Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Leku shqiptar ndër vite People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Leku shqiptar ndër vite People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Leku shqiptar ndër vite

2 posters

Shko poshtë

Leku shqiptar ndër vite Empty Leku shqiptar ndër vite

Mesazh nga Vizitor Wed 31 Mar 2010 - 8:53

Leku shqiptar ndër vite ParateAsgjë nuk zhduket, gjithçka shndërrohet. E teksa metamorfoza e sendeve të tjera ka shpesh një itinerar të panjohur, për monedhat, paratë, mjetin më të përhapur të shkëmbimit, çdo shndërrim është një gjurmë në histori.

Në Bankën Kombëtare të Shqipërise në një dhomë të posacme prej kohësh ruhen metalet dhe kartmonedhat shqiptare. Në këtë ambient githcka është sekret. Askush nuk lejohet të filmojë apo të shuajë kureshtjen më shumë sec duhet.

Paraja gjithmonë është parë si vlerë shkëmbimi. Për Nikollaq Xharon koleksionist dhe specialist ato kanë edhe vlera numizmatike.

“Mbas shpalljes së pavarësisë filloi emetimi i kartmonedhave sepse monedhat ishte e veshtirë të prodhoheshin”, thotë Nikollaqi.

Historia e monedhës shqiptare daton në vitin 1926. Në këtë kohe lindi kartmonedha e parë kombëtare me vlerë 5 lekë baraz me një frang ari.

“Shqiponja ishte me një kokë dhe pasi u emetua pati protesta të cilat detyruan këto emetime të mblidhen”, tregon Nikollaqi.

Në këtë kohë të lavdishme për monedhën shqiptare dhe vlerën e saj të lartë, deri në 1939 në treg qarkulluan franga ari.

Specialistët thonë se leku i është përshtatur ndryshimeve historike. Pas pushtimit italian në treg nisën të qarkullojnë monedha me portretin e Viktor Emanuelit të tretë.

“Ndryshimi midis periudhës së republikës dhe mbretërisë është se emërtimi nuk është me franga ari, por me franga”, shpjegon Nikollaqi.

Përqafimi nga Shqipëria i sistemit socialist, solli një erë të re në emetimin e lekut. Objektet që dominojnë në këtë periudhë i referoheshin rindërtimit të vendit pas shkatërrimeve të Luftës së Dytë Botërore.

“Nga 29 nëntori 1944 deri në 1 maj në 45 kishim kartmonedhat e kohës së Zogut, më pas doli seria e parë me emërtimin ‘lek’”, thotë Nikollaqi.

Ndryshmi i sistemit solli edhe emetimin e lekëve të rinj. Tashmë këto imazhe u zëvendësuan me figura të njohura të kombit tonë si Ismail Qemali, Naim Frashëri, Skënderbeu e kështu me rradhë.

Në 84 vitet e historisë së parasë shqiptare ndryshime pësuan edhe elementet e sigurisë apo përmasat.

“Kartmonedhat e periudhës së Zogut kanë në pjesën e sigurisë një portret të Skënderbeut, ndërsa në periudhën e pushtimit italian, portreti i Viktor Emanuelit, ndërsa pas clirimit kishin një PKSH”, rrëfen Nikollaqi.
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Leku shqiptar ndër vite Empty Re: Leku shqiptar ndër vite

Mesazh nga lezhjani Mon 5 Apr 2010 - 11:15

i kam une mbi 70% te lekeve qe jane perdorur ne kohe te komunizmit e deri ne sot
lezhjani
lezhjani
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Vendbanimi Vendbanimi : lezhe
Postime Postime : 229
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 04/04/2010
Mosha Mosha : 32
Hobi Hobi : ADMINISTRATOR

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Leku shqiptar ndër vite Empty Re: Leku shqiptar ndër vite

Mesazh nga Anakonda Sat 7 Apr 2012 - 17:43

ka ndryshuar leku;po ashtu edhe vlera e saj
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Leku shqiptar ndër vite Empty Re: Leku shqiptar ndër vite

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi