Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
PREZANTOJMË KRIJUES NGA DARDANA People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
PREZANTOJMË KRIJUES NGA DARDANA People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

PREZANTOJMË KRIJUES NGA DARDANA

Shko poshtë

PREZANTOJMË KRIJUES NGA DARDANA Empty PREZANTOJMË KRIJUES NGA DARDANA

Mesazh nga Shaban Cakolli Mon 3 Jan 2011 - 9:25


Atje në fshatrat e Gallapit në një fshat të komunës së Dardanës(Velegllavë)
me bukën e djersës dhe ujin e freskët që njomë gjakërat e burrave të guximshëm
u rrit Hysen Këqiku,i cili nga rinia e tij e hershme nuk u shkëput nga hallet e familjes,të afërmëve dhe kombit
u stërvit dhe fitoi qëndrushmëri të shkrij gjitha idealet që lidheshin me shkollimin,edukimin
,afirmiminm e brezave,dhe dëshirën e lartë të largpamësisë dhe përhapëjes të dritës së diturisë

Hysen KËqiku u lind më 1944 në fshatin Velegllavë komuna e Dardanës.Shkollën fillore e filloi
në vendlindje dhe e mbaroi në Vaksincë e Llojan të Kumanovës.Gjimnazin e kreu në Preshevë,kurse SHLP,grupi Gjuhë dhe letërsi Shqipe në Shkup.Me shkrime ka filluar të merrej si nxënës
i shkollës fillore,ku përherë të parë botoi në"Zëri i Rinisë" në vitin 1963 në Prishtinë.Si krijues letrar është i prezentuar në disa vepra të autorëve kolektiv,në revista jubilare dhe leksikone.
Autorë të ndryshëm:"Libri që po shkruhet"Gjilan 1979,Autorë të ndryshëm"Bamirësia",SHHBK;"Nëna Terezë" Gjilan 1992,Autorë të ndryshëm"Agurrona",Klubi letrar"Rexhep Elmazi",Gjilan 1993
,Odhise Grilo Leksikon-Shkrimtarët shqiptarë për fëmijë1972-1995,Tiranë 1997,revista"Pioneri" numri jubilar i i 50 vjetorit të daljes,nr 1 Prishtinë 1998,Demir Behluli"portrete shkrimtarësh",Prishtinë 2002
,Hasan Hasani"Leksikoni i shkrimtarëve shqiptarë 1501-2001",Prishtinë 2003.
Hysen Këqiku ka bërë redaktimin dhe recenzimin e dhjetëra librave për fëmijë dhe të rritur.Është editor i shtëpisë botuese"Kurora" në
Gjilan dhe anëtar i Lidhjes së shkrimtarëve të Kosovës,i cili jeton dhe vepron në Gjilan.
Hysen Këqiku ka shkruar këto vepra:

1"Nëpërkëmbësi",poezi për të rritur,1994

2"Ti dil nga loja";Poezi për fëmijë,1995
3"Kufij që preken",dramë për të rritur,1997
4"Dritë mbi Lotinë";poezi për të rritur,1999
5"Ujvarë e patharë";poemë për fëmijë ,2000
6"Qëndresë me besa-besë";poemë për fëmijë,2000
7"Velia Glaua ëndërr e ripërtrirë I-monografi 2001
8"Velia Glaua ën dërr e ripërtrirë II, gjenealogji 1720-1996";2001
9"Kujtim malli për shkollën time" poezi për fëmijë.Gjilan 2004
10"Psherëtimë për tokën I",panoramë letrare,2004
11"Melodi e pritjes",poezi për të rritur,2005
12"Kujtim malli për shkollën time II";Poezi për fëmijë,2007
"Nazif Përlepnica hero në mes të heronjve",monografi,2008
14"Demir Behluli",monografi 2008
15"Një atdhe me dashuri";poezi,2008
16"Vegim i përflakur",kurorë sonetesh,2009
17"Melodia e pritjes"në gjuhen rumune e përkthyar nga Baki Ymeri,Bukuresht 2009

MË MIRË HIÇ SE SHKRIMTAR IRIQ


Në vitin 1989, në një dhomë me dritare të mbyllura, duke pritur se çka do të na sjellë e nesërmja, ia shkrova një letër shkrimtarit Mirosllav Antiq, pa e ditur se ai kishte vdekur 13 vjet më parë.
Këtë letër do ta lexoni në vargjet e këtij poemthi

I.

Vargjet

E tua

Si xixat

E strallit,



Pranverat

Uronin

Balluket

E ballit.



Në vargjet

E tua

Një botë

Krejt tjetër



Gjete

Nëpër botë

I hodhe

Në letër.



Me adhurim

I lexuam

Nuk prituam

Fare,

Shtëpinë

Poetike

Pa dyer

E dritare.



Ishte diçka

E bukur

-Lapsin

Ta bekuam,



Një botë

Të barabartë

Të gjithë

E adhuruam.



E adhuruam

Po nuk erdhi

-Humbi

Edhe pëllumbi,



Bashkë

Me bardhësinë

Rrugën

Diku humbi.



Në vend

Të pëllumbit

Erdh

Një korb i zi,



Bëri

Çka nuk bëri

Po jo

Mrekulli.







Kudo

Nëpër shtigje

Drejtësinë

E drodhi,



Fëmijëve

Në gjumë

Ëndrrat

Ua vodhi.



Nëna

E vjershave tua

U bë shumë

E ligë,



Në vend

Të gëzimit

Për fëmijë

Solli frikë.



Nga prehri

I ngrohtë i nënës

I nxori i la

Në errësi’ ,



(Edhe bishat

E egra

Për fëmijë

Kanë mirësi).



Ku humbi

Ngrohtësia e lapsit

Që shkruan

Me zemër,





-Pse s’u dole

Në krah

Fëmijëve

Të trembur.



Si shkrimtar

T’u sjellësh

-Dhuratë

Një trotinetë,



Tok me vargjet

E tua

Të ngjitesh

Deri te retë.



T’ua tregosh fëmijëve

Yjet

Atje në kupë

Të qiellit,



E t’ua ngrohësh

Trupin

Me ngrohtësinë

E diellit.



Fëmijët

Si fëmijë

Kudo

Janë njësoj,



Me buzëqeshje

Të ëmbla

Me dëshira

Lloj-lloj.







Ata sa janë

Të vegjël

Të gjithë

Një gjuhë flasin,



Si kecërit

Pas nënës

Të gjithë

Njësoj ngasin.



II.



Pse tu shter

Zëri

E t’u këput

Peri,



Peri yt

Karrem

Për zogun

Në gjemb.



Pse t’u err

Shikimi

Andej

Nga Perëndimi,



Në vend të lapsit

Shkopi

Huri,

E konopi.



Nga më erdh

Një zë

Me thera

Si iriq,

Nuk ka shpirt

Shkrimtari

-Ai shkrimtar

Vdiq.



Ky zë

Si më erdhi

E nga

Nuk e di:



-Armata

Jote

Shkuli

Edhe sy.



Si nuk tu dridh

Lapsi

Për shprehjen

“qiellor”,



Çfarë”populli

Qiellor”

Me atë shpirt

Mizor!



Shkuli

Sy të zi

Nga fëmija

I gjallë,



Nga fëmija

Që nëna

E pat një

Për mall!







Nga më erdh

Një zë

Ai shkrimtar

Vdiq.



Se nuk pat shpirt

Shkrimtari

-Me thera

Si iriq.



Sa sy t’i solli

Dhuratë

Ngjyrë të kaltër

E të zi,



Të shohësh

Më mirë

Të shkruash

Poezi.



Se shkrove

Asnjë fjalë

Për ata

Sy të zi,



Të nxjerrë

Nga fëmijët

Nga e jotja

Ushtri.



A ka më

Shëmti

A ka më

Ironi,





Ta lavdërosh

Në poezi

-Atë ushtri,

Atë mizori.



Më mirë hiç

Se shkrimtar iriq.
kur lexon shkrimete Hysen Këqikut, s'ka se si të mos përfytyrosh tabllo të ndryshme nga jeta e përditshme. Janë vargje frymëzuese. Vargje që të ngjallin emocione dhe të bëjnë që ti kthehesh vargut, strofës apo poezisë për ta rilexuar. Ky krijues, i cili me veprat e veta ka demonstruar art të latuar mjeshtrisht, penën e tij të mpreht e ka provuar me të gjitha llojet e poezisë lirike. Aty e ke gëzimin edhe hidhërimin; qeshjen dhe pikëlllimin; dashurinë për vendlindjen dhe atdheun njëherazi edhe brengën e të dy palëve të shkrimçëmtuesit dhe të libërlexuesit për brengat që atë e përcollën gjatë gjithë historisë deri në ditët tona.
Rruga që ke marrë , i nderuari Hysen Këqiku, është rrugë e sakrificës, rrugë jo e lehtë por kështu si i shef dhe si i pasqyron në veprat e tija, ia del prandaj unë përzemërsisht të dëshiroj shëndet dhe sukses në këtë rrugë që nuk i duket fundi...
Hysen Këqiku është njeriu i urtër ,udhërrëfyes,poet i cili frymëzoi shumë breza,i cili njohu vlerat e të tjerëve dhe i afirmoi
krijuesit e rinjë në gazeta dhe revista,në forume dhe faqe shqiptare në net,si dhe hartoi shumë
antologji ku përfshiu krijuesit e të gjitha moshave njëra ndër të cilat"PSHERËTIMË PËR TOKËN" është
panoramë moderne letrare ku përfshihen krijuesit e Gallapit.Ai dha një kontribut të pashoq në revistat"Gallapi" dhe "Nositi"
që botohen atje.Hysen Këqiku është nji yll që ndriqon si intelektual,mendimtar,i veshur me dashuri për atdheun,traditën a,arsimin
dhe kulturën kombëtare.Për veprën e tij nuk mund të përmbyllim me një shkrim të shkurtër,por që duhet të shkruhet shumë e shumë....







Hysen Këqiku është një poet i cili i kushton kujdes të madh shkrimit të poezisë, duke filluar nga fjala, vargu, strofa, poezia dhe libri. Në poezitë e tij ai ka trajtuar tema të ndryshme, e veçmas e ka shkruar lirikën atdhetare. Poezitë i ka shkruar në çastet e një frymëzimi të thellë që buron nga zemra e tij. Një pjesë bukur të mirë të poezive i ka shkruar në vargun tradicional sa i përket rimës, muzikalitetit, ritmit... ndërsa sa iu përket figurave dhe tematikës ato janë shumë bashkëkohore. Poezia e Nebiut është e freskët, e gjallë, e ngrohtë, e shkruar me një gjuhë të mirfillt poetike.
Në këto dy dekadat e fundit, ai ishte shumë produktiv dhe me të drejtë presim nga autori në fjalë edhe libra të tjerë.

Shaban Cakolli
Shaban Cakolli
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 6690
Anëtarësuar Anëtarësuar : 04/02/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi