Reali, 35 milionë për Ibrahimovic?
Faqja 1 e 1
Reali, 35 milionë për Ibrahimovic?
Klubi mbretëror spanjoll, Real Madrid, është i gatshëm që të destabilizojë rivalin e përgjakshëm, Barcelonën, me një ofertë prej hiç më pak se 35 milionë eurosh për sulmuesin suedez, Zlatan Ibrahimovic.
Sipas të përditshmes katalunase El Mundo Deportivo, përkundër transferimit të Mesut Ozil në Santiago Bernabeu, duket se puna e drejtorëve të Realit ende nuk ka përfunduar. Hezitimi i presidentit Florentino Perez për të negociuar për çfarëdo lojtari me Barcelonën tani duket të jetë zhdukur, me Jose Mourinhon që thuhet ta ketë bindur presidentin e klubit mbretëror që ta thyejë tabunë.
Transferimi i Ibrahimovic mund të ndodhë, marrë parasysh situatën jostabile të suedezit në Camp Nou dhe vetë Jose Mourinhos, që do të mund të ndikonte në vendimin e ish-sulmuesit të Interit.
Nuk mbahet mend tregtia e fundit mes Barcelonës dhe Real Madridit në afatin kalimtar veror, natyrisht gjithë kjo për shkak të rivalitetit dhe transferimeve kontroverse të së kaluarës, shembull për këtë është Luis Figo.
Similar topics
» Ibrahimoviç preferon Milanin
» Ibrahimovic nuk ka frikë nga fansat e Interit
» Ibrahimovic dhe Mourinho më të mirët në Itali
» Zyrtare: Ibrahimovic i bashkohet Milanit
» Ibrahimovic lidhje sekrete me ish-gruan e Van der Vaart ?
» Ibrahimovic nuk ka frikë nga fansat e Interit
» Ibrahimovic dhe Mourinho më të mirët në Itali
» Zyrtare: Ibrahimovic i bashkohet Milanit
» Ibrahimovic lidhje sekrete me ish-gruan e Van der Vaart ?
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi