Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Bashkimi nuk heq dorë nga titulli People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Bashkimi nuk heq dorë nga titulli People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Bashkimi nuk heq dorë nga titulli

Shko poshtë

Bashkimi nuk heq dorë nga titulli Empty Bashkimi nuk heq dorë nga titulli

Mesazh nga Li12i-GG ARMY Fri 26 Feb 2010 - 1:36

Bashkimi nuk heq dorë nga titulli 25pil29


Prishtinë, 26 shkurt - Muhamed Thaçi ka firmosur me Bashkimin për të ndihmuar skuadrën prizrenase që të fitojë titullin e shumëpritur të kampionit të Kosovës në basketboll. Mirëpo Thaçi thotë se për të bërë këtë i duhet ndihma e bashkëlojtarëve, pasi nuk ka aftësitë e Kobe Bryantit që ndeshjet t'i vendosë vetë.
"Te Bashkimi erdha për të kryer punën time - të ndihmoj skuadrën që të shpallet kampione. Unë do të jap maksimumin, mirëpo nuk varet çdo gjë nga unë, pasi nuk jam Kobe Bryant që t'i fitoj vetë ndeshjet. Varet nga komponimi i skuadrës. Me sa po shoh edhe kësaj radhe si në herët e kaluara, favorite për titull të kampionit janë Prishtina, Bashkimi, Trepça e Peja. Të shohim se si do të shkojnë punët", ka thënë Thaçi për gazetën.
Basketbollisti i shumë skuadrave kosovare, tani ndodhet në Prizren, por ai ende nuk është regjistruar në Federatë. Kjo pritet të bëhet në fillim të javës së ardhshme.
Skuadra e fundit e 29-vjeçarit ishte Ormanspor Genc, skuadër kjo e Ligës së Dytë të Turqisë. Në këtë skuadër luajti deri para pak javësh dhe pati mesatare prej 15.8 pikëve e 4.8 kërcimeve. Ai ka tri javë që vuan nga një lëndim. Kjo njëherësh edhe e shtyu atë që të largohej nga kampionati turk. Ai synon që të ndihmojë Bashkimin në ndeshjen kundër Pejës, më 6 ose 7 mars, më herët nuk do të jetë i gatshëm.
"Unë ka afro tri javë që jam i lënduar. Shkaku i këtij lëndimi edhe u largova nga skuadra Ormanspor. Atje përfundon edhe tri javë kampionati dhe unë e mora këtë dëmtim. Në kategorinë e dytë turke është e lejuar të aktivizohet vetëm një basketbollist i huaj dhe unë e lirova atë vend që e kisha zënë te skuadra Ormanspor. Bashkimi është i interesuar për titull, për atë edhe më ka kontaktuar mua. Po ashtu ishte edhe interesi im që të vija në këtë skuadër dhe të kthehem sërish në basketbollin kosovar", ka thënë Thaçi.
Thaçi është dëshpëruar me rënien aq të madhe të nivelit të basketbollit në Kosovë. Ai në Kosovë ka fituar tre tituj të kampionit. Ai luajti për skuadra si Prishtina, Peja, Kastrioti, Drita dhe Mabetexi.
"Kam dashur edhe më herët të kthehem në Kosovë, mirëpo nuk ishin kushtet e mira. Por më duhet të them se niveli i basketbollit tash nuk është as dy për qind sa ishte vite më parë. Tash është niveli shumë më i ulët", ka nënvizuar lojtari i krahut.
Para pak ditësh Bashkimi firmosi edhe me Enes Haxhibulliqin, një tjetër lojtar të dëshmuar në kampionatin kosovar
Li12i-GG ARMY
Li12i-GG ARMY
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Vendbanimi Vendbanimi : iTaLY
Postime Postime : 295
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 22/02/2010
Hobi Hobi : RRuGeN

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi