Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
 Tefsir-(komentim suresh)  - Faqe 3 People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
 Tefsir-(komentim suresh)  - Faqe 3 People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Tefsir-(komentim suresh)

Faqja 3 e 3 Previous  1, 2, 3

Shko poshtë

 Tefsir-(komentim suresh)  - Faqe 3 Empty Tefsir-(komentim suresh)

Mesazh nga Alberti Sun 5 Sep 2010 - 23:42

First topic message reminder :

Komentimi i kaptinës “El-Ihlas”



قُلْ هُوَ اللَّهُ أَحَدٌ. اللَّهُ الصَّمَدُ. لَمْ يَلِدْ وَلَمْ يُولَدْ. وَلَمْ يَكُنْ لَهُ كُفُوًا أَحَد.ٌ



1. “Thuaj: Ai, Allahu është Një!

2. Allahu është Ai, të Cilit krijesat i drejtohen (mbështeten) për nevojat e tyre.

3. As s’ka lindur kë, as nuk është i lindur.

4. Dhe askush nuk është i barabartë me Atë.”



Kaptina “El-Ihlas” është kaptinë mekase, e zbritur pas sures “En-Nas” dhe ka gjithsej 4 ajete. Në radhitjen e Mus’hafit mban numrin 112.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë


 Tefsir-(komentim suresh)  - Faqe 3 Empty Re: Tefsir-(komentim suresh)

Mesazh nga Alberti Sun 5 Sep 2010 - 23:53


وَالْأَرْضَ بَعْدَ ذَلِكَ دَحَاهَا
30. E tokën pastaj e shtriu.

Nëse vetëm pak ndalemi dhe mendojmë kuptimet shumëdimensionale të këtij ajeti, vërtet do të mbesim të mahnitur e të impresionuar.

Për njerëzit në kohën e zbritjes së Kur’anit, ky ajet nuk kishte ndonjë peshë të veçantë shkencore, por sot, ky ajet dëshmon për mrekulli të madhe në shprehjet hyjnore. Ky ajet tregon saktësisht për formën eliptike të tokës. Më kot u munduan pseudoshkencëtarët dhe armiqtë e Islamit ta akuzonin këtë fe se ishte kundër shkencës, se kjo fe është fe mitologjike, se pjesëtarët e saj besojnë se Toka është një pllakë e rrafshtë dhe se atë e mbajnë mbi shpinë gjallesa të ndryshme gjigante, etj… Por jo. Islami, që është e vetmja fe që e përcolli njerëzimin gjatë tërë shtegtimit të tij në këtë botë, nuk është fe mitologjike, nuk është fe që parimet themelore i mbështet në legjenda a rrëfime të tilla fantastike, por është fe realiste, vizionare, sepse mu ky ajet, sikur edhe shumë e shumë të tjera që gjenden në Kur’an, vërteton se shkenca moderne e bashkëkohore, vetëm mund t’i provojë të vërtetat kuranore.

Ajeti: “E pastaj tokën e sheshoi”, qartë të jep të kuptosh se, po të mos ishte Toka në formë eliptike, do të ishte e pamundur ta shihje atë gjithnjë të shtrirë para vetes. Por, ja që pabesimtarët as atëherë e as tash, nuk dëshirojnë të binden me të vërtetat e kësaj feje. Dhe këtë tokë e bëri të përshtatshme për jetën e njerzve. E zbukuroi me florën dhe faunën, me lumenj dhe me bukuri të tjera të rralla:

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

 Tefsir-(komentim suresh)  - Faqe 3 Empty Re: Tefsir-(komentim suresh)

Mesazh nga Alberti Sun 5 Sep 2010 - 23:53

أَخْرَجَ مِنْهَا مَاءَهَا وَمَرْعَاهَا
31. Nga ajo(toka) nxori ujët dhe kullotat e saj.

Meqenëse jeta njerëzore në bazë të shkaqeve të krijuara paraprakisht nga Allahu, varet nga të mirat natyrore të kësaj toke, prej elementeve të së cilës edhe u krijuam, Allahu xh.sh. na bëri me dije se prej kësaj toke bëri që të gufojnë e të rrjedhin lumenj të tërë, ujët e të cilëve ujit tokën, e bën atë të plleshme për jetesë, po edhe për kullosa, në të cilat kullosin kafshët, të cilat poashtu janë krijuar për t’i shërbyer njeriut dhe për të mirën e tij.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

 Tefsir-(komentim suresh)  - Faqe 3 Empty Re: Tefsir-(komentim suresh)

Mesazh nga Alberti Sun 5 Sep 2010 - 23:53


وَالْجِبَالَ أَرْسَاهَا
32. Kurse kodrat i nguliti.

Por që kjo tokë të jetë stabile, i Plotfuqishmi e përforcoi atë me kodrat, që i bëri sikur shtylla, e në të njëjtën kohë edhe si burim i stabilitetit të kores së tokës nga dridhjet e ndryshme të mundshme. Në lidhje me kodrat kemi folur më gjerësisht në kaptinën “En-Nebe’ë”, andaj nuk e shoh të arsyeshme të përsërisim thëniet e mëparshme, por do të kishim theksuar vetëm një të dhënë, se sot gjeologjia botërore, mbetet pa tekst kur sheh përshkrimin aq të përpiktë të konstruktit të kodrave në Kur’anin fisnik.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

 Tefsir-(komentim suresh)  - Faqe 3 Empty Re: Tefsir-(komentim suresh)

Mesazh nga Alberti Sun 5 Sep 2010 - 23:54

مَتَاعًا لَكُمْ وَلِأَنْعَامِكُمْ
33. Furnizim (kënaqësi) për ju dhe për bagëtinë tuaj.

Dhe, që të gjitha këto mirësi, Allahu xh.sh. i bëri për njerëzit dhe për kafshët, nga të cilat njeriu merr prodhime të shumta, dhe jetën e tij e ka të ndërlidhur me të mirat që vijnë nga ato. Megjithatë, njeriu ende është mosmirënjohës ndaj të gjitha këtyre të mirave. Madje shpeshherë e ngatërron vetveten në labirinte që nuk kanë rrugëdalje, duke u mburrur kot se këto të mira janë vetëm fryt i punës së tij, dhe se ai vetë është “zot” i fatit dhe i jetës së vet !!!…etj.

Mjerisht, të gjitha këto janë iluzione boshe që do të treten shumë shpejt, sikur që treten flluskat e shkumës para një rrebeshi a stuhie kur të vijë dita e tmerrshme e Kiametit, llahtaria e së cilës është vështirë të imagjinohet. Vetëm atëherë njeriu do ta shohë dhe do ta kuptojë realitetin e dobësisë dhe pafuqisë së tij për të ndërruar diçka…

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

 Tefsir-(komentim suresh)  - Faqe 3 Empty Re: Tefsir-(komentim suresh)

Mesazh nga Alberti Sun 5 Sep 2010 - 23:54


فَإِذَا جَاءَتْ الطَّامَّةُ الْكُبْرَى. يَوْمَ يَتَذَكَّرُ الْإِنسَانُ مَا سَعَى. وَبُرِّزَتْ الْجَحِيمُ لِمَنْ يَرَى. فَأَمَّا مَنْ طَغَى. وَآثَرَ الْحَيَاةَ الدُّنْيَا. فَإِنَّ الْجَحِيمَ هِيَ الْمَأْوَى. وَأَمَّا مَنْ خَافَ مَقَامَ رَبِّهِ وَنَهَى النَّفْسَ عَنْ الْهَوَى. فَإِنَّ الْجَنَّةَ هِيَ الْمَأْوَى. يَسْأَلُونَكَ عَنْ السَّاعَةِ أَيَّانَ مُرْسَاهَا. فِيمَ أَنْتَ مِنْ ذِكْرَاهَا. إِلَى رَبِّكَ مُنتَهَاهَا. إِنَّمَا أَنْتَ مُنذِرُ مَنْ يَخْشَاهَا. كَأَنَّهُمْ يَوْمَ يَرَوْنَهَا لَمْ يَلْبَثُوا إِلا عَشِيَّةً أَوْ ضُحَاهَا.



34. “ E kur të vijë katastrofa e madhe (Dita e Kiametit),

35. Dita kur njeriu rikujton se ç’ka punuar.

36. E Xhehennemi do t’i shfaqet haptazi çdokujt që sheh.

37. Atëherë, për atë që kaloi kufijt (me kufër e ligësi),

38. Duke i dhënë përparësi jetës së kësaj bote,

39. Xhehennemi do të jetë vendbanim i tij.

40. E kush iu frikësua paraqitjes para Zotit të vet dhe e frenoi veten prej epsheve,

41. Xhenneti është vendbanim i tij.



(En-Naziat, 34-41)

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

 Tefsir-(komentim suresh)  - Faqe 3 Empty Re: Tefsir-(komentim suresh)

Mesazh nga Alberti Sun 5 Sep 2010 - 23:54

فَإِذَا جَاءَتْ الطَّامَّةُ الْكُبْرَى
34. “ E kur të vijë katastrofa e madhe (Dita e Kiametit),

Dita e Fundit-Kataklizma, është përmendur në Kur’an me shumë emra, një prej të cilëve është edhe “Et-Tammetul kubra” – Katastrofa e madhe”. Është quajtur me këtë emër sepse nuk ka katastrofë më të tmerrshme që shkatërron çdo gjë si kjo. Kiameti është momenti më i vështirë që asnjë prej krijesave nuk mund ta përballojë, moment që vjen befas, dhe shkatërron çdo gjë para vetes. Dhe kjo “Valë” shkatërrimtare, sipas komentatorëve të Kur’anit, ndodh me rastin e ringjalljes ose fryrjes së dytë në Sur - Er-Rradifetu”. Ky është mendim i Hasen el Basriut dhe i disa të tjerëve, kurse Sufjani mendon se “Et-Tammetu” është momenti kur në duar të kujdestarëve të Xhehennemit (zebaninjve), dorëzohen banorët e zjarrit.[1]

Disa të tjerë janë të mendimit se fjala “Et-Tammetu” nënkupton momentin kur banorët e Xhennetit nisen për në Xhennet, kurse banorët e zjarrit për në Xhehennem.

Sidoqoftë besimtarët e vërtetë janë të vetëdijshëm se ky moment i vështirë do të vijë patjetër, sepse për ardhjen dhe ndodhinë e tij i ka paralajmëruar Allahu xh. sh. në Kur’an, po edhe i Dërguari i Allahut në shumë hadithe të tij. Kjo ditë e fundit e kësaj gjithësie, do të jetë e papritur dhe e befasishme vetëm për pabesimtarët, të cilët jo vetëm që nuk besonin ndodhinë e saj, por madje talleshin vazhdimisht me ata që thonin se ka moment të fundit dhe ka ringjallje. Por ja që për zhgënjimin e tyre të madh, ky moment vjen, dhe vetëm atëherë ata do të përmenden e do të vijnë në vete nga ajo ëndërr-iluzion që ishin. Vetëm atëherë njeriu do ta kuptojë seriozitetin e atij momenti, por tash për çdo gjë do të jetë vonë…

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

 Tefsir-(komentim suresh)  - Faqe 3 Empty Re: Tefsir-(komentim suresh)

Mesazh nga Alberti Sun 5 Sep 2010 - 23:54


يَوْمَ يَتَذَكَّرُ الْإِنسَانُ مَا سَعَى
35. Dita kur njeriu rikujton se ç’ka punuar.

Vetëm në këtë ditë njeriut do t’i bien ndërmend veprat e bëra në këtë botë, qofshin të mira ose të liga, dhe secili do ta përjetojë këtë ditë në mënyrën e vet. Besimtari i vërtetë e përjeton si një ankth të shkurtër, nga i cili shpreson se do të shpëtojë me mëshirën e Allahut, kurse pabesimtari si një zhgënjim për mosbesim dhe për veprat e këqija të bëra, të cilat më nuk mund t’i përmirësojë.

Atë ditë madje njeriu nuk do të mund të flasë e as të arsyetohet, por vetë veprat e edhe gjymtyrët e tij do të dëshmojnë, siç thotë Allahu xh.sh: “Këtë ditë Ne ua mbyllim (vulosim) gojët e atyre, e do të flasin duart e tyre, kurse këmbët e tyre do të dëshmojnë për atë që punuan”- (Jasin, 65).

Dhe atë ditë askujt nuk do t’i bëhet e padrejtë, sepse ekzistojnë regjistra shumë të saktë për çdonjërin, të shkruar e të ruajtur nga shkrues fisnikë- kiramen katibin, dy melaiket që e përcjellin njeriun gjatë gjithë jetës, të cilët shënojnë çdo vepër të tij, qoftë të mirë qoftë të keqe.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

 Tefsir-(komentim suresh)  - Faqe 3 Empty Re: Tefsir-(komentim suresh)

Mesazh nga Alberti Sun 5 Sep 2010 - 23:54

وَبُرِّزَتْ الْجَحِيمُ لِمَنْ يَرَى

36. E Xhehennemi do t’i shfaqet haptazi çdokujt që sheh.

Ky do të jetë momenti më kritik për njerëzit në ditën e Gjykimit, sepse secili do t’i ekspozohet Xhehennemit qoftë besmitar ose jo, se vetë Allahu xh.sh. thotë:

“Dhe nuk ka asnjë prej jush që nuk do t'i afrohet atij (Xhehennemit). Ky (ekspozim i Xhehennemit) është vendim i kryer i Zotit tënd. Pastaj, (pas kalimit pranë tij) do t'i shpëtojmë ata që ishin ruajtur (prej mëkateve), e zullumqarët do t'i lëmë aty të gjunjëzuar”. (Merjem, 71)

Dhe që të gjithë në mënyrën e vet, do të tmerrohen nga pamjet trishtuese të Xhehennemit, duke shpresuar se do t’i shmangen kontaktit me të, por në këtë rast do të shpëtojnë nga ndëshkimi në të vetëm atë që ishin ruajtur prej mëkateve dhe ata që ishin në rrugën e Zotit. Ky është momenti kur besimtarët do ta kuptojnë dhuntinë e madhe të Allahut ndaj tyre, sepse i kishte udhëzuar në këtë botë dhe nuk i kishte lënë të humbnin nga rruga e drejtë, kështu që ata sot i shmangen zjarrit të Xhehennemit, dhe atyre u mjafton vetëm ta shohin, për ta kuptuar më mirë mirësinë dhe kënaqësinë e të mirave të Xhennetit, kurse mizorët dhe pabesimtarët, do të mbesin aty të pashpresë, të gjunjëzuar dhe do t’i përfshijë dënimi i tmerrshëm.

Një gjë të tillë e vërtetojnë edhe ajetet në vazhdim të kësaj kaptine:

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

 Tefsir-(komentim suresh)  - Faqe 3 Empty Re: Tefsir-(komentim suresh)

Mesazh nga Alberti Sun 5 Sep 2010 - 23:54

فَأَمَّا مَنْ طَغَى. وَآثَرَ الْحَيَاةَ الدُّنْيَا. فَإِنَّ الْجَحِيمَ هِيَ الْمَأْوَى

37. Atëherë, për atë që kaloi kufijtë (me kufër e ligësi),

38. Duke i dhënë përparësi jetës së kësaj bote,

39. Xhehennemi do të jetë vendbanim i tij.
Do të thotë, ai që ka kaluar të gjith kufijtë në mosbesim dhe e ka tepruar në këtë botë me vepra të shëmtuara, në kundërshtim të plotë me Ligjin e Allahut, ai që ka tejkaluar të gjitha normat, duke menduar se vetëm kjo botë është e vërtetë dhe se nuk ka botë tjetër pas vdekjes, do të marrë dënimin e merituar që është Xhehennemi, i cili me flakët e tij do të gllabërojë çdo njeri kriminel e të pafe.

Këto ajete thuhet të kenë zbritur për Nadrin dhe të birin e tij Harithin[2], mirëpo me to synohen të gjithë ata pabesimtarë që i japin përparësi kësaj bote kalimtare ndaj asaj të përjetshmes.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

 Tefsir-(komentim suresh)  - Faqe 3 Empty Re: Tefsir-(komentim suresh)

Mesazh nga Alberti Sun 5 Sep 2010 - 23:54

وَأَمَّا مَنْ خَافَ مَقَامَ رَبِّهِ وَنَهَى النَّفْسَ عَنْ الْهَوَى. فَإِنَّ الْجَنَّةَ هِيَ الْمَأْوَى

40. E kush iu frikësua paraqitjes para Zotit të vet dhe e frenoii veten prej epsheve,

41. Xhenneti është vendbanim i tij.

S’ka dyshim që kjo botë kalimtare është një sprovim i madh për njeriun. Jeta në të është mjaft e shkurtër, por megjithatë e mjaftueshme që nesër në Ahiret secili ta marrë shpërblimin e vet meritor, në bazë të veprave të punuara. Allahu xh.sh. thotë: “(Allahu është Ai) I Cili ka krijuar vdekjen dhe jetën që t’ju sprovojë se cili prej jush jeni më vepërmirë (në këtë botë)” (El-Mulk, 2).

Besimtari i vërtetë sprovohet në besim dhe në përkushtimin e tij ndaj Allahut fuqiplotë. Sprovohet nëse të mirat e kësaj bote do ta habitin-hutojnë, që ai ta pasojë epshin për të cilin e nxit shejtani i mallkuar për ta harruar Zotin dhe përgjegjësinë para Tij nesër në Ahiret.

Ka shumë njerëz që keqkuptojnë parimet e Islamit lidhur me këtë botë, duke thënë se vërtet kjo botë nuk është për muslimanët. Jo, jo, por të mirat e kësaj bote duhen shfrytëzuar për qëllime të larta e fisnike, gjithnjë në kuadër të parimeve të Sheriatit islam. Pasuria në këtë botë është sprovë e rëndë për besimtarin, sepse duhet ditur si të shftrytëzohet ajo. Dhe, nëse pasuria dhe të mirat e kësaj bote arrijnë që në zemrën e tij të mbjellin egoizëm e mendjemadhësi, atëherë ai njeri padyshim që ka dështuar, po nëse pasurinë që i ka lënë në disponim Allahu xh.sh., e shfrytëzon për të ndihmuar të varfrit, të mjerët, skamnorët dhe përgjithësisht në rrugën e Allahut, atëherë ai do të jetë i respektuar në këtë botë, kurse në Ahiret do të ringjallet në shoqërinë e pejgamberëve, dëshmorëve dhe njerëzve të tjerë të mirë.

Sa u përket ajeteve në fjalë, tash na ofrojnë një pamje krejtësisht tjetër nga ajo e ajeteve më parë. Tash kemi të bëjmë me njerëzit e mirë e të devotshëm, të cilët gjatë jetës në këtë botë kufizuan dhe frenuan veten nga dëshirat e epsheve të tyre dhe nga shume kënaqësi të kësaj bote, duke ndjekur me përkushtim rrugën e Allahut, andaj shpërblim i tyre meritor është vetëm Xhenneti me kënaqësitë e tij.

Abdullah ibn Mes’udi theksohet t’u ketë thënë shokëve të tij: “Ju jetoni në një kohë kur e vërteta dhe drejtësia drejton (udhëheq) epshin-pasionin, kurse do të vijë një kohë kur epshi do ta drejtojë (udhëheq) të vërtetën dhe drejtësinë”.

Në këto ajete dhe në ato më sipër, kemi të bëjmë edhe me një shembëllim metaforik kuranor, i cili na sjell dy anët e medaljes të sjelljeve njerëzore: Për atë që tejkaloi në kufër dhe në vepra të këqija, ndëshkim është Xhehennemi, kusre për atë që iu frikësua Allahut dhe e ndaloi vetveten nga të këqijat, shpërblim do të jetë Xhenneti.

Nëpër disa libra të tefsirit është shënuar se këto dy ajete kanë zbritur për besimtarin e devotshëm Mus’ab bin Umejrin, edhepse këto ajete në të njëjtën kohë kanë për qëllim të gjithë besimtarët e mirë e të devotshëm sikur Mus’ab bin Umejri.[3]

Rrëfimi për Mus’ab bin Umejrin është cekur në shumë libra të tefsirit. El Alusi në tefsirin e tij “Ruhul Meani” ndër të tjera transmeton nga Ibn Abbasi se këto dy ajete kanë zbritur enkas për Mus’abin. Në luftën e Uhudit, në këtë ditë të vështirë për muslimanët, e cila ishte një mësim i madh për muslimanët se si nuk duheshin thyer urdhrat e Komandantit suprem të luftës-Muhammedit a.s., sipas librave të historisë, Mus’ab bin Umejri kishte treguar një heroizëm të pashoq, kur rreth Pejgamberit a.s. kishin mbetur shumë pak njerëz që ta mbronin, ai kishte flijuar veten duke e mbrojtur si mburojë e gjallë trupin e bekuar të Pejgamberit a.s.. Ishte barrikaduar tërësisht para trupit të Pejgamberit a.s., kështu që shigjetat njëra pas tjetrës ia shponin trupin, por ai nuk lëvizte dot. Dhe, s’do mend tërë kjo sakrificë e pashembullt, e kishte prekur thellë në shpirt të Dërguarin a.s., i cili, duke e parë Mus’abin ashtu të larë në gjak i kishte thënë: “Tek Zoti do të kërkoj (shpresoj) shpërblimin tënd për këtë sakrificë”, kurse as’habëve të tjerë duke e zbuluar një fshehtësi nga Israja dhe Mi’raxhi u kishte thënë: “E kam parë Mus’abin në Xhennet, kishte të veshur rroba, vlera dhe bukuria e të cilave nuk mund të përshkruhen, madje kam parë se edhe rripat e nallaneve të tij ishin nga ari”.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

 Tefsir-(komentim suresh)  - Faqe 3 Empty Re: Tefsir-(komentim suresh)

Mesazh nga Alberti Sun 5 Sep 2010 - 23:54

يَسْأَلُونَكَ عَنْ السَّاعَةِ أَيَّانَ مُرْسَاهَا. فِيمَ أَنْتَ مِنْ ذِكْرَاهَا. إِلَى رَبِّكَ مُنتَهَاهَا. إِنَّمَا أَنْتَ مُنذِرُ مَنْ يَخْشَاهَا. كَأَنَّهُمْ يَوْمَ يَرَوْنَهَا لَمْ يَلْبَثُوا إِلا عَشِيَّةً أَوْ ضُحَاهَا



42 Të pyesin për Kiametin: “Kur do të ndodhë ai?!”

43. Po, në çfarë gjendjeje je ti t’ua kujtosh atë?

44. Kur vetëm tek Zoti yt është dijenia për të.

45. Kurse ti je vetëm përkujtues (këshillues) i atyre që i frikësohen atij (çasti të Kiametit).

46. Ditën kur ta përjetojnë atë (Kiametin), atyre (idhujtarëve) do t’u duket sikur nuk kanë qëndruar-jetuar (në këtë botë) më tepër se një mbrëmje ose një mëngjes të saj.”

(En-Naziat, 42-46



Në lidhje me shkakun e zbritjes së këtyre ajeteve nëpër librat e tefsirit, ndër të tjera shënohet se idhujtarët mekas të nxitur nga çifutët e Medinës, shpeshherë e provokonin të Dërguarin e Allahut me pyetje të ndryshme, që kishin të bënin me sferën e të fshehtës-gajbit. Pyetjet e tyre më të shpeshta bëheshin rreth Ditës së Kiametit dhe i bëheshin me qëllim që ta vinin në sprovë Pejgamberin a.s. me shpresë se mos ai do të trillonte diçka nga vetvetja në lidhje me këtë të fshehtë absolute.

Pabesimtarët siç duket harruan se i Dërguari i Allahut megjithatë nuk flet asgjë nga hamendja pa qenë i inspiruar nga ana e të Plotfuqishmit:

“Dhe ai (Muhammedi) nuk flet nga mendja e tij. (Por kjo për se ju thërret ai) Është vetëm Shpallje me të cilën ai frymëzohet (nga Allahu)”. (En-Nexhm, 3-4)

Por se një gjë e tillë , d.t.th. momenti i ndodhisë së kësaj dite, dhe interesimi i tij për të ditur diçka rreth këtij momenti që atyre t’u jepte ndonjë përgjigje të saktë, vërtet e preokuponte pa dashje edhe vetë Pejgamberin a.s. Këtë na e vërtetojnë edhe fjalët e Aishes r.a., të cilat i transmetojnë Bezzari, Ibn Xherir et-Taberiu, Ibnul Mundhiri, Ibn Merdevije e të tjerë, e një transmetim të tillë të ngjashëm e përcjell edhe Nesaiu me disa të tjerë nga Tarik bin Shihabi, se Pejgamberi a.s. për çdo ditë i bënte pyetje vetes se a thua kur do të ndodhte saktësisht kjo ditë!

Por Allahu xh.sh. nuk e lë në lajthitje të Dërguarin e Tij, por i kujton kufijt e misionit të tij, duke i thënë se dijen për ndodhinë e saktë të këtij momenti e ka vetëm Krijuesi Absolut i kësaj ekzistence-Allahu xh.sh. dhe askush tjetër, dhe mu për këtë arsye me anë të këtyre ajeteve i thotë prerazi: “Të pyesin ty për Kiametin: “Kur do të ndodhë ai?!”. Po në çfarë gjendjeje je ti t’ua kujtosh atë? Kur vetëm tek Zoti yt është dijenia për të. Kurse ti je vetëm përkujtues (këshillues) i atyre që i frikësohen atij (çasti të Kiametit).”

Do të thotë, Muhammedit a.s. i bëhet të kuptojë shumë qartë se ishte kot duke vrarë mendjen për ta ditur momentin e Kiametit, sepse atë e di vetëm Zoti i tij, andaj i bëhet me dije se misioni i tij ishte vetëm t’ua tërhiqte vërejtjen se ajo ditë e mbramë dhe ai momenti tmerrshëm do të vijë. I bëhet gjithashtu me dije që gjërat e tilla të mos e preokuponin atë, sepse momenti i Kiametit është vetëm në Dijen absolute të Allahut, i Cili ashtu siç e ka krijuar këtë ekzistencë, po ashtu sjell momentin e përfundimit të saj.

Allahu i plotfuqishëm edhe në shumë ajete të tjera të Kur’anit i jep shenjë të Dërguarit të Tij për një gjë të tillë:

“S’ka dyshim se vetëm Allahu e di se kur do të ndodhë Kiameti…” (Llukman, 34).

dhe:

“Të pyesin ty (Muhammed) për çastin (katastrofën e përgjithshme) se kur do të ndodhë ai. Thuaj: “Atë e di vetëm Zoti im, kohën e tij nuk mund ta zbulojë kush pos Tij (e sjell kiametin pa e hetuar asnjë nga krijesat). Çështja e tij (se kur do të ndodhë) është preokupim i rëndë (për krijesat) në qiej e në tokë. Ai (Kiameti) nuk ju vjen ndryshe, vetëm befas. Të pyesin ty sikur ti di për të. Thuaj: “Për të di vetëm Allahu, por shumica e njerëzve nuk dinë (pse është e fshehtë)” (El-A’raf, 187)

Momentin e mbramë të kësaj bote nuk e dinë as melaiket, e madje as edhe meleku më i madh-Xhibrili, transmetuesi i të gjitha Shpalljeve hyjnore.

Në një hadith të cilin e transmeton Omer ibnul Hattabi, kur Xhibrili i erdhi Pejgamberit a.s. në formë të njeriut dhe pasi që ia kishte shtruar disa pyetje rreth Imanit, Islamit dhe Ihsanit, në fund i kishte bërë edhe pyetjen rreth momentit të Kiametit në çka Pejgamberi a.s. ishte përgjigjur: “As i pyeturi nuk di gjë më tepër për këtë çështje sesa pyetësi”.

Kiameti dhe Ringjallja janë momente që i vëjnë në mëdyshje idhujtarët dhe pabesimtarët kur të ngrihen nga varret, duke pyetur vetvetev se a thua sa kanë jetuar në këtë botë ose sa kanë qëndruar në jetën e Berzahut-jetën e përtejvarrit. Atyre

Do t’u duket se nuk kanë qëndruar në të më tepër se një mëngjes ose mbrëmje të kësaj bote, sepse në jetën e varrezave njeriu humb ndjenjën për kohën. Thjesht, ligjet e kohës të cilat mbretërojnë në jetën tonë, në jetën e përtejvarrit ato pushojnë dhe humbin kuptimin e tyre. Ky pra është shkaku që ata shprehen me habi se nuk kanë qëndruar shumë gjatë në këtë gjendje. Në lidhje me këtë jep shenjë edhe një ajet tjetër kuranor:

“…Ditën kur do ta përjetojnë atë (dënimin) që u është premtuar, atyre u duket sikur nuk kanë jetuar vetëmse një moment të shkurtër të ditës”. (El-Ahkaf, 35)

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

 Tefsir-(komentim suresh)  - Faqe 3 Empty Re: Tefsir-(komentim suresh)

Mesazh nga Alberti Sun 5 Sep 2010 - 23:55

Për çfarë udhëzojnë këto ajete:

- Vërtetim i besimit në Ringjallje, shpërblimin dhe ndëshkimin në Ahiret duke u përmendur përshkrimi i tyre

- Njerëzit në botën e ardhshme do të jenë të ndarë në dy grupe: besimtarë dhe pabesimtarë. Ata që i besuan Allahut dh punuan vepra të mira, do të shijojnë kënaqësitë e Xhennetit, kurse mohuesit do të ndëshkohen përjetë me vuajtje në skëterrat e Xhehennemit.

- Nga këto ajete mësojmë se momenti i Kiametit është vetëm në Dijen absolute të Allahut xh.sh.

- Sqarim i faktit se vështirësitë dhe tmerret e Ditës së Kiametit, të bëjnë të harrosh tmerret e përjetuara më parë, sepse ndëshkimi i përkohshëm në varr, të gjithë pabesimtarëve do t’u duket shumë i butë në krahasim me atë që do ta përjetojnë prej dënimit tash në zjarrin e përjetshëm të Xhehennemit[4]


[1] Ebu Bekër el Xhezairij “Ejseru-t-Tefasir…” , vëll. V, fq. 514, Medinë, 1997

[2] Vehbete ez-Zuhajli “Et-Tefsirul munir” vëll.30, fq. 51

[3] “Tefsirul Munir”, vëll. 30, fq. 52

[4] Ebu Bekër el Xhezairij “Ejseru-t-Tefasir…” , vëll. V, fq. 515, Medinë, 1997

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

 Tefsir-(komentim suresh)  - Faqe 3 Empty Re: Tefsir-(komentim suresh)

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Faqja 3 e 3 Previous  1, 2, 3

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi