Të fikëtit, si ta parandalosh dhe të ndihmosh
3 posters
Faqja 1 e 1
Të fikëtit, si ta parandalosh dhe të ndihmosh
Të fikëtit ndodh si pasojë e mosushqyerjes së mjaftueshme të trurit me gjak ose me përbërësit ushqimorë kryesorë për një çast. Zemra dhe sistemi nervor janë më të prekurit prej ndryshimit.
Të fikëtit është ajo gjendje e organizmit ku personi, për arsye të ndryshme, në mënyrë të papritur, humbet përkohësisht vetëdijen dhe forcën muskulore, duke u rrëzuar aty ku ndodhet. Kjo përbën një urgjencë të shpeshtë mjekësore, që kërkon ndërhyrje të shpejtë për të shmangur pasojat e mundshme. Nëse të fikëtit ndodh duke drejtuar një mjet lëvizës, kur je në një vend (në lartësi, pranë zjarrit, lumit, rrugës) ose në procese pune me rrezikshmëri për jetën tënde dhe të të tjerëve, pasojat mund të jenë të tmerrshme.
Të fikëtit ndodh si pasojë e mosushqyerjes së mjaftueshme të trurit me gjak ose me përbërësit ushqimorë kryesorë për një çast. Zemra dhe sistemi nervor janë më të prekurit prej ndryshimit. Dridhjet ose tkurrje-lëshimet si purtekë (konvulsionet) mund të shfaqen si pasojë e mosfunksionimit normal të zemrës dhe vuajtjes së trurit. Një moskoordinim i përkohshëm i sistemit nervor mund të bëhet shkak. Ngadalësimi i rrahjeve të zemrës dhe disa ndryshime të tjera shoqëruese në damarë (zgjerim i tyre), për momentin, e pasqyron këtë çrregullim. Në favor të këtij mekanizmi (të ngacmimit të mbaresave të fijeve nervore në gurmaz, në mushkëri, në fshikëz të urinës, në fundzorrën e trashë etj.) është rënia e të fikëtit gjatë gëlltitjes, gjatë jashtëqitjes së ujit të hollë apo të trashë, gjatë kollitjes etj. Pas një çrregullimi të vrullshëm në organizmin e personit, shfaqen papritur një errësim para syve ose xixa, ose marramendje, ose të përziera dhe të vjella, ose djersitje, ose dhimbje në kraharor dhe mosmbajtje e ujit të hollë e të trashë.
Rënia në tokë si lëkurë e porsarrjepur pason pa mundësi shmangieje prej një kërcënimi të mundshëm (prej zjarrit, prej lartësisë, prej rrymës elektrike, prej lumit, prej automjeteve apo prej trenit). Edhe kur shenjat paralajmëruese zgjatin disa sekonda, forcat fizike janë të kufizuara për zhvendosje prej vendrrezikut. Personi në të fikët mund të dalë shpejt prej gjendjes ose të vdesë brenda disa minutave apo më vonë. Këtu luajnë rol gjendja e përgjithshme e organizmit, sidomos e zemrës dhe e damarëve të gjakut, vendi i rënies, cilësia e dhënies së ndihmës së parë etj.
Në një zemër të vuajtur dhe të zmadhuar dridhjet e saj ashtu si edhe ngadalësimi i rrahjeve nën 40/minutë, mund të bëhen shkak i të fikëtit dhe i vdekjes së papritur. Në moshat e mëdha, kërcënimi i jetës është shumë më i shprehur se në moshat e reja dhe të mesme. Kjo lidhet me aftësitë e kufizuara kompensuese të organizmit. Edhe më i lartë është rreziku i vdekjes në të vuajturit e zgjatur, për shkak të sëmundjeve, të shpërdorimeve në regjim, në dietë etj.
Shkaqet
Çrregullime të punës së zemrës dhe të sistemit nervor mund të bëhen shkak për rënien e të fikëtit. Çrregullimi reflektor dhe psikik nuk përjashtohet në një përqindje të rëndësishme (rreth 40% e pacientëve). Gati 90% e të ardhurave gjatë orës 9:00-12:00 të paradites në gjendje të fikëti nuk kanë pasur ngrënë vaktin e mëngjesit ose janë mjaftuar vetëm me një kafe. Nxënësit dhe studentët, sidomos të seksit femër, përbëjnë kontingjentin kryesor. Të moshuarit po ashtu kanë ardhur rreth orës 10:00-14:00 gjatë muajve të nxehtë. Në mëngjes, në pasdite dhe në orët e vona të mbrëmjes kanë ardhur në urgjencë kryesisht personat me sëmundje të tjera të zemrës dhe të damarëve të gjakut. Sëmundjet e tjera nuk kanë pasur ndonjë prirje të veçantë lidhur me orarin.
Diabetikët me rënie të sheqerit nën 70 mg/dl, alkoolistët dhe pirësit e kafes, po ashtu, kanë një prirje për të fikët. Çrregullimet e rrahjeve të zemrës, ndryshimet në damarët kryesorë, trashja e muskulaturës së zemrës, mosfunksionimi normal i valvuleve të saj, infarkti, mpiksja e gjakut në mushkëri etj., mund të bëhen si shkak në persona të ndryshëm të dhjamosur, të aksidentuar, të prekur kohë më parë nga sëmundje si ethja reumatizmale, melitenca dhe në shpërdorues të alkoolit, të kafes, të duhanit dhe të drogës. Disa sëmundje të sistemit nervor mund të shoqërohen me të fikët herë pas here.
Ndihma
Ndihma e parë konsiston të përmirësosh atë që siguron vetë natyra. Kjo do të thotë që pozicionin shtrirë ta bësh më dobiprurës, duke përkulur pa sforcim kokën mbrapa, për të liruar sa më shumë rrugën e kalimit të ajrit.
Fytyra mund të shikojë nga qielli dhe koka të jetë më ulët se trupi dhe ky i fundit nën nivel të gjymtyrëve. Nëse personi ka të vjella, vendoset gjysmë anash ose anash në pozicion të vrapuesit me dorë të anës së kthyer nën kokë. Gjithmonë koka mbahet e përulur mbrapa. Kur sigurohet informacion për sëmundjen që vuan (përmes shënimeve në xhep të këmishës ose në medaljonin e varur në qafë ose tek kyçi i dorës ku mbahet ora), ndihma është më konkrete nga kushdo. Dhënia e një sasie lëng frutash ose e ujit me sheqer këshillohet për të gjithë personat me djersë në trup.
Kjo mund t'i shpëtojë jetën një personi të pangrënë ose me sëmundje sheqerit të trajtuar me ose pa insulinë. Shfrytëzimi i numrave të telefonit të xhepit të viktimës, për të komunikuar me të afërmit, mund të sigurojë të dhëna të nevojshme. Telefonata në numrin 127 duhet bërë pa vonesë, duke i dhënë mjekut informacionin e duhur përmes komunikimit të drejtpërdrejtë me të.
Ai mund të japë udhëzimet e duhura (kur nuk ke numrin e mjekut të familjes tënde) për të mundësuar një ndihmë sa më të shpejtë prej informuesit. Lagia e fytyrës me ujë të ftohtë mund ta kthjellojë personin me të fikët. Transporti në spital duhet të respektojë pozicionin e viktimës. Është më mirë të vonohet ardhja e një të sëmuri rëndë në spital sesa të shpejtohet duke shkelur parimet mjekësore gjatë transportit. (Mos bëj atë që nuk e di!).
Po më tej? Paraqitja në repartin e urgjencës mjekësore është i këshillueshëm, kur është e mundur. Në raste të tjera, kur mundësohet kontrolli i shpejtë mjekësor në vendngjarje, zgjidhja është në dorën e personelit. Sidoqoftë, disa ekzaminime mund të jenë të nevojshme, sidomos për një shtatzënë, për një të moshuar, për një person me ndodhi të përsëritur apo me histori familjare të ngjashme etj.
Parandalimi
Kontrolli i rregullt tek mjeku i familjes, çdo 6 muaj, pa pasur shqetësime, është masa më e mirë parandaluese për sëmundjet dhe ruajtjen e shëndetit normal. Ngrënia e ushqimit me orar të rregullt dhe në sasinë e nevojshme të përbërësve, zbatimi i regjimit ditor, shmangja e abuzimeve, largimi prej veseve dhe marrja e mjekimit sipas porosive të mjekut janë disa nga masat më të rëndësishme.
Puna fizike dhe lëvizja me këmbë, marrja me sport, me not etj. e bëjnë jetën më cilësore dhe më të gjatë, kur kryhen rregullisht të shoqëruara me ushqimin, higjienën trupore dhe regjimin e përshtatur. Dieta e pasur në lëngje dhe bulmet ka efekt parandalues te të fikëtit. Mjekimi korrekt shkakësor është më i dobishëm.

Єямєℓiиdå- WebMaster
- Postime : 17963
Gjinia :
Anëtarësuar : 09/10/2010
Mosha : 39
Hobi : Muzika, leximi & noti
Re: Të fikëtit, si ta parandalosh dhe të ndihmosh
Ti kem parasysh keto keshilla qe kur te kete nevoje ndonje njeri ta ndihmoj.
Anakonda- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Australia
Postime : 31717
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha : 34
Hobi : Once Upon A Time
Re: Të fikëtit, si ta parandalosh dhe të ndihmosh
Sh te vlefeshme
Space- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Ne levizje
Postime : 1354
Gjinia :
Anëtarësuar : 03/06/2011
Mosha : 34
Hobi : Informatika
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi