Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Ja si te terheqim vemendjen ne plazh People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Ja si te terheqim vemendjen ne plazh People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ja si te terheqim vemendjen ne plazh

2 posters

Shko poshtë

Ja si te terheqim vemendjen ne plazh Empty Ja si te terheqim vemendjen ne plazh

Mesazh nga Alberti Sat 17 Jul 2010 - 19:38

Ja si te terheqim vemendjen ne plazh Thumbnail.php?file=bikini_126169160


Bikini, trikini apo kostum i plotë? Premisat janë për argëtim të pafundmë të
kësaj vere duke qenë se propozimet që na vijnë nga shtëpitë më të mëdha të modës
janë të shumta. Ka për të gjitha llojet dhe për të gjithë trupat. Sigurisht që
bikini vazhdon të rezistojë, por fantazia e stilistëve ka imagjinuar edhe pjesë
të tjera me të cilat ato mund të kombinohen si pantallona të shkurtra apo
minifunde. Shumë në modë janë edhe trikinit ose rrobat e banjës me tri pjesë
përmes të cilave mund të mbulosh defektet, sidomos ato në pjesën e barkut.
Ngjyrat sigurisht shumë të ndezura. Përveç të zezës që nuk del nga moda
asnjëherë sidomos për vajzat e reja mund të përmendim lejlanë, të verdhën dhe
jeshilen, blu, e bardhë dhe kafja. Pastaj për ato të fiksuarat pas modës, më
shumë se bikini mund të përdoret mikro-kini, të reduktuara në pjesë të vogla që
mbulojnë vetëm vendet intime. Ngjyra verore dhe të forta. Por moda nuk qëndron
vetëm te rrobat e banjës. Në çdo sezon të ri, edhe shumë aksesorë bëjnë vërtet
tendencë në plazh. Mbi të gjitha çantat, vathët dhe byzylykët. Gjithmonë në
kombinim me rrobat e banjës dhe me madhësi që e kalojnë të
paimagjinueshmen.
Rrobat e banjës trup, shumë në modë
Këtë verë, në paradën e plazhit kanë ndryshuar shumë gjëra. Kostumi i banjës
trup është dizajnuar për të mbuluar një pjesë të mirë të “tipareve” femërore.
Tashmë ka ardhur momenti i provës së vështirë në plazh. Sipas opinioneve të
stilistëve, por edhe të blerësve, truporet janë zgjidhja e duhur për të mbuluar
defektet e trupit, por edhe ndonjë kile të tepërt që është vënë gjatë stinës së
dimrit. Megjithatë, jo të gjitha vajzat janë dakord me tendencën e re, ndaj
është e vështirë të thuhet se kush do ta fitojë këtë “luftë”, truporet apo
bikinit. Për momentin, beteja mes dy tendencave duket se do të përfundojë me
barazim. Gjithsesi, ata që mund t‘u vijnë në ndihmë vajzave janë stilistët.
Padyshim që gjykimi i tyre vlen shumë, apo jo? ?”Kostumi më i mirë i banjës
është ai me të cilin t‘i ndihesh më rehat. Nuk është dekolteja ajo që të
zbukuron. Është më mirë të mbështeteni te perfeksioni i detajeve dhe përzierja e
bukur e ngjyrave. Duhet të kemi parasysh që plazhi nuk është palestër”, tregon
stilistja Miuccia Prada. Mes risive të vitit 2010, stilistët tregojnë edhe
bikini që ngjasojnë me ato të viteve ‘60, si ato që vishte dikur aktorja
bukuroshe, Brizhit Bardot. Pra, këtë verë ajo i këshillon vajzat të jenë pak më
të mbuluara se vitet e tjera. Ndërsa, për sa u përket rroba të ndara të banjës,
shumë të preferuara nga modelet e pasarelave, stilistët thonë: “Është e vërtetë
që janë mjaft joshëse. Gjithsesi, janë më të përshtatshme për një koreografi
sfilatash, sesa për një ditë të zakonshme në plazh”.
Eleganca në maksimum
Zakonisht, në imagjinatën tonë truporet janë thuajse një veshje skene, të
cilat jemi mësuar t‘ua shohim aktoreve të mëdha, si Grace Kelly në filmin “Në
ndjekje të hajdutit”, bukuroshes Ava Gardner dhe Rita Hayworth, ikonat absolute
të feminilitetit. Gjithashtu, edhe Doris Day, por edhe nënave e tezeve tona. Në
ndryshim nga sot, ku rrobat e banjës trup vishen për të mbuluar ndonjë defekt të
dukshëm, Esther Williams i përdorte si rroba pune, kur bënte stërvitje apo
ushtrime noti. Ajo që e lançoi e para kostumin e banjës trup ishte një atlete,
notarja skandaloze australiane, Annette Kellermann. Ishte viti 1906, kur Annette
u paraqit në një garë noti në Shtetet e Bashkuara me një kostum banje, ku
kofshët ishin tërësisht të zbuluara, në mënyrë që të rrëshqisnin më mirë në ujë.
Për këtë arsye (që kishte dalë me kofshë të zbuluara), ajo u arrestua, u gjobit
dhe u përjashtua nga gara.
Aksesoret për mbrëmjet pas plazhit
Gjatë këtij sezoni, përmasat e çantave janë gjigante, pak a shumë me modelin
e valixheve, me lëkura me dizajno dhe mbyllje metalike, lëkurë pitoni apo
krokodili: janë vërtet jashtë modeleve të zakonshme. Dhe ja ku shfaqen aksesorët
grintozë të ofruara nga “Gucci”, i cili riinterpreton atmosferën “glam-rock”.
Ngjyrat e koleksionit risjellin edhe një herë epokën “glam”: ngjyrë floriri,
bronzi, e bardhë e hapur dhe e zezë me shkëlqim.
Mbrëmjet vezullojnë nga çantat shumë të vogla horizontale “pailettes” (çantat
e vogla serioze), mini-çantat horizontale të stampuara dhe rripa për mbajtje që
i bëjnë të duken më serioze.
Nga Parisi vijnë “gaucho bags” të dizajnuara nga
Christian Dior, koleksioni i të cilit ndjek atë të mbrëmjeve “Rock & Roll
Style” dhe mega-çantat funksionale “Channel”, si propozimet interesante për
dimrin e ardhshëm. Dhe gjithnjë nga Franca ofrohet dhe koleksioni i Louis
Vuitton, që i transformon çantat për tregun e gjerë: janë të shumta ato
plastike, me shumë ngjyra, ashtu siç janë të veçanta ato me modelin
“leopard”.
Por nuk duhet lënë jashtë vëmendjes edhe një “çmenduri” që ka sjellë për këtë
sezon Stella McCartney, për të kaluar te krijimet e jashtëzakonshme të Good
Meme. Gjithçka është shoqëruar nga një buzëqeshje e ëmbël dhe “gjuhë lulesh”.
Ngjyra të errëta, por edhe metalike, të kuqe e të shkëlqyeshme, të bëra me
lëkurë apo me stampa “leopardi”.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ja si te terheqim vemendjen ne plazh Empty Re: Ja si te terheqim vemendjen ne plazh

Mesazh nga Anakonda Fri 6 Apr 2012 - 18:54

keshilla teper interesante,por un jam dhe tip qe sdua te bij ne qender bte vemendjes
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi