Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Sa libra ekzistojnë në botë? Përgjigjen e jep Google People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Sa libra ekzistojnë në botë? Përgjigjen e jep Google People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Sa libra ekzistojnë në botë? Përgjigjen e jep Google

Shko poshtë

Sa libra ekzistojnë në botë? Përgjigjen e jep Google Empty Sa libra ekzistojnë në botë? Përgjigjen e jep Google

Mesazh nga Alberti Thu 2 Sep 2010 - 5:11

Për çdokënd që ka pyetur ndonjëherë veten se sa libra ekzistojnë në të gjithë botën, duket se Google ka një përgjigje: 129,864,880. Kjo është shifra e dhënë nga Leonid Taycher, një inxhinjer i motorrit të kërkimit Google, i cili po punon për projektin e kësaj kompanie për dixhitalizimin e librave. Vlerësimi i librave të publikuar në të gjithë botën është më shumë se sa thjeshtë kuriozitet për gjigandin e kërkimit në internet: Ajo është një pikënisje për të kuptuar se sa punë është bërë dhe sa mbetet për t’u bërë për të realizuar objektivin ambicioz të organizimit të të gjithë informacionit të disponueshëm në botë.

“Kur bën pjesë në një kompani që synon të dixhitalizojë librat e të gjithë botës, pyetja e parë është: sa libra ka?,” – shpjegon Taycher në një blog të publikuar me rastin e përfundimit të vlerësimit.

Për të dalë në një konkluzion, kompania filloi të punojë me përmbledhjen e informacionit të disponueshëm në sisteme të ndryshme katagolizimi si psh. Numri Ndërkombëtar Standard i Librit (ISBN). Megjithëse këto katalogje janë të vlefshëm, ato nuk sigurojnë një llogaritje finale. ISBN-ja është vendosur vetëm te librat e publikuar pas viteve ’60 dhe përdoret vetëm në vendet Perëndimore. Inxhinjerët shkruan programe të posaçme për të kombinuar rreth 150 sisteme të ndryshme katagolizimi si dhe për të eleminuar dublifikimet. Google u detyrua gjithashtu të marrë vendime të vështira mbi pyetjen se çfarë është një libër dhe çfarë nuk është. Për shembull, edicionet me kapakë të hollë dhe kapakë të trashë të të njëjtit libër janë numëruar si dy ndërsa versionet e ndryshme të kryeveprave botërore si Hamleti i Shekspirit janë numëruar si libra të ndryshëm për shkak të parathënieve dhe komentarëve të ndryshëm që mund të përmbajnë.

Deri në qershor, kompania ka skanuar 12 milionë libra. Këto libra janë shkruar në 480 gjuhë të ndryshme (përfshirë edhe tre libra të shkruar në gjuhën Klingon, që ka lindur nga Star Trek).

Google shpreson të përfundojë skanimin e librave që ekzistojnë brenda një dekade. Në fund, koleksioni virtual besohet se do të përmbajë katër miliardë faqe dhe dy trilionë fjalë. Sipas vlerësimeve të kompanisë, rreth 20 për qind e librave të botës janë pa të drejtë autori. Rreth 10-15 për qind janë jashtë qarkullimi. Shumica dërrmuese e pjesës së mbetur janë libra me të drejtë autori, por gjithsesi jashtë qarkullimit. Google ka huazuar libra nga 40 biblioteka të mëdha në të gjithë botën për programin e vet të dixhitalizimit.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi