Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Eqrem Bej Vlora People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Eqrem Bej Vlora People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Eqrem Bej Vlora

2 posters

Shko poshtë

Eqrem Bej Vlora Empty Eqrem Bej Vlora

Mesazh nga WebMaster Wed 3 Nov 2010 - 9:45

Eqrem Bej Vlora (1885-1964) ishte një politikan dhe shkrimtar shqiptar. Eqrem Bej Vlora u lind në Vlorë. Familja e tij ishte një nga familjet më të pasura të jugut të Shqipërisë. Ai u arsimua në Vjenë në vitet 1899-1903 dhe dhe studioi për drejtësi dhe teologji në Stamboll në 1904. Pasi punoi për Ministrinë e Jashtme otomane për njëfarë kohe, tre muaj prej të cilave në ambasadën otomane në San Peterburg në 1907 dhe pas disa viteve udhëtimesh nëpër Europë, Shqipëri dhe Orient, Eqrem Bej Vlora iu bashkua xhaxhait të tij Ismail Qemal Vlorës në Lëvizjen për Pavarësinë e Shqipërisë. Gjatë Luftërave Ballkanike ai shërbeu si komandant i batalionit territorial të Vlorës me gradën major në rezervë. Pas disa luftimesh të sukseshme me forcat greke në zonë ai u thirr në Vlorë nga xhaxhai i tij, Ismail beu.
Në 1912, ai u bë zëvendës president i senatit. Më vonë,ai u dërgua në Neuwied për të takuar Princ Vidin, i cili ishte zgjedhur për të mbretëruar në Shqipëri. Pataj ai shërbeu në Ministrinë e Jashtme gjatë mbretërimit të Princit. Ai ishte austrofil dhe mbështetës i njohur i Fuqive Qëndrore, arsye për të cilen u mbajt nën arrest në Itali, për pjesën më të madhe Luftës së Parë Botërore, por më pas u bë një nxitës e marrëdhënieve të ngushta mes Italisë dhe Shqipërisë. Vlora u zgjodh në parlament në vitin 1924, duke përfaqësuar krahun konservator dhe, në 1925, u bë senator për një periudhë të shkurtër kohe. Marrëdhëniet e tij me Ahmet Zogun ishin të rralla, megjithëse ai shërbeu më vonë në misione të ndryshme diplomatike jashtë vendit. Ai ishte një mik i ngushtë i baroneshës bavareze Marie Amelie, Freiin von Godin, me të cilën ai përktheu Kanunin e Lekë Dukagjinit në gjermanisht.
Eqrem Bej Vlora mirëpriti pushtimin italian të prillit 1939 dhe kishte lidhje të ngushta me fashistët italianë. Në 1942, Mustaja Kruja e emëroi atë ministër për Kosovën, gjysma perëndimore e të cilës iu bashkua Shqipërisë. Në verën e vitit 1944, ai u bë ministër i jashtëm dhe ministër i drejtësisë para se të shkonte në mërgim në Itali gjatë pushtimit komunist. Eqrem Bej Vlora vdiq në Vienë në vitin 1964.
Si shkrimtar, Eqerem bej Vlora përmendet për monografinë e tij "Aus Berat und vom Tomor: Tagebuchblätter" ( "Nga Berat dhe Tomori: Faqe të një Ditari"), Sarajevë 1911, dhe, në veçanti, për kujtimet e tij në dy vëllime në gjuhën gjermane , botuar pas vdekjes si "Lebenserinnerungen" ( "Kujtime"), Mynih 1968, 1973, të cilat japin pasqyrë interesante në botën e një fisniku shqiptar të fillim shekullit të 20-të. Kohët e fundit janë përkthyer në gjuhën shqipe "Kujtime", Tiranë 2002, dhe në turqisht "Osmanli Arnavutluk'undan anilar, 1885-1912" ("Shënime nga Shqipëria otomane, 1885-1912"), Stamboll 2006. Ka mbetur i pabotuar dorëshkrimi i daktilografuar i tij monumental në 1200 faqe "Beiträge zur Geschichte der Türkenherrschaft in Albanien: Skizze eine historische" ("Kontribute në historinë e sundimitit turk në Shqipëri: një Skicë Historike").
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 46
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Eqrem Bej Vlora Empty Re: Eqrem Bej Vlora

Mesazh nga Daku Fri 11 Feb 2011 - 7:26

Ah c'jete ka bere ky njeri, si zotni , mes Vienes/Stambollit , nje njeri i lire, i drejte, njeri me integritet.
Lexojeni "Kujtime nga Eqerem Bej Vlora" se eshte shume i bukur.
Respekte per ket Zotni burre.
Ky eshte nje nga ata qe ka refuzuar te marre poste ministrore dhe kur ja kane kerkuar,.
Daku
Daku
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : N'metropolt
Postime Postime : 1998
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 09/02/2011
Mosha Mosha : 45
Hobi Hobi : Japraku

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Eqrem Bej Vlora Empty Re: Eqrem Bej Vlora

Mesazh nga WebMaster Fri 11 Feb 2011 - 7:52

Titulli: Kujtime - 1885-1925
Autori: Eqrem bej Vlora
Përktheu nga gjermanishtja: Afrim Koci
Shtëpia botuese: Shtëpia e Librit & Komunikimit, 2003
F. 644
Pesha: 0.88 kg
ISBN: 99927-780-6-7



Mbi librin & autorin

Burri që gjithnjë shprehej se nuk i pëlqente t‘i rikthehej të kaluarës dhe se u besonte teorive se ajo gjithnjë mund të trazojë të tashmen, u ul të shkruante duke besuar se fijet e holla të kujtesës që ai e mendonte të dobët, do të zgjoheshin, për hir jo vetëm të historisë së jetës së tij, por të një historie që i kalonte përmasat e një historie vetjake, ku përmes përshkrimeve qoftë të ditëve të tij të para si foshnja e derës "Vlora", do të jepte gjendjen reale të familjeve të pasura shqiptare në ato vite, të atyre shtresave, për të cilat historia jonë ende nuk ka shkruar...

"Dashuria për vendin nuk humbi, ajo vetëm sa ndryshoi trajtë". Ky ishte i vetmi motiv që ia bëri më të lehtë jetën në vende të ndryshme të huaja, ndërsa vendi i tij ishte duke jetuar një nga periudhat më totalitare në Ballkan, atë komuniste. Pinjolli i një familjeje të njohur feudale shqiptare, Eqrem Bej Vlora, nuk mund të bënte gjë tjetër, vetëm të vazhdonte filozofinë me të cilën ishte mësuar ta shihte jetën deri në atë moshë, kur pushteti komunist e la jashtë hapësirës së tokës shqiptare, edhe pse e dinte që ato udhëtime drejt rrugëve të ngushta që të çojnë drejt Vlorës, vendit të tij të lindjes do të humbnin përjetësisht.

Për vite me radhë do t‘i shihte gjërat me syrin e dashurisë, asaj dashurie që shpesh e robëronte sa herë kthente sytë nga e kaluara, derisa një ditë do të çlirohej krejtësisht nga ajo. Dhe si të gjithë njerëzit që arrijnë të çlirohen nga sëmundja e dashurisë, ai do t‘i shihte gjërat më kthjelltësisht dhe vetëm atëherë mund të provonte atë çfarë miqtë e tij ia kishin këshilluar gjithnjë të shkruante, kujtimet. "Unë u zgjova nga ëndërrimet, mbase ca si vonë dhe zbrita në tokë: u çlirova nga dashuria ime e tepruar, por edhe nga urrejtja tjetërsuese kundrejt gjithçkaje dështake. Sot unë i kuptoj gjërat më mirë dhe gjykoj më drejt. Tani, mbase mund të shkruaj", rrëfen ai. - Alda Bardhyli
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 46
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Eqrem Bej Vlora Empty Re: Eqrem Bej Vlora

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi