Casillas: Kam frikë nga Ronaldinho
Faqja 1 e 1
Casillas: Kam frikë nga Ronaldinho
Portieri i Real Madridit, Iker Casillas, pret që gjeniu i Milanit, Ronaldinho, të jetë rreziku kryesor kur të dyja skuadrat të takohen të martën mbrëma në Bernabeu.
“Ronaldinho është lojtar që disa vite më parë, ishte në vitet më të mira të karrierës së tij te Barcelona. Ai i frikësonte të gjithë rivalët, duke më përfshirë dhe mua, ndërsa ishte kënaqësi ta shikoje atë”.
“Tani ai nuk është lojtari i njëjtë si katër vite më parë, por kur ai luan ndaj Real Madridit, atëherë natyrisht se nuk do t’i mungojë motivimi”, theksoi Casillas, që u shpreh dhe për ndeshjen në përgjithësi.
“Për Milanin, kjo është ndoshta ndeshja e parë e madhe këtë sezon. Ata kanë blerë lojtarë të mëdhenj dhe kanë skuadër shumë më të fortë. Pajtohem me Mourinhon kur thotë se kjo është thjeshtë një ndeshje tjetër, por kur e shikoni nga një kënd tjetër, atëherë kemi të bëjmë me Real Madrid – Milan”, përfundoi portieri spanjoll.
Similar topics
» Casillas: Do ta fitojmë titullin
» E dashura e Casillas kritikon Ronaldon
» Casillas, portieri më i mirë i vitit
» Galaxy nuk heq dorë nga Ronaldinho
» Ronaldinho: Do të qëndroj te Milani
» E dashura e Casillas kritikon Ronaldon
» Casillas, portieri më i mirë i vitit
» Galaxy nuk heq dorë nga Ronaldinho
» Ronaldinho: Do të qëndroj te Milani
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi