Bale mposht Stoke Cityn
Faqja 1 e 1
Bale mposht Stoke Cityn
Tottenham edhe pse me vështirësi, ka arritur të shënojë fitoren e parë në dy ndeshje këtë sezon, pasi arriti të mposhtë në udhëtim Stoke Cityn me rezultat 2-1, falë dy golave të Gareth Bale.
Të zgjedhurit e trajnerit Harry Redknapp kaluan në epërsi në minutën e 20-të të takimit, kur pas një loje të mirë të Aaron Lennon, Gareth Bale gjeti portën e portierit kundërshtar Ryan Shawcross.
Megjithatë, gëzimi i ekipit mysafir nuk zgjati shumë, pasi pesë minuta më vonë lojtarët e Stoke City arritën të barazojnë rezultatin me anë të Ricardo Fuller i cili shënoi pas një harkimi nga këndi.
Por pas po aq minutash, dyshja Lennon – Bale përsëri bënë një bashkëveprim të shkëlqyeshëm, që i mundësoi mbrojtësit anglez të shënojë edhe golin e dytë që i riktheu avantazhin Tottenhamit (30’).
Ndeshja pati një përfundim dramatik pasi në minutën e fundit goditja e debutuesit Jonathan Walters u pastrua nga Peter Crouch, e që u pa se kishte qenë prej përtej vijës së golit.
Fitorja është e para në dy ndeshje të Ligës Premier për Tottenhamin, pas barazimit pa gola në ndeshjen e kaluar ndaj Manchester Cityt. Tottenhami po ashtu u mposht me rezultat 3-2 nga zviceranët e Young Boys në ndeshjen e vlefshme për kualifikim në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve.
Similar topics
» James firmos me Bristol Cityn
» Bale dhe Kaka, jo te Milani
» Interi kërkon Gareth Bale
» City, gati 40 milionë për Bale
» Bayerni mposht Hoffenheimin
» Bale dhe Kaka, jo te Milani
» Interi kërkon Gareth Bale
» City, gati 40 milionë për Bale
» Bayerni mposht Hoffenheimin
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi