Fizika e aplikuar
Faqja 1 e 1
Fizika e aplikuar
Fizika e aplikuar është një term i përgjithshëm për fizikën që hyn në pune për një përdorim të caktuar. Aplikimi dallohet nga fizika e pastër nga një kombinim delikat i faktorëve si motivacioni i kërkuesve dhe sjellja e tyre në lidhje me teknologjinë ose shkencën që ndikohet nga puna e tyre.[20] Kjo degë ndryshon nga inxhinieria sepse fizikanti mund të mos dizenjojë ndonje gjë të caktuar, por ai i perdor konceptet fizike gjatë kohës që bën kërkime me qëllim që të zhvillojë teknologji të reja për zgjidhjen e një problemi. Kjo në një fare mënyre është e ngjashme me matematikën e aplikuar. Fizikantët e aplikuar mund të jenë të interesuar në përdorimin e fizikës për kërkime shkencore. Për shembull,njerzit që punojnë në përshpejtuesit bërthamorë kërkojnë që të ndërtojnë detektorë më të mirë thërrmijash për kërkime në fizikën teorike.
Fizika përdoret jashtëzakonisht shumë në çdo degë inxhinierie. Për shembull, statika, një nëndegë e mekanikës, përdoret për ndërtimin e urave ose strukturave të tjera, kurse akustika përdoret për të ndërtuar salla më të mira për koncertet ose operat. Një kuptim i fizikës është shumë i rëndësishëm në dizenjimin e simulatorëve realistë për fluturime ose për lojrat kompjuterike, si në motorin fizik, apo edhe në filma për arritjen e efekteve realiste.

Alberti- Legjendë
- Postime : 41743
Gjinia :
Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha : 36
Hobi : Tenisi
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi