Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Raskaj dëgjon zemrën, përcaktohet për Kosovën People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Raskaj dëgjon zemrën, përcaktohet për Kosovën People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Raskaj dëgjon zemrën, përcaktohet për Kosovën

Shko poshtë

Raskaj dëgjon zemrën, përcaktohet për Kosovën Empty Raskaj dëgjon zemrën, përcaktohet për Kosovën

Mesazh nga Alberti Wed 11 Aug 2010 - 22:37

Raskaj dëgjon zemrën, përcaktohet për Kosovën Thumbnail.php?file=31_raskaj4_728094198

Mesfushori i talentuar i skuadrës suedeze, Halmstads, Anel Raskaj është
përcaktuar që të përfaqësojë Kosovën në garat ndërkombëtare. Raskaj
20-vjeçar ishte mes Kosovës dhe Suedisë, por është përcaktuar për vendin
nga e ka origjinën.
"Ka njerëz që thonë se unë do të kisha rënë më
shumë në sy po të luaja për Suedinë. Por, unë ndiej për Kosovën", ka
thënë Raskaj, shkruan "Expressen".
Raskaj, i cili nuk ka pasaportë
suedeze, në pranverë kishte biseduar me Federatën e Kosovës, ndërsa po
ashtu ishte në kontakt edhe me trajnerin e Përfaqësueses së U-21 të
Suedisë, Joerhen Lennartsson.
Lennartsson e kishte vlerësuar lart Raskajn, por tash ky i fundit është i përkushtuar që të luajë për Kosovën.
"Mendoj
se të gjithë futbollistët kanë ëndërr të përfaqësojnë shtetin e tyre.
Tash unë jam një hap afër për ta bërë këtë", ka thënë Raskaj.
Raskaj
është lindur dhe rritur në Kosovë, ndërsa ka luajtur në disa ndeshje
me Kosovën, përfshirë edhe atë miqësore kundër përzgjedhjes të
Superligës së Shqipërisë më 17 shkurt të këtij viti. Paraqitjen e tij
në ndeshjen kundër Shqipërisë ai e vlerëson si momentin më të mirë në
karrierën e tij.
"Ka qenë një ndjenjë fenomenale të qëndroj aty
dhe të këndoj himnin kombëtar. Unë gjithmonë e kam njohur veten si
shqiptar, si shqiptar i Kosovës. Unë jam rritur aty, kam shkuar në
shkollë dhe kam shumë shokë dhe të afërm. Kam shumë ndjenja për
Kosovën", ka thënë Raskaj.
Nga kampionati suedez për Përfaqësuesen e Kosovës luan edhe portieri i Kalmarit, Etrit Berisha.
Raskaj në këtë edicion të elitës së futbollit suedez ka luajtur 12 ndeshje dhe ka shënuar një gol.
Ai në Halmstads gjendet që nga viti 2007.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi