Milani përkulet para Mbretërve
Faqja 1 e 1
Milani përkulet para Mbretërve
Real Madridi ka dalë fitues i ndeshjes kryesore të xhiros së tretë të fazës grupore të Ligës së Kampionëve duke e mposhtur Milanin me rezultat 2-0.
Los Blancos e filluan furishëm takimin e vlefshëm për Grupin G, duke realizuar dy gola të shpejtë për t’i dhënë fund dilemës për fituesin që në pjesën e parë.
Njeriu kryesor i vendasve, Cristiano Ronaldo, gjeti një hapësirë ndërmjet ‘murit të gjallë’ për të mposhtur portierin Amelia nga gjuajtja e lirë (13’).
Ronaldo ishte meritor edhe për golin e dytë të Realit, pasi që ishte pikërisht portugezi që pasoi te Mesut Ozil dhe ky i fundit me ndihmën e Boneras e plasoi topin në rrjet (14’).
Pas golit të dytë të shënuar, Los Merengues thuajse humbën motivacionin për lojë, ndërsa ishte ky moment i ndritshëm për skuadrën mysafire, e cila përkundër rasteve nuk arriti të ndryshojë diçka në rezultat.
Në pjesën e dytë, Mbretërit sërish luajtën më mirë, mirëpo nuk i shfrytëzuan rastet e shumta që patën. Përderisa Rossonerët në momente të caktuara shkaktonin presion, por të pasuksesshëm.
Takimi tjetër i Grupit G, ndërmjet Ajaxit dhe Auxerre, ka përfunduar me fitoren e holandezëve me rezultat 2-1.
Pas xhiros së tretë, Reali prin me nëntë pikë, i ndjekur nga Milani dhe Ajaxi që kanë nga katër pikë. /
Similar topics
» Bale dhe Kaka, jo te Milani
» Ronaldinho: Do të qëndroj te Milani
» Milani në bisedime për Kakan
» Milani kërkon Donadonin?
» Milani dërrmon Genoan
» Ronaldinho: Do të qëndroj te Milani
» Milani në bisedime për Kakan
» Milani kërkon Donadonin?
» Milani dërrmon Genoan
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi