Miti i virgjërisë po zhduket pak nga pak në Shqipëri
2 posters
Faqja 1 e 1
Miti i virgjërisë po zhduket pak nga pak në Shqipëri
Ndërsa Tirana përqafon revolucionin modern seksual, kodet tradicionale morale ende ruhen në Shqipërinë e largët të Veriut. Por edhe atje, gjërat po ndryshojnë gradualisht.
(Nga Ervin Qafmolla në Tiranë, Kukës, Dhërmi dhe Palermo)
Altini është kthyer në shtëpi për të gjetur një virgjëreshë. Tridhjetëvjeçar i gjatë dhe i pashëm, ai është kthyer nga Britania ku ka punuar për më shumë se një dekadë për të gjetur një nuse të përshtatshme.
Por mbas tri javë qëndrimi në qytetin e tij të Korçës në Shqipërinë e Jugut, kërkimi po rezulton frustrues. “Ka javë qysh se erdha këtu dhe mbas katër ditësh më duhet të kthehem,” ankohet ai.
Altini thotë se të afërmit dhe miqtë e tij i kishin premtuar t'ia gjenin një numër të madh virgjëreshash që t'i takonte gjatë qëndrimit.
Me gjithë pritshmëritë e larta, kërkimi për nusen e tij të virgjër deri tani ka rezultuar i pafrytshëm. Virgjëreshat thjesht nuk ishin ajo çka priste ai.
“Ato janë ose tepër të reja, ose thjesht të papërshtatshme,” deklaron ai duke mbledhur supet, ndërsa thith cigaret Gaulloise që i ka marrë prej Britanisë.
Me sy të ngulitur në perëndim, ai nuk përpiqet ta fshehë ndjesinë e parehatshme që e mundon. “Po nëse zgjedh njërën dhe zbuloj mandej që është e prekur?” pyet ai. “Ç'duhet të bëj pastaj, ta kthej?”
Në Londër, ku punon kamarier, Altini është përfshirë në disa marrdhënie rastësore me vajza të vendit. Por këto lidhje kurrë nuk kishin synim të çonin në martesë. Një bashkëshorte shqiptare, flet ai, “ka një rol të ndryshëm dhe detyrime të tjera”.
Ndërkohë, Shuke Deda është vërtet e virgjër, megjithëse jo në moshën e duhur për martesë.
Me moshë 90 vjeç, ajo mban veshur çorape të gjata të bardha prej leshi, simbol i statusit të saj të paprekur. Ka jetuar gjithë jetën në Theth, katund malor në Shqipërinë e Veriut.
“Nuk më pëlqejshin burrat që m'i propozun për martesë, kshtu qi vendosa me nejtë virgjën për tanë jetën. Ky asht zakoni,” pëshpërit ajo nën zë, ku një pjesë të fjalëve ia përkthen e kunata.
Virgjinet e betuara
Shukja është shembull klasik i mbijetesës së kodit të lashtë shqiptar të njohur si Kanuni i Lekë Dukagjinit.
Kanuni thotë që nëse një vajzë refuzon kandidatin që i propozohet, pa ndonjë arsye të veçantë të jashtëzakonshme, ajo duhet të rrijë e virgjër përgjithmonë.
Ajo ka jetuar me të vëllain, por qysh se vdiq ai, e veja e tij ka qenë shoqëruesja e vetme e saj. Shukja ende jeton në të njëjtën shtëpi ku kanë jetuar prindët e saj, një kullë impozante dykatëshe e ndërtuar më se një shekull më parë, që mishëron stilet dhe motivet tradicionale.
Si kulla e saj e lashtë e dinjitoze, edhe vetë Shukja është një eksponat muzeal, relike e një bote në zhdukje. Sot, edhe në pjesët më të humbura të Shqipërisë, ku tabutë zakonore kanë jetuar për shekuj, dinamikat seksuale po ndryshojnë.
Historitë e Shqipërisë për kohë të gjatë kanë mbetur në këmbë bazuar në rëndësinë e virgjërisë në shoqëri. Prej shekullit XIX e këndej, shkrimtarët e huaj i kushtojnë vëmendje të veçantë kodeve të martesës, gjakmarrjes, fesë, mikpritjes si dhe dukurive të tilla si “virgjinet e betuara”, grave që kanë marrë status burri duke u betuar për virgjëri të përhershme.
Ata e portretizojnë “Vendin e Shqipeve” si një shoqëri e egër dhe arkaike, e izoluar nga bota moderne.
Shqipëria ka ndryshuar shumë që atëherë dhe sot synon të hyjë në Bashkimin Europian. Por copëza të kodeve të vjetra kulturore kanë mbijetuar.
Kodi i lashtë i sjelljes
Në Shqipërinë malore rurale, humbja e virgjërisë së një gruaje me një mashkull tjetër e jo me bashkëshortin mbetet tabu, në pjesë të madhe falë ndikimit të vazhdueshëm të Kanunit të Lekë Dukagjinit.
Nebi Bardhoshi, ekspert i kodit zakonor shqiptar dhe pedagog në Universitetin Europian të Tiranës, shpjegon se ajo çka njihet zakonisht si “kanuni” përfaqëson një grup të përpunuar rregullash dhe vlerash të përditësuara përgjatë shekujsh nga disa autorë, ligjbërës dhe prijës vendore ose kombëtarë.
“Megjithëse ky grup rregullash, zakonisht i referuar si “kanuni”, ekziston kryesisht në Shqipërinë e Veriut, vlera të njëjta ose të ngjashme ekzistojnë ende në pjesë të tjera të vendit, me të njëjtën origjinë dhe trashëgimi,” vëren Bardhoshi.
Kanuni përfshin një kornizë të ndërlikuar rregulloresh, që shkojnë nga çështjet me interes të përbashkët deri tek dënimet për shkelje të caktuara, për disa prej të cilave kanuni kërkon dënimin me vdekje.
Duke iu referuar kërkesave për dënim me vdekje në rast të shkeljes së kodit seksual, Bardhoshi qartëson se dënime të tilla të ashpra kryesisht kufizoheshin në rastet e marrdhënieve seksuale mes të afërmve të gjakut. Dënimi me vdekje jo domosdoshmërisht zbatohet në rastet e humbjes së virgjërisë.
“Nëse nusja kuptohet që e ka humbur virgjërinë para natës së martesës, ajo normalisht kthehet mbrapsht tek familja dhe mbyllet në shtëpi përgjithmonë, ose martohet prapë me një burrë të një statusi më të ulët,” thotë ai.
Aferdita Onuzi, pedagoge antropologjie në Universitetin e Tiranës, thotë se në kuadër të zakoneve shqiptare, virgjëria nuk përfaqësonte vetëm një çështje morale. Ajo tradicionalisht luante një rol praktik, duke përkufizuar statusin e institucionave si martesa.
“Sipas vëzhgimeve të mia, veçanërisht në zonat rurale, pothuajse një gjysë shekulli sundimi komunist dhe imponimi i vlerave të tij nuk ia dolën të kishin shumë ndikim mbi zakonet dhe vlerat ekzistuese morale,” shprehet ajo.
Një revolucion moral
Vlerat tradicionale mund të qëndrojnë në këmbë në zonat fshatare, por qysh prej rënies së sistemit komunist ndryshime të shpejta janë vënë re në qasjen e shqiptarëve ndaj seksit.
Urbanizimi, depertimi më i thellë në shoqëri i medias dhe emigrimi po luajnë një rol të rëndësishëm në ndryshimin e moralitetit të Shqipërisë.
Në një klub nate të Tiranës, Artemisi sillet e vetmuar, e humbur në ritmet bossa nova dhe pa i kushtuar vëmendje vështrimeve këmbëngulëse të meshkujve të ulur në tavolinat e klubit.
Muzika e butë dhe dritat e zbehta krijojnë një ndjesi intimiteti në Charles Bistro, klub i njohur në qendër të kryeqytetit të vendit.
“Muzikantët s'janë edhe aq të mirë, por gjithsesi mund të kërcehet,” thotë ajo duke i dhënë fund koktejlit Cuba Libre që ka në dorë. Është gota e parë dhe e fundit e saj për atë natë. Ndjehet e trishtuar ngaqë është ndarë nga i dashuri më se dy javë më parë.
“Ime më e di këtë punë por ne nuk flasim shumë, jo për këto gjëra,” shton ajo. 23-vjeçare, Artemisi ka dhjetë vjet që jeton në Tiranë. Mmë parë, ajo dhe familja e saj kanë jetuar në rajonin shumë më të vogël e më konservativ të Kukësit në Shqipërinë e Veriut.
I ati, tashti tregtar, ka qenë mësues shkolle fillore, ndërsa e ëma ishte shtëpiake. Artemisi ndjehet fatlume që familja është shpërngulë në Tiranë, përndryshe do të kishte mbetur peng i kufizimeve të ashpra tradicionale mbi vajzat shqiptare, pre e të cilëve kanë rënë kushërirat e saj.
“Të gjitha vajzat e xhaxhait tim janë të martuara ose të fejuara, edhe pse dy prej tyre janë më të reja se unë,” shpjegon ajo, duke shtuar se vajzat në qytetin e saj rrallë dalin jashtë. Sa i përket zënies në flagrancë, “është mirë që ai të jetë bashkëshorti yt i ardhshëm, përndryshe...”.
“Duhet të jesh e virgjër dhe ta ruash nderin të paprekur që të mund të martohesh me një burrë të përshtatshëm,” shpjegon ajo, “dhe ky është burri i vetëm me të cilin do të qëndrosh për gjithë jetën.”
Në Kukës, gjërat nuk janë kryer siç janë bërë në Tiranë. Këtu, mbas perëndimit të diellit, ende është e rrallë të shohësh femra të pashoqëruara. Kafeteritë shpesh janë plot, por klientela është mashkullore në shumicë.
Ahmet Merguti, babai i gjashtë fëmijëve që është rreth të tetëdhjetave, e ka përjetuar zëvendësimin e vlerave të vjetra me ato të rejat ashtu si ka përjetuar zëvendësimin e sistemit komunist me këtë të riun. Ai ka dëshmuar shpërbërjen e rendit të vjetër dhe vendosjen e konvencioneve të reja.
Por përgjatë gjithë këtyre ndryshime të stuhishme ai përherë ka përkrahur kodet tradicionale shqiptare të moralitetit, veçanërisht në lidhje me virgjërinë dhe martesën.
Asnjë nga djemtë e vajzat e tij nuk është martuar pa miratimin dhe ndërhyrjen e tij aktive. “Isha unë që vendosa, sepse unë di atë çka ata nuk e dinë dhe jam më i vetëdijshëm për atë që është më e mira për ta,” thotë ai.
Merguti tashti ka një dyzinë nipash. Si antari më i vjetër i fisit, të afërmit vijnë tek ai për këshilla. Por kohërat kanë ndryshuar dhe kjo nuk ia gëzon zemrën.
“Ka shkuar përtej asaj çka mund të kisha paramenduar,” ankohet ai. “Kam parë gjëra [që bëhen] publikisht që është e vështirë të tolerohen.”
Ai ka një ndjesi turpi lidhur me disa prej gjërave që shfaqen këto kohë në televizion. “Ata mendoojnë se kanë zbuluar lirinë, apo ndoshta që e kanë shpikur, por ajo çka po ndjekin është e rreme,” thotë ai.
Të parakohshmet
Libri Tri motra në një qytet botuar më 2006 flet për tri motra që kanë lindur në Australi por kanë ardhur të jetojnë në Kukës.
Joshë nga propaganda komuniste lidhur me “vendin më të lumtur në botë”, libri rrëfen se si motrat shkuan në tokën e të parëve të tyre dhe çka ndodhi me to.
Megjithëse libri është trillim, autori Petrit Palushi thotë se ai mbështetet në një histori të vërtetë. “Ato erdhën në vitet 1970 dhe jetuan në një shtëpi bri lumit Drin i Zi,” shpjegon ai.
Palushi, drejtor i Radio Kukësit, shton që ndërkohë që historia është autentike, ai ka ndryshuar emrat dhe shumicën e ngjarjeve në libër për arsye etike.
“Njëra prej tyre më mësonte anglisht kur isha i vogël,” kujton ai. Shumë njerëz në Kukës i mbajnë mend motrat, pjesërisht sepse erdhën nga jashtë por mbi të gjitha për shkak të shpërfilljes nga ana e tyre e konvencioneve tradicionale morale.
“Mbaj mend që ishin aq të bukura, visheshin ndryshe dhe jetonin në mënyrë antagoniste me vlerat komuniste,” thotë Palushi, duke shtuar se të paktën dy prej tyre kishin të dashur, gjë që ishte e pamendueshme në një qytet të tillë në atë kohë.
Mënyra e tyre moderne e jetesës u kushtoi shtrenjtë. Njëra prej tyre u burgos për pesë vjet me akuza për “agjitacion” dhe “propagandë”. Tjetra u arratis në ish-Jugosllavi. E treta mbeti në Shqipëri, jo në burg por në kushte të mjerueshme derisa ra sistemi. Të trija janë gjallë dhe tashti janë kthyer në Australi.
“Ato laheshin në sutjena në lumë dhe njerëzit i shikonin. Edhe i urrenin, edhe i dëshironin, në të njëjtën kohë,” kujton Palushi, duke theksuar se si ato gra shkaktuan një revolucion të heshtur seksual në qytetin e tyre të përgjumur verior.
Mënyra e tyre e jetesës ishte tronditëse për një rajon që kishte përzier vlerat tradicionale shqiptare me konvervatizmin moral komunist. “Ishte një përplasje qytetërimesh dhe ndoshta ishte disi e parakohshme,” thotë Palushi.
Por nëse një ushtrim i tillë i lirisë seksuale ishte i parakohshëm në vitet 1970, jo gjithkush pajtohet që ndryshimi i shpejtë i kohëve të fundit në kodet morale shqiptare ka qenë sukses pa dhimbje.
Gjergj Sinani, profesor i filozofisë në Universitetin e Tiranës, thekson që nevojitet një proces gradual që njerëzit t'i përshtaten vlerave të reja. “Procesi i shembjes së tabuve mund t'i gjejë njerëzit të papërgatitur t'i ndërtojnë jetët mbi vlerat e reja,” thotë ai.
Ndryshimi vjen në Siçili
Siçilija ishte dikur si Shqipëria, një shoqëri patriarkale ku prej grave pritej të shkonin në shtratin e martesës “të paprekura”.
Sot, rrugët e Siçilisë janë të zhurmshme e të gjalla si kurrë më parë. Por në dekadat e fundit ishulli i është nënshtruar ndryshimeve edhe më radikale sa i përket konvencioneve morale dhe rregullave shoqërore.
Në një kafeteri të vogël afër qendrës së Santa Flavias, fshat pranë Palermos, Katerina, gjyshja e dy vajzave të vogla gazmore, shpjegon që vlerat tradicionale i janë nënshtruar ndryshimeve të mëdha prej rinisë së saj. Marrdhëniet mes gjinive kanë ndryshuar.
“Para se të martoheshim unë dhe im shoq, ne uleshim pesë metra larg njëri-tjetrit,” kujton ajo. “Tashti këta të rinjtë bëjnë si t'u dojë qejfi dhe askujt s'i intereson.”
Ajo nuk ndjehet mirë për këtë. “Qysh se gratë fituan pavarësi dhe barazi, gjërat kanë shkuar keq në ekonomitë familjare,” vazhdon ajo. “Ato gjithmonë kërkojnë më shumë dhe e kanë braktisë rolin e tyre në familje.”
Santa Flavia nuk është ajo që pret nga një fshat tipik. Komuna është shumë e urbanizuar sot. Në fakt, pak nga ajo që mund të konsiderohet “qartësisht tradicionale” ka mbetur në ishull.
“Mund të kesh më shumë fat nëse shkon në Hollivud,” bën shaka Mikelja, një financier i ri, duke iu referuar obsesionit nostalgjik të industrisë amerikane të filmit ndaj kulturës së vjetër siçiliane.
Përpara kishës së Santa Anës në Santa Flavia, Salvatore Troja rreth të shtatëdhjetave ofron një udhëtim me guidë. Atje, mes eksponateve fetare, vizitorët mund të shohin mbetjet e Kolombës, të ekspozuara në një eksponat xhami në korridor.
Troja shprehu shqetësime të ngjashme me ato të Katerinës, megjithëse ai thotë se disa vlera kanë mbijetuar në Siçili. Martesa ende shihet si e rëndësishme dhe edhe të rinjtë e respektojnë atë. “Të dielën e shkuar, për shembull, kishim dy martesa në këtë kishë, edhe pse kjo është bashkësi vocërrake,” thotë ai.
Të rinjtë në Siçili vërtet i respektojnë vlerat tradicionale, edhe nëse i praktikojnë pjesërisht. Xhuzepe Komande, shofer i ri autobusi, u pajtua që martesa ishte e rëndësishme, për sa kohë që nuk binte në konflikt me shijimin e jetës dhe pasjen e të dashurave.
“Gjërat kanë ndryshuar,” thotë ai, “por kjo nuk do të thotë që duhet t'i mohojmë vlerat e trashëguara me shfajësimin se jetojmë në kohë moderne.”
Në Siçili, si në Shqipëri, ana tjetër e lirisë moderne seksuale është ngritja e një shoqërie më egoiste në të cilën ka gjithashtu më shumë izolim shoqëror.
Ndryshimi duhet të vijë me ritëm gradual, thotë profesor Sinani: “Liria është ushqim i rëndë dhe pyetja kryesore është se a është stomaku jonë jonë i gatshëm ta tresë.”
Ky artikull është shkruar gjatë programit të Bursës Ballkanike të Gazetarisë, një nismë e Robert Bosch Stiftung dhe fondacionit ERSTE, në bashkëpunim me Rrjetin Ballkanik të Gazetarisë Hulumtuese, BIRN.

LaDescarada- Princeshë
- Postime : 11767
Gjinia :
Anëtarësuar : 29/12/2009
Re: Miti i virgjërisë po zhduket pak nga pak në Shqipëri
turp e cfare turpi te jesh e virgjer sot ta marrin per budallak;vajzat e virgjera kan respekt,dinjitet edukat dhe kulture;turp e faqe e zeze e ec ce veju faj djemve pastaj
Anakonda- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Australia
Postime : 31717
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha : 34
Hobi : Once Upon A Time
Similar topics
» Miti i Apollonit
» Kthimi i virgjërisë, fenomen në rritje në Shqipëri
» Shqiperi e madhe, Shqiperi etnike apo Shqiperi reale
» mir se erdhe MITI
» Pershendetje Nga MiTi

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi