Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Aleksandri i Madh People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Aleksandri i Madh People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Aleksandri i Madh

4 posters

Shko poshtë

Aleksandri i Madh Empty Aleksandri i Madh

Mesazh nga Gerushi Thu 16 Jul 2009 - 8:51

Miti i Aleksandrit të Madh



Aleksandri i Madh Alexander-l1Aleksandri i Madh (në greqisht: Μέγας Αλέξανδρος) gjithashtu i njohur si Aleksandri i III i Maqedonisë, ishte mbret i Maqedonasve dhe Grek i lashtë. Epoka e Aleksandrit përbën
gur themeli për mbretërit që vijuan dhe shënon fundin e lashtësisë
klasike. Aleksandri i Madh ishter një ndër komandantët më të suksesshëm
të të gjitha kohërave, ku në moshën 32 vjeçare kishte pushtuar pjesën
më të madhe të botës së atëherëshme (në shek IV p.e.r). Aleksandri
lindi në Pela të Maqedonisë në vitin 356 p.e.r. Prindërit e tij ishin
mbreti i Maqedonisë Filipi II dhe nëna e tij princesha e Epirit,
Olimpia. Pas vdekjes së Filipit II, i biri u ngjit në fron për të
vazhduar taditën mbretërore. Historia ka treguar se Filipi II, ishte
një komandant, diplomat dhe politikan shumë i zoti. Në përgjithësi
ishte njeri korrekt por jo rrallë herë shfaqte shenja dhune dhe pasione
të egra. Aleksandri përfundoi bashkimin e të gjithë qytet-shteteve
greke të kohës dhe pushtoi pjesën më të madhe të botës së atëherëshme
(Azisë së Vogël, Persisë, Egjiptit) duke arritur deri në Indi.



Vitet e fëmijërisë


Aleksandri lindi në Korrik të 356 p.e.r në Pela, kryeqyteti shtetit Maqedonas. Aleksandri i Madh Alxhed1Gjeneologjia
e tij përbëhej nga dy figurat më të shquara të traditës së lashtë
greke. Ajo e Hirakliut (njeriut me fuqi të mbinatyrëshme dhe
Neoptolemos, djalit të heroit Arqilea, që themeloi shtëpinë mbretërore
Molosëve.
Origjina legjendare e Aleksandrit luajti rol të rëndësishëm në formimin
e karakterit, që në hapat e para të jetës së tij. Po aq e adhurueshme
ishte dhe mënyra e arsimimit, e ëma dhe i ati i tij u kujdesuan që
pranë Aleksandrit të qëndronin njërëz me nivel të lartë arsimor, njëri
prej tyre ishte dhe Aristoteli. Në 340 p.e.r Aleksandri ndërpreu
studimet dhe u kthye në Pela , ku mori pjesë në jetën aktive të
Maqedonisë. Në 337 p.e.r Filipi u nda me Olimpinë dhe u fejua me
bukuroshen Kleopatra. Që atëhere marrëdhëniet e Aleksandrit me të atin
filluan të zbeheshin, fakt që e detyroi Aleksandrin të largohet së
bashku me të ëmën në Epir. Pas një viti kontradiktat midis tyre filluan
të normalizoheshin. Ditën e martesës me Kleopatrën Filipi vritet.



Ngjitja në fron


Pas
vrasjes së Filipit, Aleksandri mori masa të rrepta duke eleminuar çdo
armik të mundshëm (te brendshem dhe te jashtem). Fillimisht luftoi në
pjesën veriore dhe jugore me qëllim sigurimin e kufijëve. Ndëra më vonë
pushtoi Persinë, Indinë e shumë vende të tjera. Gjatë kohës qe luftonte
Aleksandri njohu dhe u martua me dy gra, fillimisht me Roksanen dhe më vonë me Stateiren
(sipas historisë thuhet se pas vdekjes së Aleksandrit ish bashkëshortja
e tij Roksana, vrau Stateiren dhe motrën e saj ndërkohë qe trupat e
tyre u shndërruan në një gosti te shijshme për kanibalët)
.
Përveç ambicioz Aleksandri i Madh ishte dhe një luftëtar i
papërsëritshëm vështirë të mundej nga ndokush. Në 2 – 3 Qershor 323
para lindjes së krishtit Aleksandri mori pjesë në nje banket (gosti) te
organizuar nga miqtë e tij, që mesa dukej do të ishte dhe e fundit,
pasi menjëherë shfaqi temperaturë të lartë, si rezultat i se ciles u
mberthye në shtrat për ditë me rradhë dhe pikërisht për këtë arsye u
detyrua të ndryshonte dhe datën e udhëtimit që do të realizonte në
Arabi. Pas një përmirësimi sipërfaqësor gjendja shëndetësore e tij u
përkeqësua duke humbur çdo mundësi komunikimi dhe ecjeje. Lajmi i keq
se Aleksandri i Madh kishte vdekur i detyroi të gjithë oficerët të
urdhëronin ushtarët të kalonin ne shenje nderimi nga shtrati i tij për
t’i dhënë lamtumirën e fundit. Pas dy ditësh vdiq, në 13 Qershor 323
para lindjes së krishtit, ne Babiloni. Pak para se të vdiste e pyetën
se te kush do të linte fronin, përgjigja e tij ishte absolute: tek “më i forti.



Miti i Aleksandrit


Menjëherë
pas vdekjes së tij Aleksandri u shndërrua në mit, që nga India deri në
Atllantik, duke ndjekur modele të ndryshme sipas popujve. Persianët
thonin se Aleksandri ishte i biri i Darios, ndërsa Egjiptianët
imagjinonin se ishte djali i mbretit të fundit të Egjiptit. Në traditën
Arabo-persiane Aleksandri quhet Sikander, në Persisht Iskadar dhe në Arabisht Dhul-Qamayn, për shkak të paraqitjes së tij në monedha me brirë dashi. Sipas kërkuesëve Aleksandri i Madh përmendet dhe në Kuran me emrin DHIKEROS,
si mbret i madh që ndërtoi piles, me qëllim që të mbronte njerëzit e
pafajshëm nga barbarët Gog dhe Magog. Gjatë viteve Bizantine prania e
figurës së Aleksandrit të Madh ndërthuret me mjaft histori të famëshme,
shumë e kishin fantazuar si njeriun e shenjtë që përveç profecive të
tij ndihmonte dhe në ndërtimin e disa manastireve në shkretëtirë. Shumë
tradita në Greqi u krijuan rreth Aleksandrit, dhe disa shenja e rrënoja
në ndërtesa të herëshme indikojnë “praninë” e atëherëshme të tij. Shumë
e përhapur është dhe thënia ku sipas traditës Aleksandri i Madh ka qenë
vëllai i sirenës së detit e cila pyeste here pas here marinarët “nëse
jeton mbreti Aleksandër”, dhe e vetmja përgjigje që pranonte te merrte
ishtë se “jeton dhe mbretëron.”



Aleksandri në art


Aleksandri i Madh 621px-ptolemycoinwithalexanderwearingelephantscalpFigura
e Aleksandrit qarkullonte në prerje të ndryshme monedhash si para ashtu
dhe pas vdekjes së tij. Në ato Aleksandri shfaqej i parruar dhe me nje
kokëluani mbi kokën e tij e cila deri diku simbolizonte origjinën e
gjeneratës së tij nga Hirakliu. Imazhi i tij u shndërrua në burim
inspirimi për shumë artista të cilët nuk hezituan ta gjallëronin
nëpërmjet punimeve të tyre si pikturave dhe busteve manhitëse. Por
jashtë ciklit përfshirës nuk qëndruan dhe produksjonet e mëdha të cilat
e sollën në ekranin e madh nëpërmjet filmave të ndryshëm me temë
qëndrore mitin e tij



- “Sikandar” (1941)


- “Alexander the Great”(1956)


- “Sikandar-e-Azam” (1965)


- “Alexander” (2004)


Përveç
të lartëpërmendurave personaliteti i rrallë i Aleksandrit zgjoi dhe
interesin e shumë shkrimtarëve, të cilët pasqyruan denjësisht
karakterin dhe historinë e tij unike nëpërmjet librave që shkruan në
nderim të tij, njëri prej tyre është dhe shkrimtari Italian Valerio
Masimo Manfredi.
Gerushi
Gerushi
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Postime Postime : 1745
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Aleksandri i Madh Empty Re: Aleksandri i Madh

Mesazh nga WebMaster Thu 16 Jul 2009 - 8:54

Aleksandri i Madh dhe Skënderbeu me epitetet 'Gjarpri-Dragoi-Kuçedra'!
Aleksandri i Madh 1241696767-AlexandriSipas internetit, në zërin, Il “Serpente Rosso, arkeologjia iraniane në bashkëpunim me një mision arkeologjik anglez, kanë raportuar më 2008, të dhënat e para...
Zbulohet nga arkeologjia “Muri Gjarpri i Kuq” i Aleksandrit të Madh!

Sipas internetit, në zërin, “Il “Serpente Rosso”, arkeologjia iraniane në bashkëpunim me një mision arkeologjik anglez, kanë raportuar më 2008, të dhënat e para të hetuara qysh nga viti 1999, për ekzistencën e një muri dhe të një vepre hidrike të përmasave gjigande, i quajtur si “Muri ose Barriera, Gjarpri i Kuq i Aleksandrit të Madh”, ndryshe edhe si “Muri i Gorgonit”. Ky mur fillonte qysh nga Deti Kaspik, për të vazhduar përgjatë maleve Elbrus e më tej.

Ngjyra e kuqe e këtij “gjarpri”, vjen siç mendohet nga tullat e kuqe prej balte të pjekur. Të dhënat e para tregojnë për një vepër kolosale dhe një kryevepër të inxhinierisë së ndërtimit civile dhe ushtarake. Kam shkruar edhe herë të tjera, për një pasazh dhe një interpretim mjaft të çuditshëm të M. Barletit, që po e citoj: “Është shumë turp për ne, shumë turp për Venedikun dhe të gjithë mbretërit e krishterë, që ne të durojmë si sundimtarë ata, nga ato fshatra të përbuzur të Skythisë, të cilët në kohën e etërve tanë, me zor se mund t’i mbanin edhe për skllevër. S’ka gjë më të ulët se ata, që janë mësuar të jetojnë vetëm hajdutëri e me të rrëmbyer... fundëri gjindjesh, llum skllevërish... turqit siç thuhet atdheun e lashtë e kanë pasur përtej maleve Rife, përtej viseve të murranit, pranë oqeanit të veriut. Racë e ndyrë, e poshtër e rritur në strofka ujqërisë, që s’ka të ndytë as nga mishi i ujqërve dhe i hutinave...

Thuhet se Aleksandri i Madh i pat mbyllur këta me shula hekuri, si bagëti në një vathë dhensh ndërmjet maleve Hyperborë”. (HS f 102; f 110). Unë kisha menduar se Barleti diku-diku ishte ndikuar nga tregimi i Dhulkarnejnit-Kokëdybrirëshit në Kuran, për atë pendën ndarëse për jexhuxh-maxhuxhët. Këto njerëz shkonin në kuptimin si njerëz të një race të shkurtë, xhuxhallarët, por gjithsesi misteri mbetej i pazgjidhshëm sepse nuk mund të përafrohej këtu “Muri i Madh i Kinez”!

Tashti që ky “Muri i Aleksandrit”, është sinjalizuar si një realitet, pavarësisht se ndoshta mundet të kishte qenë edhe si ndonjë vazhdim-përvetësim i një tradite ndërtimtare vendase pararendëse, po na del se “Penda e Dhulkarnejnit” paska qenë një realitet. (Suria, El Kehf, ajetet 83-98). Aleksandri i Madh, duke “ndjekur gjurmët e Herakliut” nga lindja donte të arrinte deri te Oqeani-briri i lindjes dhe ndoshta edhe më shumë duke kapërcyer “anën e anës së oqeanit”, duke shkuar gjithnjë nga lindja, donte të rikthehej në perendim. Sikurse e kam shkruar në një rast tjetër edhe Pirrua i Epirit, duke ndjekur edhe ai “gjurmët e Herakliut”, donte të hidhej nga Siçilia në Tunizi, për të arritur në Perëndim në “fundin e tokës”...
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 46
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Aleksandri i Madh Empty Re: Aleksandri i Madh

Mesazh nga WebMaster Thu 16 Jul 2009 - 8:55

Ëndrra e Vojsavës, e shpjeguar si “mrekullitë profetike biblike”

Për lindjen e Gjergj Kastriotit, M. Barleti shkruan: “Por, përpara se të kaloj më tutje, nuk mendoj se duhet lënë mënjanë ajo që unë e mora si krejtësisht si një çfaqie mrekullie dhe që u profetizua prej shumë njerëzve, mbi lavdinë e këtij njeriu, megjithëse e di mirë se shumë vetë s’do t’a përfillin fare, si fort të ngajshme me përrallat e vjetra. Thonë, pra, se kur Vojsava mbeti me barrë me të, pa në ëndër se lindi një gjarpër aq të madh, sa që mbulonte gjithë Epirin, kokën e shtrinte ndërmjet kufijve të turqve, të cilët i përpinte me gurmazin e vet të gjakosur, ndërsa bishtin e mbante në det ndërmjet kufijve të krishterë dhe sidomos të shtetit të Venedikut. Gjoni, me t’iu rrëfyer ëndrra, nga që ajo nuk ishte një punë që të hetohej me anë rropullish apo që kërkonte për shpjegues Apollonin, e qetësoi me gëzim të madh të shoqen dhe profetizoi me lehtësi se prej saj do të lindte një burrë i përmendur në luftë e në vepra, i cili do të ishte armiku më i rreptë i turqve dhe njëkohësisht kapedani i tyre më fatbardhë, mbrojtës i fesë së krishterë...” (HS; f 54. Origjinali latinisht e shkruan gjarpër, por përkthyesi S. Prifti e ka sjellë si dragua AL)

Mendoj se, përpara se t’a konsiderojmë këtë ëndërr tërësisht si një “manipulim e përrallë të tipit folklorik”, mbase duhet t’i hapim paksa vend edhe hipotezës së një ëndrre që Vojsava e kishte parë realisht. Kjo ëndërr ndoshta mund të kishte qenë si një pasqyrim i deformuar i traditave të folklorit dhe të leximeve të literaturave antike, e ndërthurur edhe në kuadrin e shqetësimeve të mëdha kohore, në shtëpinë e Kastriotëve. Më konkretisht Vojsava, mund të ketë parë një ëndërr, si një imitim, pak a shumë si legjenda e Olimpisë së Epirit, në shtatzëninë me Aleksandrin e Madh. Dhe duhet të vërejmë këtu se, Gjoni ka dijeni dhe mban një qëndrim disi tolerues për besëtytnitë pagane. Ai ka njohuri për interpretimet me të përbrendshmet/rropullitë e flijeve me berra dhe për shpjegimet orakulltare me Apollonin etj, por duke i përjashtuar këto, i jep kësaj ëndre një veshje e justifikim sipas mrekullive kristiane. Këtë interpretim i jep edhe vetë Barleti, madje duke shtuar edhe diçka tjetër se në gjirin e natyrës ekzistojnë mrekullitë.

Një pjesë e ish traditave antike, me sa duket ekzistonin ende si rudimente në mesjetë tek ne. Këtë, mund t’a konstatojmë edhe te vetë M. Barleti. Jo rrallë meshtarit kristjan Barlet, i shpëtojnë dhe i dalin mbi ujë disa shprehje si (t’a themi me vetë fjalët e tija); “betohem për Herkulin” (HS f 49); “bestytni të antikitetit të rremë (RrSh f 89) etj. Por, kur është e domosdoshme, prifti popullor, jo vetëm se i aprovon dhe ia gjen justifikimin traditave të lashta, por edhe na i përshkruan ato për të mos u fshirë fare nga kujtesa.

Kështu, përshkruan lavdërimin e trimërisë në gostitë: “ndërmjet trimërive të tjera të ndritura të të vjetërve dhe lavdeve të të parëve, të cilat këndohen zakonisht nga tanët nëpër gostira, sipas një zakoni të lashtë, dhe ndoshta jo të përbuzshëm, brezi i ri ka futur jo pa mirënjohje sidomos këtë ngjarje...” (HS, f 381-382 ). Po ashtu ka përshkruar “gjamën mortore”: Mamica thirri, sipas zakonit të gjindjes shumë zonja e nderoi varrimin e burrit me zi e lotë që s’pushonin ditë e natë... Unë me plot të drjetë do të kujtoja se të vjetrit e kanë quajtur këtë gjamë Nenia. Dhe me të vërtetë ata e kanë pasur zakon që gjatë vajtimit të përmendeshin jo vetëm trimëria dhe veprat e shquara të të ndyerit, por edhe trimëritë e etërve dhe gjithë kujtimet stërgjyshore dhe lavdet e lashta të families.

Ky zakon ka qenë dikur aq fort në përdorim ga shumë popuj të lindjes, saqë merreshin për këtë detyrë gra të mësuara me pagesë, të cilat t’i nxirrnin lotët me këngët dhe xhestet e përvajshme” (HS, f 342) Dhe në fakt, përmes rreshtave ne mundemi t’a gjejmë edhe thelbin e atij përkufizimit, siç e kishte konceptuar Barleti vetë: “Populli epirot/alban/maqedon, është një popull më tepër luftarak se sa fetar” (HS f. 125). Është trajtuar nga disa autorë se, Olimpia e Epirit, nëna e Aleksandrit të Madh, kishte përhapur një legjendë, mbi bazën edhe të një ëndrre, se Aleksandrin e kishte ngjizur me një lloj gjarpri bollë ose me një dragua, me të cilin kishte fjetur, i cili në fakt ishte vetë Zeusi i metamorizuar. Këto shembuj të ngjizjes direkt me Zeusin, Olimpia i imitonte nga fondi popullor dhe me sa duket edhe nga leximet te Homeri. Këtë legjendë të manipuluar të Olimpisë e përmendin disa autorë antikë, si Plutarku, Livi etj. Lukiani, duke u përpjekur të na japë një burim shpjegues sa më natyral tokësor, na njoftonte se, kjo legjendë me variantin si dragua-gjarpër, bazohej edhe te një lloj gjarpri bollë orëmirë, që pinte qumësht gjiri direkt nga gratë, luante me fëmijët etj. Ai tregonte për një ish specie që sot konsiderohet si e zhdukur në gadishullin tonë. (Shih, Lukiani, “Vepra të Zgjedhura”, shqip 1987, f 254, 351-354).

Nisur edhe nga disa deklarata të vetë Gj.K.Skënderbeut, i cili i quante vazhdimisht Aleksandrin e Madh dhe Pirron e Epirit, si “të mitë” e si “paraardhës të fisit tim”, nisur nga deklarata e origjinës së fisit alban, maqedon, epirot, mendoj se Vojsava e dinte dhe e kishte lexuar në autorët antikë legjendën e Olimpisë për lindjen e Aleksandrit të Madh. Gjithashtu ajo e kishte edhe një lloj parafytyrimi se si mund të ishte ai gjarpër ose dragua i paraqitur në artet e ndryshme të antikitetit. Pra kemi një arsye të besojmë se ajo ëndër, mbase e ka pasur një fillesë reale dhe pastaj mbi të padyshim është manipuluar në modën folklorike. Kështu konceptimi i parardhësve tonë në mesjetë pretendonte, një pjesë të konsiderueshme nga trashigimia e Aleksandrit të Madh. Dhe realisht e kishin një bazament shumë më të justifikuar se sa pretendimet e varfëra të maqedonasve ardhës e folës sllavojugorë të mëvonshëm. Këtë paraqitje të këtij dragoi ose kuçedre, si minigrafikë na e ka paraqitur edhe vetë M. Barleti, qysh në hapjen e kapitullit/librit I, në botimin e parë. Dhe duhet të vërejmë se në ribotimet e mëvonshme këtë e kanë hequr!
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 46
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Aleksandri i Madh Empty Re: Aleksandri i Madh

Mesazh nga Vizitor Thu 16 Jul 2009 - 10:42

10 arsye pse Aleksandri i Madh ishte i madh

Aleksandri III, (356-323 para Krishtit), mbreti i Maqedonisë, pas pushtimit të Greqisë nga babai i tij, Filipi II, e shndërroi atë në perandori duke u zgjeruar nga Ballkani në lumin Nil dhe në Himalaje, duke gjunjëzuar me dhjetëra miliona njerëzish përgjatë rrugës. Ashtu si Napoleoni, Aleksandri ishte disi i shkurtër, biond dhe një çehre të kuqërremtë dhe sipas historianëve, ishte një sy të zi si nata dhe një tjetër blu si qielli. 1. Është stërvitur në filozofi nga Aristoteli. Sa prej liderëve të historisë pohojnë se kanë pasur tutor një prej filozofëve më të mëdhenj? Prej të gjithë intelektualëve prestigjiozë të Akademisë së Athinës, babai i Aleksandrit zgjodhi Aristotelin 384-322 para Krishtit si instruktorin e djalit 13-vjeçar. Aristotelit, i cili kishte qenë student i Platonit, iu ofrua një shumë e mirë për të lëvizur në qytetin e Miezas, thellë në Maqedoni. Në tempullin e Nimfit ai mësoi gjeografi, zoologji, politikë dhe mjekësi.
2. I vuri emrin kalit Bucefalus. Filipi bleu një kalë me emrin Bucefalus për 13 talenta (1 talent=27 kg ar), por kafsha e inatosur kishte frikë dhe nga hija e vet. Aleksandri vuri bast me të atin se do të hipte mbi kalin e rrezikshëm. Ai e ktheu Bucefalusin drejt diellit, në mënyrë që hija t'i binte prapa dhe u ngjit mbi të. Atëherë babai i tha: "Biri im, duhet të gjesh një mbretëri po aq të madhe sa ambiciet e tua. Maqedonia është e vogël për ty". Kali i mbeti besnik deri në vdekje, në Pakistanin e tanishëm.
3. E mori fronin e babait pa mëshirë. Babai i Aleksandrit u godit me thikë nga truprojat në vitin 336 para Krishtit, në një banket dasme. Disa mendojnë se Aleksandri fshihej pas vrasjes, madje detyroi Olimpian të vrasë beben e Filipit nga gruaja e fundit. Aleksandri shiti si skllevër 30 mijë banorë.
4. Perfeksionoi stilin ushtarak maqedonas, falangën. I zhvilluar nga Filipi, falanga ishte një formacion i ngushtë ushtarësh, që me taktikën e tyre ishin të pathyeshëm.
5. Kaloi ngushticën Hellespont. Pasi solidifikoi sundimin në Maqedoni dhe Greqi, Aleksandri hodhi vështrimin nga Azia dhe Perandoria Perse, që drejtohej nga Darius III. Me 60 anije, ai kali Hellespont-in, një ngushticë që ndan Evropën me Azinë, që tani quhet Dadanelles, në vitin 334 para Krishtit. Kur zbriti në breg, nguli shpatën në rërë dhe i deklaroi ato toka të tijat. Vizita e parë ishte për turizëm, në Trojë, pasi mbante nën jastëk Iliadën e Homerit
.
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Aleksandri i Madh Empty Re: Aleksandri i Madh

Mesazh nga Vizitor Thu 16 Jul 2009 - 10:43

6. Zgjidhi nyjën Gordion. Sipas legjendës, Phrygian-ët, që jetonin në Turqinë qendrore të sotme, ishin thënë nga orakulli të bënin mbret njeriun e parë që do të shkonte në qytet me një qerre. Siç e donte fati, ky burrë ishte Gordius, një fshatar i varfër. Pas kurorëzimit, Gordiusi ia dedikoi qerren Zeusit dhe e lidhi në një shtyllë jashtë tempullit me lëvore thane që forcohej me kohën. Thuhej që kushdo që zgjidhte nyjën do të pushtonte Azinë. Aleksandrit nuk e la t'i shpëtonte një mundësi e tillë, por në pamundësi ta zgjidhte, e preu me shpatë nga inati. Që prej asaj dite, nyja Gordon është sinonim i një problemi të vështirë që kërkon një zgjidhje origjinale.
7. Thjesht hyjnor, biri i deklaruar i perëndive. Pasi mundi persianët në betejën e Isusit, Aleksandri vendosi të hyjë në Egjipt, që ishte nën sundimin pers prej 200 vitesh. Egjiptianët i urrenin persianët për taksat e rënda dhe jotelarancën fetare. Ata e vajosën me kënaqësi Aleksandrin si faraon, duke nxitur një shkëmbim kulturor mes Greqisë dhe Egjiptit që zgjati 3 qind vjet. Në tempullin e Zeusit në Egjipt, priftërinjtë i thanë se ishte djali i Zeusit, gjë të cilën pavarësisht në e besonte apo jo, e përdori për avantazhin e tij.
8. Themeloi Aleksandrinë. Përveç ngritjes së qyteteve, Aleksandri themeloi 20 të reja, duke i vënë emrin e tij. Më jetëgjata është Aleksandria në bregun e deltës së Nilit.
9. Mposhti persianët. Prej më pak se një viti në Egjipt, Aleksandri vendosi të ndjekë perandorin pers, Darius III. Me një ushtri prej 47 mijë forcash përballë 200 mijë ushtarëve të Dariusit, Aleksandri ndau forcat perse. Dariusi shpëtoi me kalë, por u vra më vonë nga një prej burrave të tij.
10. E zgjeroi perandorinë në Indi. Vizioni i tij në Azi përfundoi në pjesën tjetër të Indisë. Duke dashur të pushtojë kontinentin, ai i bindi ushtarët të marshonin në lindje. Malet i lodhën burrat e tij. Shpejt e kuptoi se Azia ishte më e madhe nga ç'e kish imagjinuar. Atëherë mblodhi ushtrinë e tij dhe u kthye, por nga një tjetër rrugë dhe ky ishte gabimi i Aleksandrit. 15 mijë burra vdiqën nga uria dhe nxehtësia në shkretëtirën Gedrosan, më shumë nga ç'humbi në betejë. Udhëtimi bëri të vetën dhe në shëndetin e Aleksandrit. Në një banket në Babiloni, ai piu shumë dhe u sëmur, me siguri për shkak të malaries. Vdiq disa ditë më vonë në moshën 33-vjeçar
e.
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Aleksandri i Madh Empty Re: Aleksandri i Madh

Mesazh nga Poeti Dhimbjes Fri 29 Jul 2011 - 4:22

Kjo teme zhvendoset nga Letersia Shqiptare, ne nenforumin e Historise Huaj...



Ju Faleminderit...
Poeti Dhimbjes
Poeti Dhimbjes
Legjendë
Legjendë

Vendbanimi Vendbanimi : Ne Mergim.
Postime Postime : 14346
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 15/03/2010
Mosha Mosha : 41
Hobi Hobi : Poezia

http://www.saimiri.webs.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Aleksandri i Madh Empty Re: Aleksandri i Madh

Mesazh nga Anakonda Sat 24 Nov 2012 - 6:43

ALEKSANDRI i Maqedonisë, Greq.: Ἀλέξανδρος ὁ Μέγας ose Μέγας Ἀλέξανδρος (356-323 p.e.r), strateg ushtarak dhë burrë shteti i shquar i lashtësisë, mbret i Maqedonisë. Aleksandri konsiderohet nga brezat pasardhës si pushtuesi legjendar i Perandorisë së Vjetër Perse (që përfshinte në atë kohë edhe Egjiptin), i cili përparoi, i shtyrë nga vrulli i tij i furishëm, deri në brigjete Indisë. Ai donte të shkonte deri në kufijtë e Tokës, e cila imagjinohej e sheshtë dhe e rrethuar nga lumi Oqean. Megjithëse vdiq shumë i ri, vetëm 33 vjeç, ai krijoi perandorinë më të madhe që ka njohur bota ndonjëherë.
Në vitin 334 para erës sonë, Aleksandri kaloi Helespontin (emri i vjetër i Dardaneleve) e Europës, shkoi drejt Azisë dhe bota ndryshoi përgjithmonë. Polisin (qytetin) grek e pasoi kozmopolisi: qytete sipas modelit grek u krijuan në të gjithë Orientin, madje, edhe vetë Greqia u bë kozmopolite. Një art i ri "helenist" (më humanist) zëvendësoi stilin klasik (më idealist).
Shumë legjenda janë thurur rreth këtij pushtuesi të ri dhe tërheqës. Thuhej se nëna e tij, Olimpia, kishte gjetur në djepin e foshnjës një gjarpër, shenjë e qartë e madhështisë së tij të ardhshme. Të dy, nënë e bir, janë përzier në vrasjen e babait të Aleksandrit, Filipit II, në prag të një martese që kërcënonte pozitën dhe pushtetin e tyre. Bysefali, kali i Aleksandrit, thotë Herodoti, iu dhurua kur ai ishte adoleshent, sepse hazdisur. Martesae Aleksandrit me Roksanën na është paraqitur si pasion dashurie, por ka shumë të ngjarë që ajo të ishte një aleancë politike. Pretendohet se ai e kishte formuar karakterin e tij sipas modelit të Akilit.
Jo vetëm në legjendë, por edhe realisht Aleksandri mbetet një nga udhëheqësit ushtarakë më të mëdhenj të historisë. Ai mposhti armikun më të vjetër të grekëve, Perandorinë Perse, dhe mbeti i pamundur në 10 vjet luftime, edhe pse ushtria e tij ishte gjithmonë më e vogël në numër se ajo e mbretit pers, Darit III. Strategjia e guximshme që vuri në jetë Aleksandri qëndronte në mbajtjen e ushtrisë me ushqimet që ajo mund të siguronte gjatë rrugës dhe jo duke u furnizuar nga prapavija; kjo i lejoi Aleksandrit të përparonte shumë shpejt. Mbreti i Madh i persëve nuk pati asnjëherë mundësi të mblidhte të gjitha forcat që dispononte dhe humbja e tij në betejën e Isysit i dha mundësi Aleksandrit të përfshinte edhe Persinë në perandorinë e vet.
Sipas persëve, Aleksandri është fajtor për djegien e Pallatit të Persepolit. Diodori i Sicilisë lë të kuptohet se ky veprim qe rezultati i një nate dehjeje dhe se nuk bëhej fjalë për një akt të paramenduar. Ndërsa Arrieni është i mendimit se djegia e Persepolit ishte një veprim i menduar mirë, si hakmarrje për shkatërrimin e Athinës nga persët në shekullin e 5-të.
Gjetjet arkeologjike tregojnë se djegia e Persepolit ishte një akt i paramenduar, sepse të gjitha sendet e lara në ar i patën hequr nga qyteti pak kohë përpara se ti vihej flaka qytetit. Shkatërrimi i këtij qyteti, që simbolizonte unitetin e mbretërisë perse, bënte pjesë në strategjinë e pushtimit të grekëve. Përsa kohë që qyteti ekzistoi, ai shërbeu si qendër ku mblidheshin kundërshtarë të regjimit të ri.
Aristoteli, mësuesi i shquar i Aleksandrit, i kishte mësuar atij se grekët qëndrojnë më lart se të gjithë popujt e tjerë, të cilët ai i quante "barbaroi" (barbarë). Ndërsa pushtuesi i ri kërkoi të impononte vizionin e tij të një bote të bashkuar. Në vend që ti trajtonte grekët si miq dhe jo-grekët si armiq, ai i zgjidhte njerëzit sipas meritës dhe kishte arritur deri aty sa të linte në postet e tyre edhe administratorë persë të Perandorisë Perse, tashmë të pushtuar prej tij. Mund të shtrohet pyetja nëse kjo politikë është një provë që tregon humanizmin dhe kulturën e Aleksandrit apo mungesën e interesit për administrimin praktik. Në fakt, maqedonasit nuk i vlerësonin përpjekjet për të krijuar një ushtri të përbërë nga batalione kozmopolite dhe, për më tepër, kur Aleksandri u përpoq ti detyronte ushtarët e tij të martoheshin me gra të vendeve të tjera, ai ndeshi në ngurrimin e tyre.
Vizioni kozmopolit i Aleksandrit dhe adoptimi prej tij i veshjeve dhe i zakoneve orientale bënë që disa grekë ta akuzonin se ai po çmendej dhe se e konsideronte veten perëndi. Mbretërit e hyjnizuar nuk ishin të rrallë në kulturat e tjera, por kjo ide ishte mjaft lënduese dhe tronditëse për grekët. Ndonëse ishte prijës, Aleksandri hidhej i pari në betejë, duke e vënë veten në rrezik shumë të madh, por asgjë nuk na lejon të dalin në përfundimin se ai ishte i çmendur. Aleksandri përpiqej të krijonte rreth personit të tij një legjendë. Ai kishte si model heronjtë e Homerit. Kur kërkoi të dënonte guvernatorin e Gazës, e tërhoqi atë pas karrocës së tij, siç kishte bërë Akili me Hektorin, pas fitores. Ndonjëherë i ndodhte të vepronte pa u menduar, nën pushtetin e pasionit. Në një çast zemërimi të shkaktuar nga pija, ai vrau mikun e tij Kleitos, por më vonë u pendua për këtë akt me po të njëjtin zemërim ndaj vetes.Vdekja e parakohshme e Aleksandrit e bën të vështirë vlerësimin e rolit të tij si burrë shteti. Ai ishte ende duke zgjeruar perandorinë e tij, kur vdiq nga malarja. Asgjë nuk provon se ai kishte një plan të qartë për të qeverisur territoret e gjera që kishte pushtuar. Pas vdekjes së tij, perandoria u nda në tri provinca të mëdha, që administroheshin në mënyrë të veçantë. Kjo nuk do të thotë që ndikimi i Aleksandrit qe jetëshkurtër. Nga përzierja e kulturave greke dhe orientale lindi qytetërimi helenistik. Arkitektura u bë më e përpunuar dhe arti më humanist, duke paraqitur njerëz më pak të përkryer dhe duke shprehur shpesh dhimbjen. Në disa biblioteka, si, përshembull, në atë të Aleksandrisë, u mblodh dhe u klasifikua letërsia,që më vonë do të ndikonte te romakët.

JETËSHKRIMET – KURESHTI NGA JETA E ALAKSANDRIT TË MADH

* Aleksandri ishte ende fëmijë kur i thanë se babai i tij, Filipi i Maqedonisë, kishte fituar një betejë. Fëmija plot ambicie thirri:
- Po qe se baba i fiton të gjitha betejat, çfarë do të më mbetet mua për të bërë?

* Babai i Aleksandrit, Filipi i Maqedonisë, po ankohej për një plagë që kishte marrë në luftë. Ngaqë kishte dhimbje të madhe, ecte duke çaluar. Aleksandri atëherë i tha:
- Baba, nuk duhet të dëshpërohesh nga kjo plagë që në çdo hap të kujton lavdinë dhe trimërinë tënde.

* Përpara se të nisej për në Azi, Aristoteli i tha Aleksandrit të Madh që të priste për këtë ekspeditë sa të arrinte një moshë të rritur. Ashtu ai do të luftonte më me pjekuri.
- Kjo është e vërtetë, - iu përgjigj Aleksandri, - por nuk duhet harruar se në të njëjtën kohë do të humbisja vrullin rinor.

* Aleksandri në një takim me të dërguarit e Persisë, deshi të mësonte jo për pasurinë dhe jetën luksoze që bënte mbreti i tyre, por për qëndrimin që mbante dhe forcat e tij ushtarake. Të dërguarit e Darit i thanë mbretit të tyre kur u kthyen:
- Ju jeni i pasur, por Aleksandri do të bëhet i madh.

* Kur i thanë Aleksandrit të Madh se mbreti i Persisë, Dari, ishte duke përgatitur një ushtri shumë të madhe, ai u përgjigj:- Ujku nuk e vret mendjen fare për të ditur nëse është apo nuk është e madhe kopeja që do të sulmojë.

* Kur nisi fushatën e Azisë, Aleksandri ua shpërndau gjithë pasurinë kapitenëve të ushtrisë së tij.
- Po për vete çfarë mbajte? - e pyeti njëri prej tyre. -Shpresën, - u përgjigj Aleksandri.

* Përpara betejës së Arbelës(beteja e Arbelës 331 p.e.s. qytet i Asirisë së lashtë,ku Aleksandri mundi Darin e III të Persisë), Dari i bëri të ditur Aleksandrit se, po të pranonte miqësinë me të, do t'i dhuronte gjysmën e mbretërisë së tij. Aleksandri e pyeti tregtarin Parmenion, që e mori vesh ofertën, se çfarë mendonte:
- Në qoftë se unë do të isha Aleksandër, do të pranoja - tha Parmenioni. - Edhe unë, - tha Aleksandri, - do të pranoja, në qoftë se do të isha Parmenion. Po unë jam mbret, nuk jam tregtar.

* Dari kishte mbledhur gjithë ushtrinë e tij pranë gytetit Arbela. Natën para betejës, Aleksandri bëri gjumë të thellë dhe në mëngjes gjeneralët mezi e zgjuan. Ndërkohë trupat persiane po afroheshin në kampin maqedonas.
-Po si është e mundur, - i thanë, - që t'i të flesh kaq i shkujdesur?
-Sepse më qetësoi shumë mbreti Dar, duke mbledhur të gjithë trupat e tij vetëm në një pikë. Kështu vetëm me një betejë mund t'i shkatërroj krejt.

* Gjenerali Polisperkonte e këshilloi Aleksandrin ta sulmonte Darin gjatë natës, sepse kështu do ta gjente në befasi dhe do ta shkatërronte lehtë.
- Nuk e kam zakon që t'i vjedh fitoret natën si hajdutët, - tha Aleksandri.

* Kur Aleksandri donte të kalonte lumin Idapse , iu mblodhën të gjitha rreziqet: një furtunë e tmerrshme me bubullima e rrufe, lumi tej për tej mbushur me ujë, ushtria e armikut e vendosur në pozicione dhe e pajisur me elefantë e mjete të tjera. Aleksandri i qetë dhe i kthjellët tha: Ja më në fund një betejë e denjë për mua.

* Aleksandri i Madh mori vesh se një prej ushtarëve kishte marrë emrin e tij. E thirri dhe i tha:
- Ti do të mbash emrin tim? Mbaje meqë të pëlqen, por mos harro se edhe në beteja e ke emrin Aleksandër.

* Një ditë oborrtarët ishin duke e nxitur kundër një njeriu që kishte folur për të. Aleksandri nuk donte në asnjë mënyrë të ndëshkonte atë njeri ndaj u tha:
- Të përgojohen mbretërit, kjo është një gjë e zakonshme. Edhe kur ata bëjnë mirë janë të detyruar të dëgjojnë fjalë të këqija.

* Një ditë Aleksandri i Madh për të shpërblyer filozofin, Ksenokrat, që e admironte, deshi t'i dhuronte njëqindmijë lira. Por filozofi i fyer në sedër nuk pranoi. Aleksandri i Madh e kuptoi se shkaku i mospranimit ishte kryelartësia e krenaria dhe duke u treguar këtë radhë më shumë filozof se filozofi i tha:
- Po si nuk ke ndonjë mik që të ketë nevojë për këtë shumë. Mua nuk më mjaftojnë thesaret për të shpërblyer miqtë e mi, kurse ti nuk di si të shpërndash midis miqve të tu vetëm njëqindmijë lira?

* E pyetën njëherë Aleksandrin se përse nderonte më shumë Aristotelin, mësuesin e tij, sesa babanë e vet?
- Sepse, - u përgjigj Aleksandri - mbreti Filip duke më dhënë jetën më zbriti nga qielli në tokë, ndërsa Aristoteli me mësimet e tij, më bëri të ngjitem nga toka në qiell.

* Një i ri maqedonas kishte sjellë në ballo një vajzë shumë të bukur. Aleksandri që ishte i pranishëm e vështroi dhe deshi ta bënte të vetën. Kur mori vesh se djaloshi që i rrinte pranë e dashuronte shumë dhe do të martohej me të, e mori më një anë dhe i tha:
Meqenëse e do kaq shumë këtë vajzë, merre dhe ik shpejt bashkë me të për t'i shpëtuar çdo rreziku.

* Kur Aleksandri i madh po qortonte një pirat për grabitjet që kishte bërë, ai iu përgjigj:
- Jam pirat sepse kam vetëm një anije. Po të kisha shumë, do të isha mbret.

* Kur kishte marrë një plagë në betejë, Aleksandri, iu drejtua oborrtarëve të tij duke u thënë:
- Vështroni mirë tani se çfarë duhet të mendojnë ata që për të më bërë lajka të neveritshme, shkojnë edhe thonë se unë jam veçse një njeri i zakonshëm i kësaj bote si edhe ju.

* Aleksandri u ndodh një herë në Athinë, ku donte të takonte Diogjenin. Shkoi për të vizituar filozofin e futur në fuçinë e tij, duke qënë i rrethuar nga e gjithë shpura e tij. Kur po qëndronte përballë, i tha se ç'mund të bënte për të.
- Të mos më zësh diellin, - i tha i indinjuar nga kjo përgjigje e pasjellshme, por Aleksandri gjithë admirim i tha:
- Në qoftë se unë nuk do të isha Aleksandër, do të doja të isha Diogjen.

* Përpara se të vdiste Aleksandri tha:- Po i lë perandorisë sime më të merituarit, por parashikoj që miqtë e mi do të bëjnë nderimet e fundit me armë në dorë kundër njëri-tjetrit. Kur Aleksandri ishte duke vdekur, njerëzit e familjes e pyetën se ku i kishte fshehur thesaret e tij. Aleksandri u përgjigj:
- Do t'i gjeni në kuletat e miqve të mi.


Dërguar nga Valentin Batalaku
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Aleksandri i Madh Empty Re: Aleksandri i Madh

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi