Azem Galica - Filmi i Halil Budakoves
2 posters
Faqja 1 e 1
Prada- I/e Regjistruar
- Vendbanimi : Ne Hapesire
Postime : 7718
Gjinia :
Anëtarësuar : 11/04/2010
Mosha : 112
Hobi : Ndihmes Bageri
Re: Azem Galica - Filmi i Halil Budakoves
Kryepersonazhi i “pavdekshëm” përballë gjithçkaje, Halil Budakova, edhe në rolin e Azem Galicës është më i forti. Pas fitoreve të shumta ai vritet nga një plumb që duket sikur petarde dhe “jep shpirt” duke qarë e qeshur në të njëjtën kohë. Shpesh të qeshurat kanë shpërthyer edhe gjatë premierës ku nuk ka munguar as ushtruesi i detyrës së presidentit, Jakup Krasniqi
Azem Galica ka fluturuar. Së paku kështu sipas Halil Budakovës në filmin e tij “Azem Galica”. Premiera e tij është dhënë të martën mbrëma në kinemanë “ABC”. Një pikturë peizazhi shfaqet afro dhjetë herë gjatë filmit. Ajo shoqëron Halil Budakovën krah për krah me bashkëshorten Meritën të cilët personifikojnë Azem e Shotë Galicën. Luftojnë kundër turqve, serbëve e austro hungarezëve në të njëjtën kohë. Kryepersonazhi “i pavdekshëm” përballë gjithçkaje, Halil Budakova - herë me flokë të shkurtra e herë si “hipie” - edhe në rolin e Azem Galicës është më i forti. Pas fitoreve të shumta ai vritet nga një plumb që duket sikur petarde dhe “jep shpirt” duke qarë e qeshur në të njëjtën kohë.
Ndonëse i zhanrit dramatik, filmi që rrëfen për të bëmat e Azem Galicës me regji të Halil Budakovës ka shkaktuar shpesh herë të qeshura në sallën e kinemasë “ABC”. Halili ia huq edhe historisë por kjo nuk duket telash për të.
Në premierë kinemaja e kryeqytetit është dukur sikur një tubim politik. Disa nga të pranishmit në sallë, e kanë parë në këmbë filmin Katër xhipa të cilët kanë pritur ushtruesin e detyrës së presidentit, Jakup Krasniqi, për më se dy orë sa zgjat filmi kanë bllokuar rrugën para ABC-së .
Teksa të ftuarit shikonin Halil Budakovën në rolin e Azemit që “paloste” një nga një të gjithë ushtarët - kalimtarët para kinemasë lëshonin batuta.
“Është kaq ftohtë sepse Halili është kollitur dy herë sot”, ishte njëri prej komenteve në rrugë. Ai ka lënë pa fjalë shumë kolegë të tij.
Producenti Shkumbin Istrefi dhe regjisori Agim Sopi nuk kanë dashur të komentojnë filmin por ushtruesi i detyrës së presidentit, Jakup Krasniqi nuk ka hezituar ta bëjë këtë. Ka thënë se filmi i Budakovës do të mbahet mend. Në cilësinë e historianit ai ka dhënë përgjigjen e tij.
“Konsideroj që në mënyrë simbolike shpërfaq Azem Galincën”, ka thënë Krasniqi tek linte sallën e kinemasë.
Dramaturgu Arian Krasniqi, ka thënë vetëm një fjalë për filmin.
“Këso filmi mund të bëjë vetëm Halil Budakova”, ka thënë ai. E për Xuxin filmi lë shumë për të dëshiruar.
“Ka shumë gjëra që nuk janë reale. Por ky është Halili”, ka thënë Xuxi.
Por për vet Halilin si regjisor dhe aktor filmi, veç 35 mijë euro është krejt ajo çka i duhet që me filmit “Azem Galica” të konkurrojë për “Oscar”.
“Mi gjeni 35 mijë euro e do ta shohim suksesin”, ka thënë Budakova pa iu dridhur syri bash si Azem Galicës.
Për Taulant Halilin, student i fakultetit të arteve, filmi duhet të shihet jo pse ka gjëra të mira, por që të mësojnë se si nuk duhet të bëhet një film.
“Tash për Halilin ka mbetur të flitet veç për hajgare. Në këtë rrafsh unë them se Azemi duhet të ndihet krenar që rolin e tij e ka luajtur Halili”, ka thënë ai duke qeshur.
“Azem Galica” i cili ka kushtuar mbi 400 mijë euro ka bërë bashkë aktorët Reshat Arbana, Çun Lajci, Hadi Shehu, Blerim Gjoci e të tjerë.
Gjyshi i Haxhës krah për krah me Azemin
Njëri prej financuesve më të mëdhenj të këtij filmi, Posta dhe Telekomi i Kosovës ka qenë e përfaqësuar nga drejtori Shyqyri Haxha, gjyshi i të cilit personifikohet në film. Sipas tij , gjyshi Vesel Haxha ka qenë këshilltar i Azem Galicës. Por në film, Veseli personifikohet si një person që shkon në Mitrovicë për të blerë cigare. “Gjyshi im ka qenë shumë më shumë me Azemin sesa është paraqitur në film”, ka thënë Haxha.
Ai ka mohuar që të ketë sponsorizuar filmin “Azem Galica” me kusht që në këtë projekt gjyshi të tij të dalë si ‘hero e patriot’.
“Nuk është e vërtetë që është sponsorizuar për këtë arsye”, ka thënë ai. /Koha Ditore/

Katniss- Princeshë
- Postime : 11002
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/02/2011
Hobi : Computer Science
Similar topics
» KUSH ISHTE AZEM BEJTË GALICA
» Barcoleta per Halil Budakoven :)
» HALIL KAJTAZI - VIA VITA SHQIPËRI (Roman)
» Heroinë e Popullit.Shote Galica
» a kishit pas deshir me pas grun si shote galica

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi