Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Avloja.(Vlora) ne shekullin e XVII-te. People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Avloja.(Vlora) ne shekullin e XVII-te. People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Avloja.(Vlora) ne shekullin e XVII-te.

Shko poshtë

Avloja.(Vlora) ne shekullin e XVII-te. Empty Avloja.(Vlora) ne shekullin e XVII-te.

Mesazh nga Aяtємιѕα Mon 19 Dec 2011 - 10:25

Avloja.(Vlora) ne shekullin e XVII-te.
Botuar ne Nr:522, 19 shkurt 1933,te gazetes “Shqiperia e re” qe dilte ne Kostance te Rumanise.
Marre nga ditari i nje turisti turk qe ke shetitur gjithe shqiperine.Auhamet Dhil-libni Dervishi.
Fortesa e Vlores eshte themeluar nga sulltan Sulejmani.Per te mbrojtur gjirin e Vlores nga sulmet e venedikasve,ai urdheroje te ndertohej nje fortese si avlli buze detit.Kur mbaroj ndertimi i saje ju vu edhe emri Avloja,nga fjala Avlli.Emri figuran ne zyrat e rregjistrimit mbreterore,si prefektura e Avlonjes.Sipas organizimit te vjeter percaktohet si qendra e perfektures,por me qen se ne kerthiz te provinces eshte Berati,ai eshte bere dhe kryeqendra e prefektures.
Fortesa e Vlores edhte ndertuar mbi nje hunde ranore, ne mesin e gjirit te Vlores e te gjirit te Dukatit (duhet te jete ne Uje te Ftohte).Muret e forteses jane 20 kut te larte dhe 10 kut te gjer.
Vec kesaje,brenda portave te hekurta jane dhe 40 topa te medhenje me gryka te drejtuara nga deti e te vendosura mbi rrota si kucedra me 7 koka .Ushtaret e ngarkuar per sherbimin e tyre ,flinin aty prane.Fortesa ka nje kulle brenda, e cila eshte ndertuar nga dora e arkitektit te famshem Koxha Mimar Sinani.Ne te banon vetem dusdari si dhe jane vendosur depot e municionit dhe nevojat e tjera luftarake.Ne fortesen e jashtme ka 300 shtepi me tjegulla,me kopshte e lulishte per rreth,me rruge te gjera dhe te rregullta.Nuk ka treg,banje,han apo ndonje institut tjeter. Ndermjet forteses dhe qytetit eshte nje lendine e bukur dhe e lulezuar rreth 1 mije hapa ku mund te rrinin rreth 2000 vete.
Qyteti i Vlores.
Ky qytet nuk ka asnje lidhje me fortesen.Ai ndodhet ne nje fushe te lulezuar me vreshta,trendafile,limone,potokalle,ullinj, shege dhe fiq.Qyteti ka 1000 shtepi ne dy pate (kate)e te mbuluar me tjegulla.Qyteti ka disa lagje,te cilat jane lagja e xhamise se Hynqarit,ajo e tabakeve,eHysen Agait,e Mahqemes(e gjyqit),lagja e tregut etj.Ka 50 faltore,ku me te bukura jane xhamia e sulltan Sulejmanit,ajo e Memxhi Zades,ajo e Hysen Agait ne lagjen e tabakeve.Vlora ka 3 modrese (?),5 shkolla fillore, 3 teqe:teqja halvetike e Jakup Efendiut dhe Kuzgun Babait.Bezisten(?) nuk ka ,por aty mund te gjeshe cdo lloj stofi e pelhure ,pasi aty eshte skela e venedikut.Qyteti ka 4 hane(hotel) dhe 8 kroje,kroi i Iljaz Pashes eshte i vetmi me uje,te tjeret jane pa uje sepse kanalet e tyre jane prishur.Populli vuan per uje,cdo gje tjeter eshte me bollek. Peshk(qefull,levrk),limoni,portokalli,ulliri,fiku rrushi behen me shumice.Bime mjaksore, kripa,shkembin e Kanines (ideal per te ber gure mulliri),allci’(gips),hekur e shume metale te tjera shume te mire, mblidhen dhe shiten ne France.Vlora eshte nje qytet i begate sa mund te thuhet se eshte nje Egjypt i dyte.Mjalti i Vlores i cili ka nje ere shume te kendshme qe nuk gjindet as ne Gjirit’(?),mjafton nje filxhan majlte dhe 20 uje dhe behet nje sherbet i shijshem per embelsira.
Zverneci.
Sverneci ka 150 shtepi te krishter,me nje kishe te madhe dhe ter gjadheri,banoret e ketij katundi merren me gjuetin e peshkut dhe punimin e kripes.Kriporja sjell te ardhura dhe formon nje finance ne vete.Punetoret nuk paguhen fare,por jane perjashtuar nga taksat shteterore.Cdo vit me qindra anije ngarkohen me kripe dhe eksportohen deri ne France.
Ishulli i Sazanit.
Cdo vit ne dimer,ne limanin e ketije ishulli struket (fshehet)e dimeron flota vendikasve.Ajo ka qendren ne ishull dhe cdo udhtim e fillon qe ketej.
Gadishulli i Karburunit.Ne mes te perendimit dhe jugut ndodhet krahina shqipetare e Dukatit(?),me 100 katunde te pashturar dhe te pabindur.Banoret e kesaje krahine jane kokezinj e me shapka,por te vrasin ne se i quan te krishter megjithse jane ndihmuar nga krishteret e Gjiritit(?).Jane burrat me trima te kombit shqipetare.Por dhe populli Vlonjat nuk mbetet pas tyre per trimeri.Vlonjatet kane 10 anije luftarake te vetat,me te cilet i dalin zot Vlores dhe e mbrojne nga frangjit(?).Gjysma e kesaje flote u nis ne luften e Maines(?).Vlora ka ajer te mire,por uje te keq,uje pusi.Banoret,si femrat dhe meshkujt,jane te pashem.Trimat e rinj jane rebel e fodulle,vishen me rroba te shkurtera e te ngushta si te Algjerise.Per hire te zotit duhet te thuhet se jane luftetare te rrepte,betohen mbi shpaten qe mbajne me vete.Shumica e tyre e lidhin kryet me callme(?) dhe rrine me kraharor te zbuluar,qe u piqet prej rrezeve te diellit.
Pjese te mbledhura nga ky artikull.

Aяtємιѕα
Aяtємιѕα
I/e Përjashtuar
I/e Përjashtuar

Postime Postime : 10065
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 20/06/2011

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi