Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Test i rëndësishëm People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Test i rëndësishëm People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Test i rëndësishëm

Shko poshtë

Test i rëndësishëm Empty Test i rëndësishëm

Mesazh nga LaDescarada Sat 18 Sep 2010 - 2:52

Përzgjedhësi i përfaqësueses së Kosovës, Albert Bunjaku, ndeshjen miqësore ndaj Neuchatel Xamax, që do të zhvillohet më 9 tetor, e vlerëson si test të rëndësishëm. Ai planifikon të ftojë futbollistë kryesisht nga jashtë, por do të ketë edhe prej tyre që luajnë në Kosovë. Ish trajneri i Kalmarit tregon se do të testojë futbollistë të rinj, por pa e lëkundur bazën që ka krijuar ekipi.

Përzgjedhësi i përfaqësueses së Kosovës, Albert Bunjaku, i ka përvjelë mëngët dhe po mendon qysh tash për ndeshjen miqësore që ekipi i tij do ta zhvillojë me skuadrën zvicerane Neuchatel Xamax, më 9 tetor.

Ai planifikon që për këtë sfidë t’i ftojë 20-30 futbollistë, kryesisht nga jashtë, por edhe nga Superliga e Kosovës. 9 tetori është një datë mjaft e përshtatshme për selektorin kosovar për t’i ftuar edhe futbollistët që luajnë jashtë Kosovës, ngase në këtë periudhë luajnë përfaqësueset në kualifikime dhe është datë e lirë e vendosur nga FIFA dhe UEFA.

Ish trajneri i Kalmarit përballjen me Xamax e vlerëson si një mundësi të mirë për të bërë testime të futbollistëve, edhe pse nuk planifikon të bëjë shumë ndryshime, në mënyrë që ta ruajë bazën që ka ekipi.

“Është një ndeshje e rëndësishme për ne, sepse kemi mundësi të bëjmë testime të futbollistëve. Ata duhet ta dinë se mundësia do t’u jepet, por atë duhet ta shfrytëzojnë maksimalisht, sepse një herë, eventualisht dy herë në jetë, të jepet ky rast”, tha fillimisht Bunjaku për Express.

Trajneri kosovar ka filluar kontaktet me disa futbollistë që luajnë jashtë Kosovës, ndërsa shpjegon se me të tjerët do të kontaktojë në ditët e ardhshme. Ai vlerëson se dy ndeshjet e kaluara miqësore i kanë shërbyer përfaqësueses së Kosovës që ta rritë kualitetin. Ky ritëm do të vazhdojë edhe ndaj Xamax.

“Është një moment i mirë për Kosovën në përgjithësi, jo vetëm në sport. Ne do të mundohemi të kemi një prezantim sa më të mirë. Kualiteti është në rritje e sipër. Kemi hapësirë për testime, por duhet ta mbajmë balancimin. Me këtë dua të them se nuk do të ketë shumë ndryshime, por risi po. Do të ketë lojtarë që kanë qenë prezentë edhe në të kaluarën, lojtarë me përvojë, por do të ketë edhe testime”, u shpreh Bunjaku.

Ai paralajmëron se emëroren e futbollistëve do ta publikojë disa ditë para ndeshjes, ndërsa grumbullimi me futbollistë do ta bëhet 2-3 ditë para ballafaqimit me ekipin zviceran.

Për çdo rast, nëse lëndohet ndonjë lojtar ose nuk mund t’i përgjigjet thirrjes së Bunjakut, ky i fundit thotë se e ka gati edhe planin B e C, tri javë para zhvillimit të këtij takimi.

Bunjaku është i kënaqur për faktin se kjo do të jetë ndeshja e tretë që do ta zhvillojë përfaqësuesja e Kosovës vetëm këtë vit. Ai tregon se këto ditë do të shkojë personalisht për ta vëzhguar në stadium një ndeshje të Xamaxit.

Trajneri kosovar, i cili edhe para se të emërohej përzgjedhës, kishte kontribuuar për futbollin e këtushëm, ka qenë disa herë prezent në Kosovë sivjet për t’i përcjellë ndeshjet e Superligës. Ai premton se do të ketë hapësirë edhe për futbollistët që luajnë në Kosovë, por është i brengosur për gjendjen e tyre fizike, pasi ata i kanë filluar përgatitjet vonë.

Ndeshja ndërmjet Xamaxit dhe përfaqësueses së Kosovës do të luhet më 9 tetor në stadiumin e Xamaxit, Stade de la Maladiere, ndërsa do të fillojë në orën 19:30. Pjesë e klubit zviceran janë dy futbollistë shqiptarë: mesfushori Shkëlzen Gashi dhe mbrojtësi Agonit Sallaj.
LaDescarada
LaDescarada
Princeshë
Princeshë

Postime Postime : 11767
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 29/12/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi