Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
ME POETËT TANË People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
ME POETËT TANË People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

ME POETËT TANË

2 posters

Faqja 1 e 2 1, 2  Next

Shko poshtë

ME POETËT TANË Empty ME POETËT TANË

Mesazh nga Shaban Cakolli Wed 17 Mar 2010 - 3:14

ENGJULLI JE VETË TI




Edona Beqiri





ENGJULLI JE VETË TI



Një puthje e jotja,
do të me shkrinte,
të gjith trupin.

Një ledhatim nga
ti ,do të prisja
me pa durim.

Nje buzqeshje e jotja ,
do të me jepte ,
forcë të të dua me shumë

Nga pamja jote ,
magjepsese më bën
të hidhem në lume
të notoj bashk me ty
nëpër valet e ujit
e të zhytem në knaqësi
dhe ne thellësi të tij.

Je njeri me zemer
të madhe ,ashtu siq
kisha enderruar ,
të takoj një njeri ,
sikur ti,
që me jep forc
qe me jep shpres ,
një njeri i forte sikur ti ...

Qdo natë për ty
enderroj ,
une nusja me fustan te bardhë,
ohh sa do të doja ,
tek ti te vij te hidhem ne përqafim,
duarta e tua të buta
mua të më ledhatojn
asgjë s'kisha dashur
veq kete enderr ta realizoj......
ME POETËT TANË 14116_1213367984424_1535548066_30472841_2037515_n
Shaban Cakolli
Shaban Cakolli
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 6690
Anëtarësuar Anëtarësuar : 04/02/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

ME POETËT TANË Empty Re: ME POETËT TANË

Mesazh nga Shaban Cakolli Wed 17 Mar 2010 - 9:02

Arjana Loce



Ura dhe lumi



Ti dergjesh në një shtrat

Dhe unë në një tjetër

Jashtë lumi i qetë

Ndjek rrjedhën e vjetër



Ah, ky lumë i gjatë

Mes udhëve të takimit

Dhe kur i shohim urat

I trembemi bashkimit



Se rrugët na njohin

Dhe zemrat e dinë

Për të kaluar urën

Duhet shumë guxim



Matanë saj pret ai

Që ka në zemër dashurinë

Në krahun tjetër rri ajo

Që vuan pamundësinë



Ndanë lumit,burojnë

Lotët e syve tanë

As ura s`na bashkon

As lumi dot s`na ndan.ME POETËT TANË 24227_1213088417435_1535548066_30472442_8223535_n
Shaban Cakolli
Shaban Cakolli
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 6690
Anëtarësuar Anëtarësuar : 04/02/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

ME POETËT TANË Empty Re: ME POETËT TANË

Mesazh nga WebMaster Wed 17 Mar 2010 - 10:17

Cikël poetik nga Arjana Loçe





Ç`është një grua?




Një grua është qenia

që botën ndryshon,

që lind dashuri,

fëmijë dhe pasion.

Një grua është era

që gjithçka pushton,

një grua është fllad,

stuhi e ciklon.



Një grua është dita,

një diell i ri.

Një grua është nata,

mister që nuk di.



Një grua janë ngjyrat

bashkuar në një,

kontrastet e forta,

pikturat pa zë.



Një grua është bota

që përherë do t`mbes,

qenia që rilind

para se të vdes.

Një grua është frymëzimi

që s`ka të mbaruar

arti i Zotit

që e ka krijuar.
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 45
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

ME POETËT TANË Empty Re: ME POETËT TANË

Mesazh nga WebMaster Wed 17 Mar 2010 - 10:18

Arjana Loçe



Funerali i dashurisë





Dha shpirt…

Mbaroj, e në përshpirtje

lot...

O Zot!

Sa e madhe, sa sublime

Dashuria,

edhe vdiq!

Funerali bëhet-s`bëhet,

u përligj.

Kujtimi s`do që të varroset

kurrë…

tani zemra, trupi, shpirti

janë sëmurë.
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 45
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

ME POETËT TANË Empty Re: ME POETËT TANË

Mesazh nga WebMaster Wed 17 Mar 2010 - 10:19

Në ëndërr pse më vjen?





Në ëndrra vjen më ngatërrohesh,

një pështjellim krijon tek unë

dhe prapë rikthehet si pa formë

imazhi yt, në timin gjumë.



Në ëndrrën time përse vjen,

nuk e kupton sa më lëndon,

se ndjen që n`realitet e vuaj

ndarjen që sot na bashkon?



Mos më eja më në ëndrra,

shpirtin më mos ma sfilit,

si në realitet - në ëndrra,

njësoj, vdesin dashuritë.
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 45
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

ME POETËT TANË Empty Re: ME POETËT TANË

Mesazh nga Shaban Cakolli Sat 20 Mar 2010 - 0:47

sa te bukura ke zgjedhur mike të lumtë ME POETËT TANË 646833
Shaban Cakolli
Shaban Cakolli
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 6690
Anëtarësuar Anëtarësuar : 04/02/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

ME POETËT TANË Empty Re: ME POETËT TANË

Mesazh nga Shaban Cakolli Sat 20 Mar 2010 - 0:47

SIKUR E FLAKA VETMINË

Kur qepallat më dremiteshin
kërrusur mbi tavolinë
erdhën dy engjuj serafin
i hapën krahët dhe më morën mbi shpinë
papritmas e pashë vetën në Prishtinë

mbi majet e Gërmisë u lëshova si shqiponjë
e lulet kishin qelur kurorë-kurorë
bletët mbi lule thithnin nektar
e unë nuk dija,ku të ndalem më parë
unë sikur dre kërceja vrap
kisha pikënisjen te lisi plak
te lisi plak atje në mal
buronte me curila,uji kristal
rashë në dy gjunjët e piva shumë
e shova etëjen që më kishte bërë shkrum
turma njerëzimi vinin pa pra
një zë i ëmbël më thoshte:Sa kohë jemi nda.....
ME POETËT TANË 25081_1215657721666_1535548066_30476733_8065799_n

ME POETËT TANË 25081_1215658001673_1535548066_30476734_1826785_n

ME POETËT TANË 25081_1215658201678_1535548066_30476735_2002825_n

ME POETËT TANË 25081_1215658321681_1535548066_30476736_4501_n
Shaban Cakolli
Shaban Cakolli
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 6690
Anëtarësuar Anëtarësuar : 04/02/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

ME POETËT TANË Empty Re: ME POETËT TANË

Mesazh nga Shaban Cakolli Sat 20 Mar 2010 - 10:46

Yllka Sheqiri, (1987) u lind në Prishtinë. Si katërvjeçare bashkë
me prindërit mërgoi në Suedi. Shkollën fillore dhe shkollën e mesme
drejtimin natyror i kreu në Karlskrona. Është studente dhe studion
dramaturgji dhe film.
Si fëmijë ka ilustruar disa libra fëmijë, por vallja dhe krijimtaria
letrare janë pasion i saj i veçantë. Është prezentuar në disa antologji
me poezi për fëmijë, psh. Në antologjinë ”Atdheun e kam në Zemër”, në
”Urat tona”, etj. Disa vite ka shkruar skenar për teatër me grupin e
skenarit të shkollës. Ka themeluar dhe ka udhëhequr një kohë grupin e
fëmijëve vallëtar të vegjël ”Gliter” në Karlskrona.
Gjatë vitit shkollor 2007/2008 ka punuar si mësuese dhe udhëheqëse e
një kursi themelor për gjuhën ”Gjuha çels për integrim” në gjuhën
shqipe dhe suedeze në Karlskrona.
Gjatë studimeve ka qenë asistente e regjisë për dramën ”Komedia hyjnore
e Dantes” (2006) vënë në skenë nga studentët në Teatrin e Studentëve në
Lund.
Vitin 2005 ka debutuar me përmbledhjen e poezive në gjuhën suedeze ”Jag
lyssnar inte alltid” (Unë dëgjoj jo gjithmonë), ndërsa më 2008 ka
botuar përmbledhjen tjetër me poezi me titull ”Men” (Por).
Në vitin 2007 me poezinë ”Kasta mig i öknen (Më hidh në shkretëtirë)”
Yllka është prezentuar në përmbledhjen antologjike Via Mystica /Përmes
mistikës/ nga autorët Jonas Eek, Stefan Klint, Beata Åhrman-Ekh në
botim të shtëpisë botuese Verbum ndërsa më 2008 është përfshirë në
antologjinë ”Revansch 2008”, botim i Shtëpisë Botuese ”Skrivarsidan”
dhe Vullkan.
Yllka Sheqiri, poete, studente e dramës, filmit dhe skenarit është një
krijuese që premton shumë jo vetëm në fushën e letërsisë, por edhe të
dramës e të filmit.
Këtë e dëshmoi me filmin e saj të shkurtër artistik të realizuar vitin
e kaluar me titull “Në pus pa fund” skenarin dhe regjin e të cilit i
bëri vetë dhe ku rolin kryesor e luan vetë. Në Festivalin e filmit të
shkurtër artistik “Alfredgalan 2009” në Sölvesborg Yllka u nderua me
Çmimin për aktrimin më të mirë në filmin e saj “Në pus pa fund”. Ndërsa
në Festivalin e filmit “Tellus 2009” që u mbajt në Karlshamn filmi “Në
pus pa fund” i Yllkës mori Çmimin e publikut.
ME POETËT TANË 25081_1215871687015_1535548066_30477092_7140790_n
Shaban Cakolli
Shaban Cakolli
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 6690
Anëtarësuar Anëtarësuar : 04/02/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

ME POETËT TANË Empty Re: ME POETËT TANË

Mesazh nga Shaban Cakolli Sat 20 Mar 2010 - 10:46

Yllka Sheqiri
Shpirti ynë – dritare e hapur


* * *

Nganjëherë qanë njeriu për jetën
Ankohet
Që është i vetmuar

Fati ju ndodhë të tjerëve
Befasishëm
Por
Kjo s’na ndodhë
As ty as mua

Ne i takojmë grupit
”Njerëz të dështuar”
Thellësinë e ndajmë
Dhe hapim një dritare
Pas çdo dështimi
Ne jemi të sprovuar
Për të shpresuar
Ndoshta fati që vjen nganjëherë
E gjenë shtëpinë në të paharruarin shpirtin tonë
Dritare të hapur
Shaban Cakolli
Shaban Cakolli
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 6690
Anëtarësuar Anëtarësuar : 04/02/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

ME POETËT TANË Empty Re: ME POETËT TANË

Mesazh nga Shaban Cakolli Sat 20 Mar 2010 - 10:47

Të gjitha lojërat përfundojnë
Disa janë më të gjata nga të tjerat
Mirëpo përfundojnë
Me fitues dhe humbës

Pse je aq i befasuar
Që ka përfunduar loja dashuri
Dhe që humbës je ti?!

©️Yllka Sheqiri
Shaban Cakolli
Shaban Cakolli
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 6690
Anëtarësuar Anëtarësuar : 04/02/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

ME POETËT TANË Empty Re: ME POETËT TANË

Mesazh nga Shaban Cakolli Sat 20 Mar 2010 - 10:47

Princesha deshi të shkoi
Dhe shkoi
Larg tutje
Shkoi
Dhe kurrë më nuk u kthye
Ajo ishte e frikësuar
E frikësuar
Të qëndroi
Dhe
Ta lë përrallën të rifilloi
Shaban Cakolli
Shaban Cakolli
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 6690
Anëtarësuar Anëtarësuar : 04/02/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

ME POETËT TANË Empty Re: ME POETËT TANË

Mesazh nga Shaban Cakolli Sat 20 Mar 2010 - 10:47

Nëse ekziston një përpjetëz deri në qiell
Ajo duhet të jetë jashtëzakonisht e gjatë.

Tmerrësisht tepër tepër e gjatë!

©️Yllka Sheqiri



* * *

Unë nuk kam frikë nga vdekja
Unë kam frikë nga procesi i vdekjes.

©️Yllka Sheqiri

Shënim:
Këto pesë poezi janë marrë nga libri në gjuhën suedeze ”Men” ( ”Por”) i Yllka Sheqirit.
Shaban Cakolli
Shaban Cakolli
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 6690
Anëtarësuar Anëtarësuar : 04/02/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

ME POETËT TANË Empty Re: ME POETËT TANË

Mesazh nga Shaban Cakolli Sat 20 Mar 2010 - 11:24

Rizah Sheqiri





ME POETËT TANË U1_Rizah_Sheqiri2
Rizah Sheqiri
Rizah
Sheqiri u lind më 12 janar 1961 në Brainë, ku e kreu edhe shkollën
fillore. Shkollën e Mesme të Mjekësisë dhe Fakultetin Filologjik –
Degën e Letërsisë dhe të Gjuhës Shqipe i kreu në Prishtinë. Shtatë vjet
punoi në Radio - Prishtinë, në Programin Kulturor, ku realizoi një varg
radioskenash, mbi dyzet tekste të këngëve një varg emisionesh
kulturore, artistike, arsimore,etj. Rizah Sheqiri shkruan prozë dhe
poezi për të rritur dhe për fëmijë. Shkruan edhe recensione e shkrime
publicistike. Deri tash ka botuar rreth tridhjetë libra për fëmijë e të
për të rritur. Është përkthyer në gjuhën gjermane, italiane, turke,
kurde, angleze, rumune e në atë suedeze. Poezitë e tij janë përfshirë
në disa antologji të poezisë në gjuhën shqipe, suedeze, gjermane,
angleze dhe rumune.
Është prezentuar në antologjinë botërore të
poezisë për mërgimin ”Flykten valde oss” të botuar më 1999 në Suedi, ku
janë të përfshirë emrat më eminentë të poezisë e të letërsisë botërore
si; William Shakespeare, Ivan Turgenjev si dhe tre poetë që janë fitues
të Çmimit Nobel për letërsi si; Pablo Neruda, Nelly Sachs dhe Wislava
Szymborska.
Rizah Sheqiri është prezentuar në revista të ndryshme;
si në revistën më reprezentative letrare në Suedi ”Artes' që është
organ i tri akademive suedeze; i Akademisë Mbretërore, i Akademisë së
Arteve, i Akademisë së Muzikës dhe botim i Shtëpisë Botuese 'Natur och
Kultur'. Në gjuhën angleze është prezentuar në revistën letrare
'Poetcrit' 2001, që botohet në Maranda të Indisë ku është përfshirë
edhe në antologjinë poetike ' Parnassus of World Poets 2001' ku janë
përfshirë 250 poetë eminent nga 75 vende të ndryshme të botës.
Rizah
Sheqiri merret edhe me përkthime nga suedishtja në gjuhën shqipe. Ka
përkthyer disa libra për fëmijë të shkrimtarëve të njohur suedezë Per
Nilsson dhe Ulf Nilsson, pastaj përmbledhjen e poezive 'Ora' të Anders
Johanssonit, etj. Ai e ka përkthyer edhe librin për fëmijë ”Rruga e
gjatë, shumë e gjatë” të shkrimtares Rose Lagerkrantz dhe Ilon Wikland
etj.
Është aktiv në shumë asociacione kulturore të Suedisë dhe nga
viti 1994 është anëtar i Shoqatës së Shkrimtarëve të këtij vendi. Për
vitin 2000 kjo Shoqatë i ndau BURSËN VJETORE PËR KRIJIMTARI, në vitin
2002 Kuvendi i Komunës së Karlskronës i ndau Çmimin Vjetor për Kulturë,
ndërsa më 2006 Regjioni i Blekinges, për të arritura në lëmin e
letërsisë i ndau Çmimin Vjetor për Kulturë. Me rastin e Ditës
ndërkombëtare të gjuhës Amtare u dekorua nga Enti për Zhvillimin e
Shkollave në Suedi dhe nga Web-faqja ”Tema Modersmål” e administruar
nga ky ent si Mësues i Vitit i Gjuhës Amëtare (2007) .
R. Sheqiri pëveç me letërsi merret edhe me fotografi artistike. Deri më tash ka pasur tre ekspozita vetanake.
Shaban Cakolli
Shaban Cakolli
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 6690
Anëtarësuar Anëtarësuar : 04/02/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

ME POETËT TANË Empty Re: ME POETËT TANË

Mesazh nga Shaban Cakolli Sat 20 Mar 2010 - 11:25

Poezi:

RIZAH SHEQIRI

AMANETI

Kahdo që të nisesh
biro
të qoftë udhë e mbarë

po vrapove
kujdes
mund të rrëzohesh
mbahu mirë për toke
edhe nëse fluturon

eh
po i mërguar
në dhé të huaj
si të ta mbaj amanetin
LOKE!

©️Rizah Sheqiri
Shaban Cakolli
Shaban Cakolli
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 6690
Anëtarësuar Anëtarësuar : 04/02/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

ME POETËT TANË Empty Re: ME POETËT TANË

Mesazh nga Shaban Cakolli Sat 20 Mar 2010 - 11:26

FLUTURA NË ERË 1.

Bën ftohtë
fryjnë erëra
ngritet tym e mjegull
e bie shi shi i madh
gjelat paralajmërojnë heshtjen
e bie shi shi i madh
pas shiut
a shfaqet ylberi i buzëqeshjes

kohë e bukur
a bën mbi glob
a çelin lule
a del pranverë
ndonjëherë
për ne - flutura në erë?

©️Rizah Sheqiri
Shaban Cakolli
Shaban Cakolli
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 6690
Anëtarësuar Anëtarësuar : 04/02/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

ME POETËT TANË Empty Re: ME POETËT TANË

Mesazh nga Shaban Cakolli Sat 20 Mar 2010 - 11:26

FLUTURA NË ERË 2.
- Fëmijëve mërgimtarë -

1.
Po zverdhet blerimi
lulet shumë mërziten
që kur ikën fluturat
kanë zënë të veniten.

2.
Ku humbi buzëqeshja
gëzimi ku u tret
vallë këto flutura në erë
ç'ardhmëri i pret !?

©️Rizah Sheqiri
Shaban Cakolli
Shaban Cakolli
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 6690
Anëtarësuar Anëtarësuar : 04/02/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

ME POETËT TANË Empty Re: ME POETËT TANË

Mesazh nga Shaban Cakolli Sat 20 Mar 2010 - 11:26

FAQE DITARI E NJË MËRGIMTARI

Nënë po e puth diellin në faqe
e ti puthe të puthurën time

nënë sytë i kam të drejtuar kah ti
dhe me një rreze grindem si fëmijë
që nga atdheu s'më solli pak dashuri
e të dehem të dehem ngrohtësi

ju për mua sy e zemër i keni plot mall
e unë bredh botës qyqe - mërgimtar
as gjumin s'e bëj si gjumë
as diellin s'e ndjej si diell
as hëna s'më duket si hënë
gjithmonë me një lot të ngrirë në sy
me dy fjalë të ndrydhura në zemër
me më të ëmblat fjalë ATDHE E NËNË

Nënë puthe diellin në faqe
unë ta puth të puthurën tënde.

©️Rizah Sheqiri
Shaban Cakolli
Shaban Cakolli
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 6690
Anëtarësuar Anëtarësuar : 04/02/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

ME POETËT TANË Empty Re: ME POETËT TANË

Mesazh nga Shaban Cakolli Sat 20 Mar 2010 - 11:27

DEGËZ E KËPUTUR 1

Shtërngata një degëz nga trungu e shkuli
era e mori dhe larg larg e shpuri
degëzshkreta pranë një trungu tjetër vend zuri

e trungu edhe pse mbeti në erë
degë e degëza i përtriu përherë

trung i plandosur sërish përparoi
pas shtrëngatës me gjelbërim plagët i mbëltoi
po degëza e këputur kurrë nuk gjethoi
Shaban Cakolli
Shaban Cakolli
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 6690
Anëtarësuar Anëtarësuar : 04/02/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

ME POETËT TANË Empty Re: ME POETËT TANË

Mesazh nga Shaban Cakolli Sat 20 Mar 2010 - 11:28

DEGËZ E KËPUTUR 2

Trungu i paluhatur përballoi erë e shtërngatë
degëzshkreta përgjithmonë hyri në natën e gjatë

Kur në qëndresë thyen qafën shtërngata e era
trungun e bulëzuar me afsh e përqafoi pranvera.

E degëza që u mashtrua pas erës
kurrë më s'iu gëzua pranverës…

Një trungu tjetër në gji iu fut por kot
e tëra u shndërrua në dhembje - në lot.

©️Rizah Sheqiri
Shaban Cakolli
Shaban Cakolli
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 6690
Anëtarësuar Anëtarësuar : 04/02/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

ME POETËT TANË Empty Re: ME POETËT TANË

Mesazh nga Shaban Cakolli Sat 20 Mar 2010 - 11:28

KËNGËVAJI

Mëngjeset janë të zymta
ditët të errëta
e netët e trishtuara
në dhé të huaj
malli përvëlon çdo refugjat
kokëdhembja është e gjatë

Zemra as ndalet as pëlcet
ballit i shtohen rrudha
poetit në shpirt i qanë muza
dhe
nga këngëvaji i dridhet buza.

©️Rizah Sheqiri
Shaban Cakolli
Shaban Cakolli
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 6690
Anëtarësuar Anëtarësuar : 04/02/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

ME POETËT TANË Empty Re: ME POETËT TANË

Mesazh nga Shaban Cakolli Sat 20 Mar 2010 - 11:28

BALADË PËR MUZAT

Zgjidhur a lidhur në burg në qeli
kudo muzat me vete i ke -
s't'i ndan dot plumbi as helmi
kur ke shpirt kur ke atdhe.

Në mjegull në tym a në flakë -
të zëna ngusht në zgjedhat e robërisë,
bashkë me ty pa frikë kurrë pa ndalë
ia thoshin zëshëm këngës së lirisë.

Muzat të zgjuara ditë e natë
gjithnjë të rrinin pranë pa përtim,
por tash poet të janë hidhëruar
pabesisht i trathtove - ike në mërgim.

Përditë nga pak muzat të vdesin në atdhe
Eh... dhembjen s'mund ta shuash me gotë,
në vend se ta këndonit nga një këngë të re
Ty të shtohen plagë - dergjesh nëpër botë.

©️Rizah Sheqiri
Shaban Cakolli
Shaban Cakolli
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 6690
Anëtarësuar Anëtarësuar : 04/02/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

ME POETËT TANË Empty Re: ME POETËT TANË

Mesazh nga Shaban Cakolli Sat 20 Mar 2010 - 11:28

KUR MERR RRUGËN E KURBETIT

Kur merr rrugën e kurbetit
varrin hapur gjithmonë e ke,

medet për atë njeri
që s'ka vend për varr në atdhe.

©️Rizah Sheqiri
Shaban Cakolli
Shaban Cakolli
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 6690
Anëtarësuar Anëtarësuar : 04/02/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

ME POETËT TANË Empty Re: ME POETËT TANË

Mesazh nga Shaban Cakolli Sat 20 Mar 2010 - 11:29

NË KURBET 1.

Si i varuri në litar
para ekzekutimit
që pret t'i heqet trekëmbëshi
nën këmbë
pa atdheun pranë
të mbahet për te
të jetë i fortë
me diellin larg prapa reve
pa rrezen e tij
që ta shërojë shpirtin

në kurbet jeta pezull
mes tokës e diellit
pa qëndresë pa dritë
në ankth në erë
shpirti peng përherë.

©️Rizah Sheqiri
Shaban Cakolli
Shaban Cakolli
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 6690
Anëtarësuar Anëtarësuar : 04/02/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

ME POETËT TANË Empty Re: ME POETËT TANË

Mesazh nga Shaban Cakolli Sat 20 Mar 2010 - 11:29

NË KURBET 2.

1.
Pikëllim
është edhe gëzimi
e lëre më pikëllimi.
2.
Edhe kur është mirë
është keq
edhe kur është shumë mirë
edhe kur është shumë keq
është shumë keq
është shumë keq
Në kurbet !
3.
Kur qan trupi
qan shpirti
edhe kur qesh trupi
qan shpirti…
4.
Njeriu - në kurbet i mjerë
flutur në natë
pëllumb në erë
shpirtvrarë zemërplasur
përherë.
5.
Në zemër pikëllimi
dhe loti gur
nga poeti ik çdo muzë
në shpirt ngre çerdhe dhembja
e dergjet një urë
dhe këngëvaji
lëshon rrënjë në buzë.

©️Rizah Sheqiri
Shaban Cakolli
Shaban Cakolli
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 6690
Anëtarësuar Anëtarësuar : 04/02/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

ME POETËT TANË Empty Re: ME POETËT TANË

Mesazh nga Shaban Cakolli Sat 20 Mar 2010 - 11:30

I HUMBUR

Atdheu i dha emër
po emrin ia tretën rrugët e botës.

Tash i ka humbur emri
tash i ka humbur shpirti
tash i ka humbur zemra…

Kot, fare kot
e kërkon vetveten nëpër botë.
I është ngatërruar keq rruga e kthimit
dhe jetën e bën në kërkim:
kërkon rrënjën
kërkon trungun
kërkon degën…
Dhe asgjë - s'e gjen as vetveten
përveç një të vërtete të amshuar;
pa atdhe njeriu është i humbur
i humbur përtej çdo skaji të gjithësisë
i mbuluar përjetë me mjegullën e dendur
të tëhuajësisë.

©️Rizah Sheqiri
Shaban Cakolli
Shaban Cakolli
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 6690
Anëtarësuar Anëtarësuar : 04/02/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

ME POETËT TANË Empty Re: ME POETËT TANË

Mesazh nga Shaban Cakolli Sat 20 Mar 2010 - 11:30

SHTEGTAR

Atje i dhunuar i ndjekur nga shtëpia
këtu i përbuzur i huaj pa shtëpi
armik i rrugëve - rrugët në sy
gjithë bota e vogël për çerdhen e tij.

Shpirti i shtegtarit det kurrë i qetë
lëngon të prehet s'paku njëherë në jetë.

Patjetër diku në një shtrat
që askush s'e di ku e kur
do të mbulohet me një jorgan dheu
e nën kokë do ta vërë një gur
po s'është i sigurt a do të jetë i tij edhe varri
që s'paku i vdekur të mos shtegtojë shtegtari!

***
Rrugëve
në botë i pa botë

dhembjeve
në jetë i pa jetë

plot dashuri
edhe në varr i pavarr

në këngë
pafundësisht - shtegtar!

©️Rizah Sheqiri
Shaban Cakolli
Shaban Cakolli
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 6690
Anëtarësuar Anëtarësuar : 04/02/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

ME POETËT TANË Empty Re: ME POETËT TANË

Mesazh nga Shaban Cakolli Sat 20 Mar 2010 - 11:30

MALL PËR GJYSHEN

Gjyshemira, flokëthinjura ime e dashur
si patën guxim të më thonë se ke vdekur
më vranë shpresën më hapën plagë në zemër
shpirtin ma thau loti gur i dhembjes
e më vërshoi ai lumë i mallit.

Gjysheurta ime, përralla e kënga
ata më thanë, po ti s'ke vdekur
jo jo në mua e për mua s'ke vdekur
urtësia ime, s'ju besoj fjalëve kob
as kështu siç jam në këtë amulli
po më thuaj njëmend, gjyshe - thinjoshja ime
a kam vdekur unë i mërguar a ke vdekur ti?
Jo jo
ti s'ke vdekur se amanetin s'ma the
kam vdekur unë
që s'ta hodha sipër as një grusht dhé!

Eh, dhembje, vdekje, e zezë jetë
gjyshe më thanë syhapur shkove
me mallin për nipat në kurbet
jetëzeza jetë - medet;
ti shkove syhapur me mallin për nipat
e neve rrugëve të botës na verboi malli
shpirt e zemër flakë na i kalli.

Njeriu syhapur në vendlindje vdes
po ne në kurbet të verbër nga malli
errësirë e dhembje mbrëmje e mëngjes.

E dashura gjyshe njerëzit ndërrojnë jetë
në atdhe s'vdesin jo - në kurbet vdiqëm ne
për së gjalli të mbuluar nga dhembja e malli
ashtu siç mbulohen kufomat me dhé.

©️Rizah Sheqiri
Shaban Cakolli
Shaban Cakolli
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 6690
Anëtarësuar Anëtarësuar : 04/02/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

ME POETËT TANË Empty Re: ME POETËT TANË

Mesazh nga Shaban Cakolli Sat 20 Mar 2010 - 11:31

LOTËT MA KALLËN SHPIRTIN

Kur u ndava nga i dashuri atdhe
më mirë të hyja i gjallë në dhe.

Ndarja u mbulua krejt me mallkim
bota ime u shndërrua në pikëllim.

Në dhembje lotët e ndezën mallin
shpirtit e zemrës m'i vunë zjarrin.

Ç'më digjet zemra dhe shpirti i mjerë
siç digjet eshka që e rrok flaka në erë.

©️Rizah Sheqiri
Shaban Cakolli
Shaban Cakolli
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 6690
Anëtarësuar Anëtarësuar : 04/02/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

ME POETËT TANË Empty Re: ME POETËT TANË

Mesazh nga Shaban Cakolli Sat 20 Mar 2010 - 11:31

EDHE NJË NATË PA GJUMË

Mesnatë
ulërimë ujqësh
lehje qensh
këngë gjelash

pranë tavolinës
vë dorën në ballë
për atdheun për nënën për diellin
malli seç më kallë

koha rrjedh
edhe kur është terr
buzët më thahen
sytë më skuqen
gjumi s'më merr

me dhembje
me durim
i lodhur
arrij në agim
agimi ngadalë shqyen errësirën
me dritën - shpatë
si fëmija gëzohem
larg atdheut -
në kurbet në shtërngatë
e munda edhe një natë...

©️Rizah Sheqiri
Shaban Cakolli
Shaban Cakolli
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 6690
Anëtarësuar Anëtarësuar : 04/02/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

ME POETËT TANË Empty Re: ME POETËT TANË

Mesazh nga Shaban Cakolli Sat 20 Mar 2010 - 11:31

NË NDËRRIM MOTESH

Larg më je sonte
më je afër sonte
nënë
ndërrim motesh
presim

shihemi në ëndërr
diellin e kemi në sy
ngrisim gotat plot dashuri
e rrokemi ngrykë
i cakërrojmë
g ë z u a r...

Në ndërrim motesh
bie shi
nënë
e shihemi
e s'shihemi
re të zeza na kalojnë përmbi

e hajt gëzuar nënë
diellin ta varim në çati

e jemi larg
e jemi afër
nënë
në ndërrim motesh
na dridhet buza
nga vaji
i shtërngojmë dhembjet në zemër
ngrisim dolli
g ë z u a r

©️Rizah Sheqiri
Shaban Cakolli
Shaban Cakolli
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 6690
Anëtarësuar Anëtarësuar : 04/02/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

ME POETËT TANË Empty Re: ME POETËT TANË

Mesazh nga Shaban Cakolli Sun 21 Mar 2010 - 5:40

ZGJOHU, NGRITU SHQIPËRI!
Nga Shefki Ollomani




ZGJOHU, NGRITU SHQIPËRI!

(Shkup, Dhjetor 2009)

DUA

Dua dielli të rrezojë

Dua hëna të ndriçojë

Dua njerëzit të gëzojnë

Dua fëmijtë të lodrojnë.

Dua kafshët të frymojnë

Dua zogjtë të këndojnë

Dua peshqit të notojnë

Dua insektet të gjallërojnë.

Dua drunjtë të gjethojnë

Dua bimët të gjelbrojnë

Dua lulet të lulëzojnë

Dua pemët të frutojnë.

Dua era të freskojë

Dua uji të gurgullojë

Dua zjarri të flakërojë

Dua toka të mbijetojë.

Dua shumë, dua tepër

Dua t’shembet botë e vjetër

Dua jeta të triumfojë

Dua paqa të mbizotërojë.
ME POETËT TANË 25081_1216517423158_1535548066_30478249_2454777_n
Shaban Cakolli
Shaban Cakolli
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 6690
Anëtarësuar Anëtarësuar : 04/02/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

ME POETËT TANË Empty Re: ME POETËT TANË

Mesazh nga Shaban Cakolli Sun 21 Mar 2010 - 5:41

SHKRUAJ…

Shkruaj kur mendja logjikon,

Shkruaj kur shpirti mediton,

Shkruaj kur zemra këndon,

Shkruaj kur trupi vallëzon.

Shkruaj kur syri loton,

Shkruaj kur gjaku pikon,

Shkruaj kur tragjedia luhet,

Shkruaj kur jeta shuhet.

Shkruaj kur lufta fillon,

Shkruaj kur liria triumfon,

Shkruaj kur paqa fiton,

Shkruaj kur populli feston.

Shkruaj kur më vlon frymëzimi,

Shkruaj kur më gufon gëzimi,

Shkruaj kur më kap trishtimi,

Shkruaj kur më zen zemërimi.

Shkruaj kur dita agon,

Shkruaj kur Dielli rrezon,

Shkruaj kur nata errëson,

Shkruaj kur Hëna ndriçon.

Shkruaj kur bjen borë apo shi,

Shkruaj kur gjëmon me stuhi,

Shkruaj kur shpërthen vargu,

Shkruaj kur ka dasma pragu.

Shkruaj nga dashuria,

Shkruaj nga mërzia,

Shkruaj nga malli,

Shkruaj nga halli,

Shkruaj nga morali,

Shkruaj nga ideali.

Shkruaj kur lulet plot aromë çelin,

Shkruaj kur bari mbulon zabelin,

Shkruaj kur dushku shpërthen,

Shkruaj kur vjeshta vjen.

Shkruaj në dimër e në verë,

Shkruaj pareshtur, përherë,

Shkruaj se aty gjejë pushim,

Shkruaj me bindje e përkushtim,

Shkruaj se kam besim e shpresë,

Shkruaj atë që shohë e ndjejë vetë.
Shaban Cakolli
Shaban Cakolli
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 6690
Anëtarësuar Anëtarësuar : 04/02/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

ME POETËT TANË Empty Re: ME POETËT TANË

Mesazh nga Shaban Cakolli Sun 21 Mar 2010 - 5:41

RRUDHAT…!

Rrudhat në ballë!

Si do ja bëjmë vallë?!

Rrudhat në fytyrë!

Ç’është kjo mynxyrë?!

Rrudhat në trup!

Bukuria na humb!

Rrudhat në zemër!

Fol drejt e rri shtrembër!

Rrudhat në tru!

Logjika tuj fluturu!

Rrudhat në shpirt!

Në terr pa dritë!

Shqiptar i rrudhur!

Shqipëri e ndrydhur!

Shqiptar i shtrydhur!

Shqipëri e tkurrur!

Rrudhat e Shqiptarit

Rrudha të jetës, të fatit.

Rrudhat e Shqipërisë

Rrudha të robërisë!

Rrudhat në trup të Shqiptarit

Rrudha të pleqërisë e të hallit.

Rrudhat e kufinjve të Shqipërisë!

Rrudha të përgjakura të historisë!

Rrudhosur Shqiptari!

Rrudhosur ideali!

Rrudhosur trimëria!

Rrudhosur Shqipëria!

I shohim e dot s’i ndalim!

Rrudhat e ballit, të pjekurisë.

I shohim e s’i flakim!

Rrudhat e Trojeve të Shqipërisë!
Shaban Cakolli
Shaban Cakolli
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 6690
Anëtarësuar Anëtarësuar : 04/02/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

ME POETËT TANË Empty Re: ME POETËT TANË

Mesazh nga Shaban Cakolli Sun 21 Mar 2010 - 5:42

NËNAT TONA

Nënat tona shamibardha,

shpirtbardha e pulëbardha.

Nënat tona shamikuqe,

zemërzjarrta e lulëkuqe.

Nënat tona lulëbozhure,

herë me djepa, herë me kobure.

Nënat tona – zana mali,

Nënat tona – xixa stralli,

Nënat tona – trimëresha,

Nënat tona – burrëresha.

Nënat tona dëbuan Turqinë,

Nënat tona mundën Greqinë,

Nënat tona rrënuan Jugosllavinë,

Nënat tona mposhtën Serbinë,

Nënat tona vullkan, tërmet e dridhje,

Pak me pushkë, më shumë me lindje.

Nënat tona lindën djem Ilirie,

lindën vasha Arbërie,

lindën shqiponja Shqipërie,

lindën Zeusë e Promethe,

lindën Pirro e Ante,

lindën Lekë e Skënderbe,

lindën Teuta e Adema…,

Nënat tona me shtatë zemra.

Shterroi kroi, lumi e deti,

Në vatrat tona përkundet djepi,

Nënat tona lindin dragonj,

Nënat tona rrisin heronj.
Shaban Cakolli
Shaban Cakolli
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 6690
Anëtarësuar Anëtarësuar : 04/02/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

ME POETËT TANË Empty Re: ME POETËT TANË

Mesazh nga Shaban Cakolli Sun 21 Mar 2010 - 5:42

O NJERI!

O Njeri, o Njerëz!

O motra, o vëllezër!

A dini kush jeni?!

A dini nga vini?!

A dini pse jetoni?!

A dini ku shkoni?!

O Njeri, ti mend s’u mbushe!

Kurrë s’u gdhende, kurrë s’u zbute!

Egërsirë linde, egërsirë mbete!

Si në paqë, si n’tërmete!

Mos vra veten për çdo ditë!

Lëshoje terrin, dil në dritë!

Se kjo botë s’është e jotja!

Janë në ty jeta e mortja!

O Njeri pa logjikë!

Nga vetvetja ti ke frikë!

O Njeri pa vetëdije!

Mendja jote fije-fije!

O Njeri pa ndërgjegje!

Kurrë nuk fole, s’mu përgjegje!

O Njeri, ndal urrejtjen e racizmin!

Ndal vëllavrasjen e fashizmin!

O Njeri, ndal grykësinë e mashtrimin!

Ndali luftërat e shfrytëzimin!

O Njeri, flake xhelozinë dhe egoizmin!

Flake padijen e primitivizmin!

O Njeri, largo veset, vuajtjet, paudhësinë!…

Përqafo të vërtetën, gëzimin e drejtsinë!

O Njeri me shpirt hyjnie!

S’i del zot kësaj dhuntie!

O Njeri, krijesë hyjnore!

Mos shkatërro ç’të bjen përdore!

O Njeri, ke përgjegjësi!

S’je i vetmi në Gjithësi!

O Njeri, pa njerëzi!

Për çdo ditë zi e më zi!

O Njeri, që s’je Njeri!

Zbute zemrën, shpirtin përtri!

O Njeri, bëhu NJERI!

Si t’krijoi ZOTI Ty!
Shaban Cakolli
Shaban Cakolli
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 6690
Anëtarësuar Anëtarësuar : 04/02/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

ME POETËT TANË Empty Re: ME POETËT TANË

Mesazh nga Shaban Cakolli Sun 21 Mar 2010 - 5:43

MOS…!

Mos mendoni se humbi Shqipëria

Mos thoni se vdiq trimëria

Mos besoni se s’ka bashkim kombëtar

Mos kujtoni se s’ka më luftëtarë.

Mos shpresoni, por punoni!

Mos pritni, por luftoni!

Mos luteni, por veproni!

Mos flini, mos ëndërroni!

Mos duro, mos u bë qyq!

Mos Shqiptar, mos rri duarkryq!

Se liria nuk vjen vetë,

Po e presim mbi dymijëvjetë!
Shaban Cakolli
Shaban Cakolli
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 6690
Anëtarësuar Anëtarësuar : 04/02/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

ME POETËT TANË Empty Re: ME POETËT TANË

Mesazh nga Shaban Cakolli Sun 21 Mar 2010 - 5:43

KY SHEKULLI I RI

Ky Shekulli i Ri,

është një shekull tjetër,

por me shumë prapësi,

sikur Shekulli i Vjetër!

Ky Shekulli i Ri,

me moshën 8-vjeç,

i moçëm për dredhi,

tekanjoz e kryeneç!

Ky Shekulli i Ri,

i ri porsi fëmi,

mbrapsht ia filloi,

si shekulli që shkoi!

Ky Shekulli i Ri,

erdhi me shumë premtime,

për paqë dhe liri,

por solli veç mjerime!

Ky Shekulli i Ri,

është një vazhdimësi,

e shekullit plak,

mbushur luftëra e gjak!

Ky Shekulli i Ri,

ky shekull i zi,

jetën po na nxi,

me këto padrejtësi!

Ky Shekulli i Ri,

shekull me ligësi,

me plagë të vjetra ngeli,

plagë të reja çeli!

Ky Shekulli i Ri,

me emër Njëzetenji,

gjë të mirë nuk solli,

për këtë Njerëzi!
Shaban Cakolli
Shaban Cakolli
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 6690
Anëtarësuar Anëtarësuar : 04/02/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

ME POETËT TANË Empty Re: ME POETËT TANË

Mesazh nga Shaban Cakolli Sun 21 Mar 2010 - 5:43

ÇAMËRI, IKONË KOMBËTARE!

Çamëri na dogji malli,

Sytë na nxjerrin xixa stralli.

Sytë lot na lotojnë,

Zemrat gjak na gjakojnë.

Vjen një zë nga Janina,

Zgjohi vëllezër, bini trima!

Bubullinë, gjëmon Preveza,

Flakadanët thotë i ndeza!

Flamurkuqin ngre Konica,

Pas i shkon dhe Gumenica.

S’mbetet prapa as Filati,

Tani thotë ka ardhë sahati.

Shqipe mali e zemër burri,

Parga trime dhe Kosturi.

Sikur Marko, Foto e Bubulina,

Qëndron Arta e Florina.

Thonë s’durohet më Greqia,

Margëlliçi e Paramithia.

Çamëria në këmbë është ngritë,

Po kërkon diell e dritë.

Mbarë Çamëria po betohet,

Me Shqipërinë të bashkohet.

Ti je motra e Mollosisë,

Je pasardhëse e Thesprotisë.

Ti je bija e Ilirisë,

Shtojzovalle e Shqipërisë.

Çamëri, ikonë kombëtare,

Tokë e Shenjtë Shqiptare.
Shaban Cakolli
Shaban Cakolli
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 6690
Anëtarësuar Anëtarësuar : 04/02/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

ME POETËT TANË Empty Re: ME POETËT TANË

Mesazh nga Shaban Cakolli Sun 21 Mar 2010 - 5:44

ATDHEU DHE UNË

Mendja jote – mendja ime,

Gjykojnë drejt, pa gabime.

Zemra jote – zemra ime,

Rrahin fortë me ngazëllime.

Besa jote – Besa ime,

Rreze drite me vezullime.

Qëndresa jote – qëndresa ime,

Bashkë e tok në luftime.

Pena jote – pena ime,

Shkruajnë shqip me ligjërime.

Shpata jote – shpata ime,

Janë dy skaje të një vetëtime.

Syri yt – syri im,

Ditë e natë në vigjëlim.

Zëri yt – zëri im,

Bubullimë dhe kushtrim.

Betimi yt – betimi im,

Krah për krah në marshim.

Vullneti yt – vullneti im,

Të pandarë në amshim.

Fati yt – fati im,

Herë i ëmbël, herë pelim.

Ëndrra ime – ëndrra jote,

Vizion i një epoke.

Lufta ime – lufta jote,

Ardhmëria e kësaj toke.

Rruga jote – rruga ime,

Rrugë e gjatë, plot shtegtime.

Fitorja jote – fitorja ime,

Këngë e valle, shumë gëzime.

Liria jote – liria ime,

Lule e bukur plot shkëlqime.

Jeta jote – jeta ime,

Histori me shumë flijime.

Unë dhe Atdheu:

Sikur Leka e Anteu,

Sikur Pirro e Prometheu,

Si Bardhylli e Skënderbeu.

Unë dhe Ti jemi Nji,

Ti i Shenjtë, unë Njeri,

Jemi bashkë në përjetësi,

Unë Shqiptar, Ti Shqipëri.

FJALA
Shaban Cakolli
Shaban Cakolli
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 6690
Anëtarësuar Anëtarësuar : 04/02/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

ME POETËT TANË Empty Re: ME POETËT TANË

Mesazh nga Shaban Cakolli Sun 21 Mar 2010 - 5:44

FJALA

E para qe Fjala,

Fjala – si vala.

Fjala e ëmbël të shëron,

Fjala e idhët të helmon.

Fjala e lehtë – vullnet,

Fjala e rëndë të vret,

Fjala e mirë – shëndet,

Fjala e keqe të tret.

Fjala e gëzueshme të ndrit,

Fjala e kobshme të lebetit.

Fjala – më e butë se pëllumbi,

Fjala – më e fortë se plumbi.

Fjala – të ngroh zemër e kokë,

Fjala – të fut nën tokë.

Fjala – të ngren në këmbë,

Fjala – të thyen duar e dhëmbë.

Fjala – shpëton atdhe,

Fjala – të rrëzon përdhe.

Fjala lëviz male,

Fjala largon halle.

Fjala trazon dete,

Fjala sjellë tërmete.

Fjala ndez kryengritje

Fjala shuan etje.

Fjala jep kushtrim,

Fjala shpallë çlirim.

Fjala bashkon trojet,

Fjala shterron krojet.

Fjala është për trimat,

Fjala shkrep vetëtimat.

Fjala është për burrat,

Fjala freskon gurrat.

Fjala është Besë,

Fjala është shpresë.

Fjala është Betim,

Fjala është besim.

Fjala është fillimi,

Fjala është mbarimi.
Shaban Cakolli
Shaban Cakolli
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 6690
Anëtarësuar Anëtarësuar : 04/02/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

ME POETËT TANË Empty Re: ME POETËT TANË

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Faqja 1 e 2 1, 2  Next

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi