Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Fjalet e huazuara! People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Fjalet e huazuara! People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Fjalet e huazuara!

2 posters

Shko poshtë

Fjalet e huazuara! Empty Fjalet e huazuara!

Mesazh nga Vizitor Thu 10 Feb 2011 - 7:39



MOS E SHKATERRONI GJUHEN SHQIPE.

MOS E SHKATERRONI GJUHEN SHQIPE.
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Fjalet e huazuara! Empty Re: Fjalet e huazuara!

Mesazh nga Vizitor Thu 10 Feb 2011 - 8:03

Fjale e huazuar ----------- Fjale Shqip


pazar ----------- TREG (vend, ku "tregon" sasi shkembimi)

penxhere ----------- DRITARE (vend, ku tregon "driten" dhe "ajrin")

muhabet ----------- BISEDE (fjale ne shprehje "mbi-seder")

...
... ...
... ... ...

(jepni ju lutem edhe ju shembuj te tjere, per te mbajtur mundesisht sa me te paster GJUHEN SHQIPE.)
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Fjalet e huazuara! Empty Re: Fjalet e huazuara!

Mesazh nga Vizitor Thu 10 Feb 2011 - 11:29

absurd-i pakuptimt
adresa-vendbanimi
relaksim-çlodhje
pause-pushim
presion-shtypje,shtyrje
dedikoj-kushtoj
bilaterale-e dyanshme
divorc-ndarje
president-kryetar
parlament-kuvend
prioritet-përparsi
tender-ofroj,ofert
kuota-sasia
konsumoj-përdorë
refuzim-kundërshtim
diasporë-farë e humbur
apel-kushtrim
dekorim-zbukurim
konvertibil-i ndryshueshëm
koment-shpjegim
biografi-jetëshkrim
aspekt-pikëpamje
benificion-përfitim
arbitër-gjyqtar
antagonizëm-kundërshtim,kundërveprim
frustrim-prishje,shkatrrim
rezime-përmbledhje
respekt-nderim
religjion-besim,fe
riparim-ndreqje,rregullim
skandaloze-e turpshme,e papranueshme
relacion-lidhje,marëdhënje
regjion-krahinë,anë,vend
opcion-zgjidhje
memorje-kujtesë
...
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Fjalet e huazuara! Empty Re: Fjalet e huazuara!

Mesazh nga Vizitor Thu 10 Feb 2011 - 11:35

Bahçe-kopsht
Bajrak-flamur
Badihava-falas, kot
Bodrum-qilar
Xham-qelq
Xhade-rrugë
Bosh-zbrazët
Çarshi-treg
Dakik-minutë ose çast
Dert-shqetësim
Çirak-ndihmës
Helbete-sigurisht
Hala-ende
Kanun-ligj
Nejse-gjithsesi
Mëhallë-lagje
Hava-ajër
Nishan-shenjë
Borxh-hua
Hak-drejtë
Hajër-mbarësi
Hiç-asgjë
Hile-mashtrim
Hëm-edhe
Hajde-eja
Hazër-gati
Gajret-përpjekje
Kasap-therës
Lezet-shije
Kismet-fat
Sahat-orë
Sari-verdhë
Boll-mjaft
Odë-dhomë
Sebep-arsye
Sertë-ashpër
Jabanxhi-huaj
Avash-ngadalë
Vatan-atdhe
Usta-mjeshtër
Taze-freskët
Telash-ngatërresë
Vakt-kohë
Tamam-saktë, drejt
Kollaj-lehtë
Njet-qëllim
Bojë-ngjyrë
Mysafir-mik
Pazar-treg
Sadaka-lëmoshë
Sakat-çalë
Surrat-fytyrë
Soj-lloj
Sabah-mëngjes

...
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Fjalet e huazuara! Empty Re: Fjalet e huazuara!

Mesazh nga Vizitor Thu 10 Feb 2011 - 11:42

joshqip.........................shqip

patriot (fjalë greke)........ atdhetar

online ...........................ne linje, i/e lidhur

indeksi .......................... treguesi

modifikoj ......................... ndryshoj

dublikim - dobël .................dyfishim , dush

website............................. faqe (interneti)

disaktivizoj ....................... c'aktivizoj

konfuze ................... e ngaterruar, e peshtjelluar, e hutuar

strukture................... ndertese, ndertim

amanet.......................porosi

behar.........................pranvere

boks..........................grushtim

cakmak......................ndezes

divorc........................ndasi, shkurorëzim

domate.......................molle e arte

haber........................lajm

hava..........................qiell

inshallah.................... e dhashte Zoti

jeshile........................gjelber

perhajr.......................me fat ose urime

separat......................ndaras

vozis.........................ngas

Aludon.......................permend, hedh fjalen

Akses ....................... hyrje, rruge

Dedikoj ....................... kushtoj

Destinacion ....vendmberritje, paracaktim, vend i caktuar

EDITOJ ..................... korrigjoj, rregulloj, redaktoj

Influencë .................... ndikim

Intensiv............... i shpejte, i vrullshem, i gjalle, i forte,

Neglizhencë.............pakujdesi, mosperfillje, shkujdesje
Specifik ................. i vecante, i/e qarte, i/e shprehur

Special .................. i posacem, i vecante, i preferuar, i jashtezakonshem

Inauguroj ................përuroj

kidnapuar ................ rrembyer

maxhorance ............... shumice,

surprize .....................befasidistribuimi .................. shperndarja

kauza ........................shkaku


...
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Fjalet e huazuara! Empty Re: Fjalet e huazuara!

Mesazh nga Vizitor Thu 10 Feb 2011 - 11:48

Selman Vokshi


Për ju prindër shqiptarë,
Për ju nxënës shkollarë,
Kosovare e kosovarë,
Shkrova këtë poezi,
Me të vetmen porosi:
“Shqipen tonë të mrekulluar,
të dashur e të praruar,
sa më parë për ta liruar,
prej shkinishtës së tepruar,
që aq shumë e ka kapluar,
që më nuk duhet duruar,
pa pasur aspak nevojë,
për çdo ditë po e zëmë me gojë.”

Pse dërzhavë e jo shtet?!
Pse zavodë e jo ent?!
Pse strujë e jo korrent?!
Pse kaish kur ai është rrip?!
Pse opshtinë e jo komunë?!
Pse vilushkë e jo pirun?!
Pse gollub e jo pëllumb?!
Pse tost e jo brumë?!
Pse rekë kur ai është lumë?!
Pse porez e jo tatim?!
Pse nagradë e jo shpërblim?!
Pse reshenje e jo vendim?!
E pse i thoni frizhider?
Kur ai është frigorifer.
Të flasim shqipen pa gabime
Kjo është porosia ime.
Pse sobë e jo dhomë?!
Kur e kemi shprehjen tonë?!
Pse gumë e jo gomë?!
Pse stanicë e jo stacion?!
Pse upravlaç e jo timon?!
Pse penzi e jo pension?!
Pse mast e jo yndyrë?!
Pse stub e jo shtyllë?!
Pse pivë e jo birrë?!
Kur tingëllon shumë më mirë?!
Pse carinë jo doganë?!
Pse zadrugë e jo kooperativë?!
Pse halinë e jo fustan?!
Pse pasosh e jo pasaportë?!
Po pse shargarepë e jo karrotë?!

Për të folur shqipen mirë
Duhet pasur shumë dëshirë.

Pse krevet e jo shtrat?!
Pse stomak e jo bark?!
Pse plloçë e jo pllakë?!
Pse grealicë e jo nxehëse?!
Pse pod e jo dysheme?!
Pse bubrek e jo veshkë?!
Pse breske e jo pjeshkë?!
Pse praznik e jo festë?!
Pse dnevnik e jo ditar?!
Pse konop e jo litar?!
Pse bollnicë jo spital
Pse vazduh e jo ajër?!
Pse zejtin e jo vaj?!
Pse poziv e jo ftesë?!
Pse stan e jo banesë?!

Prandaj ta flasim me dëshirë,
Gjuhen tonë shumë të mirë,
Se ky fjalor i mallkuar
Pa nevojë i huazuar
Shqipen tonë e ka dëmtuar.
Ky fjalor i çoroditur,
Shqipen tonë e ka tronditur.
Shqipja jonë është shumë e pasur,
Është e ëmbël, është e dashur,
Është gjuhë e moderuar,
Është krejtësisht e njësuar,
Është në botë e respektuar.
Këtë kurrë s’duhet harruar.
Prandaj të flasim me dinjitet,
Me përkushtim e me vullnet.
Të flasim bukur, e të flasim lehtë,
Të flasim pastër siç e do ky vend.
Këto fjalë të huaja t’i hedhim në det.
Dhe t’i harrojmë, pra përgjithmonë,
Se nuk kanë vend më në shqipen tonë.
Ne se kemi aspak vështirë,
Që shqipen tonë ta flasim mirë.
Gjuhën e ëmbël, gjuhën letrare
Gjuhën e bukur - gjuhën amtare.
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Fjalet e huazuara! Empty Re: Fjalet e huazuara!

Mesazh nga Vizitor Thu 10 Feb 2011 - 11:51

Hali Xani


E zgjata pak këtë poezi
Le të jetë kjo porosi
Për nxënës, prindër e arsimtarë
Se gjuha jonë është sikur ar
Ka plot fjalë-margaritarë
Këto sllavizma t`i harrojmë
Nga e folmja t`i mënjanojmë
Kjo porosi nuk është e sotit
Kemi amanet prej burrave të motit
PRA:
Pse ulicë e jo rrugicë
Pse jo poç po sijalicë
Pse jo rimorkio po prikolicë
Pse jo shpojës po bushalicë
Pse vodovod e jo ujësjellës
Përse branë e jo ujëmbledhës
Përse shina jo binarë
Pse çuvar e jo rojtar
Pse jo ndeshje po sudar
Pse ostallë jo tavolinë
Pse okolinë e jo rrethinë
Pse granicë e jo kufi
Pse majstor e jo zanatli
Thua tabëll e jo tabak, burrë
Përse thua zid e s`thua mur
Pse prezore jo dritare
Thua zheg e vapë është fare
Përse, përse o lum daja
Në vend shkuja, thua promaja
Përse vallë soka të themi
Fjalën lëngje kur e kemi…
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Fjalet e huazuara! Empty Re: Fjalet e huazuara!

Mesazh nga Vizitor Thu 10 Feb 2011 - 12:08

survejim - mbikqyrje
deklaratë - shpallje
diskutim - fjalim, bisedë
Uikend - fundjavë
tavolinë - tryezë
startim - fillim
rurale - fshatare
inter-urban - ndër-qytetas
internacional - ndërkombëtar
gratis - falas
elektoral - zgjedhor
bipartizan - dypartiak
multilateral - shumëpalësh
maxhorancë - shumicë
human - njeri
Download - shkarkim
guida - drejtimi
webpage - faqe rrjeti
Jastik - nenkrese
BANKROT----------------------------falimentim, dështim,
BAZIK-------------------------------- -themelor,. thelbësor, qenësor,
BISEDOJ----------------------------- flas,
BRIFING----------------------------- mbledhje, takim, tubim
DEMOLIM----------------------------rrënim, shkatërrim,
DISLOKOI----------------------------zhvendos
DISPONOJ--------------------------- zotëroj, kam etj.
DIVORC-------------------------- -----ndarje, shkëputje e kurorës
DONATOR-I---------------------------Dhurues-i
DRAFT------------------------------ ----projekt, plan, skicë
EDICION--------------------------------program, lajme
EKUILIBER----------------------------baraspeshë,drejtpërdrejtë
EKUIVALENT------------------------i barazvlefshëm
EKZAKTËSI---------------------------saktësi,përpikëri
EMERGJENCË---------------------- krizë, rast kritik
ESENCIAL-----------------------------kryesor, thelbësor, themelor,
EVIDENTOJ ( evidencoj )------------regjistroj, shënoj
FLUKS-------------------------------------valë, lëvizje
FRAKTURË----------------------------- thyerje
FREKUENTOJ--------------------------vijoj, ndjek
HEZITOJ----------------------------------ngurroj,ngurrohet,
IMPENDIM-------------------------------angazhim, zotim,
IMPLEMENTIM------------------------realizim, përmbushje, sendërtim,
INICOJ-------------------------------------filloj
INKURSION------------------------------dyndje, mësymje
INTERFEROJ-----------------------------Ndërhyj
KOEGZISTENCË------------------------bashkëjetesë
KOLLAPS----------------------------------rrënim, shkatërrim, krizë
KOMPORTIM------------------------- --sjellje, qëndrim
KONCENSUS----------------------------Marrëveshje
KONFRONTIM---------------------------ballafaqim, mosmarrëveshje,
KONFUZE---------------------------------e ngatërruar
KONSEKUENCA------------------------pasoja rrjedhime
KONTO--------------------------------------llogari ( rrjedhëse),
KONVERZACION------------ -----------bisedë,
KOORDINIM------------------ ------------bashkëpunim, bashkërenditje
KOSTITUCIONALE---------------------Kushtetuese
KREDIBILITET------------------------- Besueshmëri
LIDER------------------------------------- --udhëheqës,
LICENCË-----------------------------------leje, lejim, patentë
LIDERSHIP------------------------------- Udhëheqësi
MENAXHER------------------------------drejtues, përgjegjës, udhëheqës
MONITORIM------------------------------mbikëqyrje, kontrollim,
MULTIETNIK-----------------------------shumë kombesh,
NEVOJ---------------------------------------mbëhi
PARLAMENT------------------------------Kuvend
MENAXHIM--------------------------------Qeveris, udhëheqje,
PERMANENT------------------------------ i përhershëm
PLIN------------------------------------------- gas,
PREFEKSIONOJ--------------------------përsos, kryej,
PRESIDENT--------------------------------Kryetar
PRONONCOHEM------------------------ deklaroj, shpreh mendimin,
PRONONCOHEM-------------------------paraqitem, shprehem,
PROSPERITET-----------------------------Mbarësi
REKOMANDOJ-----------------------------porosit, porosisë,
RURALE----------------- ----------------------fshatar
SOLUCION------------------------------------zgjidhje
STAF---------------------------------------------udhëheqje, drejtori, organ udhëheqës
STRIKT------------------------------------------i rreptë
SUPIZË-----------------------------------------e papritur
TENDER---------------------------------------ofertë
TRAJN IM------------------------------------- aftësim, stërvitje, ushtrim
TRANSPARENCË---------------------------tejdukshmëri
VALID-------------------------------------------i vlefshëm, ligjor
AMBIENT----------------------------mjedis,
APLIKACION-----------------------lutje, kërkesë
APLIKANT ------------------------- kandidat, lutës, konkurrues
APLIKOJ----------------------------- paraqes lutje, kërkoj, konkurroj,
ASISTENCË------------------------ -ndihmë,
ASISTOJ ----------------------------- marrë pjesë, jam i pranishëm,
AKS-------------------------------------vij(rrugore), bosht rrugor,
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Fjalet e huazuara! Empty Re: Fjalet e huazuara!

Mesazh nga LaDescarada Thu 17 Feb 2011 - 4:07

shum flm luan ...sa shum fjal i kemi marr prej turqve dhe shkive :qajjjjjj:
LaDescarada
LaDescarada
Princeshë
Princeshë

Postime Postime : 11767
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 29/12/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Fjalet e huazuara! Empty Re: Fjalet e huazuara!

Mesazh nga Anakonda Thu 23 Oct 2014 - 3:28

Unë mendoi që sidomos në këtë kohe jemi duke marre shumë fjali nda gjuhët e tjera jo vetem të turqitesh, po te skllaveve (serbe), dhe poashtu tash ne jeten aktuale te gjuhes anglishte ( kullerat)....
Ky gjest është mir të i ipet fund që Arsimtarët mos te lejoin të pakten në Shkoll të përdoren kso lloj fjali....


Sikurse edhe gjuhët e tjera, shqipja ka huazuar fjalë nga gjuhët e popujve me të cilët është takuar gjatë historisë së saj. Nga një analizë e bërë, del se shqipja nuk është më pak “e pastër” se anglishtja, edhe pse larg që të jetë aq e pasur sa ajo. Por tani, sikundër edhe shumë gjuhë të tjera të botës, ajo përballet me një “mësymje” të anglishtes. Si mund të përballohet kjo situatë dhe çfarë qëndrimi duhet mbajtur ndaj huazimeve leksikore të kohës më të re?

“Si do të flinim pa çarçaf, jastëk dhe jorgan? Si do të pastroheshemi pa sapun e peshqir? Çka do të mbathnim nëse jo çorape dhe papuçe a sandale, e ndoshta edhe çizme? Çfarë do të pinim nëse jo çaj me limon, kafe me sheqer a raki e duhan? Si do të hanim pite a sarma? Si do të thoshim për diçka se është e butë si pambuku ose e fortë si çeliku?”

Citati i mësipërm është marrë nga libri “Hyrje në gjuhësinë e përgjithshme” (Beograd – Novi Sad, 1996) të linguistit Ranko Bugarski dhe i referohet gjuhës serbe. Vërtet ai tingëllon ndryshe në origjinal (serbisht), por fjalët në kursiv, edhe kështu si janë shkruar, janë të kuptueshme jo vetëm për serbet, por edhe për popujt e tjerë të Ballkanit.

Këto dhe shumë fjalë të tjera, sikurse edhe gjuhët e tjera të Ballkanit, shqipja i ka huazuar nga turqishtja gjatë sundimit 4-5-shekullor të Turqisë në këto anë, ndaj quhen turqizma, edhe pse disa prej tyre turqishtja i ka marrë nga gjuhët e tjera të Lindjes (Orientit), si arabishtja e persishtja (së këtejmi edhe termi tjetër për to: orientalizma). Shumë turqizma, ndërkohë, janë zëvendësuar me fjalë të krijuara përbrenda shqipes, por një pjesë e konsiderueshme, si këto që sa u përmenden, janë të pazëvendësueshme.

Shtresa më e vjetër e huazimeve, njëherazi dhe me ndikim më të madh, në gjuhën shqipe, është, ndërkaq, ajo me bazë latine. Këto fjalë kanë hyrë në gjuhën shqipe gjatë pushtimit 500-vjeçar të trojeve të të parëve tanë nga ana e Perandorisë Romake, gjuhë zyrtare e së cilës ka qenë latinishtja. Shqipja, sikurse edhe gjuhët e tjera, ka huazuar fjalë jo vetëm nga gjuha e pushtuesve, por edhe nga gjuhët e popujve me të cilët është takuar gjatë historisë së saj dymijëvjeçare, si nga greqishtja, sllavishtja, italishtja.
Kush huazon fjalë dhe pse?

Një numër fjalësh të huazuara tashmë janë pronë e shqipes dhe nuk ndihen si të huaja, dhe siç thot David Crystal-i (në “The Cambridge Encyclopedia of Language”), “meqë asnjë gjuhë asnjë herë nuk e ka marrë ndonjë fjalë nga ndonjë gjuhë tjetër me qëllim që një ditë t’ia kthejë, e meqë fjalët e tilla kur nuk janë kthyer, termi huazim është term i gabuar”. Pa hyrë në hollësi për të shpjeguar huazimet, vetëm të përmendim se fjalë të huazuara apo huazime janë fjalët e një gjuhe të marra nga një gjuhë tjetër dhe të përshtatura sipas modelit (sistemit) të saj fonetik e morfologjik.

Fjalët shpesh merren nga gjuhët e tjera për të plotësuar zbrazëtirën leksikore – për të emërtuar sendet (objektet), konceptet a dukuritë. Kështu shqipja, për të emërtuar dritaren, e ka huazuar fjalën “penxhere” nga turqishtja, derisa nuk e ka krijuar fjalën e vet, para njëqind e sa vjetësh (Naimi). Edhe anglezet e kanë huazuar fjalën për dritare (angl. “window”); ata këtë e kanë marrë nga norvegjishtja e vjetër, nëpërmjet danishtes, rreth vitit 1200. E sot nga anglishtja fjalën “window”, në trajtën e shumësit “Windows”, si term në informatikë, e ka huazuar e tërë bota.

Kur është fjala te anglishtja, duhet përmendur se anglishtja është një ndër gjuhët që ka marrë më së shumti fjalë nga gjuhët e tjera. Ajo ka “huazuar” fjalë nga frëngjishtja për më se 900 vjet. Prandaj, nuk thuhet pa të drejtë se një etimolog anglez e njeh më mirë leksikun e frëngjishtes së vjetër se sa e njeh homologu i tij francez, meqë një numër i konsiderueshëm fjalësh të anglishtes janë fjalë të moçme të frëngjishtes.

Analiza kompjuterike e rreth 80.000 fjalëve të fjalorit të anglishtes (Shorter Oxford Dictionary) e bërë nga Th. Finkenstaedt dhe D. Wolff, më 1973 (e botuar në Ordered Profusion) ka treguar se 28,30 % të fjalëve të anglishtes janë me prejardhje frënge, 28,24 % janë me prejardhje latine (përfshirë këtu edhe termat bashkëkohorë shkencorë e teknikë), 25 % rrjedhin nga anglishtja e mesme, norvegjishtja e vjetër dhe nga holandishtja, d.m.th. janë me prejardhje gjermanike, 5,32 % janë me prejardhje greke, 4,03 % janë me etimologji të panjohur, 3,28 % janë të prejardhura nga emra të përveçëm dhe 1% nga të gjitha gjuhët e tjera. Pra, rreth 70% të fjalëve të anglishtes janë prej brumit të huaj. Anglishtja edhe sot vazhdon të huazojë fjalë nga gjuhët e tjera. Në fjalorin e saj janë fjalë nga 120 gjuhë. Ndryshe si do të kishte ajo leksikun më të pasur në botë: më se 500.000 fjalë aktive e po kaq pasive, e vetëm disa shekuj më parë ka pasur 50.000-60.000 fjalë.
Vërtet sot merret se vetëm rreth 30% e numrit të përgjithshëm të fjalëve në gjuhën angleze janë fjalë vendi, por këto fjalë formojnë korpusin e fjalëve që kanë përdorimin më të dendur në të folur e në të shkruar dhe janë polivalente e polisamentike, pra të përshtatshme për lidhjen e fjalëve në sintagma e fraza dhe për krijimin e frazeologjizmave.

Në një korpus prej rreth një milionë fjalësh, marrë, sipas një përzgjedhjeje të caktuar, nga gazetat, revistat e librat në anglisht (i ashtuquajturi “korpusi i Braunit”), dhjetë fjalët që përdoren më së shumti në këtë gjuhë (the, of, and, to, a, in, that, is, was, he) janë fjalë vendi dhe përfshijnë rreth 25% të tekstit të marrë për analizë.

Ç’tregon një analizë kompjuterike?

Është interesant të përmendet se, sipas analizave që i kemi bërë një korpusi të ngjashëm me tekste shqipe, 10 fjalët e para për nga denduria e përdorimit në gjuhën shqipe: të (7,17 %), e (5,32 %), në (2,96 %), dhe (2,48 %), i (2,14 %), me (1,46 %), për (1,57 %), (1,41 %), që (1.41%), një (1,04 %), nga (0,93 %) përfshijnë rreth 27 % të të gjithë tekstit, dhe që të gjitha, po ashtu, janë fjalë vendi (N. Caka – A. Caka, 2006).

Mund të vërejmë se që të gjitha këto dhjetë fjalë, të cilat kryesisht janë fjalë shërbyese a funksionale – parafjalë: me, në, nga, për, që; lidhëza: e, dhe, që, në; pjesëza: të, që; nyja: i, e, të, një; po dhe trajta të shkurtra të përemrave vetorë ai/ajo, ata/ato (i, e, të) dhe ty (të); përemra: ai (të), një, që; numëror: një e ndajfolje: nga, që – janë njërrokëshe. Kjo është në përputhje me Ligjin e Zipf-it: “Sa më e shkurtër është fjala, aq më të madhe e ka dendurinë e përdorimit”. Kjo është, mbase, një nga arsyet kryesore që një përshëndetje shumë e bukur dhe domethënëse e shqipes: “tungjatjeta” po përdoret gjithnjë e më rrallë në këtë trajtë, për shkak të gjatësisë së saj (4 rrokje me 10 fonema/tinguj).

Edhe fjalët e dhjetëshes së dytë të listës së radhitjes sipas dendurisë së përdorimit: nuk, se, është (folje), më, edhe, do, së, si, ka (folje), po, – me rreth 6% të paraqitjeve në korpus – po ashtu janë fjalë vetjake të gjuhës shqipe.

Pra, mund të merret se mesatarisht çdo e treta fjalë e një teksti në gjuhën shqipe është njëra nga këto 20 fjalë. Nëse këtyre fjalëve u shtojmë fjalët e lashta (emra, mbiemra, përemra, numërorë, folje e ndajfolje), të burimit indoevropian, të cilat përbëjnë bërthamën e leksikut të shqipes, si: ditë, natë, darkë, drekë; diell, mjegull, veri, kohë, mot, vit; dorë, gji, mjekër; motër; mal, shteg; ari, dem, derr, gjarpër, lopë, pelë, ujk, zog; elb, hudhër; djathë, dhjamë; emër, zë (zëri), ëndërr; i bardhë, i butë, i lig, i lirë, i vogël; kam, jam, ha, pi, pjek, djeg, çel, dal, qaj, them, mbush; unë, ti, ne, ju, ky, ai; mirë, keq; një, dy, …, dhjetë e shumë e shumë fjalë të tjera, atëherë del se shqipja nuk është më pak “e pastër” se anglishtja, edhe pse larg që të jetë aq e pasur sa ajo.

Ç’është e vërtetë, se sa fjalë i ka një gjuhë, pra dhe anglishtja, është vështirë të thuhet, ngaqë gjuhëtarët nuk mund të merren vesh se çka duhet konsideruar si fjalë. A duhet numëruar si fjalë të një gjuhe të gjitha fjalët e të folmeve të asaj gjuhe. Po zhargonet e leksiku bisedor? Çka me termat mjekësorë në latinisht e termat e tjerë shkencorë e teknikë. Po shkurtesat, që janë me qindra mijë? Po emrat e përveçëm dhe emërvendet? Nëse i numërojmë të gjitha këto si fjalë, atëherë fjalorit të secilës gjuhë duhet shtuar edhe disa miliona fjalë.

Vështirësi nuk paraqet vetëm numri i gjithëmbarshëm i fjalëve në një gjuhë, por edhe numri i fjalëve që përdor apo ka përdorur a njeh një njëri, pra leksiku a vokabulari i tij. Madje edhe për vetë Shekspirin nuk ka shifër të pranuar për numrin e fjalëve që ka përdorur. Sipas “American Heritage Dictionary”, ai ka përdorur gjithsej 884.647 fjalë, prej të cilave 29.066 janë të ndryshme, përfshirë këtu edhe emrat e përveçëm. Por në burime të tjera hasen shifra të tjera, prej 18.000 deri 25.000, meqë përpiluesit kanë pikëpamje të ndryshme se çka duhen marrë si fjalë të veçanta.

Si të përballohet “mësymja” e anglishtes?

Edhe pse me plotë fjalë “të huaja”, anglishtja, jo vetëm që gjallon edhe sot e kësaj dite, por është më me ndikim se kur më parë. Anglishtja, posaçërisht varianti i saj amerikan, është bërë një gjuhë që shumë më tepër jep sesa merr. Anglishtja është duke krijuar fjalë të reja me një ritëm që vështirë e kanë ta ndjekin gjuhët e tjera, ndaj duhet të marrin mjaft fjalë nga ajo nëse dëshirojnë të jenë në hap me shkencën, teknikën, teknologjinë e ekonominë e përparuar të botës.
Anglishtja është njëra prej gjuhëve me shtrirje më të gjerë të përdorimit. Rreth një miliardë e gjysmë njerëz në botë e flasin anglishten si gjuhë amtare, si gjuhë të dytë ose si gjuhë të huaj. Mbi 80% të informacioneve të ruajtura në mënyrë elektronike në botë janë në anglisht. Dy të tretat e shkencëtarëve të botës shkruajnë në anglisht e 36% të përdoruesve të Internetit, nga 200 milionë, sa vlerësohet se janë, komunikojnë në anglisht. Anglishtja është gjuhë zyrtare ose ka status special në mbi 75 territore të botës (www.i-uk.com/servlet).

Fjalët e marra nga anglishtja, apo anglicizmat, si: baipas, basketboll, biftek, bilanc, bilbord, biznes, boks, buxhet, fermer, fiskal, futboll, gol, grant, draft, hobi, kolegj, kompjuter, koncern, kompani, linç, lob, marketing, menaxher, monitor, nokaut, ofset, parking, piknik, printer, pulovër, ramstek, rekord, ring, rokenroll, sandviç, satelit, skaner, skaut, smog, printer, staf, stres, shok, tank, teleprinter, tenis, trajnim, trust, tuist, uiski, vagon, vaterpolo, vinç, volejboll, xhaz, xhentëlmen, xhinse, xhungël dhe shumë e shumë të tjera, numri i të cilave nuk dihet saktësisht , kanë hyrë ose presin të hyjnë jo vetëm në gjuhën shqipe, po edhe në shumicën e gjuhëve të botës.

Kështu, gjuhëve si franglish a franglais (frëngjisht + anglisht), denglish a germish (gjermanisht + anglisht), spanglish, chinglish e të tjerave në Europë e në Azi, mund të themi që po i shtohet edhe “albglish” apo “shqiglisht” (ta quajmë kështu). Pra, duhet të përgatitemi sa më mirë që dimë, duke mësuar nga përvojat e të tjerëve, që ta përballojmë sa më lehtë këtë “mësymje” të anglishtes, në radhë të parë duke gjetur ose duke krijuar fjalë të përshtatshme shqipe për ato të anglishtes dhe duke i hedhur këto në qarkullim – dhe cila fiton, fiton, pa ndërhyrje administrative, pa polici gjuhësore.


– Botuar fillimisht në shtojcën “KOHA për kulturë”, Nr. 324, f. 29, të së përditshmes “KOHA Ditore”, Nr. 3339, Prishtinë, më 30 shtator 2006.

– Autori është bashkautor i “Fjalor i informatikës, anglisht – shqip, shqip – anglisht”, botim i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, 2005
.[/[/color][/color]
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Fjalet e huazuara! Empty Re: Fjalet e huazuara!

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi