Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Duke zbuluar Qytetin e Gurtë - Gjirokastra People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Duke zbuluar Qytetin e Gurtë - Gjirokastra People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Duke zbuluar Qytetin e Gurtë - Gjirokastra

Shko poshtë

Duke zbuluar Qytetin e Gurtë - Gjirokastra Empty Duke zbuluar Qytetin e Gurtë - Gjirokastra

Mesazh nga Vizitor Sat 16 Oct 2010 - 3:58

Gjirokastra nuk ka detin, por ofron shtëpitë, kalanë, kalldrëmet, arkeologjinë, historinë, traditën. Një ditë ndoshta është pak për ta njohur, edhe pse në vështrim të parë të duket i vogël. Brenda saj, ata që duan të dinë më shumë, kanë shumë për të njohur...

GJIROKASTËR- Një ditë ndryshe në këtë verë të nxehtë? Ua ofron qyteti i kalldrëmeve, stilit unik arkitekturor, qyteti i emrave të mëdhenj. Mjaftojnë disa orë për të prekur dhjetëra elementë, me moshë e histori të ndryshme e për të hyrë në një tjetër botë, ku lashtësia ndërthuret me aktualitetin.

Sepse Gjirokastra "flet" në çdo gur dhe kjo gjuhë e veçantë ka magjepsur këdo, nga personalitetet ndërkombëtare e deri te vizitorët më të thjeshtë.

Nuk ka detin e lakmuar prej të gjithëve në sezonin veror, as jetën e natës. Por ka atë ndërthurje realitetesh, mitesh e legjendash që mund të gjenden vetëm aty.

Secila rrugë me kalldrëm ka një histori njerëzore të të gjithë atyre që i kanë ndërtuar, banesat fatet reale të banorëve të tyre, madhështive të fiseve, ndryshimeve në mentalitet të reflektuara më pas me hyrjen e kulturës europiane, kështjella rreth 800- vjeçare, një labirinth i gjerë pasurish, "të mbledhura" shekull pas shekulli.

Është e pamundur që gjithçka të shijohet brenda një dite, por emocionet që merr janë të jashtëzakonshme.

Dhjetëra automjete me targa të ndryshme nga Anglia, Franca , Italia, Greqia, Spanja, autobusë që sjellin e marrin grupe turistike. Sheshi "Çerçiz Topulli" nis rrugëtimin drejt Qendrës Historike, që radhiti Gjirokastrën ndër pasuritë kulturore botërore të organizatës UNESKO.

Një tabelë e vendosur aty jep një farë orientimi rreth pikave më të vizitueshme në qytet. Pas asfaltit të sheshit, pikëtakimi i qindra vizitorëve çdo ditë, fillojnë kalldrëmet që të çojnë në Qafën e Pazarit.

Në të dy anët e rrugës, dyqanet ofrojnë çdo gjë të nevojshme, duke filluar nga marketet ushqimore, dyqanet e suvenirëve apo të punimeve artizanale, (kryesisht në dru dhe gur), bare ku një lëng frutash apo një kafe mund të shijohet në tavolinat e nxjerra në trotuare (të preferuara mjaft këto vendqëndrime prej turistëve) e deri të pikat e tregtimit të byrekëve, fast foodeve, picave, madje edhe berberë, orëndreqës etj.

Dhe gjithçka mban të njëjtat çmime si edhe pjesa e re e qytetit apo edhe të gjitha qytetet shqiptare. Një byrek, i gatuar në mënyrën tradicionale dhe i pjekur në furrë druri kushton vetëm 40- 50 lekë dhe mund të shoqërohet fare mirë me një bidon dhallë, që kushton vetëm 50 lekë. Mund të konsumohet në tavolinat e vendosura aty përqark, me hijen e kështjellës mbi shpatulla dhe qetësinë që e karakterizon këtë zonë.

Në këtë pjesë të qytetit mund të zgjedhësh restorante të të gjitha llojeve, ata të traditës gjirokastrite, që ofrojnë gatime të veçanta të zonës, si qofte, qifqi, byrekë, etj, apo edhe restorante ku ofrohen lloje të ndryshme gatimesh, si italiane. 600 deri në 1000 lekë kushton mesatarisht dreka për një person. "Festivali", "Kujtimi", "Sopoti" "Tre harqet" ofrojnë gatime tradicionale, ndërsa "Fantazia" e "Kërculla", një ndërthurje të traditës me ushqimin italian.

Dyqanet e suvenirëve dhe të punimeve artizanale ofrojnë larmi produktesh, që prej qilimave apo rrugicave të punuara në tezgjah, punimeve në qëndisje, atyre në dru, gur, hekur etj, me simbole kombëtare, të figurave të ndryshme historike, pamjeve nga qyteti apo banesa monumentale etj. Por nuk mungojnë as suvenirët nga zona të tjera shqiptare.

Prej Qafës së Pazarit nis ngjitja drejt kështjellës së Argjirosë, që përmendet rreth shekullit të XIII. Është paksa e lodhshme ngjitja për shkak të pjerrësisë së rrugëve me kalldrëm, por ia vlen.

Në hyrje të kalasë bileta që duhet paguar kushton 200 lekë dhe ajo të lejon të shohësh pjesën e jashtme, katakombet dhe galeritë e saj. Nëse udhëton i vetëm apo në çift gjithçka që duhet të bësh është të shohësh dhe të imagjinosh, pasi ciceronët janë vetëm për grupet me shumë vizitorë.

Në mënyrë që të vizitosh muzeun e armëve, galerinë e arteve dhe burgun e kalasë, nevojitet edhe një tjetër biletë prej 200 lekësh, këtë herë për llogari të bashkisë së qytetit.

Kjo pasi, një pjesë e kalasë i takon Drejtorisë Rajonale të Kulturës Kombëtare, ndërsa një tjetër bashkisë. Përveç arkitekturës, muzeu i armëve me një koleksion mjaft të pasur qysh nga mesjeta, pavarësisht kushteve jo fort të përshtatshme, është një pjesë që në fakt nuk duhet humbur.

Po kështu, edhe burgu i ndërtuar në kohën e mbretërimit të Ahmet Zogut, me gurë nga ujësjellësi i famshëm i Ali Pashë Tepelenës e që funksionoi edhe në kohën e regjimit komunist, i njohur si burgu i "7 penxhereve" ofron histori interesante.

Gjithsesi, të paktë janë turistët që paguajnë për të parë muzeun e armëve, një tjetër biletë është pak "e shtrenjtë" për ta.
Në të tria këto pjesë të kalasë, është ciceronia që të shoqëron dhe njëkohësisht shpjegon gjithçka. Ushqime tradicionale të pjekura në skarë mund të shijohen në mjediset e jashtme të kalasë, në tavolinat e vendosura nën hijen e pemëve, me pamje nga galeritë dhe harqet.

Avioni amerikan, e vetmja relike e Luftës së Ftohtë tërheq mjaft kureshtjen e vizitorëve, po kështu edhe skena e festivaleve, kullat e princeshës, kulla e Sahatit, mbetjet e ujësjellësit 12 kilometër të ndërtuar nga Ali Pashë Tepelena, objektet e kultit kishë e teqe etj.

Po kështu edhe dhjetëra mjedise të tjera të dukshme, pasi të padukshmet janë një tjetër element plot me histori e mistere.

Prej Qafës së Pazarit mund të shkosh e të vizitosh edhe Obeliskun, vendin ku u çel e para shkollë shqipe në Gjirokastër.

Më tej, nëpërmjet rrugëve, mund të vizitohen dhjetëra banesa karakteristike. Në rrugën që të çon drejt lagjes "Palorto", mund të vizitosh banesën e Skëndulatëve, një banesë monumentale e shkëlqyer, me një moshë rreth 300-vjeçare. Vetëm 50 metër më poshtë ndodhet Muzeu Etnografik, i vendosur në shtëpinë e lindjes së Enver Hoxhës.

Pasi ke vizituar edhe këtë muze, nëse zbret një rrugë të ngushtë me kalldrëm ke shansin të vizitosh edhe shtëpinë e lindjes së shkrimtarit Ismail Kadare dhe pak metër më tej edhe banesën e Ficove, e rrallë përsa i përket arkitekturës. Jo shumë larg prej andej ndodhet banesa e Angonatëve, e cilësuar si ikona e arkitekturës gjirokastrite.

Por të vizitosh Gjirokastrën e të mos shohesh banesën e Zekatëve, do të thotë të kesh humbur diçka me vlerë. Vetëm 1 euro për të shijuar gjithçka. Ky është çmimi që duhet të paguash. Por jo gjithçka mbyllet këtu. Hamamet e vjetra turke, apo edhe "7 kronjëret" janë pjesë mjaft të veçanta e që nuk duhen humbur në një vizitë në Gjirokastër.

Hotelet

Për të gjithë ata që vendosin të kalojnë një natë në Gjirokastër, kanë mundësinë të zgjedhin të qëndrojnë në banesat karakteristike, ku tradicionalja bashkëjeton më së miri me modernen, ku e vjetra dhe komoditeti bashkohen apo të zgjedhin edhe të tjerë hotele që ndodhen jo vetëm në pjesën e vjetër, por edhe në atë të re të qytetit.

Dhomat fillojnë me 1 mijë lekë (teke) e deri në 35 euro (dopjo), ndërkohë që të gjitha pagesat kryhen në dorë, pa pasur problem nëse valuta është në lekë, në euro apo në dollarë.

Të gjitha këto janë në Gjirokastër, mund t'i prekësh lehtë dhe pa shpenzime të mëdha. Por, pasuria botërore e njerëzimit ka përreth saj të tjera elemente, duke filluar nga qytetërimet antike e deri te gjurmët e shekujve të ndryshëm.

Antigonea

Është qyteti që mbreti i Epirit, Pirro, i bëri dhuratë si prikë bashkëshortes së tij të parë, Antigonës, e bija e mbretit të Egjiptit, Ptolemeut. Sipas historianëve, qyteti u ndërtua rreth viteve 297-296 para Krishtit, duke zbatuar skemën e një arkitekti të famshëm, Hipodamit të Azisë së Vogël, që i jep qytetit pamjen e një fushe shahu, për të përfunduar rreth 100 vjet më vonë i djegur nga konsulli romak Emil Pauli, së bashku me 168 qytete që në luftërat iliro- romake ishin rreshtuar kundër Romës.

Megjithatë, më interesant këtë qytet e bën fakti se vetë Pirro nuk e vizitoi asnjëherë atë, për shkaqe që mbeten të mistershme. Qyteti i dytë më i madh i Epirit, me një sipërfaqe 47 hektarë dhe mur rrethues 4 mijë metra, rinxirret në qarkullim botëror pas dhjetëra shekujsh harrese nga Dhimosten Budina.

Qyteti antik i Antigonesë, i cili prej shumë vitesh mban statusin e një Parku Kombëtar ndodhet rreth 16 kilometër larg qytetit të Gjirokastrës, ndërkohë që për të shkuar atje duhet të përshkosh një sërë fshatrash që i përkasin komunës me të njëjtën emër.
Megjithëse rruga kalon në një peizazh mjaft të veçantë, ajo është e ngushtë, e pashtruar dhe në gjendje aspak të mirë, çka e bën udhëtimin më të gjatë e më pak komod.

Dhjetëra zbulime të rëndësishme janë kryer gjatë ekspeditave të përbashkëta arkeologjike shqiptaro-greke, por mijëra vjet mbajnë shumë të fshehta nën tokë e që presin të dalin në dritë.

Hadrianopoli

Qyteti antik i Hadrianopolit u ndërtua nga perandori Hadrian, nga periudha e së cilit kanë mbetur shumë gjurmë ndërtimesh edhe në qytete të tjera antike në Shqipëri. Shekulli i dytë pas Krishtit përbën një rizgjim të madh të jetës qytetare në Luginën e lumit Drino.

Në qendër të kësaj lugine u ndërtua qyteti i Hadrianopolit. Madhështia e këtij qyteti deri para pak vitesh, shfaqej vetëm në dy objekte, Teatri dhe Nekropoli, ku ishin të destinuar të shkonin.

Teatri i Adrianopolit shërbente si qendra administrative dhe politike e rajonit. I zbuluar plotësisht, ka një kapacitet prej 4 mijë vendesh dhe është i pajisur me 27 shkallë. Ka katër hyrje dhe një skenë dykatëshe, sipas një skeme të Virtuvit. Diametri i jashtëm i teatrit është 58 metra, ndërsa lartësia e shkallares arrinte deri në 15 metra.

Katër ekspedita italo- shqiptare kanë nxjerë në dritë një pjesë të mirë të qytetit, i cili prej më shumë se 20 shekujsh ishte i mbuluar nga aluvionet e lumit Drino. Qyteti antik i Hadrianopolit ndodhet në rrugën nacionale Gjirokastër- Kakavijë, pranë fshatit Sofratikë në komunën e Dropullit të Poshtëm.

Lugina e Drinos

Për arkeologët dhe ekspertët shqiptare e të huaj të antikitetit, lugina e Drinos në qarkun e Gjirokastrës vlerësohet si një nga zonat me numrin më të madh të siteve arkeologjike dhe me intensitetin më të madh të qendrave të banimit në lashtësi.

Numërohen rreth 20 qytete dhe fortifikime antike, tuma dhe varre monumentale, tempuj dhe teatro antike nga fillimi jugor i luginës në Selo të Dropullit të Sipërm në kufi me Greqinë, në Melan dhe Sofratikë, e deri në Lekël, në pjesën veriore të luginës. Ndërkaq, studimet dhe kërkimet më të fundit kanë treguar se lugina e Drinos përmban shumë më tepër pasuri nga ato që njihen deri tani.

Bëhet fjalë për rreth 200 site, tuma arkeologjike etj, të përpunuara gjatë dy viteve të fundit, të cilat janë të ndërtuara në periudha dhe me teknika të ndryshme, duke filluar nga periudha prehistorike e deri në të tjera periudha të mëvonshme. Së shpejti, gjithçka do të jetë pjesë e hartës arkeologjike së luginës së Drinos. Shekulli
Duke zbuluar Qytetin e Gurtë - Gjirokastra 10253d1281638343-duke-zbuluar-qytetin-e-gurte-gjirokastra-s_gjirokastra_3
Duke zbuluar Qytetin e Gurtë - Gjirokastra 10255d1281638475-duke-zbuluar-qytetin-e-gurte-gjirokastra-al-gjirokastra
Duke zbuluar Qytetin e Gurtë - Gjirokastra 10254d1281638408-duke-zbuluar-qytetin-e-gurte-gjirokastra-gjirokastra_gassen
Duke zbuluar Qytetin e Gurtë - Gjirokastra 10256d1281638537-duke-zbuluar-qytetin-e-gurte-gjirokastra-3565400-gjirokastra-albania
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Duke zbuluar Qytetin e Gurtë - Gjirokastra Empty Re: Duke zbuluar Qytetin e Gurtë - Gjirokastra

Mesazh nga Vizitor Sat 16 Oct 2010 - 3:59

Gjirokastër, errësira e gurtë mbi qytetin pasuri e UNESKO-s

"Atje poshtë, atje lart/ te Urat në Dunavat/ po kur hënë ka kudo/ pse i ndez në "Palorto"...
Dikur banorët e Gjirokastrës e kishin kthyer në këngë-parodi bashkëbisedimin e tyre me kryetarin e bashkisë për përzgjedhjet e tij në lidhje me ndriçimin e njërës apo tjetrës pjesë të qytetit. Vargjet janë të njohura edhe pas kalimit të dekadave. Historia e ndriçimit rrugor në njërin prej qyteteve të parë shqiptarë të elektrifikuar rrjedh pothuajse në të njëjtin shtrat, ku asnjëherë ai nuk u ndriçua njëlloj, deri në ditët e sotme, kur pas mesnatës, pasuria e UNESKO-s zhytet në errësirë.


Histori ndriçimesh
Banorët e Gjirokastrës kanë filluar të rikthejnë tashmë historitë e vjetra që lidhen me qytetin dhe dritën. Mund të quhen shkurt "histori ndriçimesh". Janë sa të ndryshme përsa u përket preferencave, por njëkohësisht thuajse identike për mënyrën dhe politikat e ndjekura prej kryebashkiakëve.
Data 28 nëntor e vitit 1937 sjell dritën e parë elektrike në qytetin e Gjirokastrës, një ndër qendrat e para urbane në Shqipëri që u elektrifikuan, një element që sipas studiuesve dhe intelektualëve, tejkaloi periudhën otomane dhe shënoi kthesën drejt kulturës perëndimore. Ndërtimi i centralit elektrik që vijon të jetë ende funksional përfund qytetit, solli ndezjen e llampës së parë në lagjen "Palorto", ndërsa për herë të parë energjia elektrike është instaluar falas në shtëpinë e Mulla Teki Karabinës, nga shoqëria italiane e kësaj kohe që ndërtoi dhe që ishte edhe pronarja e centralit elektrik.
E në fakt historia e ndriçimit në Gjirokastër është sa interesante, aq edhe e lidhur me të zgjedhurit që drejtonin qytetin. Një kryetar bashkie ndriçonte një objekt të caktuar, monumental apo fetar, dikush një lagje apo një zonë, ku sigurisht banonte vetë. Për intelektualët, drita shënoi njëkohësisht historinë moderne të qytetit.
"Ku fillon historia moderne e Gjirokastrës? Me daljen e qytetit nga marrëdhëniet e mbyllura feudale në komunikimin e saj me qendrat evropiane, me hyrjen e ideve të revolucionit borgjez francez dhe krijimin e shoqërive kulturore- politike, me hapjen e shkollave dhe kështu mund të rendisim 100 pyetje të tjera. Por, pa asnjë diskutim, lidhja e qytetit me ndriçimin është një histori interesante dhe moderne, që e bëri edhe Gjirokastrën të tillë. Janë të njohura historitë e kryetarëve të bashkisë në Gjirokastër dhe politikave të ndjekura prej tyre në lidhje me ndriçimin e qytetit. Disa ndriçonin kalanë, disa pazarin, disa kishën, disa ndriçonin xhaminë, disa të tjerë shtëpinë apo lagjen e tyre",- shprehet Vladimir Qirjaqi, historian e arkeolog.


Ndriçimi sot
Por, për fat të keq apo të mirë, aktualisht historitë e vjetra të para Luftës së Dytë Botërore që lidhen me ndriçimin, nuk tingëllojnë aspak si të dala jashtë mode apo jashtë realitetit. Sot Gjirokastra pas mesnatës zhytet në errësirë të plotë, ndërsa në orët e mbrëmjes vetëm një pjesë e lagjeve kanë ndriçim rrugor, në të tjera, në mënyrë të veçantë në pjesën e sipërme është thjesht një shërbim i munguar. Mungesa e ndriçimit rrugor është e pranishme në të gjitha zonat e qytetit, madje edhe në shumë pjesë të Qendrës Historike të Gjirokastrës, duke bërë që me perëndimin e diellit vlerat e rralla arkitektonike të humbasin, një gjendje që vazhdon të jetë e tillë prej dy vjetësh.
Nëse udhëton në rrugën kombëtare Gjirokastër- Kakavijë pas mesnatës, zonat rurale që e rrethojnë Gjirokastrën duken si qytete për shkak të numrit të konsiderueshëm të llampave të ndezura, ndërsa krejt e kundërta ndodh me qytetin, i cili të jep përshtypjen e një fshati me 10- 20 shtëpi.
E ndërsa banorët ankohen për këtë shërbim sa të nevojshëm aq edhe të munguar e që paguhet për çdo muaj prej tyre, pavarësisht se në shumë raste nuk e kanë thuajse asnjëherë, intelektualët e cilësojnë atë si një ndërhyrje dhe cenim të jetës së secilit në këtë komunitet dhe kërkojnë ndryshimin e menjëhershëm të këtij realiteti. "Nëse del nga një mjedis festiv apo i ngrohtë dhe përballesh me errësirën e plotë në rrugë, menjëherë të krijohet ndjesia e boshllëkut, që është mbytëse. Imagjino kur të duhet të dalësh natën për një hall familjar apo diçka të rëndë, se çfarë ndjesie negative merr. E përveç kësaj, një nga vlerat më të mëdha të Gjirokastrës është pamja, pas së cilës janë mahnitur jo vetëm studiuesit, shkencëtarët, personalitetet apo udhëtarët, por edhe njerëzit e artit, piktorët, skulptorët, fotografët; në buzëmbrëmje e më tëj edhe atyre u humbasin pamjet", shprehet Llambi Margariti, piktor.
"Gërmadhë" mund të cilësohet në leksikun vendas Gjirokastra pas mesit të natës, duke e bërë këtë realitet një fakt mjaft tronditës. Ndriçimi është një pjesë e rëndësishme e teorisë së evidentimit të vlerave të pasurive të UNESKO-s. Specialistë të fushës, arkitektë, inxhinierë kanë dhënë projektet e ndriçimit, si artistik, ashtu edhe funksional të vlerave të qytetit. Ndërkohë, herë pas here shtëpia e Zekatëve ndriçohet në mënyrë profesionale nga dashamirësit e saj, por ndriçimi është një problem i madh qytetar dhe nuk zgjidhet në mënyrë spontane dhe individuale. Politika në nivelin e përgjegjësisë së ruajtjes dhe ekspozimit të qytetit muze duhet ta ndriçojë atë. Të zgjedhurit lokalë në emër të atyre që kanë thënë duhet të bëjnë detyrimisht rekuperimin e kësaj situate. Në qytete moderne përpjekjet bëhen për të shmangur ndotjet e mjedisit nga dritat dhe zhurmat e forta dhe lufta për orare të reduktuara, ndriçime të reduktuara, zëra të reduktuar, por them me bindje se ajo që ndodh në Gjirokastër është më e rëndë akoma, errësira dhe boshatisja e qytetit pas mesnatës të krijon ankthin e vdekjes", thekson më tej Vladimir Qirjaqi, arkeolog.
Pasuritë botërore të përmasave si Gjirokastra kanë "të drejtën" të pretendojnë për shumë përkujdesje, interes e vëmendje; qytetit të gurtë i mohohet edhe e drejta e ndriçimit, simbol i zhvillimit, jetës, vazhdimësisë. Ndërkohë, nga ana e kreut të bashkisë për këtë problem vetëm heshtet dhe nuk pranohet të jepet asnjë përgjigje./Shekulli
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi