Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Njeriu i Fatit te Madh  People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Njeriu i Fatit te Madh  People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Njeriu i Fatit te Madh

2 posters

Shko poshtë

Njeriu i Fatit te Madh  Empty Njeriu i Fatit te Madh

Mesazh nga WebMaster Fri 17 Sep 2010 - 6:46

Shkruan:SHABAN CAKOLLI

Vitet e dyzeta,kohë kur njerëzit ishin më të devotshëm,popullata e Dardanës
(ish-Kamenicës) ishin shumë të afërm dhe miqësorë.Odat e tyre ishin të hapura
dhe të begatshme për miqët,ku pritej e gostitej miku,ku e rrethonin tërë lagjeja
shpërthente kënga dhe gëzimi,lojëra të ndryshme ndër të cilat më dëfryesja ishte loja me filgjana..
Devotshmëria zinte vendin më të rëndësishëm nga popullata e kësaj treve,sidomos axherimi i muajit të
Ramazanit dhe kremtja e festes së Bajramit..Ky muaj ishte muaji më i rëndësishëm i vitit,kur popullata e këtyre rretheve
të rinjë e të vjetër kryanin ritet fetare në xhami.Xhamija e Krilevës
ishte ndër xhamitë më të njohura të këtyre anëve,në të cilën për faljen
e namazit vinin njerëz qoftë nga komuna e Dardanës apo edhe Prishtinës si:Vitia e Marevcit,fshati Bullaj,Pacollët,gërbeshët
Novobërda,Strezovci,Rahovi
ca,Leshtari,Kosovica,Bugjenica,Kremenata dhe treva tjera.Dita e Bjramit ishtekremtja më
e madhe të ciles i kshtoej shumë rëndësi,ku tuboheshin mijëra njerez
dhe fill pas faljes së Bajramit manifestonin forma të ndryshme festimi:si shalosja e kuajëve
të cilët i shalosnin burra të dukshëm dheme zö,qö kishin kuaj tö majur
dhe tö dukshöm,pastaj gara ne vrapim per te cilat jepeshin peshqeshe kush i pari arrinte cakun,
vallezime,lojera me tupana,me te holla,dhe gjuajteja me armet e zjarrit në shenjë.
Nö panveren e vitit 1948,mengjezin ehershem të asaj dite Bajrami sapo kishte nisur agu
familja e Ramë Cakollit me djem dhe nipa nisen drejt xhamisë për të falur Bajramin dhe për
të shënuar sa më mirë këtë kremte madhështore.Nga shtepia e tyre deri te xhamia kishte vetem disa minuta udhetim.Pa vërejtur
se vogëlushi Zahir Idriz Cakolli i lindur më 1942,atëherë ishte vetëm gjashtë vjeçar ju kishte vuar prapa!Zahiri nuk shkoi në xhami
ai i ndoqi prapa deri te bregorja e quajtur Kabuej,nga shihej i tërë fshati,dhe me vemendje filloi të përcjell këtë kremte.
E keqëja e zgjedhëjes së këtij vendi për vështrim ishte nga se mu në vendin ku ishte ulur Zahiri
për të përcjellur këtë kremtim,ishte një gurë i bardhë të cilin popullata pas faljes së Bajramit
e gjuanin në shenjë me armë zjarri,duke garuar cili ishte shenjëtari më i mirë!zahiri ishte i vogël për të kuptuar këtë,andaj i ulur
pranë gurit të shenjës,veshur me petka të bardha kësaj radhe do të bëhej objekt i shenjës.Pas faljes së Bajramit,burra të njohur si shejtarë
të njohur ishin rreshtuar për të shti në shenjë gurin e bardhë në atë bregore.I veshur në petka të bardha,mbështetur për gurit të bardhë Zahiri
tani ishte bërë objekt shenje.Tani mbi Zahirin e vogël garonin breshëri plumbash!Breshëria e parë
e plumbave që u derdhën për të goditur shenjën dështoi!Burra të njohur për shenjëtarë filluan të inatosen përse nuk qëlluan,dhe derdhën breshërinë
edytë,por edhe këtë pa sukses!Kur u derdh breshëria e tretë,mbi shtatin e Zahirit ranë grimca gurësh dhe pluhuri dhe ai brofi në këmbë duke u larguar pakëz nga shenja!
Atëherë u kuptua qartë se bëhej fjalë për një fëmijë dhe jo për gurin e shenjës!Njerëzit filluan vrapimin drejt bregores dhe e tërë bregorja u mbush popullatë.
I pari arriti Ymer Makolli nga fshati Bullaj i Marevciti cili mori fëmiun mbi supe dhe e ngriti lart,për të njoftuar se fëmiu ishte i gjallë!
Të gjithë kishin ndier dhimbëje dhe trishtim për këtë hap të gabuar të shenjëtarisë.Mbi Zahirin e vogël kishin shpërthyar 72 plumba pa e goditur,sepse kështu nga madhëria ishte
e paraparë ky njomak të jetoi.Në mesin e atyre që mbi te gjuajtën armë zjarri kishte qenë edhe Zejnullah Bunjaku nga fshati Kosovicë i punësuar polic në Novobërd.Pas 15 vitesh ai e kishte ftuar në
shtëpinë e vet Zahirin,i kishte shprehur dhimbje për atë që i kishte ndodhur dhe i kishte treguar se në polici kishte dhënë llogari për pjesëmarrëjen e tij në këtë garë shenjëtarie!
Rreth kësaj ngjarëje ka pasur rrëfime nga gojëdhëna që nuk ishin saktësuar sa duhet.Vitin që shkoi në një emision në KTV ka folur vet Zahiri dhe i ndjeri Azem Sh.Cakolli ndër më të moshuarit që
kujtonte mirë këtë ngjarëje.Ditë më parë për këtë unë bisedova me Zahirin dhe ai thotë:Atë kohë
unë isha shumë i ri dhe nuk kam mundur të kuptoja sa duhet këtë peshë dhimbjeje,më tepër kam mësuar nga prindërit,vëllezerit dhe të afërmit të cilët rrëfenin dhe nuk mund të gjenin fjalë të për-
shkruanin tërë atë dhimbje!Sot Zahiri është 68 vjeçar,i cili jeton në Prishtinë me nëntë antarë familjeje.Jeta është plot fat,madje fati të shpëton edhe kur gjindesh para rreziqeve të mëdha.
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 45
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Njeriu i Fatit te Madh  Empty Re: Njeriu i Fatit te Madh

Mesazh nga Shaban Cakolli Fri 17 Sep 2010 - 6:47

hahaha,vertete keshtu ka qenë realiteti
flm znj.Klea
Shaban Cakolli
Shaban Cakolli
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 6690
Anëtarësuar Anëtarësuar : 04/02/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Njeriu i Fatit te Madh  Empty Re: Njeriu i Fatit te Madh

Mesazh nga WebMaster Fri 17 Sep 2010 - 6:49

Edhe kete realitet e kam lexuar sot tek googel prandaj edhe me beri pershtypje shum ky shkrim me pelqej menyra e tregimit te keti realiteti zoti shaban

sinqerisht rrespekte nga ana ime
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 45
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Njeriu i Fatit te Madh  Empty Re: Njeriu i Fatit te Madh

Mesazh nga Shaban Cakolli Fri 17 Sep 2010 - 6:54

flm mike,rrespekte poashtu
Shaban Cakolli
Shaban Cakolli
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 6690
Anëtarësuar Anëtarësuar : 04/02/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Njeriu i Fatit te Madh  Empty Re: Njeriu i Fatit te Madh

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi