Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Cila eshte poezia juaj e preferuar(nga autoret shqiptare ose dhe te huaj )??? - Faqe 2 People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.

Join the forum, it's quick and easy

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Cila eshte poezia juaj e preferuar(nga autoret shqiptare ose dhe te huaj )???

+7
Vellai
Hera
my name
WebMaster
Ambra
Tonii
Aristogata
11 posters

Faqja 2 e 3 Previous  1, 2, 3  Next

Shko poshtë

Cila eshte poezia juaj e preferuar(nga autoret shqiptare ose dhe te huaj )??? - Faqe 2 Empty Cila eshte poezia juaj e preferuar(nga autoret shqiptare ose dhe te huaj )???

Mesazh nga Aristogata Fri 9 Apr 2010 - 11:06

First topic message reminder :

Nje vajze

Duke të puthur, pa të dashur

Në shpirt ai ty të plagoi
Buzëpërgjakur nga të kuqtë e tu,

si vrasës tinëz shkoi

Krenar që ty "të shtiu në dorë"

Gjith' shokëve emrin tënd ua tha.
Pranë gotës së birrës për
ty folën
në park, të dielave ata.

Dhe ti e vetme mbete, bosh
mbenë sytë e ty në net bilbilash
Si sheshi i shkretë, ku posa ndodhi
Një katastrofë automobilash.

Tani kur shkon Rrugës së Dibrës
Ata me sy të ndjekin pas
Pataj me bërryl i bien shokut
"E sheh filanen? E ka pas..."

Dhe ti ul kokën shpejton hapin
T'arrish tek shoqja sa më shpejt
Të përsërisësh fjalët standart:

"Ah, njëlloj janë të tërë
djemtë"

Të dyja t'ulura pranë radios
Do ndizni heshtur një cigare
tek supi i saj, nën fjalë lajmesh
një çast dremitja do të t'marrë

Dhe do të të çojë tek një
rrugë tjetër
M'e gjerë, m'e bukur dhe më e re
Atje në sfond fabrikash, njerëzit
Nga kembët s'do të të venë re.

Atje ku t'ecësh midis turmash
Në një grup djemsh, ndoshta midis
Dikush me brryl do t'i bjerë shokut:
"E sheh filanen? Ishim miq..."

kjo eshte nje nga poezit e mia me te preferuara nga i madhi Kadare
Aristogata
Aristogata
WebMaster
WebMaster

Vendbanimi Vendbanimi : made in albania
Postime Postime : 47912
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/03/2009
Mosha Mosha : 32
Hobi Hobi : poezia

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Cila eshte poezia juaj e preferuar(nga autoret shqiptare ose dhe te huaj )??? - Faqe 2 Empty Re: Cila eshte poezia juaj e preferuar(nga autoret shqiptare ose dhe te huaj )???

Mesazh nga my name Mon 19 Apr 2010 - 10:14

Enderr

Mjaft ndejtem shtrire ketu ne bar!
Mjaft u puthem e dhame perkedhelje!
Eja te hipim mbi ate re te bardhe
edhe te ikim nga kjo bote-lanete.

Do zbresim ne planetin me te afert
nuk prish pune pse je shtatzene
atje do lindim dy binjake
nje djale-yll e nje vajze-hene

Le te jete planeti pa nje frymor!
Te kete vec ujera, pyje, lendina
Me puthjet tona do krijojme
nje popull te madh sa Kina.
my name
my name
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Postime Postime : 183
Anëtarësuar Anëtarësuar : 17/11/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Cila eshte poezia juaj e preferuar(nga autoret shqiptare ose dhe te huaj )??? - Faqe 2 Empty Re: Cila eshte poezia juaj e preferuar(nga autoret shqiptare ose dhe te huaj )???

Mesazh nga Vizitor Tue 20 Apr 2010 - 2:27

Ismail Kadare ---Një Vajzë

Duke të puthur, pa të dashur
Në shpirt ai ty të plagoi
Buzëpërgjakur nga të kuqtë e tu,
si vrasës tinëz shkoi

Krenar që ty "të shtiu në dorë"
Gjith' shokëve emrin tënd ua tha.
Pranë gotës së birrës për ty folën
në park, të dielave ata.

Dhe ti e vetme mbete, bosh
mbenë sytë e ty në net bilbilash
Si sheshi i shkretë, ku posa ndodhi
Një katastrofë automobilash.

Tani kur shkon Rrugës së Dibrës
Ata me sy të ndjekin pas
Pataj me bërryl i bien shokut
"E sheh filanen? E ka pas..."

Dhe ti ul kokën shpejton hapin
T'arrish tek shoqja sa më shpejt
Të përsërisësh fjalët standart:
"Ah, njëlloj janë të tërë djemtë"

Të dyja t'ulura pranë radios
Do ndizni heshtur një cigare
tek supi i saj, nën fjalë lajmesh
një çast dremitja do të t'marrë

Dhe do të të çojë tek një rrugë tjetër
M'e gjerë, m'e bukur dhe më e re
Atje në sfond fabrikash, njerëzit
Nga kembët s'do të të venë re.

Atje ku t'ecësh midis turmash
Në një grup djemsh, ndoshta midis
Dikush me brryl do t'i bjerë shokut:
"E sheh filanen? Ishim Cila eshte poezia juaj e preferuar(nga autoret shqiptare ose dhe te huaj )??? - Faqe 2 Miq..."
Anonymous
Vizitor
Vizitor

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Cila eshte poezia juaj e preferuar(nga autoret shqiptare ose dhe te huaj )??? - Faqe 2 Empty Re: Cila eshte poezia juaj e preferuar(nga autoret shqiptare ose dhe te huaj )???

Mesazh nga Tonii Wed 21 Apr 2010 - 9:28

Aktakuza

Në të gjitha atë hetuesi
Mua më kërkonin emrin
Unë ua tregoja gjakun
Ua thosha vetë ëndrrat
Për ato mua më akuzonin
Tonii
Tonii
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Postime Postime : 5860
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/12/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Cila eshte poezia juaj e preferuar(nga autoret shqiptare ose dhe te huaj )??? - Faqe 2 Empty Re: Cila eshte poezia juaj e preferuar(nga autoret shqiptare ose dhe te huaj )???

Mesazh nga Aristogata Wed 21 Apr 2010 - 9:33

DALNGADALË

Dalngadalë
unë po bëhem mbrëmje,
S’kam më sy,
por dy fusha me mjegull!
Brenda tyre,
dy kalorës pa kuaj
Dhe një diell
që kushedi kur ka vdekur!

Dalngadalë
unë po bëhem ikje,
S’kam më këmbë,
por dy kaprollë vetmie!
Nëpër brirët e tyre
është kapur pylli,
Dhe unë nuk di më
nga mund të dilet!

Dalngadalë
unë po bëhem dhimbje,
S’kam më duar,
por dy mjelma malli!
Në krahët e tyre
do mbaj gjithë qiellin,
Botën lart
që është veç prej ajri!

Skender Rusi
Aristogata
Aristogata
WebMaster
WebMaster

Vendbanimi Vendbanimi : made in albania
Postime Postime : 47912
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/03/2009
Mosha Mosha : 32
Hobi Hobi : poezia

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Cila eshte poezia juaj e preferuar(nga autoret shqiptare ose dhe te huaj )??? - Faqe 2 Empty Re: Cila eshte poezia juaj e preferuar(nga autoret shqiptare ose dhe te huaj )???

Mesazh nga Tonii Sun 16 May 2010 - 9:53

Yje te qarte, yje te lartme!
Cka mbani ne vete, c'fshihni?
Yje,
perqendrim idesh te thella
Si shpirtin fort ma roberoni?

Yje
te shpeshte, yje te afert!
Mos cka keni te bukur, siperane?
Qe me
rremben, yje te qiellit,
Me force diturite ne flakadane?

Dhe
perse keshtu, kur ju shkelqeni
Mahnitur ne qiell, krahapur
n'perqafje?
Shikoni me kujdes si zemren ma prekni
Yje qiellore, te
largetit yje!
Tonii
Tonii
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Postime Postime : 5860
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/12/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Cila eshte poezia juaj e preferuar(nga autoret shqiptare ose dhe te huaj )??? - Faqe 2 Empty Re: Cila eshte poezia juaj e preferuar(nga autoret shqiptare ose dhe te huaj )???

Mesazh nga Aristogata Sun 16 May 2010 - 9:59

Eja trishtim

Eja, trishtim ,
eja me hapa fletesh qe bien nga deget,
eja me hapa shiu qe keputet nga fletet...
Eja trishtim ,
eja me hapa tingujsh qe dridhen ne mbremje,
eja me hapa zemrash qe rrahin me dhimbje...
Eja , trishtim,
o preher i embel qe nuk me braktise kurre,
o strehe e qetesise sime,
o enderrime te mia,
o gji i shpreses sime.
Eja , trishtim,
trishtim ,
eja.

Bilal xhaferri
Aristogata
Aristogata
WebMaster
WebMaster

Vendbanimi Vendbanimi : made in albania
Postime Postime : 47912
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/03/2009
Mosha Mosha : 32
Hobi Hobi : poezia

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Cila eshte poezia juaj e preferuar(nga autoret shqiptare ose dhe te huaj )??? - Faqe 2 Empty Re: Cila eshte poezia juaj e preferuar(nga autoret shqiptare ose dhe te huaj )???

Mesazh nga Vizitor Sun 16 May 2010 - 10:04

Eshte cudi kur je femer

Mua tani me vjen per te qare.Me duket sikur
shkarkesa yjesh me jane grumbulluar te syte.
Dot nuk duroj,
ndersa cengelat e nervave nderas terhiqen
kundrejt njeri-tjetrit.
Kangur me foshnjen ne xhep
duket figura ime se largu
ketu ne bregdet.
Me vjen per te qare.Jam bere barre.
Me siguri molusqet e buta tani
levizin kapaket e forte brenda ujit
dhe kandilet e kuq
kushedi c'udhetim te mahnitshem
kane marre
Eshte cudi kur je femer...
E keni pare natyren kur tmerrohet,fryn
e shkaterron!
Kur si perbindesh shkriferon germadhat
e mohimit...
Pastaj, kur pastaj, e lehte dhe e trandur,
me syte e medhenj plot hije
pret nje vazhdim, nje lindje femije
buze detit ku i vjen per te qare, per te qare,
ngaqe se si eshte, eshte me barre.
Ne ato ore te dites kur molusqet e buta
hapin kapaket e forte brenda ujit
dhe kandilet e kuq
kushedi c'udhetim te mahnitshem kane marre...

MIMOZA AHMETAJ
Anonymous
Vizitor
Vizitor

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Cila eshte poezia juaj e preferuar(nga autoret shqiptare ose dhe te huaj )??? - Faqe 2 Empty Re: Cila eshte poezia juaj e preferuar(nga autoret shqiptare ose dhe te huaj )???

Mesazh nga Aristogata Sun 16 May 2010 - 10:10

Afrohu

Dua ti harroj sot fjalet
le te flasin vete veshtrimet,
le te flase dora qe dridhet,
ketu mbi kitaren time.

Se kur erret bie nata
nje drite ndizet brenda meje,
njerezit fytyrat fiken,
asgje tjeter s'ndjej vec teje.

Neper jave rrjedh trishtimi
cigaren prape kam filluar
nuk je ndryshe nga te tjerat
vetem une kam nryshuar.

E terhqeh imazhin tend,
dhe veten neper gjume
jemi bashke, por ne agim,
i vetem mbetem une.

Te shoh me qarte kur ti je larg,
afrohu te te dua
dhe nese kjo eshte loje
nuk me pelqen te luaj.

Dicka mire e kam ditur
vajzat vdesin porsi lulet
nje petal qe me solli vjeshta
permbi floke vjen e me ulet.

Te shoh me qarte kur ti je larg...
Aristogata
Aristogata
WebMaster
WebMaster

Vendbanimi Vendbanimi : made in albania
Postime Postime : 47912
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/03/2009
Mosha Mosha : 32
Hobi Hobi : poezia

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Cila eshte poezia juaj e preferuar(nga autoret shqiptare ose dhe te huaj )??? - Faqe 2 Empty Re: Cila eshte poezia juaj e preferuar(nga autoret shqiptare ose dhe te huaj )???

Mesazh nga Vizitor Sun 16 May 2010 - 10:14

APOLOGJIA IME
(JETES)
...Marrezi, turp turp dhe
mekate
per jeten e terbuar
se kur me ndal, o gjenerate,
qe vuan rruges ndonje nate,
me merr per te denuar
dhe, me nje ze qe vret,
ngahera me pyet:
-Ku linde, o i ri?
-O jete, linda ne shkreti!
-Ku rron dhe ku vete,
ne c'dhera e ne c'dete?!
-Cudi! C'kerkon prej meje ti
dhe si, o jete, pyet,
kurse ne varferi
me hodhe kur me gjete
te lindur nga skelete
pa drite, pa liri?
-Njeri!
Nga vete, as me thua?
-S'e di! Jo, Nuk e di!
Po lerme, o jete, c'ke me
mua?
-Dua ta di, po dua!
-Atehere, jete e krisur,
per mua mos pyet
se qysh ne n'agim kam nisur
te shkel si skllav i shkrete
mbi gjurma shprese drite...
. . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . .
-O mekatar,
as faliu ligjes sime,
bindu i cmendur enderrtar,
s'jeton me shqetesime!...
-Mu thell' ne brendesire
ku ndjenja rron e lire,
ku dhembja dhemb e prekur
nga ligja jote e fuqiplote,
ne gjirin tim si hekur,
si hekur e celik,
qello,qello, o me kamxhik;
pa frik' e pa meshire
e pa pendim,
se mu ne thellesire
te shpirtit, ne nje kend,
lindi nje shqetesim
qe celi varrin tend...

PETRO MARKO
Anonymous
Vizitor
Vizitor

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Cila eshte poezia juaj e preferuar(nga autoret shqiptare ose dhe te huaj )??? - Faqe 2 Empty Re: Cila eshte poezia juaj e preferuar(nga autoret shqiptare ose dhe te huaj )???

Mesazh nga Tonii Mon 17 May 2010 - 9:46

Qëndroj para teje

gjigand i trembur,

Margarita ime!

Pranë penës,

të mpleksur

pesë gishtërinjtë e mi.

Bien si fjalë

në Edhesën e gjelbërt

kataraktet.

Ah! Gjelbërim,

boja jote dikur

do të më kalojë.

Erdhi nata,

krimbat nxitojnë

në tokën time.

Degë e thyer.

Pranvera, shiko,

e pushtoi!

Rënkime të fshehura

të yjeve. Lira,

në burim të shterur.

Rroba drithëron.

Tenja gërryen.

Çfarë do të mbesë ?

Sipër varrit

kërmij dhe bar.
Jeta tjetër...
Tonii
Tonii
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Postime Postime : 5860
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/12/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Cila eshte poezia juaj e preferuar(nga autoret shqiptare ose dhe te huaj )??? - Faqe 2 Empty Re: Cila eshte poezia juaj e preferuar(nga autoret shqiptare ose dhe te huaj )???

Mesazh nga Aristogata Mon 17 May 2010 - 9:52

Shi ne rruge bie pa pushim
C'po mendon atje ti shpirti im?
Ne ate kend, e vetme, c'te mundon?
S'mban shenime, vija vizaton.
Tetembedhjete vjece nuk eshte shpejt
qe menduar xhamat t'i veresh
duhemi por zemra sec te ndjell
Syte e bukur trembur pse mi hedh?
Koha iken klasen do kujtosh
do te gdhihet befas nje mengjes
syte rreth do hedhesh te shikosh
se si derdhet shiu ne mes resh
Por ne banken prane s'do ta gjesh
djalin qe e desh dhe te desh.
Aristogata
Aristogata
WebMaster
WebMaster

Vendbanimi Vendbanimi : made in albania
Postime Postime : 47912
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/03/2009
Mosha Mosha : 32
Hobi Hobi : poezia

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Cila eshte poezia juaj e preferuar(nga autoret shqiptare ose dhe te huaj )??? - Faqe 2 Empty Re: Cila eshte poezia juaj e preferuar(nga autoret shqiptare ose dhe te huaj )???

Mesazh nga Tonii Mon 17 May 2010 - 9:58

Bie shi në liqen.

Errshëm digjet

kashta e bardhë e reve.

Mbrëmje dimërore.

Trubadur prej qelqi

këndon këngën e akullt

Kaq afër paske qenë!

Kam mbetur me vetëm një rrufe,

që s'arrita ta dëgjoj.

Plepa. Majat e tyre

janë si dëshirat e mia.

Gjelbër. Gjelbër. Gjelbër.

Zezona e reve

mbuloi
portën e madhe të zemrës.
Tonii
Tonii
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Postime Postime : 5860
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/12/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Cila eshte poezia juaj e preferuar(nga autoret shqiptare ose dhe te huaj )??? - Faqe 2 Empty Re: Cila eshte poezia juaj e preferuar(nga autoret shqiptare ose dhe te huaj )???

Mesazh nga Aristogata Mon 17 May 2010 - 9:59

NË KOHËN KUR TË DESHA

Në kohën kur të desha
Mendimet për ty më mbulonin natë e ditë,
Ashtu si Vezuvi që me hirin e tij
Mbulonte Pompeun me periferitë.

Por koha shkoi
Tani lava e ftohur
Plehëron të gjatat rreshta të të mbjellave,
Ndërsa mendimet për ty
Plehërojnë
Rreshta poezish të kthjellëta.
Aristogata
Aristogata
WebMaster
WebMaster

Vendbanimi Vendbanimi : made in albania
Postime Postime : 47912
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/03/2009
Mosha Mosha : 32
Hobi Hobi : poezia

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Cila eshte poezia juaj e preferuar(nga autoret shqiptare ose dhe te huaj )??? - Faqe 2 Empty Re: Cila eshte poezia juaj e preferuar(nga autoret shqiptare ose dhe te huaj )???

Mesazh nga Tonii Mon 17 May 2010 - 10:15

Sa here dale ne dere,
syte te kerkojne,
kerkojne
te dale nje drite,
qe shpirtin te ma ndricoje.
Kerkojne dicka,
qe s'do te ndodhi kurre,
deri sa nje dite
syte per gjithmone,
nga kjo jete ti mbylle.
per mua eshte me e lehte,
te jeme large nga kjo jete,
se
vetem kashtu do keme mundesi,
te rri prane me ty.
Do te rri prane,
te t'shohe i deshperuar,
por pa patur lote,
ne
syte e pikelluar.
Dhe kure te jem cmallur,
gje qe s'do te ndodhi kurre,
i detyruar do te shkoj large,
te behem engjelli yt.

Edituar për herë të fundit nga TONII në Mon 17 May 2010 - 10:24, edituar 1 herë gjithsej
Tonii
Tonii
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Postime Postime : 5860
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/12/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Cila eshte poezia juaj e preferuar(nga autoret shqiptare ose dhe te huaj )??? - Faqe 2 Empty Re: Cila eshte poezia juaj e preferuar(nga autoret shqiptare ose dhe te huaj )???

Mesazh nga Aristogata Mon 17 May 2010 - 10:17

Monolog

Ne naten plot acar nje zjarr desha te ndez
Por, nata ish e ftohte, ah, ç’tmerr i zi qe ish
Ndaj qe te mbahej gjalle ky zjarr n’ate rrebesh
Diçka perhere kerkonte, kerkonte vazhdimisht

Ndaj si shtegtari murg, qe shkarpat mbledh net err
Une hidhja n’ ate zjarr gjymtyret pa pushim
Po ishin pak ato, ndaj fill pas tyre rresht
Mbi te nisa te hedh copera te shpirtit tim

Se s’behej ndryshe, dot, se s’behej ndryshe, eh
Se duhej qe dikush ta mbante ate flake
Ne flakezen-delir qe veç vajesosja sjell
Te frikshme pamje ndritnin e dridheshin perqark

I shihnit valle ato, dallonit valle diçka
Ndersa rreth meje nata me terr e ujq u mbush
Se donin qe te gjithe ta fiknin ate zjarr
Dikush me ligesi e me padije dikush

Te tjere maje kodrash ku dielli kishte rene
Te tyret zjarre ndrisnin dhe qeshnin qe pertej
Se s’donin te kuptonin se c’behej ketu brenda
Se ç’fli kerkon nje flakez qe lindet ne nje terr

I lodhur nganjehere kam thene: shuhu pra
Ne qoftese nuk te duan, te bjere nate e pafund
Te verbtit syte tuaj keshtu ndoshta do t’ jene
Ne terrin absolute pa shqetesim kurrkund

Po prap diçka me shtynte te ngrihem si somnambul
Si murgu shkretimtar qe shkarpat verbtaz mbledh
Dhe siper zjarrit prap’ te hedh gjymtyret akull
Dhe coprat nje nga nje te shpirtit tim te hedh
Aristogata
Aristogata
WebMaster
WebMaster

Vendbanimi Vendbanimi : made in albania
Postime Postime : 47912
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/03/2009
Mosha Mosha : 32
Hobi Hobi : poezia

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Cila eshte poezia juaj e preferuar(nga autoret shqiptare ose dhe te huaj )??? - Faqe 2 Empty Re: Cila eshte poezia juaj e preferuar(nga autoret shqiptare ose dhe te huaj )???

Mesazh nga Tonii Tue 18 May 2010 - 10:23

Po te mbuloj

Mos
u mbulo me carcaf kesaj nate,
Kesaj nate me hene te lare.
Po ta
mbuloj me puthje te embla,
Cdo pjese te trupit, ngadale...
Tonii
Tonii
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Postime Postime : 5860
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/12/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Cila eshte poezia juaj e preferuar(nga autoret shqiptare ose dhe te huaj )??? - Faqe 2 Empty Re: Cila eshte poezia juaj e preferuar(nga autoret shqiptare ose dhe te huaj )???

Mesazh nga Tonii Tue 18 May 2010 - 10:28

Deti në
mëngjes

Lërmëni të qëndroj. Lërmëni të kundroj natyrën
paksa.
Detin mëngjezor e qiellin e kthiellët
Shkelqimin e blusë e
brigjet e verdha, të gjithë,
ndriçimin e tejskajshëm e të bukur.

Ndalmëni
këtu. Të galdohem për çfarë shoh
(pashë të vertetën që në çastin e
parë të ndalesës)
E këto nuk mi ndodhi fantazia ime,
as idolet e
kënaqësive - as imazhet e kujtesës.
Tonii
Tonii
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Postime Postime : 5860
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/12/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Cila eshte poezia juaj e preferuar(nga autoret shqiptare ose dhe te huaj )??? - Faqe 2 Empty Re: Cila eshte poezia juaj e preferuar(nga autoret shqiptare ose dhe te huaj )???

Mesazh nga Tonii Tue 18 May 2010 - 10:34

Fleta e plepit

u drithërova aq shumë kur e mori era e detit.
U drithërova se mos e
degdiste dallga
përtej largësive në det
tej e përtej
në një
ishull nën diell.
Me duar të shtënguara tek lopatëza
krejt i
vdekur në atë orë që u shfaq tek limani
me sy të mbyllur
nga cikma
e detit.
U trishtova aq shumë
e kerkova aq shumë
në tokën me
ekualipte
në pranverë e në vjeshtë
në të gjithë pyjet e veshura!
Hyjneshën
time kërkova.
Tonii
Tonii
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Postime Postime : 5860
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/12/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Cila eshte poezia juaj e preferuar(nga autoret shqiptare ose dhe te huaj )??? - Faqe 2 Empty Re: Cila eshte poezia juaj e preferuar(nga autoret shqiptare ose dhe te huaj )???

Mesazh nga Aristogata Tue 18 May 2010 - 10:36

Liria?!

Kam mbetur në fillim të një rruge
Që s'i duket fundi
Me lirinë e madhe
Në duart e mia të vogla.
Askush nuk më ka mësuar
ç'të bëj me lirinë e tepërt...
Natën e shoh veten në ëndërr
Të gozhduar në trupin tënd,
Në mëngjes arsyeja, djalli më i keq
Që krijoi zoti, më thotë:
"Respekto lirinë tënde!"
"Respekto lirinë e tjetrit!"
Në djall vaftë liria e tjetrit!
Në djall liria jote!
Në djall liria ime!
Rroftë robëria e shpirtit!
Aristogata
Aristogata
WebMaster
WebMaster

Vendbanimi Vendbanimi : made in albania
Postime Postime : 47912
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/03/2009
Mosha Mosha : 32
Hobi Hobi : poezia

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Cila eshte poezia juaj e preferuar(nga autoret shqiptare ose dhe te huaj )??? - Faqe 2 Empty Re: Cila eshte poezia juaj e preferuar(nga autoret shqiptare ose dhe te huaj )???

Mesazh nga Aristogata Tue 18 May 2010 - 10:37

KTHEVA TE TE SHOH

Ktheva te te shoh
Qe ta vras harrimin
Me nje fjale

Mos me pyet
Ku isha njeqind vjet

Jeta na qenka matematike e thjeshte
Asnje e panjohur
Asnje e njohur krejt
Asnje plus
Asnje minus
Baraz me zero

Desha te te shoh
Dhe ta kujtojme
Tere te pavdekuren

T`u shtrydhim fjaleve heshtjen
E t`i therrasim
Me emra te thjeshte
Miqte e vjeter

Krejt cka nuk plaku koha
Mbetet e veje
Ujet qe nuk e pime
Nuk e pranoi burimi

Ma jep doren
Dhe mos me pyet
Ku isha njeqind vjet
Se jeta na qenka
Matematike e thjeshte

Ne te c`do gje
Eshte e kuptueshme
Si e verteta - ose
Lotari e pakuptim
Qe fsheh numrin e Fatit
Aristogata
Aristogata
WebMaster
WebMaster

Vendbanimi Vendbanimi : made in albania
Postime Postime : 47912
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/03/2009
Mosha Mosha : 32
Hobi Hobi : poezia

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Cila eshte poezia juaj e preferuar(nga autoret shqiptare ose dhe te huaj )??? - Faqe 2 Empty Re: Cila eshte poezia juaj e preferuar(nga autoret shqiptare ose dhe te huaj )???

Mesazh nga Hera Wed 19 May 2010 - 12:07

Panorama e detit

Nese do te pikturosh
panoramen e (breg) detit
vizato keshtu :
Pelhuren ndaje ne tri pjese horizontale
fushen e pare ngjyrse ne te perhitur
ajo eshte ranishta e argjendte
te dyten ngjyrose ne te kalter
ai eeshte deti pa vale,i qete pasqyre.
Pjesen lart ngjyrose ne boje qielli
Pra eshte qielli pa re ..

Pastaj :
Ne breg vizato nje yll nje goce dhe nje kermill
ne detin e kthjellet le te notoje ,vallzoje
nje mase peshqish te argjendte ..

nehorizont le te lundroje
nje barke me vela te arta
ne perendim le te bjere ne det
nje portokall i madh
ai eshte dielli qe derdh purpur
Ne qiellin pa r le te fluturojne
tri pulebardha te lira

Panorama eshte e mrekullueshme !!
nese e ke pikturuar me mjeshteri
fute ne kornize dhe nenshkruaje !!

Une e nenshkruaj me kenaqesi ..
Hera
Hera
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Vendbanimi Vendbanimi : Ne mes te asgjekundit.
Postime Postime : 1967
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 03/05/2010
Hobi Hobi : Piktura

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Cila eshte poezia juaj e preferuar(nga autoret shqiptare ose dhe te huaj )??? - Faqe 2 Empty Re: Cila eshte poezia juaj e preferuar(nga autoret shqiptare ose dhe te huaj )???

Mesazh nga Tonii Fri 9 Jul 2010 - 22:20

MERZIA

Merzia varferon vec pjese te trupit
Te cilat fshihen nen bust
Merzia, piedestali qe me larton
Kesaj rruge pa tradita, pa barrikada
Te pjek merzia, merzia, merzia
Sic piqet nje pikture anitike, plasaritet verniku
Pluhuri mbi pikture i josh qepallat te ulen
E tonet kuqerreme te burojne nga merzia
Prej piktures e sajojne dhomen e vetevrasjes,
ku perdet u ulen
eshte dhoma e mire e miqve, me veles
I je qepur nje karrigie te rende dhe nuk del kurre
Nga titulli i librit, brenda te cilit sigurisht qe ti
ekziston
Nen emra te rreme e kujtese te njellojte
Ne nje cep te bibliotekes do ta gjej te vjeter librin
Merzia, merzia
Merri gjymtyret e mija e hidhi ne ndonje loje
Ku vec mund te humbet
Vec te mos e prek me trupin
As te falem me to nuk dua
Ose i nderroj gjymtyret me floket e mij
Ah, floket e mij dy here te prere, aq te gjate
Mes tyre gjendesha mes nje kopshti trendafitesh ujitur
pa gjak
Ku stolat kendonin me ze te harruar
shatervani...
Aty midis flokesh i shpetoja njerezise
Tek me sy te mbyllur ecja e s'me shihnin
Kerkoj floket e mij qe qene te verdhe
Po krejt ma thithnin te keqeni dhe me linin mua
Vec merzira te mira
Po tani qe pa floke kam mbetur, pa njerez kam mbetur
Merzia
Eshte dicka e hidhur qe nuk ben dot pa te me
Si edhe pa e quajtur pikellim apo me fjale me te ndera
eshte dicka qe vertet te kthen ne bust
Barkun me qime e kofshet t'i fsheh e t'i ruan
Ne uje te mbyturish
Qe t'i kesh per pleqeri
Tani qe zhduka edhe floket e shenjte
nje figure e lojes me letra jam bere
Duke buzeqeshur me nje lule gazi ne dore
Me ca rroba te stolisura fort
Bust, bust spathi, si fant
Me dy koke e kater duart me thika e gjethe te gjumit
Tanime merzia si nje gjarper pellumb
Ne nje fole thurur prej flokesh te ngordhur
Ngroh si veze dy kokat e mija
Njera eshte per vrasje, tjetra per vetvrasje.
Tonii
Tonii
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Postime Postime : 5860
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/12/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Cila eshte poezia juaj e preferuar(nga autoret shqiptare ose dhe te huaj )??? - Faqe 2 Empty Re: Cila eshte poezia juaj e preferuar(nga autoret shqiptare ose dhe te huaj )???

Mesazh nga Tonii Fri 9 Jul 2010 - 23:11

Shiu është
veshja jote.
Këpucët e tua janë balta.
Shamia jote - era.
Diell është qeshja jote dhe goja gjithashtu,
flokët e tu prej sane janë nata.
Por zjarri i tokës dhe i yjeve
jane qeshja dhe lëkura jote e nxehtë.
Tonii
Tonii
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Postime Postime : 5860
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/12/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Cila eshte poezia juaj e preferuar(nga autoret shqiptare ose dhe te huaj )??? - Faqe 2 Empty Re: Cila eshte poezia juaj e preferuar(nga autoret shqiptare ose dhe te huaj )???

Mesazh nga Vizitor Sat 10 Jul 2010 - 0:27

Kush ta fali bukurine

Kush ta fali bukurine
Qe t'e me trerosh te zine!
Kur te pashe per te vluar,
Pellumbeshe pende-shkruar,
Bubu!plumb ne kraharuar,
Plumb qe vret dyke gjemuar!
Mbledhur shoqet me nje qoshe,
Dic, m'ju flisje,dic m'ju thoshe,
Gushe-e-llere-e-gji-bardhoshe.
Pa me syckezat e tua,
Sy-larme!c'me fole mua.
Leshrave t'ju binte hija,
Yll i ndezur me shkendija,
Ndezur mun ne mes ne balle,
Te me vesh ne dhe te gjalle.
Anonymous
Vizitor
Vizitor

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Cila eshte poezia juaj e preferuar(nga autoret shqiptare ose dhe te huaj )??? - Faqe 2 Empty Re: Cila eshte poezia juaj e preferuar(nga autoret shqiptare ose dhe te huaj )???

Mesazh nga Hera Sun 11 Jul 2010 - 13:08

Vaje -A.Z.Cajupi

Që ditën që vdiqe, që kur s'të kam parë
Lotët që kam derdhur, s'më janë dhe tharë
Shumë vjetë u bënë sot u mbushen dhjete
Që kur më ke lënë dhe s'të shoh ne jete!

Në ç'kopshte me lule ke qëndruar vallë?
S'të vjen keq për mua?S'të vjen mallë për djalë ?
O ëngjëll I bukur mos meno në botë
Kthehu të të shomë të na mbeten lotë

S'rrojmë dot pa tynë ti si rron pa neve?
Motëmot që rrojtëm bashkë s'më urreve
Atje tek rri janë qipariz' e varre
Kthehu të të shomë mos na lër përfare

Mos na lër të gjorë me zemër të ngrirë
Kthehu të gëzohesh kur të shoç tët birë
E ke lenë foshnje tani u bë burrë
S'arrite ta rritje s'të ka parë kurrë

Për ty shumë herë çoç do të më thotë
Por s'mund ti përgjigjem se më mbytin lotë
Kthej kokën mënjanë dhe vështroj përpjetë
Duke psherëtitur te zot' I vërtetë
Hera
Hera
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Vendbanimi Vendbanimi : Ne mes te asgjekundit.
Postime Postime : 1967
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 03/05/2010
Hobi Hobi : Piktura

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Cila eshte poezia juaj e preferuar(nga autoret shqiptare ose dhe te huaj )??? - Faqe 2 Empty Re: Cila eshte poezia juaj e preferuar(nga autoret shqiptare ose dhe te huaj )???

Mesazh nga Vizitor Mon 12 Jul 2010 - 0:35

Eshte cudi kur je femer

Mua tani me vjen per te qare.Me duket sikur
shkarkesa yjesh me jane grumbulluar te syte.
Dot nuk duroj,
ndersa cengelat e nervave nderas terhiqen
kundrejt njeri-tjetrit.
Kangur me foshnjen ne xhep
duket figura ime se largu
ketu ne bregdet.
Me vjen per te qare.Jam bere barre.
Me siguri molusqet e buta tani
levizin kapaket e forte brenda ujit
dhe kandilet e kuq
kushedi c'udhetim te mahnitshem
kane marre
Eshte cudi kur je femer...
E keni pare natyren kur tmerrohet,fryn
e shkaterron!
Kur si perbindesh shkriferon germadhat
e mohimit...
Pastaj, kur pastaj, e lehte dhe e trandur,
me syte e medhenj plot hije
pret nje vazhdim, nje lindje femije
buze detit ku i vjen per te qare, per te qare,
ngaqe se si eshte, eshte me barre.
Ne ato ore te dites kur molusqet e buta
hapin kapaket e forte brenda ujit
dhe kandilet e kuq
kushedi c'udhetim te mahnitshem kane marre...

Mimoza Ahmetaj
Anonymous
Vizitor
Vizitor

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Cila eshte poezia juaj e preferuar(nga autoret shqiptare ose dhe te huaj )??? - Faqe 2 Empty Re: Cila eshte poezia juaj e preferuar(nga autoret shqiptare ose dhe te huaj )???

Mesazh nga Aristogata Mon 12 Jul 2010 - 0:38

ARMIKU IM

Armiku im,
shpeshherë me fyeve ne mënyrën me te dobët,
shpeshherë te fyeva ne mënyrën me te ceket
armiku im.
E c'do te ish jeta ime pa ty
dhe jeta jote pa mua?
Askush s'mund ta dije
(kur kushtezimi mbaron
qenia zhduket)
Armik.Armiku im!
Prej teje rash ne gjume dhe perftim
te asja qe kerkoja,
prej teje gjelberoi lenda ime, u zgjua
dhe u perendua,
kur vrasja shpirtat mbertheu.
Oh, ne te vertete ti je dashuria
dhe jo urrejtja ime,
armiku im.
Aristogata
Aristogata
WebMaster
WebMaster

Vendbanimi Vendbanimi : made in albania
Postime Postime : 47912
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/03/2009
Mosha Mosha : 32
Hobi Hobi : poezia

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Cila eshte poezia juaj e preferuar(nga autoret shqiptare ose dhe te huaj )??? - Faqe 2 Empty Re: Cila eshte poezia juaj e preferuar(nga autoret shqiptare ose dhe te huaj )???

Mesazh nga Vizitor Mon 12 Jul 2010 - 0:43

Dëshira

Zot!
Sot
Jam,
Kam,
Shoh,
Njoh,
Rronj,
Shkonj;
Kam gas
Dhe flas
E them
Të kem
Ditë,
Dritë,
Jetë,
Vetë,
Ah, dua,
Që thua,
Të mos vdes,
Po të mbes
Përjetë
Të ketë
Shpirti im
Pa mundim
Shëndenë
Të jenë
Me mua
Sa dua.
Sonte jam gjall',
E jam mirë,
Po kam dhe mall
E dëshirë,
Zot i vërtetë
I gjithësisë!
Të rronj përjetë
Ndaj njerëzisë!
Ti ke në dorë,
Çdo gjë që të duash;
Nukë je i gjorë,
Arrin që të thuash;
Pa bëhenë gjithë ç'dua,
Po të më dëgjosh mua,
Le të bëhetë thua,
Dhe gjithë janë bërë!
Atë që thua ti vetë,
Zot i math e i vërtetë!
Ajo bënetë në jetë,
Edhe mbaronet' e tërë!
Ti epi jetë njerëzisë,
Shto e beko dhe bagëtinë,
Se ti je Zot' i gjithësisë,
Në dorëz' e ke mirësinë
Njerëzis' epi jetë të gjatë,
Mundimet fare nga jeta ngreji,
Djepinë shkret' e lugënë thatë
Mos e shih kurrë, po mbushur leri.
Fal
Dhe ep
Gjithë ç'ke
Nga të mirat,
E të pështirat
Hidhi këtje,
A vari më ndonjë grep,
A mbuloji më ndonjë mal,
E lërë vetëm mirësitë,
Fal edhe dritë e jet' e ditë
Le të prehet gjithë njerëzija
E të mos ketë kurrë të këqija;
Ligësitë, djallëzitë e marrëzitë
Le të mos rrojnë paskëtaj edhe një ditë
Veç mirësija në këtë jetë të mbretëronjë,
Urdhëri yt, puna jote, Zotth' i math e i vërtetë,
E v^ërteta le të rronjë, gënjeshtra le të pushonjë
Bëj si të duash, ç'të them unë Zot i vërtetë? Ti e di vetë!
Anonymous
Vizitor
Vizitor

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Cila eshte poezia juaj e preferuar(nga autoret shqiptare ose dhe te huaj )??? - Faqe 2 Empty Re: Cila eshte poezia juaj e preferuar(nga autoret shqiptare ose dhe te huaj )???

Mesazh nga Vellai Mon 12 Jul 2010 - 1:10

Cila eshte poezia juaj e preferuar(nga autoret shqiptare ose dhe te huaj )??? - Faqe 2 94251 Cila eshte poezia juaj e preferuar(nga autoret shqiptare ose dhe te huaj )??? - Faqe 2 94251 Cila eshte poezia juaj e preferuar(nga autoret shqiptare ose dhe te huaj )??? - Faqe 2 94251 Cila eshte poezia juaj e preferuar(nga autoret shqiptare ose dhe te huaj )??? - Faqe 2 94251
Vellai
Vellai
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Vendbanimi Vendbanimi : ne mes te oqeanit
Postime Postime : 3943
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 12/01/2009
Mosha Mosha : 111
Hobi Hobi : po e kerkoj akoma

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Cila eshte poezia juaj e preferuar(nga autoret shqiptare ose dhe te huaj )??? - Faqe 2 Empty Re: Cila eshte poezia juaj e preferuar(nga autoret shqiptare ose dhe te huaj )???

Mesazh nga Tonii Sun 18 Jul 2010 - 7:57

Ne e donim detin,
valët e qeta të ujit
Gjelbërimin mahnitës të fushave e kodrinave
Librin
e qetësisë dhe muzikën hyjnore
Të vargjeve të Teokritit në hije të pemëve
luleberadha
Tonii
Tonii
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Postime Postime : 5860
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/12/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Cila eshte poezia juaj e preferuar(nga autoret shqiptare ose dhe te huaj )??? - Faqe 2 Empty Re: Cila eshte poezia juaj e preferuar(nga autoret shqiptare ose dhe te huaj )???

Mesazh nga Vizitor Sun 18 Jul 2010 - 8:01

TE VEGJELIT

Lerini te gjithe te vijne
Te vegjelit prane meje
Ah, mos i beni te qajne
Kurre te mos mallengjehen
Syte ulur te mos mbajne
Dhe te meken e te ndehen
Por te qeshin, te nxitojne
Te bredhin e te gezojne
Te prehen e te kendojne
E kurre te mos mendohen.
Me vjen keq t'u mardhe dora
e faqja bukuroshe
Kur bie e shkreta debore
Dhe kembeza vogeloshe
Me k'ënda t'u mbaj ne duar....

N'ate sy kurre mos shtjere
Lotin e hidhur e te shkrete
Dhe mos e lere te bjere
Po falu ne buzet, gaz
Dhe ne sythit bukurine
E rriti caze nga caze
Duke u dhene urtesine.
Epu jetezen e gjate
Edhe mos i lere kurre
Pa memeze e pa ate
Dhe ne brenge e te semure
s'mund t'i shohe te mallengjyer
a te varfer a te mjere!
Dhe te grisur e te shqyer
kurre, kurre mos i lere!
Falu gjithe miresite
Te rrojen me nder ne jete
te mesojne diturite
Te behen te vertete
Te nderojne memedhene
Vlerat t'ja lartesojen
Mbi gjithe boten ta ngrene
Si lule ta zbukurojne!!

NAIM FRASHERI
Anonymous
Vizitor
Vizitor

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Cila eshte poezia juaj e preferuar(nga autoret shqiptare ose dhe te huaj )??? - Faqe 2 Empty Re: Cila eshte poezia juaj e preferuar(nga autoret shqiptare ose dhe te huaj )???

Mesazh nga Tonii Sun 18 Jul 2010 - 8:02

Hyr e ndize dritën dhe
qesh !
Kënga e ëmbël et natës pranverore hyn
edhe ajo
Në shtëpi, plot me lule të kuqe e të
kaltra.
Përse
je kaq e frymëzuar, kaq e lehtë ?
Përse fustani yt vallëzon nëpër
kadifin e qetësisë
Me një ëndërr lumturie të thurur kaq bukur ?
A ëndërron ti për
parfume ngacmuese

t’i bëjnë lëvizjet e tua kundermonjëse
Dhe
perdet të dridhen nga fryma e kohës
Si fletët që bien nga plepat e
vjetër ?

A do ta
ndërroje ti aromën e butë të një peme,
Me fëshfërimën e ndrojtur të
qershive ?

E Dashur, sa e
dua këtë lumturi
Që buron prej trupit tënd,
Si një fllad i
ardhur nga deti
Që shkon drejt pyllit me pisha!

Hajde, të
lutem, të më mësosh
Artin e harmonisë me
dritën e qiellit,
Gramatikën e dashurisë së bimëve të gjalla,
Dhe
kuptimin e yjeve të ndezur në zemër.

Jam shumë i
lodhur !
Por shpirti im kërkon të flasë pa pushim
Gjuhën e
virgjër të lëndinave
Dhe të dëshifrojë fshehtësitë

Më thuaj se me
çfarë lloj arti të pashprehur
Dashuria i zhvendos pa pushim kufijtë
Ndërsa
unë, i harruar në melankolinë time,
Dëgjoj këngë që më ngjajnë me
ato të mëllenjave !

Thuamë, pra,
shpirt im,
Tonii
Tonii
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Postime Postime : 5860
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/12/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Cila eshte poezia juaj e preferuar(nga autoret shqiptare ose dhe te huaj )??? - Faqe 2 Empty Re: Cila eshte poezia juaj e preferuar(nga autoret shqiptare ose dhe te huaj )???

Mesazh nga Vizitor Sun 18 Jul 2010 - 8:09

Falja

Zot i math e i vërtetë
Që kreve ç'shohëm në jetë,
Edhe të tjerë që janë
Pa funt pa krye pa anë,
Edhe kudo je ti vetë,
Syri yn tekdo shikon,
Që nga lint e gjer tek perëndon,
Më çdo vënt të sheh fuqinë,
Urtësin' e madhërinë,
Falna gjithë mirësitë,
Epna dituri e dritë,
Tregona udhën' e mirë,
Mos na lerë n'errësirë,
Dhurona gjithë të mirat,
Mërgona nga të pështirat.

Zot! falna vëllazërinë,
Dashurin' e miqësinë,
Epna dëshirë të msojmë,
E të mirat të punojmë,
Bëna të but' e të qetë,
E të urt' e të vërtetë,
Jetënë ta trashëgojmë
Anonymous
Vizitor
Vizitor

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Cila eshte poezia juaj e preferuar(nga autoret shqiptare ose dhe te huaj )??? - Faqe 2 Empty Re: Cila eshte poezia juaj e preferuar(nga autoret shqiptare ose dhe te huaj )???

Mesazh nga leta Sun 18 Jul 2010 - 8:38

ATDHEU ...

Atdheu éshté dhimbje, éshté dhimbje.
Njé prill i pikélluar né shpirt.
Atdheu éshté kryqi, éshté kryqi.
E mban - dhe té mban ty - né shpirt.

Atdheu éshté toka e premtuar.
Ti shkel si njé zot dhe s'e ka ndén kembe.
Atdheu s'ka fjalé, ka sy té trishtuar.
Vdes dashuria né dashuri qé té c'ménd.

Atdheu éshté buka e uritur,
Té ikén nga duart e dot nuk e ngop;
Endérr dhe ankth dhe shpresé e sfilitur;
Me syté n'errésiré vetveten kérkon.

Atdheu éshté varr i hapur, éshté varr.
Njé jeté drejt tij shkon me besé qé bind.
Né njé piké loti mbyt lotin fatvraré.
Né njé piké loti liriné e lind.

Atdheu yt i vogli, i vogli
ai hyjnori i pavdekshmi si loti.
leta
leta
Princeshë
Princeshë

Postime Postime : 6697
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 10/02/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Cila eshte poezia juaj e preferuar(nga autoret shqiptare ose dhe te huaj )??? - Faqe 2 Empty Re: Cila eshte poezia juaj e preferuar(nga autoret shqiptare ose dhe te huaj )???

Mesazh nga Poeti Dhimbjes Tue 27 Jul 2010 - 11:56

Leke Gjoka - Balade kurbeti

Ikem ne Shqiperi kapercyem endrrat
e di se bjeshket jane merzitur shume
atehere te pa thinjura i kishim zemrat
dhe puthja e lante merzine ne lume !..

E zanat i morem me vete nga bjeshket
qe bukurine e tyre ta shijome cdo cast
qe femi te lindim e t'na buzqeshin mengjeset
dhe puthja te mos plase nga asnje meraz !..

Me thinja flokesh tash i numerojme vitet
zemra ka ngelur vendnumero
rriten plot endrra femijesh femijet
dhe zanat e bjeshke jane po ato !..

Nuk e di atdhe po na e vrasin kthimin
nuk e di atdhe Shqiperia eshte e semure
nuk e di atdhe perdite po e shterojme burimin
se shqipen femijet po e lene te fleje gjume !..

Nje enderr e keqe cdo nate na buzeqesh
nje enderr e keqe cdo nate na gjuan me shuplaka merzie
nje enderr e keqe vendlindjen na e mbylli ne celes
dhe celsin e nisi ne nje anije kozmike drejt pafundesive !..

Po thinjen endrrat zemrat po vyshken
puthja po e shikon me inat puthjen
i bej ze eres qe me te e kthimin te nisem
por edhe eres se kthimit ia kane prere rrugen !!

Atehere i bej ze pritjes qe te me thote
se kthimi nuk eshte nje enderr e ftohte
se Shqiperia s'do shtrohet kurre me per serum
dhe askush s'do ia fusi nderkemzen me e rrezu ne lume!..

Se femijet kur te rriten do te kene puthje shqiptare
ashtu sic ishte dikur puthja e baballareve
se puthja e huaj nuk ka ngrohtesi
po edhe sikur te kete me vone do te kete idhni !..

Ndaj zgjohuni nga gjumi o ju rini
per dashuri te trokisni ne Shqiperi
bukuria huaj nuk ka zjarr e ndienja
dhe ne udhe do ndalet nje dite zemra !..

Te paret tane nga varret do bertasin
lugeter do ngrihen e do te buqasin
-c'po ngjet keshtu o bijte e mi
zanat po vyshken cdo dite ne Shqiperi
kthehuni e buzet e zanave te shijoni
se embelsine e tyre kurre s'do e harroni
lugeter nga varret me t'mos na ngrini
ndaj zanat shqiptare me vete gjithkund ti merrni
dhe femijet kur te lindin syte prapa te kthejne
se si ne Shqiperia askund me ngrohte s'do jene !...

Florida Korrik 2009
Poeti Dhimbjes
Poeti Dhimbjes
Legjendë
Legjendë

Vendbanimi Vendbanimi : Ne Mergim.
Postime Postime : 14346
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 15/03/2010
Mosha Mosha : 40
Hobi Hobi : Poezia

http://www.saimiri.webs.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Cila eshte poezia juaj e preferuar(nga autoret shqiptare ose dhe te huaj )??? - Faqe 2 Empty Re: Cila eshte poezia juaj e preferuar(nga autoret shqiptare ose dhe te huaj )???

Mesazh nga Vizitor Tue 27 Jul 2010 - 13:44

Kush ta fali bukurine
Kush ta fali bukurine
Qe t'e me trerosh te zine!
Kur te pashe per te vluar,
Pellumbeshe pende-shkruar,
Bubu!plumb ne kraharuar,
Plumb qe vret dyke gjemuar!
Mbledhur shoqet me nje qoshe,
Dic, m'ju flisje,dic m'ju thoshe,
Gushe-e-llere-e-gji-bardhoshe.
Pa me syckezat e tua,
Sy-larme!c'me fole mua.
Leshrave t'ju binte hija,
Yll i ndezur me shkendija,
Ndezur mun ne mes ne balle,
Te me vesh ne dhe te gjalle.
LASGUSH PORADECI
Anonymous
Vizitor
Vizitor

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Cila eshte poezia juaj e preferuar(nga autoret shqiptare ose dhe te huaj )??? - Faqe 2 Empty Re: Cila eshte poezia juaj e preferuar(nga autoret shqiptare ose dhe te huaj )???

Mesazh nga Tonii Thu 29 Jul 2010 - 9:44

këto netë mbi pjesë qytetesh
këto zjarre të pandezur mirë
qyteti, tashmë, matet veç me të pirë
këta duke mërmërirë
maten me qytetin ( drita brenda mureve )
kjo guerilje tashmë është gati, por s'e di
shohin vëngërr, marrin porosi
unë qetësohem, them "mirëmbrëma"
larg qyteti vërtiten fushat
qentë ndryjnë brenda vetes sixhade të shqipërisë etnike
qen të braktisur rruge
që i vret policia me plumb
si fëmijët e paligjshëm në brazil
qentë brenda kanë
qentë brenda kanë miq e vatra
tek angullijnë
me pak evolucion në frymëmarrjet vetëmbrojtëse
me pak të drejtë, me pak arsim ndoshta
ndoshta qentë po lehin, angullijnë
midis semaforësh realizojmë qytetin
të dashurat e njerëzve shtrirë, horizontalisht
kazanet e plehrave të punuar përbrenda
kazanet e plehrave plot evolucion
në qytete punojnë edhe radiot
kur ne flejmë, dikush rri pranë radios
do të doja t'i grumbulloja të gjithë të mbijetuarit
dhe t'ua fikja radiot me një gjest të butë e kuptimplotë
vetëm tërmeti kur bie na vëllazeron
çdo mesazh qetër për miqësi
për mirëkuptim
dështoi në homoseksualizëm
qyteti pret ditën kur asnjë
nuk do të kujtohet/kujdeset
për të ndezur apo fikur dritat
të lidhë/zgjidhë këpucët
qyteti na pret solemnë
pret ditën kur paraja fallco
do qarkulloje krenare bri parasë tamam
pret ditën kur nënë e bir nuk do të ndahen më
në prag të maternitetit
po kërthizë për kërthizë
të mos shqiten kurrë
gjer në vdekje
ky qytet nuk ka nevojë
që këngët të kenë fjalë e njerëzit gojë
kërkon të na i falë/ngjallë
shkronjat në tabela
me emra sheshesh, rrugësh
që janë emra prindërish tanë a kushërinjsh të vdekur
apo emra me numër datash të caktuara fitoresh
datëlindje
që përkuan tek përkojnë me orët tona
unë nuk besoj të jem duke folur
për kthimin e mesisë
dëshmova për pushimin e afért të gjakderdhjes
dhe për shqisën harmonike
asgjë më tepër
dëshmoj për fundin e gjakut
motra, mos u trembni
emëroheni
të virgjëra gjer në vdekje
fémijët mos i pritni nëpër javë
qyteti nuk pret më vizita
e ju mos pritni vizione të reja
këto orë janë dritaret e fundit të qytetit
nuk e di nga i di gjithë këto gjëra natën
po prapë dëshmoj se e ndjej
fundin harmonik; e kanë ndjerë edhe baballarët
të papërgjegjshëm
fill pasi lageshin nëpër mishin e dyshimtë që më polli
e ndaluar

E.Hatibi
Tonii
Tonii
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Postime Postime : 5860
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/12/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Cila eshte poezia juaj e preferuar(nga autoret shqiptare ose dhe te huaj )??? - Faqe 2 Empty Re: Cila eshte poezia juaj e preferuar(nga autoret shqiptare ose dhe te huaj )???

Mesazh nga WebMaster Thu 29 Jul 2010 - 9:46

Ju lutem te gjithveeeee nese e keni kuptuar temen

Duhet vene Autori i poezise
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 45
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Cila eshte poezia juaj e preferuar(nga autoret shqiptare ose dhe te huaj )??? - Faqe 2 Empty Re: Cila eshte poezia juaj e preferuar(nga autoret shqiptare ose dhe te huaj )???

Mesazh nga Aristogata Thu 29 Jul 2010 - 10:04

Parisi naten

Tri shkrepse te ndezura ,
nje nga nje ne erresire...
E para per te pare
fytyren tende,
E dyta per te pare
syte e tu,
E fundit per te pare
gojen tende...
Dhe tere nata per te mi kujtuar perseri
duke te te shtrenguar ne krahet e mi...!

Jacques Prevert
Aristogata
Aristogata
WebMaster
WebMaster

Vendbanimi Vendbanimi : made in albania
Postime Postime : 47912
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/03/2009
Mosha Mosha : 32
Hobi Hobi : poezia

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Cila eshte poezia juaj e preferuar(nga autoret shqiptare ose dhe te huaj )??? - Faqe 2 Empty Re: Cila eshte poezia juaj e preferuar(nga autoret shqiptare ose dhe te huaj )???

Mesazh nga "KengaIme" Mon 2 Aug 2010 - 4:02

Kjo mbete nr1 per mua..

Në mundsh!

Në mundsh ta ruash arsyen, kur bota humbet fillin
e fajin ty ta hedh dhe vetes t’i besosh,
sa herë tek ti dyshojnë e s’të përfillin
por edhe dyshimet drejt t’i gjykosh...
Në mundsh të rrish në pritje, nga pritja pa u lodhur,
e, kur t’urrejnë, urrejtje mos t’ushqesh,
madje, ndaj shpifjeve të rrish pa folur,
me thjeshtësi, me to pa rënë ndesh...

Në mundsh t’mendosh, por jo gjer në shkatrrim,
të ëndërrosh, por jo si rob ëndërrimesh,
dhe t’i trajtosh njëlloj e pa dallim
ngadhnjim e shpartallim burim mashtrimesh...
Në durofsh dot thëniet e tua të drejta
në kurthe për trutharët, kopuket që t’i kthejnë,
t’i shohësh të thyera gjërat më të shtrenjta
e prapë t’i ndërtosh me vegla që nuk vlejnë...

Në mundsh fitoret që ke korrur t’i flijosh
si në kumar, në një të vetme lojë,
të rrezikosh, të humbasësh e prapë t’ia fillosh,
dhe humbjen kurrë të mos e zesh në gojë...
Në i detyrofsh dot muskul, nerv e puls e zemër
të të shërbejnë edhe kur gjithçka duket e kotë,
e të qëndrosh kur s’ke asgjë më veç vullnetit,
që vetëm fjalën “Qëndro!” gjithmonë të thonë...

Në mundsh të flasësh me maskarenj, por nderin tënd ta ruash
e t’ecësh përkrah mbretit pa krenari që të verbon...
Nëse armiku apo miku s’të bëjnë dot të vuash,
dhe gjithkend e çmon, por veç sa meriton...
Në mundsh t’i mbushësh ti minutat aq të renda
me vepra që peshojnë
dije dhe mos kij asnjë dyshim,
se jotja do të jetë Bota, me ç’ka brenda,
dhe BURRE do të jesh, o biri im!

Rudyard Kippling
Cila eshte poezia juaj e preferuar(nga autoret shqiptare ose dhe te huaj )??? - Faqe 2 1819-59
"KengaIme"
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Vendbanimi Vendbanimi : Aty ku lotet nuk me prekin
Postime Postime : 486
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 01/08/2010
Mosha Mosha : 37
Hobi Hobi : Qefi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Cila eshte poezia juaj e preferuar(nga autoret shqiptare ose dhe te huaj )??? - Faqe 2 Empty Re: Cila eshte poezia juaj e preferuar(nga autoret shqiptare ose dhe te huaj )???

Mesazh nga Sponsored content

Sponsored content

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Faqja 2 e 3 Previous  1, 2, 3  Next

Mbrapsht në krye

- Similar topics

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi