Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Shqiptari me 4 emra,njihet vendimi italian i denimit People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Shqiptari me 4 emra,njihet vendimi italian i denimit People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shqiptari me 4 emra,njihet vendimi italian i denimit

Shko poshtë

Shqiptari me 4 emra,njihet vendimi italian i denimit Empty Shqiptari me 4 emra,njihet vendimi italian i denimit

Mesazh nga **Jeta** Sun 4 Jul 2010 - 1:58

Shqiptari me 4 emra,njihet vendimi italian i denimit Gjykata-e-tiranes-ALNA-2

Aleksandër Agaçi duhet të vuajë 22 vite burg për vrasje të mbetur në tentativë dhe detyrim për trafikim të drogës
Gjykatat italiane kanë dhënë për të gjashtë vendime të formës së prerë për krime të ndryshme, por vetëm dy janë njohur
TIRANË- Autoritete e drejtësisë italiane, pak muaj më parë sollën për njohje gjashtë vendime të formës së prerë të dhëna nga Gjykatat e qyteteve të ndryshme të Italisë për shqiptarin me 4 emra i arrestuar në mars të këtij vitit në Shqipëri, shtetasin Aleksandër Agaçi alias Aleksandër Agaci i njohur edhe si Palush Alushi apo me emrin grek Kusar Kusaris.
Gjykata e Shkallës së Parë në kryeqytet, pas shqyrtimit të kërkesës për njohjen e 6 vendimeve penale e civile, vendosi të njoh vetëm dy prej tyre ku në total i pandehuri është dënuar me 21 vite burg. Ndërsa për katër vendimet e tjera, togat e zeza të kryesuar nga gjyqtarja e vetme Manjola Xhaxho vendosi të mos i njoh për shkak të parashkrimit.
Sipas 6 vendimeve të ardhura për njohje, mësohet se shtetasi shqiptar me 4 emra është dënuar në mungesë në total me 24 vite e 2 muaj e 10 ditë heqje lirie dhe 600 mijë lireta e 600 euro gjobë. Kjo masë dënimi, sipas vendimeve që “Shekulli” i ka siguruar nga një kopje, mësohet se janë dhënë ndaj të pandehurit për akuzat e “vrasjes me paramendim mbetur në tentativë”; “plagosjes së rëndë”, të dyja këto në bashkëpunim; “mbajtjes pa leje të armëve luftarake”; “vjedhjes” në bashkëpunim; “kanosjes” për të kryer një vepër penale; “deklarimit të rremë para oficerit të policisë”; “dhënies së gjeneraliteteve të rreme”; “falsifikim të dokumenteve të gjendjes civile”; “falsifikim të patentës ndërkombëtare” e “falsifikim të pasaportës” në dy raste.
Të gjitha këto akuza, sipas vendimeve italiane i pandehuri me katër emra që tashmë ndodhet i arrestuar në Shqipëri i ka konsumuar nga vitit 1997 e deri në vitin 2000, por dënimet ndaj tij janë dhënë duke filluar që në maj të vitit 1999 e deri në prill të 2007. Me ardhjen e këtyre vendimeve për njohje, autoritete e policisë në Tiranë kanë kryer arrestimin e të dënuarit në Itali me katër emra, duke e prangosur atë më 31 mars 2010 në kryeqytet.
Nga shqyrtimi gjyqësore i kërkesës për njohjen e këtyre vendimeve penale dhe civile, togat e zeza të kryeqytetit kanë bërë njohjen dhe konvertimin e dënimit vetëm për dy vendime të dhënë nga autoritet italiane, ndërsa për katër vendimet e tjera gjykata i ka vlerësuar të parashkruar dhe nuk mund të njihen.
Vendimi I
Sipas vendimit të firmosur nga gjyqtarja Xhaxho me nr. 876 të pandehurit me katër emra i njihet vendimi i dënimit me 20 vjet burg për akuzën e “vrasjes me paramendim mbetur në tentativë”; “plagosjes së rëndë”, të dyja këto në bashkëpunim si dhe “armëmbajtje pa leje”.
Vepra këto të kryera më 19 korrik 1998 ku pas një zënke të momentit me shtetasin me iniciale N.K. i pandehuri në bashkëpunim me shtetasit me iniciale A.H. dhe L.K. në Torino kanë qëlluar me disa plumba të pistoletës gjysmë automatike “7,65 Broëing” ndaj shtetasit me iniciale E.M. i quajtur Bibili (nipi i shtetasit N.K.) në sheshin “Carduci”, në afërsi të qoshes së rrugës “Gavello”. Shtetasi E.M. kishte filluar të largohet me vrap pas zënkave me grusht, kur i pandehuri ka qëlluar nga mbrapa duke e goditur në këmbë.
Në atë moment në rrugë është plagosur kalimtari me inicialet F.F. shtetas italian, të cilit pas ndërhyrjeve kirurgjikale ka mund të shpëtoi.
Vendimi II
Gjithashtu, gjykata ka njohur edhe vendimin e dënimit me 1 vit burg për të pandehurin me katër emra, i cili më 15 qershor 2000 në Bage të qytezës së Saluzës, e ka “kanosur” shtetasen shqiptare me iniciale E.T. duke i kërkuar që të kryente transportin e një sasi lëndë narkotike së bashku me djalin e saj në makinë 7 muajsh. Sipas vendimit, i pandehuri duke përdorur kërcënimin apo dhunën përmes telefonit i ka kërkuar E.T. të kryente transportin e lëndës narkotike dhe armëve që më parë ia kishin dhënë asaj tre burra në emër të të pandehurit.
—————————————-
BOX
NUK JANË NJOHUR VENDIMET:
I. Vendimi i formës së prerë me datë 9 maj 1999 nga Gjykata Penale e Torinos, ku i pandehuri është dënuar në bashkim dënimesh me 9 muaj burg dhe 500,000 lireta gjobë, për akuzat e “vjedhjes” në bashkëpunim dhe “deklarimin e të dhënave të rreme” në lidhje me identitetin e tij para oficerit për të krijuar një akt gjyqësor publik me të dhëna të rreme. Ngjarja për të cilën është dënuar ka ndodhur më 19 prill 1997 në Torino, ku i pandehuri në bashkëpunim me shtetasin shqiptar me inicialet A.R. kanë kryer dy vjedhje.
II. Vendimi i formës së prerë më datë 18 janar 2001 nga Gjykata Civile dhe Penale e Saluzzos, ku i pandehuri është dënuar me 20 ditë burg dhe 100,000 lireta gjobë, për akuzën e “mbajtjes pa leje të armëve luftarake”. Kjo vepër është konsumuar në Marena me datë 26 qershor 1998 ku në bashkëpunim me shqiptarin me inicialet L.K. kanë mbajtur në makinën e tyre tip “Audi” me targe “TO 901188M” një thikë me teh 10 cm e dorezë prej 12 cm dhe një shkop bejsbolli.
III. Vendimi i formës së prerë më 28 shkurt 2004, nga Gjykata e Torinos, ku i pandehuri është dënuar me 4 muaj burg për akuzën e “falsifikimit të dokumenteve” dhe “falsifikimit të pasaportave” greke e italiane duke i ndërruar të dhënat në bashkëpunim. Ngjarja për të cilën është dënuar ka ndodhur në Torino më 14 korrik 1998.
IV. Vendimi i formës së prerë më 14 shkurt 2004 nga Gjykata e Savonas, ku i pandehuri është dënuar në bashkim dënimesh me 2 vjet e 20 ditë burg dhe 600 euro gjobë për akuzën e “përdorimit të dokumenteve të falsifikuara”; “leje të drejtimit të mjetit dhe pasaportë të falsifikuar”. Kjo ngjarje ka ndodhur në Roçavignale të datës 7 gusht 1997, ku i pandehuri i ka blerë apo marr leje të drejtimit të automjetit ndërkombëtar dhe pasaportë fals, në emër të tij.
———————————————-
BOX
Aleksander Agaçi, lindur me dt. 03.02.1974 në Suk, Fier,
Aleksander Agaci, lindur me dt. 24.01.1974, në Berat,
Kusar Kusaris, lindur me dt. 12.03.1974, në Tirane
Palush Alushi
STRASBURG
Strasburgu dënon Greqin me 6 mijë euro për dënimin e një shqiptari
TIRANË- Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut në Strasburg, dënoi sërish Greqinë për mënyrën e trajtimit dhe gjykimit të emigrantëve shqiptarë gjatë një procesi gjyqësor prej autoriteteve të drejtësisë së këtij vendi. Kjo bëhet e ditur nga faqja zyrtare Gjykatës së Strasburgut, ku edhe është vendosur
Kështu, sipas vendimit me nr. 40876/07 Gjykata e Strasburgut vendosi dënimin e qeverisë greke me shumën prej 6 mijë euro për shkelje të Konventës për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive Themelore të Njeriut gjatë procesit gjyqësor ndaj shqiptarit Martin Bala.
Sipas këtij vendimi, mësohet se shqiptari Bala i lindur më 1977 aktualisht ndodhet në burgut e Koridhalosit në shtetin helen që prej vitit 2007, ku është dënuar me 3 vjet e 6 muaj burgim. Mësohet se Strasburgu ka konstatuar shkelje të nenit 5/4 të Konventës që ka të bëjë me të drejtat për liri dhe siguri në një proces gjyqësor.
Për këtë shkelje, Gjykata Strasburgut “urdhëron” qeverinë greke t’i paguaj 5000 Euro si dëm jo pasuror emigrantit Bala dhe 1000 euro për kostot dhe shpenzimet gjyqësore. Sipas ankimit të vetë të dënuarit Bala, Gjykatat greke nuk e lejoi të paraqitej personalisht në Gjykate për të kundërshtuar parashtrimet e prokurorit që kërkoi vazhdimin e qëndrimit të tij në dhomat e paraburgimit.
Vetë ankuesi Bala me ndihmën e avokatit ka kërkuar që Gjykata e Strasburgut të “dënoi” qeverinë greke edhe për shkelje të nenit 6/1 të Konventës në lidhje me të drejtat për akses në Gjykatë dhe nenin 13 në lidhje me të drejtën për një mjet ankimor të vendimeve të Gjykatës së shtetit fqinjë......
**Jeta**
**Jeta**
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Always in you're heart....
Postime Postime : 8276
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 31/01/2010
Hobi Hobi : leximi,muzika...

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi