Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Njëmbëdhjetëshja ideale e fazës së grupeve People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Njëmbëdhjetëshja ideale e fazës së grupeve People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Njëmbëdhjetëshja ideale e fazës së grupeve

Shko poshtë

Njëmbëdhjetëshja ideale e fazës së grupeve Empty Njëmbëdhjetëshja ideale e fazës së grupeve

Mesazh nga Binni Sat 26 Jun 2010 - 14:27

Njëmbëdhjetëshja ideale e fazës së grupeve Lionel-messi-300x218

Sa herë që dikush tenton që të bëjë një listë të më të mirëve qoftë të një periudhë të caktuar, qoftë të gjitha kohëve rrezikon që të hasë në mospajtim të shumë njerëzve.

Ky veprim është gjithnjë thikë me dy (ose më shumë) tehe dhe gazetarët, ose ekspertët që i hynë kësaj pune e kanë problem të japin arsyetime e argumente konkrete e të pakontestueshme.

Përkundër këtyre gjërave, opinioni duket se vërtetë ka shumë dëshirë të lexojë rang-lista dhe lista të tjera pavarësisht kriterit të përcaktimit të tyre.

Duke i ditur të gjitha këta dhe duke lexuar atë që i madh e i vogël kanë shkuar për garat në fazën e grupeve, radha është për bërjen e një liste shumë subjektive dhe personale me të cilën mund të pajtohen ose mos të pajtohet opinioni, mirëpo, subjektiviteti në krijimin e saj është faktori mbizotërues dhe kjo mund të vërehet në arsyetimet e shkurtra që jepen për secilin lojtar.

Portier:

Diego Benalio (Zvicër)

Portierit të Zvicrës Adidas Xhabulani vetëm një herë i ka “përfunduar” në portë që është arritje shumë e mirë. Kur dihet se Zvicra ishte në grup me Kilin dhe Spanjën atëherë kjo arritje bëhet impresive.

Mbrojtja:

Maikon (Brazil)

Maikon është mbrojtësi i djathtë më i mirë në botë dhe i vetmi njeri që është në gjendje ta mbajë Dani Alvesin në bankë. Këto argumente mjaftojnë, kurse nëse këtyre ua shtojmë edhe golin e shënuar me Korenë e Veriut, atëherë Maikon është i pakontestueshëm në këtë pozitë.

Diego Lugano (Uruguai)

Uruguai në fazën e grupeve është i vetmi ekip që nuk ka pësuar asnjë gol. Kjo mund të jetë dëshmi e cilësive të Oskar Tabarezit, por pa fare dyshim është dëshmi e cilësive të Diego Luganos, shtyllës së mbrojtjes së këtij reprezentacioni.

Lusio (Brazil)

Brazili kurrë nuk ka pasur më shumë mbrojtës të klasit botëror në radhë te veta dhe Lusio është pa dyshim një prej tyre. Shfaqja e mirë ndaj Portugalisë (pra, ndaj Kristiano Ronaldos) tregoi se ai është pjesë e rëndësishme e lojës së Brazilit dhe një prej arsyeve pse Karlos Dunga e sforcon atë model të lojës.

Filip Lam (Gjermani)

Lam ka potencial të jetë gjithçka që Kristian Cige është dashur të jetë, kurse në këtë botëror mund të shndërrohet në Andreas Bremen e ri, për çka reprezentacioni gjerman ka shumë nevojë.

Mesfusha:

Havier Maskerano (Argjentinë)

Në një ekip ku përzgjedhës është Maradona dhe numrin 10 e mban Lionel Mesi është vështirë të vërehet dikush tjetër, mirëpo, Maskerano, duke luajtur në botërorin e tij të dytë ka sunduar në mesfushë në çdo ndeshje dhe ka qenë sinonim i kapitenit të një ekipi.

Lendon Donovan (SHBA)

Donovan e ka pasur rastin e fundit të tregojë se ai është më shumë sesa “një djalosh i bukur dhe i shkathtë, por pa karakter fitues. Ai e ka bërë shfrytëzuar këtë rast.

Mesut Ëzil (Gjermani)

Ëzil ka marrë përsipër udhëheqjen e mesfushës gjermane, detyrë që deri para botërorit e ka bërë Mihael Balak. Pas lëndimit dhe ndërprerjes së kontratës ne Çelsin Balak kthehet në Leverkuzen (lexo: kthehet në anonimitet) dhe Ëzil ëhstë ylli i ri i futbollit gjerman.

Sulmi:

Lionel Mesi (Argjentinë)

Mesi është futbollisti më i mrië në botë dhe është mirë që këtë po e tregon në çdo minut të garës më të madhe të futbollit në botë.

David Vila (Spanjë)

Një sulmues i gjithanshëm, i cili ishte në gjendje të shkëlqejë nën presion të madh, diçka që spanjollëve rrallë u shkon për dore.

Diego Forlan (Uruguai)

Sulmues të cilit iu dha rasti që me bashkëlojtarë më të rinj të tregojë përvojën dhe shkathtësitë e tij në garë të madhe, diçka që nuk e ka bërë shpesh më herët. Është duke e vazhduar njërin prej sezoneve më të mira në karrierë dhe me të e Suarezin në sulm, Uruguai është ekip shumë i rrezikshëm.

Trajner:

Diego Maradona

S’ka fare nevojë për arsyetim.
Binni
Binni
Legjendë
Legjendë

Vendbanimi Vendbanimi : Ne Mendjen Tuaj!!
Postime Postime : 7205
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 03/01/2010
Mosha Mosha : 39
Hobi Hobi : Sporti,

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi