Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Cila eshte poezia juaj e preferuar(nga autoret shqiptare ose dhe te huaj )??? - Faqe 3 People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Cila eshte poezia juaj e preferuar(nga autoret shqiptare ose dhe te huaj )??? - Faqe 3 People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Cila eshte poezia juaj e preferuar(nga autoret shqiptare ose dhe te huaj )???

+7
Vellai
Hera
my name
WebMaster
Ambra
Tonii
Aristogata
11 posters

Faqja 3 e 3 Previous  1, 2, 3

Shko poshtë

Cila eshte poezia juaj e preferuar(nga autoret shqiptare ose dhe te huaj )??? - Faqe 3 Empty Cila eshte poezia juaj e preferuar(nga autoret shqiptare ose dhe te huaj )???

Mesazh nga Aristogata Fri 9 Apr 2010 - 11:06

First topic message reminder :

Nje vajze



Duke të puthur, pa të dashur

Në shpirt ai ty të plagoi
Buzëpërgjakur nga të kuqtë e tu,

si vrasës tinëz shkoi

Krenar që ty "të shtiu në dorë"

Gjith' shokëve emrin tënd ua tha.
Pranë gotës së birrës për
ty folën
në park, të dielave ata.

Dhe ti e vetme mbete, bosh
mbenë sytë e ty në net bilbilash
Si sheshi i shkretë, ku posa ndodhi
Një katastrofë automobilash.

Tani kur shkon Rrugës së Dibrës
Ata me sy të ndjekin pas
Pataj me bërryl i bien shokut
"E sheh filanen? E ka pas..."

Dhe ti ul kokën shpejton hapin
T'arrish tek shoqja sa më shpejt
Të përsërisësh fjalët standart:

"Ah, njëlloj janë të tërë
djemtë"

Të dyja t'ulura pranë radios
Do ndizni heshtur një cigare
tek supi i saj, nën fjalë lajmesh
një çast dremitja do të t'marrë


Dhe do të të çojë tek një
rrugë tjetër
M'e gjerë, m'e bukur dhe më e re
Atje në sfond fabrikash, njerëzit
Nga kembët s'do të të venë re.


Atje ku t'ecësh midis turmash
Në një grup djemsh, ndoshta midis
Dikush me brryl do t'i bjerë shokut:
"E sheh filanen? Ishim miq..."


kjo eshte nje nga poezit e mia me te preferuara nga i madhi Kadare
Aristogata
Aristogata
WebMaster
WebMaster

Vendbanimi Vendbanimi : made in albania
Postime Postime : 47912
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/03/2009
Mosha Mosha : 32
Hobi Hobi : poezia

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë


Cila eshte poezia juaj e preferuar(nga autoret shqiptare ose dhe te huaj )??? - Faqe 3 Empty Re: Cila eshte poezia juaj e preferuar(nga autoret shqiptare ose dhe te huaj )???

Mesazh nga Єямєℓiиdå Tue 19 Oct 2010 - 2:19

Duaj jetën...

Duaje jetën ashtu siç është
duaje plotësisht, pa pretendime,
duaje kur të duan apo kur të urrejnë,
duaje kur askush nuk të kupton,
apo kur të kuptojnë të gjithë.

Duaje kur të gjithë të braktisin,
apo kur në qiell të ngrenë si mbret.
Duaje kur të vjedhin gjithçka,
apo kur të dhurojnë.
Duaje kur ka kuptim
apo kur ngjan se nuk ka një fije.
Duaje në lumturi të plotë
apo në vetmine absolute.

Duaje kur je i fortë,
apo kur ndjehesh i pafuqishëm.
Duaje kur ke frikë,
apo kur ke një mal guximi.
Duaje jo vetëm për kënaqësitë e mëdha
e sukseset e mrekullueshme;
duaje edhe për gëzimet e vogla.

Duaje edhe pse nuk të jep çka mundet,
duaje edhe pse nuk është siç do ta dëshiroje.
Duaje sa herë që lindesh
e sa herë që je duke vdekur.
Por mos duaj kurrë pa dashuri.

Nënë Tereza
Єямєℓiиdå
Єямєℓiиdå
WebMaster
WebMaster

Postime Postime : 17963
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 09/10/2010
Mosha Mosha : 38
Hobi Hobi : Muzika, leximi & noti

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Cila eshte poezia juaj e preferuar(nga autoret shqiptare ose dhe te huaj )??? - Faqe 3 Empty Re: Cila eshte poezia juaj e preferuar(nga autoret shqiptare ose dhe te huaj )???

Mesazh nga Єямєℓiиdå Tue 19 Oct 2010 - 2:24

S'ka rendesi

Njeriu eshte i paarsyshem, i pallogjikshem, egocentrik
S'ka rendesi, duaje!

Nese ben mire, do te thone e ben per qellime egoistike
S'ka rendesi, bej mire!

Nese zbaton qellimet e tua, do te gjesh miq te rrejshem dhe armiq te vertete
S'ka rendesi, zbato!

Te miren qe e ben, neser do te harrohet
S'ka rendesi, bej mire!

Nderi dhe ciltersia do te bejne te lendueshem,
S'ka rendesi, ji i cilter dhe i ndershem!.

Ate qe ke ndertuar vite me radhe, mund te rrenohet fill
S'ka rendesi, nderto!

Nese i ndihmon njerzit, do te hidherohen
S'ka rendesi, ndimohu!

Jepja botes pjesen me te mire te vetvetes, do te shqelmojne
S'ka rendesi, jepe pjesen me te mire te vetvetes!

Nënë Tereza
Єямєℓiиdå
Єямєℓiиdå
WebMaster
WebMaster

Postime Postime : 17963
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 09/10/2010
Mosha Mosha : 38
Hobi Hobi : Muzika, leximi & noti

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Cila eshte poezia juaj e preferuar(nga autoret shqiptare ose dhe te huaj )??? - Faqe 3 Empty Re: Cila eshte poezia juaj e preferuar(nga autoret shqiptare ose dhe te huaj )???

Mesazh nga Єямєℓiиdå Tue 19 Oct 2010 - 2:26

Duaj

Duaj deri në dhembje
e nëse të dhemb,
pikërisht për këtë do të jetë më mirë.
Përse të ankohesh?
Nëse vuajtjen e pranon
e ja ofron Zotit, do të të japë gëzim.
Vuajtja
është dhuratë e madhe e Zotit:
kush e vjel
kush do me gjithe zemër,
kush vetveten ofron
ia njeh vlerën.

Nënë Tereza
Єямєℓiиdå
Єямєℓiиdå
WebMaster
WebMaster

Postime Postime : 17963
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 09/10/2010
Mosha Mosha : 38
Hobi Hobi : Muzika, leximi & noti

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Cila eshte poezia juaj e preferuar(nga autoret shqiptare ose dhe te huaj )??? - Faqe 3 Empty Re: Cila eshte poezia juaj e preferuar(nga autoret shqiptare ose dhe te huaj )???

Mesazh nga Єямєℓiиdå Wed 20 Oct 2010 - 10:03

Abazhuri

Ti më pyet përse kam rënë në heshtje?
Tani është çasti kur ti dhe unë
Flasim me sy, me buzëqeshje.
Është mbrëmje. Dhe sonte të dua kaq shumë!
Shtrëngomë fort. Kam nevojë për përkëdhelje.
Po ta dije ç`më gufon prej thellësish,
Ç`ambicie, ç`krenari, ç` dëshirë, ç`dhembshuri ka brenda meje,
dhe ç`mirësi!...Por jo, ti s`mund ta dish!...
Ule pakëz abazhurin, si thua? Kështu jemi më rehat.

Veç në mugëtirë kuvendojnë zemrat
dhe sytë I shikon shumë më qartë,
kur i sheh një çikëz më pak gjërat,
Të dua tepër sonte që të të flas për dashuri.
Pas kraharorit tënd shtrëngomë.
Dua ta kem radhën unë tani
të jem ai që e ledhatojnë.
Ule abazhurin edhe një grimë.

Aq. Të mos flasim më. Të rrimë të qetë.
Dhe të mos lëvizim fare. Qenka kaq mirë,
kur duart e ngrohta mbi fytyrë ti m`i ke mbështet!...
As tani nuk po na lënë të lirë?
Ah, po na sjellin kafenë!
Mirë, vëreni ku ta keni më për mbarë.
Shpejt!...Mos e lini derën çelë.
Ku e lashë fjalën qëparë?

A të pimë kafe…tani?Si thua?
Vërtet, ty të pëlqen ta pish të nxehtë.

A don të ta hedh unë në filxhan? Prit! Lërma mua.
Qenka e fortë sot! A do sheqer! Vetëm për një fetë?
A është mjaft kaq? Ta gjerb unë më parë?
E gjerba! Merre filxhanin, e dashura ime…
Sa errët u bë. Nuk shihet fare.
Ngrije dritën e abazhurit një grimë.

Pol Zheral
Єямєℓiиdå
Єямєℓiиdå
WebMaster
WebMaster

Postime Postime : 17963
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 09/10/2010
Mosha Mosha : 38
Hobi Hobi : Muzika, leximi & noti

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Cila eshte poezia juaj e preferuar(nga autoret shqiptare ose dhe te huaj )??? - Faqe 3 Empty Re: Cila eshte poezia juaj e preferuar(nga autoret shqiptare ose dhe te huaj )???

Mesazh nga Hera Mon 25 Oct 2010 - 8:17

POEMA

Je një poemë e gjatë
Të lexoj me heshtje
Më e bukura se çdo poemë e antologjive botërore
Plot metafora të padeshifruara
Si hieroglife
Të ndjej po s'mund të të rrëfej
Pa fund e fillim si universi
Frymon dashuria
Përkulet vdekja
Ti je poemë e gjatë
Të lexoj në heshtje
Me gjuhë gishtërinj puthje prekje...
***
heshtja jote hieroglif i koklavitur
i pakuptueshëm telefoni im i vdekur skaj dritares
një mesazh të heshtur a do ta mbart
një alo që do të kthente paqën në këtë dhomë...


s.salihu
Hera
Hera
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Vendbanimi Vendbanimi : Ne mes te asgjekundit.
Postime Postime : 1967
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 03/05/2010
Hobi Hobi : Piktura

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Cila eshte poezia juaj e preferuar(nga autoret shqiptare ose dhe te huaj )??? - Faqe 3 Empty Re: Cila eshte poezia juaj e preferuar(nga autoret shqiptare ose dhe te huaj )???

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Faqja 3 e 3 Previous  1, 2, 3

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi