Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Quo vadis vadis Shqiperia ime?, People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Quo vadis vadis Shqiperia ime?, People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Quo vadis vadis Shqiperia ime?,

Shko poshtë

Quo vadis vadis Shqiperia ime?, Empty Quo vadis vadis Shqiperia ime?,

Mesazh nga WebMaster Fri 11 Feb 2011 - 6:02

QUO VADIS SHQIPËRIA IME?!

Quo vadis?, dihet se është një shprehje latine e që do të thotë: ku po shkon? Më së miri kjo shprehje latine i përshtatet situatës së tashme politike të shtetit tonë.

Lind pyetja: Pse?

Vitin që porsa lamë, qeveria e shtetit shqiptar miratoi dhënien ose faljen të nje sipërfaqeje të madhe ujore më Gjiun e Sarandës Greqisë. Ashtu si e thotë edhe profesot Pëllumb Xhufi në një intervistë të tija para disa ditësh: Berisha i Dytë në 2009 i bëri së bijës së Miçotaqisit, zonjës Bakojanis, një dhuratë të papritur, marrëveshjen për faljen e hapësirës detare, që babai i saj ia kish kërkuar Berishës tërë arrogancë në vitin 1993.

Shkruan: Dritan Goxhaj Tiranë



Ndërsa këto ditë, po kjo qeveri njoftoi se në vitin 2011 do të kryhet regjistrimi i popullsisë në Shqipëri , i cili, ndryshe nga regjistrimi vitit 2001, do të bëhet mbi baza të vetëdeklarimit të kombësisë dhe fesë, gjë që bie ndesh me kushtetutën e vëndit, në hyrjen e së cilës thuhet: “Ne, Populli i Shqipërisë, krenarë dhe të vetedijshëm për historinë tonë, me frymën e tolerancës dhe të bashkëjetesës fetare, me zotimin për mbrojtjen e dinjitetit dhe të personalitetit njerëzor, si dhe për prosperitetin e të gjithë kombit, për paqen, mirëqenien, kulturën dhe solidaritetin shoqëror, me aspiratën shekullore të popullit shqiptar për identitetin dhe bashkimin kombëtar”.

Asgje nga ajo cka thuhet në hyrje të kësaj kushtetute nuk duket në veprimet e qeverisë, kuvendit dhe presidencës së shtetit amë. Por këto të dyja janë vetëm maja e ajzbergut të të këqijave që shteti amë ka bërë. Le të kujtojmë pak shqiptarëve që bëjnë sikur kanë harruar çka ka ngjarë një vit më parë: protokolli për varrezat e ushtarëve grekë, hapja e shkollave greke në vende nevralgjike, si Himarë, Korçë, Gjrokastër e gjatë gjithë fshatrave kufitare me Greqinë.

Nuk është çudi që gjatë regjistrimit, një pjesë e madhe e popullsisë në zonat e qytetet kufitare me Greqinë, (të besimit mysliman dhe ortodoks), të vetëregjistrohen si grekë dhe si ortodoksë, edhe pse mund të jenë ateistë. Si rrjedhojë kjo do të sillte rritjen artificiale të numrit të kombësisë greke në Shqipëri. Por këtu nuk do të jetë vetëm problemi i rritjes artificiale të etnisë greke në shqipëri. Shyqyr që u bë deti kos do të thonë edhe pakicat e tjera dhe shtetet që i nxisin ato. Në këtë mënyrë do të rritej artificialisht edhe sasia e malazezve ne rrethinat e Shkodrës. Po kështu, në të njëjtën mënyrë do të rritej edhe numri i popullsisë maqedone që jeton në kufi me Maqedoninë, prej Kukësi deri në Korçë. Ky lloj regjistrimi do të sillte në përgjithësi një rritje artificiale të gjithë minoriteteve të tjerë në Shqipëri si, minoritetit vlleh, të cilët do të deklarohej rumunë, pa folur edhe për egjyptasit, boshnjakët, etj.

Dhe menjëherë pas kësaj vetëvrasjeje të qëllimshme, do të na shtohet numri i Bollanove, njësoj si kërpudhat pas shiut e do të na bëjë ndonjë thirrje të çmendur për referendum për autonomi krahinash, si ajo që u bë vitin e kaluar për Himarën. Mesa po duket, shteti amë vetëm bën si i thonë të huajt, kryesisht fqinjët që na e kanë dashur kurdoherë të mirën, apo jo? Dhe me t’i miratuar këto ligje e referendume në Parlament, “menjëherë do të na hiqen vizat dhe do të futemi në Evropë”, sikundër na shprehen tërë politikanët tanë të djathtë e të majtë.

Me një fjalë, pasi t’i përgatisim rrugën Greqisë për të na marë Jugun e Shqipërisë aktuale, do të na heqin vizat. Sa mirë! Me një vizë në pasaportë shesim gjysmën e Shqipërisë dhe nesër, me antarësim në BE e falim tërë Shqipërinë. Ç’na duhet Shqipëria kur kemi pasaporta evropjane! Dhe ndoshta shumë shpejt pastaj evropa do na pranojë në gjirin e saj të hijenave e çakejve. Por kjo nuk do ndodhë për arsye se neve do jemi bërë më evropianë me këto ligje antishqiptare. Jo. Por do na pranojë për arsye se me anë të këtyre ligjeve në Shqipëri, në të ardhmen do ketë më pak shqiptarë të besimit mysliman se sa janë aktualisht! Mrekulli, e drejta e vetëdeklarimit të besimit fetar dhe etnisë është demokraci, apo jo, pavarësishtë se Evropa nuk e praktikon. Në shqipëri me këto ligje do ketë shumë e më shumë grekë sesa ka tash. Dhe, ajo që është nmë e rëndësishmja dhe që i intereson Greqisë e Sërbisë, me këto ligje në të ardhmen në Shqipëri, de juro do të ketë shum më pak shqiptarë seç ka tash.

Dhe, në zgjedhjet e ardhshme, artificialisht do të kemi më shumë përfaqësues të minoriteteve në parlamentin e Shqipërisë multietnike. Jo më kot ndërkombëtarët dhe politikanët shqiptarë kanë 10 vjet që i bien kambanës së multietnicitetit në Kosovë, ku 92% e popullsisë janë shqiptarë. I kanë rënë dritares që të dëgjojë dera, dhe dera ja ku dëgjoi më në fund. Dhe automatikisht, pakicat e deridjeshme, me të hyrë në Parlament, pikësëpari do të kërkojnë që të ndryshojë kushtetuta e Shqipërisë. Në këtë mënyrë me një sasi të konsiderueshme minoritetesh që mund të kapi shifrën tek diku 600 mijë të tillë (mos na duket çudi që të na dalin më minoritarë sesa shqiptarë, pasi e bën varfëria ekonomike), atëherë Shqipëria do të quhej një vend multietnik. Këtë do ta pranojë tërë kënaqësi edhe Evropa

Dhe si e tillë, Shqipëria amë do të bjerë në pozitat në të cilat ka rënë Kosova bijë.

Pra në të ardhmen këto minoritete, njësoj si në Kosovë edhe këtu do të kenë një numër të paracaktuar e të garantuar vëndesh në parlamentin e Shqipërisë, pavarësisht pjesëmarrjes ose jo në zgjedhje. Dhe ky numër do te jetë tek diku rreth 40 ose 50 vënde.

Nga doli kjo shifër?

Një logjikë e thjeshtë matematikore na çon në këtë përfundim. Njësoj si në Kosovë, pasi janë ustallarët e huaj dhe vendas (andej e këtëj kufirit) që e bënë Kosovën multietnike, ata po e bëjnë edhe Shqipërinë të tillë. Besoj se shqiptarët nuk i kanë harruar ec e jaket e Arta Dades, Ilir Metës, Paskal Milos, Lul Bashës etj, të cilët shkonin në Prishtinë, në mbështetje të Rugovës dhe Thaçit, dhe mubndoheshin t’i bindnin shqiptarët që ta pranonin Kosovën multietnike.

Ja si del edhe llogaria.

Thuhet se në Kosovë jetojnë rreth 150 mijë sërbë, që do të thotë 7% e popullsisë, dhe ata kanë 21 vënde të paracaktuara në parlament, që do të thotë 21% e karrikeve të Parlamentit, pra tre fishi i sasisë që përbëjnë popullsinë. Po të ecim me këtë logjikë që është ecur në Kosovë, dhe ashtu do të shkohet se nuk kanë kohë ta vrasin më menden diplomatët e huaj, edhe tek ne, duke dalë artificialisht 400 mijë grekë (pasi aq janë deklaruar nga “përfaqësuesit” e “Omonias” dhe të PDNJ qysh në vitet nëntëdhjetë dhe që dihet se u kanë thënë që ta thonë, duke i shtuar shifrës reale prej 40 mijë minoritarësh grekë një zero), që do të thotë se do të “jenë” 10% e popullsisë. Edhe këta në parlament, sikundër serbët në Kosovë, do të përbëjnë trefishin e tij. Ndryshe i ngelet hatri Greqisë. Pra vetëm deputetë grekë do të kemi 30% të parlamentit, që përkthehet 42 deputetë. Edhe opozita është dakort më këto regjistrime, ndaj dhe nuk ndihen fare as Edi Rama dhe as ish ministrat e kryeministrat e saj, pasi janë ata që e gatuan në Kosovë këtë çorbë.

Pra me 400 mijë grek të dhjetëfishuar artificialisht dhe rreth 200 mijë minoritete të tjera, edhe ato të shtuara artificialisht, dhe nga 140 vënde në parlament, mjafton një matematik e thjeshtë dhe nuk përjashtohet mundësia që ato të përbëjnë 50 deputetë të parlamentit. Në këtë mënyrë çdo lloj partie shqiptare që do të fitonte zgjedhjet në Shqipëri do të bënte patjetër koalicion me këto minoritete. Dhe në koalicionin qeveritar këto do të zinin një sasi të konsiderueshme të ministrive.

Kështu, të nesërmen grekëve nuk do t’u interesonte më referendumi, i cili u jep vetëm qeverisje lokole, sepse pas këtij regjistrimi ata do të mund të kontrollojnë qeverisjen e shtetit. Në këtë mënyrë ata do të imponohen drejtpërsëdrejti në vendimmarrjen dhe politikën e jashtme e të brendëshme të Shqipërise, për mos të thënë se do ta bëjnë ata. Kjo gjë për një periudhë 10 vjeçare do ta sillte shqipërinë në një satelit të Greqisë dhe të sllavëve në Ballkan. Jo se kjo gjendje nuk është tashti. Tashti është de fakto, nesër do të jetë edhe de juro dhe nuk do të jetë e largët dita që shqiptarët të detyrohen të mësojnë greqishten qysh në klasë të parë, sikundër po veprohet këto ditë në Maqedoni, ku shqiptarët detyrohen të mësojnë maqedonishten qysh nga klasa e parë.

Kuptohet se Shqipëria do mbesë kjo që është, me këto male, me këto fusha, me këtë dete me këta lumenj e qytete. E bukur, tërheqëse, joshëse, por gjithsesi më shumë shqiptarë de fakto, por me më pak shqiptarë de juro. Do t’u vijë inat shqiptarëve që në shtetin e tyre do të jenë minoritet në tërë burokracinë shtetërore, por s’kemi ç’t’u bëjmë, vet e kemi zgjedhur këtë klasë politike.

E do të themi me vete: Sa të bukur e kemi Atdheun, por sa të keq e kemi shtetin.

E gjitha kjo ndodh në një kohë kur shteti amë duhet të bënte të kundërtën. Mirë që nuk po pretendojmë të luftonte për bashkimin e trojeve, sikundër lexohet edhe në kushtetutë, por të paktën të lobonte për Kosovën që ajo, jo vetëm të njihet si shtet, por që të ndalonte decentralizimin dhe krijimin artificial të komunave sërbe nëpër Kosovë, si dhe të ndalonte ndarjen e saj mbi baza etnike. Ne këtë shpresë kishim, por në vend që të bënte këtë, shteti amë po e bën të njëjtëin veprim si në Kosovë edhe këtu, ndarja artificialisht e shtetit amë mbi baza etnike. Dhe si pasojë e kësaj, edhe këtu tek ne do kemi shumë shpejt shtimin e komunave me llojshmëri të ndryshme minoritetesh, duke sjellë më pas edhe decentralizimin si në Kosovë. Domethënë atdheu ynë do të vijë duke u rrudhosur, e rrudhosur, deri në zhdukje. Atë që nuk na e bënë për shekuj me radhë sulmet barbare, serbe, greke, fashiste e naziste, na e bëjnë lenot-lento politikanët e zgjedhur nga ne dhe ne i duartrokasim e i votojmë. Quo vadis? Shqipëria ime. Eja pastaj e mos i jep të drejtë Faik Konicës, kur tha të kam dh..... Shqipëri.

* Autori ishte pjesëmarrës aktiv në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe në UÇPMB
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 46
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi