Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Shqipëria,akoma në mësimin e lëndëve të Komunizmit People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Shqipëria,akoma në mësimin e lëndëve të Komunizmit People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shqipëria,akoma në mësimin e lëndëve të Komunizmit

Shko poshtë

Shqipëria,akoma në mësimin e lëndëve të Komunizmit Empty Shqipëria,akoma në mësimin e lëndëve të Komunizmit

Mesazh nga Vizitor Sat 8 May 2010 - 4:10

Mesa duket komunizmi u zhduk për politikën dhe jo për zhvillimin e vendit në fusha të rëndësishme siç është mjekësia.
Shqipëria,akoma në mësimin e lëndëve të Komunizmit Attachment

"Gazeta Shqiptare" ka zbuluar në një artikull të saj se shumë libra të mjekësisë kanë akoma të shkrura metodat e vjetra të komunizmit.

Ky ndoshta është edhe faktori që ka mbajtur mjekësinë shqiptare në nivele shumë të ulta.
Tekstet e vjetra

Kështu te "Kirurgjia Speciale", këshillat e Partisë janë të ndërthurura me shpjegimin e sëmundjeve. Në faqen 14 të këtij teksti, teksa flitet për zhvillimin e kirurgjisë në vendin tonë jepen edhe shkaqet e prapambetjes. "Regjimi i prapambetur feudal i mbretit Zog, nuk interesohej për gjendjen e mjerueshme të popullit tonë. Ndihma kirurgjike gjatë gjithë kohës së qeverisjes së tij mbeti në një nivel jashtëzakonisht të prapambetur. Për afro njëzet vjet para çlirimit të vendit u krijuan vetëm disa pika të vogla kirurgjike në 3-4 qytete kryesore të vendit…", - thuhet në këtë faqe, ndërsa më poshtë thuhet se "…Partia dhe pushteti popullor i kushtuan menjëherë një kujdes të veçantë mbrojtjes së shëndetit të popullit…" ose "..me kujdesin e vazhdueshëm që ka treguar Partia për shëndetin e popullit…" (fq 14). Tek i njëjti tekst në faqen 81, teksa flitet për profilaksinë e traumave në vendin tonë, thuhet "veçoria dalluese e shëndetësisë sonë socialiste…". Ndërsa tek Urologjia, teksa shpjegohen keqformimet e lindura të aparatit gjenital, thuhet se "..gjithashtu një rol të rëndësishëm lot edhe puna kualifikuese e personelit tonë shëndetësor, e organizuar mirë në çdo skaj të vendit tonë e deri në qytet, ku pasqyrohet qartë politika e Partisë për profilaksinë duke i zbuluar dhe kuruar në moshën sa më të vogël këta fëmijë të sëmurë, të cilët të rriten të shëndetshëm". Ndërsa tek një tjetër tekst, ai i "Sëmundjeve Kirurgjikale" në fq 109, ku shpjegohet prostati akut dhe ata faktorët e tij thuhet se ".. në vendet kapitaliste ku kemi një përhapje të madhe të sëmundjeve veneriane takohet shpeshherë prostati akut me origjinë gonokoksike. Te ne, si rezultat i zhdukjes së sëmundjeve veneriane, prostati gonokoskik nuk takohet" fq 109. Në një tjetër paragraf të këtij teksti jepet edhe shkaku pse një sëmundje është më e përhapur. "..në vendin tonë, adenoma e prostatës është një sëmundje e përhapur, e cila vitet e fundit ka ardhur duke u shtuar. Shtimin e saj mund ta shpjegojmë me faktin se në vendin tonë, në sajë të kujdesit të Partisë dhe të pushtetit për shëndetin e popullit, është rritur shumë zgjatja e jetës mesatare të njeriut, nga 34.5 vjet që ishte para çlirimit, në 68.4 vjet në ditët tona. Për pasojë është shtuar dhe numri i njerëzve në moshë mbi 60 vjeç dhe logjikisht janë shtuar edhe rastet me adenomë të prostatës, ashtu siç mund të jenë shtuar edhe raste të tjera që janë karakteristike për moshën e pleqërisë….", thuhet në këtë tekst në faqet 119-120. Po në të njëjtin tekst mund të gjejmë edhe citate të tilla si "…është arritur që një pjesë e këtyre të sëmurëve të shërohen njëherë e përgjithmonë. Edhe në vendin tonë, në sajë të kujdesit të Partisë për shëndetin e popullit është ngritur reparti i dializës ekstrakorporale, ku janë kuruar me sukses mjaft të sëmurë.." (fq 11) dhe "… shërbimi radiologjik i vendit tonë i ngritur nën kujdesin e Partisë, lejon në të gjitha spitalet tona kryerjen e këtyre ekzaminimeve…" (fq 38). Një tjetër tekst ku ndihet "dora e Partisë" është edhe ai i Anestezisë, por këtu vetëm në hyrje të tij, pasi është edhe një botim më i vonshëm se tekstet që përmendëm më lart. Anestezia është botim i vitit 1989. Në të thuhet "...…në fillim të viteve '60, numri i tyre filloi të shtohej dhe të duken edhe elementët e parë të trajtimit reanimator. Sot, në sajë të kujdesit të vazhdueshëm të Partisë, tashmë ky shërbim ka marrë fizionominë e tij.
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi