Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Ngjarje te çuditshme People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Ngjarje te çuditshme People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ngjarje te çuditshme

2 posters

Shko poshtë

Ngjarje te çuditshme Empty Ngjarje te çuditshme

Mesazh nga Alberti Thu 16 Sep 2010 - 0:42

Kandidati – majmun fitoi thellë zgjedhjet

Gjatë zgjedhjeve lokale, të zhvilluara në qytetin Hartpull të Anglisë, në muajin maj, u shfaq një kandidat i cili zhvilloi fushatën e tij i veshur si majmun. Çuditërisht, ai siguroi një fitore dërmuese në zgjedhje, duke u shpallur kryetar i bashkisë së qytetit. Kandidati “majmun”, i quajtur Stjuart Dramond, gjatë fushatës së tij pati premtuar se do t’u shpërndante fëmijëve banane falas dhe kjo i pati siguruar jo pak popullaritet. Disa muaj pas zgjedhjes së tij si kryetar bashkie, emri i tij nuk vonoi, natyrisht, të përfshihej edhe në një skandal seksi.


Edituar për herë të fundit nga PopCorn në Sat 25 Sep 2010 - 0:01, edituar 1 herë gjithsej

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ngjarje te çuditshme Empty Re: Ngjarje te çuditshme

Mesazh nga Alberti Thu 16 Sep 2010 - 0:42

Në mes të rrugës me raketa në krahë

Në San Petersburg u arrestua një njeri që u kap duke ecur në mes të rrugës, i ngarkuar me disa raketa të vogla luftarake mbi shpatulla. I pyetur nga organet përkatëse, ai tha se raketat tip “Igla”, me të cilat ishte kapur duke ecur në mes të rrugës, i kishte gjetur në zonën e grumbullimit të mbeturinave në periferi të qytetit dhe se i kishte marrë për t’ua treguar shokëve. Sipas organeve të hetimit, raketat ishin çuditërisht, në gjendje pune.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ngjarje te çuditshme Empty Re: Ngjarje te çuditshme

Mesazh nga Alberti Thu 16 Sep 2010 - 0:42

Pishtari i lavdisë franceze i shuar me...

Një francez u arrestua pasi kishte kryer një “krim” të çuditshëm. Ai kishte shuar me urinë pishtarin e monumentit të Ushtarit të Panjohur, që ndodhet nën Harkun e Triumfit në Paris. Më pas u mësua se ky “i paudhë”, që kishte “guxuar” të përmirte simbolin e historisë së lavdishme të Francës, ishte një njeri që dikur kishte pasur një karrierë ushtarake dhe, pasi u mor vesh se ishte edhe në gjendje depresioni, u dërgua në spital për kurim.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ngjarje te çuditshme Empty Re: Ngjarje te çuditshme

Mesazh nga Alberti Thu 16 Sep 2010 - 0:43

Kujdes me WC-të e avionëve!

Një udhëtare amerikane, e cila kishte hyrë në WC-në e një avioni Boeing 767 që udhëtonte mbi Atlantik për në Nju Jork, pasi tërhoqi sifonin e WC-së, nuk u ngrit dot që aty për orë të tëra. Si rezultat i tërheqjes së sifonit, ishte krijuar një vakum i fuqishëm, që e kishte ngjitur gruan e shkretë pas guaskës së WC-së. Për të arritur që të ngrihet, udhëtares iu desh të presë uljen pas disa orësh të avionit në Nju Jork dhe ndihmën e teknikëve të aeroportit, që ndërhynë sapo iu dha mundësia.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ngjarje te çuditshme Empty Re: Ngjarje te çuditshme

Mesazh nga Alberti Thu 16 Sep 2010 - 0:43

Rosa kundravajtëse

Në një rrugë të qytetit gjerman të Glykshtatit, ku shpejtësia maksimale e lejuar për automjetet është 30 km në orë, radari kapi një “shofer” në kundravajtje që e kishte kapërcyer këtë shpejtësi. Më pas u vu re se kundravajtësi ishte vetëm një rosë e çmendur, që po fluturonte shumë pranë sipërfaqes së rrugës me një shpejtësi prej 39 kilometrash në orë.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ngjarje te çuditshme Empty Re: Ngjarje te çuditshme

Mesazh nga Alberti Thu 16 Sep 2010 - 0:43

Ushqim kanibalësh

Një grua në Japoni, pasi doli nga një market, nisi të hante me shije disa ushqime që kishte blerë aty. Pas pak, ndjeu një shije të çuditshme në gojë dhe, më pas, vuri re se po kafshonte një gisht njeriu... Autoritetet e firmës menjëherë hetuan situatën dhe zbuluan se gishti i gjendur brenda ushqimit kishte përfunduar aty si rezultat i një aksidenti që kishte ndodhur në një nga fabrikat e prodhimit pak ditë më parë.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ngjarje te çuditshme Empty Re: Ngjarje te çuditshme

Mesazh nga Alberti Thu 16 Sep 2010 - 0:43

Këmbët e lehta, faqja e bardhë

Në Uganda, një lepur u krijoi mundësinë 31 të dënuarve që të arratisen nga burgu. Lepuri kishte hyrë në oborrin e burgut dhe pesë gardianë, që ishin të ngarkuar me vëzhgimin e të burgosurve, iu vunë të gjithë pas për ta ndjekur. Nga kjo përfituan 31 të burgosur që ia mbathën, gjithashtu, vrapit duke u zhdukur pa lënë gjurmë. Ndërkohë, nuk dihet me saktësi nëse arriti të shpëtonte pa u kapur edhe vetë lepuri.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ngjarje te çuditshme Empty Re: Ngjarje te çuditshme

Mesazh nga Alberti Thu 16 Sep 2010 - 0:43

Hollandezët, sulm mbi kartmonedha

Ngjarja e fundit e çuditshme për vitin 2002 ka ndodhur më datë 29 dhjetor, në kryeqytetin e Hollandës, në Amsterdam. Gjatë xhirimit të një klipi reklame, një numër i madh kartmonedhash euro të falsifikuara ishin hedhur në rrugë. Mirëpo njerëzit menduan se kartmonedhat ishin të vërteta dhe u sulën me vrull për t’i rrëmbyer e për të mbushur xhepat. Rruga “Ouede Haagesweg”, në Amsterdam, ishte mbushur me mijëra kartmonedha të falsifikuara prej 10, 20, 50, 100 dhe 200 eurosh.

Të gjithë kalimtarët, duke menduar se banknotat janë të vërteta, nisën t’i rrëmbejnë e të mbushin xhepat e çantat me shpejtësi. Megjithë paralajmërimet dhe thirrjet e policisë dhe njerëzve të angazhuar me xhirimet, të cilët ndodheshin në vendin e ngjarjes, rrëmbimi i parave nuk u pengua dot. Edhe disa qytetarë, që po kalonin rastësisht aty pranë me automjete, ndaluan makinat e tyre në mes të rrugës dhe iu vunë plot vrull mbledhjes së parave të shpërndara kudo. Rrëmuja u bë aq e madhe, saqë i gjithë trafiku u bllokua. Pasi mbushën plot babëzi xhepat e gjithë ç’kishin, qytetarët “e shkathët” u larguan me shpejtësi

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ngjarje te çuditshme Empty Re: Ngjarje te çuditshme

Mesazh nga Anakonda Fri 6 Apr 2012 - 17:50

ngjarjjesh e cfare ngjarjesh te cuditshme
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ngjarje te çuditshme Empty Re: Ngjarje te çuditshme

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi