Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Vizat, fushate raciste ne Zvicer. Foto fyese per grate e vajzat shqiptare  People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Vizat, fushate raciste ne Zvicer. Foto fyese per grate e vajzat shqiptare  People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Vizat, fushate raciste ne Zvicer. Foto fyese per grate e vajzat shqiptare

Shko poshtë

Vizat, fushate raciste ne Zvicer. Foto fyese per grate e vajzat shqiptare  Empty Vizat, fushate raciste ne Zvicer. Foto fyese per grate e vajzat shqiptare

Mesazh nga Vizitor Fri 26 Nov 2010 - 11:32

Një parti me ndikim të konsiderueshëm në jetën politike të Zvicrës ka publikuar foto fyese dhe provokative, duke ofenduar shqiptarët dhe duke vlerësuar se heqja e vizave për shqiptarët dhe boshnjakët do të sjellë pasoja negative për këtë vend. Është Partia Popullore SVP e Zvicrës, ajo që ka vendosur të kërkojë një referendum mbi emigracionin dhe këtë e ka bërë duke prezantuar në publik, dy fotografi që kanë si synim të vendosin në dilemë zviceranët lidhur me dy vendet të cilave iu liberalizuan vizat së fundmi, Bosnjes dhe Shqipërisë.

Fotot janë fare të pavenda dhe fyese, por ndoshta nga Shqipëria nuk ka për të ardhur ndonjë notë proteste. Të mësuar me fyerje gjithfarësh, ne në Tiranë, ndoshta do ta kalojmë edhe këtë herë, pa ndonjë reagim zyrtar këtë situatë. Fotot synojnë të bindin zviceranët që të triumfojë kërkesa e kësaj partie për të bllokuar hyrjen e shtetasve shqiptarë dhe boshnjakë në Zvicër, ngaqë ata më së shumti janë të fesë myslimane, - njoftoi agjensia e lajmeve NOA

Fushata ka për qëllim të paralajmërojnë zviceranët në atë që mund të ndodhë në vend, në qoftë se lejohet hyrja e shtetasve të huaj në mënyrë të mëtejshme. Fushata vjen në një kohë kur zviceranët janë duke u përgatitur për të kaluar një ligj, sipas të cilit emigrantët që kryejnë krime të rënda duhet të deportohen automatikisht. Fushata online është prodhuar nga Partia Popullore SVP Zvicerane, forcë e madhe politike në vend dhe ndër kryesoret në Parlament.

Në foton e parë, tregohet bregu i liqenit të Zyrihut, ku gjenden disa vajza lakuriqe që kanë nxjerrë vithet jashtë, çka për Partinë Popullore zvicerane është realizuar për të treguar kundërshtimin e tyre ndaj sjelljes së përkundërt të myslimanëve me gratë.
Për këtë parti të djathtë zvicerane, "shqiptarë e boshnjakë" identifikohen në një "kategori" të vetme: myslimanë me sjellje të përçmuara sipas kuptimit të kësaj partie. Në foton e dytë, gjenden një grup grash me shami në kokë dhe rroba në trup duke u larë në ujë me baltë. Sipas shpjegimit publik, kjo parti tha se në atë foto, janë gra shqiptare dhe gra nga Bosnjë-Hercegovina dhe paralajmëron në mënyrë fyese se "edhe ne do të përfundojmë si këta". (!)

Prodhimi i kësaj fushate provokative me vajzat lakuriq është bërë sipas organizatorëve, për të treguar kundërshtimin e tyre ndaj myslimanëve dhe sjelljes së tyre të mbyllur me femrat.

Zëdhënësi i SVP-së ka deklaruar se fushata e diskutueshme ishte krijuar nga aktivistët e "Ëohlen", në perëndim të Zyrihut, dhe shtoi se ajo nuk pritet të miratohet në shkallë kombëtare. Sondazhet e fundit tregojnë se 54% e Zvicrës do të votojnë në favor të masës drastike ndaj emigrantëve, ndërsa 43% kundër.

Federale e Departamentit të Drejtësisë ka paralajmëruar se një votim pozitiv, më 28 nëntor mund të çojë Zvicrën në kundërshtim me Konventën Europiane për të Drejtat e Njeriut, e cila ndalon diskriminimin në bazë të racës, ngjyrës, fesë apo kombësisë.
Shumë pyetje dhe këndvështrime mund të ngrihen mbi këtë fushatë, por ajo që më së paku duhet theksuar është që zviceranët, me sa duket nuk e kanë fare idenë se cilët janë dhe si sillen shqiptarët. Duket që paratë e shumta që janë shpenzuar nga qeveritë e Tiranës për lobime lidhur me imazhin e vendit, mund të kenë shkuar kudo, por nuk kanë mbërritur në veshët e zvcieranëve, përderisa ata besojnë se gratë e shqiptarëve lahen në pellgje me shami në kokë dhe rroba veshur.

FOTO:

DICITURA 1

Vizat, fushate raciste ne Zvicer. Foto fyese per grate e vajzat shqiptare  Foto_zvicerjane_2

Ndaj, në foton e parë që ju dalloni, gjenden një grup grash me shami në kokë dhe rroba në trup duke u larë në ujë me baltë.


DICITURA 2

Vizat, fushate raciste ne Zvicer. Foto fyese per grate e vajzat shqiptare  Foto_zvicerjane_1

Në foton e dytë, siç e dalloni dhe ju, në liqenin e Zyrihut gjenden disa vajza lakuriqe që kanë nxjerrë vithet jashtë, çka për Partinë Popullore zvicerane është realizuar për të treguar kundërshtimin e tyre ndaj myslimanëve.

Lajmin publikuar në mediat e huaja mund ta lexoni edhe në [color=#417394][url=http://www.telegraph.co.uk/news/worl...html)/Shekulli]http://www.telegraph.co.uk/news/worl...html)/Shekulli
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Vizat, fushate raciste ne Zvicer. Foto fyese per grate e vajzat shqiptare  Empty Re: Vizat, fushate raciste ne Zvicer. Foto fyese per grate e vajzat shqiptare

Mesazh nga Tonii Fri 26 Nov 2010 - 11:59

jam kundra shfrytrezimit te ktyre fotove per arsy rraciste po nga njera an sikur kjo te ndodhte ne Shqiperi nuk do ngelte njeri pa u habitur me kte lloj te lari dhe se do ta quanin sjellje mesjetare , kam bindjen se kushto qytetar i tiranes ta shihnte kte foto do te sillej me rracist se vet Zvicerjanet
nuk e ruan nderin rroba , por universi shpirteror
Tonii
Tonii
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Postime Postime : 5860
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/12/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi