Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Astronomia dhe deget e saj  People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Astronomia dhe deget e saj  People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Astronomia dhe deget e saj

3 posters

Shko poshtë

Astronomia dhe deget e saj  Empty Astronomia dhe deget e saj

Mesazh nga Alberti Sun 25 Jul 2010 - 23:17

Astronomi, që nga etimologjia do të thotë "ligji i yjeve", ( Greq.): άστρο, + νόμος) është një shkencë që përfshin vrojtimin dhe shpjegimin e dukurive që ndodhin jashtë Tokës dhe atmosferës.
Ajo studion prejardhjen, zhvillimin, vetitë fizike dhe kimike të të gjitha trupave që mund të vrojtohen në qiell (jashtë Tokësorë), së bashku me të gjitha proçeset (ecurite) në të cilat ato përfshihen.
Me ndryshimin e kohërave kanë ndryshuar dhe degët e saj të studimit.
Gjatë një pjese të mirë të shekullit XX, astronomia ishte menduar të ndahej në astrometri, mekanikë qiellore dhe astrofizikë.
Nga të treja, astrofizika, është dega më e njohur pasi në shumë universitete përfshihet në degë kërkimi dhe zhvillimi.


Astronomia është ndër të paktat shkenca ku amatorët luajnë ende një rol, sidomos në zbulimin dhe vëzhqimin e dukurive qiellore.
Astronomia nuk duhet ngatërruar me astrologjinë, apo pseudoshkencat të cilat përpiqen të zbulojnë fatin e njerëzve duke vrojtuar lëvizjen e trupave qiellore.

Megjithëse të dyja bazohen tek të njëjtat parime (vrojtimi i qiellit), ato janë të ndryshme: astronomia bazohet në studimin sipas metodave shkencore, ndërsa astrologjia nuk ka baza në metoda të tilla.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Astronomia dhe deget e saj  Empty Re: Astronomia dhe deget e saj

Mesazh nga Neutron-Neutrino Tue 16 Nov 2010 - 5:46

varet sepse shkenca perben dhe historine
shume historian e quajne veten shkenctare por sjan te tile jan thjesht tregues te shkences jo perberes te saje

Neutron-Neutrino
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Vendbanimi Vendbanimi : mongolia
Postime Postime : 29
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/11/2010
Hobi Hobi : dit pa pun mbasdite pushim

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Astronomia dhe deget e saj  Empty Re: Astronomia dhe deget e saj

Mesazh nga Anakonda Fri 1 Jun 2012 - 20:40

Astronomia përbehet nga disa degë. Ndarja e parë bëhet në astronomi teorike, dhe astronomi vrojtuese. Vrojtuesit përdorin mënyra të ndryshme për të marrë të dhëna mbi dukuri të ndryshme, të dhëna që përdoren nga teoricienët për ndërtimin e modeleve, shpjegimin e këtyre dukurive dhe parashikimin e të tjerëve të ngjashëm. Kjo nuk do të thotë që vrojtuesit dhe teoricienët janë persona të ndryshëm.

Degët e studimit mund të ndahen edhe sipas dy kritereve:
sipas subjektit (p.sh planetët ose galaktikat) ose problematikës (formimi i yjeve ose i planetëve)
sipas zonës së spektrit elektromagnetik të studiuar

Ndarja sipas subjektit ose problematikës

Astronomia planetare, ose shkencat planetare: një "djall pluhuri" ne Mars. Fotografuar nga Mars Global Surveyor Vrojtuesi i përgjithshëm marsian.

Astrometria: Mat vendosjen dhe zhvendosjen e objekteve (sendeve) qiellore. Nevojitet te përcaktoje sistemin e përdorur te vend-ndodhjes dhe lëvizje-matjen e objekteve ne galaksinë tone.

Kozmologjia: Studimi i gjithësisë ne tersi dhe zhvillimin e saj.

Astronomia galaktikore: Ishte studimi i ndërtimtarisë dhe përbërësve te galaktikës sonë. Tani përfshin studimin e galaktikave te tjera qe mund te vezhgohen ne (me) hollësi.

Astronomia Tejgalaktikore: Studimi i objekteve (kryesisht galaksive) jashtë galaksise sonë.
Formimi dhe zhvillimi i galaktikave: Studimi i formimit te galaksive, dhe zhvillimit te tyre ne gjendjen e vezhguar te tashme.

Shkenca planetare: Studimi i planetëve te sistemet diellor është (ne kohet e fundit), nganjehere i menduar nje disipline e ndryshme; e quajtur gjithashtu planetologji.Astronomia yjore: Studimi i yjeve ne pergjithesi.

Zhvillimi i yjeve: Studimi dhe zhvillimi i yjeve nga formimi i tyre deri ne fundin e tyre si mbetje yjore.

Formimi i yjeve: Studimi i kushteve dhe proceseve (ecurive) qe kane çuar ne formimin e yjeve ne brendesine e reve te gazta, dhe vete ecurinë e formimit.

Gjithashtu, ka edhe disiplina te tjera qe mund te mendohen pjese e astronomise, ose janë shkenca nderdisiplinore ne lidhje me astronomine si:
Arkeoastronomia
Astrobiologjia
Astrokimia
Shkencat planetareKosmologjia


Mënyra e përftimit të informacionit

Në astronomi, mënyra kryesore për të përftuar informacione është nepermjet identifikimit dhe analizimit të rrezatimeve radioaktive, fotoneve; mënyrë tjeter për përftimin e informacioneve janë rrezet kozmike, neutrinot, dhe, në të ardhmen e afërt, valët gravitacionale (shih LIGO dhe LISA).

Një ndarje tradicionale e astronomisë jepet edhe nepermjet spektrit elektromagnetik të vëzhguar:
Astronomia optike përmbledh teknikat e përdorura për zbulimin dhe analizimin e dritës në gjatësi valore të tilla që mund të identifikohen edhe me sy (rreth 400 - 800 nm). Mjeti më i njohur është teleskopi, me matës elektroni imazhesh dhe spektrograf.
Astronomia Infrared merret me identifikimin e rrezatimeve infra të kuqe (valë më të gjata se drita e kuqe). Instrumenti më i përdorur është teleskopi por me shtimin e një instrumenti për teleskopët hapësinorë përdoren gjithashtu për të eleminuar zhurmat (interferencat elektromagnetike) nga atmosfera.
Radio astronomia përdor instrumente plotësisht të ndryshëm për identifikimin e rrezatimit të valëve nga mm në cm. Marrësit janë të ngjashëm me ata që përdoren në transmetimin radio(që përdor këto lloj valësh). Shih Radio teleskopët.
Astronomia e energjisë së lartë

Lente gravitacionaleAstronomia ekstragalaktike: lente gravitacionale. Ky imazh i teleskopit hapësinor Hubble tregon blu të ndryshme, objekte ne formë nyjash që s'janë gjë tjetër veç imazhe shumëfishe të të njëjtës galaksi. Janë shumëfishuar nga efekti i lentes gravitacionale i një grupimi galaksish të verdha, eliptike dhe spirale. Lentia gravitacionale krijohet nga fusha gravitacionale e grupimeve që prish imazhin e objekteve më të largëta.
Klikoni mbi foto për më shumë informacione dhe një pamje më të zgjeruar.

Astronomia radio dhe optike mund të mbështetet nga grupe observatories, sepse Atmosfera e Tokës është e tejdukshme në atë gjatësi valësh. Drita infra e kuqe thithet thuajse tërësisht nga avujt e ujit, për këtë vëzhguesit infrared duhet të vendosen lart në hapësirë ose në një vend të thatë .

Atmosfera është opake në gjatësitë valore të përdorura nga Astronomia e rrezeve X, Astronomia e rrezeve gamma, Astronomia UV dhe, për këtë arsye mund të dërgohen lart nepermjet ballonave ose observatorëve hapesinore....
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Astronomia dhe deget e saj  Empty Re: Astronomia dhe deget e saj

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi