Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Gjeologjia e xeherorëve  People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Gjeologjia e xeherorëve  People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Gjeologjia e xeherorëve

Shko poshtë

Gjeologjia e xeherorëve  Empty Gjeologjia e xeherorëve

Mesazh nga Alberti Sun 25 Jul 2010 - 22:46

Shkembinjte me te vjeter formojne bazamente te Neo – Proterozoikut, qe eshte i perbere nga shiste kristaline dhe granite, qe perfaqesojne produktet e metamorfizimit krahinor te shkalles se larte. Keta shkembinj dalin kryesisht ne verilindje te Kosoves. Mbi bazamentin kontinental shtrihet nje sekuence e sedimenteve detare te ujrave te lehta (klastike dhe kimike) te Permianit te Vonshem – Triasik i Hershem, qe jane pershkuar nga magma acide, pasi korja kontinentale eshte holluar duke rezultuar anateksin e shkembinjve, qe kane ekzistuar me pare. Tendosja dhe hollimi i vazhdueshem kane çuar ne ndarjen fizike te kores kontinentale duke rezultuar ne ekstruzionin e bazalteve, qe kane perfshire ne gjirin e tyre forma te çrregullta te perqendrimeve te kromiteve me permbajtje te larte. Kjo ndarje eshte mjaft e gjere duke shpene ne formimin e oqeanit Paratethys qe u formua permes Ballkanit duke perfshire dhe Kosoven. Paratethys ishte nje dege e oqeanit kryesor Tethys qe u formua permes Europes Jugore, Mesdheut dhe Afrikes Veriore. Nje ndryshim i levizjes se tektonikes se pllakave çoi ne mbylljen e rastit te Oqeanit te Tethys – t ne Mesozoik, duke perfshire nje segment te quajtur Oqeani i Vardarit (Parathethys – i) permes Kosoves. Ne kohen e Jurasikut te Vonshem, prania e mbetjes se oqeanit te Vardarit si nje det i ceket çoi ne depozitimin kimik te platformave karbonatike te trasha dhe me shtrirje te gjere. Ne kohen Kretake, terheqja e ndodhur e ketij e deti dhe stabiliteti i vendosur si nje lugine kontinentale pasive, çoi ne depozitimin e sedimenteve klastike qe renditen nga te origjines detare ne ate toksore. Perplasja midis masave tokesore qe pati vendosur ne krah Oqeanin e Vardarit, shkaktoi obduksionin me drejtim perendimor te mbetjeve te kores oqeanike mbi koren kontinentale. Si rezultat i mbetjeve te kores oqeanike te gjetura neper Ballkan, duke formuar sekuencat ofiolitike lineare te vendosura gjate drejtimit strukturor krahinor VVP – JJL. Keto ngjarje obduksioni jane shume fazore dhe do te perfaqesonin akrecionin e kores, duke sjelle si pasoje zhvillimin e shume bazave lineare te ofioliteve, duke renditur moshen e obduksionit nga Jurasiku ne Kretak. Shkembinjte qe jane mbihipur gjate zhvendosjes se ofioliteve jane quajtur shkembinj te “Shtrojes” dhe formojne njesite te quajtura “Melanzhe”. Melanzhe te tilla ofiolitike jane te karakterizuara nga perberja e silicoreve, serpentiniteve, vullkanikeve mafike dhe karbonateve, qe mund te takohen ne forme fragmentesh brenda njesive te olistostromeve te sortuara ne menyre kaotike. Me Kretakun e Vonshem, perplasja kontinentale e gjere gjate orogjenezes Alpine çoi ne formimin e Alpeve dhe shoqeroi vargjet malore permes Europes Qendrore dhe jugore. Erozioni i shpejte i ketyre shkembenjve me origjine kontinentale dhe detare, solli si pasoje depozitimin e sekuences se flishit qe i mbulon dhe qe eshte i perbere nga gelqerore mergelore dhe shkembinj klastike. Kur orogjeneza Alpine u dobesua, vargje te reja malore u eroduan per te prodhuar molaset kontinentale mbuluese, qe formian ne menyre mbizoteruese pellgjet ndermalore permes zones Alpine. Disa nga sedimentet klastike kontinentale te ruajtura ne Kosove perfaqesojne probabilisht depozitime molasike. Pellgjet e depresioneve brenda Kosoves kane qene vendi i lulezimit te rritjes se bimesise qe pas mbulimit nga sedimentet çoi ne formimin e vendburimeve shtresore te linjitit qe shfrytezohen nga KEK. Akullimet Pleistocenike qe prekin Europen, kane levizur sasi te medha te mbuleses se truallit nga unaza e Kosoves e maleve rrethues, gje qe ka shpene ne formimin e depozitimeve te shpatit gjate aneve te pjerrta te maleve. Nga :Kristi Abrashi shkolla Omiros Klasa e V c

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi