipur në tokë e në det, i begatuam me ushqime të mira, i vlerësuam ata (i lartësuam) ndaj shumicës së krijesave që Ne i krijuam.
71. (Përkujto) Ditën kur do të thërrasim secilin njeri me prijësin (librin, pejgamberin, shënimet e veprave) e tyre. E atij që i jepet libri i tij nga e djathta e tij, të tillët i lexojnë shënimet e tyre (të mira), dhe nuk u bëhet e padrejtë asnjë fije.
72. E kush ka qenë i verbër në këtë (botë), ai do të jetë edhe në botën tjetër i verbër dhe më i humburi i rrugës së drejtë.
73. Në të vërtetë ata (idhujtarët) gati arritën të sprovojnë ty nga ajo që Ne ta shpallëm, e të trillosh tjetër nga çka të shpallëm, e atëherë do të zinin ty mik.
74. Dhe sikur Ne të mos të kishim forcuar ty, ti gati anove diçka pak te ta.
75. E atëherë Ne do ta shijonim mundimin dyfish të kësaj jete dhe dyfish të jetës tjetër, e pastaj ti nuk do të gjeje mbrojtës kundër nesh.
76. Ata gati të shqetësuar në tokë (në Mekë) për të përzënë prej saj, po atëherë edhe ata nuk do të mbeteshin pas teje (pas pak kohe do të shkatërroheshin).
77. Ky është ligji i Tij edhe me të dërguarit që i dërgoi para teje. E në ligjin Tonë ti nuk gjen ndryshim.
78. Fale namazin kur zbret (nga zeniti) dielli, e deri në errësirën e natës dhe duke bërë lutjen (namazin) e agimit. Vërtet, lutja e agimit është e përcjellur.
79. Dhe në një pjesë të natës zgjohu me të (me Kur'anin - namazin), është e sigurt se Zoti yt do të ngrisë ty në një vend të lavdishëm.
80. Dhe thuaj: "Zoti im, më shpjer në vend të mirë dhe më nxjerr në mënyrë të ndershme dhe nga ana Jote më dhuro fuqi ndihmuese".
81. Dhe thuaj: "Erdhi e vërteta e u zhduk e kota". Vërtet, e kota gjithnjë ka qenë e zhdukur.
82. Ne të shpallim Kur'anin që është shërim dhe mëshirë për besimtarët, kurse jobesimtarëve nuk u shton tjetër përpos dëshprim.
83. E kur e begatojmë (me të mira) njeriun, ai prapësohet dhe largohet i mashtruar, e kur e godet e keqja, ai humb shpresën.
84. Thuaj: "Secili vepron sipas rrugës së vet, e Zoti juaj e di më së miri për atë që është në rrugë më të drejtë".
85. Të pyesin ty për shpirtin; Thuaj: "Shpirti është çështëje që i përket vetëm Zotit tim, e juve ju është dhënë fort pak dije".
86. Po të kishim dëshiruar, Ne do ta shlyenim nga gjoksi yt atë që të shpallëm ty, e ti nuk do të gjeje mbrojtës që do të ruante.
87. Por kjo është mëshirë nga Zoti yt dhe mirësia e Tij ndaj teje, vërtet është e madhe.
88. Thuaj: "Edhe sikur të bashkoheshin njerëzit dhe xhinët për të sjellë një Kur'an të tillë, ata nuk do të mund të bënin si ky sado që do ta ndihmonin njëri - tjetrin".

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Perkethimi i Kur'an-it ne gjuhen Shqipe - Faqe 2 Empty Re: Perkethimi i Kur'an-it ne gjuhen Shqipe

Mesazh nga Alberti Sun 31 Jan 2010 - 8:57

89. Ne u sqaruam njerëzve në këtë Kur'an shembuj (argumente) të çdo lloji, e shumica e njerëzve nuk deshi tjetër, vetëm mohimin.
90. Ata thanë: "Nuk të besojmë ty derisa që të na nxjerrësh prej tokës burime.
91. Ose, (nuk të besojmë deri që) të kesh kopshte me hurma e me rrush, e të bësh të rrjedhin vazhdimisht lumenj në mesin e tyre.
92. Ose, (nuk të besojmë derisa) të bjerë mbi ne qiell copa - copa, ashtu si po mendon ti (se do të na dënojë Zoti), apo të na sjellsh All-llahun dhe engjëjt pranë nesh.
93. Ose të kesh një shtëpi prej ari, apo të ngjitesh lart në qiell, po ne nuk të besojmë për ngjitjen tënde derisa të na sjellësh një libër që ta lexojmë?!" Thuaj "Subhanallah - i Madhërishëm është Zoti im, a mos jam unë tjetër vetëm se njeri, pejgamber?"
94. Po njerëzit nuk i pengoj tjetër që të besojnë, kur u erdhi atyre shpallja, vetëm se thoshin: "A thua All-llahu dërgoi njërin pejgamberë?"
95. Thuaj: "Sikur të kishte në tokë engjëj që ecin qetë (si njerëzit), Ne do t'u çonim atyre nga qielli engjëj pejgamberë!"
96. Thuaj: "All-llahu më mjafton për dëshmitar mes meje dhe mes jush, Ai hollësisht i njeh dhe i sheh robtë e vet".
97. Atë që All-llahu e drejton në rrugë të drejtë, ai është udhëzuar, e atë që e le të humbur, për ata nuk do të gjesh ndihmëtarë përveç Atij. Në ditën e kijametit Ne i tubojmë ata duke i tërhequr rrëshqanas me fytyra për dhe, të verbër, memecë të shurdhët. Vendi ti tyre është xhehennemi, sa herë që të pushojë flaka Ne u shtojmë flakën e zjarrit.
98. Ai (dënim) është meritë e tyre, ngase ata mohuan argumentet tona dhe thanë: "A pasi të bëhemi eshtra e pluhur do të ringjallemi krijesë e re?"
99. A nuk e kuptuan ata se All-llahu që krijoi qiejt e tokën është i plotëfuqishëm që të krijojë ashtu siç janë ata, dhe Ai u ka caktuar afatin (e vdekjes e të ringjalljes) në të cilin nuk ka dyshim, po zullumqarët nuk deshën tjetër, vetëm të refuzojnë.
100. Thuaj: "Sikur të kishit depotë e begative të Zotit tim, nga frika se po shpenzohen, do të bëheni koprrac; njeriu është dorështrënguar".
101. Ne i patëm dhënë Musait nëntë argumente (mrekulli) të qarta. Pyeti pra ti (Muhammed) beni israilët (nëse duan të dëshmojnë) kur ai u ka ardhur atyre (Musai), e atij i pat thënë faraoni: O Musa, unë mendoj ti je i magjepsur!
102. Ai (Musai) tha: "Po ti e di se ato (mrekullitë) nuk i zbriti kush tjetër pos Zotit të qiejve e të tokës, i zbriti të dukshme, e unë besoj, o faraon! se ti je shkatërruar".
103. Ai (faraoni) deshi t'i dëbojë ata nga vendi (Egjipti), kurse Ne e përmbysëm atë dhe të gjithë ata që ishin me të së bashku.
104. Pas tij beni israilve u thamë: "Rrini në vend, e kur të vijë koha e botës tjetër, Ne ju sjellim të gjithëve të përzier".
105. Ne me urtësi e zbritëm atë (Kur'anin) dhe me urtësi është zbritur. E ty nuk të dërguam tjetër vetëm se përgëzues dhe qortues.
106. Dhe (ta shpallëm) Kur'anin që Ne e ndam pjesë - pjesë për t'ua lexuar njerëzve dalëngadalë dhe ashtu e shpallëm atë një pas një.
107. Thuaj: "I besuat ju atij ose nuk i besuat (atij nuk i bëhet dëm), e atyre që u është dhënë dijeni (nga librat e parë) para tij, kur u lexohet atyre, ata hudhen me fytyra (përdhe) duke i bërë sexhde".
108. Dhe thonë: "I lartësuar është Zoti ynë, premtimi i Zotit tonë është i realizuar".
109. Dhe duke qarë hudhen me fytyra (kur dëgjojnë Kur'anin) dhe ai ua shton edhe më përuljen (ndaj All-llahut)
110. Thuaj: "Thërrisni: All-llah ose thërrisni Er Rrahman, me cilindo që ta thërrisni (me këta dy emra), emrat e Tij janë më të bukurit. E ti mos ngrit zërin (duke lexuar) në namazin tënd, po as mos e ul tepër në të, mes kësaj kërkoje një rrugë mesatare".
111. Dhe thuaj: "Falenderua qoftë All-llahu, i cili nuk pati fëmijë dhe nuk ka për Të shok në sundim, dhe sa i përket aftësisë, nuk ka nevojë për ndihmëtarë, dhe madhëroje Atë me madhërinë që i takon

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Perkethimi i Kur'an-it ne gjuhen Shqipe - Faqe 2 Empty Re: Perkethimi i Kur'an-it ne gjuhen Shqipe

Mesazh nga Alberti Sun 31 Jan 2010 - 8:58

1. Falënderimi i takon vetëm All-llahut që ia shpalli robit të vet Librin dhe në të nuk lejoi ndonjë kundërthënie.
2. (ia shpalli) Të saktë (pa shmangie), pët t'ua tërhequr vërejtjen (atyre që nuk besojnë) ndaj një dënimi të rëndë prej Tij, e për t'i përgëzuar besimtarët që bëjnë vepra të mira, se ata do të kenë një shpërblim të mrekullueshëm.
3. Duke qenë në të përgjithmonë.
4. Për t'ua tërhequr vërejtjen atyre që thanë se All-llahu ka fëmijë.
5. Dhe për atë (fëmijë), as ata, e as të parët e tyre nuk kanë kurrfarë dijenie. Sa e madhe është ajo fjalë që del nga gojët e tyre, e ata nuk thonë tjetër vetëm se gënjeshtër.
6. A thua ti, do ta shkatërrosh veten nga hidhërimi pas tyre, nëse ata nuk i besojnë këtij ligjërimi (Kur'anit)?
7. Gjithçka që është mbi tokë, Ne e bëmë stoli të saj, për t'i provuar ata, se cili prej tyre do të jetë më vepërmirë.
8. Ne kemi për ta bërë gjithçka që është mbi të dhe pa bimë (shkatërrojmë çdo gjelbërim).
9. A ms mendove ti se ata të vendosurit e shpellës dhe Rekimit ishin nga mrekullitë Tona më të çuditshme?
10. Kur djelmoshat u strehuan në shpellë e thanë: O Zoti ynë, na dhuro nga ana Jote mëshirë dhe na përgatit udhëzim të drejtë në tërë çështjen tonë!"
11. Ne u vumë mbulojë mbi veshët e tyre (i vumë në gjumë) në shpellë për disa vite me rradhë.
12. Pastaj ata i zgjuam (prej gjumit) për të parë se cili prej tyre dy grupeve është më preciz në njehësimin e kohës sa qëndruan gjatë.
13. Ne po të rrëfejmë saktë çështjen e tyre. Ata ishin disa djelmosha, kishin besuar Zotin e tyre, e Ne atyre edhe më ua shtuam bindjen.
14. Edhe i forcuam zemrat e tyre (i bëmë të qëndrueshëm) sa që kur ngritën thanë: "Zoti ynë është Zoti i qiejve e i tokës, nuk adhurojmë ndonjë zot tjetër pos Tij, e Ne atyre edhe më ua shtuam bindjen.
15. Këta, populli ynë ka besuar zota tjerë pos Tij, pse pra nuk sjellim ndonjë argument të qartë për aa? A ka më mizor se aiqë shpif gënjeshtër ndaj All-llahut?
16. Derisa jeni izoluar prej tyre dhe prej asaj që adhurojnë ata, pos All-llahut, atëherë strehonu në shpellë, e Zoti juaj ju dhuron nga mëshira e tij e gjerë dhe u lehtëson në çështjen tuaj atë që është në dobinë tuaj.
17. Dhe ti e shihje diellin kur lindte bartej prej shpellës së tyre nga ana e djathtë, e kur perëndonte largohej nga ata nga ana e majtë, e ata ishin në një vend të gjerë të saj. Kjo ishte një nga argumentet e All-llahut. Atë që e udhëzon All-llahu, ai vërtet është udhëzuar, e atë që e humb, ti nuk do të gjejsh për të ndihmës që do ta udhëzonte.
18. Do të mendoje se ata janë të zgjuar, ndërsa ata ishin të fjetur, e Ne i rotullonim herë në krahun e djathtë e herë në të majtin. Qeni i tyre kishte shtrirë këmbët e para pranë hyrjes. Sikur të kishe hasur në ta, do të ishe kthyer duke ikur dhe do të ishe mbushur frikë prej tyre.
19. Ashtu (sikurse i vumë në gjumë) i zgjuam ata që të pyesin njëri-tjetrin (se sa kanë fjetur). Njëri prej tyre foli e tha: "Sa keni ndejur?" Ata thanë:"Kemi ndejur një ditë ose një pjesë të ditës!" Disa thanë: "Zoti juaj e di më së miri se sa keni ndejur, prandaj dërgonie njërin prej jush me këtë argjend (monedhë argjendi) në qytet, e të zgjedhë ushqim më të mirë, e t'ju sjellë atë juve dhe le të ketë shumë kujdes e të mos i japë të kuptojë askujt për ju".
20. Pse, nëse ata (të qytetit) kuptojnë për ju, do t'ju mbysin me gurë, ose do t'ju kthejnë në fenë e tyre, e atëherë kurr nuk keni për të shpëtuar.
21. Dhe ashtu (sikurse i zgjuam nga gjumi) i zbuluam (t'i shohim njerëzit), e të kuptojnë se premtimi i All-llahut (për ringjallje) është i sigurt dhe se katastrofa e përgjithshme (kijameti) është e padyshimtë. (i zgjuam) Mu atëherë kur ata (populli) bisedonin për çështjen e tyre dhe thanë: "Ndëronu atyre një ndërtesë (të jetë shenjë). Zoti i tyre di më së miri për ta. E ata që ishin me shumicë thanë: "Do të ndërojmë gjithqysh në hyrjen e tyre një xhami".
22. Ata (që bisedonin për këtë) do të thonë: "Ishin tre, i katërti ishte qeni i tyre, dhe thonë: "Ishin pesë, e qeni i tyre ishte i gjashti i tyre", kjo ishte hamendje, po edhe thonë: "Ishin shtatë, e qeni i tyre ishte i teti!" Thuaj: "Zoti im di më së miri për numrin e tyre, përveçnjë pakice nuk di kush për ta, e ti (Muhammed) mos polemizo për numrin e tyre vetëm ashtu në tërësi, dhe askë mos e pyet për ta".
23. Dhe mos thuaj kurrsesi për ndonjë çështje: "Unë do të bëj këtë nesër!"
24. Vetëm (nëse i shton): "Në dashtë All-llah!" E kur të harrosh, përmende Zotin tënd dhe thuaj: "Shpresohet se Zoti im do të më japë udhëzim edhe më të afërt prej këtij (të as-habi kehfit)".
25. (dhe thonin) Ata qëndruan në shpellën e tyre treqind e nëntë vjet.
26. Thuaj: "All-llahu e di më së miri sa kanë ndejur, Atij i takon fshehtësia e qiejve dhe tokës. Çfarë (i çuditshëm) është të pamët e Tij dhe çfarë është të dëgjuarit e Tij! Pos Tij ata (njerëzit) nuk kanë ndihmëtarë. Në vendimin e Tij nuk mund t'i përzihet askush.
27. Lexo çka të është shpallur ty nga libri i Zotit tënd! Nuk ka kush që mund t'i ndryshojë fjalët e Tij dhe pos Tij, nuk mund të gjesh stehim.
28. Përkufizoje veten tënde me ata që lusin Zotin e tyre mëngjes e mbrëmje, e që kanë për qëllim kënaqësinë (razinë) e Tij, dhe mos i hiq sytë e tu prej tyre e të kërkosh bukurinë e kësaj bote dhe mos iu bind atij që ia kemi shmangur zemrën e tij prej përkjtimit ndaj Nesh dhe i është dhënë epshit të vet, pse puna e tij ka mbaruar.
29. E ti thuaj: "E vërteta është nga Zoti juaj, e kush të dojë, le të besojë, e kush të dojë, le të mohojë. Ne kemi përgaditur për jobesimtarët zjarr që muret e tij (të flakës) i rrethojnë ata, e nëse kërkojnë shpëtim, ndihmohen me një ujë si katran që përzhit fytyrat. E shëmtuar është ajo pije, e vend i keq është ai".
30. E ata që besuan dhe bënë vepra të mira, s'ka dyshim se Ne nuk humbim shpërblimin atij që është bamirës.
31. Të tillët e kanë vendin në Xhennetin e Adnit, nën të cilin rrjedhin lumenj; e aty stolisen me rrathë të artë dore dhe ata veshin rrobe të gjelbërta prej mëndafshi të hollë e të trashë, janë mbështetur aty në shtretër. Sa shpërblim i mrekulleshëm është dhe sa vend i bukur është ai.
32. E ti sillu atyre (që kërkuan t'i largosh varfanjakët) si shembul dy njerëz; njërit prej tyre i dhamë dy kopshte (vreshta) nga rrushi dhe ato i rrethuam me hurma, e në mes atyre djave bimë tjera.
33. Të dy kopshtet jepnin frutat e veta pa munguar prej tyre asgjë, e në mesin e tyre bëmë të rrjedhë një lumë.
34. Ai kishte edhe pasuro tjetër. E ai atij shokut të vet (që ishte besimtar) itha: - duke iu krenuar atij - "Unë kam pasuri më shumë se ti e, kam edhe krah më të fortë!"
35. Dhe ai hyri në kopshtin e vet (e me besimtarin për dore), po duke qenë dëmtues i vetës (duke mos besuar dhe duke u krenuar) tha: "Unë nuk mendoj se zhduket kjo kurrë!"
36. Dhe nuk besoj se do të ndodhë kijameti, (dita e gjykimit), por nëse bëhet që të kthehem te Zoti im, padyshim do të gjej ardhmëri edhe më të mirë se kjo.
37. Atij ai shoku ivet (besimtari) itha - duke e polemizuar atë -: "A e mohove Atë që të krijoi ty nga dheu, pastaj nga një pikë uji, pastaj të bëri njeri të plotë?"
38. "Por për mua, Ai All-llahu është Zoti im, e Zotit tim unë nuk ibëj shok askë!"
39. E pse ti kur hyre në kopshtin tënd nuk the: "Ma shaell llah, la kuvete il-la bil lah" - (Allhu çka do, bëhet, s'ka fuqi pa ndihmën e Tij). Nëse ti më sheh mua se unë kam më pak prej teje edhe pasuri edhe fëmijë (krah më të dobët).
40. Po unë shpresoj se Zoti im do të më japë edhe më të mirë nga kopshti yt, e këtij tëndit t'i shkaktojë fatkeqësi nga qielli e të gdhijë tokë e lëmuar (e zhveshur).
41. Ose të gdhijë uji i shterur, e ti kurrsesi nuk mund ta kërkosh atë!"
42. Dhe vërtet, u shkatërruan frutat e ti, e ai filloi tërrahë shuplakët për atë që kishte shpenzuar në të, e ajo ishte rrënuar në kulmet e saj dhe thoshte: "O i mjeri unë, të mos i kisha bërë Zotit tim akë shok!"
43. E nuk pati krah (grup), pëveç All-llahut të vërtetë që t'i ndihmojë atij dhe nuk mundi ta pengojë.
44. Në atë vend ndihma është vetëm e All-llahut të vërërtetë. Ai është shpërblyesi më i mirë dh te Ai ëhstë përfundimi më i mirë.
45. E ti (Muhammed) paraqitjau atyre shembullin e kësaj bote që ëshë si një ujë (shi) që Ne e lëhsojmë nga qielli, e prej tij bima e tokës zhvillohet e shpeshëtohet sa që përzihet mes vete, e pas pak ajo bëhet byk (pas tharjes) që e shpërndajnë erërat. All-llahuka fuqi për çdo send.
46. pasuria dhe fëmijët janë stoli e kësaj bote, kurse veprat e mira (frtyi i të cilave është i përjetshëm) janë shpërblimi më i mirë te Zoti yt dhe janë shpresa më e mirë.
47. (Prkujto) Ditën kur Ne i shkulim kodrat, dhe tokën e sheh të sheshtë (të zbuluar) dhe Ne i tubojmë ata e nuk na mbete asnjë prej tyre pa e tubuar.
48. Dhe vihet libri (i veprave),e i sheh mëkatarët të frikësuar nga shënimet që janë në të dh thonë: "Të mjerët ne, ç'është puna e këtij libri që nuk ka lënë as (mëkat) të vogël e as të madh pa e përfshirë?" dhe atë që vepruan e gjejnë të gatshme - prezente, e Zoti yt nuk i bën padrejt askujt.
50. (Përkujto) Kur u thamë engjëjve: "Përuluni Ademit, e ata iu përulën përpos Iblisit. Ai ishte nga xhinët, prandaj nuk respektoi urdhërin e Zotit të vet. Vallë, a në vend Timin do ta merrni për mik atë dhe pasardhësit e tij, ndërsa ata janë armiq tuaj?" Sa këmbim i shëmtuar është ai i jobesimtarëve!
51. Unë nuk ua prezentova krijimin e qiejve e të tokës atyre që po i adhuroni e as krijimin e vetë atyre, e as nuk mora mdihmëtrë të humburit.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Perkethimi i Kur'an-it ne gjuhen Shqipe - Faqe 2 Empty Re: Perkethimi i Kur'an-it ne gjuhen Shqipe

Mesazh nga Alberti Sun 31 Jan 2010 - 8:59

52. E ditën kur Ai thotë: "Thirrni ata, për të cilët menduat se janë bashpuntorët e Mij!" I thërrasin, por ata nuk u përgjigjen (për ndihmë) atyre dhe ato lidhjet e tyre (në dynja) Ne i zhdukim.
53. Kriminelët e shohin zjarri dhe binden se do të hudhen në të, dhe se nuk do të gjejnë shtegdalje prej tij.
54. Në këtë Kur'an Ne shtruam çdo lloji shembulli për hirë të njerëzve, po njeriu (jobesimtar), më shumë se çdo tjetër është kundërshtar.
55. Pasi që t'u ketë ardhur udhëzimi, njerëzit nuk i pengoi tjetër të besojnë dhe të kërkojën falje prej Zotit të tyre, vetëm se presin t'u vijë edhe atyre fatëkeqësia e popujve të mëparshëm ose t'u vijë atyre dënimi ballë për ballë.
56. Ne nuk i dërgojmë ndrushe të dërguarit pos vetëm si përgëzues e qortues. E, megjithatë, ata që nuk besuan polemizojnë me të, ta mbizotërojë të vërtetën, dhe argumentet e Mia dhe atë me çka u qortuan i marrin për tallje.
57. Kush është më zullumqarë se ai që është këshilluar me argumentet e Zotit të vet, e ua kthejn shpinën atyre dhe harron atë që vetë e punoi? Ne kemi vënë mbi zemrat e tyre mbulesë në mënyrë që të mos e kuptojnë atë (Kur'anin), kurse në veshët e tyre shurdhim, andaj edhe nëse i thërret ti ata nërrugë të drejtë, ata si të tillë nuk do të udhëzohen kurrë.
58. Zoti yt është që flë shumë dhe bën mëshirë të madhe, sikur t'i ndëshkonte ata për atë që kanë vepruar, do t'ua ngutte atyre tash dënimin, por ata kanë momentin e caktuar, e pos Tij nuk do të gjejnë ata strehim.
59. Ato janë fshatra (vendbanime) që kur bënë zullum, Ne i shkatërruam dhe për shkatërrimin e tyre u patëm caktuar kohë të sakta.
60. (përkjto) Kur Musai djaloshit që e shoqëronte i tha: "Nuk do të ndalem së ecuri deri të arrijë vendtakimin e e dy deteve, ose do të udhëtoj një kohë të gjatë.
61. Kur arritën ata të dy vendtakimin e atyre deteve, e harruan pehkun e tyre, e ai (peshku) mori rrugën e vet si (strofull) në det.
62. Pasi ata e kaluan atë vend, ai (Musai) i tha djaloshit: "Na jep sillën tonë (ushqimin), meqë nga ky udhëtim jemi lodhur".
63. AI (djaloshi - Jushaë bin Nun) tha: "A e sheh!?" Kur u strehuam te shkëmbi, unë e harrova peshkun dhe përveç djallit, nuk më bëri ksh ta harrojë q të përkujtojë ty atë, dhe ai në mënyrë të çuditshme mori rrugën për në det!
64. Ai (Musai) tha: "Ai është (vendi) që ne po e kërkojmë!" Dhe u kthyen që të dy rrugës së tyre prej nga kishin ardhur.
65. Dhe e gjetën një robë Tanë, të cilit i kemi dhuruar mëshirë nga ana e Jonë dhe e kemi mësuar me një dituri të posaçme nga Ne.
66. Atij (Hidrit - njeriut të mirë e të dijshëm) Musai i tha: "A pranon të vijë me ty, që të më mësosh nga ajo që je imësuar(i dhuruar) ti: dituri të drejtë e të vërtetë?
67. Ai (Hidri) tha: "Sigurisht, ti nuk do të mund të kesh durim me mua!"
68. Si do të durosh për atë që nuk je i njoftuar?
69. (Musai) Tha: "Në dashtë All-llahu, do të shohësh se do të jem i durueshëm dhe nuk do të kundërshtoj ty asgjë!"
70. Ai i tha: "Nëse më shoqëron ti mua, atëherë mos më pyet për asgjë, derisa unë vetë të të tregoj për të".
71. E ata të dy shkuan (duke ecur) deri kur hipën në anije, ai (i dishmi) e shqeu atë. Ai (Musai) tha: "A e shqeve që ti fundosësh udhëtarët e saj, vërtet bëre një punë të hatashme?"
72. Tha: "A nuk të thashë se nuk do të mund të kehs durim me mua?"
73. (Musai) Tha: "Mos më qorto për se harrova dhe më mundo me vështirësi në këtë shoqërim timin (lehtësoma punën)!"
74. Vazhduan të shkojnë deri kur e takuan një djalë të ri, e ai (i dijshmi) e mbyti atë. (Musai) Tha: "A e mbyte njeriun e pastër, pa mbytë ai askë?! Vërtet ke bërë një pumë të shëmtuar!"
75. Ai (i dijshmi) tha: "A nuk të thashë se vërtet ti nuk do të mund të kesh durim me mua?"
76. (Musai) Tha: "Nëse pas kësaj të pyes (të kundërshtoj) për ndonjë gjë, atëherë mos më lejo të shoqëroj. Tashmë ndaj meje ke arsyetim (të mos më shoqërosh)!"
77. Vazhduan të shkojnë deri arritën te bannorët e një qyteti që prej tyre kërkuan t'u japin ushqim, po ata nuk deshën t'i pranojnë si mysafirë (e as t'i ushqejnë) e ata të dy gjetën një mur që gati rrëzohej, e ai e drejtoi atë (murin). (Musai) Tha: "Sikur të kishe dashur do t'u merrje shpërblim për këtë!"
78. Ai (i dijshmi) tha: "Tash ka ardhur koha e ndarjes mes meje e teje, e unë do të tregoj për domethënien e asaj që nuk mund të keshë durim!"
79. Sa i përket anijes, ajo ishte pronë e të varfërve, që veprojnë në det, e unë desha të bëjë atë me të meta, ngas para tyre ishte një sundues që grabiste çdo anije (të aftë - pa të meta).
80. Sa i përket djaloshit, dy prindërit e tij ishin besimtarë, e u frikësuam se ai do t'i shpie ata të dy në humbje e në mosbesim.
81. Deshëm që Zoti t'u japë në vend të tij një më të mirë se ai dhe më të afërt në respekt dhe në mëshirë (ndaj prindërve).
82. Përsa i përket murit, ai ishte i dy djelmoshave jetimë të atij qyteti, e nën të ata kishin një thesar (ari) dhe babai i tyre ka qenë njeri i mirë, e Zoti yt dëshiroi që ata dy (jetimë) ta arrijnë pjekurinë e vet dhe ta nxjerrin ata vetë thesarin e tyre. Kjo ishte mëshrë e Zotit tënd (ndaj tyre). Dhe unë nuk e pranova tërë atë sipas bindjes sime (po sipas udhëzimit të Zotit). Ky, pra, është sqarim i asaj për të cilën nuk munde të kesh durim!
83. Të pyesin ty për Dhulkarnejnin, thuaju: "Do t'ju rrëfej për punën e tij me Kur'an (me shpallje)".
84. Ne i mundësuam atij forcë në tokë dhe i dhamë mundësi për çdo send që të mund të arrijë.
85. Ai iu rrek një aso mundësie (dhe mori rrugën nga perëndimi).
86. Deri kur vendperëndimin e diellit, e gjrti se po perëndon në njëfarë burimii me lym të zi dhe aty e gjeti një popull. E Nei thamë: "O Dhulkarnejn, ose do t'i dënosh, ose do t-i marrësh me të mirë e t'i udhëzosh!"
87. Ai (Dhulkarnejni) tha: "Ai që vazhdon edhe mëtej të jetë zullunqar, atë do ta dënojmë, pastaj i kthehet Zotit të vet e Ai e dënon atë me një dënim të tmerrshëm".
88. Sa i përket atij që besoi dhe bëri vepra të mira, atij i takon shpërblimi më i mirë (Xhenneti) dhe atij nga ana Jonë do t'i bëjmë lehtësi (në jetë).
89. Pastaj, ai iu rrek një aso mundësie (mori rrugën e lindjes).
90. Deri kur arriti vndlindjen e diellit, e gjeti atë se po lind mbi një popull, që nuk i kemi dhënë ndonjë mbulojë prej tij (diellit).
91. Ashtu (bëri edhe me këtë popull), e Ne e kemi ditur gjendjen e tij (mundësitë dhe sundimin e drejtë të tij).
92. Mandej, ai iu rrek ërsëri një aso mundësie (një rrugë të tretë mes perëndimit e lindjes - nga veriu).
93. Deri kur arriti mes dy kodrave (si penda) dhe mbrapa tyre gjeti një popull që thuajse nuk kuptonte asnjë gjuhë (përveç gjuhës së vet).
94. Ata thanë: "O Dhulkarnejn, vërtet Jexhuxhi dhe Mexhuxhi janë duke bërë shkatërrime në tokë, a bën që ne të japim ty një kontribut (një formë tagri a tatimi), e që të bësh një pendë mes nesh dhe mes tyre?"
95. Ai (Dhulkarnejni) tha: "Atë që mua ma mundësoi Zoti im është shumë më e mirë (nga ajo që më ofroni ju), po ju më ndihmoni me fuqi punëtore të bëj një pendë të fortë mes jush dhe mes atyre!".
96. Më sillni copa të hekurit! E kur e nivelizoi ai me dy anët e kodrave, tha: "Ndizni!" e kur e bëri atë (hekurin) zjarr (si zjarr nga të ndezurit) tha: "Më sillni bakër të shkrirë t'ia hedhë atij!"
97. E ata as nuk arritën ta kapërcenin e as ta shponin.
98. Ai (Dhulkarnejni) tha: "Kjo është një e mirë nga Zoti im, e kur të vjen caktimi i Zotit tim, Ai e bën atë rrafsh, e caktimi i Zotit tim është i sigurt.
99. (Kur të vijë caktimi i Zotit, ose kur të dalin Jexhuxh Mexhuxhët) Ne bëjmë atë ditë që ata të përzihen si valët njëra me tjetrën. Dhe i fryhet Surit (për herën e dytë) e të gjithë ata i tubojmë.
100. Atë ditë ua prezentojmë zhehenemin jobesimtarëve me një prezentim të hapët (trishtues).
101. Atyre që sytë i kishin të mbuluar ndaj argumenteve te Mia dhe që nuk mund të dëgjonin (fjallët e All-llahut).
102. A mos menduan aa që nuk besuan se përkundër Meje të marrin zota (mbrojtës) robtë e Mi? Ne kemi përgatitur për jobesimtarët Xhehennemin vendpritje.
103. Thuaj: "A t'ju tregojmë për më të dëshpruarit në veprat e tyre?"
104. Ata janë veprimi i të cilëve u asgjësua në jetën e kësaj bote, e megjithatë ata mendojnë se janë kah bëjnë mirë.
105. Të tillët janë ata që nuk besuan argumentet e Zoit të tyre as takimin (ringjalljen) e Tij, andaj veprat e tyre shkuan huq dhe në ditën e gjykimit atyre nuk do t'u jepet kurrfarë vlere.
106. Këtë, ngase shpërblimi i tyre është Xhehennemi, për shka se nuk besuan dhe argumentet e Mia e të dërguarit e Mi i morën për tallje.
107. S'ka dyshim se ata që besuan dhe bënë vepra të mira, vendpritje për ta janë Xhennetet e Firdevsit.
108. Aty do të jenë përgjithmonë, e nuk kërkojnë të largohen nga ai (ose t'u ndryshohet).
109. Thuaj: "sikur të ishte deti ngjyrë për t'i shkruar fjalët e Zotit tim, deti (uji i tij) do të shterrej para se të përfundojnë fjalët e Zotit tim, e edhe sikur të sillnim shtesë edhe një si ai (deti)".
110. Thuaj: "Unë jam vetëm njeri, sikurse ju, mua më shpallet se vetëm një Zot është Zoti juaj, e kush është që e shpreson takimin e Zotit të vet, le të bëjë vepër të mirë, e në adhurimin ndaj Zotit të tij të mos përziejë askë

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Perkethimi i Kur'an-it ne gjuhen Shqipe - Faqe 2 Empty Re: Perkethimi i Kur'an-it ne gjuhen Shqipe

Mesazh nga Alberti Sun 31 Jan 2010 - 8:59

1. Kaf Ha Ja' A'jn Sadë!
2. (ky është) Përkujtim i mëshirës së Zotit tënd ndaj robit të vet Zekeriait,
3. Kur ai iu lut Zotit të vet me një zë të ulët, e
4. Tha: "Zoti im! Vërtet, mia më janë dobësuar eshtrat, më janë përhapur thinjat në kokën time, e me lutjen time ndaj Teje o Zoti im, asnjëherë nuk kam qenë i dëshpëruar".
5. Unë ua kam frikë pasardhësve të mi pas meje (kushërinjve se do ta humbnin fenë), ndërsa gruaja ime është sterile, pra më falë nga ajo mirësia Jote një pasardhës (një fëmijë).
6. Të më trashëgojnë mua dhe t'i trashëgojë ata nga familja e Jakubit, dhe bërë atë, o Zoti, të këndshëm! (të vyeshëm)!"
7. O Zekëria, Ne po të përgëzojmë ty me një djalë, emri i të cilit është Jahja, e që askush para tij nuk u emërtua me këtë emër.
8. Ai tha: "Zoti im, si do të kemë unë djalë kur gruaja ime ishte që nuk liind, e unë kam arritur pleqëri të thellë?"
9. Tha: "Ja, kështu Zoti yt ka thënë: se ajo për Mua është lehtë; Unë të krijova më parë ty, që nuk ishe fare!"
10. Ai (Zekeriai) tha: Zoti im, më jep mua një shenjë (që të di)!" Ai (All-llahu) tha: "Shenja jote është se, (duke qenë shëndoshë e mirë), nuk do të mund t'u flasesh njerëzve tri net (e tri ditë)".
11. Dhe ai doli prej faltores para popullit të vet dhe u dha shenjë adhuroni (All-llahun) mëngjes e mbrëmje.
12. O Jahja, merre librin me shumë kujdes, dhe ashtu, dhe ashtu Ne i dhamë atij urtësi kur ishte fëmijë.
13. Dhe nga ana jonë i mundësuam të jetë i butë, i pastër dhe respektues (i dëgjueshëm).
14. Edhe i sjellshëm ndaj prindërve të vet, nuk ishte kryelartë e i padëgjueshëm.
15. Dhe selam (prej nesh) atij ditën kur u lind, ditën kur vdes dhe ditën kur do të ngritet i gjallë (e përshëndetën dhe i garantuam)!
16. E, përmendju në këtë libër (tregimin për) Merjemen kur ajo u largua prej familjes së saj në një vend në lindje.
17. Ajo, vuri një perde ndaj tyre, e Ne ia dërguam asaj Xhebrilin, e ai iu paraqit asaj njeri në tërësi.
18. Ajo tha: "Unë i mbështetem të Gjithëmëshirëshmit prej teje, nëse je që frikësohesh Atij (pra më le të lirë)!"
19. Ai (Xhibrili) tha: "Unë jam vetëm i dërguar (melek) i Zotit tënd për të dhuruar ty një djalë të pastër (pejgamber)".
20. Ajo tha: "Si do të kem unë djalë, kur mua nuk më është afruar njeri (nuk jam e martuar), e as nuk kamë qenë e pamoralshme".
21. Ai (Xhibrili) tha: "Ja, kështu ka thënë Zoti yt; ajo për Mua është lehtë, e për ta bërë atë (djalin e krijuar pa babë) argument për njerëzit e edhe mëshirë nga ana e Jonë. Kjo është çështje e kryer!"
22. Ajo e barti atë (Isain), andaj (me të në bark) u izolua në një vend të largët.
23. E dhembja (e lindjes) e mbështeti atë te një trup i hurmës. Ajo tha: "Ah sa mirë ka qenë për mua të kisha vdekur para kësaj e të isha e harruar që moti!"
24. E prej së poshtmi atë e thirri (Xhibrili): "Mos u brengos, Zoti yt bëri pranë teje një përrockë (uji)".
25. E ti shkunde trupin e hurmës se do të bijnë ty hurma të freskëta.
26. Ti pra, ha pi e qetësou, dhe nëse sheh ndonjë prej njerëzve thuaj: "Unë ka vendsur heshtje për hir të Gjitëhmëshirshmit, andaj asnjë njeriu sot nuk i flas!"
27. Dhe duke e bartur ngryk shkoj me të te të afërmit e vet ata i thanë: "Oj Merjeme, ke bërë një punë shumë tëkeqe!"
28. Oj motra e Harunit, babai yt nuk ishte njeri i prishur e as nëna jote nuk ka qenë e pamoralshme!
29. Atëherë ajo u dha shenjë kah (Isai). Ata thanë: "Si t'i flasim atij që ëshë foshnjë në djep?"
30. Ai (Isai) tha: "Unë jam rob i All-llahut, mua më ka dhënë (ka caktuar të më japë) librin dhe më ka bërë Pejgamber.
31. Më ka bërë dobiprurës kudo që të jem dhe më ka porositur me namaz (falje) e zeqatë për sa të jemë gjallë!
32. Më ka bërë të mirësjellshëm ndaj nënës sime, e nuk më ka bërë kryelartë as të padëgjueshëm!
33. Selami (shpëtim prej All-llahut) është me mua ditën kur u linda, ditën kur të vdes dhe ditën kur të dal (prej varrit) i gjallë!"
34. Kjo është (fjalë) e vërtetë, rreth Isait, birit të Merjemes në të cilin ata shkaktojnë dyshime.
35. Nuk i takoi (nuk ka nevojë) All-llahu të ketë ndonjë fëmijë, i pastër është Ai, kur dëshiron një send Ai vetëm i thotë atij: Bëhu!". Ai menjëherë bëhet.
36. (Isai i tha popullit të vet) Dhe se All-llahu është Zoti im dhe Zoti juaj, pra adhuronie Atë, kjo është rrugë (fe) e drejtë.
37. Po, grupet u kundërshtuan mes vete (rreth Isait). Të mjerët ata që nuk besuan se çka kanë për të parë ditën e madhe!
38. Ditën kur do të na paraqiten neve, sa mirë do të dëgjojnë edhe shohin (ose njerëzit do të dëgjojnë e shohin çka i gjen ata), por tash për tash (në këtë jetë) zullumqarët janë të humbur qartë.
39. Ti tërhiqu atyre vërejtjen për ditën e dëshprimit, kur të marrë fund çështja (e përgjejgësisë e dikush në xhehet, dikush në zjarr), se ata (sot) janë të painformuar, dhe ata nuk janë duke besuar.
40. S'ka dyshim se Ne e trashëgojmë (na mbetet) tokën dhe çka ka në të, dhe të Ne do të jetë e ardhmja e tyre.
41. Përkujtoju (lexoju idhujtarëve e të tjerëve) në Libër (në Kur'an) Ibrahimin. Ai vërtet ishte shumë i drejtë dhe pejgamber.
42. Kur babait të vet i tha: "O babai im, pse adhuron atë që as nuk dëgjon, as nuk sheh, e as nuk ke asgjë prej tij?
43. O babai im, mua më është dhënë nga dituria çka ty nuk të është dhënë, andaj më dëgjo se unë të udhëzoj në rrugë të drejtë

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Perkethimi i Kur'an-it ne gjuhen Shqipe - Faqe 2 Empty Re: Perkethimi i Kur'an-it ne gjuhen Shqipe

Mesazh nga Alberti Sun 31 Jan 2010 - 9:00

44. O babai im, mos adhuro djallin, sepse djalli është kundërshtar i Mëshiruesit.
45. O babai im, unë kam frikë se do të godet ndonjë dënim prej të Gjithmëshirshmit e do të jesh shok i djallit!"
46. Ai (babai) tha: "A ti, Ibrahim, i refuzon zotat e mi? Nëse nuk ndalesh (së fyeri ndaj zotave të mi), unë do të gurëzoj, ndaj largohu prej meje për një kohë të gjatë!"
47. Ai (Ibrahimi) tha: "Qofsh i lirë prej meje! Unë do ta lus Zotin tim për të falur ty, pse ai (babai) shte i kujdsshëm ndaj meje.
48. Unë po largohem prej jush dhe prej çka adhuroni ju pos All-llahut, e shpresoj se me adhurimin ndaj Zotit tim nuk do të jem i humbur!"
49. E pasi u largua prej tyre dhe prej çka adhuronin ata pos All-llahut, Ne i dhuruam atij Is-hakun dhe Jakubin dhe që të dy i bëmë pejgamberë.
50. Dhe atyre (të gjithëve) u dhamë (të mira) nga mëshira Jonë, edhe i bëmë që të jenë të përmendur për të mirë (ndër njerëz).
51. Përmendju në Libër (tregimin për) Musain! ai ishte i zgjedhur (prej Zotit) dhe ishte i dërguar, pejgamber.
52. Dhe Ne e thirrëm nga ana e djathtë e kodrës Tur, e afruam për t'i folur (të dëgjojë bisedën tonë).
53. Nga mëshira Jonë i dhamë vëllain e tij Harunin, Pejgamber.
54. Përkujtoju në këtë Libër Ismailin! Ai ka qenë shumë besnik (premtoi të bëhet kurban) dhe i dërguar, pejgamber.
55. Ai urdhëronte familjen e vet me faljen e namazit dhe me zeqatë, dhe ishte dhumë i pranishëm te Zoti i tij.
56. Përkujtoju në libër edhe Idrisin! Ai ishte shumë i drejtë dhe pejgamber.
57. Ne e ngriëm atë në një vend të Lartë (ia ngritëm lart famën).
58. Këta (të përmendur) ishin që All-llahu i gradoi nga pejgamberët pasardhës të Ademit, prej pasardhësve të atyre që i patëm bartur (në anije) bashkë me Nuhun, prej pasardhësve të Ibrahimit dhe të Jakubit (Israilët), dhe prej atyre që i udhëzuam dhe i bëmë të zgjedhur; kur u lexoheshin atyre ajetet e Zotit, binin në sexhde dhe qanin.
59. E pas tyre (të mirëve) erdhën pasardhës të këqij, që e lanë namazin e u dhanë pas kënaqësive (trupore), e më vonë do të hidhen në çdo gjë të keqe (ose në Gaja).
60. Me pëjashtim të atij që pendohet dhe beson e bën vepra të mira, të tillët do të hyjnë në Xhennet dhe atyre nuk u bëhet padrejtë.
61. Ato janë Xhennetet e Adnit. që Mëshiruesi u pat premtuar robve të vet, pa i parë ata (i besuan pa i parë), e premtimi i Tij është i kryer.
62. Aty nuk dëgjojnë fjalë boshe, por vetëm përshëndetje. Aty manë ushqimin e vet (të llojllojshëm) mëngjes e mbrëmje.
63. Ato janë Xhennetet që do t'ua trashëgojnë robve Tanë që ishin të ruajtur.
64. Ne (engjënt, thotë Xhibrili) nuk zbresim (nuk vijmë) vetëm me urdhërin e Zotit tënd. Vetëm Atij i takon e tërë çështja e tashme e ardhme dhe mes tyre, e Zoti yt nuk është që harron.
65. Ai është Zoti i qiejve dhe i tokës dhe çka ka në mes tyre, pra Atë adhuroje, e në adhurim ndaj Tij bëhu i qëndrueshëm. A di për Të ndonjë emnak (adash)!
66. E njeriu thota: "A njëmed pasi të vdes do të nxirrem i gjallë (do të ringja;;en)?"
67. Po, a nuk po mendon njeriu se Ne e krijuam atë më parë kur ai nuk ishte asgjë?
68. Pasha Zotin tënd, Ne do t'i tubojmë (pas ringjalljes) ata bashkë më djajtë dhe do t'i afrojmë ata rreth Xhehennemit të gjunjësuar.
69. Pastaj, nga secili grup do t'i kapim ata që kishin qenë më jorespektues ndaj të Gjithmëshirshmit.
70. E Ne e dujmë më së miri se cili prej tyre ka më meritë të hudhet në të.
71. Dhe nuk ka asnjë prej jush që nuk do t'i afrohet atij. Ky (kontaktim i Xhehennemit) është vendim i kryer i Zotit tënd.
72. Pastaj, (pas kalimit pran tij) do t'i shpëtojmë ata që ishin ruajtur (mëkateve), e zullumqarët do t'i lëmë aty të gjunjëzuar.
73. E kur u lexoheshin atyre ajetet tona të argumentuara, ata që nuk kshin besuar u thoshin atyre që kishin besuar: "Cili grup (ne ose ju) ka vend jete më të mirë dhe kuvend më autoritativ?"
74. E, sa e sa gjenerata kemi shkatërruar para tyre e që ishin më të pajisur dhe më të dukshëm.
75. Thuaj: "Atij që është në humbje (në mosbesim), le t'ia vazhdojë atij i Gjithfuqishmi për një kohë, e kur do ta shohin atë që po u premtohet: ose dënimin (në këtë jetë) ose kijametin, atëherë do ta kuptojnë se kush do të jetë në pozitë më të keqe dhe më i dobët në përkrahje!"
76. E All-llahu u shton besimi atyre që u udhëzuan, e veprat e mira të pëjetshme, janë shprblim më i dobishëm te Zoti yt, dhe përfundim me i mirë.
77. A je i njoftyar për atë që mohoi argumentet Tona e tha: "Mua githqysh do të më jepet pasuri e fëmijë (në botën tjetër)?"
79. Jo, nuk është ashtu, po Ne do të shënojmë atë që po e thotë ai, dhe do të vazhdojmë atij dënim pas dënimi.
80. Dhe Ne e trashëgojmë atë (në pasuri e fëmijë) që të thotë ai, e ai ka për të na ardhur i vetmuar.
81. Dhe kur ata në vend të All-llahut adhuruan zota tjerë për t'u krenuar me ta.
82. Përkundrazi, ata (idhujt) do të tërhiqen prej adhurimit të atyre dhe do të bëhen armiq të tyre.
83. A nuk e di ti se Ne i kemi lëshuar djajt kundër jobesimtarëve, e ata nxisin pa ndërpreë në vepra të këqija.
84. Pra, ti mos u ngut kundër tyre, se Ne jemi duke ua numëruar atyre (jetën në ditë, frymëmarrje etj.).
85. Ditën kur do t'i tubojmë të devotshmit te i Gjithëmëshirshmi si musafirë të ftuar.
86. Ndërsa mëkatarëve u grahim në Xhehennem të etshëm.
87. Nuk ka të drejtë ndërmjetësim askush, përveç atij që ka lejuar i Gjithëfuqishmi.
88. Ata thanë: "I Gjithëfuqishmi ka fëmijë".
89. Ju (jobesimtarë) vërtet sollët një fjalë shumë të shëmtuar.
90. Aq të shëmtuar sa gati u copëtuan qiejt, gati pëlciti toka dhe gati u shembën kodra nga ajo (fjalë).
91. Për atë se të Gjithëmëshirshmit i përshkruan fëmijë.
92. E të Gjithëmëshirshmit nuk i takon të ketë fëmijë.
93. Nuk ka tjeër, vetëm se githë çka është në qiej e në tokë ka për t'iu paraqitur Zotit si rob.
94. Ai me diturinë e vet i ka përfshirë të githë, dhe ka numëruar e evidntuar çdo gjë të tyre në mënyrë të saktësishme.
95. Dhe në ditën e kijametit secili do t'i paraqitet Atij i vetëmuar.
96. Nuk ka dshim se ata që bënë vepra të mira, atyre i Gjithëmëshirshmi do t'u krijojë (në zemrat e tyre) dashuri.
97. Ne e bëmë atë (Kur'anin) të lehtë me gjuhën tënde vetëm që me të t'i përgëzosh të devotshmit, dhe me të t'i tëheqish vërejtjen një populli që ëshë kryeneç.
98. Sa shumë brezni kemi shkatërruar para tyre. A po vëreni ndonjë prej tyre, ose a po dëgjon zërin e ulët të tyre (nuk u ndihet zëri)?

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Perkethimi i Kur'an-it ne gjuhen Shqipe - Faqe 2 Empty Re: Perkethimi i Kur'an-it ne gjuhen Shqipe

Mesazh nga Alberti Sun 31 Jan 2010 - 9:00

1. Ta Ha.
2. Ne nuk ta shpallëm Kur'anin për të munduar ty.
3. Ta shpallëm vetëm këshillë (përkujtim) për atë që frikësohet.
4. Shpallje nga Ai që krijoi tokën dhe qiejt e lartë.
5. Mëshiruesi që qëndron mbi Arsh.
6. E Tij është çdo gjë që ekziston në qiej dhe në tokë dhe çdo gjë që gjendet në mes tyre, edhe ç'ka nën dhe.
7. Andaj, nëse bën shprehjen (lutjen haptazi), Ai e di të fshehtën, madje edhe më shumë se kjo.
8. Ai është All-llahu, nuk ka Zot pos Tij, Atij i takojnë emrat më të bukur.
9. A të ka ardhur ndonjë njohuri për ndodhin e Musait?
10. Kur ai e pa një zjarr, e i tha familjes së vet: "Rrini ku jeni, se vërejta një zjarr, e unë ndoshta do t'ju sjellë ndonjë acë prej tij, ose do të gjejë te zjarri ndonjë udhërrëfyes".
11. E kur shkoi te Ai (zjarri), u thirrë: O Musa!
12. Vërtet Unë jam Zoti yt, hiq atë që ke mbathur (opingat e nallet), se je në luginën e shenjtë Tuva.
13. Unë të zgjodha ty (për pejgamber), prandaj dëgjo mirë se ç'po të shpallet!
14. Vërtet, vetëm Unë jam All-llahu, nuk ka zot tjetër pos Meje,pra Mua më adhuro dhe fal namazin për të më kujtuar Mua.
15. S'ka dyshim se momenti (kijameti) do të vijë pa tjetër, Unë gati e kam fshehë atë; (do të vijë) për t'u shpërblyer secili njeri për atë që ka bërë.
16. Prandaj, të mos shmang ty nga kjo, ai që nuk i beson atij dhe që është dhënë pas dëshirave, se atëherë shkatërrohesh.
17. O Musa, ç'është ajo që e ke premtuar në të djathtën tënde?
18. Ai (Musai) tha: "Ai është shkopi im që të mbahem në të, dhe me të u shkund (gjethe nga drunjtë) dhenve të mia, dhe me të kryej edhe nevoja tjera.
19. Ai (All-llahu) i tha: "Hidh atë, O Musa!"
20. Ai e hodhi atë, kur ja, ai një gjarpër i madh që lëvizte me shpejtësi.
21. (All-llahu i) Tha: "Kape atë, e mos u frikëso, se Ne do ta kthejmë atë përsëri në gjendjen e mëparshme!"
22. Dhe, fute dorën tënd e do ta nxjerrësh atë të bardhë pa asnjë të metë. Kjo është një mrekulli tjetër.
23. (këtë e bëmë) Në mënyrë që të mundësojmë të shohësh disa nga argumentet Tona të mëdha.
24. "Shko te faraoni se ai ka ngritur kokë (është bërë arrogant)".
25. Ai (Musai) tha: "Ma zgjëro (më ndihmo) gjoksin tim!
26. Dhe më lehtëso në këtë punë timen!
27. Më zgjidh nyjen e gjuhës sime!
28. Që ta kuptojnë fjalën time!
29. Më cakto një ndihmëtar nga familja ime,
30. Harunin, vëllain tim,
31. Që me të të ma forcosh fuqinë time,
32. Bëma shok atë në punën time,
33. Në mënyrë që të madhërojnë Ty më shumë,
34. Dhe të përkujtojnë Ty shpesh.
35. Vërtet, Ti je Ai që na sheh dhe na i di punët".
36. Ai (All-llahu) tha: "O Musa, t'u dha ajo që kërkove!"
37. Ne edhe një herë ta dhuruam ty mirësinë Tona.
38. Atëherë kur nënën e frymëzuam me atë që nuk kuptohet ndrushe pos me inspirim (me frymëzim - shpallje).
39. (Ne i thamë) "Vëre atë (fëmijë, Musain) në arkë, e mandej hidhe në lumë e lumi e hjedhë në breg, atë e merre armiku Im dhe i tij. E nga ana Ime mbolla (në zemra të njerëzve) dashuri ndaj teje, e që të edukoheshe nën mbikëqyrjen Time".
40. Kur motra jote ecte (të përcillte) e thoshte: "A doni t'ju tregoj atë që do të kujdeset për të? E Ne të kthyem te nëna jote, që të gëzohej ajo e të mos mbetej e pikëlluar. Ti pate mbytur një njeri, e Ne të shpëtuam nga mërzia dhe të sprovuan me sprova të mëdha. Ti qëndrove me vite ndër banorët e Medjenit, e pastaj erdhe, o Musa, në kohën e caktuar".
41. Dhe Unë të zgodha ty për shpalljen Time.
42. Shko me argumentet e Mia ti dhe vëllai yt, e mos e hiqni prej kujdesit të përmendurit ndaj Meje.
43. Shkoni që të dy te faraoni, se ai vërtet e ka tepruar.
44. Atij i thuani fjalë të buta, ndoshta ai mendohet a frikësohet.
45. Ata të dy thanë: "Zoti ynë, ne kemi frikë se do të na ndëshkojë menjëherë ose do t'i kalojë kufijtë kundër nesh".
46. Ai (All-llahu) tha: "Mos u frikësoni, se Unë (me ndihmën Time) jam me ju, dëgjoj (ç'do t'ju thotë)dhe shoh (ç'do të bën me ju)".
47. I shkoni i thuani atij: "Ne jemi të dy dërguar të Zotit tënd, lëshoi beni israilët të vijnë më ne, e mos i mundo! Ne kemiardhur me argumentet nga Zoti yt, e shpëtimi është për atë që ndjek rrugën e drejtë.
48. Ne na është thënë se dënimi është për atë që gënjen (të dërguarit) dhe ia kthen shpinën besimit".
49. Ai (faraoni) tha: "E kush është Zoti i ju dyve, o Musa?"
50. (Musai) Tha: "Zoti ynë është Ai që çdo sendi i dha formën e vet, pastaj e udhëzoi atë?"
51. Ai tha: "Si është gjendja e popjve të mëparshëm?"
52. Dija për ata është te Zoti im, e shënuar në një libër. Zoti im nuk gabon e as nuk harron".
53. (Zoti im) I cili për ju e bëri tokën djep, për të mirën tuaj hapi rrugë nëpër të, lëshoi shiun prej së larti, e kjo mundësoi që të mbijnë bimë të llojeve të ndryshme.
54. Hani ju dhe kullotni kafshët tuaja (nga ato bimë). Vërtet, për të gjitha këto (që u përmendën) ka argumente për ata që kanë mendje të shëndodhë.
55. Prej asaj (tokës) Ne u krijuam ju, e ju do t'u kthejmë përsëri në të, e prej saj do t'ju nxjerrim edhe një herë.
56. Ne ia bëmë të mundshme atij t'i shohë të gjitha argumentet Ton, por ai i fënjeu ato dhe i refuzoi.
57. (Atëherë faraoni) Tha: "O Musa, a mos na ke ardhur që me magjinë tënde të na nxjerrësh prej tokës tonë (prej Egjiptit)?
58. Edhe ne do të kundërvihemi me një aso magjie, pra cakto një dhe një vend që do të na përshtatet, e që nuk do ta thyenim as ne as ti".
59. (Musai) Tha: "Koha e caktuar le të jetë dita e festës në mënyrë që njerëzit të tubohen para dite".
60. Faraoni u kthye dhe tuboi magjistarët e vet dhe doli në kohën (dhe vendin) e caktuar.
61. Atëherë Musai u tha atyre (magjistarëve): "Mjerimi është juaji, prandaj mos shpifni ndaj All-llaht ndonjë gënjeshtër e t'ju shkatërrojë me një dënim, se pa dyshim ai që shpif ka dështuar keq".
62. Ata (magjistarët) polemizuan për çështjen e tyre, por bisedën e bënë fshehurazi (nga masa).
63. Ata pastaj (pas bisedës së fshehur) thanë: "Këta të dy janë magjistarë, që me magjinë e tyre duan t'ju nxjerrin nga toka juaj dhe ta zhdukin drejtimin (ideologjinë) tuaj që padyshim është më i drejti".
64. Pra, (meqë janë magjistarë) ju vendosni seriozisht çështjen tuaj dhe dilni në shesh tok të bashkuar, e ai që trimfon sot, ai ka arritur suksesin,
65. Ata thanë: "O Musa, do të hedhësh ti apo ne po hedhim të parët?"
66. Ai (Musai) tha: Jo, hidhni ju! Kur, ja, atij iu dk se nga ajo magji e tyre litarët dhe shkopinjtë lëviznin (si gjarpërinj).
67. E Musai ndjeu në vete njëfarë frike.
68. Ne i thamë atij: "Mos ke frikë, është më se e sigurt se ti do të jesh triumfues!"
69. Tani hidhe atë që e ke në dorën tëndetë djathtë (shkopin), që t'i gëlltisë ato që i bënë ata, sepse ajo që bënë ata nuk është asgjë tjetër pos mashtrim magjistari, e magistari nuk do të ketë sukses kudo qoftë.
70. Atëherë (kur shkopi i Musait i ëlltiti) magjistarët u hodhën në sexhde e thanë: "Ne i besuam Zotit të Harunit dhe të Musait!"
".

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Perkethimi i Kur'an-it ne gjuhen Shqipe - Faqe 2 Empty Re: Perkethimi i Kur'an-it ne gjuhen Shqipe

Mesazh nga seriozi Sun 14 Apr 2013 - 4:39

Vazhdimi
Sura

Ta-Ha
magjistarët u hodhën në sexhde dhe thanë: “Ne i besuam Zotit të Harunit dhe të Musasë!” (70) “A ju i besuat, - u tha, - (Faraoni) pa u lejuar unë? Ai është mësuesi juaj, ai ju ka mësuar magjinë, dhe unë, gjithsesi, do t’iu pres duart e këmbët tërthorazi; do t’iu varë në trupat e panjave dhe sigurisht do ta dini se kush prej nesh e ka dënimin më të tmerrshëm dhe më të gjatë?! (71) “Ne ty, - i thanë, - pasha atë që na ka krijuar, nuk do të japim përparësi para argumenteve që na kanë ardhur, e ti bën çka të bësh, atë mund ta bësh vetëm në jetën e kësaj bote. (72) ne i besojmë Zotit tonë për të na falur gabimet tona dhe magjitë për të cilat ti na ke detyruar. Dhe All-llahu është më i mirë dhe i pafund”. (73) Atë, i cili para Zotit të vet del si mëkatar, e pret xhehennemi, ku as vdes as jeton. (74) Dhe kush vjen te Ai, si besimtar, dhe ka bërë vepra të mira, ata të tërë i presin merita të larta;(75) Kopshte të Adënit, ku do të rrjedhin lumenj. Aty do të mbesin përgjithmonë, dhe ajo është shpërblim për ata që po pastrohen nga mëkatet. (76)
Dhe Ne i patëm kumtuar Musaut “Transferoi robërit e mij dhe nisu me ta natën rrugës së thatë, përmes detit, pa u frikësuar se po të arrin kush dhe mos i druaj përmbytjes”.(77) Dhe Faraoni me ushtrinë e tij i ndoqi pas, por ata i mbuloi deti si i pat mbuluar. (78) dhe Faraoni e çoi popullin e vet në humbje dhe nuk e drejtoi në rrugë të drejtë. (79) O Izraelitë, Ne ju shpëtuam nga armiku juaj, dhe ju premtuam anën e djathtë të Turit dhe ju dërguam “man” dhe “selva” (fëllënza). (80) Hani ushqime me shije me të cilët ju furnizojmë dhe mos zemëroheni në këtë, e t’iu qëlloj hidhërimi im, sepse kë e godet hidhërimi im, ai e ka pësuar. (81) Unë, me siguri, jam falës i madh për atë, i cili, pendohet dhe beson e bën vepra të mira, mandej e vazhdon rrugën e drejtë. (82) “Po çka t’u ngut ty para popullit tënd, o Musa?” (83) Tha: “Ata po më ndjekin për gjurmësh dhe jam ngutur te Ti, o Zot që të jesh i kënaqur,” (84) “Ne popullin tënd, pas teje, e vumë në sprovë, tha Ai. Atë e çoi në humbje Samiriu.” (85) Dhe Musa u kthye i hidhëruar dhe i demoralizuar te populli i vet. “O populli im, - u tha, - a nuk ju dha Zoti juaj premtim të bukur, a u bë kohë e gjatë për ju apo ndoshta doni t’ju gjejë hidhërim i Zotit tuaj, prandaj nuk e keni mbajtur premtimin që ma dhatë!” (86) “Nuk e kemi thyer premtimin që ta dhamë nga vullneti ynë, - thanë ata. Kemi qenë të ngarkuar me barra nga stolitë e popullit dhe atë e shkrimë. Ashtu veproi edhe Samiriu,” (87)
Dhe ai bëri një viç që jepte zë sikur pëlliste e ata i thanë: Ky është Zoti juaj dhe Zoti i Musasë, ai e ka harruar”. (88)“A nuk e shihnin ata se ai asnjë fjalë nuk u përgjigjet dhe nuk ka mundësi t’u bëjë dëm as dobi?” (89) U pat thënë atyre Haruni, qysh më parë: “O populli im! Ju me atë vetëm jeni vënë në sprovë; Zoti juaj është i Gjithmëshirshëm, prandaj më pasoni mua dhe dëgjoni urdhërin tim!” (90) “Ne, - i thanë ata, - do të vazhdojmë këtë derisa të na kthehet Musa”. (91) “O harun, - i tha, - (Musa) çka të ka penguar ty, kur i ke parë se kanë devijuar, (92) Që të mos vish pas meje? A e kundrështove urdhërin tim?” (93) “O bir i nënës time, - i tha ky, - mos më kap për mjekre e për flokësh! Unë kam pasur frikë mos thuash ti se ke mbjellë përçarje ndërmjet izraelitëve dhe nuk je kujdesur për jflanë time” (94) “Po çka thua ti o Samiri? – tha (Musa) (95) “Unë, - tha ky, - kam parë atë çka nuk e kanë parë ata, andaj mora një grusht dhe prej gjurmës së profetit dhe e hodha atë, dhe ja, më pëlqeu vetvetja, bëra çka bëra”. (96) “Shporru pra! – i tha Musa. Ti tërë jetën tënde do ta thuash: “Mos më prekni askush!” Por të pret një përfundim që nuk ndryshohet dot. Shikoje vetëm Zotin tënd të cilit i je bindur! Ne me siguri do ta djegim e hirin do t’ia derdhim nëpër det. (97) Zoti juaj është All-llahu, tjetër Zot përveç Atij nuk ka! Ai di çdo send”. (98)
Dhe ashtu ne të rrëfejmë disa lajme për atë çka ka kaluar dhe të shpallim nga ana jonë Kur’anin. (99) Kush e refuzon këtë, në Ditën e kijametit, me siguri do të bartë një barrë. (100) Në këtë barrë janë përgjithmonë. Po barrë të shëmtuar kanë në Ditën e kijametit! (101) Atë ditë kur të fryhet në bri e t’i mbledhim mëkatarët. (102)Do të përshpërisin ndërmjet veti: “Kemi qëndruar vetëm dhjetë ditë” (103) Ne dimë mirë se për çka flasin ata kur ai më i informuari ndër ata thotë: “Keni qëndruar vetëm një ditë”. (104) Dhe do të pyesin për malet, por ti thuaju: “Zoti im ata do t’i bëjë hi e pluhur”. (105) Andaj do t’i lerë shkret dhe thatë. (106) Nuk do të shohësh në të as thellësi as lartësi. (107) Atë ditë ata do ta pasojnë thirrësin. Nuk ka shmangie prej këtij dhe para të Gjithmëshirshmit do të ulen zërat, e ti s’do të dëgjosh tjetër vetëmse përshpëritje. (108) Atë ditë nuk do t’i vlejë ndërmjetsimi askujt përveç atij të cilit i lejon i Gjithmëshirshmi dhe është i kënaqur me fjalën e tij. (109)Ai e di se çka gjendet përpara tyre dhe çka i pret pas asaj, kurse ata nuk mund ta dinë këtë. (110) Njerëzit do t’i përulen të gjallit dhe të përjetshmit. E humbën shpresën ata që bën krime. (111) Ndërsa, kush bën vepra të mira dhe është besimtar, nuk do të ketë frikë prej ndonjë mizorie e as humbjeje. (112) Dhe ja, kështu Ne e shpallim Kur’anin në gjuhën arabe dhe aty përsërisim qortimet në mënyrë që ata të ruhen ose të nxisin tek ata rikujtimin. (113)Qoftë lartësuar All-llahu, Sundues i vërtetë! Dhe mos u ngut me leximin e Kur’anit para se të përfundojë shpallja e tij, dhe thuaj: “O Zoti im, shtoma diturinë!” (114) Edhe Ademin e porisitëm në fillim, por ai harroi dhe nuk u tregua i vendosur. (115) Dhe kur u tham engjujve, përuluni Ademit, ata u përulën përveç Iblisit. Ai refuzoi.(116) Prandaj i thamë: “O Adem! Ky është me të vërtetë armik edhe i yti, edhe i gruas tënde, prandaj kurrsesi le të mos iu nxjerrë nga parajsa e të përjetosh ngushtësi! (117)Aty ke të tëra, që të mos jesh i uritur as i zhveshur, (118)Dhe ti aty as ke etje as vapë”. (119) Por djalli filloi t’i sillet duke i thënë: “O Adem, a do të ta tregoj pemën e pavdekshmërisë dhe mbretërisë së përhershme?. (120)Dhe ata dy hëngrën nga ajo dhe filloi t’u shfaqen vendet e turpshme, andaj filluan t’i mbulojnë me gjethe të xhennetit. Ashtu Ademi bëri gabim ndaj Zotit të vet dhe devijoi. (121) Pastaj, Zoti i tij e zgjodhi dhe ia fali, edhe e përudhi. (122) “Dilni prej aty të dy bashkë – tha Ai, - si armiq të njëri tjetrit.” Nga unë do të vijë gjithsesi udhëzimi dhe kush e pason udhëzimin tim nuk devijon dhe nuk do të jetë i pafat. (123) Por kush i kthen shpinën udhëzimit (Librit) tim, ai do të çojë jetë të rëndë dhe në ditën e kijametit do të ngjallim të verbër, (124) Do të thotë: “O Zoti im, pse më ke ngjallur të verbër kur unë i kam pasur sytë?” (125)
Ai do të thotë, ashtu si i ke harruar argumentet tona që të kanë ardhur ty, sot do të jesh i harruar. (126) Ne ashtu e shpërblejmë atë që e tepron në mëkate dhe nuk u beson argumenteve të Zotit të vet. Kurse dënimi i botës tjetër do të jetë, pa dyshim, më i rëndë dhe i pafund. (127) A nuk janë të njoftuar se sa popuj para atyre i kemi shfarosur? Ata mbi vendbanimet e tyre ecin! Në këtë ka, njëmend, argumente për njerëzit e mençur. (128) Dhe sikur të mos ishte fjala e dhënë, më herët, e Zotit tënd, dënimi do të ishte i pashmangshëm. (129) Prandaj, duro fjalët e tyre dhe lartëso me falenderim Zotin tënd, para se të dalë dielli dhe para se të perëndojë. Lartësoje edhe në orët e natës edhe në skajet e ditës, ndoshta do të jesh i kënaqur.(130) Dhe kurrsesi mos të ikë syri në ato bukuri të kësaj bote me të cilat ne i kënaqim grupe të ndryshme prej tyre, për t’i vënë në sprovë me të, sepse shpërblimi i Zotit tënd është më i mirë dhe i pafund! (131) urdhëroje familjen tënde të kryejë namazin dhe insisto në këtë! Ne nuk kërkojmë prej teje furnizim. Ne ty do të furnizojmë! Ardhmëria është e atyre që janë ruajtur! (132) Ata thonë: “Të na kishte sjellë ndonjë mrekulli nga Zoti i tij?” A mos nuk ju erdh ndonjë sqarim lidhur me atë se çka ka në broshurat e mëparshme? (133) Po sikur t’i kishim shfarosur më herët me ndonjë dënim, me siguri do të thonin: “O Zoti ynë, pse nuk na dërgove ndonjë profet, e ne fjalët tua, do t’i kishim pasuar para se të poshtërohemi e të turpërohemi”. (134) Thuaj: “Secili po pret, pra, pritni edhe ju! Me siguri keni për të ditur kush kanë qenë ithtarët e fesë së vërtetë dhe kush ka qenë i udhëzuar drejt”. (135)
seriozi
seriozi
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Postime Postime : 179
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/02/2013
Mosha Mosha : 34

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Perkethimi i Kur'an-it ne gjuhen Shqipe - Faqe 2 Empty Re: Perkethimi i Kur'an-it ne gjuhen Shqipe

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Faqja 2 e 2 Previous  1, 2

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi