Shpreson të mos lëndohet
Faqja 1 e 1
Shpreson të mos lëndohet
Blerim Xhemaili në vitet e fundit është përballur me probleme të ndryshme,
përkatësisht me lëndime të shpeshta, të cilat ia kanë pamundësuar mesfushorit
shqiptar t’i tregojë vlerat e vërteta të tij.
Telashe me lëndime
Xhemaili pati edhe në edicionin që lamë pas në Serie A të Italisë, ku
aktivizohej me Parmën. Në fakt, gati në tre muajt e fundit të edicionit të
kaluar, Xhemaili nuk mundi t’i ndihmojë Parmës shkaku i një lëndimi.
Por, tani Xhemaili ndihet mirë pas atij lëndimi dhe mezi pret ta nisë
edicionin e ri, derisa shpreson të ketë fat më të mirë për dallim prej
edicioneve të kaluara.
“Këtë vit po ndihem shumë mirë dhe besoj se do të
jetë një kampionat i mbarë për mua, sepse në edicionet e kaluara kam pasur fat
të keq. Në Parma po ndihem sikurse në shtëpinë time. Të gjithë jemi të bashkuar
sikur në familje”, ka thënë Xhemaili për mediet italiane.
Xhemaili ndien
keqardhje që nuk ka mundur t’i ndihmojë Zvicrës në Kampionatin botëror ‘Afrika e
Jugut 2010”, ku pjesë e ekipit zviceran ishin tre futbollistë kosovarë: Valon
Behrami, Albert Bunjaku e Xherdan Shaqiri. 24 vjeçari i pati munguar helvetikëve
edhe në Kampionatin evropian që u zhvillua në vitin 2008.
“Sikurse në
‘Euro 2008’, e kam përjetuar me vështirësi mungesën time në këtë Botëror. Jam i
sigurt se sikur të isha pak më mirë i përgatitur fizikisht, unë do të isha në
Afrikën e Jugut. I kam përcjellë shokët e mi kur mposhtën tashmë kampionin
botëror Spanjën, por ata dështuan në dy ndeshjet e tjera të fazës së grupeve dhe
më erdhi shumë keq”, ka përfunduar Xhemaili.
Alberti- Legjendë
- Postime : 41743
Gjinia :
Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha : 36
Hobi : Tenisi
Similar topics
» Napoli mund ta arrijë Juven – shpreson Maggio
» Dinamo bie në Korcë, Gramozi shpreson
» Coutinho lëndohet në kofshë
» Wenger shpreson në goditje me kokë të Bendtner
» Bie nga kati i tetë, lëndohet rëndë
» Dinamo bie në Korcë, Gramozi shpreson
» Coutinho lëndohet në kofshë
» Wenger shpreson në goditje me kokë të Bendtner
» Bie nga kati i tetë, lëndohet rëndë
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi