Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
 Pse është komunikimi i rëndësishëm për mua? People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
 Pse është komunikimi i rëndësishëm për mua? People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Pse është komunikimi i rëndësishëm për mua?

2 posters

Shko poshtë

 Pse është komunikimi i rëndësishëm për mua? Empty Pse është komunikimi i rëndësishëm për mua?

Mesazh nga Emona Tue 22 May 2012 - 5:56

Të flasësh me botës tënde shpirtërore, nuk është aq e lehtë, sepse atë bisedë nuk e dëgjon askush - ti je dëgjuesi i mesazhit dhe kthyesi i mesazhit! Eh, të dëgjosh shpirtin, kërkesat e shpirtit, pëshpëritjet e shpirtit, heshtjen, nganjëherë është shumë e dhimbshme.

Aty tek vargu i heshtur unë gjejë qetësin, thellohem në magjinë e cila më përkëdhel ëmbël si fëmijë... Kur lexuesi arrin të kuptoj mesazhin e vargut, dora e njom e ngrirë e poetit, fillon dhe ngrohet nga vlerësimi i lexuesit... Pra, kur flet ndjen një emocion të ngrirë në shpirt, strukesh nganjëherë nga mosdija, apo dhe pasiguria se mesazhi nuk është dhënë në mënyrë të drejtë, ai mund të keqinterpretohet, dhe kur bashkëbiseduesi të ndez një dritë se mesazhi ka shkuar në rregull, emocioni fillon dhe shkrihet, prandaj shumë herë preferojmë të flasim me veten ton, t'i bëjmë ndasi të mirës dhe të keqes, t'i klasifikojmë mendimet, t'i flasim botës, t'i rrëfejmë për të mirat, dhimbjet, ta përgatisim për sfidat e jetës, t'i rrëfesh për tunelin e gjatë në të cilin takon plot errësirë, t'i rrëfesh për vetmin, t'i tregosh rrugën të dal nga tuneli të gjej dritën dhe ngrohtësinë e diellit, ta mësosh për suksesin...

T'i flasësh botës nuk nënkupton se ajo do të dëgjoj gjithmonë, por "mos harro" kur ti flet, dhe bota hesht, apo dhe flet, atëherë ti mëson, prandaj sa më shumë që kemi kontakt me botën, njerëzit, natyrën, kafshët, ne çdo ditë e më shumë rrisim pjekurin shpirtërore, formësojmë personalitetin tonë. Paramendoni: sikur të gjithë të ishim të shurdhër, memec, apo të verbër, bota nuk do të ishte e mbushur me fjalë, bota nuk do të përqeshte, nuk do të vlerësonte, nuk do të shihte... te verbëritë shohin bardhësinë e shpirtit, dhe ata flasin! Memecët shohin, ndjejnë artin e të folurit dhe pse nuk kanë zë të pëshpëritin. Të shurdhëritë ndjekin hapat ton, vallëzojnë mbi këngët pa melodi, ata nuk dëgjojnë, ndjejnë çdo prekje... Eh, kjo është një botë, të cilën po u ndale e mendove dhe bëre ndasi, koha të ikën. Ti mund të flasësh me një të verbër, mund ta ngrohësh shpirtin e tij, ti mund ta prekësh dhe t'ia japësh dorën një të shurdhuri, dhe thellë në shpirt t'i japësh një drithërim të këngës pa melodi... Ti mund të rrish dhe të flasësh, ta kesh shok një memec, sepse ai, duke shikuar duart dhe mimikën tënde, do të komunikoj me ty, pra ti mund t'i flasësh botës, dhe ajo në mënyrën e saj do të kuptoj…







Dhe ti mund të bësh miq me anë të komunikimit…

Të flasësh me botës tënde shpirtërore, nuk është aq e lehtë, sepse atë bisedë nuk e dëgjon askush - ti je dëgjuesi i mesazhit dhe kthyesi i mesazhit! Eh, të dëgjosh shpirtin, kërkesat e shpirtit, pëshpëritjet e shpirtit, heshtjen, nganjëherë është shumë e dhimbshme. Shumë herë më kaplon një heshtje, heshtje e cila fillon një dialog me shpirtin tim! Pyes veten: Pse vallë është kjo jetë plot fjalë? Pse kur dua të flasë, të shpreh më të shenjtën ndjenjë, fjalë, nuk mundem, sikur më rrëmben ai oqeani plot kaltërsi, në pafundësinë e tij humbas dhe prapa kësaj - Pse? vazhdon një: Sepse e tillë është jeta...

Jo çdo kush posedon aftësi për të falë një magji. Kur ti flet, ai dëgjon, pastaj heshtja si tingull i pianos pëshpërit, dhe vazhdon një zë melodik, drithëron zemra, dhe ai zë është i qetë, plot jetë, të magjepsë të futë në ngjyra të jetës, të bënë të vallëzoj një emocion i çastit, emocion që zgjatë... të falë një Jehonë, dhe të braktis, duke të dhënë mesazhin "Jeta është për ty"...!

Është e lehtë apo e vështirë të flasësh me ata të cilët të rrethojnë, gjithçka varet nga çasti! Ndodh që nganjëherë preferon të flasësh me pëllumbat të cilët shijoj kaltërsinë e qiellit, sepse njeriu ndjen nevojë ta dëgjoj dikush, dhe mesazhin ta mare lart në kaltërsinë e ëndrrës në qiellin e pafund... Sepse bota nuk kupton nganjëherë, është e zënë me punët e saj, injoron të dëgjoj përrallën të cilën ti e thur dhe ka vlera të mëdha, përrall që të ngroh shpirtin tënd, gjersa për botën mund të jetë shumë qesharake..

Poetët mes vargjesh shkruajnë sekretet e tyre, shkrijnë bardhësinë e ëndrrave, ata qajnë, e vargu i tyre rrjedh si ujëvarë... mes vargjesh dhembjen tretin, apo dhe mes realitetit ëndrrën përkëdhelin..!

Emona
WebMaster
WebMaster

Postime Postime : 46759
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 12/03/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

 Pse është komunikimi i rëndësishëm për mua? Empty Re: Pse është komunikimi i rëndësishëm për mua?

Mesazh nga Anakonda Mon 28 May 2012 - 0:15

sepse tregoj se cfare karakteri kam une;tregoj sjelljen time;tregoj veten dhe autoritetin qe kam.
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi