10 Gjëra që dua prej teje...
Faqja 1 e 1
10 Gjëra që dua prej teje...
Një shoqe jete? E dashur e palodhur? Një nënë perfekte? Përafërsisht si nëna jote? Çfarë kërkojnë në të vërtetë meshkujt nga një femër? Të hysh në mendjen e një njeriu është krejtësisht e pamundur, imagjinoni për të gjithë njerëzit, megjithatë një femër mund t‘i afrohet modelit të preferuar. Lisa Daily është autorja e "Stop Getting Dumped" ("Mos na braktisni!"): një manual që i ndihmon lexueset që gjejnë njeriun e duhur për t‘u martuar brenda 3 vjetësh. Ajo, që konfirmon se ka arritur ta gjejë në më pak se gjashtë muaj (me shumë pyetje të vështira në majë të Kullës Eifel), pasi kishte dëgjuar me qindra ‘beqare‘, thotë se ka zbuluar 10 karakteristikat kryesore që duhet të ketë një femër që të merret seriozisht në konsideratë nga një mashkull.
AJO KA JETËN E SAJ
Gruaja ideale duhet të dijë të kujdeset për veten, të ketë një stil të sajin, e që të gjejë kohën për miqtë dhe familjen. Një femër që të adhurojë aventurën dhe të shijojë kënaqësitë e jetës, përfshirë ëmbëlsirat dhe shëtitjet në park në ditët me diell. "Meshkujt ëndërrojnë femrat që e shikojnë të fejuarin e tyre si thelbin e jetës. Dhe që të mos presësh burrin e duhur për të nisur jetën".
AJO NUK E BËN ASNJEHËRË HAPIN E PARË
Kjo mund të jetë një pikë e diskutueshme dhe në fakt gjithnjë ka qenë një dilemë. Jo të gjitha rastet e marra në shqyrtim nga Daily janë përgjigjur në mënyrë unike, por ajo, në fund është bindur që është më mirë që të mos reagosh dhe që duhet të jetë ai i pari që duhet të lëvizë. Vetëm në këtë mënyrë, femra mund të jetë e qartë se ai është vërtet i interesuar dhe i gatshëm që "ta kapë në ajër rastin".
AJO ËSHTË SEKSI, POR JO E EKZAGJERUAR
Të jesh seksi është një koncept i cili ndryshon ndërsa lidhja vijon me kalimin e kohës. Në fillim një femër duhet të shmangë komentet seksuale dhe duhet të flirtojë me një mospërfillje të dukshme, si për shembull duke prekur duar apo gjunjët, thotë Daily. Ndërkohë, kur lidhja bëhet më serioze dhe natyrshëm edhe më intime, atëherë edhe shprehjet e saj të dashurisë duhet të jenë edhe më të dukshme. Pra kur arrijmë në një farë pike, mirë do të ishte edhe një ngacmim me këmbë nën tavolinë.
AJO PRET MOMENTIN E DUHUR PËR TË BËRË SEKS
Është normale që tashmë në shekullin XXI askush nuk pret më natën e parë të martesës për të bërë seks, por, gjithsesi, hera e parë është një hap shumë i rëndësishëm për një çift dhe akoma shumë femra nuk arrijnë ta kuptojnë, sesa arrin të influencojë seksi në dinamikat e një raporti, thotë Daily. Kur femrat bëjnë seks, "çmendet" një hormon i quajtur ‘oxitocina‘, që sipas disa shkencëtarëve i bën ato të duken edhe më të dëshiruara në sytë e partnerëve të tyre. Nëse bëhet shumë shpejt, ekziston rreziku që lidhja mund të mos zhvillohet përtej shtratit. Ai mund të zhduket shumë shpejt. Por kur duhet të bëhet? Mirë është që të pritet të paktën një muaj nga fillimi i historisë, këshillon Daily.
AJO BËN XHESTE QË DEMOSTROJNË QË JANË TË INTERESUARA
Ndoshta nuk është një dhuratë, por një mendim, ndoshta duke kërkuar pjatën e tij të preferuar. Pra çfarëdo që të jetë, ajo tregon se ka qenë shumë e kujdesshme për të gjitha nevojat e saj. Një gjë që në fakt duhet ta bëjë ai.
AJO ËSHTË MBËSHTETJA E TIJ MË E MIRË
Duhet ta ndihmojë që të bëjë një figurë të mirë, thotë Daily, duke qeshur me shakatë e tij dhe të shkëlqejë në momente të rëndësishme. Është pothuaj e kotë të themi që të njëjtën gjë duhet të bëjë edhe ai.
AJO NUK E ÇON NË MENDIME
Ky është një moment shumë i rëndësishëm. Meshkujt urrejnë të jenë nën presion. Është më mirë të shmangni t‘i merrni në telefon apo t‘i çoni pafundësisht SMS gjatë ditës, apo t‘i bëni pyetje për të ardhmen. Më mirë do të ishte nëse do të hiqnit nga fjalori juaj fjalën martesë. "Meshkujve nuk i intereson t‘ua masësh pulsin në çdo moment, shkruan në librin e saj Daily. Ata preferojnë që t‘i lënë gjërat të rrjedhin natyrshëm".
AJO PRANON QË TË TJERËT TË KENË LIRI
Një femër e rregullt nuk toleron sjellje të papërshtatshme. Meshkujt i respektojnë femrat të cilat i kontrollojnë ata për të mos kryer veprime, për të cilat do të paguanin në të ardhmen. Nëse ai e di që të tradhtosh është një gabim shumë i rëndë, atëherë do t‘ju respektonte më shumë. Një femër perfekte duhet të ketë një mënyrë sjelljeje, nuk duhet të shoqërohet kurrë me meshkuj të martuar apo të lidhur.
FEMRA E MIRË DI TË ZGJEDHË MASHKULLIN E DUHUR
Kjo do të thotë që ajo duhet të kërkojë një mashkull serioz e të besueshëm, që të dijë ta trajtojë, me ndershmëri dhe sinqeritet. "Sjelljet e mira janë një dritare mbi atë që një mashkull është realisht". E njëjta sjellje duhet të jetë edhe në raport me paranë (një prej motiveve për të cilat shpesh çiftet grinden).
AJO E DI QË DASHURIA ËSHTË AJO QË VLEN MË SHUMË
Si mund ta kuptojnë që ai është njeriu i duhur? Femrat kanë atë moment të ashtuquajtur "aha!": ajo që do të thotë që gjithçka tjetër ka shumë pak vlerë. "Besoj se kjo ndjenjë mbyll një cikël unik dhe të bën të kuptosh më së miri se lumturia e një personi është po aq e rëndësishme sa e jotja".

Similar topics
» Mbaj nen kontroll gjerat qe varen prej teje! Mos e vrit mendjen per ato qe nuk varen nga ty!
» Pas meje do postoj...?!
» A tradheton anëtari siper teje?
» BeLti - Përveç TEJE (Poezi)
» Si do e nderroje avatarin anetarit siper teje

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi