Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Mesa Verde ose Tavolina e Gjelbër  People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Mesa Verde ose Tavolina e Gjelbër  People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Mesa Verde ose Tavolina e Gjelbër

2 posters

Shko poshtë

Mesa Verde ose Tavolina e Gjelbër  Empty Mesa Verde ose Tavolina e Gjelbër

Mesazh nga Alberti Thu 2 Sep 2010 - 5:03

Parku Mesa Verde, që shpanjisht do të thotë tavolina e gjelbër, ofron një udhëtim të mrekullueshëm në jetën e banorëve pueblo, të cilët jetuan këtu për mbi 700 vjet, nga viti 600 i erës së re deri në vitin 1300. Sot parku është streha mbrojtëse e mbi 4000 objekteve të njohura arkeologjike, përfshirë 600 ndërtime në faqet e maleve. Këto janë disa nga zbulimet më të shënuara arkeologjike dhe më të mbrojtura në Shtetet e Bashkuara.

Në skajin jugperëndimor të Kolorados shtrihet parku kombëtar Mesa Verde, një nga pasuritë më të mëdha arkeologjike të Shteteve të Bashkuara dhe një nga zonat me misteret më të vjetra.

Këto qytete në shpatet e maleve u ndërtuar nga banorët periudhës parahistorike të gurit. Navahot i quajtën ata njerëz antikë, anasazë. Këto struktura të famshme janë vetëm një pjesë e historisë së Mesa Verdes.

Anasazët u vendosën këtu 600 vjet pas lindjes së Krishtit dhe qendruan në Mesa për më shumë se 700 vjet, por pastaj u zhdukën. Shekuj më parë paraardhësit e tyre bënë transformime të mëdha, nga gjuetarë në fermerë që punon me mjete të thjeshta. Ata kultivuan kungullin, fasulet dhe misrin në tokën e shkretëtirës.

Fillimisht ata ndërtuan kasolle prej balte. Më pas pueblot që u ngjajnë atyre që përdorin indianët Hopi të Arizonës. Ata ndërtuan këto struktura fantastike nga fundi i periudhës së banimit të tyre këtu, pallatet e shkrepave me më shumë se 200 dhoma.

Që nga zbulimi i tyre, pallatat e shkrepave i kanë bërë arkeologët të ngrenë vazhdimisht pyetjen, pse ndodhi kështu? Pse banorët lanë pueblot dhe ndërtuan dhe ndërtuan banesat e tyre nëpër shkrepa? Ku shkuan ata? A u larguan ata nga thatësira apo nga luftërat?

Ushqimi i magazinua këtu dhe enët që lanë pas, tregojnë se ata kishin në plan të vinin përsëri, por historia tregon se nuk u kthyen kurrë më . Sot, këto rënoja qendrojnë si monument i të kaluar të tyre.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mesa Verde ose Tavolina e Gjelbër  Empty Re: Mesa Verde ose Tavolina e Gjelbër

Mesazh nga Poeti Dhimbjes Sat 29 Jan 2011 - 15:57

Tema zhvendoset nga Historia Shqiptare tek ajo boterore.
Poeti Dhimbjes
Poeti Dhimbjes
Legjendë
Legjendë

Vendbanimi Vendbanimi : Ne Mergim.
Postime Postime : 14346
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 15/03/2010
Mosha Mosha : 41
Hobi Hobi : Poezia

http://www.saimiri.webs.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi