Fitore e lehtë e Realit
Faqja 1 e 1
Fitore e lehtë e Realit
Real Madridi ka arritur që të mposhtë pa kurrfarë problemi Espanyolin me rezultat 3-0, në ndeshjen e javës së tretë të zhvilluar në Santiago Bernabeu.
Reali i Madridit ishte ekipi dominant që nga fillimi i takimit, por rezultati u zhbllokua pas gjysmë ore lojë, kur pas një goditjeje të lirë, Ronaldo qëlloi murin e gjallë, i cili me dorë devijoi topin. Si pasojë, u akordua penalti, të cilën me mjeshtri e ekzekutoi superylli portugez për 1-0.
Në minutën e 60-të Pepe largohet nga loja pasi mori dy kartonë të shpejtë të verdhë. Në shtëpi nga ana tjetër te mysafirët nga Katalunia u dërgua Inigo Galan.
Reali vazhdoi me përpjekjet për të shënuar golin e dytë dhe këtë e bëri Gonzalo Higuain (79’), që shfrytëzoi për mrekulli një pasim të Cristiano Ronaldos.
Pas kombinimeve në zonën e Espanyolit, ishte Karim Benzema që mashtroi dy lojtarë kundërshtarë dhe realizoi me kthim për 3-0 dhe rikthimin e tij në listat e golashënuesve të Los Blancos.
Kjo fitore, e katërta me radhë, e mbanë Real Madridin përkohësisht deri të mërkurën mbrëma në krye të tabelës me 10 pikë pas katër ndeshjeve të para.
Similar topics
» Fitore minimale e Realit
» Galata nuk i trembet Realit
» TE DHENA NE SPORT
» Mourinho i dërgon ultimatum Realit?
» Tifozët e Realit do ta duan Modricin
» Galata nuk i trembet Realit
» TE DHENA NE SPORT
» Mourinho i dërgon ultimatum Realit?
» Tifozët e Realit do ta duan Modricin
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi