Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Arsenali turpërohet në Emirates  People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Arsenali turpërohet në Emirates  People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Arsenali turpërohet në Emirates

Shko poshtë

Arsenali turpërohet në Emirates  Empty Arsenali turpërohet në Emirates

Mesazh nga Binni Sat 25 Sep 2010 - 9:05

Arsenali turpërohet në Emirates  F.0925175700789_m

Arsenali ka zhgënjyer fansat në Emirates Stadium duke pësuar me rezultat 3-2 nga West Bomwich Albion.

Topçinjtë patën disa raste në pjesë të parë, me Andrei Arshavin që goditi dy herë radhazi shtyllën gjatë një tentimi, por megjithatë ata nuk arritën të gjejnë portën e mysafirëve mirë të organizuar në mbrojtje.

Mysafirët në anën tjetër po ashtu patën rastin e artë të kalojnë në epërsi në pjesë të parë, kur portieri i Arsenalit, Manuel Almunia, fauloi në zonën e rreptësisë sulmuesin kundërshtar Peter Odemwingie, por Chris Brunt nuk ishte i saktë nga pika e bardhë.

Me pesë minuta lojë në pjesë të dytë, Odemwingie çoi në avantazh ekipin mysafir falë një pune të mirë nga Jerome Thomas. Me plot energji pas golit të parë, vendasit shënuan edhe një gol tjetër të shpejtë. Pas një pasimi të shkëlqyeshëm të Brunt, Gonzalo Jara çon topin në rrjetën e Almunias.

Edhe pse kishin iniciativën, të zgjedhurit e Arsene Wenger nuk arrinin të çanin mbrojtjen mysafire, dhe ishin pikërisht këta të fundit që befasuan edhe njëherë duke trefishuar rezultatin. Ishte Thomas ai që pas një asistimi të Brunt fundosi çdo shpresë të vendasve për të fituar takimin (73’).

Arsenali turpërohet në Emirates  Wenger350

Vendasit filluan të këndellen në pjesën e fundit të takimit. Me 15 minuta të mbetura Samir Nasri shënoi golin e parë për Arsenalin, ndërsa në minutat shtesë shënoi edhe një gol tjetër, por vetëm sa për të ngushtuar në 3-2 disavantazhin dhe për të ruajtur ca fytyrën e ekipit të tij.

Cesc Fabregas ka shikuar nga anash këtë disfatë të ekipit të tij, pasi spanjolli qëndron jashtë fushe për shkak të një dëmtimi.

Me këtë disfatë, Arsenali humbi rastin t’i afrohet në një pikë liderit të tabelës, Chelseat, që po ashtu u mposht më herët nga Manchester City. Kjo i shkon për shtati Manchester United, që nesër udhëton te Bolton dhe të ngushtojë diferencën e katër pikëve ndaj Chelseat.
Binni
Binni
Legjendë
Legjendë

Vendbanimi Vendbanimi : Ne Mendjen Tuaj!!
Postime Postime : 7205
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 03/01/2010
Mosha Mosha : 38
Hobi Hobi : Sporti,

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi