Kristaq Turtulli
2 posters
Faqja 1 e 1
Kristaq Turtulli
Interviste me shkrimtarin Kristaq Turtulli
Shkrimtari, poeti dhe publicisti Kristaq Turtulli beson ne fuqine njerezore. Eshte ky parim qe e ka mbeshtetur ne formimin e tij si shkrimtar, si gazetar, por edhe ne vitet kur ka punuar si mesues. Keto aftesi shkrimtari i sheh si profesione te bukura, te ndjeshme shpirterisht. Jane 'keshilltare besnike' te ngjarjeve, karaktereve, fakteve, te profesioneve, ne krijimtarine e tij te pasur, te talentuar, produktive, gjithmone me besimin se cdo liber ka rendesine dhe mesazhin e kujtimeve, dhimbjes, mallit, dashurise njerezore, nostalgjise, universin jetesor te botes shqiptare dhe individuale, te cilat bashkohen ne nje emerues te perbashket: ndjenjen e pergjegjesise dhe perkushtimin per ato qe shkruan dhe misionin qe i ka vene vetes. Kristaq Turtulli eshte nje shkrimtar bashkekohor i letersise shqipe qe krijimtarine e tij e shtrin midis dy kontinenteve, dy vendeve, dy kulturave te ndryshme: Kanadase dhe Shqiperise. Ne krijimet e tij ai sjell muza e frymezime qe e kane bere nje autor te vleresuar, jo vetem nga kritika letrare shqiptare, por edhe nga kritika amerikane, ne kontinentin ku ai jeton dhe punon tashme. Te qenit mes Kanadase e Shqiperise nuk e kane penguar aspak qe librat e shkrimtarit te lexohen me endje nga lexues te shumte dhe bejne vleresime per tematikat e larmishme qe autori trajton ne to. Bile disa libra te Turtullit jane perkthyer ne anglisht dhe pritur shume mire nga audienca amerikane e lexuesve. C'kupton per ju te jesh shkrimtar shqiptar ne Perendim, konkretisht, ne Kanada? Te jesh shkrimtar eshte dicka e mire, e respektuar, edhe ne perendim, ne Kanada, se paku nga ana morale. Por ta mbash kete, duhet te punosh shume, ta justifikosh, tu imponohesh, sepse ndryshe mbetesh shume shpejt menjane. Jam anetar i shoqates se shkrimtareve Kanadeze (The Writers' Union of Canada). Ti e di mire te besh letersi eshte nje akt vuajtjeje dhe vetmie. Kush eshte Kristaq Turtulli, dicka nga femijeria tuaj? U linda dhe hodha hapat e para ne nje nga rrugicat karakteristike me kalldrem te qytetit te Korces, diku prane cezmave te reja dhe rruges se perpjete te Shen Thanasit. E permend kete fakt mbasi gjunjet dhe corapet e mia asnjehere nuk u thane nga capkenlleqet femijerore duke shkare ne debore me skine e vogel prej derrase pergatitur me dy kembeza karrige te vjeter. Jam femija me i vogel i familjes dhe prinderit e mi u munduan te me pajisnin me njohuri, kuptohet aq sa ju a lejonin kushtet e veshtira te jeteses. Mbiemri "Turtulli", nje vlere qytetare dhe historike e Korces sone? C' mund te na thoni per kete familje te fisme, autoktone korcare. Ndjehem krenar qe i perkas familjes se fisme "Turtulli". Familja Turtulli zbriti ne Korce rreth mesit te shekullit 18 fill mbas djegies se pare te qytetit te Vithkuqit. I cili aso kohe sipas te dhenave kishte rreth 30,000 mije banore, 26 lagje dhe nje tregti te zhvilluar. Kjo familje luajti rol te rendesishem ne zhvillimit e qytetit te Korces, bamiresia e tyre ka permasa ballkanike. Ne i dhuruam qytetit te Korces; tre pikat kyce te domosdoshme per nje qytet me fytyre evropiane; spitalin, liceun e famshem ku u arsimua inteligjenca e saj kohe, biblioteken, ku studiuan dhe moren njohuri rinia korcare, pa permendur ketu bamiresine per ndertimin e shtepise se jetimores, ndihmen monetare per ndertimin e mitropolise e shume te tjera bamiresi. Po sa vlenin te gjitha te keto bamiresi ne vitet e gjata te diktatures. Po ju tregoj nje shembull qe me ka lene gjurme ne kujtese. Isha ne klasen e trete te shkolles fillore. Mesuesja e klases Julia, nje grua e dashur mori lejen e lindjes. Nje mengjes na hyn ne klase sekretarja e shkolles se ciles nuk deshiroj ti a permend emrin. Ajo do te zevendesonte Julian e embel. Filloi te lexonte emrat e nxenesve, permendi emrin tim, ngriti koken. Ngihu ne kembe, me tha ftohte. Une u ngrita. Me hodhi veshtrim te akull, te gjate. Ulu, me tha, une u ula. Ne oren e trete kishim lexim. Nje tregim te Migjenit. Ngrihu Turtulli, degjova zerin e saj te mprehte. U ngrita ngadale, i mpire, ndjeja dicka e keqe do te fshikullonte mbi mua. Pa me thuaj ti Turtulli, si e shfrytezonin borgjezet, tregtaret popullin e shumevuajtur shqiptar, konkretisht Ju Turtullit, e sa gjakpires ishit ju? Une nuk kisha idene per se behej fjale, kaq te tmerrshem te ishin keta borgjeze? Une isha lindur dhe rritur me kothere. Babai e nena rropateshin gjithe diten per te na ushqyer, ku dreqin ishte gabimi i tyre! Pergjigju, degjova zerin e cjerrte saj. Une u drodha. Ne gjoks kisha nje lemsh te madh sa nje mal. Qenke nxenes i mire he, nese nuk me pergjigjesh do te ve njesh te madh. Une nuk u pergjigja, e c'mund te thosha, ne me zi ngopeshim me buke, cfare borgjeze ishim ne! Ajo me vuri njesh. Ajo donte te qaja, te qullosesha aty ne klase. Nuk qava. Shkova me vrap ne banje dhe qava me denese. Keni mbaruar studimet per Gjuhe-Letersi. Cfare iu shtyhu te studioni ne kete dege? Ne femijeri babai im me tregonte shume ndodhi, ai ishte njeri i bredhur i shkolluar. Ndjeja nje force te brendshme te shprehja te pathenat e babait tim te mrekullueshem, e te gjitha ato qe perjetoja. Shkollimi im nuk ka qene e lehte, nuk me jepej e drejta e studimit per arsye te biografise. Mbas shume vite kerkese me dhane te drejte e studimit, ne Tirane, gjuhe letersi. Keni punuar mesues dhe gazetar. C'kuptim kane per Ju keto fjale, dhe a kane lidhje mes tyre? Mesuesia dhe gazetaria jane profesione te bukura, te ndjera, ke te besh direkt me njerezit, ne mesuesi me moshen e brishte, te paperseritshme femijerore dhe rinore ndersa ne gazetari je ne kontakt me te gjitha moshat, meson, ngjarje, fakte dhe karaktere, te cilat te ndihmojne shume ne krijimtari. Per mendimin tim te dyja keto profesione kane shume gjera te perbashketa, mbi te gjitha duhet te jesh i pergjegjshem per detyren qe kryen. C'ka keni shkruar nder vite? Cila eshte gjinia juaj e preferuar? Me pelqen te shkruaj poezi, tregime, letersi per femije, para do kohe botova edhe nje novele per femije ne anglisht (Friends) 'Shoket.' Nuk e di, por kohet e fundit cuditerish me terheq romani. Ndoshta eshte zeri i fshehte i tim ati qe me cyten se largu te them ato qe nuk mundi ti thoshte ai. Jane pa rendesi kilometrat tokesore, perpara zerave te zemrave qe u treten brigjeve te vuajtjes. Jeni autor i disa librave, sidomos te romaneve: Hija e Ariut, Hani me dy porta, C'eshte jeta e nje njeriu, Vetmia e Zerave, Degjo floriri im. Ripunimi, perkthimi dhe botimi i suksesshem i romanit Hani me dy porta etj. Cfare kini bere Ju, per te marre kaq shume frymezim e dashuri nga jeta? Per mendimin tim, artistit, shkrimtarit i ben mire te ndeshet me dallget e jetes, ai meson, kalitet. Po ta vesh re ciklin e dallges, vjen me tersellem, si nje mal per te gllaberuar gjithcka qe gjen nen vete. Pastaj terhiqet si me trishtim, me dhembje. Dikur ne femijeri kam pare nje njeri qe luante me dallgen, ai ishte artist dhe donte jeten, por njeheresh donte te pikturonte dallgen me te gjitha te fshehtat e saj. Pergjate rritjes te ngritjes, apo te ringritjes se njeriut duhet ta duash jeten ashtu sic te jepet, te mos besh kompromis, atehere e kupton se thelli dhe nxe gjithnje e me teper nga jeta. Kur filluan hapat e para letrare, proze, poezi apo publicistike? Fillova te shkruaj poezi ne moshe shume te re, frytin e botimit e ndjeva shpejt bile dhe cmimet, se bashku me zhgenjimet. Vinin sinjalizimet nga Korca. Mbiemri Turtulli u shkaktonte peshtjellim pushtetareve dhe sherbetoreve te tyre, packa se isha akoma femije. Une nuk u terhoqa asnjehere isha i dashuruar mbas letersise. Fjala dashuri eshte aq e virgjer, e bukur dhe universale. Ku qendron forca e saj, qe ju frymezon ta jetoni apo ta shkruani? Dashuria eshte vertet e virgjer, e bukur, universale. Dikur kam njohur xha Tolen, burre plak, rreth te tetedhjetave, i cili jetonte nje rruge me poshte se shtepia ime. Ai ishte plak fjale-paket, ngjiste cdo dite te perpjeten e Shen Thanasit, shkonte tutje ne kodrat e qytetit, mbarte nje traste te vjeter me vegla te thjeshta. Ai donte qytetin, pyllin, natyren, ujerat e kaltra te burime, ndertonte se bashku me pleq te tjere cezma te thjeshta prane monopateve te kodrave dhe maleve. Ai mbarte dashurine per te tjeret, jepte uje per te papiret. Eshte dashuria ajo qe e ben njeriun te jape dicka nga vetja, dashuria per prinderit, per femijet, njeriun e thjeshte, e te gjitha keto bejne dashurine e madhe. Nese di te duash gjithcka e ben me ndjenje dhe perkushtim. Jeni nje krijues i mirefillte ne gjinine e romanit. I vleresuar nga kritika letrare dhe lexues te shumte. Sa qendron kjo te krijimtaria juaj? Mbase romani eshte dashuria ime e madhe, me pelqen te merren me personazhet e mia te krijoj me dashuri, ti bej sa me bindesh, te pasqyroj shtresat e ndryshme te shoqerine, me te mirat dhe te keqijat e saj. Romani eshte nje arene e vertete, je gladiator dhe spektator njeheresh. Romani te lodh, te sfiliten, te shkakton strese, te dritheron, te than gjuhen. Te duket sikur kap horizontet, krijon nje mikrobote me vete. Por nese krahet e tua jane prej dylli, shkrihen menjehere nga kontakti i pare, te jep zhgenjimin me te madh, goditesh brinje me brinje, nuk ke qullosur gje, eshte nje dokument i keq ku tregon mendje shkurtesine tende. Sapo keni botuar romanin "Degjo floriri im", stili dhe menyra e te shkruarit, te shprehurit mjaft te goditura e te bukura. C'mund te na thoni per kete? Si ju lindi ideja per ta shkruar? Dikur ne klasen e shtate kam pasur fatin te kem mesuese Olenen floke arte, nje ruse bardhoshe, bukuroshe, e cila ishte martuar me nje inxhinier shqiptar. Ne shpesh here qeshnim nen ze me shqipen e saj te lodhur. Te gjithe nje zeri e quanim 'Helena e Trojes'. Heren e pare ajo qeshi dhe luajti koken lehte. Kur shakaja u perserit, ajo e gjente te shkuar me germa te medha ne derrasen e zeze 'Helena e Trojes', skuqej, nervozohej, e fshinte derrasen e zeze duke na veshtruar me bisht te syrit. Na dukej e cuditshme, ruska e bukur ishte degdisur mesuese ne shkolle tete-vjecare te qytetit jug lindor. Ajo ishte shenjteria vete. Disa vite me vone te shoqin e futen ne burg, ndersa Olenen mesuesen time te mrekullueshme e internuan. Ne nuk kuptonim, ishim femije, te duash eshte nje gje madheshtore, packa se mbart veshtiresi te panumerta. Vone more vesh se ajo nuk pranoi te largohej nga Shqiperia. Ngjarja e Olenes ishte unike ajo dinte te jepte dashuri dhe te sakrifikonte. Me dukej se ndjenja detyrim per ate grua te persosur dhe jeta e saj. Por arti ka mision me te madh, ka pergjithesimin. Duket sikur gjinia tuaj e preferuar eshte proza, tregimi, romani. Por ju keni shkruar edhe poezi, bile edhe poeme, publicistike. Ku e ndjeni veten me mire ne keto gjini? Mendoj se ndjehem me mire tek romani, por sidoqofte edhe kur shkruan poezi te ndjere me kater rreshta dhe thua shume, provon kenaqesi. Keni botuar romanin dygjuhesh - shqip dhe anglisht "Hani me dy porta", i vleresuar nga kritika amerikane. Si ju lindi ideja per ta shkruar ne te dyja gjuhet? C'mund te na thoni? Romanin Hani me dy porta e kam botuar ne mesin e viteve 90 aso kohe pati sukses per menyren e trajtimit te temes, dhe skalitjen e personazheve, ne qender te librit kam vene nje plake dhe nje vajze, vuajtjet e tyre. Djali im Virgjili e lexoi librin e pelqeu dhe shfaqi deshiren per ta perkthyer. Nisen te punonim se bashku, mu duk sikur libri kishte nevoje per me shume frymemarrje, njekohesisht me duhej te beja me te komunikueshem per lexuesin anglishtfoles. Shtova disa kapituj funksionale, ndryshova fundin e librit, u mundova ti jepja dicka shprehese. Ne variantin e pare mbyllja ishte tejet e dhimbshme, rreqethese. Libri u botua u prit shume mire. Si ju duket kritika letrare sot? A ka kritike te mirefillte letrare? C'mund te na thoni per kete teme qe shqeteson njerezit e letrave shqipe? Arti ne pergjithesi dhe letersia ne vecanti ka nevoje per nje kritike te kualifikuar, te mirefillte, te pergjegjshme. Kritika letrare sot me duket e ploget, e njeanshme, pasiononte, duke u nisur nga arsye pozite ose paraje dhe jo letrare, prandaj lexuesi shqiptar eshte larguar nga libri artistik shqiptar dhe rend mbas letersise se huaj. Kur botova librin 'Degjo floriri im' bisedova me botuesin tim ta conte sa me pare ne librari, kisha telefonata nga miqte e shumte ne Shqiperi, ata kerkonin ta lexonin. Ai me tha; librarite jane te mbushura dinge me letersi te huaj. Nuk ble sot njeri letersi shqipe, me ndonje perjashtim te vogel. A eshte libri im i mire, i thashe. Shume i mire, mu pergjigj ai. Po atehere? Ai ngriti supet. Duhet te punoje shtypi, reklama, kritika e mirefillte, ne menyre te ndaje shapin nga sheqeri. Dua te permend krijuesin dhe kritikun Fatmir Terziun, i cili po ben nje pune te lavderueshme ne fushen e kritikes letrare. Ne prozen tuaj, kini trajtuar nga jeta e perditshme e njerezve te thjeshte, familjes shqiptare, brenda kornizave te mentalitetit shqiptar. Si ndjeheni kur degjoni, per krimin ne familje, veset e tjera, qe kane perfshire rinine, droga, prostitucioni, etj? Si mund te reflektoje shoqeria shqiptare per lehtesimin e ketyre plageve? Droga, prostitucioni, krimi, korrupsioni dhe veset e tjera jane fenomene qe hyne vone dhe rrembyeshem ne jeten shqiptare. Ne u gjendem te papergatitur, naive ne kete mjedis te rreqethshem, te veshur me petk te shndritshem. Si zakonisht me provuese eshte negativja per tu thithur me shpejt se sa pozitivja. Kuptohet si gjithnje rinia mosha me e bukur dhe me e brishte, preket shume shpejt nga keto viruse te rrezikshme. Te luftosh keto vese nuk eshte e lehte, mbasi jane shume hallka zinxhiri te cilat te mbajne te tendosur ne kahun e kundert, por perseri nuk ka asgje te pamundur, shteti, shoqeria shqiptare, shoqatat ndryshme, duhet te behen barriere. Te parandaloje rreziqet dhe ti denojne ato. Letersia e vertete, e fuqishme luan nje rol te rendesishem ne pasqyrimin me vertetesi te rrezikshmerise ne jeten shqiptare te ketyre veseve. A ka ndonje ngjarje te tille ne letersine tuaj? Sapo perfundova romanin 'Ne trenin e linjes'. E prek me kujdes dhe pergjegjesi problemin e droges dhe te prostitucionit, pasojat qe le ajo ne jeten e nje familje te vuajtur shqiptare. Nuk e vuan veten njeriu qe merr droge apo behet prostitute. Gjithe familja e vuan kete semundje,gjithe shoqeria, pasojat e metejshme vazhdojne. Shpesh here behesh aksidentalisht fajtor sepse te ka rrembyer vala e euforise se mosnjohjes, e kur gjendesh ne mes te qerthullit te fajit kerkon te dalesh por nuk del dot. Cili autor ju inspiron? Ne letersine boterore ka shume shkrimtare te medhenj, qe kane bere epoke, mua me pelqen Ken Follet. Eshte shkrimtar bashkekohor shume i talentuar anglez, menyra e te shkruarit te tij eshte intriguese. Ai eshte njohes i thelle i jetes angleze. Edhe ne kemi nevoje per shkrimtare te jene njohes te thelle te jetes shqiptare. Nga letersia shqipe? Edhe ne letersine shqipe kemi shkrimtare shume te mire, por une do te vecoja Mitrush Kutelin dhe Petro Markon. Te dy keta per mendimin tim mbeten shkrimtare te medhenj dhe njerez te medhenj. Botimet Kristaq Turtulli ka botuar nje seri me tregime, novela, poezi, poema dhe romane; disa prej te cilave jane vleresuar me cmime kombetare: "Nena", novele, 1981 "Aventurat e Arushit Topic", perralle per femije, 1988 "Zogjte", tregime dhe novele per femije, 1989 "Ana", novele, 1989 "Hija e Ariut", roman, 1996 "Hani me dy porta", roman, 1997 "C'eshte jeta e nje njeriu", roman, 2004 "Vetmia e Zerave", roman, 2007 "Friends ", novele per femije, (botim ne anglisht), 2008 "The Inn with Two Doors", ribotim ne anglisht, 2009 "Degjo, floriri im", roman, 2009 Se afermi: "The Last Child", novele "Ne trenin e linjes", roman "Hidhesia e puthjes", roman

Re: Kristaq Turtulli
ju afirmoni per lakmi krijuesit,jeni e rrespektuar
Shaban Cakolli- Legjendë
- Postime : 6690
Anëtarësuar : 04/02/2009
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi